Page 1 of 3

Ekipi futbollit me i vjeter ne Shqiperi?

Posted: Sat, 24 Feb 2007 , 18:14
by Fatjoni
Pershendetje te gjithve dhe urime per fitoren ne Fier :D
Marr shkas nga 88-vjetori i ditlindjes se KS Vllaznia per te hap ket teme:
Une e di se ekipi futbollit me i vjeter ne Shqiperi esht Vllaznia,krijuar me 1919,por ne faqen e Elbasanit pretendohet se ekipi esht krijuar ne 1913,qe i bie te jete me i vjetri ne Shqiperi :roll:
A mund te me thote dikush si esht realiteti dhe nga bazohen ata ne kete pretendim?

Posted: Sat, 24 Feb 2007 , 21:48
by redbluboys
per kete duhet me pyte ata qe kan mendu me vendose ate date .

nga sa dihet historikisht per here te pare nje prift jezuit sjell nga italia ne shkoder nje top futbolli dhe e perdor ate ne shkollen e kishes jezuite po ne shkoder.normal qe kjo nuk mund te shenohet si krijim i ekipit te pare shqiptar por sa per kuriozitet e thashe.
ne pak vite loja e futbollit perhapert me shpejtesi ne shkoder dhe une sapo pashe edhe nje foto qe tregon per nje ndeshje te zhvilluar ne shkoder mes dy ekipeve ne vitin 1913

Image

sa per informacion Vllaznia nuk asht ekipi ma i vjeter i themeluar ne shqipni.Vllaznia asht bashkim i dy shoqatave kulturore shkodrane qe jan bashku ne vitin 1919 dhe kan kriju nje shoqate sportive-kulturore ku mrena saj perfshihen te gjitha sportet e praktikume ne ate kohe ne shkoder.njera prej shoqateve quhej Bashkimi Shkodran ndersa tjetra per momentin spo me kujtohet :oops:
ne te vertete Vllaznia asht ekipi ekzistues ma i vjetri ne shqipni ndersa ekipe te krijume ne shkoder ka edhe ma heret.

sa per ata qe vendosin daten 1913 sdi qa me than ma shume.noshta duhet me i than me lexu historine edhe njihere .

Posted: Sat, 24 Feb 2007 , 22:05
by uragan12
O SHOKU NE NJE DOKUMET TE GJETUR NE ARKIVAT E SHKODRES LEXOHET QE NE SHKODER KANE EKSISTUR RRETH 5-6 EKIPE FOTBULLI TE LAGJEVE TE SHKODRES QE NE VITIN 1908 KU DHE NDESHJA E PARE E FUTBOLLIT U LUAJT NE ATO VITE.
M.Q.S KETO EKIPE ISHIN KRIJUAR NGA KLASA TE NDRYSHME SHOQERORE NGA TE VARFERIT TE PASURIT ETJ ETJ VENDOSEN QE TE BASHKOHEN DHE TE KRIJOJNE EKIPIN E VLLAZNISE.
PRANDAJ EKIPI ME I VJETER NE SHQIPERI ESHTE VLLAZNIA LERI SE CFARE THOTE ELBASANI.

Posted: Sat, 24 Feb 2007 , 22:22
by kuqeblu
Me sa di une, rebluboysi e ka marr ate fotografi dhe cka shkrujti nga libri "Histroia e futbollit" nga Skifter Kelliçi. Ajo ndeshje qe asht lujt ne 1913, asht midis ekipeve "Juventus" i Shkodres, ekip i krijum nga kolegji jezuit, dhe Ushtrise Austro-Hungareze, e fitume nga shkodrant 2-1. Pra Juventusi i Shkodres duhet te jet kriju diku mas vitit 1905, nuk e di ekzaktsisht se kur. Ne vitin 1905 jan sjell topat e par ne kolegjin jezuit dhe asht dokumentu per here te pare luajtja e futbollit n'Shqipni.
Vllaznia manej asht kriju nga bashkimi i shoqatave "Dielli", m'duket se kshu e ka pas, dhe "Vatra" (as per kyt nuk jam i sigurt, redbluboysi qi asht n'Shkoder munet me e kerku n'bibliotek kyt liber qi pa tham, dhe me e pa saksisht), dhe asht qujt "Bashkimi Shkodran", pra bashkimi i atyne shoqateve. Bashkimi asht ba nen urdhnin e Hil Mosit me 16 shkurt 1919.
Ka qe thojne qe njera nga kto shoqerit asht pasardhse e Juventusit, por se qfar asht ba ekzaktesisht me Juventusin nuk e di.

Po se nga bazohen elbasanllijt me than qe Elbasani asht kriju ne vitin 1913 nuk e di, mund ta ken shpik historin vet :D

Posted: Sun, 25 Feb 2007 , 01:56
by vllaznia1919
Pse ka egzistuar Elbasani si qytet ne 1913?

Tallem,pa te keq.

Posted: Sun, 25 Feb 2007 , 05:50
by Shkodrani81
Po qysh kur na doli Elbasani ma i vjeter se Vllaznia ma? Hajde Elbasan haje!

Manej, tash vone he burr mori pak fame Elbasani, qysh kur paten tranjerin shkodran qe i nxorri n'vend t'dyte, pa kush i ka pas problem najher ata. Gjithmone ekip pa naj problem t'madh ka ken. Na dolen kampion tash vjet, e o burra fillunen me i dhane edhe tradite ma te vjeter se Shkodra tash. Nejse ma, un s'marr fart vesh nga historia, pa nuk m'tingllan mire n'vesh. :lol:

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 00:49
by Admin
Tytjeta juj,

Edhe mu me ka ba pershtypje njikja gja , biles kam dasht edhe me e hap objekt diksutimi pa nuk jam ba asnjihere mbar...
Ktu ku jam une kam shume elbansanlli edhe disa prej tyne me mburren per kete date....

Me aq sa di une e sa thuhet e shkruhet ne gazeta deri sot Vllaznia asht shoqeria sportive ma e vjeter ne Shqiperi.

Shoqeria Vllaznia ështe themeluar me 16 shkurt te vitit 1919 , ku nismetaret ishin anetaret e shoqates "Mustafa Pasha" dhe "Vaso Pasha" të cilët u bashkuan duke krijuar njo shoqeri te vetme me emrin "Vllaznia".

Interesant do te ishte edhe mendimi i ndonji prej elbasanllinjve qe kena te rregjistrum ne forum...

Per ma shume mbi historine e ekipt te Vllaznise lexoni ktu:
http://www.fkvllaznia.net/main/index.php?faqja=historia

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 14:01
by vllaznia1919
Me sa di un ata themelimin e kan ne 1923.Me duket se kan ba nej gabim dhjetvjeqar tek stema. :lol: :lol: :lol:

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 16:03
by GOLDIAN
kush e verteton se elbasanasit pretendojne se jan klubi me i vjeter ne shqiperi???????????????????????????????
une kam pas iseda me kreret e tigrave dhe asnjehere sma kan permend nje gje te tille
provokimet sna bejne mire

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 16:37
by kuqeblu4ever
Dihet me fakte se Vllaznia eshte ekipi ma i vjeter i futbollit ne Shqiperi, ai djali e ka hap kyt teme me na "grric" me Elbasansit ngaqe nuk i kane qef per vedi.

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 16:55
by Admin
Pershendetje te gjitheve,

sa i takon tmes mos te sulna kot me than ja asht hap per provokime e ja kshu e ja ashtu....
Nji teme te tille kam dasht me e hap edhe une vete, pa sic kam shkru edhe ma siper sjam ba asihere mbare...

Ne stemen e klubit eshte vu data 1913 si date themelimit....
Masandej une e kam pa vete me syte e mi nje trekandesh (prej atyne qe vendosen ne makine, ose prej atyne qe ndrrohen gjate ndeshjeve) ku asht e shkrume viti 1913 , kshu qe nuk asht trillim por asht dicka e vertete. Kja gja mund te jete ngaterrese, mund te jete e vertete... kyt nuk mundena me e dit me saktesi, mire do te ishte qe ato persona qe e kane vendos kete date, klubi i elbasanit, apo ku di une ta vertetojne kete gje sepse nqs Elbasni eshte klubi me i vjeter ne shqiperi atehere te nderohet si i tille....

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 17:13
by kuqeblu4ever
Admin a ban me e dit qysh kur e kane vu klubi i Elbasanit daten 1913 tek stema e klubit, se ashtu mund ti teket gjithkujt me e ba stemen sipas qefit, te tregoje nje perralle aty qe kane lujt dy ekipe lagjesh te Elbasanit ne vitin 1913 edhe ja u be historia. Pse tesh u kujtu Elbasani qe asht klubi ma i vjeter , apo u shpallen kampion pas 20 vjetesh, u frymezuan edhe tesh u kujtunen me e shkru edhe historine e klubit sipas qefit. Ne Elbasan mund te jete lujt ndeshje futbolli qe ne 1913 po ne Shkoder jane lujt qe ne 1905 atehere i bjen qe na me shkru ne steme daten 1905 (ne kete rast do ti shkonte huq pseudonimi Vllaznia1919 :lol: njenit) e jemi prap ekipi ma i vjeter.

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 17:22
by GOLDIAN
admin ja naqe shife nga faqja e tyre e mora
keshtu qe mos tju biem ne qaf kot
te perqendrohemi e te diskutojme per vllaznine me mire
fatjoni mund ta shohesh dhe ti vet

Klubi i futbollit shqiptarë u themelua më 1923 si rrjedhë e bashkimit të dy skuadrave nga Elbasani: Përparimi dhe Afërdita. Skuadra elbanase hyri në ligën e parë të Federatës së futbollit Shqiptarë më 1930 ndërsa më 1932 ndryshon emrin në KS Skampa të cilin e bartë deri në vitin 1939 nga ky vit është i njohur si KS Bashkimi. Më 1949 pas luftës së dytë botërore skuadra është e njohur me emrin Elbasani deri në vitin 1950 ku nga sistemi i atëhershëm i vë emri në Puna Elbasan, pastaj më 1958 KS Labinoti Elbasan. Më 1991 i rikthehet emri i vjetër KS Elbasani, ndërsa nga viti 1997 Klubi i futbollit pavarësohet nga klubi i sportit he thirret KF Elbasani.
KF Elbasani ishte një herë kampione e ligës së parë Shqiptare dhe deri më tani ka fituar dy trofe të kupës kombëtare. Në arenën e futbollit evropian ka marruar pjesë në ligën e kampionëve si dhe në Kupën ballkanike.

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 17:33
by kuqeblu4ever
vllaznia1919 wrote:Me sa di un ata themelimin e kan ne 1923.Me duket se kan ba nej gabim dhjetvjeqar tek stema. :lol: :lol: :lol:
ehh maj naqe prit ti sa te kalojne edhe 100 vjet e te mjegullohet historia, se teshpa cohet ndonje lushnjar edhe thote ata kane ken njerez primitive nuk kane dite gja, ne fakt ne lushnje asht lujt futboll qe ne 1800.

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 19:48
by Fatjoni
GOLDIAN wrote:admin ja naqe shife nga faqja e tyre e mora
keshtu qe mos tju biem ne qaf kot
te perqendrohemi e te diskutojme per vllaznine me mire
fatjoni mund ta shohesh dhe ti vet

Klubi i futbollit shqiptarë u themelua më 1923 si rrjedhë e bashkimit të dy skuadrave nga Elbasani: Përparimi dhe Afërdita. Skuadra elbanase hyri në ligën e parë të Federatës së futbollit Shqiptarë më 1930 ndërsa më 1932 ndryshon emrin në KS Skampa të cilin e bartë deri në vitin 1939 nga ky vit është i njohur si KS Bashkimi. Më 1949 pas luftës së dytë botërore skuadra është e njohur me emrin Elbasani deri në vitin 1950 ku nga sistemi i atëhershëm i vë emri në Puna Elbasan, pastaj më 1958 KS Labinoti Elbasan. Më 1991 i rikthehet emri i vjetër KS Elbasani, ndërsa nga viti 1997 Klubi i futbollit pavarësohet nga klubi i sportit he thirret KF Elbasani.
KF Elbasani ishte një herë kampione e ligës së parë Shqiptare dhe deri më tani ka fituar dy trofe të kupës kombëtare. Në arenën e futbollit evropian ka marruar pjesë në ligën e kampionëve si dhe në Kupën ballkanike.
Shum i drejt komenti yt Goldian.
Arsyeja qe u hap kjo teme lidhet pikerisht me gjetjen e realitetit historik.Qe te vendosesh nji tjeter vit krijimi esht kollaj,por cdo gje duhet te perputhet me historine,plus qe duhen dhene argumenta te mjaftueshem e bindes pse mendohet keshtu.
Ne kaq e kaq vjet,historia njeh Vllaznine si djepin e futbollit shqiptar,dmth aty ku ka lindur futbolli shqiptar,Shkoder,me ekipin me te vjeter pjese e ketij rrethi.Do te duhej te ndryshohej historia,pra do duhej nji argument mjaft i forte qe njerezit te mendonin ndryshe,pra qe futbolli ka lindur ne Elbason(apo fjala vjen Durres,Kavaj,etj,pak rendsi ka)
Perderisa nji argument i tille nuk ekziston dhe perderisa vete faqja e Elbasonit ne histori pranon vitin qe dime te gjith,1923,dhe tek stema shenon 1913 ketu ka mosperputhje.Rrjedhimisht ata duhet te ndryshojne vitin tek stema,per te mos ndryshuar historine reale.
Gjithsesi,kushdo esht i lire te jape mendimin e vet...

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 21:16
by kuqeblu
Fatjoni wrote:Gjithsesi,kushdo esht i lire te jape mendimin e vet...
Aha kshu keka puna a? Mledhja e par e FA ne 1863 nuk asht ba n'Londer, po n'Zdrale t'Shkoders, njaty posht pallatit tem (te konvikti i djemve jan pa mledh), pa manej nuk i pelqeu shum Shqipnia, edhe venosen me ik n'Angli. Po n'Shkoder harrunen nja 3-4 veta, qi u merziten se u danen prej shokve dhe formunen Vllaznin po n'ate vit (1863) por n'gjenje civile e rregjistrunen Vllaznin si 400 vjet ma perpara (del se e kishte formu Skenderbeu Vllaznin n'vitin 1463, nja 5 vjet para se me dek) :D :D :D :D :D
Apo dini noj version edhe ma te hershem t'historis Vllaznis ju, jo per gja po Elbasani asht formu n'vitin 913, e ja ne 1913 :D :D :D :D

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 22:45
by vllaznia1919
Un e thashe qe kan shtampu gabim stemen.Hahhahahahaha!

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 22:56
by Admin
Pershendetje,

Goldian une sjam tu i ra ne qaf kujt, gjithkush mund te shkrujne cte dojne por te verteten nuk mund ta shtremnojne. Masandej une nuk pa tham se e kan ba me dashje elbasanllinjte.
Une po te tregoj 2 faqe te Elbasanit dhe ne te dy eshte stema e elbasanit ku ka te shkrume vitin 1913....
www.fkelbasani.com si edhe www.kfelbasani.com
Ku pervec kesaj ne Elbasan jane stampu trekandesha(kete e kam pa une vete, mund te kete edhe gjana tjera) me stemen e Elbasanit ku ka te shkrume vitin 1913...

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 23:22
by forri
Do doja të shtoja diçka edhe unë.
Duhet të keni parasysh që klubet sportive të para,si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj,funksiononin krejt ndryshe nga tani,pra ato përbëheshin nga një numër i caktuar dhe pothuajse i përhershëm antarësh,të cilët luanin kryesisht me njëri tjetrin brënda përbrënda klubit,pak a shumë si futbolli i lagjes,dhe siç bënim ne kur ishim fëmijë,zgjidhnin lojtarët më të mirë të tyre dhe luanin kundër klubeve të tjera brënda qytetit.


Pra dua të them se quheshin klube(që rrjedh nga anglishtja Club)pasi ishin të përbëra nga një grup anëtarësh të përhershëm të cilët i lidhte i njëjti qëllim apo pasion(në rastin tonë Futbolli,pasi mund të kishte klube pijetarësh,peshkatarësh,gjuetarësh etj etj etj).Dhe mund të them se shoqëri të tilla u përhapën në të gjithë Shqipërinë në fillim të shekullit të kaluar,dhe këtu nuk bën përjashtim as Elbasani.

Në shkodër dihet që shoqëri të tilla filluan shumë më herët se në qytetet e tjera pasi kishte marrëdhënie më të shumta se qytetet e tjera me perëndimin dhe kryesisht me Italinë.Më vonë futbolli filloi të përhapej në të gjithë perandorinë e atëhershme Osmane(Galatasaray u krijua nga djali i Sami Frashërit,Aliu)dhe kjo pati jehonë edhe në pjesën më të madhe të popullsisë muslimane të Shqipërisë dhe në veçanti në Shkodër,ku dihet karshilliku midis popullsisë katolike dhe asaj muslimane dhe si rrledhojë filluan të krijoheshin klubet e para në pjesën muslimane të qytetit(pasi në atë kohë qyteti ishte i ndarë në dysh).

Me kalimin e kohës,ashtu siç ndodhi në të gjithë botën,lindi nevoja e krijimit të një skuadre që të përfaqësontetë gjith qytetit,dhe këtu doli në pah,po Shkodra e cila arriti ta bënte e para këtë skuadër,dhe me sa di unë(ndofta gabohem,por për këtë duhen pyetur veteranët e futbollit)janë shkrirë tre shoqëri dhe krijuan"Bashkimin Shkodran"që më vonë do quhej”Vllaznia”.

Përsa i përket Elbasanit,mund të ketë patur shumë shoqëri të tilla futbollistike,ndofta,para1913-s si në të gjithë Shqipërinë,por krijimi i një klubi të mirfilltë futbolli ndodhi me shkrirjen e dy shoqërive futbollistike kryesore të qytetit në 1923,vit ky kur janë krijuar shumë klube të tjera si Flamurtari,Skënderbeu,Tomorri,Erzeni etj etj etj....
Pra dihet që në Elbasan ka patur shoqëri futbollistike para 1923-it sepse ka patur në atë kohë shumë takime midis qyteteve dhe në qoftë se në 1919 ka qënë vetëm
Vllaznia,atëhere me kë ka luajtur ajo?!!!kuptohet që me një nga këto skuadra të vogla,si në Tiranë,Durrës apo Elbasan.

Pra mos u friksoni sepse edhe po të bëhej fjalë për klubin e parë futbollistik të krijuar, prap në Shkodër është krijuar në 1904 apo 1905 kjo pak rëndësi ka.
Mesa duket forumistët e Elbasanit do kenë dëgjuar se në Elbasan,që në vitin 1913 ka patur shumë aktivitete futbollistike dhe kanë menduar se m.q.s. ka ndodhur kështu atëhere le t'ja vëjmë datën e krijimit në 1913.


Ç’farë nuk bën vaki, mund të ketë qënë ndonjë klub i tillë në ato vite që më vonë nuk ka egzistuar më,pasi historia e vëndit tonë ka qënë e përvuajtur,pastaj dihet,lufta e parë botërore.....por një gjë eshtë e saktë FK Elbasani i sotëm,është krijuar në 1923,dhe është e mira që në stemë të vihet data e saktë e krijimit të klubit dhe jo data e fillimeve të aktivitetit në Qytetin përkatës,pasi po të vendosej kështu,i bie që Skuadra jonë të jetë krijuar në 1905-ën.
E teprova ë?!!!!! :lol:

Respekte të gjithëve!

Posted: Mon, 26 Feb 2007 , 23:48
by vllaznia1919
Sa mire nuk priton me shkru kaq gjate maj naqe.Hahahahahahahahaha!