Vllaznia - Partizani

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Vllaznia - Partizani

Post by Edmond-Cela » Mon, 12 Feb 2007 , 20:03

Teli e Sukaj mungesat ndaj Partizanit ne kampionat
Monday, 12 February 2007
Me keq se kaq nuk mund te behet per trajnerin Josa. Ne çdo ndeshje qe ai ka drejtuar Vllaznine qe ne momentin kur ka marre drejtimin e saj, ai nuk i ka pasur asnjehere te gatshem te gjithe lojtaret. Demtimet por me teper kartonat e shumte te marre, kane qene shkaku i ketyre mungesave. Mjafton t’u referohemi vetem dy ndeshjeve te para te ketij viti. Ndaj Flamurtarit munguan per arsye kartonash Lici e Hoti, ndaj Dinamos per te njejten arsye Kotrri e K.Dalipi nderkohe qe Bejzade ishte i demtuar. Nga ana tjeter ne kete ndeshje te fundit ndaj bluve jane ndeshkuar me kartona te verdhe tre prej futbollisteve te Vllaznise pikerisht Ahi, Teli e Sukaj. Per keta dy te fundit, kartonat e marre ne kete ndeshje kane patur nje rol me negativ sepse kane qene te tretet per ta. Keshtu piekrisht per kete arsye Teli e Sukaj nuk do luajne ne ndeshjen e javes se ardhshme per kampionat me Partizanin.Gj.KOLA
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Vllaznia Partizani>>>>>>>>

Post by Edmond-Cela » Mon, 12 Feb 2007 , 20:05

Edmond-Cela wrote:Teli e Sukaj mungesat ndaj Partizanit ne kampionat
Monday, 12 February 2007
Me keq se kaq nuk mund te behet per trajnerin Josa. Ne çdo ndeshje qe ai ka drejtuar Vllaznine qe ne momentin kur ka marre drejtimin e saj, ai nuk i ka pasur asnjehere te gatshem te gjithe lojtaret. Demtimet por me teper kartonat e shumte te marre, kane qene shkaku i ketyre mungesave. Mjafton t’u referohemi vetem dy ndeshjeve te para te ketij viti. Ndaj Flamurtarit munguan per arsye kartonash Lici e Hoti, ndaj Dinamos per te njejten arsye Kotrri e K.Dalipi nderkohe qe Bejzade ishte i demtuar. Nga ana tjeter ne kete ndeshje te fundit ndaj bluve jane ndeshkuar me kartona te verdhe tre prej futbollisteve te Vllaznise pikerisht Ahi, Teli e Sukaj. Per keta dy te fundit, kartonat e marre ne kete ndeshje kane patur nje rol me negativ sepse kane qene te tretet per ta. Keshtu piekrisht per kete arsye Teli e Sukaj nuk do luajne ne ndeshjen e javes se ardhshme per kampionat me Partizanin.Gj.KOLA
Bejzade e Dabulla, terapi kineze per Partizanin
Monday, 12 February 2007
Problemet per trajnerin Josa duket se nuk paskan te sosur. Mungesat e shumta nga ndeshja ne ndeshje, e kane shqetesuar pa mase ate megjithate eshte “mbajtur”. Keshtu pasi ka patur plot 3 titullare mangut per ndeshjen me Dinamon, gjerat nuk duken aspak mire as per ndeshjen me Partizanin neser. Keshtu Bejzade i cili ka pesuar nje terheqje muskulare te premten me shume te ngjare nuk do jete i gatshem per te luajtur as kete ndeshje. Por sikur te mos mjaftonte kjo, me probleme eshte shfaqur edhe Dabulla i cili edhe ndaj Dinamos ka sakrifikuar duke luajtur ndonese kishte probleme muskulare. Por pas kesaj ndeshjeje problemet per te jane shtuar teksa ai ka ndjere me shume shqetesime. Si shkak i kesaj mesohet se fati i te dy lojtareve tashme eshte ne duart e kinezeve. Mjeket e ardhur nga Azia e larget kane filluar te kene paciente te rregullt ne klinikat e tyre ne Tirane edhe futbollistet shqiptare. Bejzade ka filluar terapine qe te shtunen nderkohe qe Dabulla vetem dje e ka nisur nje gje te tille. E gjitha kjo behet per vete faktin se ata duan te jene ne fushe me çdo kusht ndaj Partizanit per ndeshjen e neserme te kupes. Gjithsesi çdo gje do mesohet sot teksa do te percaktohet edhe fati i tyre nese do luajne apo jo.
“Sebashku me Dabullen jemi duke bere nje terapi kineze sepse kemi probleme muskulare. Deshira jone eshte e madhe per te qene ne fushe ndaj Partizanit neser por duhet te presim vendimin e mjekeve e kjo do behet e ditur sot”-ka thene Bejzade per “Sporti Shqiptar”.
Gjergj KOLA
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 12 Feb 2007 , 20:07

Klevis Dalipi: Vllaznia duhet ta eliminoje Partizanin
Monday, 12 February 2007
-Klevis Dalipi: Vllaznia duhet ta eliminoje Partizanin
Ne ndeshjen e fundit me Dinamon, ai nuk ka qene ne rradhet e Vllaznise. Arsyeja eshte se kishte plotesuar numrin 3 te kartonave te verdhe te marre dhe per rrjedhoje ka qene i skualifikuar ashtu si dhe shoku i tij i skuadres Uliks Kotrri. Elbasanasi i kuqebluve Klevis Dalipi e ka ndjere shume kete mungese sepse nga shkallet e “Selman Stermasit” nuk ka qene pozicion komod per ndjekjen e nje ndeshjeje nga nje futbollist. Ai eshte i kenaqur qe skuadra e tij te pakten mori barazimin por ne te vertete mundesite kane qene edhe per me teper. “Ka qene nje ndeshje shume e veshtire per ne. nga menyra sesi u zhvillua ndeshja duhej ta kishim fituar ate sepse rastet na u paraqiten per nje gje te tille. Megjithate edhe me barazimin duhet te jemi te kenaqur sepse mbi te gjitha po tregojme se Vllaznine eshte shume e veshtire per ta mundur”-ka thene Dalipi. mungesat e shumta qe po verehen tek skuadra shkodrane, elbasanasi i konsideron edhe si fat i keq per ta. Pikerisht per kete arsye ai merr si shembull demtimin e Bejzades ne dhomat e zhveshjes diten e premte para sfides me Dinamon. Nderkohe dje kuqeblute kane nisur pergatitjet per ndeshjen e neserme teKupes me Partizanin. Madje me kete skuader do kete rradhazi dy sfida te njepasnjeshme, e para per kupe dhe e dyta per kampionat dhe te dyja do luhen ne Shkoder. Sulmuesi elbasanas shprehet se te dyja takimet jane shume te rendesishme por per momentin vemendja eshte e perqendruar vetem tek takimi qe do luhet neser pasdite ne “Loro Boriçi”. “Kuptohet qe keto dy takime nuk ke si i ndan njeri nga tjetri por Vllaznia per momentin e ka vemendjen vetem tek ndeshja e neserme e Kupes. Partizani vertet ne kampionat renditet ne vendin e dyte por ne jemi te mendimit se perberja e ekipit tone eshte me e mire se ajo e kesaj skuadre. Pra eliminimi i te kuqve konsiderohet domosdoshmeri nga ana jone. Vetem pasi te kemi arritur nje rezultat te mire ne ndeshjen e kupes qe do te na e bente me te lehte ndeshjen e kthimit, atehere do te fillojme te mendojme per ndeshjen e se merkures ardhshme kur na duhet nje tjeter fitore per te nderruar vend me Partizanin ne renditje”-shpjegon Dalipi. ai pritet te rikthehet ne formacion neser nga ana e trajnerit Josa dhe vete lojtari eshte duke u pergatitur seriozisht per te bere me te miren ne kete takim per Vllaznine. Fakti qe ndeshja e pare e turit çerekfinal te kupes luhet ne Shkoder, do te thote qe detyra e kuqebluve eshte qe ne kete ndeshje te arrihet nje rezultat sa me i mire. Kjo per te lehtesuar pastaj kualifikimin ne ndeshjen e dyte. Kete gje Klevis Dalipi dhe gjithe futbollistet e tjere kuqeblu e kane te qarte dhe do te mundohen ta realizojne ate.
Gjergj KOLA
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Mon, 12 Feb 2007 , 20:10

edhe mu po me vjen keq shum qi spo luj teli e sukaj, se kunder partizanit jam optimist se fitojm te dyja ndeshjet, un skam frik prej partizanit, po kalon nji moment te mir por ska futbollista ma cilsor se na.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 12 Feb 2007 , 22:08

Taman naqe,ba me pa lojtart ata te Partizanit nuk jane kerkun me ata te tont.Tesh ma qe i kan ike edhe Ndreka e Bylykbashi.

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Mon, 12 Feb 2007 , 23:37

Në ç'farë ore do t'luhet ndeshja?
Para VLLAZNIA!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 13 Feb 2007 , 03:54

forri wrote:Në ç'farë ore do t'luhet ndeshja?
Besoj se ne oren 13 e 30.

Partizani nuk ka ekip shume ma te mrie se tonin, por sduhet me harru se ka lojtare te rinjt qe lozin fort per me zan nji vend ne formacion.
Masandej Vllaznia ne kete sezon nuk ka ba pothujse as edhe nji ndeshje te denje mrenda ne Shkoder.

Sa i takon kartonave, duhet qe lojtaret me ken ifije ma shume te qete, se per cdo ndeshje ka ka 2 -3 lojtare qe nuk lujne vetem per afekt kartonash !!!
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 14 Feb 2007 , 15:17

minuta 38’ VLLAZNIA - PARTIZANI 1-1
Shënues: Vukcevic 34’/ Paulin Dhembi 36'
TEUTA - TIRANA 1-1
Shënues: Endri Vrapi 21' / Klodian Duro 8’
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Wed, 14 Feb 2007 , 15:29

Apapapa, s'u doshim me hanger gol :(
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 14 Feb 2007 , 15:33

mos u merzit naqe se ibajm edhe dy gola :wink:

Luani
Antar
Antar
Posts: 24
Joined: Wed, 08 Nov 2006 , 14:28
Location: tIRANE

Post by Luani » Wed, 14 Feb 2007 , 15:37

Hej po tesh sa asht ndeshja????????????///
TUNG.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 14 Feb 2007 , 15:42

Itesh filloj pjesa e dyte me vones se presidenti deshti mas me lujt pjesen e dyte per proteste.Goli i Partizanit asht shenu me dore edhe albitri ansor ka qu flamurin por albitri krysor e ka dhane gol.
Rezultati deri ne minuten e 3 te pjeses dyte asht 1-1.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 14 Feb 2007 , 15:43

Shkumbini-Turbina 2-0
Besa-Dinamo 0-1
Teuta-Tirana 1-1
Deri ne minuten e 5 te pjeses dyte!

Luani
Antar
Antar
Posts: 24
Joined: Wed, 08 Nov 2006 , 14:28
Location: tIRANE

Post by Luani » Wed, 14 Feb 2007 , 15:45

hej po nuk ja vlen ajo pune ashtu me lan ndeshjen..........se ma keq denohesh...
TUNG.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 14 Feb 2007 , 16:09

a nuk ka ndeshje te dyt. sila te fitojne luan me skudren tjetur te grupi apo eshte me 2 ndeshje?
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Luani
Antar
Antar
Posts: 24
Joined: Wed, 08 Nov 2006 , 14:28
Location: tIRANE

Post by Luani » Wed, 14 Feb 2007 , 16:12

me dy ndeshje asht shoku, por ba me lan ndeshjen mund te na denojne dhe t'ja japin ndeshjen ne tavoline psh 0-2 :(
TUNG.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 14 Feb 2007 , 16:12

sporti shqiptar ka shkru vllaznia partizani ndeshen tri her brenda 2 javsh.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 14 Feb 2007 , 16:14

10 minutat e fundit Shkumbini - Turbina 3-0 Besa - Dinamo 1-1 Teuta - Tirana 1-1 Vllaznia - Partizani 1-1
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 14 Feb 2007 , 16:15

he more vllazen a po mund fitoni se sikur na kishim yje e partizani ishte ekip i lodhun
se mandej me kritikoni mu se sjam i kenaqun me vllaznine
mos ju duket rezultat i mire ky i sotmi jo

p.s dy ndeshje luhen dhe do ndeshemi tre here brenda 2 javeve sepse do luajme dhe per kampionat
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 14 Feb 2007 , 16:27

Po mor vlla i knaqun jam, asnji prej tri ndeshjeve skena me hum kunder partizanit,

Post Reply