Bashkia e SHKODRES

Gjithcka rreth Shkodres sone te dashur.
Post Reply
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Bashkia e SHKODRES

Post by Edmond-Cela » Sat, 03 Feb 2007 , 17:11

Kandidati i PD-se per bashkin e shkodres: Lorenc Luka

Aspirata e shkodranëve për të ndërtuar dhe për të jetuar në një qytet modern europian është ambicja ime. Me ju unë do të realizoj atë model qeverisjeje që Shkodra meriton, atë model që ka në themel transparencën dhe bashkëqeverisjen, një drejtim me ju dhe për ju. Programi ynë është në harmoni me atë të qeverisë qendrore demokratike dhe gjen mbështetje tek ai. Zhvillimin e qëndrueshëm të Shkodrës do ta mbështes në strategji, planifikim e profesionalizëm.
Ju ftoj të mbështesni vizionin tim!
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 03 Feb 2007 , 17:13

shikoni web siten e ti http://www.lorencluka.com/
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 03 Feb 2007 , 17:20

edhe ky qe do fitojne do jete nje nga ata
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 03 Feb 2007 , 17:27

Në 3 vjet, rrugë, ndriçim e gjelbërim

Saturday, 03 February 2007

Gjatë tre viteve të fundit, Bashkia e Shkodrës ka dhjetëfishuar investimet me fondet e veta. Vjelja e taksave të biznesit të vogël, bashkëpunimi me Drejtorinë e Tatim-Taksave dhe vetë komunitetin, ka bërë që ky institucion të ndërhyjë me të ardhurat e veta në shumë sektorë jetikë të këtij qyteti. Në këto tri vite janë shtuar rrugët e rikonstruktuara, sipërfaqja e gjelbërimit dhe është bërë shumë më tepër për ndriçimin. Ky fakt është bërë publik dje gjatë analizës së punës tre-vjeçare të bashkisë së Shkodrës. Kryebashkiaku Artan Haxhi në fund të mandatit të tij, ka deklaruar se nga 13 milionë lekë investime të bëra me fondet e bashkisë gjatë vitit 2004, në vitin 2006 kjo shifër ka arritur në 131.4 milionë lekë. Sipas Haxhit, investimet janë të dukshme dhe se përveçse ndërhyrjeve të bëra në rrugët kryesore të qytetit, është punuar shumë dhe për rikonstruksionin e rrugëve dytësore, në të cilat nuk ishte vënë dorë për 20 apo 30 vite me radhë. Kreu i këtij institucioni ka thënë se ndryshe nga sa shprehen përfaqësues të ndryshëm të politikës që mundohen të nënvleftësojnë punën e bërë gjatë kësaj periudhe kohore, janë shifrat ato që flasin më saktë.

INVESTIMET
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Artan Haxhi, gjatë fjalës së tij është shprehur se dhjetëfishimi i investimeve në këto tre vitet e fundit kanë të bëjnë me mobilizimin e administratës së këtij institucioni për të vjelë në maksimum taksat. Sektorët e investimit kanë qenë kryesisht në infrastrukture rrugore, si dhe në shtimin e sipërfaqeve të ndriçuara e të gjelbëruara. Ai ka sqaruar se gjatë vitit 2004 janë asfaltuar 12.500 m2 rrugë, ndërsa në vitin 2006 janë asfaltuar 200.830 m2 rrugë. Gjithashtu, përmirësim të ndjeshëm ka pasur dhe ndriçimi rrugor. Kështu, sipërfaqja e ndriçimit është rritur nga 20 mijë metër katrorë që ishte në 2005, në 146.5 mijë metër katrorë në 2006. Sipas Haxhit, investime të rëndësishme janë shënuar edhe në shtimin e sipërfaqeve të gjelbra të reja; nga 500 metër katrorë që ishin në vitin 2004, ato kanë arritur në 9800 metër katrorë në 2006.
TENDENCA
Gjatë mandatit 3-vjeçar, tendencat e Bashkisë së Shkodrës kanë qenë për të ndërhyrë në rrugët dytësore, ku për vite të tëra ishin lënë në mëshirë të fatit. Në akset e disa lagjeve autoktone dhe pse shumë afër qendrës së qytetit, nuk ishte ndërhyrë me investime për më shumë se 20 vjet. Ndërkaq, kreu i Bashkisë së Shkodrës ka deklaruar se në të shumtën e këtyre projekteve është bashkëpunuar me komunitetin dhe se ky bashkëpunim ka pasur shumë efekte pozitive në disa drejtime. Nisur nga fakti se qeveria shqiptare po investon për rikonstruksionin e rrugëve kryesore të qytetit, Haxhi ka thënë se në fund të këtij viti Shkodra do të ketë një pamje tjetër për sa i përket infrastrukturës rrugore.
Brikena Shllaku
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Sun, 04 Feb 2007 , 00:54

Mu me m'fal qe noshta po flas kot po sa per politike nuk kisha pas qjef me diskutu ne forum se ashte nji gja qe na ka lan mrapa shume,se kush fiton as qe nuk me intereson se Shkodra kam ken gjithmon njisoj mas me pyt per politike.


me respekt Bledi :wink:
Kuqeblu perjete!!!!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 04 Feb 2007 , 17:05

Un jam demokrat (mas hallit meqi ska forca te tjera politike te hajrit) por ne kyt rast nuk e mbshtes kyt Luken (jo se kam gja kunder tij personalisht). Jam pa gzu qi Sala ka thirr ministra te rij etj se ky vend ka nevoj per ide te reja, por kandidatura e Lukes asht nji hap mrapa ne kyt drejtim.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 04 Feb 2007 , 23:54

Lorenc Luka ju premton sportistëve
Sunday, 04 February 2007
4 shkurt-07.Besi Bekteshi.Lorenc Luka ju premton sportistëve dhe “Klubit shumësportësh Vllaznia” përkujdesje dhe investime.Shkodër—Në mjediset e hotel “Rozafat” ku ka edhe zyrën e tij elektorale, kandidati i PD-së për qytetin e Shkodrës Lorenc Luka ka zhvilluar një takim të tij me sportistë e veteranë të sportit si dhe me trainerë të shumtë. Takimi i cili filloi me biseda ishte organizuar nga Gëzim Mema drejtor i klubit të famshëm dhe më të vjetër në vëndin tonë. Me kandidatin Luka ishte edhe deputeti Gilman Bakalli dhe deputetja Arenca Troshani të cilët po e shoqërojnë kandidatin e partisë së tyre në shumë takime elektorale. Fjalën e hapjes e mbajti zoti Mema që deklaroi se sporti në Shkodër është një elitë në vete dhe prej saj kanë dalë tre “Qytetar Nderi”, pesëmbëdhjetë “Krenaria e Qytetit” si dhe tre vete “Mirënjohja e Qytetit”.


Në këtë rast veteranëve të sportit ju ndanë çmime dhe ato janë Myzejen Duli, Seit Fishta, Asim Belinova, Angjelina Gurakuqi, Menduh Lishi, Çesk Jubani, Ibrahim Bilali, Vehbi Sulejmani dhe Tonin Bjanku.Pastaj ka marrë fjalën kandidati Luka i cili u fokusua në rikonstrukturimin e disa mjediseve si Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, disa palestra shkolla dhe palestra brënda korpusit të stadiumit “Loro Boriçi” si dhomë force për të gjitha ekipet. Zoti Luka premtoi dhe përmirësimin e të gjithë mjedisit përreth stadiumit dhe ky me të vërtetë ishte një premtim i cili duhet thënë, se kishte tepër rëndësi. Ai përmendi ndërtimin e një kompleksi sportiv në “Fushën e Lëkurave” e cila dikur është përdorur shumë nga ekipet e “Vllaznisë”. Luka ju është drejtuar të pranishmëve të sportit me fjalët “Ju zotërinj të nderuar meritoni më shumë”, sepse kontributi juaj është shumë i çmuar, është shumë i madh. Kandidati demokrat i emocionuar vlerësoi figurat e mëdha të sportit me të cilat Shkodra krenohet, duke premtuar kujdesin e vazhdueshëm. Në fund aktiviteti elektoral vazhdoi me biseda nga të pranishmit.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

User avatar
gdr
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 265
Joined: Wed, 25 Oct 2006 , 08:39
Location: Itali

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by gdr » Mon, 05 Feb 2007 , 01:35

Ju ftoj të mbështesni vizionin tim![/quote] leni vizionet mor djal e del e ban 1 xhiro rrugve t'Shkodres e shko andej ka plehnat e shif femijt e fukarejve qe kerkojn me majt shpirtin gjall e t'dhem shpirti kur i shef. Shpresoj t'jem gjall e t'shof nji dit kur ne kry te Shkodres t'jet nji person qe e meriton 100% at vend se deri itesh tan jan me i shumzu me 0. Un e dhash mendimin tem per kyt tem po nuk e kam ma ner mend me diskutu per politik ne kyt forum
vllaznia veç me shkodran

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by Shkodrani81 » Mon, 05 Feb 2007 , 02:03

gdr wrote:Ju ftoj të mbështesni vizionin tim
leni vizionet mor djal e del e ban 1 xhiro rrugve t'Shkodres e shko andej ka plehnat e shif femijt e fukarejve qe kerkojn me majt shpirtin gjall e t'dhem shpirti kur i shef. Shpresoj t'jem gjall e t'shof nji dit kur ne kry te Shkodres t'jet nji person qe e meriton 100% at vend se deri itesh tan jan me i shumzu me 0. Un e dhash mendimin tem per kyt tem po nuk e kam ma ner mend me diskutu per politik ne kyt forum
Taman pa thu Gdr, pjerdhi n'te politiks, se s'duhet gja. Vec sa na del shkuma kot, se s'asht tu t'vu kush vesht ja.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 13 Feb 2007 , 17:42

pse nuk ka kandidu valteri ma mire :roll: :roll:
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 13 Feb 2007 , 21:49

Njaja i mungon!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 14 Feb 2007 , 16:18

vllaznia1919 wrote:Njaja i mungon!
naqe valteri e meriton
PSE?????
eshte njeri qe e mban fjalen dhe kete e ka vertetu
kur mori vllazni9ne tha do baj nje super skuader e mbajti fjalen jena ne vend te 4
do synojme dy trofete e majti fjalen edhe pse me duket se gjysmefinalet do i shohim ne tv
e tha do baj merkato i bani
BESOJ SE SDO KOMENTE MA QE EDHE NESE BAHET KRYETAR BASHKIET DO I MBAJE PREMTIMET
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 15 Feb 2007 , 14:30

Votat tona i ka sagllam dmth? :lol: :lol: :lol: :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 15 Feb 2007 , 19:09

vllaznia1919 wrote:Votat tona i ka sagllam dmth? :lol: :lol: :lol: :lol:
po pra njaty dosha me dal une
papapapapa si ste len me gabu ti hic :lol: :lol:
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 15 Feb 2007 , 21:47

Un e baj per te miren tane qe me kene ma i kujdesshem tjeter here.Se manej valterit i met hatri qe nuk i ke dhane voten.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Wed, 18 Jul 2007 , 19:23

Në tetor nis ndërtimi i Urës së Bunës ne Shkodër

Specialistët në bashkëpunim me drejtuesit e Shkodrës janë duke i dhënë dorën e fundit projektit, i cili prej disa vitesh pasoi me shumë kontestime

Shkoder-Tetori i këtij viti pritet të shënojë fillimin e ndërtimit të urës së re mbi lumin Buna. Specialistët të huaj dhe vendas, në bashkëpunim me drejtuesit lokalë të Shkodrës janë duke i dhënë dorën e fundit projektit, i cili prej disa vitesh pasoi me shumë kontestime. Lajmi është bërë me dije dje gjatë një takimi të zhvilluar në bashkinë e qytetit verior, ku merrnin pjesë përfaqësues të Bankës Islamike për Zhvillim, firmës projektuese si dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Gjatë këtij takimi, kryebashkiaku Lorenc Luka ka deklaruar se realizimi i projektit për ndërtimin e Urës së re të Bunës do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e rajonit të Shkodrës si dhe do të ketë impakt pozitiv për zhvillimin ekonomik. Investimi, i cili kap vlerën e 6.4 milionë dollarëve, do të përfundojë brenda tre viteve.

TAKIMI
Financimi për ndërtimin e Urës së Re të Bunës, që ka një rëndësi të madhe për gjithë veriun e vendit tonë, është miratuar në Parlament. Ndërsa është caktuar supervizori, që është një firmë e huaj dhe janë në mbyllje procedurat me firmën fituese. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka ka kërkuar që institucioni që ai drejton të jetë pjesë aktive e ndjekjes së etapave të ndërtimit të urës së re mbi lumin Buna dhe të auditimit të të gjithë procesit. Bashkia e qytetit verior, nisur nga kontestimet e bëra në lidhje me projektin, ka tërhequr mendimin e gjithë specialistëve përkatës dhe të shoqërisë civile për projektin që është në përpilim e sipër. “Ndërtimi i urës mbi lumin Buna është një emergjencë e diktuar dhe nga dëmtimet e shumta dhe amortizimi i urës ekzistuese. Ndërtimi i kësaj ure të re është prioritet jo vetëm i Bashkisë së Shkodrës, por dhe i qeverive të ndryshme”, - ka thënë kreu i bashkisë. Sipas Lorenc Lukës, ura që do të ngrihet është e vetmja mundësi lidhjeje dhe komunikimi për rreth 10 mijë banorë që jetojnë në krahun tjetër të lumit, ku edhe ndodhet pikëkalimi kufitar i Muriqanit. Përmes kësaj ure është dhe rruga më e shkurtër që të çon në Mal të Zi, nga qyteti i Shkodrës.

URA E RE E BUNËS
Luan Deraj, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, gjatë takimit të djeshëm ka dhënë një sërë detajesh për projektin. Ai ka shpjeguar se ky projekt ka një kosto prej 6.4 milionë dollarësh dhe se Ura e re e Bunës do të ketë një gjatësi 280 metra e gjerësi 13.5 metra. Gjithashtu, kjo urë, e cila do të ndërtohet rreth 300 metra larg urës ekzistuese (më afër Muriqanit), do jetë me dy trotuare, me nga 2 metër secili, me dy korsi si dhe me një hapësirë të lëvizshme prej 70 metrash në mesin e saj. Specialistët kanë parashikuar që ura të hapet e të mbyllet në një distancë prej 70 metrash, me qëllim lejimin e transportit lumor të anijeve të tonazheve të ndryshme. Kjo edhe për faktin se lumi Buna është i vetmi lumë i lundrueshëm në vendin tonë. Në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike, është parashikuar që në dispozicion të objektit të jetë një gjenerator që do të vendoset në një kabinë të veçantë dhe që do të shërbejë për hapjen e urës.

NDRYSHIMI i PROJEKTIT
Në vitin 2003 u hartua projekti për ngritjen e Urës së re të Bunës, por qeveria e atëhershme nuk e miratoi atë. Kundër këtij projekti, në disa drejtime, ishte dhe Bashkia e Shkodrës. Për këtë u vendos ndryshimi i projektit të parë. Për hartimin e projektit aktual të përmirësuar po merret një firmë egjiptiane, e cila ka përvojë për sa i përket ndërtimit të urave të tilla. Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Luan Deraj ka sqaruar dje se me ndryshimin e projektit nuk do të ketë ndryshim të vlerës së ndërtimit të Urës së re të Bunës, pasi çdo gjë është përfshirë në koston e përgjithshme të saj. Projekti është në fazen përfundimtare të tij dhe pritet vetëm miratimi nga donatori, që është Banka Islamike.
Brikena Shllaku
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by GOLDIAN » Sun, 04 Oct 2009 , 22:06

o bashki a bashkmut a bashklesh qa quheni ju drejtoni syte te vllaznia
se na mori mordja
se boll u fryt tu hanger dreka e darka neper ballkan
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by vllaznia1919 » Sat, 10 Oct 2009 , 16:45

Ja qe sjan tuj drejtu syte anej por aj ka thane qe zdon me ja dite hiç per skuadren e futbollit.Kta jane fjale qe kan dale prej gojs te ti.Asht 100% e sigurt.Nuk me intereson absolutisht se qa bahet me Vllaznine kam probleme te tjera. :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by Man in Redblue » Sun, 11 Oct 2009 , 01:36

Klubi i Vllaznise esht pron e Bashkise dhe krenari e qytetit.

Mosinteresimi i bashkise verteton edhe nji her, se politikant shqiptar jan- padallim ngjyrash -vetem per xhep te vetin t'interesum.

Ne nji kohe qe flitet per integrim ne BE, thellohen edhe ma shume strukturat klienteliste, bile ne nji qytet si Shkodra-kjo te ban shume pesimist.

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Bashkia e SHKODRES

Post by REINIS » Thu, 25 Feb 2010 , 14:43

Me duket mu apo qeka hap i forum i ri!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Nejse.., Urime po eshte i ri.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Post Reply