Page 1 of 2
Suad Lici arrestohet ne Ulqin
Posted: Tue, 23 Jan 2007 , 12:32
by vvvllaznia
Shqipëria teston eksportin e dhunës
Kapiteni i Vllaznisë ka goditur me kokë arbitrin në miqësoren me Zeten
Suad Lici bie në pranga në Ulqin të Malit të Zi. Një goditje me kokë e kapitenit të Vllaznisë ka degjeneruar me një denoncim nga arbitri malazez që drejtonte takimin miqësor që skuadra shkodrane luante me formacionin Zeten. Takimi është ndërprerë në minutën 60-të, ndërkohë që deri në orët e vona të mbrëmjes drejtuesit e klubit kuqeblu kanë negociuar për të larguar nga qelia kapitenin e tyre.
Nuk është aspak e çuditshme, por tashmë prodhimi më i mirë i futbollit shqiptar ka filluar të testohet edhe në eksport. Dhuna e futbollit shqiptar po kërkon treg edhe jashtë kufijve dhe një gjë të tillë e ka ofruar në mënyrën më banale një prej futbollistëve simbol të kampionatit tonë, Suad Lici. Ish-futbollisti i ekipit Kombëtar dhe aktualisht kapiteni i skuadrës së Vllaznisë, është izoluar pas hekurave të burgut në Ulqin, pasditen e djeshme, pas një ngjarje të paprecedentë, në miqësoren me malazezët e Zetës. Historia ka një kronologji të ndërlikuar dhe gjithçka ka qenë e varur nga ajo që është zhvilluar brenda katërkëndëshit të blertë, ku minutat e lojës kanë qenë agresive që në batutat e para. Takimi është zhvilluar me shumë ritëm dhe të dyja skuadrat kanë kërkuar të triumfojnë në fund të 90- minutëshit, që nuk do të arrihet asnjëherë. Në minutën e 60-të, takimi është ndërprerë për një ndërhyrje të ashpër të shkaktuar nga futbollistët e Vllaznisë, arbitri i takimit ka kërkuar që të ndëshkojë futbollistët. Në këtë moment, kapiteni Lici ka ndërhyrë duke debatuar ashpër me arbitrin e takimit dhe pas një serie të gjatë sharjesh dhe fyerjesh, Lici e ka goditur arbitrin me kokë. Goditja ka qenë e fortë dhe xhaketa e zezë ka humbur kontrollin duke rënë në tokë, ndërkohë që i është shkaktuar edhe një plagë. Takimi është ndërprerë, ndërkohë që arbitrit i është dhënë ndihma e parë në spital, ndërkohë që të dyja skuadrat janë larguar nga fusha e lojës. Pak minuta pas ngjarjes, arbitri i dëmtuar ka bërë një denoncim në policinë e Ulqinit, e cila menjëherë ka ndaluar futbollistin shkodran, që nuk ka bërë as më të voglën rezistencë. Drejt Ulqinit ndërkohë ka udhëtuar edhe presidenti i skuadrës shkodrane, Valter Fushaj, i cili deri në orët e vona të mbrëmjes ka negociuar për të liruar futbollistin. Nga burime pranë klubit shkodran mësohet se situata është ndërlikuar më shumë nga fakti se arbitri ishte i kategorisë së të rinjve dhe nga forcat policore malazezë është klasifikuar si një i mitur (mendohet se është nën 18 vjeç).
Ky është rasti i parë që një futbollist shqiptar bie në pranga jashtë kufijve të Shqipërisë dhe për më tepër pas shfaqjes së dhunës brenda katërkëndëshit të blertë.
Posted: Tue, 23 Jan 2007 , 13:29
by iliriny
Me vjen keq qe i ka ndodhur kjo Seadit sepse eshte nje lojtar model. Pavaresisht se ne ate ndeshje lojtaret e Vllanzise jane munduar shume si nga gjyqtaret ashtu edhe nga lojtaret malazeze, ata nuk duhet ta kishin lene situaten te precipitonte deri ne ate grade, sepse fundja nje ndeshje miqesore ishte. Nese lojtaret malazeze kane luajtur rende atehere mund t'i jepej fund ndeshjes pa u mbyllur duke lene fushen si proteste. Cmund te ndodhe nese nje gje e tille ndodhe ne ndeshjet per kampionat apo kupe? Duhet qe te vriten ne fushe? Shpresoj qe pasi te zgjidhet kjo situate pa probleme per Licin dhe Vllaznine them se Presidenti duhet te marre masa per veprime te tilla. Dinjiteti nuk vihet ne vend me grushta por me pjekuri.
Posted: Tue, 23 Jan 2007 , 14:31
by Admin
Une jam plotsisht dakort me mendimet e Ilirit.
Nje lojtar profesionist nuk ishte dasht me u sjell ne ate menyre, pavarsisht provokimeve.
Ne momentin qe ishin pa se loja po degradote, ishte dasht me u nderpre.
Ishalla zgjidhet sa ma pare kja gja pasi nuk asht e drejte qe per nje gjest qe bahet ne fushat e blerta te nderhyje policia nga jashte !!!!!
P.S. Ne menyre qe te mos kete duplikime te temave, do ju lutesha qe te postohet ne vendin e vet....
Faleminders
Posted: Tue, 23 Jan 2007 , 21:43
by vllaznia1919
Nuk di qa me shtu ma.Nuk ishte dashte prej ans te Suadit.Por nderhymja e policise asht skandal i vertet.
Posted: Wed, 24 Jan 2007 , 00:07
by vvvllaznia
Portieri Grima: Ju rrëfej incidentin e Licit
Tuesday, 23 January 2007
Ka qenë ndër njerëzit që i ka qëndruar më pranë Suad Licit në momentet e tij më të vështira në Ulqin. Portieri Armir Grima përveçse koleg i tij është njëkohësisht edhe shoku më i ngushtë i mesfushorit me tipare mbrojtëse. Duke folur për “sporti Shqiptar” ai rrëfen të gjithë skenën e asaj çfarë ndodhi pasditen e së hënën në Ulqin, çka çoi edhe në arrestimin e Licit nga policia malazeze. Portieri Grima ka qenë gjithnjë në krah të shokut të tij por pa mundur të bëjë gjë për shpëtimin e tij egjithatë ndjehet njëlloj i shqetësuar. Sepse sipas tij nuk ishte ngjarje me të cilën mund të bëhej bujë. Thjesht një incident i vogël që gjithsesi është zmadhuar në përmasa të mëdha. Ja si shprehej Armir Grima në intervistën e tij për gazetën tonë:
-Armir si një nga njerëzit ?
që i keni qëndruar më pranë nga të gjithë Licit në momentet e tij më të vështira, si do ta komentonit gjithë atë çfarë ndodhi?
-Të them të drejtën jemi mërzitur shumë sepse nuk e kishim menduar se mund të ndodhte një gjë e tillë. Sa i takon incidentit të ndodhur, mund të them se edhe Lici mund të ketë pjesën e tij të fajit por ai ka qenë i detyruar të reagonte ashtu sepse gjyqtari anësor në atë moment e ofendoi. Normalisht të gjithë jemi njerëz dhe reagojmë pas momenteve të tilla por gjërat janë fryrë më tepër se duhet. Nuk ka patur as thyerje të kockës së hundës siç pretendohet dhe as gjak. Thjesht anësori ra në tokë.
-Gjërat thuhet se nuk kanë shkuar mirë në këtë ndeshje sa i takon arbitrimit dhe lojës së ashpër të kundërshtarit. Mos është ky shkaku kryesor i reagimit në atë mënyrë të kolegut tuaj?
-Të them të drejtën as unë nuk arrij ta kuptoj se përse çdo ekip malazez kur luan ndaj nesh, ndonëse thjesht miqësore, bën të pamundurën për të fituar. Në këtë valle futen edhe gjyqtarët e kështu ndodhi edhe në miqësoren ndaj Zetës. Ne po e kontrollonim lojën dhe avantazhin. Thjesht donim ta fitonim atë takim megjithëse ishte miqësor por kundërshtari e shtoi dozën e lojës së rëndë. Po ashtu gjyqtarët u bën palë me ta, na anulluan një gol mëse të regullt, jepnin pozicione të paqëna jashtë loje deri sa erdhi momenti që solli gjithë këtë rrëmujë. Kuptohet ne të gjithë nuk donim të bëheshim qesharak me atë çka po ndodhte ndërkohë që reagimi i Suadit ishte më i ashpëri por malazezët e meritonin atë gjë. Ka sa vite që luaj futboll dhe ende nuk e mbaj mend një miqësore me ekipet malazezë që të ketë përfunduar në mënyrë miqësore.
-Kur u bë arrestimi i Licit?
-Pas momentin të goditjes së gjyqtarit, ishte ekipi i Zetës që nuk deshi ta vazhdonte më ndeshjen. Më pas ata u bindën por në ato momente ka qenë trajneri Josa që nuk preferoi më ta vazhdonte atë takim kur gjërat nuk shkuan mirë. Për rrjedhojë kemi vazhduar edhe për disa minuta të stërvitemi në fushën që është pranë ambjenteve të Hotel “olimpik” në Ulqin dhe pasi jemi larë dhe bërë gati për t’u nisur për Shkodër, kanë ardhur policët malazezë. Ata fillimisht deshën nga Suadi vetëm një deklaratë të firmosur prej tij ku të shpjegonte atë çfarë kishte ndodhur dhe vetëm kaq. Por në ato momente aty ka ardhur edhe gjyqtari anësor me disa njerëz të tij të cilët kishin në dorë një ekzaminim të një mjeku sipas të cilit gjoja bëhej fjalë për thyerje të kockës së hundës. Në këto kushte kur ai kishte bërë edhe denoncimin në polici, uniformat blu ishin të detyruar ta shoqëronin Suadin në rajonin e policisë. Kjo gjë na shqetësoi së tepërmi dhe për rrjedhojë i gjithë ekipi për disa orë qëndroi pranë rajonit për të pritur lirimin e tij por kjo nuk ndodhi.
-Keni qëndruar deri në mesnatën e së premtes në Ulqin. Përse nuk pranonin ta lironin?
-Nuk u lirua që atë natë sepse gjyqtari që ishte malazez nga Nikshiqi e që jetonte në Ulqin ishte 18 vjeç dhe kishte bërë denoncimin por nuk e tërhiqte atë i shtyrë nga një njeri i afërt i tij që ishte polic e që kishte punuar edhe në Kosovë vite më parë si ushtar me serbët. Ndërkohë babai i arbitrit anësor ishte i mendimi se çështja për të duhej mbyllur megjithatë çdo gjë ia la në dorë të birit. U zhvillua gjyqi i parë dhe Lici u gjobit me 560 euro gjobë për gjoja prishje të qetësisë publike kur në të vërtetë nuk pati prishje të qetësisë. Më pas u kalua tek gjyqi civil për të cilin nuk u dha asnjë vendim atë natë duke bërë që Suadi ta kalonte atë natë në rajonin e policisë.
-A ka patur solidaritet për këtë çështje nga ana e shqiptarëve që jetojnë në Ulqin?
-Shumë madje jemi habitur për një gjë të tillë. Do të veçoja mbi të gjitha kryetarin e Bashkisë së Ulqinit Gëzim Hajdinaga që bëri të pamundurën për ta zgjidhur sa më shpejt këtë çështje. Po ashtu edhe shumë shqiptarë të tjerë na përkrahën por dikush donte që çështja të bëhej e madhe. Spitali i Podgoricës ku anësori bëri ekzaminimet nuk vërtetoi asnjë thyerje të kockës së hundës siç pretendohej dhe avokati që kishte marrë Suadi ua bëri mëse të qartë gjykatësve këtë gjë sepse ajo shihej ditën për diell që nuk kishte asnjë problem. Jam shumë i bindur se nëse një gjë e tillë do kishte ndodhur në Shqipëri, ne do t’i kishim bërë miq malazezët.
-Shpresoni që kjo punë të mbyllet me kaq dhe Suadi të lirohet?
-Shpresoj sepse nuk e meritonte një gjë të tillë. Nuk është njeri që shkakton probleme por dëshira e të gjithë neve është që kjo çështje të mbyllet sa më parë.
Gjergj KOLA
-Skuadra e gjitha e solidarizuar me kolegun e saj
Dita e djeshme ka qenë shumë e ngarkuar për kuqeblutë. Presidenti Fushaj ka qenë në Ulqin pranë lojtarit të tij, ndërsa futbollistët ishin shumë të shqetëuar për fatin e kolegut të tyre. Ata nuk e kishin menduar kurrsesi se Lici do ta kalonte një natë në rajonin e policisë sepse mendonin se një çështje e tillë do mbyllej shpejt pasi nuk ishte aq e rëndë sa u bë. Për rrjedhojë e gjithë dita e djeshme ka patur telefonata të shumta mes futbollistëve për të mësuar rreth fatit të shokut të tyre të skuadrës. Vërtet dje kuqeblutë nuk kanë patur stërvitje por edhe po të kishin patur vështirë se do bëhej me kaosin e shkaktuar nga kjo çështje.
-Suad Lici edhe një natë tjetër në polici
Nuk është mbylluar as dje çështja e futbollistit të Vllaznisë Suad Lici. Sipas drejtuesve të Vllaznisë çështja ka shkuar në Apel sepse vendimi i dhënë nga Gjykata e Ulqinit nuk i ka pëlyqer prokurorit të çështjes çka ka bërë që ai ta çojë këtë çështje një shkallë më lart. Bëhej fjalë për një vendim prej 4 mijë eurosh gjobë për Licin për veprimin e kryer ndaj gjyqtarit anësor nga Mali i Zi. Vetë Lici i shoqëruar nga familjarët e tij dhe presidenti Fushaj në këtë seancë gjyqësore kanë qenë dakord për të bërë pagesën e kësaj shume vetëm që ai të lirohej. Çështja ka shkuar kësisoj një shkallë më lart e për pasojë dje pasdite futbollisti shkodran nga Ulqini është çuar në Podgoricë, kryeqytetin e malit të Zi ku dhe do të zhvillohet seanca e sotme gjyqësore që pritet t’i japë fund edhe këtij problemi. Ajo çfarë flitet nga njerëzit pranë ekipit të Vllaznisë por edhe familjarë të lojtarit, ai me shumë të ngjarë sot para drekës do jetë i lirë. Seanca e sotme do zhvillohet në orën 09.30 të paradrekes. Në këtë mënyrë një incident i vogël në një fushë futbolli, këtë rradhë ka marrë përmasa më të mëdha aq sa Suad Lici prej dy netësh është i ndaluar në rajonet e policisë së shtetit fqinj. Mbase një çështje e ekzagjeruar së tepërmi por ky është realiteti.
-Familjarët e lojtarët, tepër të shqetësuar
Ka qenë si “bombë” për ta një lajm i tillë por megjithatë të bindur se pjestari i familjes së tyre nuk e meritonte një gjë të tillë, janë munduar ta mbyllin sa më shpejt atë. Pajtimi i një avokati të njohur malazez për këtë çështje, gatishmëria për të kërkuar falje apo gjobën e vënë nga gjykata janë fakte se familjarët e familjes Lici nuk kanë dashur kurrsesi që Suadi të bëhej protagonist për keq në një çështje të tillë që në të vërtetë mori përmasa më të mëdha sesa duhet.
Gjergj KOLA
Ita jan malazest.shum na kan inat prandej un nuk i du me vllaznin por ça me ba
Posted: Wed, 24 Jan 2007 , 00:32
by Admin
Pershendetje,
Une nuk arrij me kuptu se per nji incident qe ka ndodh ne fushat e blerta te kalohet ne çeshtje civile!!!!
Kto veprime jane kunder Shqiptareve si edhe kunder maredhenieve te mira Shqiperi(Shkoder - Vllaznia) - Mali i Zi !!!!
Shpresoj qe Suad Lici te dali sa me pare nga burgu dhe te bashkohet me ekipin e Vllaznise !!!
Posted: Wed, 24 Jan 2007 , 12:30
by GOLDIAN
te jemi realist vellezer
akti i suadit nuk asht i drejte
dhe ketu ne austri normale bo me i ra gjyqtarit ke probleme mrapa me ligjin mos harroni vec ne shqiperi ska ligj!!!!
Posted: Wed, 24 Jan 2007 , 18:50
by Man in Redblue
jam plotesisht me mendimin e goldianit, qi Lici sa dasht me e ba nji gja te tille,skuadrat shqiptare nderprejn sa her ndeshje te kampionatit e sdalin ma ne fush se jan kunder gjykimit, edhe vllaznia kisht mujt me e nderpre ndeshjen kur kan pas probleme e jo me ba ashi gjanash, per ma shum qi edhe gjyqtari ka ken vec 16 vjec, ti dalin sa tedojn mandej Gjergj Kola avokat Licit tu than si ka mundsi qi federata ven nji gjyqtar 16 vjec per kyt ndeshje, po ca don ai edhe gjyqtarin ansor me e pase gjyqtar nderkombtar a?
Posted: Wed, 24 Jan 2007 , 19:11
by GOLDIAN
po pra ke hsume drejte MAN IN REDBLUE
e don gjyqtarin nderkombetar na per ndehsje kampionatit e si po i kena gjyqtaret te lodhun ja ma ndeshje miqesore ku testohen gjyqtaret per vedi.
une mendoj se ska as nje lloj justifikimi ketu ishte faul ne mesfushe edhe e dha penallti apo ishte 5 meter offside dhe e dha gol.
kena pa dhe ne boteror raste flagrante apo dhe ne ndeshje nderkomtare.
mandej edhe te hupshin 2-1 a i kishte than kush gja?
SE mos po kan turp prej nesh tifozave qe o me fitu miqesoren o ska.
nuk e quj trimni por e quj nje gabim te pafalshem dhe per mendimin tem une te isha ne vend te suadit KISHA VAR KEPUCET NE GOZHD
e di se skeni me ken dakord me mu por une kete kisha ba
ca presim na mandej prej sukajt likes tafilit bishanit gurit semines etjjjjj
Posted: Wed, 24 Jan 2007 , 22:01
by Edmond-Cela
Posted: Wed, 24 Jan 2007 , 23:29
by Admin
Goldiani ka te drejte qe thot qe Suadi nuk ishte dasht me vepru ashtu e besoj se edhe aj e ka kuptu ket gja!! Masandej asigja nuk asht tamam e qarte, dikush thet i ka thy hunden dikush tjeter kshu e dikush ashtu , lamsh kja pune. Sdq Lici ka gabu e perket po pagun ....
Por sjam dakort me Goldianin qe thote qe te varin kepuct ne gozhde, pasi per nje gabim te rrenoje jeten e tij si futbollist.
Besoj se ky veprim i eshte ba msim Licit dhe lojtareve te tjere te Vllaznise dhe shpresoj qe te kuptojne drejte gabimin e Licit.
Masandej asht njerzore me gabu naqe
Posted: Wed, 24 Jan 2007 , 23:50
by redbluboys
he ma edhe ju sa te dhimshem .
MIRE JA KA BA .SI SJA KA IQ TAN ATA ROBT KU I KA PASE AJ LAGEN ALBITRIT.
mos harroni se kajhere nuk luhet vetem per futbollin ,luhet edhe per kunj.kjo ka ardhe edhe mas asja ndeshjes qe kan ba me serbt ne hercegnovi ku kan mungu vetem hunjt.ka pase edhe atje sakatime me dashje,nderhymje brutale etjera si kto.kto si kam me te lexume por nga tifoza shkodran qe kan shku ate dite apostafat me pa ndeshjen dhe kan kene aty prezent me syte e tyne.mundem me ju than qe ka mungu veq huni i cli per hir te se vertetes me qellim asht vendose prej Tutit ( qe ka kene vete prezent) te dera ku dalin lojtaret me qelimin e mir qe nese vjen momenti tju hishin mar me kuq e me maq.
pra jam me ate qe kajhere sduhet me lan me te hype ne qefe kushdo qofte e sidomos kur dojne me ta ba me qellim .
jam per ate qe pak ja ka ba shkerdhateve edhe pse me vjen keq per te se asht shkodran e sdu me ja ndi te keqen .
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 12:04
by vvvllaznia
Naqe un njof nje malazeze qe jeton ketu ne Itali qe i ka than nje her nje shokut tem qe Millosheviçi ka qen kriminel por per at qe i ka ba shqiptarve nuk me vjen keq hiq e po te tham qe nuk esht edhe nndonje ekstremiste apo nacionaliste.Un nuk du me hi ne polemika por ketu ne forum ka njerez hala ne boten e andrrave qe flet per marrdhenjie te mira vllaznore e per paqe.Duhet me pyt tan Ulqinakt e Tuziant se sa miq i kemi malazest.
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 13:11
by GOLDIAN
admin nuk mund ta quajme gabim ate pune naqe.
ajo ska pike justifikimi nese donte te behej i forte le te vazhdonte per boks apo kickbox
une nuk gjej fjale justifikuese per te
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 13:53
by Man in Redblue
redbluboys wrote:he ma edhe ju sa te dhimshem .
MIRE JA KA BA .SI SJA KA IQ TAN ATA ROBT KU I KA PASE AJ LAGEN ALBITRIT.
mos harroni se kajhere nuk luhet vetem per futbollin ,luhet edhe per kunj.kjo ka ardhe edhe mas asja ndeshjes qe kan ba me serbt ne hercegnovi ku kan mungu vetem hunjt.ka pase edhe atje sakatime me dashje,nderhymje brutale etjera si kto.kto si kam me te lexume por nga tifoza shkodran qe kan shku ate dite apostafat me pa ndeshjen dhe kan kene aty prezent me syte e tyne.mundem me ju than qe ka mungu veq huni i cli per hir te se vertetes me qellim asht vendose prej Tutit ( qe ka kene vete prezent) te dera ku dalin lojtaret me qelimin e mir qe nese vjen momenti tju hishin mar me kuq e me maq.
pra jam me ate qe kajhere sduhet me lan me te hype ne qefe kushdo qofte e sidomos kur dojne me ta ba me qellim .
jam per ate qe pak ja ka ba shkerdhateve edhe pse me vjen keq per te se asht shkodran e sdu me ja ndi te keqen .
masi paskan shku pra me ba lufte ne Mal te Zi tkishin rrah futbollistat e jo me gjet nji bebe 16vjecar e me e gjakos (gjithmon nqs qendron e verteta e gjakosjes se dikush po thet edhe se lici se ka cik hic)
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 15:14
by GOLDIAN
tek albaniasoccer thote qe ka pagu gjobe 4 mije euro
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 15:37
by Admin
vvvllaznia wrote:Naqe un njof nje malazeze qe jeton ketu ne Itali qe i ka than nje her nje shokut tem qe Millosheviçi ka qen kriminel por per at qe i ka ba shqiptarve nuk me vjen keq hiq e po te tham qe nuk esht edhe nndonje ekstremiste apo nacionaliste.Un nuk du me hi ne polemika por ketu ne forum ka njerez hala ne boten e andrrave qe flet per marrdhenjie te mira vllaznore e per paqe.Duhet me pyt tan Ulqinakt e Tuziant se sa miq i kemi malazest.
Tytjeta jote naqe,
Naqe nuk asht puna me i na miq apo shoke, ashtu puna qe nami i shqiptareve ne bote mas me dal si kriminela, si shperndasit e droges, si njerz pa vlera !!!
Gjesti i Licit duhet denu dhe nuk asht gjest per tu pershendet pavarsisht se si kane lujt malazest e si kane gjyku ndeshjen albitrat.
Besoj se Lici e ka marre denimin e vet e besoj se ka marre msim prej ksaj gjaje.
Ne kena kene ne avantazh , OK shume mire, pse mas me dal prej lojet edhe me e nderpre ndeshjen ??!!!
Kja nuk tregon gjest friket por mençurijet!!! Sduhet me ra pre' e provokimeve, duhet me ken ifije ma shume dopllomatike.
Sot me diplomaci ecet perpara e ja me heroizma e dhune !!!
Mendimi jem personal.
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 15:47
by GOLDIAN
RESPEKTE ADMIN per fjalet qe the
diplomacia dhe mencuria mbizoteron mbi gjithcka
te gjithe ne jashte shteti e shohim kete gja
p.s dhe nga pervoja jeme personale them se me akte dhunet vetem hup dhe asnje te mire ske
Lici, banket në Ulqin pas lirimit
Posted: Thu, 25 Jan 2007 , 22:02
by kuqeblu4ever
Lici, banket në Ulqin pas lirimit
Gjergj Kola
Suad Lici, pas daljes nga gjykata, teksa ka marrë vendimin për t'u liruar, ka udhëtuar sërish drejt qytetit të Ulqinit. Kjo për arsye se pikërisht në vendin ku ndodhi incidenti, që i krijoi shumë trazira atij, ka dashur të shtrojë një banket për familjarët e tij, shokët e skuadrës, por edhe disa ulqinakë, të cilët i kanë qëndruar shumë pranë atij në momentet më të vështira për të. Në këtë mënyrë, 32 vjeçari shkodran nuk ka preferuar të kthehet më parë në Shkodër, por me anë të këtij banketi që ka zgjatur deri në orët e para të mbrëmjes, ka dashur të falënderojë të gjithë ata që i qëndruan pranë.
Gjergj KOLA
Grima e Kotrri, në Podgoricë pranë Licit
Dje në mëngjes herët janë nisur drejt Podgorics edhe dy futbollistët e Vllaznisë, Grima e Kotrri në shoqërinë e shoferit të klubit "Vllaznia", Agron Isufi. Ata duke dashur të jenë pranë shokut të tyre të skuadrës Licit, kanë dashur të jenë prezent në seancën gjyqësore të këtij të fundit që është zhvilluar dje paradite në Podgoricë. Pas daljes nga gjyqi, merret vesh se nuk kanë munguar as batutat mes tyre, ku
Lici natyrisht që ka kujtuar biskotat e dërguara në rajonin e policisë nga ana e Grimës. Gjithsesi, ky është një solidaritet mes kolegësh të një ekipi që tregon edhe një herë tjetër se Vllaznia është një ekip model sa u takon marrëdhënieve mes lojtarëve.
Marre nga sportishqiptar
Gjynah qe se paska thirr edhe arbitrin ne banket me ja fut edhe nji grusht tjeter per me i ba cift.[/i]
Posted: Fri, 26 Jan 2007 , 00:58
by vllaznia1919
Nuk asht puna me kene te dashtun ose ne boten e anrrave.Per menimin tem lyp me tja iq nanat e ropt e shpise shum njerzve por jo gjate nji ndeshje futbollit.
Manej problemi asht se ne fund Lici doli krejt i pafajshem,nuk i kishte ba kurgja.Dmth tan ky muhabet ishte kot.