Page 1 of 1

Historia e ultrasve.

Posted: Sat, 23 Dec 2006 , 22:14
by redbluboys
HISTORIA ASHT MARRE NGA NJE SIT ITALIAN DHE ASHT PERKTHY NGA vllaznia1919 TE CILIN E FALENDEROJ SHUME PER PUNEN VOLUMINOZE QE KA BA DHE ASHT TUJ BA . FALEMINDERIT vllaznia1919

VITET 50-60

Ne fillimin e viteve 50 tifozat e te gjitha skuadrave filluan te organizoheshin ne klube,te ndjekin sa me te shumte ndeshjet e skuadrave te tyre jasht fushes mike,te perhapnin çdo iniziative,prej atyre festore deri tek ata koreografike.Kuptohet ne menyre fillestare dhe teper te thjeshte.

Qe ne epoken e Olimpiadave te Greqise se lashte ekzistonte tifozlleku edhe pse mungojne deshmi te shkruara.Me kalimin e kohes ka ndryshuar menyra e mbeshtetjes se ngjyrave te skuadres se zemres,por duke lene te pandryshuar konceptin e gjallerimit,me ze,flamuj e transparenta.

Me shperthimin e fenomenit futbollistik ne Italine e periudhes mbas
luftes se dyte boterore,klubet e organizuara te tifozave u perhapen dhe u shumezuan shum shpejt.Ne vitet 60 formohen te parat struktura te verteta per bashkimin e tifozave,te ashtuquajtura qendra te koordiminit.Gjithashtu linden edhe disa klube qe bashkonin tifozat
me te zjarrte dhe me aktivisht te organizuar,si psh "Fedelissimi"(Besniket),emer i perdorur nga shum grupe tifozash

Ka qene Magjistari Helenio Herrera,trajneri i Interit te madh te viteve
60,ai qe i dha impuls formimit te nje koordinimi qe te ishte pika e riferimit per tifozat e shumte bluezi.
Historia e tifos te organizuar ne Itali fillon keshtu:"Zoti president
Moratti,nuk kuptoj perse nuk kemi tifoza ku luajme jasht fushes tone" tha trajneri
argjentinas.

Prej kesaj ideje merrte forme grupi i pare i tifozave "Moschettieri neroazzurri", (Musketieret bluezi),tecilet ishin gati te ndiqnin shumicen e ndeshjeve jashte fushes tyre,duke paguar me shum sacrifica kete deshire.Qe atehere kane kaluar rreth 40 vjet dhe tifoja e organizuar eshte bere fenomeni kryesor per bashkim te masave.


VITET '70:LINDJA E ULTRAVE'
Nga fundi i viteve 60 dhe fillimi i viteve 70 lindin ne Itali grupet e para
te Ultrasve,grupe tifozet midis 15 dhe 20 vjetave qe marrin distancat nga modeli klasik i tifoserie te rritur.Te mbledhur ne sektoret popullore
te stadjumeve,ku drejtuesit e klubit stimulojne hymjen e te rinjeve me ane te aboneve speciale me çmime te ulura,ultrasit manifestojne menjehere nje seri karakteristikash qe i ben ato nje fenomen origjinal te futbollit italian:duke filluar nga sensi i identifikimit me ane te territorit ,dmth sektori i stadjumit(Curva) i kufizuar me ana te banderolave me emrin dhe simbolet e grupit,dhe me nje look ushtarak i marre nga organizatat politike estremiste:Kapela,qizme ushtarake,tuta
mimetike e xhakovente ushtarake me mbushura me stampa te skuadres,te cilave i shtohet edhe shalli me ngjyrat e skuadres.
Por ultraset dallohen me teper per disa gjera te reja ne menyren e mbeshtetjes se skuadres,dhe me gjeresisht,menyren ne te cilen ndjekin ndeshjet.Prej torcidas brasiliane marrin perdorimin e trombave dhe tambureve;prej tifozerive angleze "sciarpata"(shallat ngrihen lart dhe hapen duke dhene iluzionin e dallgeve te detit) dhe perkrahjen me ze te aksioneve te lojes.,deri ne arritjen e osesivitetit per te inkurajuar lojtaret e skuadres se zemres dhe per te frikesuar lojtaret kundershtare.
Tifozat tani konsiderohen pjese e strategjise dhe e taktikes per te fituar ndeshjet,pra shndrrohen ne lojtarin e 12-te.Gjithashtu perhapet perdorimi i artikujve piroteknike,kandelota tymuese dhe me drite te ngjyrosur,me qellimin qe ti jepet nje çike gjalleri vete tribunave te stadiumeve.Ne kete menyre flitet per here te pare per "coreografia della curva" (koreografia e harkut),nje praktike shum origjinale qe do te zhvillohet me te njejtin hap te organizimit te grupeve te ultrasve.Koreografia do tu bente marka e stilit italian.Spektakle skenografike nga me ndryshmit,me impakt shum te madh,me permasa te jashtzakonshme dhe shum ngjyreshe.Eshte fantasia,e gjitha italiane,ne fuqi.Duke filluar nga sipari i shkalleve veriore te Genoves,i cili skomodoi edhe gazeten e madhe francese"Le Monde",deri tek "Curva Fiesole" e Firences qe vizatuan konturet
e monumenteve te qytetit duke i marre nga harta e topografise originale.Grupi me i vjeter eshte "La Fossa Dei Leoni" te Milanit,i lindur ne vitin 1968,qe merr emrin e fushes se vjeter ku sterviteshin kuqezite,te cilet gjejne vend ne sektorin popullor te "Rampa 17", pjesa qendrore.
Qe ne vitin 1951 ne Torino lindi clubi i "Fedelissimi Granata" qe edhe sot
e kesaj dite eshte prezent ne grupet e Curva Maratona.Ne 1969 lindin edhe Ultras Tito Cucchiaroni te Sampdories(te paret qe perdorin emrin Ultras) dhe fill pas tyre Boys te Interit.Me vitet 70-te do te shohim nje fenomen te bashkimit te mini grupeve rinore te pafundme qe mbushin shkallet e stadjumeve te skuadrave kryesore:lindin Brigate Gialloblu te Verones,dhe prej emrit te Piaces ne te cilen mblidhen , Viola Club Vieusseux te Fiorentines(1971); Ultrà del Napoli (1972); le Brigate Rossonere te Milanit, la Fossa dei Grifoni te Genoas, Ultrà Granata te Torinos (1973); Forever Ultrà te Bolognas (1974);Fighters te Juventusit (1975); Brigate Neroazzurre te Atalantas (1976); Eagles' Supporters te Lazios dhe Commando Ultrà Curva Sud te Romes (1977).Siq mund
te shihet nga keto grupe kryesore ,perhapja e grupeve eshte me e madhe ne Italine veriore .Duke perjashtuar Napoli,Bari,Ciliari dhe Catanzaro,ne vitet 70-te nuk ekzistojne qytete te tjera te Jugut ne te cilat gjinden grupe ultrasish ne gjendje te quhen te tille(Ne Palermo,Catania,Taranto,Foggia ose Cosenza grupet do te marrin jete ne sasi te ndjeshme vetem ne vitet 80-te).
Disa shkeputen nga klubet e tifozave ne qenie,si per mentalitetin si per
probleme te brendeshme(Boys marrin origine nga Inter Club Fossati,kurse Ultrà Granata ikin nga Club Fedelissimi;te tjere vijne nga grupe te vogla qe zgjasin pak muaj dhe pastaj shuhen ose bashkohen me te tjere(Forever Ultrà te Bolognes jane pasardhesit e Brigate Rossoblu; Fighters jane te Panthers Juve; Commando Ultrà Curva Sud lindin nga bashkimi i Boys, Guerriglieri Giallorossi, Fossa dei Lupi, Brigate Giallorosse dhe Pantere).Ne bazen e disa grupeve eshte prejardhja nga disa zona te njohura te qyteteve(thelbi i ultrasave te Sampdories vjen nga lagja Sestri Ponente)ose nga nje grup te rinjsh qe kan per pike takimi nje bar,nje shkolle ose nje salle lojrash.Shum
te rinje prej tyre jane te lidhur edhe me grupe te levizjeve te ndryshme
politike.
Dhe jane pikerisht karakteristikat e grupeve estremiste politike,si psh
sensi i kameratizmit,perplasja me autoritet ne fuqi,sensi i konfliktualitetit,qe i japin jete grupeve te ultrasve qe ne nje kohe shum te shkurter arrijne te mbledhin me qindra te rinj.Nje tjeter aspekt interesant i ultrasve eshte sensi i territoritetit.Shkallet kthesa,ne fakt,pak nga pak do te abandonohen nga tifozat e ashtuquajtur "normala",te cilet transferohen ne zona te tjera
te stadjumeve bashke me transparentat e tyre per ti lene vend atyre te
Ultrasave.Ne keto te fundit shfaqen me teper krere kafshesh te egra(Luaj,Pantera dhe Tigra ne veqanti),kafka me kocka te kryqezuara(Jolly Rogers emblema e pirateve),arme ose elemente qi kujtojne violencen(fytyra e Alexit te vogel ,protagonisti i filmit te Stanley Kubrick"Arancia meccanica").Simbolet politike te verteta(flamuj me kryqin nazist,imazhe te Che Guevaras) ose "bambulè" te dedikuara marihuanes
duken rralle te pakten ne vitet e pare te levizjes.Aktivitete e grupeve,ne vitet e para,financohen gati gjithmone me kuleta dhe me autotaksime dhe çdo antare ka detyra preçize;nga organizimi i udhetimeve per te ndjekur skuadren tek blerja e stofes,lekures per tamburet,shkopinje per flamuj dhe kanaçe boje .Spontaneiteti i menyres se perparshem te tifozllekut mbytet ne kete sens te pjesmarrjes kolektive ne eventet sportive,duke u ndare nga
modeli anglez ne te cilin bashkimi behet vetem ne momentin e perleshjeve fizike,ne nje kohe kur tifoja (edhe duke kenduar himnet e fitores ose te ofendimit te kundershtareve)nuk tregon nje nivel po aq te avancuar te organizimit.
Me ardhjen e ultrasve,edhe trazirat e shkaktuara nga publiku nderrojne komplet aspekt.Edhe pse pse rezistojne ne vitet e para te dhjetvjeçarit,duke filluar rreth vitit 1974 sjelljet si invazioni i fushes se lojes(ose ndjekja e albitrit) kane tendenza te zvogelohen,nder kohe shumefishohen perleshjet ndermjet te rinjeve te fraksioneve opzitare.Eshte rasti i ndeshjes Torino-Sampdoria dhe Roma-Lazio ne mars te 1974:si fillim spektatoret filluan te hidhnin sende te ndryshme ne fushe,kjo do te thoshte fillimin e perleshjeve te ashpra mes grupeve kundershtare tifozesh,qe detyruan policine te nderhynte me leshimin
e gazit lotesjelles mbi shkallet e stadjumit.Perleshjet spostohen ne kete
rast jashte stadiumit,duke marre permasa te nje lufte te vertete guerilase urbane:autobuze te shkaterruar,makina te kthyera permbys etj.Shum nga keto shkaterrime thellojne rrenjet e tyre ne rivalitetet tradizionale si p.sh.:(derbit midis skuadrave te te njejtit qytet ose ne ndeshjet ku kujtohen urrejtje te vjetra),te tjere mvaren nga ngjyrat e ndryshme politike te tifozerive(p.sh. rivaliteti historik midis Red White Panthers te Vicences(te majte), dhe Brigate Gialloblu te Verones,fascista.
Violenca mbetet megjithate e rrethuar ne nje territor te kufizuar,dmth stadiumi dhe rrethinat e tija me te aferta.Perleshjet me te ashpra ndodhin faktikisht ne shkallet e stadjumeve,edhe sepse nuk eshte akoma solucion vazhdimesie mes sektorit te rezervuar mysafirve dhe pjeses tjeter te publikut.Edhe ne Itali del loja angleze e "holding the end"(Zer harkun):ne rast se tifoseria mysafire eshte e madhe ne numer dhe e bashkuar,mund te tentoje te zer teritorin e te tjereve duke okupuar sektorin e rezervuar ultrave vendas dhe duke grabitur
flamujt dhe transparentat ,qe transformohen te trofe lufte.Nuk mungojne,ne fund,perleshjet midis ultrave dhe publikut te thjeshte,te shkaktuara gati gjithmone nga motivet e pamjes se ndeshjes.Te rinjte asistojne ndeshjet ne kembe;spektatoret e moshuar,te mesuar ulur ne shkallet e stadjumit,i adaptohen me veshtersi ketij ndryshimi thelbesor. Fatekeqesisht episodet e para te nje gravitetit real nuk vonojnete vijne.Nje therje ne Lazio-Napoli,skena perseritet ne 1975 gjate ndeshjes Milan-Juventus.Ne 1977,gjate ndeshjes Atalanta-Torino,ultrasit perleshen me tuba hekuri,dhe per Inter-Milan do
te shihet nje perleshje me thika midis Boys interista dhe Brigate Rossonere.
Ne vit me vone,ne ndeshjen Vicenza-Verona,dy tifozerinat u perleshen ne nje menyre po aq violente,duke shkaktuar shum te plagosur nga te dyja palet.Me 28 tetor 1979,gjate derbit te Romes,nje tifoz i Lacios, Vincenzo Paparelli,goditet me nje fishekzjarre ne koke nga ana e nje Fedayn i romes nga harku jug,dhe do te vdese per pak minuta.
Ne te njejten dite u verifikuan aksidente te renda ne Ascoli(Ascoli-Bologna, 7 te plagosur),Milano(Inter-Milan 18 te plagosur) dhe Brescia(Brescia-Como shum te plagosur).Tragjedia e Olimpikut te Romes,e keqesuar nga violencat qe manifestohen ne te njejten kohe edhe ne stadiume te tjere,shokuan opinionin publik.
Per here te pare edhe ne Itali fenomeni i violences ne stadiume vihet ne
qender te vemendjes te shtypit dhe te istitucioneve.Do te merreshin masa drastike per ti perballuar keto probleme:per disa muaj ndalohet futja ne stadium e shkopinjeve te flamujve,tambureve dhe deri transparentat me emra luftarak.


VITET '80
Ne kete dhjete-vjeqar do te shohim nje rritje progressive dhe costante te grupeve te ultrave,te cilet tashme nuk perbehen nga dhjetra por qindra,dhe ne disa raste nga mijera,antare.Nga veriu dhe qendra fenomeni spostohet edhe ne jug te Italise,kurse ne disa qytete grupet ekzistuese forcohen edhe me shume.
Tifoja e ultrave mberrin edhe ne kategorinat e vogla,dhe brenda fundit
te dhjete-vjeqarit nuk do te kete skuader,nga Seria A deri tek C2-ja, qe
te mos ndiqet nga pak a shum grupe te medha te rinjesh te organizuara.Ky shumezim i grupeve bjen,gati me domosdoshmeri,lindjen e nje rrjete komplekse
miqesirash dhe rivalitetesh.
Prej koalicioneve me te forta te kesaje periudhe,kujtojme
Roma-Atalanta-Juventus,Sampdoria-Fiorentina-Inter,Lazio-Bari-Torino,Milan-Genoa-Bologna,dhe eshte e quditshme qe sot keto raporte,nje kohe miqesore,ne pjesen derrmuese jane prishe dhe jane zevendesuar me miqesira te tjera,dhe nganjehre jane trasformuar ne rivaliteTE te tmerrshme.ne disa raste,edhe pse te rradhe,eshte verifikuar e kunderta.
Sot, ne fakt,mund te behet shembulli i raporteve te mira qe kane tifozat
e Verones me ato te Interit. Megjithate,midis fundit te viteve 70 dhe viteve te para te 80-s do te kete nje shumezim aksidentesh midis ultrave te kundert larg stadiumeve.Ashtu si tek modeli anglez perfshihen,qendrat e qyteve,stacionet dhe vagonat hekurudhor dhe rruget e metropolitanave.
Viti 1982 do te mbetet ne histori per fitoren e Italise ne kampionatin boteror te zhvilluar ne Spanje.Finalja luhet kunder Gjermanise Federale,ne Madrid,ku te pranishem ishin me shum se 100 mije tifoza,pjesa derrmuese e te cileve italian.Ishin te shumte transparentat e grupeve ultra,por ky do te mbetet i vetmi moment bashkues ne nivel mbarekombetar,nje fakt pothuajse unik ne Europe duke marre parasysh ate qe ndodhte ne skenat angleze,gjermane dhe hollandeze.Arsyet e kesaje perqamje te parekuperueshme midis ultrave italian,qe
nuk arrine te bashkohet as ne tifon per kombetaren,ndoshta mund te kerkohen ne rivalitetin e rrenjezuar midis disa qyteteve te Italise.
Imazhi i ultrave italian behet si model kontinental,duke filluar nje levizje qe do te perkasin te gjithe Europen.Ultrasit latin,edhe pse mohojne influencat angleze,konsiderojne vehten superior ndaj hooliganve nordike si ne tifo ashtu edhe ne "forcen e perplasjes".Ne vitet 80 skuadrat do te kene nje ndjekje,nga ana e tifozave,shum me te gjere se ne te kaluaren.
Trasferta do te behet nje moment themelor ne jeten e nje ultrasi,ne te
cilen marrin pjesen vetem tifozat me besnike dhe ato qe nuk preokupohen per rreziqet qe mund te sjellin ajo.Te shkosh ne trasferte do te behej nje menyre per per seleksionimin e grupit dhe per te zbuluar sesa eshte i lidhur me shoket e grupit secili.Prezantimi ne disa stadiume te "zjarrte" eshte nje ekskluzive per pak vete;te behej pa prezantuar transparentin e vet eshte nje turp,nje sintome frike,ashtu si te grabiteshin ato te tifozave miq perben fitoren supreme per grupin qe mbron territorin e vet.
Shumezimi i publikut ne trasferta korrispondon me nje sforcim organizues te madh per Hekurudhat e Shtetit,qe destinojne trena te veçante per tifozat,ne menyre qe te mos mbingarkuar qdo te diele trenat e mbushur te linjes normale.Jane te ashtuquajturit "trena special",ato qe me mire se askush mund te thojne qe kane jetuar ne vetevehte historine e levizjes ultra ne Itali,si ai qe trasportoi ne Genova tifozat e Pizes,ne 1982-in.
Spektaklet e organizuara nga ultrasit bejne per vehte spektatoret ne te gjithe stadiumin,mijera njerz.Blerja e mijera tullumbaceve ose te pon-pon te ngjyrosur kushton miliona lireta,por gara e origjinalitetit eshte shum e forte.Nderkohe qe tifozat e Sampdories bejne nje flamur 90x32 metra,ato te Romes i shperndajne publikut 10 000 kartona te vegjel verdh e kuq;tifozat e Torinos mbulojne harkun Maratona me shirita stofe bardh e bordo,dhe ato te Napolit hedhin ne fushe mijera rrotulla letret higjenike.


Te ardhurat e shitjes se fanellave dhe ngjiteseve nuk jane te mjaftueshme,dhe per kete arsy disa grupe i kerkojne ndihme skuadrave te tyre,edhe pse asnjeri nuk e mohon nje gje te tille.Disa te tjere perdorin sponsoret e jashtem(flamuri gjigant i Brigate Gialloblu te Verone ka emrin Canon,ai i Boys te Interit reklamizon çantat Cattel etj.).Me te njejtin hap me ate te ngjyrave,edhe kronika e zeze duhet te merret me ate qe ndodhe ne stadiume. Perhapet perdorimi i armeve te ftohta,sidomos ne Milano dhe Rome,nderkohe tifozat e Atalantes marrin fame per faktin se jane te rrezikshem shum,por te gatshem te perdorin vetem grushtat dhe shqelmat.Rremujat do te perhapen
edhe ne qendrat e vogla,ku rivalitetet lindin shpesh vetem per te kopjuar grupet me famose dhe per te fituar kredibilitet.Ne shkurt te 1984-s,ndeshja e kupes se Italise midis Triestines dhe Udinezes u mbyll me rremuja te renda,nje i ri triestin,Stefano Furlan,do te goditet disa here me shkopinje gome ne koke nga policija,do te hyjne ne koma dhe do te vdese te nesermen.tete muaj me vone,pas perfundimit te ndeshjes Milan-Kremoneze,u ther me vdekje Marco Fonghessi.Vrasesi,Giovanni Centrone,ishte vetem 19 vjeq.
Lidhja e ultrave me politiken,ne vitet e para te 80-ve,duket sikur
dobesohet.Nderrimi qe ndodhe ne jetat private te rinise manifestohet edhe ne stadiume.Binjakezimet midis tifozerive me orientim te kundert politik(Fiorentina-Verona, Udinese-Bologna etj.) vertetojne faktin se miqesinat midis ultrave jane indipendente nga faktoret politik.Ne kete periudhe do te vertetohet nje rritje e perdorimit te drogave brenda stadiumeve.Kurse te droguarit e zakonshem,te shumte ne
vitet 70,do te zhduken nga harqet e stadiumeve per shkak te kontrollove
gjithmone e me te rrepte,perdoruesit e cannabisit shtohen ne menyre
impresionuese. Edhe simbologia e ultrave transformohet radikalisht dhe pamjet e gjetheve te marihuanes ose te bambule do te shikohen ne dhjetra transparenta.Kur ne Cozenca lindin Nuclei Sconvolti,emri i tyre do te marrin nje sukses te stermadh ne te gjithe Italine,dhe shume grupe te tjera do ta perdorin kete emer.
Nga mesi i viteve 80 levizja ultra italiane eshte ne maksimumin e saj.Grupet perbehen nga shum anetare(Fossa dei Leoni e Milanit,per shembull,do te kete ne stinorin 1987-88 pesembedhjetemije te rregjistruar),kane raporte pak a shume stabel me drejtuesit e skuadrave,secili prej tyre eshte i vendosur me shkalle hierarkike dhe organizuese dhe nga harqet zhduken klubet e tifozave te thjeshte.
Disa grupe,si Commando Ultrà Curva B te Napolit,kane nje impostacion me kanune manaxheriale(anetare te arkiviuar ne banken e te dhenave,nje reviste te grupit,nje tv dhe nje leader, Gennaro Montuori "Palummella,me lidhje politike te rendesishme dhe ne ere te hyrjes mes drejtuesve te Napolit,deri ne piken qe te perhapet thenia "profesioni ultra".Shume grupe ultra do te hyjne ne konflikt me ato ente-qendra koordinimit-ose federazione te klubeve-te akuzuara qe jetojne mbi shpatullat e klubeve sportive pa dhene nje mbeshtetje
aktive tifos. Per te tallur,perqmuar dhe inervozuar kundershtaret,do te shpiken sllogane,transparenta
ironike dhe kore fyese.
Numri eshte infinit dhe shum jane teper qesharake.Nje shembull?
Como-Fiorentina,tifozat fiorentin do te shpalosin transparentin "Voi comaschi noi con le femmine" (Ju me mashkujt ,ne me femrat)


VITET ‘90
NDRYSHIMET E MEDHA TE TIFOS SE ORGANIZUAR


Ne vitet ’90 bota ultra' eshte e perfshire nga ndryshime te thella dhe nga nje krize identiteti.shume nga vlerat themeltare qe ishin baza e te qenit ultras ne vitet me perpara ndihen ne menyre te ndryshme,ma dobet,nga gjeneratat e reja.kjo sepse te jesh ultras behet nje fenomen i “modes”.por eshte edhe ana tjeter e medaljes,ajo qe nje levizje e re ultras qe pa arritur akoma nje unitet mendimesh ,duke qene te pakalueshme disa pengesa rivaliteti fshateror e ideologjie politike,behet e ndergjegjshme per nevojen e reagimit per te mbijetuar.
Pas ’30 vjet historie,ultrasit jan pjese integruese e sistemit futbollistik,jane te pazevendesueshem dhe kan influence,determinuese biles edhe ne strategjite e klubeve,ne heqjen e trajnereve ose ne blerjen e lojtareve.KAPOT –ULTRA ,si Pallumella ne Napoli,behen personazhe publike te famshem,ultasit jan ne shenjester ,ne te mire e ne te keqe,koreografite si “njemije e nje net” ,kange ne stadiume te marra nga emisione tv nacional popullore ose nga kortezhet e propagandes elektorale
Gjysma e viteve ’90 shenohet fatalisht nga vrasja e nje tifozi gjenovez Vincenzo Spagnolo ne janar ’95 .ky episod shkaterrues ve ne dyshim jeten e levizjes ultra' ,e cila eshte e vrare keq vete nga nje nderrim gjeneratash,nga fraksionizimi i “curva” (harku) ne shume copa te vogla ,i vrare nga rremuja e sjelle nga shume “qen te zgjidhur” ne stadiume ,pra tifoza te humbur mendsh ,dhe nga kriza e identitetit qe perkeqesohet me shkrirjen e disa grupeve te medha ultra’ qe deri ne ate moment perfaqesonin nje pike referimi per tifozerite repektive qe ndiheshin te humbura dhe te diziorentuara.
Ne mbledhjen ultra ne Gjenove ,ne rastin e te ciles nderpriten kampionatet e futbollit ,del nje komunikate e qarte dhe e gjalle ,e inspiruar nga ultrasit e Bergamos dhe nga mentaliteti i thjeshte e konservator, me titullin “BOLL THIKAVE,BOLL TE PANDERSHMVE”.nje rregull qe do te ndrronte se paku “modalitetet “ e perleshjeve mes grupeve,por qe ne vitet mbas ,rradhe do te ndiqen nga gjenerata e re ,ma e humbur dhe pak e bindur ndaj hierarkive dhe kodeve te sjelljes ,edhe etike,qe kishin konsoliduar grupet ultras qe ne fillimet e viteve ’90 .sjellje te pakoduara qe kishin evituar ngjarje te renda,ne nje bote ,ate te futbollit,qe sposton me qindra njerez dhe interesa te medha ekonomike .nje thyerje ,e pallogaritshme.
Vazhdimi i mbledhjeve megjithate shenoj ne hapje te koshiences e frikes se nje zhdukje konkrete ,ose ma e pakta e nje ridimensionimi,i varur nga ashpersimi i dhunes ne stadiume ,nga konflikti me forcat e rendit ,nga evolucioni epokal siç ishte pay-tv dhe nga nje seri gjerash ndrydhese ( mbi te gjitha ,ndalimi i shitjes se biletave ne sportel per ndeshjet ne trasferte)
Me perpara disa grupe historike si “Brigate gialloblu” te Verones dhe “Fossa dei grifoni”e Gjenoves u shkrine (nuk pasqyrohemi me ne te rinjte e rinj ultra' ,pranojne keta te fundit ne komunikate,nje thyerje e vertete mes gjeneratave) duke ndezur nje periudhe amullie qe ka vazhduar deri ne keto vitet e fundit qe kan pare edhe shkrirjen e “CUCS”dhe abdikimin e “Viking-NAB”dhe thithjen e te gjitha grupeve te jug Torinos ku operon grupi i “Fighters 1077 black and white” .overdoza e futbollit ,peshtjellimet e kalendareve gjithmone e ma te fragmentarizuar ,ndeshje jo ne nje dite ,renia e superfuqise se shume klubeve qe kishin shperthyer qe nga vitet ’60 dhe renia e prezences ne stadiume (me se shumti ne trasferte),ne pjesen me te madhe te thithur nga pay-tv,pra nga nje futboll i elites dhe jo ma popullor ,i dhane jete nje revolucioni te markuar dhe te ngadalshem te cilit shenat jane akoma per tu intrepretuar edhe pse reflektimi eshte evident ,nje pergjithesi negative per nje fenomen ,ate ultra’,i karakterizuar nga nje sens i forte militantizmi dhe identifikimi .
Grupi i “ASR ULTRAS” perhape ne web-in e tij nje manifest kunder “futbollit modern”,duke thithur shume antaresime.gjeneratat e reja futbolldashese jane “tv-dipendente” dhe disa harqe i kan dhane vetes nje strukture menaxheriale per te kene ne hap me kohen,me metamorfozen e nje grupi aksioni ultra siç ishte ne ikonografine vitet ’70.ne nje tip te ri “KLUBI” (vendtakime ,material ultra i kerkuar dhe kuruar duke ndjekur te dhenat e fundit te modes,hapje horizontesh e tifozit te ri) duke i rene ndesh shume prej atyre principeve qe per dy dekada kan qene baza e aq shume te perfolures “menatalita ultra' ”.koreografi ne shkalle te gjere,gjithmone ma te kushtueshme ,te habitshme ,origjinale,jane bere atraksioni o çdo ndeshjeje.ultrasit nuk duhet te zhgenjejne pritjet qe sillen rreth nje ndeshje derby ose ndeshje e madhe ,ku nje spektakel koreografik i harkut ,nuk mund dhe nuk duhet te mungoje kurre.fenomeni i “mega-koreografive” i imituar ne pjesen e vendeve te europes ,per te cilet tifoja italianne asht nje model-shkolle ,perhapet dhe me vete ka pare edhe hapjen e nderrmarrjeve dhe dyqaneve te specializuara si ne prodhimin e shitjen e materialeve dhe objekteve per stadium dhe ne furnizimin me material koreografik
Koreografi madheshtore ,spektakolare dhe shume te kushtueshme qe ne pjesen e harqeve italiane,ne nje pjese kan zene vendin e e koreografive te bazuara mbi zemrat me leter dhe tymqeve e pishtareve te viteve te meparshme.por ne vitet ’90 ka pasur edhe inversion tjeter te tendences ne moden e stadiumeve dhe pamjene jashtme te harkut.ne ’91 ne shkrirjen e “Brigate Gialloblu”te Verones, autore te nje stili britanik tifoje ,shume harqe heqin trasparentin shirit “perdor e hedh” duke e zevendesuar me “stendat” me dy shkopinj .(upss,spo di me ja thane ndryshe emrin.;shenimi zamos ) lind nje kundrapozicion ,me teper teorik,mes pjeses tradicionale ,shpeshhere nacionaliste,ndjekes te modelit klasik alla italiana (barezet shkruajne nje trasparent-shirit ku shkruhet “stampo italiano” kunder simpatizuesive te modelit anglez gjithe shuplaka e stenda ,ultrasit romanist tallen me harkun e lacialeve qe kishin zgjedhur kete model estetik ,duke ju pergjigjur me kunj “HIQNI ATO ZHELE SE JU JANE THARE TASHME”
Tani mazhoranca zgjedh nje model miks ,nje vije e mesme mes modelit italian (organizim i grupit,identitet,koreografi permanente) dhe modelit anglez(kore spontane,stenda,trasferte me tren ordiner)
Ne planin e relatave mes grupeve ultra rregjistrohet nje krize e binjakezimeve.shume raporte miqesie te konsoliduara me kohe thyhen deri me arritjen e krisjeve mes tyre.nje krize veq ne dukje siç e konfirmon edhe fakti qe kan mbetur ne kembe binjakezime historike ,si ai i mes Gjenoves dhe Torinos ose Regjina dhe Bari .nga ana tjeter nderrimi i ndodhur ne hark ka çuar ne preferencen e nje relate ma fleksibel dhe autentike ,pa vu ne dyshim binjakezimin per faj te gjesteve jo te mira te ndonje tifozi te izoluar.
Kunder represionit dhe debimeve nga stadiumet (mbi 1700 tifoza te debuar)ultrasit degjohen permes lajmeve ,gazetave te autoprodhuara me nje prerje antikonformiste qe perhapen ne te gjitha harqet,dhe internet (tashme qindra grupe,te vogla e medha,kane faqet e tyre web ne te cilat tregohen dhe informojne antaret e tyre,pa filtra jashte grupit ).
Nuk ka akoma nje “front te perbashket” kunder problemeve ,por ka sinjale bashkimi nga ana e levizjeve me te vjetra te bashkimeve rinore (mbi 30 vjeçaret) .nje “tribu” qe ka qindra ndjekes ,ne kerkimin e nje “rruge alternative” per ti mbijetuar ndryshimeve te mijevjeçarit te ri

Posted: Sat, 23 Dec 2006 , 22:24
by redbluboys
PER ATA QE DIJNE ANGLISHT LEXONI TE KY LINK

http://en.wikipedia.org/wiki/Ultras


PER ATA QE DIJN ITALISHT TE KY TJETRI

http://it.wikipedia.org/wiki/Ultras

Posted: Sat, 23 Dec 2006 , 22:32
by redbluboys
TEKSTI NE ANGLISHT ASHT I PERKTHYM EDHE NE SHQIP DHE EKZISTON NE FORUMIN E SHVERCERAVE TE SHKUPIT

QE EDHE PERKTHIMI I MARRE NGA KJO FAQE

http://www.shvercerat.com/web/index.php ... &Itemid=37


ULTRAS
Thursday, 21 September 2006
Ky tekst ka karakter edukativ dhe assesi nuk dëshirojmë që të promovojmë dhunë. Është i bazuar në fakte dhe data nga historia e lëvizjes Ultras.

Lëvizja Ultras
Lëvizja Ultras, ose thjesht vetëm Ultras, është emri i cili i jepet tifozëve të organizuar të klubeve sportive, më së shumti tifozëve të klubeve fudbollistike në Evropë. Ky lloj i grupeve të tifozëve paraqitet për herë të parë në Itali kah fundi i viteve të 60’ta kur klubet fudbollistike zvogluan çmimet e biletave në vende të caktuara të stadiumit. Mos t’i përzijmë me “firmat” futbollistike nga Britania e Madhe dhe me Kezhual kulturën. Poashtu në këto grupe mund të paraqitet dhuna, mirëpo aktet huliganeske në Ultras grupet më tepër janë raritet sesa diçka normale.

Gjëra të përbashkëta ndërmjet Ultrasave
Ultras grupet janë të ngjajshme njëra me tjetrën. Ata zakonisht organizohen në grup më të madh tifozash (të cilët kanë kontrollën egzekutive ndaj grupës), të rrethuar nga grupe tjera më të vogla, të formuara nga njerëz prej një vendi, grupe shoqërish apo njerëz me bindje të njejta politike. Materiali poashtu është shumë i ngjajshëm, përdoren flamuj me madhësi normale dhe të mëdhaja (mbi 4 metra) dhe transparenta zakonisht të mëdhaja, poashtu flamuj të ndryshëm të dekoruara me ngjyrat dhe simbolet e grupit që i takojnë. Shumica e grupeve gjithashtu e kanë edhe marketingun e zhvilluar dhe shesin gjëra si shallat, kapela dhe xhaketa, dhe ato sende kalojnë shumë kufij deri sa të mbrijnë deri te kolekcionerët e rekuizitëve.

Kultura Ultras
Kultura Ultras është miks nga disa stile të perkrahjes, nga stili anglez I mëparshëm me këndim dhe shall në qafë, Torcida braziliane dhe deri te stili origjinal italian. Grupa Ultras mund të përbëhet nga disa persona, por gjithashtu ajo mund të ketë edhe me qindra tifoza, duke përmbajt njerëz nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, duke markuar sektore të veçanta për vete dhe duke u përzier në politikën e klubit që e përkrahin pak më tepër se tifozët e rëndomtë.

Katër pikat kryesore të grupeve me mentalitet Ultras:

1. Asnjëherë mos të ndalet së kënduari gjatë tërë ndeshjes, pa mar parasysh rezultatin
2. Asnjëherë mos të ulen gjatë ndeshjes (duke ndejtur përballë grupit kundërshtar)
3. Ndjekja e sa më tepër ndeshjeve, duke pas parasysh harxhimet dhe largësine
4. Lojalitet ndaj tribunës ku gjendet Ultrasat


Me siguri se pika më e rëndësishme është përkrahja vokale ose këndimi. Çdo grup i ka këngët e veta që i këndon për klubin e tij, për lojtarët, dhe këngë të rezervuara për kundërshtarët e tyre. Me melodi të ndryshme dhe të adaptuara si p.sh. “Guantanamera” etj. Poashtu shumica e këngëve kopjohen ndërmjet grupeve duke ia ndëruar emrin dhe tekstin.
Para ndeshjeve të mëdhaja ose siç i quajmë “derbi” pregaditen koreografi kur lojtarët hyjnë në fushe ose intonohet hymni. Varësisht prej masovitetit të grupës dhe mundësitë finansiarë koreografitë mund të jenë të vogla (në vendin ku gjendet vet grupi) dhe të mëdhaja (në tërë stadiumin). Materiali që përdoret për koreografi mund të jetë plastik ose letër të distribuara nëpër karrike, shirita të mëdhaja të najlonit, ballona, shirita të letrës, flakadane ose bomba tymi (mirëpo përdorimi i piroteknikës tash është shumë i kufizuar dhe pothuajse tërësisht i ndaluar), pastaj përdoren kukulla të mëdhaja (që për herë të parë janë përdorur nga UTC Sampdoria në vitin 2002).
Këto koreografi janë njëra nga metodat më të mira për të shprehur dashurinë ndaj klubit, duke mar parasysh faktin se ato marrin shumë kohë për t’i planifikuar, për t’i pregaditur, kushtojnë shumë për t’i bërë, dhe reziku është i madh për ato të mos kenë sukses.

Poashtu egziston një urrejtje drejtuar të ashtuquajturit “futbolli modern”. Stadiumi në të gjitha anët me ulëse, ndeshjet të Premteve, Shtuneve dhe të Hënave në mbrëmje e jo siç jemi mësuar të dielën në orën 15:00, biletat më të shtrejta, lojtarët që duhen nga publiku shiten dhe zëvendësohen me lojtarë të cilët nuk i’a dijnë vlerën klubit dhe komercializmi i tepërt i futbollit është problemi i përbashkët i Ultrasave. “Contro il Calcio Moderno” (kundër futbollit modern) është parrulla më e shpeshtë që shifet në Itali dhe në tërë Evropën. Grupi i Ultrasave të AS ROMA doli me nji ...:::ULTRAS MANIFESTO:::... (kliko për të lexuar) që u përkrah nga shumë grupe tjera në botë.

Fanzinat apo revistat e tifozëve poashtu luajnë rol të madh në këtë lëvizje. Në këto fanzina zakonisht jepen informata rreth grupit, reportazhe të ndryshme të ndeshjeve të përcjellura me fotografi. Këto fanzina zakonisht bëhen në format A5. Poashtu ka fanzina që bëhen komplet për një skenë. Më e njohura prej fanzinave definitivisht është SuperTifo e Italisë ku perveq grupeve Italiane aty përfshihen edhe grupet e tërë botës.

Relacionet Ultras - Klub
Ultrasat zakonisht kanë përfaqësuesit e tyre të cilët regullisht bisedojnë me pronarët apo kryetarët e klubeve, më së shumti për biletat dhe vendin e Ultrasave në tribunë, dhe përdorimin e ndonjë prej lokaleve ne stadium. Disa klube u japin bileta më të lira (tek ne edhe gratis, sepse gjithkund në botë paguhen biletat), magazë për t’i ruajtur materialet, hyrje në stadium disa orë para ndeshjes për pregaditjen e koreografisë dhe disa grupeve edhe ndihme materiale dhe finansiare (më së shumti në Ballkan, sepse në Itali dhe vende tjera ndihma finansiare nuk egziston).

Relacionet mund të ftofen apo tensionohen kur klubi i shikon Ultrasa jo tjetër send por problematikë të cilët më shumë e dëmtojnë klubin sesa i ndihmojnë, ose kur egzistojnë më tepër grupe, disa nga grupet nuk pajtohen me faktin se klubi favorizon ndonjë grup tjetër. Poashtu mund të ndodhë që në tribunë të humbet hierarkia dhe tribuna të del prej kontrolli. Në këtë rast, lideri i grupës, në të shumtën e rasteve duke përdor megafon i koordinon Ultrasat në vetë grupin që koreografia të del më e mirë dhe e sukseshme, këngët apo brohoritjet të këndohen me të njejtën zë dhe në të njejtën kohë, etj.


Hooliganizmi

Poashtu grupet Ultras mund të përdorin dhunë, vetëm jo si huliganët të cilët asnjë ndeshje nuk e lënë pa ndonjë incident qoftë me tifozët kundërshtar apo me policinë, bile edhe me njerëz të pafajshëm, kalimtar të rastit. Pra jo si huliganët, Ultrasat shkojnë në ndeshjet mysafire ta përcjellin dhe përkrahin klubin e tyre e jo të përleshen me me qytetatër lokal. Dallim tjetër ndërmjet Ultrasave dhe huliganëve është se uhdëtojnë ne heshtje të maskuar dhe të ndarë në grupe më të vogla dhe duke i’u ikur policisë me qëllim që të arrijnë sa më shpejtë në destinacionin e duhur, kurse Ultrasat udhëtojnë masovikisht dhe me këngë, gjë që lejon që policia të jetë afër tyre dhe t’i kontrollon lëvizjet e tyre. Ultrasat rallë provokojnë ndonjë incident mirëpo ata janë gjithmonë të gatshëm të kthejnë përgjigje ndonjë provokimi nga jashtë.

Politika

Shumë nga Ultras grupet janë shumë të afërt me partitë politike, por ka edhe prej atyre që janë apolitik (siç është rasti me Shvercerat Shkup). Rivalitete janë paraqitur dhe miqësitë janë humbur në baza politike. Për deri sa Irriducibili të Lacios dhe Ultras Sur të Real Madridit që janë të njohur si djathtista të mëdhenj mbajnë kryqin kelt dhe simbolet e Neonacizmit, nga ana tjetër kemi edhe rastin me Brigate Autonome Livornesi të Livornos të cilët nuk frigohen që të mbajnë Yllin e Kuq, Çekiçin dhe Drapërin, simbole anarkiste dhe flamuj te Che Guevarës. Poashtu kemi grupe të ndryshme të cilët lejojnë mbajtjen e simboleve politike dhe grupe që nuk lejojnë sende të tilla. Duke e pas parasysh potencialin për regrutim në vetë sektoret e grupeve shumë ekstremistë tentojnë që të shpërndajnë sa më tepër propagandë. Për deri sa kjo propagandë mund të pranohet në grupe me bindje politike, nga ana tjetër nga ana tjetër nga grupet neutrale/apolitike mund të reagohet shumë ashpër dhe në këtë rast ekstremistët kalojnë keq, me përjashtime nga grupi, bile bile edhe me sulme fizike.

Rivalitetet
Rivalitet të flaktë ndërmjet klubeve dhe Ultras grupeve të tyre mund të gjinden në tërë botën, dhe më të mëdhajat janë në Evropë dhe Amerikën Latine. Shumë nga rivalitetet e mëdhaja vijnë nga Italia, ku rivalitetet ndërmjet Ultras grupeve dhe rivalitetet ndërmjet qyteteve kanë traditë të gjatë. Përderisa disa rivalitete paraqiten për shkak të urrejtjes ndaj anës tjetër, më së shumti në derbi ndeshjet (Roma – Lazio, Juventus – Torino, Inter – Milan, Sampdoria – Genoa), rivalitete tjera paraqiten si shkak të bindjeve politike dhe shembulli më i mirë për këtë është Atalanta – Lazio, ku grupet e Atalantës i takojnë krahut të majtë politik, dhe Irriducibili të Lazios i takojnë krahut të djathtë. Sidoqoftë, rivalitete tjera mund të paraqiten nga incidente të veçanta. Disa rivalitete poashtu mund të paraqiten ndërmjet grupeve që përkrahin të njejtin klub, nga përleshja se kush do t’a udhëheq tribunën ose kur ndonjë grup ndahet nga grupi amë. Rivalitetet nënkuptojnë, fyerje më të ashpra, parulla dhe transparenta dedikuar palës tjetër, e deri te sulmet dhe incidentet me përleshje dhe “pushtimi” i transparentave të armikut. Humbja e transparentit nga armiku konsiderohet si humbje e madhe dhe shpesh vjen deri te ajo kur një grup e humb transparentin mund të shpërbëhet, siç patëm rastin me Fossa Dei Leoni të Milanit.

Gabimet dhe minusat
Si çdo organizatë tjetër edhe Ultras grupet kanë minusat të tyre. Nga më të voglat, thyerjet e dyqaneve dhe rrahja e njerëzve që nuk kanë lidhje me futboll e deri te ato katastrofale siç janë vrasja e anëtarëve te grupit tjetër. Këtu më tepër këta nuk janë tifoza por shumë më larg se huligana dhe ndikon shumë keq në Ultras skenën në përgjithësi. Në Spanjë, Ultras është nënkuptuar si diçka “ultraderechista” (ultradjathtistë), ndersa majtistat janë grupe tifozësh separatistë. Përdorimi i simboleve Neonaciste nga Ultras Sur të Realit nga Madridi me SS të shqiptuar dhe dhunën që ata shtrojnë ndaj tifozëve të klubeve tjera, duke përfshirë edhe vrasjen e një tifozi të Real Sosiedadit i ka bërë autoritetet spanjolle shumë të kujdesshëm ndaj aktivitete ultras.

Posted: Sat, 23 Dec 2006 , 22:35
by redbluboys
meqenese fjalet e perdoruna ne mjedisin tone nuk jan fjale shqiptare por te huazume nga te tjeret po i la ashtu siq jan tuj mos i perkthy por tuj perkthy kuptimin e vertete ashtu siq jau japin vete ata qe i kan shpike.

Hooligan è un termine inglese derivante dalla contrazione di Hooley e Gang, ed è riferito ad una banda di teppisti irlandesi della fine dell’Ottocento. Oggi il termine indica quei gruppi che si scontrano a lato degli eventi sportivi
.
HOOLIGAN asht nje term anglez qe rjedh nga bashkimi i Hooley dhe Gang dhe i referohet nja bande vandalesh irlandez te fundit te Teteqindes.sot ky term tregon ata grupe qe perleshen ne evente sportive.
ULTRAS Il termine ultrà, in uso in tutto il bacino del Mediterraneo (Italia, Francia, Spagna, Portogallo, Ex Jugoslavia etc.) indica dei gruppi che non escludono completamente la violenza come opzione di comportamento, ma le attribuiscono sicuramente un'importanza non esclusiva nella scala dei loro valori. Sono, infatti, questi gruppi che organizzano le coreografie (attività che presuppone la produzione ed esposizione di striscioni, bandiere etc., l’uso di fumogeni, il coordinamento dei cori etc.), che cantano incessantemente durante la partita.
termi ultra' (s) ne perdorim ne brigjet e Mesdheut (itali,france,spanje ,portugali,ex jugosllavi etj) tregon grupe qe nuk e perjashtojne komplet dhunen si opcion i sjelljes se tyre ,por i atribuojne sigurisht nje rendesi jo eksluzive ne shkallen e vlerave te tyre.jan ne fakt kto grupe qe organizojne koreografite (aktivitet qe presupozon prodhimin dhe ekspozimin e trasparentave,flamujve etj. ,perdorimin e tymqeve ,kordinimin e kangeve ne kor etj.) dhe kendojne pa u ndale gjate ndeshjes
Supporter e Fan non possono essere considerati sinonimi di ultrà, quanto piuttosto di quei tifosi che, negli altri paesi europei, occupano i settori popolari dello stadio, incitano continuamente la loro squadra, ma solo raramente i loro comportamenti diventano aggressivi.
Supporter dhe Fan(s) nuk mund te konsiderohen sinonime te Ultra',por te atyre tifozeve qe ne vendet e tjera europiane ,zajne vendet popullore ne stadium ,japin zemer vazhdimisht skuadres se tyre ,por rralle sjellja e tyre bahet agresive

Posted: Sun, 24 Dec 2006 , 01:45
by Admin
Tytjeta RedBluboys,

Te falenderoj per keto fakte,
Hallall edhe per ate qe po ban per ngjyrat e Vllaznise. :wink:

Posted: Sun, 24 Dec 2006 , 16:20
by vllaznia1919
Tashme asht e kote me i thane faleminers Redbluboysit,sepse vetem me kete fjale nuk lahet tane Shkodra(sportive) per punen qe ka ba e asht tuj ba.Je i MADH NAQE!

P.S.-Perkthimi qe kam ba un asht nji zero ne krahasim me ate qe ban ti perdite.

Posted: Sun, 24 Dec 2006 , 19:34
by Edmond-Cela
falemenderit per iformacionet te ultrasve bedbluboy + vllaznia1919