Page 1 of 3

VLLAZNIA-KASTRIOTI

Posted: Sat, 16 Dec 2006 , 21:20
by GOLDIAN
e di se te gjithe jeni te gezuar nga ndehja e sotme por spo kam durim dhe po hap temen per javen e ardhshme.
per shume nga ne mund te duket ndehsje e fituar po sic shihet ne shkoder po kemi shume probleme aq me teper qe krutanet kane skuader simpatike shume dhe luajne futboll te forte.
une gezohem qe klevis dalipi ka dy ndeshje qe shenon dhe na ka dhene 6 pike dhe jam i sigurte se dhe kete takim do shenoje serish
gjithsesi sduhet nenvleresuar kundershtari

goooooooooooooooooo vllazniaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Tani kampionati eshte me i bukur

Posted: Sun, 17 Dec 2006 , 00:16
by iliriny
Nuk ka bukuri kampionati nese Vllaznia nuk eshte ne tre pozicionet e para. Qe te ruhet kjo bukuri e kampionatit duhet te fitohet me Kastriotin. Kjo ndeshje eshte vendimtare per ecurine tone the duhet te konsiderohet njelloj si ndeshja me Elbasanin. Mbajeni mend Kastrioti ka per te na nxjerre pune, sepse edhe ata duan qe te jene ne 6 me te mirat. Duhet te luajme fort ashtu sic kemi luajtur ndaj Tiranes dhe Elbasanit. E mbani mend kur ju thashe se po te luhet ashtu si ndaj Tiranes fitorja eshte e sigurte me Elbasanin? E njejta gje duhet te ndodhe edhe me Kastriotin.

Posted: Sun, 17 Dec 2006 , 15:12
by GOLDIAN
DUSHKU mbrojtesi energjik i kastrioti doli me karton te kuq tani ne ndehsjen e vlores dhe do mungoje ne takimin me vllaznine

Posted: Tue, 19 Dec 2006 , 11:01
by kristiani
nuk pritet tjeter rezultat perveq fitores por gjithashtu nuk duhet me e nenvetsu kastriotin ashtu si edhe asnje tjeter fitore
pershendetje te gjithve
FORZAAAAAAAAAA VLLAZNIAAAAAAAAA DHE VETEM FITORE.

Posted: Tue, 19 Dec 2006 , 13:14
by iliriny
Shpresoj qe kjo ndeshje do te jete nje prove per te vertetuar se e meritojme vendin e trete. Nje fitore do te ishte nje mbyllje e mire e nje fillimi te keq. Shpresojmme qe 2007 ta fillojme e ta mbarojme mire, sigurisht me nje merkato te forte dhe ciilesore.

Posted: Tue, 19 Dec 2006 , 23:17
by forri
Jam dakort me mendimin e iliriny,që duhet të luajmë njisoj si me Elbasanin,sepse jemi gati në të njëjtat kushte,vetëm se tani kemi një favor,që luajmë në fushën tonë.
Në qoftë se Elbasanit i duhej fitorja,për të qënë më afër vëndit të parë,Kastriotit i duhet të fitojë për të siguruar një vënd në gjashtëshen e parë.

E di që shumë nga ju nuk do të ma mbështesin mendimin tim por unë do isha i mendimit që skuadra jonë të përfitojë nga kundërsulmi.Pra skuadra jonë do ishte më mirë të dilte pak nga natyra e saj dhe të bënte një lojë të tërhequr dhe të godiste me kundërsulm deri në shënimin e një goli pastaj gjithçka do ishte më e lehtë.
Më mirë të përfitojmë nga situata që na është dhënë.
Ata kanë një sulm të mirë dhe e mira do ishte t'i neutralizonim.

Hajt me një fitore të thellë ishalla!{4-1} :roll:

Posted: Tue, 19 Dec 2006 , 23:33
by Admin
Mrama Forri,

Te lujm me kundesulm nuk me duket gja e mire, pasi Kastrioti do te luaje me nje mbrojtje te ngjeshur dhe do te luajne me kundersulm.
Ne kete menyre ndeshja nuk do te jete ne favorin tone.
Vllaznia duhet te jete e ekuilibrume, si edhe te luftoje fort ne mesfushe, pa harru mbrojten. Nje loje e forte nga krahet mendoj se ka me e vu ne veshtirsi Kastriotin.
2 sulmusit kryesor te Kastriotit Ziambo dhe Abazaj duhet te mbulohen shume mire nga mbrojtsit tone.
Besoj se kjo ndeshje do fitohet nga Vllaznia, nqs nuk do te nenvlersohet !!!

Posted: Wed, 20 Dec 2006 , 00:22
by GOLDIAN
une se di pse kam frike vllazen
me me fal per pesimizmin po jam dakord me ate qe thote ADMIN
se kastrioti do luaje i ngjeshur ne mbrojtje e kjo pune do na krijoje probleme.
gjithsesi per nenvleresim sbesoj se mireli i le keto tonet po shpresoj se mesfusha me ne krye skerdin duhet te tregojne anet taktike dhe teknike qe zoterojne ne krahasim me kundershtarin modest
plus loja nga krahet duhet te jete efikase pasi klevisi asht i mire ne lojen ne ajer.sa per lojen ne kundersulm nuk asht loje e mirelit ajo sepse ne keto 5 jave skuadra po luan shume e hapur pa pas parasysh ke ka kundershtar
me vjen keq qe mungo ahi

Posted: Wed, 20 Dec 2006 , 22:28
by forri
Admin wrote:Mrama Forri,

Te lujm me kundesulm nuk me duket gja e mire, pasi Kastrioti do te luaje me nje mbrojtje te ngjeshur dhe do te luajne me kundersulm.
Ne kete menyre ndeshja nuk do te jete ne favorin tone.
Vllaznia duhet te jete e ekuilibrume, si edhe te luftoje fort ne mesfushe, pa harru mbrojten. Nje loje e forte nga krahet mendoj se ka me e vu ne veshtirsi Kastriotin.
2 sulmusit kryesor te Kastriotit Ziambo dhe Abazaj duhet te mbulohen shume mire nga mbrojtsit tone.
Besoj se kjo ndeshje do fitohet nga Vllaznia, nqs nuk do te nenvlersohet !!!
Pikërisht këtë po mendoja edhe unë,që Kastrioti do të luajë i mbyllur me shpresën se,ne do sulmojmë vazhdimisht,dhe të arrijnë të na ndëshkojnë me kundërsulm.
Më beso,ata kanë dy sulmues "vrasës" dhe në rast se ata do arrijnë të shënojnë të parët ka shumë rrezik të na gjejë si vjet me Besën(0-3) dhe rezultati që unë ia kam uruar skuadrës tonë në shkrimin e mëparshëm,mund të kthehet nga e kundërta.

Unë i kam parë dy sulmuesit e Kastriotit të luajnë dhe ua njoh vlerat,bile n.q.s. e mban mënd,vjet kam shprehur dëshirën time,në një nga shkrimet e mija që Ziambo të shihej si një mundësi që të ishte në vëmëndje të merkatos.

Ja përse jam i mendimit që,{fillimisht},do ishte më mirë që,ne të bënim një lojë të tërhequr,në mënyrë që ata të bënin një lojë më të hapur duke na dhënë mundësinë për t'jau kënduar mirë këngën :lol: .

Jo se po na pyet kush ne, por thjesht po diskutojmë se ç'farë duket më e pranueshme për momentin.
Në rast se ndodh kështu si them unë,dhe arrijmë të shënojmë të parët,atëhere loja është e zgjidhur.
Gjithsesi shpresojmë që djemtë tanë të arrijnë më të mirën e mundshme :)

Përfitoj nga rasti të përshëndes Josën:"Mirel,je yll bote"! :D

Respekte!

Posted: Thu, 21 Dec 2006 , 01:48
by Admin
Duhet te behet nje loje graduale, dhe skuadra duhet te luaje ne bllok dhe kompakte.
Per mendimin tem duhet te insistohet shume nga krahet dhe te luhet me pasime te shkruta dhe te shpejta, ne kete menyre Kastrioti mund te c'orientohet dhe te krijoje hapesira per sulmusit tane.

Sdq sic tha edhe Forri nuk asht se pa na pyt kush ne :lol: ,
Ransi ka qe lojtart te jene te bindur qe duhet fitorja dhe te mos kete ne asnje menyre nenvleresim!!

Forca Vllaznia.

Posted: Thu, 21 Dec 2006 , 01:53
by tigri_verdheblu
Kastrioti ka marr fund, kaq e kane takatin keto lloj skuadrash.

Une mendoj se do te fitoni 4-2.

1 GOL SUKAJ ME ASIST TE DALIPIT

2 BEJZADE ME PORT BOSH, ASIST I DALIPIT

3 BEJZADE ME RRAFISHAT

4 BEJZADE ME KOKE.

Posted: Thu, 21 Dec 2006 , 22:46
by GOLDIAN
hahahahah ANDI
jo mer se sben gol bejzade
edhe po beri nje ben po une kam shpresa te dalipi shume se do shenoje

Posted: Fri, 22 Dec 2006 , 21:35
by sportist_shkodran
a dini gja ma shok n'cfare oret asht ndeshja neser?? hajt ishalla nji fitore te bukur. PARA GJITHMON

Posted: Fri, 22 Dec 2006 , 23:47
by BLEDI
Pershendetje


c'fare ju merr menja per neser a kena sy per qabe me marr nji tre piksh se na duhet edhe ishalla hum teuta se jena ma mir n'vend te dyt nuk jam online neser po ishalla kur te vij e kena edhe nji tre piksh :wink:

para Vllazniaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Posted: Fri, 22 Dec 2006 , 23:53
by forri
BLEDI wrote:Pershendetje
c'fare ju merr menja per neser a kena sy per qabe me marr nji tre piksh?
{4-1}

Posted: Fri, 22 Dec 2006 , 23:59
by BLEDI
forri wrote:
BLEDI wrote:Pershendetje
c'fare ju merr menja per neser a kena sy per qabe me marr nji tre piksh?
{4-1}

Hajde t'lumte goja naqe :lol:

Posted: Sat, 23 Dec 2006 , 02:41
by GOLDIAN
mu sme merr gjumi aspak e kam frike se pa fillu ndehsja ta po flej e ta po e hupi mundesine me e ndejk ndehsjen direkt ne radio
sdi ca me ju than vllazen po kam pak frike
mas ma merrni per keq po sdi ca e kam nje ndejnje te keqe
tan kohen jam tu than ptu ptu shejtan largoju
ishalla me nje fitore neser
edhe ju fleshi rehat se ma merr mendja se jeni fjetun itash

Posted: Sat, 23 Dec 2006 , 10:43
by gdr
shok un po ju uroj tana t'mirat e per shum vjet kshnellat (kush i feston) e vitin e ri! ishalla po e myllim me nji fitore kyt vit, e sa ma shum te tjera vitin tjeter. lavdi VLLAZNIS!

Posted: Sat, 23 Dec 2006 , 15:11
by GoL
minuta 35, 0-0 hala

Posted: Sat, 23 Dec 2006 , 15:22
by GOLDIAN
ju anullu nje gol kastriotit
ehhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh
po na bajne me zemer keta