Page 1 of 1

VLLAZNIA-ELBASANI

Posted: Mon, 25 Sep 2006 , 20:10
by GOLDIAN
pershendetje si e kena synin per kete jave?
mendimi im me stadium plot do fitojme
me stadium bosh do humbim

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 02:21
by Admin
Ndeshja luhet ne oren 15:00 ne Stadiumin Loro Boriçi te Shkodres.
Vllaznia pritet te kete shume te reja ne formacion, ku do ti jepet hapesire te rinjve si Sukaj, Lika, etj. Sidoqofte asgje nuk asht e sigurte, nderkohe qe Bejzade dje asht stervit me ekipin dhe ka mundesi qe te aktivizohet ne ndeshjen e sotme, kurse Klevis Dalipi, dje ka bere stervitje te diferencuar.
Malazesi Igor Radusinoviç eshte demtuar dhe si pasoje nuk do te jete i gatshem per ndeshjen e sotme. Ka nje balotazh ne porte ku akoma nuk eshte e qarte nqs gjermani Phantesiel do te mbroje serish porten shkodrane apo do te jete Grima ai qe do zere vendin e tij.
Vllaznia pritet te filloje ndeshjen me kete formacion:
Phantesiel, Vukçeviç, Teli, Dabulla, Lici, Osja, Lika, Leandro, Sukaj, Miliç, Bejzade.

Ndeshja do te drejtohet nga treshja : Jareci, Zhuli, Molla

Ishalla me kete ndeshje fillon kthesa e Vllaznise.

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 02:30
by GOLDIAN
Une kam nje besim te madh tek sulmi jone ose ma sakte tek bomberi milic i cili pas golit me butrintin ju ka ba me shej skuadrave tjera se sdo ndalet ma.salihi bani dy gola sot por milic dalengadale do filloje tja prese rrugen bomberit shkodran dhe te jeni te sigurte se pas 3 javeve milic do jete kryegolashenues.
sa per ndeshjen besoj se nese nuk marrim tre pike atehere i nderumi president sna duhet gja merkatoja e dimnit as ato super lojtare qe do bish por jepi vedit e lenja skuadren dikujt qe ja din kesaj pune.

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 15:31
by Admin
Pershendetje,

Ka fillu ndeshja Vlaznia- Elbasani e vlefshme per javen e 5 te Superliges.
Ndeshja drejtohet nga treshja : Sokol Jareci, Rezart Zhuli, Arben Molla

Ja formacionet:

Vllaznia: Lutz Pfannenstiel, Nikolla Vukcevic, Rezart Dabulla, Admir Teli, Safet Osja, Edmond Doçi, Suad Lici, Gilman Lika, Xhevair Sukaj, Leandro Gil Miranda Da Silva, Uliks Kotrri.
Tranjer: Ulrich Schulze
Pankina: Armir Grima, Gertian Durishti, Alsid Tafili, Arjon Hoti, Drazen Milic, Skerdi Bejzade, Klodian Semina

Elbasani: Elvis Kotorri, Elvis Sina, Merdian Kasollja, Liridon Leçi, Tefik Osmani, Abdulla Isshaka Salihu, Endri Dalipi, Hetlen Capja, Erjol Merxha, Albert Kaçi, Gentian Stojku
Tranjer: Luan Deliu
Pankina: Parid Berdufi, Elton Ceno, Premton Mujo, Egert Kuçi, Akamba Mengwa, Armando Mehmetaj, Anicet Eyanga



Minuta e 26 ,GOOOOOOOOOOOOOLLLLLLLL
shenon Vllaznia. Pas nje krosimi te Licit, Uliks Kotrri ka shenuar me koke

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 15:45
by Admin
Minuta e 41 rezultati i ndeshjes vazhdon te jete 1 - 0 per Vllaznine.

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 15:54
by Admin
Maraj pjesa e pare me rezultatin 1 - 0 ne favor te Vllaznise.
Goli eshte shenu me kry nga Uliks Kotrri i cili a shfrytezu shume mire nje krosim te Suad Licit.

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 16:01
by GOLDIAN
SA fat i bjen skuadres aj qe ka hap kete temen??!!
zoti paulin ndoja tha se loja asht shume e dobet dhe se vllaznia asht veshtire me ken aty ku e dume na.spo merret vesht gja tash po ishalla po merret njaj trepikesh se boll keq jena

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 16:03
by Admin
GOLDIAN wrote:SA fat i bjen skuadres aj qe ka hap kete temen??!!
zoti paulin ndoja tha se loja asht shume e dobet dhe se vllaznia asht veshtire me ken aty ku e dume na.spo merret vesht gja tash po ishalla po merret njaj trepikesh se boll keq jena
Hhahhahaha naqe , metamam qe i bjen fat :) :lol:
Ke nderin me hap tana ndeshjet e tjera :)

Te vazhdojme tek ndeshja, Kaçit i asht anullu 1 gol, pasi ka ken ne pozicion jasht lojet

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 16:05
by Admin
Ka fillu pjesa e dyte e ndeshjes Vllaznia - Elbasani, rezultati 1 -0 gol i Kotrrit ne min e 26.

Ah se pak harrova,
Sulmi i Vllaznise : Gilman Lika, Xhevahir Sukaj !!

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 16:09
by GOLDIAN
dyshe andrash kena ne sulm.
por po me vjen mire qe e ka lane ate milic ne pankine ma mire me keta dy se te pakten keta losin fort tham une.
na ishte dasht edhe nej gol tjeter mas me e lan ishtu 1-0

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 16:16
by Admin
GOLDIAN wrote:dyshe andrash kena ne sulm.
por po me vjen mire qe e ka lane ate milic ne pankine ma mire me keta dy se te pakten keta losin fort tham une.
na ishte dasht edhe nej gol tjeter mas me e lan ishtu 1-0
Per emrin qe mban Vllaznia, gjynah me lujt ne sulm me 19-vjecar..., por si Likaj e si Sukaj jane lojtare te prespektives edhe lujn mire, e per mendimin tem Shulze ka ba mire qe i ka besu edhe duhet me i besu prep ktyne dy lojtareve.

Minuta e 56 akoma ndeshja eshte ne 1 -0 per Vllaznine.
Capja eshte ndeshku me karton te verdhe.

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 16:31
by Admin
Minuta e 83 - Vllaznia - Elbasani 1 - 0
Ne minuten e 67 del nga loja Xhevahir Sukaj dhe futet Milic.
Goldian hini sulmusi jot i "preferum" :)

Ne minuten e 80 del nga loja Doci , i demtum, dhe futet Tafili.

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 16:53
by Admin
Minuta e 89' ,GOOOOOOOOOOOOOLLLLLLLL
Vllaznia - Elbasani 2 - 0. Goditje denimi nga 16 metra, gjuan Lici dhe shenon :)

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 16:53
by GOLDIAN
ky milic sa here qe futet ne loje ju shtin friken kundershtareve bahh desin te tan.me e dit ju se qa ju ka ba atyne te butrintit.....yyyyy ju ka ba nje gol.
hajde per hajr goli i licit

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 16:57
by GOLDIAN
URIME per fitoren e ishalla spo na priten kamt javen e ardhshme e ishalla na asht shtu oreksi per tre pike tash

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 17:30
by ultras2006
Urime cuna per fitoren, nuk di cte them tjeter vec ti kerkoj falje Zamirit qe nuk mundem te mbanim fjalen per te ardhur ne Shkoder.

Arsyeja e mos ardhjes tone (e tigrave verdheblu) eshte pikerisht koeficienti 2.65 qe kompania BetAndWin i kishte vene skuadres tuaj, dhe nga ana tjeter 2.45 ekipit tone.

Ky koeficient ben muuuuuuuu me teper sesa lopa qe e ka karakteristike te saj.

Edhe njehere ju uroj nga zemra dhe fat ne ndeshjet e ardhshme.

PS.Zamir do kemi raste per tu takuar. Na fal shume.

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 20:05
by GOLDIAN
ultras faleminderit per urimet
edhe ne ju urojme fat ne ndeshjet e ardhshme dhe sa me pare dhe elbasani te krijoje ate skuader qe te kenaqe dhe ju tifozat e zjarrte qe i qendroni gjithmone prane

Posted: Sun, 01 Oct 2006 , 20:33
by redbluboys
e ca me ju than ?

sdi qa me ju than hiq.loje e vakt,ambient i vakt, shyqyr qe fitume. :arrow:





@ ultras2006
pa problem :wink: .gjithesesi ndejem me do miq tifoza te elbasanit te cilet nuk i kisha pare qe nga ndeshja me vardarin.e pime ka nji birre e ndejem pak.gjithesesi kena lan birra prap ne lokal. :wink: :D

JEMI NE JEMI NE KAMPIONET E SHQIPERISE JEMI NE

Posted: Mon, 02 Oct 2006 , 10:21
by klevis5osja
Suksese dhe urime vllaznis.Sa te jen bastet ne mest ska futboll

Posted: Mon, 02 Oct 2006 , 13:27
by vllaznia1919
Me vjen mire qe ma ne fund fitume,por edhe keq per shokt tone tifoza te Elbasanit!