Page 1 of 1

SHQIPERI-RUMANI do luhet ne shkoder?

Posted: Sun, 20 Aug 2006 , 19:57
by GOLDIAN
Keshtu e lexova sot shpresoj te jete e vertete.

Posted: Mon, 21 Aug 2006 , 14:03
by vllaznia1919
Ka munsi te luhet ne Shkoder.Nuk asht e sigurt.Ishalla bahet nji gja e tille.

Posted: Tue, 22 Aug 2006 , 23:55
by redbluboys
mos u rreni nga gazetat :wink:
vetem ka kene qe me i ba presion atyne te "qemal stafes" . :wink:

Posted: Thu, 24 Aug 2006 , 14:35
by vllaznia1919
Llogjika njashtu si thu ti asht por nuk i dihet.Ishalla.

Posted: Fri, 25 Aug 2006 , 01:27
by GOLDIAN
Trajneri baric den mu lujt ne shkoder se ashtu si e filloi brigeli me fitore ne shkoder ashtu ka shprese dhe ky.
po ku ka ma mir se ne shkoder stadiumi plot.
ishalla vendoset ne shkoder

Posted: Fri, 25 Aug 2006 , 15:08
by vllaznia1919
Shqipëri-Rumani, rrezikon të luhet në fushë asnjëanëse

Konflikti midis Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtorisë së stadiumit “Qemal Stafa” mund ti kushtojë shumë shtrenjtë kombëtares kuqezi dhe sportdashësve shqiptarë. Sebepi i konfliktit midis këtyre dy institucioneve është bërë ndeshja Shqipëri-Rumani, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008 që do të luhet më 6 shtator në Shqipëri. Kjo mosmarrëveshje që ekziston midis FSHF-së dhe drejtorisë së stadiumit konsiston në faktin që kjo e fundit kërkon që të përgatisë biletat për takimin Shqipëri-Rumani, përcaktimin e çmimit të tyre si edhe të përfitojë 60% të fitimeve nga shitja e biletave ndërsa vetëm 40% ti kalojnë Federatës.Këtë gjë, drejtuesit e stadiumit “Qemal Stafa” ja kanë paraqitur institucionit të futbollit në një draft-kontratë ditën e mërkurë por që FSHF-ja nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Po në të njëtën ditë Federata, u kundërpërgjigj menjëherë në një konferencë për shtyp duke deklaruar se nuk mund ta pranojnë një marrëveshje të tillë pasi janë ata që e organizojnë ndeshjen dhe jo drejtoria e stadiumit. Drejtuesit e institucionit deklaruan se janë në diskutime për të arritur në një pikë të përbashkët, por mesa duket një gjë e tillë nuk mund të realizohet. Dhe është pikërisht zëdhënësi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Lysien Nurishmi, i cili deklaroi dje se nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda këtyre dy ditëve, atëherë institucioni që drejton futbollin në vendin tonë do ti kërkojë UEFA-s që të vijë në Shqipëri dhe të inspektojë stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Duke qenë se vetëm “Qemal Stafa” është i liçensur nga UEFA për ndeshjet e kombëtares, atëherë përfaqësues të organizmit të futbollit europian do të inspektojnë impiantin e Shkodrës që duhet thënë se nuk është në kushte optimale për të mirëpritur ndeshje të një niveli të tillë pasi ka disa probleme me soletën e tribunës. Nëse “Loro Boriçi” nuk mer OK-in nga UEFA, atëherë kuqezinjtë do të jenë të detyruar ta zhvillojnë ndeshjen kundër Rumanisë jashtë Shqipërisë. Për këtë çështje, zëdhënësi Nurishmi shprehet: “Jemi ende në diskutime me drejtorinë e stadiumit “Qemal Stafa” për të arritur një marrëveshje të përbashkët për ndeshjen Shqipëri-Rumani. Kurrsesi nuk mund të biem dakort me ato që kanë propozuar ata në draft-kontratën që na kanë përcjellë në Federatë. Më përpara përqindja e shpërndarjes së fitimeve të biletave për ndeshjet kombëtare ka qenë 55% për FSHF-në dhe 45% për stadiumin. Do të vazhdojmë diskutimet edhe për dy ditë dhe nëse asgjë nuk arrihet, atëherë do të vemë në dijeni UEFA-n që të vijë dhe të inspektojë stadiumin “Loro Boriçi” që është i vetmi pas “Qemal Stafës” më afër kushteve për zhvillimin normal të një ndeshjeje të një niveli të tillë” përfundoi prononcimin e tij zëdhënësi Nurishmi. Ndërkohë që dje Komiteti Ekzekutiv përsa i përket kësaj çështjeje doli në konkluzionin se: “Bazuar në Ligjin për sportin Nr. 9376, datë 21.04.2005, Neni 30, pika 2 ku shprehimisht thuhet se: E drejta e shfrytëzimit të veprimtarisë së garës, që zhvillohet në mjediset sportive i përket organizatorit të kësaj veprimtarie. Në këtë rast organizatorja e aktivitetit është FSHF-ja. Sipas ligjit meqënëse Federata është organizatorja e aktivitetit asaj i lind e drejta që të jetë prodhuesja e biletave duke qenë se aktiviteti është një produkt i prodhuar prej FSHF-së dhe si e tillë të drejten për të vendosur çmimin e këtij produkti e ka vetëm institucioni ynë. Në lidhje me shpërndarjen e të ardhurave KE-ja e FSHF-së nuk është dakord me përqindjen 60% me 40% në favor të Sh.a. Qendrave Sportive. KE propozon që shpërndarja e të ardhurave nga shitja e biletave të jetë 45% me 55% në favor te FSHF-së për ndeshjen Shqipëri – Rumani që do të luhet më datë 06.09.2006. Nëse pikat e kontratës të cilat KE-ja i konteston nuk do të pranohen nga Sh.a. Qendrave Sportive që është stadiumi “Qemal Stafa” ne me keqardhje ju njoftojme se FSHF-ja nuk do ta nënshkruajë këtë draft-kontratë të parqitur nga ju. Vonesat e shkaktuar nga ana juaj duke paraqitur kushte dhe kerkesa të pa arsyeshme dhe të pa bazuara në Ligj po shkaktojnë pengesa në organizimin e kësaj ndeshjeje ndërkombëtare” përfundoi konkluzioni i KE-së.

Posted: Fri, 25 Aug 2006 , 21:49
by GOLDIAN
Kja asht e forte mu lujt ndeshja ne fushe asnjeanse
hajde federate hajde
hajde shtet hajde
as ne afrike sndodhe keshtu si te ne.
mas mu marr vesht njeni me tjetrin hall i madh asht.
na e dona nej denim prej fifas atehere me pa andrra me europiane e botnore per nate.