Kavaja: U shitëm!
Posted: Sun, 26 Mar 2006 , 08:24
Atmosfera
Pragndeshja Besa Elbasani ka qene teper normale. Kjo eshte dukur me masat shume te mira per sistemimin e tifozerive ne tribuna te vecanta, ndersa secila pale ka mbeshtetur me korrektese skuadren e vet. Keshtu, “klima” e fillimit nuk krijonte asnje shqetesim per te parashikuar trazirat e metejshme. Ndeshja ka nisur me studimin e ndersjellte qe formacionet i kane bere njera tjetres, cka ka vazhduar disa minuta. Por kavajasit fillojne te marrin inciativen dhe disa here Bubeqi e vecanerisht Abdulla e Fortunat paraqesin shqetesime ne zonen e rreptesise se elbasanasve
Avantazhi
Edhe goli i avantazhit eshte “prodhim” i kesaj loje. Menjehere pas dizavantazhit miqte kane kundervepruar. Kane kerkuar te barazojne shpejt dhe ia kane arritur, ndonese pa “tundje” te rrjetes. Gjithsesi, ne pushim shkohet me “paqen” e shifrave 1 1. Sapo nis pjesa e dyte, epersia kalon per elbasanasit ne te gjitha aspektet. Ballanaca e plote e veprimeve sulmuese e mbrojtese per te dyja ekipet, e pasqyruar ne 45 minutat e para, duket krejt e harruar perballe ambicies se Elbaanit. Verdheblute bejne cmos per te siguruar avantazhin, duke qene me te sigurt deri ne ato momente, kur gjejne edhe golin me ane te nje veprimi te zgjuar te Arlind Nores, por qe eshte ndihmuar edhe nga pasiviteti i mbrojtjes kavajase. Pas pesimit te golit te dyte, mbrojtesi kamerunas Bikolula Manuel Nana i ka kerkuar trajnerit qe te lere fushen e te zevendesohet.
Nderprerja
Irritimin ndaj gjyqtareve, te shkaktuar nga goli i barazimit, pas golit te dyte tifozeria e drejton te skuadra e saj, fillimisht me heqjen e parrullave te vendosura ne tribunen karshi, me pas edhe me hedhjen e sendeve ne drejtim te asistenit D.Koreshi. Ne momentin qe dy futbolliste dalin ne nxemje e loja ishte ne vazhdim, pas nje faulli te dhene kunder Beses ne mesin e fushes, prane vijes anesore, tifozet kane nisur te hedhin sende te forta ne drejtim te asistentit Devis Koreshi. Ai ka ngritur flamurin per te nderprere lojen dhe ka kerkuar ndihmen e kryesorit Guce. Irritimi i tifozerise ka ardhur duke u shtuar.
Negociatat
Nga ky moment, Guce e ka nderprere lojen dhe ka nisuar konsultimin me vezhguesin e FSHF se, Plarent Kotherja, e me te deleguarin e saj, Skender Sinani. Kerkohet dhe ndihma e kapiteneve dhe zyrtareve te klubeve. Eshte tentuar rifillimi i lojes, duke e nisur ate me top te diskutueshem, por nuk eshte mundesuar dot shkuarja e asistentit Koreshi ne vendin e tij, te vija anesore. U tentua edhe “kompromisi”, qe asistentet te nderronin pozicionet e tyre, por dhe kjo perpjekje ka deshtuar, pasi sendet e forta perseri hidheshin nga tribuna karshi. Ne te vertete, ne keto momente zemerimi i tifozerise kishte te bente me paraqitjen e pakenaqshme te skuadres se tyre. Ne keto rrethana, policia nuk ka marre persiper sigurimin e metejshem te zhvillimit te ndeshjes ne kushte normale.
Tifozet
Nuk kishte ndodhur kurre me pare te kishte nje kontestim kaq te ashper ndaj nje humbjeje, qe Besa e kishte provuar edhe me pare. Por, tifozeria, qe ka ndjekur gjate javes me shume interes nepermjet komenteve e intervistave te drejtuesve te ekipit dhe futbollisteve, se do te luftohet denjesisht per fitoren, per te cilen ishte caktuar nje premio prej 1000 eurosh apo dollaresh, ne realitet ka pare te kunderten. Fillimisht kane fershellyer vendimet e asistentit Devis Koreshi, pastaj, pas golit te dyte qe pesoi Besa, kane hequr te gjitha parullat inkurajuese me ngjyren verdhezi. Ne kor tifozeria ka therritur shpesh “Besa ik! Besa ik!”, “E ke shit! E ke shit!”. Te gjitha tentativat per ta qetesuar kane qene pa rezultat. Te vetmit futbolliste qe kane marre kontakte me tifozet ne keto momente, ishin Fortunat dhe Bikoula Nana. Ky i dyti, i zevendesuar me kerkesen e tij vetem pak caste para nderprerjes se ndeshjes, i veshur me rroba josportive, eshte duartrokitur e peshendetuar gjate nga tifozeria, pasi kerkoi me insistim nderrimin, sapo Besa pesoi golin e dyte. Mes perpjekjeve per te rifilluar lojen dhe kontestimit te vazhdueshem te tifozerise, eshte pritur vetem fershellima perfundimtare per mbylljen e ndeshjes. Nje pjese e tifozeve, tejet e indinjuar, eshte larguar, por mjaft te tjere kane kaluar ne pjese e perparme te stadiumit dhe me teper korrektese, kane shprehur zemerimin e tyre ndaj skuadres, duke leshuar thirrje, si “Hallall, Elbasani!”, “Besa ik!”, “E ke shit, E ke shit”, “Dede, Dede ti je bota”, “Bejzade, je yll”, madje e kane percjelle me duartrokitje skuadren elbasanase...
Policia
E ka mbikeqyrur me se miri situaten ne fushe, ndersa kane krijuar pengesen qe vala e zemerimit te tifozerise te shperngulej ne fushen e lojes. Ne fushe e mjediset rreth saj, me perjashtim te futbollisteve, nuk eshte lejuar te futet asnje person qe nuk kishte lidhje me mbarevajtjen e ndeshjes, me perjashtim te vezhguesit dhe te deleguarit te FSHF se, e, ne momentet qe jane kerkuar prej ketyre te fundit, edhe dy sekretaret e klubeve. Perballe irritimit te tifozerise, qe nuk pushonte se hedhuri objekte, per te evituar situata me te rendura, policia nuk ka marre persiper qe te siguronte zhvillimin normal te ndeshjes. Nga ana tjeter, ajo ka siguruar largimin normal te futbollisteve dhe stafeve te tyre.
Presidentet
Ashtu sic ka ndodhur edhe ne ndeshjet e tjera, ne pushimin mes dy pjeseve, presidentet dhe stafet qe i shoqerojne kane qene se bashku ne nje koktej, qe organizon klubi prites, ku ka mare pjese dhe prefektja e Elbasanit, Mimoza Hasekiu. Pak caste pasi ka filluar pjesa e dyte, eshte dukur disi e habitshme mungesa e presidenteve Bizhdili dhe Laze ne tribunen VIP.
Vezhguesi dhe i deleguari
Per pozicionin qe mbajne, atyre nuk u lejohet prononcimi per mediat. Por veprimet e tyre kane qene konform rregullores, duke bere te gjitha perpjekjet per rifillimin e ndeshjes. Kane pritur me durim te madh qe situata te qetesohej. Por kjo ka qene e pamundur. Ndersa, pas nje pritjeje per me teper se 40 minuta, kur ka dale edhe urdhri nga policia vendore qe nuk merrte persiper zhvillimin normal te ndeshjes.