Page 1 of 1
Java e 25 : Vllaznia - Dinamo
Posted: Sat, 04 Mar 2006 , 04:47
by Admin
Nuk pritet të ketë asnjë ndryshim në formacionin shkodran krahasuar me ndeshjen e një javë me parë ndaj Elbasanit, edhe për takimin e sotëm kundër Dinamos. Trajneri Dedja duket se do t’i besojë sërish të njëjtëve lojtarë me një përjashtim të vetëm. Doçi vuan nga një dëmtim i pësuar në sfidën me portokallinjtë dhe për rrjedhojë nuk do jetë në gjendje të luajë në takimin e sotëm ashtu si dhe Teli. Në vend të Doçit pritet të aktivizohet Ahi, lojtar ky që gëzon një formë të mirë sportive dhe stafi drejtues ka vendosur t’i besojë atij një vend titullari. Të tjerët do jenë po ato që kanë luajtur edhe në ndeshjet e tjera me Ndojën, Hasanin, Radusinoviç, Lici, Hoti, Lika, Belisha, Leandro, Bokatola dhe Sinani. Siç shikohet me shumë mundësi malazezi Drobnjak sërish nuk do jetë në fushë që nga minuta e parë por gjithsesi kësaj rrradhe do të jetë në stolin e rezervave.
Posted: Sat, 04 Mar 2006 , 11:46
by vllaznia1919
Hajt ishalla me nji fitore sot!
Posted: Sat, 04 Mar 2006 , 13:35
by Admin
vllaznia1919 wrote:Hajt ishalla me nji fitore sot!
Te lumt goja
, ndeshjet sot luhen ne ora 14°° .
Ekipi duket optimist dhe i vendosun per me marre 3 piket , te shohim se ca do te ndodh , sepse Dinamoja kohet e fundit esht paraqit mire ne shkoder dhe ka arrit me marr pike .....
Posted: Sat, 04 Mar 2006 , 18:17
by Admin
Pershendetje !!!
Sot Vllaznia ka humbur kunder Dinamos me rezultatin 2 - 0 .
Ndeshja e cila u zhvillua ne Shkoder u prit me interes nga tifozet dhe opinioni publik .
Golat per skuadren e Dianamos jane shenuar te dy nga Gudjabi ne minuten e 8-të si edhe te 68-të . Vllaznia ka humbur nje penallti ne minuten '78 .
Ndersa rezultatet e tjera jane :
Partizani - Elbasani 2 - 0
Besa - Skenderbeu 2 - 0
Shkumbini - Teuta (0 - 1) Eshte nderpere ndeshja
Tirana - Lushnja 1 - 0 (dje)
Posted: Sat, 04 Mar 2006 , 20:11
by kiras
lame nam burrash.
Posted: Sun, 05 Mar 2006 , 13:22
by vllaznia1919
Nam the!!!!!!Jena ba turpi i bots naqe!
Posted: Sun, 05 Mar 2006 , 14:38
by Admin
vllaznia1919 wrote:Nam the!!!!!!Jena ba turpi i bots naqe!
Lene mas e pyt
, presidentat tone te dashtun dalin e bajne deklarata boshe , ja do fitojme e ja sdo fitojme !!!
Deklaratat nuk bahen kot , duhen fakte .... , tan kja Vllazni vetem me 2 mbrojtes , ku ka ba vaki ndojhere ?!!!
Ishalla bajn ndoj gja per njat kupe edhe se shum shume e veshtire kja gja