Page 1 of 1

SKI

Posted: Sun, 12 Feb 2006 , 19:04
by vllaznia1919
Flasin protagonistë kuqezinj të Torinos

Erjon Tola: Jam i përqendruar vetëm te garat
Sapo ishte kthyer nga stërvitja dhe ishte tepër entuziast. Mbrëmë Erjoni ka lënë fshatin olimpik për t'iu bashkar familjes këtë fundjavë. "Sot bëra stërvitje me skiatorin italian Xhorxho Roka, pasi e kishim të dy në të njëjtin orar stërvitjen. Gjatë gjithë kohës jam shumë i përqendruar te stërvitja, pasi dua të përfaqësohem denjësisht në këtë olimpiadë. Gara ime e preferuar është sllallomi gjigant, por mendoj se në këto lojëra kam më shumë shanse në garën e supergjigantit, pasi është një garë që ka vetëm një mansh kualifikues, ndryshe nga gara e sllallomit special dhe e sllallomit gjigant. Por sot në stërvitje, në fakt e pata pak të vështirë, pasi pistat janë bërë të gjitha akull dhe kjo sjell probleme me skitë. Ky normalisht është një problem jo vetëm për mua, por për të gjithë skiatorët.
Hysen Domi: Të gjithë na përgëzojnë
Presidenti i KOKSH-it, Hysen Domi, është në familjen olimpike. Kështu e quan ai hotelin ku janë akomoduar përfaqësuesit e komiteteve olimpike kombëtare të të gjithë botës. Prania për herë të parë e Shqipërisë në Lojërat Dimërore sigurisht që ka rënë në sy edhe të kolegëve olimpikë. "Në takimet e shumta që zhvillojmë në hollin e hotelit të familjes olimpike marrim shumë përgëzime për përfaqësimin për herë të parë të Shqipërisë në këto lojëra. Shumë prej përfaqësuesve janë të informuar rreth këtij fakti dhe na pyesin deri në detaje për përfaqësimin e vendit tonë në këto lojëra. Dua të theksoj se përgëzimet që marrim janë shumë të mëdha edhe në pritjet e shumta që zhvillohen me përfaqësuesit e komiteteve olimpike kombëtare nga e gjithë bota."

Stavri Bello: Shqiptarët na përkrahin
Nuk kishte se të ndodhte ndryshe. Shumë shqiptarë kanë rrethuar ekipin olimpik shqiptarë në përfaqësimin e vendit të tyre në Lojërat Dimërore të Torinos. Për sekretarin e KOKSH-it, Stavri Bello, kjo sigurisht është pjesë e emocioneve që provon në një përfaqësim ndërkombëtar. Bello ka qenë edhe pjesë e delegacionit shqiptar në ceremoninë e hapjes së lojërave dimëror. "Unë pata shansin të parakaloja bashkë me ekipin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore. Ishte një emocion i veçantë për mua, aq më tepër kur shikoja se sa i lumtur ishte dhe Erjoni, i cili sa nuk fluturonte nga gëzimi. Për të ndarë këtë gëzim, natyrisht, të pranishëm ishin dhe familjarët e Erjonit, të cilët e shoqërojnë në çdo moment si dhe shumë shqiptarë të tjerë, që janë pjesë e organizimit të këtyre lojërave,"- thotë Bello.

Vullnetarët, tre me gjak shqiptar
Mes 20 mijë vullnetarëve që do të ndihmojnë në mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike Dimërore "Torino 2006" janë edhe 3 shqiptarë. Ata janë tre studentë që kanë fituar të drejtën të jenë pjesë e lojërave olimpike dimërore të Torinos. Tre vullnetarët i qëndrojnë pranë ekipit tonë olimpik dhe sidomos përfaqësuesit të vetëm të saj në gara, skiatorit Erjon Tola.

Shqiptarët, të gjithë bashkë në garat e Erjonit
Familjarët e Erjonit, të ndihmuar nga shoqëria shqiptare "Vatra" në Torino dhe përfaqësuesit e KOKSH-it, do të zhvillojnë një takim për të bërë të mundur që në garën e parë të Erjon Tolës, që do të zhvillohet më 18 shkurt, të jenë sa më shumë shqiptarë. "Këtë takim e zhvillojmë për t'i dhënë zemër dhe përkrahje Erjonit, që ai të mos ndihet vetëm në konkurrimin e tij të parë në një eveniment kaq të rëndësishëm, siç janë lojërat olimpike. Do ta zhvillojmë këtë takim për të gjetur mundësinë e sigurimit të sa më shumë biletave për shqiptarët që jetojnë në Torino. Prania e të gjithëve aty do ta motivojë akoma më shumë Erjonin,"- thotë sekretari i KOKSH-it, Stavri Bello.

Posted: Sun, 11 Jan 2009 , 11:57
by Miri
Nis kampionati kombëtar i skive

Image

Ka nisur dje në Dardhë të Korçës Kampinati kombëtar i skive. Rreshjet e dëborës që kanë rënë në këtë rreth kanë favorizuar pistën e rrëshqitjes, teksa kampionati organizohet për të dytin vit rradhazi. Organiztarorë të tij ka qenë Shoqata e skiatorëve korçarë, me kontributin e të cilëve është ndërtuar dhe pista e re e skive në Dardhë.

Në kampionatin e sivjetëm marrin pjesë rreth 50 skiatorë nga 11 ekipe të vendit, ndër të cilët 18 janë vajza. Garat filluan me sllallomin gjigand, në një gjatësi 200 metra të pistës, ku u dalluan të rinjtë 12-17 vjeç, si për vajza, edhe për djem. Ashtu si vitin e kaluar, vendin e parë për të rritura e zuri korçarja e njohur në këtë sport, Marina Tasho, ndërsa për meshkuj Erzen Haxhiu, nga Shishtaveci.