Page 1 of 1
Posted: Fri, 10 Dec 2004 , 16:08
by Kuq3Blu
Këngëtari italian ka pasur në të shkuarën një skuadër motorësh në klasin 125cc 10-12-2004
Vasko Rosi: Endërroj një skuadër me Valentinon
Një skuderi në Moto Gp me Valentino Rosin. Kjo është ëndrra e Vasko Rosit, i cili në të shkuarën ka qenë pronari i një skuderie në klasin 125cc. "Të punoj me Valentinon? Ah sikur të ndodhë kështu..." - ka thënë këngëtari italian në "MotorShow"-n e Bolonjës. "Shpejtësia më emocionon shumë. Unë jam gjithmonë i pranishëm kur ai piloton. Jam me mendje aty. Mendoj se me të kam një lidhje të veçantë. Nga të gjithë pilotët e botës, ai ka një karakter pak a shumë si i imi." VR, kjo në Itali është një sigël që nënkupton 2 persona të ndryshëm, një pilot motorësh dhe një këngëtar. Janë 2 persona, të cilët gjithmonë duan të jenë në krye të renditjeve. Pas Valentino Rosit, në "MotorShow"-n e Bolonjës ka ardhur radha e Vaskos, i cili kohët e fundit ka nxjerrë dhe albumin e ri të titulluar "Një sens". Marrëdhëniet e Vaskos me motorët kanë qenë gjithmonë shumë të mira. "Ka shumë gjëra që më emocionojnë. Mua më emocionon muzika, pa dyshim, sytë e femrave dhe shpejtësia." Këtë pasion unë e kam treguar edhe në të shkuarën, ku kam sponsorizuar një skuderi në kategorinë 125cc." Për të ardhmen, ëndrra e tij është Moto Gp dhe, në mënyrë të veçantë, Valentino Rosi. "Ndoshta një skuadër me të në klasin Moto Gp... Por unë jam gjithmonë me të kur ai piloton, jam me mendje atje, - ka vazhduar Vasko Rosi. - Valentino padyshim që është më i mirë nga të gjithë dhe marrëdhëniet e mia me të janë disi të veçanta."
Posted: Wed, 13 Apr 2005 , 16:53
by piero
Megjithëse është në dyshim për garën e ardhshme të Portugalisë, spanjolli nuk ka ndër mend të dorëzohet
Xhibernau nuk tërhiqet nga "lufta"
Tashmë fati i tyre nuk kryqëzohet më. Valentino Rosi ndodhet në pistë, ndërsa Sete Xhibernau në klinikat mjekësore. Piloti spnajoll, pasi ka përfunduar ceremonitë e hidhura në Jerez, ka shkuar dje në Barcelonë, ku është takuar me një mjek të besuar. Atje ai ka kontrolluar dëmtimin që ka pasur pas prekjes së levës së frenave të motorit të Valentinos, gjatë kontaktit. Eshtë e vështirë që gjykosh për këtë gjë dhe të kuptosh se sa të vërteta ka në këtë histori dhe sa është pjesa e ekzagjeruar. Skuadra e Gresinit ka nxjerrë një komunikatë për shtyp, e cila duket sikur është alarmante: "Sete Xhibernau ka pësuar një dëmtim relativisht të rëndë në shpatullën e majtë. Dëmtimi ka qenë i fortë dhe i ka prekur muskujt e shpinës, në vendin ku lëviz shpatulla." I alarmuar ka qenë dhe vetë piloti spanjoll: "Më dhemb shumë pjesa e pasme e shpatullës. Gjendja është disi më e rënduar sesa dukej në fillim, megjithatë, në këto pak ditë që më kanë mbetur, do të mundohem që të rikuperohem." Më pas, ai është rikthyer te momenti i incidentit. "Nuk i kam parë ato imazhe në televizor dhe as nuk dua t'i shoh." Me gjithë dëmtimin që ka, Sete Xhibernau duket se nuk ka aspak ndër mend të heqë dorë nga gara e së dielës së ardhshme në Portugali. Të lësh këtë sfidë në mes për një problem relativisht të vogël, duket se nuk është aspak pjesë e karakterit të këtyre dy pilotëve. Rivaliteti mes tyre ka qenë vërtet shumë i madh në këto dy vitet e fundit. Shpeshherë kemi parë shtyrje, bërryla apo edhe gjëra më të rënda. Në garën e Francës, në vitin 2003, që të dy kishin motorë Honda dhe zhvilluan një duel të mrekullueshëm. Rosi dominon garën deri në momentin kur ajo u ndalua për shkak të shiut. Në atë sezon, procedura e garës ndalonte gjithçka. Pra u zhvilluan 13 xhiro për atë garë. Xhibernau ishte përpara dhe Valentino kërkonte të bënte të pamundurën, ashtu si të dielën e shkuar. U fut mjaft ngushtë në një kthesë dhe bëri të pamundurën në pjesën e drejtë. Sete ndjek trajektoren e tij dhe fiton garën me pak të mijëtat. Pothuajse e njëjta skenë u zhvillua edhe në garën e radhës, në atë të Gjermanisë. Rosi arrin të parakalojë rivalin e tij në pikën më spektakolare të pistës, pikërisht aty ku ishin tifozët e tij. U duk sikur priste vetëm shampanjën e festës së fitores. Por kishte mbetur dhe kthesa e fundit. Arrin të mbrohet shumë mirë nga një sulm i mundshëm. Pasi u fut shumë ngushtë, u detyrua të hapej në pjesën e daljes nga kthesa, duke i lënë trajektoren më të mirë spanjollit. Një humbje e pakapërdishme. Në fund të sezonit, ai e deklaroi se gara e Sasheringut ishte më e vështira. Por hakmarrja duket se ka një shije më të mirë. Në Brno, Valentino zhvillon një garë të mrekullueshme dhe nuk bën asnjë gabim. Sërish arrin të bëjë një parakalim spektakolar përpara tribunës kryesore. Në vitin 2004, gjërat ndryshojnë disi, pasi Valentino Rosi kalon te skuderia Yamaha. Në Muxhelo dhe Barcelonë, Xhibernau duket qartë që ka një avantazh teknik. Gjithsesi, Valentino arrin të gjejë klasin dhe forcën e tij për ta rikuperuar disavantazhin. Shpeshherë ai arrin ta parakalojë spanjollin, duke e lënë në disa raste edhe gojëhapur. Xhibernau mundohet edhe në Holandë, por ishte e kotë. U mundua të bënte një parakalim të pamundur dhe parafangoja e tij takohet me rrotën e pasme të Valentinos. Kjo prekje e ngadalëson disi atë. "Kisha një problem të vogël në frenim," - tha në atë kohë Valentino. - Nëse është kështu, e fal," - i është përgjigjur Xhibernau. Vazhdohet me këto ritme deri në përballjen në Katar. Mund të kujtojmë këtu se Rosi dhe mekanikët e tij u akuzuan për një hile. Ata përpara garës kishin shkuar në vendin e nisjes së Rosit dhe kishin xhiruar gomat e një skuderie, për ta gomuar sa më shumë pistën në atë pjesë. Sipas komisarëve, kjo gjë e favorizonte "Doktorin". Filluan polemika të shumta, por që përfunduan vetëm pas dy javësh, kur u zhvillua gara e radhës në Malajzi. Këtë herë është Valentino ai që hakmerret dhe rikthen buzëqeshjen te tifozët dhe pjesëtarët e skuadrës së tij. Rivalët e tij mbajnë një qëndrim serioz dhe nuk bëjnë asnjë deklaratë. Gjithçka u pa qartë në pistë.
Posted: Wed, 13 Apr 2005 , 16:54
by piero
Shtypi spanjoll "ndëshkon" Valentino Rosin
Një hapësirë shumë të madhe i ka dhënë shtypi spanjoll duelit mes Valentino Rosit dhe Sete Xhibernaut. Në faqet sportive të gazetave, vetëm ndeshja Real Madrid?Barcelona ka më shumë hapësirë sesa motoçiklizmi. Gazeta "El Mundo" ka rezervuar 2 faqe kryesore për Moto GP?në, me 2 tituj: "Loja e pistë e Rosit" dhe "Sete, shembulli i edukatës". Gazeta "El Mundo Deportive" e ka ekzagjeruar disi: "Ka filluar lufta". Në këtë artikull shkruhet më pas edhe për mërzitjen e tifozëve spanjollë për atë gjest të Valentinos. "Valentino largohet nga Jerezi si asnjëherë më parë. Publiku e ka shoqëruar me vërshëllima, pas shumë kohësh që e duartrokiste dhe i këndonte." E përditshmja "Marca" ka publikuar 12 foto, ku tregohej momenti i incidentit dhe si titull mbante: "Rosi ka fituar me bërryla." Edhe "AS"?i ka analizuar atë moment të garës së Jerezit. "Rosi mund Seten me një fund gare polemizuese." Manovra e pilotit pesarez konsiderohet "e diskutueshme". Gazeta "Sport" ka shkruar: "Fillim i nxehtë. Një garë e ekuilibruar, një manovër në limit dhe polemikat vazhdojnë jashtë piste
Re: Moto GP
Posted: Mon, 04 May 2009 , 21:27
by Skodrinon
Rosi, fitore dhe ‘show’ në cirkuitin e Jerezit
Piloti i Yamaha-s regjistron fitoren e parë për këtë sezon
Radha e mbërritjes
P I L O T I KOHA
1. V.ROSI 45’18”557
2. D.PEDROZA + 02”700
3. K.STONER + 10”507
4. R.DE PUNIET + 31”893
5. M.MELANDRI + 33”128
6. L.KAPIROSI + 34”128
7. K.EDUARDS + 34”421
8. A.DOVICIOZO + 34”625
9. T.ELIAS + 42”689
10. K.VERMULEN + 45”183
11. S.GIBERNAU + 48”192
12. J.TAKAHASHI + 51”875
Pilotët
P I L O T I PIKËT
1. ROSI 65
2. STONER 54
3. PEDROZA 41
4. LORENCO 41
5. DOVICIOZO 30
6. EDUARDS 26
7. DE PUNIET 24
8. MELANDRI 23
9. VERMULEN 21
10. KAPIROSI 19
11. KALIO 16
12. DE ANXHELIS 15
Skuderitë
S K U D E R I A KOHA
1. YAMAHA 70
2. DUKATI 54
3. HONDA 47
4. SUZUKI 28
5. KAVASAKI 23
Re: Moto GP
Posted: Mon, 18 May 2009 , 19:41
by Skodrinon
Lorenco, sukses dehës në pistën e Le Manshit
Spanjolli i Yamahas triumfon, Rosi bie në fillim të garës
RADHA E MBËRRITJES
P I L O T I KOHA
1. LORENCO 47’52”678
2. MELANDRI +17.710
3. PEDROZA +19.893
4. DOVICIOZO +20.455
5. STONER +30.539
6. VERMULEN +37.462
7. EDUARDS +40.191
8. KAPIROSI +45.421
9. TOSLEND +50.307
10. ELIAS +53.218
11. DE ANXHELIS +53.550
12. HEIDEN +56.647
13. TAKAHASHI +56.688
14. DE PUNIET +01:11.299
15. KANEPA +01:15.385
16. ROSI +2 xhiro
Klaifikimi
PILOTËT
1. LORENCO 66
2. STONER 65
3. ROSI 65
4. PEDROZA 57
5. DOVICIOZO 43
6. MELANDRI 43
7. EDUARDS 35
8. VERMULEN 31
9. KAPIROSI 27
10. DE PUNIET 26
11. ELIAS 21
12. DE ANXHELIS 20
13. TOSLEND 17
14. KALIO 16
15. HEIDEN 9
16. TAKAHASHI 8
17. GIBERNAU 8
18. KANEPA 3
KONSTRUKTORËT
1. YAMAHA 95
2. DUKATI 65
3. HONDA 63
4. KAVASAKI 43
5. SUZUKI 38
Re: Moto GP
Posted: Sun, 14 Jun 2009 , 14:49
by vllaznia1919
Puupupupupuppupuuu qfare garet sot.Rossi asht i madh shum.Ishalla keni pase shansin me e pa sot kyt gare.
Re: Moto GP
Posted: Sun, 14 Jun 2009 , 19:53
by Skodrinon
per fat t'keq nuk e pashe direkt. pu çfar parakalmit i kishte ba ne kthese te fundit Rossi Lorencos