Page 1 of 56
Liga e Kampioneve
Posted: Thu, 09 Dec 2004 , 19:31
by GoL
Presidenti i Realit të Madridit parapëlqen përballjen me kuqezinjtë më 25 maj dhe mohon bisedimet për Totin 09-12-2004
Perez: Në finale ëndërroj Milan-Real
Mbreti "Mida" udhëton shumë e flet pak. Ka syze dhe kostumin ngjyrë blu të inxhinier Florentino Perezit, 57 vjeç, dy herë president. Në fillim drejton një shoqëri ndërtimi spanjolle, "Acs", dhe më pas ka rolin e drejtuesit kryesor të Realit të Madridit, klubi i parë në botë, ku ortakët e rizgjodhën 5 muaj më parë me 94.25% të votave. Javën e shkuar ishte në Romë për të paraqitur së bashku me kryebashkiakun e Madridit, kandidaturën e Spanjës për Olimpiadën e 2012-s. Pastaj ka qenë në Venecia për një pushim të shkurtër me të shoqen, Pitinën. Dhe mbrëmë ka qenë sërish në Romë për të ndjekur Realin e tij kundër skuadrës verdhekuqe të Del Nerit. Dhe në këtë pikë, Florentinoja, siç e thërrasin të gjithë, sepse Perezi është një mbiemër në "inflacion" në Spanjë, fillon të rrëfejë një ëndërr sekrete, që tregohet në intervistat e tij të rralla: Të sfidojë Milanin në finalen e vërtetë, atë të Stambollit më 25 maj 2005. - Arrigo Saki, në një intervistë, ka thënë se Reali ka lojtarët më të mirë, por jo skuadrën më të mirë. - I respektoj mendimet e të gjithëve, por unë jam ende i bindur se kam lojtarët dhe skuadrën më të mirë. - Megjithatë, Reali i Madridit mbetet një skuadër shumë e zhbilancuar. Mos ishte më mirë të mbanit Kambiason që tek Interi është mes më të mirëve? - Kambiaso është një lojtar i madh dhe nuk më shtang që po luan mirë tek Interi. Por te ne nuk do të ishte titullar, ndaj dhe e shitëm, sepse nuk kemi një pikëpamje tradicionale në futboll. Nuk kënaqemi duke fituar, duam gjithnjë të japim spektakël. - Pasi keni marrë Zidanen, Ronaldon e Samuelin, kë doni të "rrëmbeni" sërish nga kampionati italian? - Unë nuk marr lojtarë, sepse respektoj dëshirën e kolegëve të mi, siç bëra edhe kur mora Samuelin. - Nuk jeni përpjekur të blini edhe Totin? - Kur biseduam për Samuelin, kërkuam nëse Roma ishte e gatshme të shiste edhe lojtarë të tjerë. Na thanë që do të largohej Emersoni, por që ishte prenotuar nga Juventusi. Asnjë nuk na tha se Toti ishte në shitje dhe ne nuk bëmë asgjë për ta marrë nga Roma. E vetmja gjë që mund të them, është se Toti është lojtari i parë që do t'i merrja Romës, sepse është më i miri nga të gjithë. Për mua, në fillim vjen ai, pastaj Kasanoja. - Me Galianin ka pasur raste që keni folur për Shevën. - Po, sepse jemi shumë miq dhe se Shevçenkoja më ka pëlqyer gjithnjë. Është fituesi i denjë i "Topit të artë". - Po Interit, a do t'ia kërkonit Adrianon? - Disa javë më parë më pyetën se cili më pëlqente nga Interi dhe unë u përgjigja tekstualisht, "qendërsulmuesi", pa cituar asnjë emër. Nga ai moment lexova që pëlqeja Adrianon, por ka një ndryshim. Mes Adrianos e Ronaldos, unë parapëlqej Ronaldon, që është ende qendërsulmuesi më i mirë në botë. - Meqë jemi te sulmuesit, ju e shitët Portijon te Fiorentina, megjithëse nuk luan shumë. - Më vjen shumë keq. Portijoja është një golashënues i lindur. Nëse do të luante titullar, do të luftonte për të fituar renditjen e golashënuesve. Jemi aq të bindur për cilësitë e tij, sa në fund të vitit do të kthehet në Madrid. - Për ta mbyllur, kundër kujt kundërshtari ju pëlqen të luani në finale? - Kundër Milanit, sepse është skuadra që në Itali luan një futboll të njëjtë me tonin. Ka kampionë si Shevçenkoja, Kaka, Pirlo e Sedorf. Është mëkat i vërtetë që një si ai nuk e ka fituar asnjëherë "Topin e artë". Pastaj, historikisht Milani është një ekip i pranishëm gjithnjë në Evropë, që jo rastësisht ka fituar më shumë kupa pas Realit, ndaj do të ishte një finale tërheqëse.
Posted: Fri, 10 Dec 2004 , 14:49
by vllaznia1919
Bastexhinjtë: Çelsi, Barça dhe Milani favoritë
Shorti i fazës së dytë të Ligës së Kampioneve do të hidhet më 17 dhjetor në Zvicër, një short që pritet me interes nga opinioni sportiv në të gjithë Evropën. Mund të ketë sfida të tilla si Real Madrid-Çelsi, Barcelona-Arsenal, Mançester Junajtid-Milan, apo Inter-Liverpul, ndeshje të mëdha të cilat i favorizon rregullorja e UEFA-s. Kjo, sepse skuadrat e të njëjtit vend nuk mund të ndeshen me njëra-tjetrën dhe dy skuadra që kanë qenë në të njëjtin grup, nuk mund të përballen sërish. Kështu, mundësia që këto superskuadra të përballen me njëra-tjetrën në këtë fazë të Ligës së Kampioneve, është mjaft e lartë. Të turin e dytë do të ketë tri skuadra spanjolle, tri italiane, tri gjermane, katër angleze dhe dy franceze, për këtë llogaritë duket se do të bëhen në letër dhe jo me gogla. 16 skuadrat e fundit, të kualifikuara, u vendosën të mërkurën dhe ishin: nëntë herë fituesi i kësaj veprimtarie, Reali i Madridit, finalistja e sezonit të kaluar, Monako, katër herë fituesi, Liverpuli, dhe finalisti i vitit 2002, Bajer Leverkuseni. Këto skuadra iu bashkuan Çelsit, Arsenalit, Milanit, Interit, Juventusit dhe Lionit, që e kishin siguruar vendin e parë në grup dhe skuadra të renditura të dyta në grupet respektive Porto, PSV Eindhoven, Barcelona, Verder Bremen, Bajern Mynih dhe Mançester Junajted. Nga 16 skuadrat e kualifikuara, dhjetë prej tyre e kanë fituar më parë Ligën e Kampioneve dhe së bashku e kanë fituar 34 herë këtë veprimtari. Të tjerat si Arsenali, Çelsi dhe Verder Bremen kanë fituar Kupën e Kupave, Leverkuseni ka fituar Kupën UEFA. Ndërsa Monako ka arritur në finalen e edicionit të kaluar. Ndërkohë, bastexhinjtë britanikë, edhe pas humbjes 2-1 në Porto, vazhdojnë ta konsiderojnë Çelsin e Mourinjos si pretendente për fitimin e kësaj veprimtarie. Dy skuadrat e kuotuara pas londinezëve janë Barcelona dhe Milani. Skuadra më me pak mundësi për të fituar Ligën e Kampioneve të këtij edicioni, sipas "bookmakersave", është Portoja. Janë të paktë ata që mendojnë se portugezët mund të fitojnë sërish, duke u bërë skuadra e parë që fiton dy vjet radhazi Ligën e Kampioneve, që kur kjo veprimtari ka marrë këtë emër, sepse më parë quhej Kupa e Kampioneve. Disa nga emrat e mëdhenj që luajnë në Ligën e Kampioneve kanë dhënë preferencat e tyre për shortin. Portieri i Realit të Madridit kërkon të evitojë Interin, Juven dhe Milan dhe preferon të ndeshet me Monakon ose Lionin. Ndërsa sulmuesi i Juventusit, Alesando Del Piero, ka deklaruar se do të pranonte çdo kundërshtar, por do të ishte shumë shpejt që skuadra e tij të ndeshej me Realin, Mançesterin apo Barçën. Ndërkohë, Aleks Ferguson ka një mendim ndryshe nga të tjerët: "Shorti nuk është i rëndësishëm për mua. Ka pak rëndësi se cili është kundërshtari, për të fituar Ligën e Kampioneve, duhet të mposhtësh këdo." Kuotat e bastexhinjve anglezë në lidhje me pretendentët për fitimin e Ligës së Kampioneve të këtij edicioni: 9?2 Çelsi 11?2 Barcelona, Milan 7?1 Arsenal 15?2 Juventus 9?1 Mançester J. 11?1 Real Madrid 14?1 Inter 20?1 Lion, Bajern M. 25?1 Verder Bremen, Monako 28?1 Liverpul, Leverkusen 50?1 PSV Eindhoven 66?1 Porto
Posted: Fri, 10 Dec 2004 , 15:43
by Kuq3Blu
Trajneri i Lionit ka qenë i kënaqur që fitoi dhe ndeshjen e fundit të grupit me lojtarët e rinj 10-12-2004
Lë Gen: Fitojmë dhe pa lojtarë "kyç"
Olimpiku i Lionit ka konfirmuar edhe një herë gjendjen e tij shumë të mirë në Ligën e Kampioneve. Përgjigja e fundit ka ardhur pas fitores 50 ndaj Spartës së Pragës. Ky rezultat bëri të mundur që ata ta mbyllin këtë fazë në krye të grupit. Skuadra franceze është kualifikuar për turin tjetër, duke lënë prapa në renditje Mançester Junajtid. Këta të fundit janë mundur me rezultatin 30 ndaj skuadrës turke të Fenerbahçes. "Jemi në rendin e skuadrave si Milani, Çelsi, të cilat kanë arritur gjithashtu të marrin pikët për të siguruar kualifikimin për turin e ardhshëm," - ka thënë trajneri i skuadrës franceze, Pol lë Gen. Në 6 ndeshje, Lioni ka arritur të shënojë 17 gola, duke treguar një nivel shumë të lartë në krahasim me rivalët e tij të grupit si Mançester Junajtid apo Inter, të cilët kanë shënuar vetëm 14 gola. "Mançesteri është prapa nesh, ashtu si Bajerni i Mynihut sezonin e shkuar. Për këtë gjë jemi shumë të kënaqur. Rezultate të tilla na ndihmojnë shumë për të ngritur moralin," - ka thënë mbrojtësi Xheremi Bartod. Portieri Gregori Kupet, kapiteni Klaudio Kakapa, mbrojtësi Erik Abidal dhe mesfushori Hatem ben Arfa mungonin në këtë ndeshje, pasi ishin të dëmtuar. Gjithsesi, zëvendësuesit e tyre treguan se ishin të denjë për ato pozicione që morën. I pranishëm në skuadër ishte dhe Nilmar, sulmuesi që mungonte prej disa kohësh pas një dëmtimi që kishte pësuar në ndeshjen dramatike ndaj Fenerbahçes, që u luajt muajin e shkuar. "Në këtë ndeshje ne kishim futur në lojë disa lojtarë të rinj, të cilët treguan edhe një herë se janë gati për të luajtur, - ka thënë sulmuesi Florent Maluda. - Ata bënë një paraqitje shumë të mirë. Gjatë gjithë kohës na mbanin nën presion, gjë kjo që është e rëndësishme për skuadrën." Një ditë përpara kësaj ndeshjeje, trajneri Lë Gen nuk mori disa lojtarë kryesorë të skuadrës si sulmuesin Sidnei Govu dhe Silvian Viltort, mbrojtësin Kris dhe organizatorin Zhuninjo Pernambukano, të cilët kishin shkuar në plazh. Mesatarja e moshës së skuadrës ishte 22 vjeç, megjithatë të rinjtë treguan se ishin në gjendje të përballeshin me sfida të tilla. "Eshtë e vështirë të imagjinosh një paraqitje aq dinjitoze, kur di se lojtarët e tjerë janë në formë shumë të mirë," - ka thënë sulmuesi 21vjeçar Silvian Idangar, cili shënoi dhe golin e katërt. Si kryesuesit e grupit të tyre, skuadra e Lionit do të luajë ndeshjen e parë të turit tjetër në "shtëpi". Ndeshja e radhës për turin tjetër do të zhvillohet më 17 dhjetor.
Hidhet shorti ....
Posted: Sun, 19 Dec 2004 , 03:14
by Admin
Shorti i liges se Kampioneve
Te shtunden eshte hedhur shorti per 1/8 e Liges se kampioneve .
Kater cifte te jashtezakonshem kane dale dje nga hedhja e shortit te Liges te Kampioneve, ne Nyon te Zvicres. Reali i Madridit u ciftua me Juventusin, Manchester United u vu perballe Milanit, Arsenal eshte kunder Bayernit dhe kryesuesja e kampionatit spanjoll, Barcelona do jete perballe kryesueses te kampionatit anglez, Chelsea. Portieri Jens Lehmann ka rast ta vazhdoje luften me rivalin e tij ne kombetaren gjermane, Oliver Kahn, kur Arsenal e Bayern te ndeshen ne shkurt e ne mars. Trajneri i Chelsea-t, Mourinho, ka marre shortin qe e donte, ndersa kampionia e Gjermanise, Werder i Bremenit, do luaje perballe kampiones te Frances, Olimpik Loni-it.
Ja ciftet e plota :
22/02/2005
Real Madrit - Juventus
Liverpool - Leverkusen
PSV - Monaco
Bayern - Arsenal
23/02/2005
Porto - Inter
Barcelona - Chelsea
Man. United - Milan
Bremen - Lion
Posted: Tue, 22 Feb 2005 , 14:52
by vllaznia1919
Ne ndeshjen e sotme ne "Bernabeu",Juventusit,do ti mungoje David Trezeguet.
Posted: Wed, 23 Feb 2005 , 00:01
by Admin
Sapo kane perfunduar ndeshjet e Liges se Kampioneve dhe rezultate jane :
- Bayern Munich - Arsenal 3 - 1
- Liverpool - Leverkusen 3 - 1
- PSV Eindhoven - Monaco 1 - 0
- Real Madrid - Juventus 1 - 0
Posted: Wed, 23 Feb 2005 , 14:51
by vllaznia1919
Do ta shkaterrojme Realin ne Torino.
Posted: Wed, 23 Feb 2005 , 15:32
by futbollist
O ta lumsha 3-1 o ska skuader ne bote more o eshte Bayerni o nuk asht kush!
Posted: Sat, 26 Feb 2005 , 12:40
by vllaznia1919
Posted: Tue, 08 Mar 2005 , 12:50
by Admin
Barcelona dhe Chelsea jane ndeshur mes tyre ne dy raste dhe ne te dyja, katalanet jane kualifikuar. Se pari, jane ndeshur ne Kupen e Panaireve (sot UEFA), ne '65-66. Barca fitoi ne stadiumin e saj, 2-0, ndersa blute fituan 2-0 ne Londer.
Man.United dhe Milan jane ndeshur dy here me pare, mes veti, dhe ne te dyja rastet skuadra italiane eshte kualifikuar. Ne '57-58, Milani humbi 1-2 ne "Old Trafford", por fitoi 4-0 ne Milano. Por ai ishte viti kur Man.United kishte humbur 8 lojtare (te vdekur) pas tragjedise ajrore te Mynihut. Me 1968-69, dy ekipet u ndeshen ne gjysmefinale po te Kupes te Kampioneve. Milani fitoi 2-0 ne "San Siro", ndersa United fitoi 1-0 ne "Old Trafford". Milani kurre nuk ka fituar ne Angli, ndersa United ka humbur vetem nje here ne fushen e tij, ndaj skuadrave italiane (0-1 ndaj Juves).
Posted: Tue, 08 Mar 2005 , 14:47
by vllaznia1919
Zidane: Jam gati për Juventusin
Organizatori i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, e ka lënë pas dëmtimin e pësuar në ndeshjen e kampionatit spanjoll kundër Deportivo la Korunjës dhe është gati për të luajtur nesër kundër Juventusit. Francezi thekson se Liga e Kampioneve është shumë e rëndësishme për skuadrën e tij dhe beson se madrilenët do ta sigurojnë kualifikimin në Torino.Si është skuadra para ndeshjes me Juventusin?Jemi mirë, me synim për të bërë diçka të madhe para një skuadre që po luan mirë. Shpresojmë të mos humbasim dhe të kualifikohemi. Nedved? Eshtë një lojtar shumë i madh, por nuk e di nëse do të luajë.Eshtë e sigurtë që Reali tregon një forcë më të madhe në këto ndeshje, pavarësisht nga ajo që tregon në kampionat... ? Ne japim maksimumin përballë çdo kundërshtari. Në Torino duhet të sigurojmë kualifikimin. Në kampionat kaluam një moment të vështirë, sepse humbëm disa pikë, por futemi gjithmonë në fushë për të fituar. Eshtë e qartë që Liga e Kampioneve është shumë e rëndësishme për ne, për klubin dhe tifozët. E kemi fituar tre herë dhe dëshirojmë ta fitojmë përsëri. Kupa e Europës është diçka e veçantë, por unë kam dëshirë të jem gjithmonë në fushë.A e ke marrë veten pas dëmtimit?Jam mirë. Kam punuar mirë gjatë këtyre ditëve dhe jam gati për të luajtur. A mendon se Juventusi i frikësohet Realit të Madridit? Duhet të qëndrojmë të përqendruar, në mënyrë që të mos përballemi me surpriza. Mendoj se rezultati që kemi tani, është më i mirë se ai që kishim dy vjet më parë. Goli në "Bernabeu" ishte shumë i rëndësishëm për ta, por nuk arritën të shënonin dhe kemi një epërsi 1?0. Megjithatë, ne do të futemi në fushë me synimin për të shënuar.Çfarë ndeshje do të shohim?E rëndësishme do të jetë të tregojmë forcën që në fillim dhe të mos pësojmë gola në minutat e para, sepse Juvja këtë gjë kërkon. Do të varemi nga kjo situatë. Nëse ata nuk shënojnë në 30 minutat e para, do të jetë shumë mirë, sepse jam i sigurtë se ne do të shënojmë.Si do të luajë Juventusi?Mendoj se do të luajë me stil sulmues, sepse ka lojtarët e duhur për ta bërë këtë gjë. Juvja luan në mbrojtje vetëm kur duhet. Tani ata duhet të sulmojnë dhe kjo është diçka e mirë për ne, sepse loja do të jetë më e hapur.A do të ishte një dështim skualifikimi?Nuk e di nëse do të jetë një dështim, por nuk mendoj për atë gjë. Do të shkojmë për t'u kualifikuar dhe do të japim gjithçka për ta arritur këtë gjë.Të gjithë thonë se Juventusi favorizohet nga gjyqtarët. A ju shqetëson ky fakt?Jo, nuk na shqetëson. Gjyqtarët nuk zbresin në fushë për të ndihmuar një skuadër të caktuar.Del Piero luajti dobët në Madrid dhe thuhet se nuk është në momentin më të mirë. Çfarë mendon për këtë fakt?Që ka shënuar gola. Nuk e di nëse është mirë apo keq, di vetëm që duhet të tregohemi të kujdesshëm me lojtarët që do të luajnë.
Posted: Fri, 11 Mar 2005 , 14:40
by vllaznia1919
Fabio Kapelo: Një kualifikim me zemër
E pyesin menjëherë përse pas vërshëllimës finale vrapoi drejt dhomave të zhveshjes. Fabio Kapelo rrëfen se e nxori dufin me një ulërimë të jashtëzakonshme. Më pas, ai analizoi fitoren e bukur të bardhezinjve: "Ishte një ndeshje e vështirë dhe tepër e rëndësishme për Juventusin, duke parë 0-1-shin e pësuar në takimin e parë. Ia dolëm mbanë duke luajtur me zemër, zgjuarsi dhe shumë cilësi. Ndeshja ishte shumë e fortë, por ne nuk i lejuam thuajse asgjë kundërshtarit, me përjashtim të një gjuajtjeje të Ronaldos dhe dy goditje dënimi, njëra e Figos dhe tjetra e Roberto Karlosit". E pyesin për Zalajetën dhe Pesoton, autorë të një paraqitjeje të madhe: "Ata janë prej atyre lojtarëve që stërviten me përkushtim të madh dhe kur i thërret, nuk të tradhëtojnë kurrë." "Hymë në fushë me vendosmëri të madhe, por pa ankth. Ishte e rëndësishme të mos pësonim gol dhe kështu që nuk duhej të zbuloheshim, por duke u përpjekur që në të njëjtën kohë të shtynim përpara. Ia dolëm mbanë duke shënuar dy gola fantastikë dhe për rrjedhojë nuk ka si të mos jemi të kënaqur. Ndoshta unë nuk arrita të shtyja si zakonisht, por përpara meje ishte Pesoto, i cili luajti një ndeshje të mrekullueshme." Xhianluka Zambrotës iu desh t'i kufizonte vrapimet e tij në krah, por i erdhi në ndihmë Pesoto, një shok korsie shumë i përpiktë dhe me të cilin u mor vesh fare mirë. Ndoshta rreziku më i madh mbërriti në fund, nga një goditje dënimi "e pisët" e Roberto Karlosit: "Po, u tremba në atë rast, ashtu sikurse edhe në atë të shtyllës së goditur nga Ronaldo, - konfirmoi Bufoni, - mendova se topi do të hynte, por më pas arrita ta devijoja. Si ia bëra? Le të themi 10% me instikt dhe 90% me fat." "Ndihemi të kënaqur, luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, duke e vënë Realin në vështirësi, sidomos pas golit të parë, duke luajtur me shumë intensitet gjatë gjithë takimit". David Trezegeja nuk zhgënjen. Francezi, që hyri në pjesën e dytë, i vuri vulën e tij personale ndeshjes, duke u hapur bardhezinjve rrugën drejt çerekfinaleve. Një gol kryevepër ai i francezit, një kthesë e saktë dhe e fuqishme, që ka një shije edhe më të veçantë, duke pasur parasysh momentin e vështirë që ka kaluar Trezegeja: "Po, ky ka qenë një sezon disi i pafat për mua. Më parë më është dashur të ndalem, për shkak të dëmtimit në shpatull dhe më pas për virusin që më zuri. Por le të themi se e hoqa fiksimin tim më të madh, atë për të shënuar një gol vendmitar ndaj Real Madridit. Tani duhet të vazhdoj të punoj për t'u kthyer në kulmin e formës. Besoj se brenda dy javësh mund të arrij formën time më të mirë." Lidhur me shortin e Championsit, Davidi nuk ka ndonjë preferencë se me kë të ndeshet, por ai e di mirë se kë do të donte të shmangte: "Shpresojmë të shmangim skuadrat italiane. Nuk është e bukur të luftosh për të eliminuar një skuadër, ndaj së cilës luan shpesh në kampionat."
Posted: Tue, 15 Mar 2005 , 14:58
by vllaznia1919
Inter-Porto, ndeshja që vlen një sezon
Interi dhe Porto kanë pasur një javë më tepër për t'u përgatitur për ndeshjen vendimtare, për fatin e këtyre skuadrave në Ligën e Kampioneve, por asnjë prej tyre nuk i ka përdorur shtatë ditët e fundit siç duhet. Ndeshja e parë e këtij çifti, e luajtur në Portugali, përfundoi me rezultatin 1-1 dhe rikthimi u shty për një datë tjetër, pasi fqinjët e Interit, Milani, me të cilin ndajnë stadiumin "San Siro", do të luanin në shtëpi në ndeshjen e kthimit. Përgatitja shtesë për në Kupën e Europës nuk e ka ndihmuar Porton që mban trofuen, pasi skuadra e Hoze Kouseiros u mposht 4-0 nga Nacional Madeira, në humbjen më të rëndë në 30 vitet e fundit. Interi siguroi një barazim të vështirë 1-1 ndaj Lacios, pas humbjes së parë të sezonit me Milanin. "Ne padyshim që duhet të luajmë më mirë sesa ndaj Lacios, - tha trajneri i Interit, Roberto Mançini. - Interi duhet të jetë ndryshe në këtë ndeshje kaq të rëndësishme për ne." Në fakt, i gjithë sezoni i Interit varet nga ndeshja e së martës. Zikaltrit kanë dalë tashmë nga gara për titullin e Serisë A, me 16 pikë më pak se Milani, por i kanë ruajtur paraqitjet e tyre më të mira për në Europë. "Ndeshjet e Ligës së Kampioneve janë të ndryshme dhe ajo ndaj Portos është si një finale, - tha mesfushori i Interit, Huan Sebastian Veron. - Ne nuk mund ta përsërisim një paraqitje si ajo ndaj Lacios, pasi do të ishte një vetëvrasje sikur të lejonim Porton të dominonte lojën." Forma e skuadrës nuk është i vetmi shqetësim për Mançinin, për të cilin janë të pezulluar mbrojtësi kolumbian Ivan Kordoba dhe Xhuzepe Favali. Mançini po shpreson që Marko Materaci ta marrë veten pas një dëmtimi që pësoi ndaj Lacios dhe të luajë përkrah Sinisa Mihajloviçit në mbrojtje. Trajneri i Interit gjithashtu është i shqetësuar për sulmin, ku nigeriani Obafemi Martins dhe Kristian Vieri kanë probleme fizike, ndërsa uruguaiani Alvaro Rekoba nuk është në gjendje të luajë. Humbja e së premtes bëri që Porto të dorëzonte kreun e renditjes së kampionatit portugez dhe tani ka 3 pikë më pak se Benfika. "Ne duhet të jemi krenarë dhe të luftojmë për ta kaluar këtë moment, - tha trajneri i Portos, Kuseiro. - Shpresoj se do të jemi në gjendje të arrijmë një rezultat pozitiv ndaj Interit." Kouseiro mund të besojë te kapiteni karizmatik Horge Kosta dhe tek organizatori Diego, që nuk luajtën në ndeshjen e parë, pasi ishin të pezulluar. Sulmuesi brazilian Luis Fabiano, nëna e të cilit u mor peng të premten, nuk është përfshirë në skuadër. Formacioni i mundshëm Inter: 1-Toldo; 13-Ze Maria, 11-Mihajloviç, 23-Materaci, 4-Zaneti; 5-Belozoglu, 14-Veron, 19-Kambiaso, 25-Stankoviç; 10-Adriano, 30-Martins Porto: 99-Baia; 22-Seitaridis, 5-R.Kosta, 2H.Kosta, 8-Valente, 33-Meireles, 18-Ribeiro, 6-Kostinja, 16-Diego, 10-Kuarezma, 77-MekKarti. Gjyqtar: Hauge (Norvegji) Fakte dhe shifra Interi: Të pezulluar: Kordoba, Favali Të dëmtuar: Rekoba Në dyshim: Materaci, Vieri, Martins Porto Të pezulluar: Asnjë Të dëmtuar: Bosingva Në dyshim: Asnjë Përballje direkte Ndeshje: 1, barazime 1 23.02.05 Porto - Inter 1-1Interi nuk ka pësuar asnjë gol në shtëpi në Ligën e Kampioneve këtë sezon dhe ka humbur vetëm dy herë në 18 ndeshje shtëpie në këtë veprimtari.Interi ka fituar gjashtë dhe ka barazuar një nga shtatë ndeshjet e luajtura në shtëpi ndaj skuadrave portugeze.Porto ka humbur vetëm dy nga 12 ndeshjet e fundit europiane, të luajtura jashtë fushe, ku ka fituar katër dhe ka barazuar gjashtë. Kampionët kanë fituar dy nga katër vizitat e fundit në Itali.Porto rrezikon të eliminohet për herë të parë në 3 sezone.
Posted: Fri, 18 Mar 2005 , 15:32
by eri
shorti i liges se kampioneve i hedhur sot ne nion te zivicres.
1- liverpool - juventus
2- milan - inter
3- lyon - psv
4- chelsea - bayern münchen
ne gjyesmfinale do te ndeshen:
1 me 3
dhe
2 me 4
Posted: Fri, 18 Mar 2005 , 15:40
by eri
gjithashtu eshte hedhur edhe shorti i kupes uefa.
1- fc steaua bukerest - alkmaar
v villareal
2- cska moske - auxerre
3- newcastle - sporting lisbon
4 fk austria vien - parma fc
ne gjysemfinale do te ndeshen:
4 me 2
dhe
3 me 1
Posted: Fri, 18 Mar 2005 , 21:29
by vllaznia1919
Doli fjala jeme,Realin e shkaterrume ne Torino!Tesh e ka rradhen Liverpooli.
Posted: Tue, 22 Mar 2005 , 18:43
by piero
Dy vite pas gjysemfinales qe i dha milanit bileten per ne finale kunder interit,europa na sjell perseri derbin e madonines.
Takime me historine.
Dyfish derbi;derbi i italise dhe derbi i milanos.Ndodh pikerisht dy vite me pas kur milani kunder interit u kualifikua dhe fluturoi per ne manchester per te luajtur finalen e madhe kunder juves.Por jo vetem per keta dy ekipe historia perseritet,por edhe Liverpool-Juventus evokon nje kujtim tragjik ne sfondin e kupes se pare te kampioneve te fituar nga juventus.Ishte 20 maji i vitit 1985,finalja midis juves dhe liverpool zhvillohet ne bruksel pikerisht ne stadiumin Heysel ne te cilin humben jeten 39 tifoza italiane nga furia barbare e huliganeve angleze.Nje kujtim i trishtueshem qe i ra nder mend te gjitheve posa ne vazot e nionit te zvicres doli ky cift.Por Michel Platini autori i golit te vetem te atij takimi per juven u shpreh:Do ta ndjek kete sfide nga afer si ne liverpool ashtu edhe ne torino per te treguar se futbolli i sotem nuk eshte ai i viteve me pare.Eshte rasti me i mire qe me kete ndeshje te perkujtohen ata viktima te pafajshme te 20 viteve me pare,ne pervjetorin e nje prej faqeve me te zeza te historise se ketij sporti,perfundoi Platini.Teknikisht sfida me e balancuar eshte Inter-Milan me kuqezinjte qe jane te vetmit qe kane mundur interin ne kete sezon,megjithese djemte e Mancinit zhvilluan nje loje me te mire,por fati ishte me milanin qe me nje prekje te topit nga ana e Kakà siguruan fitoren.Ne sfiden tjeter juventus duket me i favorizuar nga liverpool.Skuadra e Rafà benitez ne kampionat ka hasur shume veshtiresi dhe kupen e anglise qe e sheh ti kaloj poshte hundes e fituar kjo e fundit nga chelsea.Per me shume kunder torinezeve do ti mungojne lojtare si:Morientes,Cissè,Xabi Alonso,Hamann dhe ndoshta Kewell.Ata do te synojne gjithcka tek ylli i tyre Steven Gerard qe edhe ai eshte gati te kaloje tek chelsea.Me mire i shkoi Mourinjos teknikut te chelseat.Evitoi italianet te cilave e ka deklaruar se ia ka friken,por do te ndeshet me Bayern munich te Felix Magath,i cili pa Roy Makay to ta kete te veshtire te gjeje rrugen e rrjetes edhe pse mbrojtja e chelsit nuk eshte ajo e arsenalit.Eshte e vertete qe Bayern eleminoi topcinjte,por ata nuk kane nje Cheh,nje Terry,nje Lampard dhe Robben.Ne fund lioni do te ndeshet me PSV sfide kjo qe sigurisht sipas emrave nuk eshte ne lartesine e ketyre qe thame me lart.Sfida interesante,por syte e gjithe botes do te jene ne San Siro.
Posted: Fri, 25 Mar 2005 , 12:07
by piero
Turqia përgatit finalen e madhe
Nga Turker Tozar Shtëpia e finales së 2005-ës Ngacmimi për futbollin europian sa vjen e rritet në Stamboll, pasi ata po përgatiten për dy jubilarë shumë domethënës. Në maj do të luhet finalja e 50-të e Ligës së Kampioneve dhe kjo do të jetë finalja më e madhe ndërkombëtare që do të luhet në Turqi. Një mjedis dramatik Duke qenë se jemi në çerekfinalet e UEFA "Champions League", është thuajse e pamundur që të parashikosh se cilët do të jenë miqtë që do të luajnë në stadiumin "Olimpik Ataturk" më datën 25 maj, por, gjithsesi, finalistet do ta gjejnë vetveten në një pikë kulmore, e cila ka të bëjë pikërisht me festën jubilare. Udhëtimi i tifozerisë Më shumë se 40.000 fansë përtej kufijve do të udhëtojnë për të ndjekur ndeshjen në stadiumin prej 80.000 vendesh. Senes Erzik, zëvendëspresidenti i UEFA-s, mezi po pret këtë ditë të madhe. "Jam shumë i ngacmuar nga kjo gjë. UEFA dëshiron që të ketë një pjesë me spektakle, siç ka ndodhur gjithmonë. Prandaj çdokush është përfshirë në këtë punë me një entuziazëm të madh. Unë besoj se kjo do t'i shtojë Stambollit prestigjin dhe sharmin,"- deklaron Erzik. Pasioni për futbollin Përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe organizimi mes Federatës Turke të Futbollit, Komitetit Olimpik Kombëtar Turk, Komunës Metropolitane të Stambollit, komitetit organizativ lokal dhe UEFA-s do ta bëjnë këtë finale sa më të ëmbël në njërën prej fortesave europiane më pasionante të futbollit. Logoja speciale Menaxheri i projektit, Sami Çolgeçen, ka shpjeguar: "UEFA i ka kushtuar një vëmendje të veçantë krijimit të logos së "UEFA Champion League", ashtu sikurse të gjitha detajeve të tjera. Flamuri turk, modelet turke dhe stolitë otomane, të gjitha që përfaqësojnë qytetin, do të dekorojnë logon në shumë raste dhe pozicione të ndryshme. Një hap domethënës Zgjedhja e vendzhvillimit përfaqëson një tjetër hap domethënës për futbollin turk, i cili është përmirësuar në mënyrë të dukshme në vitet e fundit. Arritja më evidente ka qenë fitorja e Gallatarait në finalen e Kupës UEFA dhe mbërritja në gjysmëfinalet e botërorit 2002 e kombëtares turke. Edhe pse asnjë skuadër turke nuk do të luajë në finalen e majit, Stambolli në tërësi ka për ta nderuar zhvillimin e kësaj ndeshjeje. Kërkesa për Euro 2012-ën Turqia ka bërë kërkesën për të pritur finalet e kampionatit europian të vitit 2012. Komuna metropolitane e Stambollit ka shpenzuar 40 milionë euro për të përfunduar akseset e tjera të stadiumit dhe rrugët, media ka transmetuar të gjithë mënyrat për të arritur standardet më të larta dhe UEFA ka prenotuar të paktën 5.000 dhoma në hotelet më të mira të Stambollit për të ftuarit dhe sponsorat e saj. Dobia financiare Është thuajse e vlerësuar tërësisht shuma që do të përfitohet nga ky aktivitet. Përfitimi ekonomik që do të marrë Stambolli do të jetë rrotull 20 milionë eurove, por çështja nuk mund të vlerësohet vetëm me terma ekonomikë. Mijëra njerëz do të udhëtojnë për herë të parë te qyteti që lidh Europën me Azinë dhe përshtypja që do t'u ngelet do të jetë shumë e favorshme në lidhje me turizmin. Përvoja e Stambollit Eshtë e sigurt që veprimtaria do të zërë vend në faqet e para të shtypit një muaj përpara finales, kur 1.500 njerëz do të shohin nga afër trofeun më të lakmuar europian në Pallatin e Kongreseve "Lutfi Kirdar", të cilin do ta mbajë në dorëzim kryebashkiaku i Stambollit për më shumë kujdes. Një gjë është e sigurt: cilado skuadër që do ta marrë atë një muaj më pas, do të ketë përjetuar një eksperiencë në Stamboll, të cilën nuk ka për ta harruar kurrë.
Posted: Tue, 05 Apr 2005 , 16:45
by piero
Juvja, në " Anfild Road", do të kërkojë golin që do t'i lehtësojë kualifikimin
Bufon: Të shënojmë në Liverpul
Juventusi do të ndeshet sot ndaj ekipit anglez të Liverpulit, në takimin çerekfinal të Ligës së Kampioneve. Lojtarët e Kapelos mbërritën dje në stadiumin e "redsave" dhe sot do të jenë gati për ndeshjen ndaj Liverpulit të Rafael Benitezit. Për Kapelon do të jetë i gatshëm edhe mesfushori çek, Pavel Nedved, i cili vjen pas dëmtimit në kokë të pësuar në "Santiago Bernabeu", që e la për 40 ditë jashtë fushave të lojës. Kthimi në Liverpul sjell kujtime të trishta në mendjen e tifozëve bardhezi. 20 vjet më parë, në stadiumin "Heisel" të Brukselit humbën jetën 39 tifozë italianë, si pasojë e shembjes së një prej mureve mbajtëse të tribunës. "Duhet të mësojmë nga ajo që ndodhi atë natë. Të mos e harrojmë asnjëherë atë tragjedi, për të evituar përsëritjen e saj. Për ne, ajo datë do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë," - deklaroi Luçiano Moxhi. I pyetur për rezultatin e mundshëm të ndeshjes në "Anfild Roud", ai u përgjigj: "Më telefononi nesër dhe do t'ju them nëse e kisha parashikuar". Në prag të ndeshjes, portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, duket mjaft i përqendruar: "Kundër Liverpulit do të luajmë një ndeshje të rëndësishme, por tashmë jemi mësuar me ndeshje të këtij niveli. Anglezët janë të kushtëzuar nga disa mungesa në skuadër dhe ne duhet të përfitojmë nga kjo situatë. Duhet të arrijmë të shënojmë, për të mos e lënë kualifikimin në dyshim për ndeshjen e dytë." Portieri i kombëtares italiane i kthehet vdekjes së Atit të Shenjtë, duke thënë: "Di që ka qenë portier si mua dhe se ka qenë një i apasionuar pas sportit. Italia do ta ndiejë mungesën e tij." Liverpuli u sjell kujtime të këqija dhe dy lojtarëve të Juventusit, Emerson dhe Zebina, të cilët në kohën kur luanin me Romën, u eliminuan pikërisht nga skuadra e Liverpulit në Champions tre vjet më parë. "Ai ishte një Liverpul tjetër nga ky i sotmi... Pastaj, ne luanim me Romën. Eshtë pjesë e së shkuarës, por do të na nevojitet si stimul në ndeshjen e sotme," - deklaroi Zebina. Xherrard: Të mos pësojmë gol në Liverpul Kapiteni i ekipit të Liverpulit, Stiven Xherrard, ka deklaruar se ka pyetur shokët e tij, Devid Bekhamin dhe Majkëll Ouenin, për mënyrën e lojës së ekipit të Juventusit. Kjo, pasi Liverpuli do të ndeshet me bardhezinjtë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe futbollistët e Realit e njohin mirë skuadrën e Kapelos, pas eliminimit që pësuan në "Dele Alpi" në 1/16 e finaleve. "Javën e kaluar, kur isha i grumbulluar me kombëtaren angleze, pyeta Bekhamin dhe Ouenin në lidhje me lojën e Juventusit, - tha Xherrardi. - Ata më siguruan se Liverpuli nuk ka asgjë për të pasur frikë. Sigurisht, nuk jemi favoritë, por do të jemi gati të luftojmë deri në fund. Në ndeshjen e parë duhet të tregojmë shumë kujdes, sepse në rast se Juventusi shënon, atëherë kualifikimi ynë do të vështirësohet." Riaftësohet Barrosh: Gati për Juventusin Sulmuesi çek i Liverpulit, Milan Barrosh, përpara ndeshjes ndaj Juventusit, thotë: "Nuk luajta në ndeshjen ndaj Boltonit, por ju siguroj se jam plotësisht gati për Juventusin. Dua të shënoj me çdo kusht dhe ta ndihmoj skuadrën time në këtë ndeshje vendimtare, për ecurinë e mëtejshme në Ligën e Kampioneve. Nedved? Bisedova me të përpara ndeshjes. M'u duk në formë, por shpresoj të mos jetë kështu
Posted: Tue, 05 Apr 2005 , 16:47
by piero
1985: tragjedia e Brukselit. 39 të vdekur për Juve-Liverpul
"Heisel" dhe Kupa e mallkuar
Ndeshja Fitorja mbi një penallti që nuk ekzistonte Juventusi fitoi për herë të parë Ligën e Kampioneve, pas dy finaleve të humbura, falë një penalltie që nuk ekzistonte, e cila u dha nga arbitri zviceran Daina, në minutën e 57?të. Bonieku u rrëzua jashtë zone, ndërsa Platini e shndërroi penalltinë në gol. Formacioni i bërë nga Xhovani Trapatoni, ishte ky: Takoni, Favero, Kabrini, Bonini, Brio, Skirea, Briaski, Tardeli, Rosi, Platini, Boniek. Në pushim hynë edhe Prandeli e Vinjola. "Liverpuli ishte i fortë, por ne e dinim që mund të fitonim, - kujton Platini. - Ia kishim arritur një herë në janar, në Komunalen e Torinos, kur luhej me top të kuq, pasi kishte rënë shumë borë. Bonieku ishte i mrekullueshëm atë natë. Dy me zero për ne, një dopjetë e Zibit dhe kështu fituam Superkupën. Në 10 të mëngjesit të 29 marsit 1985, "Grande Place" i Brukselit ishte një vend me xhama të thyer. Anglezët ishin të dehur, kishte shumë që flinin duke përdorur kartonat e birrës, kishte shumë shishe birre të lëna aty pas një nate të gjatë, të cilën e kishin kaluar vetëm duke pirë. Para mesditës i dhamë një vështrim stadiumit dhe vumë duart në kokë: ishte i vjetër dhe i ngjante një kantieri. Kishte dru dhe hekur gjithandej", - kujton Xhanpiero Boniperti. Nuk është e vërtetë që ai kishte menduar vetëm te kupa dhe te fitorja. "Unë i pashë të vdekurit. Më kujtohen Kasulët, baba dhe bir, njëri afër tjetrit. Më kujtohen të gjithë dhe nuk doja të luaja. Unë thashë që nuk mund të vazhdohej, pasi do të kishte një rrëmujë akoma më të madhe." Qielli pas sektorit Z ishte portokalli. Në orën 19:00 ishte shumë mirë, kishte një freski pranverore. Tifozët e Liverpulit po spostoheshin në mënyrë ritmike, njëri pas tjetrit, që nga fundi deri te fillimi, drejt tribunës qendrore, ku ishin tifozët e juventusit. Në ajër fluturonin sende të ndryshme që hidheshin prej të kuqve. "Na u desh pak kohë që të kuptonim se çfarë po ndodhte: në fillim dukej sikur tifozët po shtyheshin," - thotë Boniperti. Ndërsa Bonieku e kujton kështu: "Ishim në dhomat e zhveshjes dhe në një pikë të caktuar na erdhëm lajme të turbullta, mbi përleshjen midis tifozëve, por asnjëri nuk foli për të vdekur. Asnjëri nuk na tha se si ishte gjendja dhe, me thënë të drejtën, asnjëri nuk mund ta merrte vesh në ato momente. Pas disa shtyrjesh të fuqishme nga anglezët, muri i sektorit Z u rrëzua dhe tifozët e përleshën me njëri-tjetrin. Të gjithë vdiqën nga goditjet e marra ose nga shtypja e turmës. "Ka të vdekur," - ishte fraza që qarkulloi në tribunën për shtyp. Në stadium erdhi avokati Anjeli, ndaluan makinën poshtë tribunës dhe unë i thashë se çfarë po ndodhte. Ai u kthye në makinë dhe u nis, ndërsa djali i tij, Edoardo, kishte ngelur në fushë si i padëshiruar. Nuk mund ta zgjidhnim këtë gabim dhe po mundohesha ta fusja në dhomat e zhveshjes. Në fund munda ta fusja dhe i bërtita duke i thënë që të mos lëvizte që aty, - kujton Boniperti. - Pastaj u dëgjua nga altoparlanti një si frymëmarrje. Më pas u dëgjua zëri i Gaetano Skireas, i cili tha: "Ndeshja do të vazhdojë për të lejuar forcat e rendit që të organizojnë qetësimin e gjendjes. Rrini të qetë dhe mos iu përgjigjni provokimeve. Do të luajmë për ju." "Unë i prita të gjithë topat, - thotë Stefano Takoni. - Nuk kujtoj asgjë, vetëm një përqendrim që nuk ishte normal, ishte më shumë. Brenda kishim gjëra që nuk shpjegohen, nuk tregohen dhe nuk njihen." Fitoi Juvja falë një penalltie që nuk ekzistonte: faull mbi Boniekun jashtë zone, gol i Platinisë. Përballë tribunës ishin të vdekurit dhe të plagosurit rresht. Kishte shumë gjak dhe mjekë që nuk dinin ku të shkonin më parë. Absurditeti ishte edhe me policët me kuaj, të cilët lëviznin poshtë e lart, duke rrotulluar shkopinjtë e gomës si në filmat komikë të Ridolinit. Televizionet treguan të saktë sasinë e monstruozitetit, por në vend gjërat ishin ndryshe. Tifozët e kishin kuptuar, por nuk mund ta dinin për 39 viktimat. As lojtarët nuk e dinin. Shumë njerëz po u jepnin gazetarëve letra, ku kishin numrin e telefonit, duke shpresuar që t'i merrnin dhe t'u thoshin: "Djali juaj është gjallë, burri juaj është mirë." Dhe kështu shkoi. Nga tribuna u nisën telefonata për të gjithë Italinë. Akoma nuk ekzistonin celularët ose adresat elektronike. Në fund, të gjithë u ndjenë bosh dhe të humbur. Kupa e Ligës së Kampioneve iu dha Juventusit në dhomat e zhveshjes. Platini dhe ndonjë tjetër bënë një xhiro rreth fushës. Mund ta evitonin. Trofeu makabre zbriti nga avioni në Torino. "Ishte një ndeshje e vërtetë," - thotë dhe përsërit Boniperti. Ajo fitore e Ligës së Kampioneve mund të ishte tepër e gëzueshme, por ja që ndodhi krejt e kundërta.