Page 1 of 1
Java e 12 : Shkumbini - Vllaznia
Posted: Fri, 18 Nov 2005 , 18:06
by forri
Skënderbeu-Elbasani 1-0 !!!!!!!
Si ka mundësi?!!!
Posted: Fri, 18 Nov 2005 , 21:16
by vllaznia1919
Gjihqka ban vaki naqe.Do te ken shku shum te qete se te po fitojne duket.
Posted: Sun, 20 Nov 2005 , 02:51
by Admin
Pershendetje !!
Sot jane luajtur disa nga ndeshjet e vlefshme per javen e 12 te Superliges !!
Vllaznia nuk ka arritur me shum se sa nje barazim ne Peqin kunder Shkumbinit me shifrat e bardha 0 - 0 . Nderkohe qe kryesusja Elbasani ka bere hap falls ne Korçe kunder Skenderbeut ku ka humbur me rezultatin 1-0 .
Ndersa Besa dhe Tirana ndajn nga nje pike dhe nuk arrijn te perfitojne nga humbja e kryesueses . Gjithashtu ne derbin e kryeqytetit Dinamo - Partizani kjo e fundit ka arrit te fitoje me rezultatin 2 - 1 , duke u ngjitur nje pozicion me lart ne tabelen e renditjes . Ndersa neser luhet ndeshja tjeter e kesaj jave Teuta - Lushja .
Duhet theksu se Vllaznia me nje fitore kunder Shkumbinit do te ishte afruar vendeve te para , duke pare edhe hapat falls te kryesuesve !!
Ja rezulatat e plota te kesaj jave :
Shkumbini - Vllaznia 0 - 0
Skenderbeu - Elbasani 1 - 0 (te premten)
80' Memelli
Besa - Tirana 1 - 1
60' Emiliano Veliaj / 88' Devi Muka
Dinamo - Partizani 1 - 2
28' Julian Ahmataj / 18' , 56' Paulin Dhembi
Teuta - Lushnje (te dielen)
Renditja e deritanishme eshte :
Elbasan 26
Besa 20
Tirana 20
Partizani 19
Dinamo 17
Vllaznia 13
Skenderbeu 13
Lushnja 13 *
Teuta 9 *
Shkumbini 9
* 1 ndeshje me pak
Posted: Sun, 20 Nov 2005 , 05:35
by Genti-Kanada
Ma mire nje pik se sa asnje. Si ka ardh koha qare e kena qdo pike qe marrim ne transfert. Ishalla nje fitore me Lushnjen ndeshjen e ardhshme.
Posted: Sun, 20 Nov 2005 , 08:52
by forri
Genti-Kanada wrote:Ma mire nje pik se sa asnje. Si ka ardh koha qare e kena qdo pike qe marrim ne transfert. Ishalla nje fitore me Lushnjen ndeshjen e ardhshme.
Edhe unë jam shumë i kënaqur me barazimin.Duke parë që edhe skuadrat e tjera nuk kanë arritur ndonjë rezultat kushedi se ç'farë,them se është rezultat i pranueshëm.
Posted: Sun, 20 Nov 2005 , 17:55
by vllaznia1919
Eshte i pranueshem edhe per faktin se un ndiva qe Shkumbini kishte lujte ma mire edhe i kishin anullu nji gol.
Posted: Sun, 20 Nov 2005 , 18:01
by vllaznia1919
Teuta-KS Lushnja 1-0 Emanuel Ezeriaha 40min!
Ky eshte rezultati i ndeshjes se sotme.
Posted: Mon, 21 Nov 2005 , 01:15
by Admin
forri wrote:Genti-Kanada wrote:Ma mire nje pik se sa asnje. Si ka ardh koha qare e kena qdo pike qe marrim ne transfert. Ishalla nje fitore me Lushnjen ndeshjen e ardhshme.
Edhe unë jam shumë i kënaqur me barazimin.Duke parë që edhe skuadrat e tjera nuk kanë arritur ndonjë rezultat kushedi se ç'farë,them se është rezultat i pranueshëm.
Pershendetje !!!!
Un sjam aspak i kenaqun me ket rezultat , nqs Vllaznia pretendon ashtu siç shprehet stafi teknik apo "presidenca" !!!
Asht e vertet qe Vllaznia nuk po kalon momente te mira si edhe duke pare traditen e ndeshjeve kunder Shkumbinit ne Peqin , rezultati do te konsiderohej pozitiv , por Vllaznia nqs nuk arrin te fitoj kunder skuadres se vendit te fundit atehere me ke pretendon me fitu tjeter ??!!
Nqs Vllaznia do te pretendoje te kapi Kupat Uefa atehere duhet te filloj me fitu jashte me ekipe te tilla si Shkumbini !!!
Biles aq me shum mqs skuadrat e tjera kan ba hapa fallso , ishte dasht me perfitu nga kto gabime !!!!
Ishalla me fitore ne ndeshjet e ardhshme .
P.S Tek seksioni i Multimedialiteteve kam vendos disa foto kunder Shkumbinit si edhe disa te tjera te ndeshjeve te meparshme , do ju ftoja ti shikoni !!!
Posted: Mon, 21 Nov 2005 , 05:24
by Genti-Kanada
Edhe une per shpirt kisha me dasht fitoren por duke pa qe Vllaznia po len pik gjithkund mqs nuk asht ajo Vllaznia qe kemi njoft te gjith pavarsisht se qa thote presidenca qe ka ba blemje por ku jane frytet e blerjeve te tyre? Per mendimin tim arsyeja kryesore e gjendjes se Vllaznise eshte presidenca. Ata me shume e shofin Vllaznine si menyre per tu pasuruar se sa per te shpenzu. Ato bajne shume fjale per asgje. Prap tham qe si ka ardh koha qare e kena qa te marrim. Nuk jam dakort me llogjiken e parafolsit qe thote se e kena pase tradit me fitu ne Peqin dhe per kete arsye duhet te kishim fitu. Po a ka qene ndonje here tradit per Vllaznine te humbasi kunder Kavajes brenda ne Shkoder 3-0?
Posted: Mon, 21 Nov 2005 , 14:39
by forri
Peqini mund të jetë ne vëndin e fundit,por kjo nuk do të thotë që është një skuadër e lehtë për t'u mundur,aq më tepër në fushën e tyre.Pastaj mos harroni ndeshjen me Tir....,ishin 4-2 për Tir.... por e dini se si përfundoi ndeshja.prandaj unë e konsideroj rezultat të mirë barazimin.Unë kam rastisur të shikoj disa ndeshje të Shkumbinit,dhe megjithëse ajo shumicën e tyre i ka humbur apo në përbërje të saj ka lojtarë të rinj në moshë,lojrat e luajtura prej tyre kanë qënë të një niveli mjaft të mirë.Mos harroni se janë një skuadër në krizë nga ana financiare,por ata luajnë me shpirt,gjë që fatkeqësisht mungon prej kohësh në skuadrën tonë.
Respekte!
Posted: Mon, 21 Nov 2005 , 16:08
by Admin
Genti-Kanada wrote:Edhe une per shpirt kisha me dasht fitoren por duke pa qe Vllaznia po len pik gjithkund mqs nuk asht ajo Vllaznia qe kemi njoft te gjith pavarsisht se qa thote presidenca qe ka ba blemje por ku jane frytet e blerjeve te tyre? Per mendimin tim arsyeja kryesore e gjendjes se Vllaznise eshte presidenca. Ata me shume e shofin Vllaznine si menyre per tu pasuruar se sa per te shpenzu. Ato bajne shume fjale per asgje. Prap tham qe si ka ardh koha qare e kena qa te marrim. Nuk jam dakort me llogjiken e parafolsit qe thote se e kena pase tradit me fitu ne Peqin dhe per kete arsye duhet te kishim fitu. Po a ka qene ndonje here tradit per Vllaznine te humbasi kunder Kavajes brenda ne Shkoder 3-0?
Pershendetje !!!
Jam dakort me ju kur thoni qe fajin e ka presidenca .....
Dihet tashme se i kujt asht faji , pasi presidenca ne rralle te pare nuk ka ba blemje cilsore sic shprehen !!! , pastaj ato duhet te jene sa me afer Vllaznise me vepra e ja me fjale boshe !!!
Pastaj normale qe rezlutati duhte te konsiderohet pozitive , po Vllaznia nuk duhet te jete e kenaqur me kete rezultat !!!
Vlerat e Shkumbinit , un ne asnje menyre nuk i hedhi poshte , pasi edhe kunder Partizanit paten fituar , por ideja ime eshte qe nqs vllaznia nuk arrin te fitoje keto ndeshje atehere objektivi Kryesor i Vllaznise duhet te jete MOS RENIA NGA KATEGORIA !!!! - gjë e cila eshte shum pak per nje skuader si Vllazia , pastaj ekipi aktualisht ka elemnta shum te mire dhe potenciali eshte ......
Gjith te mirat !!
Posted: Tue, 22 Nov 2005 , 00:46
by vllaznia1919
Duke menduar per gjendjen e dobte qe ka Vllaznia simjet asht rezultat pozitiv.Se po te ishte Vllaznia e dikurshme nuk e llogariste Shkumbinin(me gjith respektin per ket skuader)!