Page 1 of 1
Dedja: Kush tha që s'pretendojmë në kampionat?
Posted: Sat, 29 Oct 2005 , 12:17
by Kuq3Blu
Ndryshe nga shumë të tjerë, trajneri i Vllaznisë nuk ka dëshirë të marrë shumë lëvdata në lidhje me eliminimin e Besës nga kupa. Jo se nuk ia ka qejfi, por sepse, sipas tij, skuadra shkodrane ka bërë veçse detyrën në këtë ndeshje. Shumë gjëra tashmë janë harruar dhe ajo çfarë kërkohet nga kuqeblutë është përqendrimi maksimal për ndeshjen e radhës. Megjithatë, ajo që ka lënë shije të keqe te të gjithë shkodranët është reagimi i kavajasve në shtyp pas ndeshjes së të mërkurës. Vetë trajneri shkodran duket shumë i mërzitur nga ky aspekt, ngaqë duket sikur Vllaznia nuk është kualifikuar me meritë. Pavarësisht nga kjo, ai ka vazhduar punën për të treguar se skuadra shkodrane është shumë më e aftë se sa të mundë një skuadër si Besa. Përballë tyre sot do të jetë Skënderbeu, që ka vetëm një pikë më tepër se ata në renditje dhe për pasojë skuadrat mund të ndërrojnë vende në tabelë. I pyetur nëse futbollistët e tij ende kanë në mendje ndeshjen e fituar edhe kualifikimin për kupë, apo janë të përqendruar në sfidën me korçarët, trajneri Dedja do përgjigjej: "Vetë logjika nuk të lë vend për të pasur shenja euforie. Nuk kemi bërë asgjë tjetër ndaj Besës, veçse detyrën. Prandaj jemi të përqendruar te sfida e radhës që do të kemi me një kundërshtar, i cili është një pikë mbi ne në renditje." Në këtë mënyrë, dje paradite, skuadra ka zhvilluar edhe seancën e fundit të përgatitjeve për ndeshjen e sotme. Një seancë e zhvilluar në fushën e Shtojit dhe që ka konsistuar në disa lojëra, por edhe veprime taktike të skuadrës, duke iu përshatur mënyrës se si pritet të luajë skuadra sot në "Loro Boriçi". Kuptohet që skuadra nuk është se është pa probleme edhe në këtë takim. Do të mungojnë Teli e Ahi, ndërkohë që në pikëpyetje është edhe malazezi Radusinoviç. Sipas kësaj logjike, sërish pritet të shohim një formacion ndryshe nga radhët e tjera, megjithatë Dedja nuk ka shumë dëshirë të flasë në lidhje me këtë çështje. Ajo që e shqetëson atë është karikimi i skuadrës edhe për kampionat, duke hequr edhe çdo lloj dyshimi që mund të ekzistojë te ndonjëri që Vllaznia nuk mund të pretendojë në kampionat meqë është larg në renditje. "Unë mendoj se e kemi kaluar momentin e vështirë ku ndodheshim, por tashmë e rëndësishme është ta mbajmë sa më gjatë. Kam biseduar gjatë me futbollistët në grup që me këtë moral të vazhdojmë të luajmë. Nuk jam aspak dakord edhe me atë mendim që mund të jetë në mendjen e ndonjërit se Vllaznia nuk pretendon në kampionat. Ne vërtet jemi larg në renditje, por të mos harrojmë që është ndeshja e fundit e fazës së parë, kur në dispozicion kemi edhe tri faza të tjera, në të cilat me secilën prej këtyre skuadrave do të ndeshemi edhe nga tri herë të tjera. Prandaj mendoj se kemi pse të shpresojmë, sepse, siç po e shihni, çdo ditë vazhdojnë të vijnë lojtarë në skuadër. Shoh një mobilizim të madh edhe te donatorët, edhe te presidenti për skuadrën, dhe nuk ka pse të mos luftojmë deri në fund," ka thënë në fund të prononcimit të tij Hysen Dedja. Për të, një fitore në këtë sfidë të sotme do të thoshte shumë, pasi do të jetë e para e tij në kampionat që pas uljes në stolin e Vllaznisë. Në dy ndeshjet e mëparshme ka arritur një barazim me Dinamon dhe një humbje me Partizanin. Duket se ka ardhur momenti që "Seri" të provojë edhe fitoren.
Posted: Sat, 29 Oct 2005 , 12:17
by Kuq3Blu
Kapaj: Të iki apo të qëndroj te Vllaznia?
Momenti që po kalon ky lojtar ndoshta nuk është më i miri i tij, megjithatë Marenglen Kapaj nuk ka dëshirë të dorëzohet kollaj. Ditët e fundit është lakuar shumë largimi i tij nga Vllaznia dhe më së fundi ka dalë në skenë edhe një mundësi kalimi te Teuta. Në lidhje me këtë çështje, vetë lojtari nuk ka jep shpjegime, përkundrazi është mjaftuar të thotë që është një çështje e klubit "Vllaznia". Ai ka një kontratë me këtë klub dhe për rrjedhojë është i detyruar ta zbatojë atë. Por nëse shkodranët nuk kanë shumë besim tek ai, atëherë kuptohet që mund të shikohet mundësia e kalimit të tij te Teuta. Kapaj dje ka qenë në stërvitje me kuqeblutë dhe askush nuk ka qenë në gjendje të thotë se cila do të jetë e ardhmja e tij. Me shumë të ngjarë, ky lojtar do të jetë i gatshëm sot për trajnerin Dedja dhe të hënën do të vendoset nëse do të huazohet apo jo.
Posted: Sat, 29 Oct 2005 , 12:18
by Kuq3Blu
Teli-Ahi mungojnë, Radusinoviç në dyshim
E sigurt është që Vllaznia sot nuk do të ketë të gatshëm dy lojtarë për ndeshjen me Skënderbeun. I pari është mbrojtësi Admir Teli, i cili në ndeshjen e kaluar me Partizanin ka marrë kartonin e verdhë të tretë dhe për pasojë është i detyruar të pushojë sot. Po ashtu do të mungojë edhe Ahi, i cili ende vuan dëmtimin e marrë në ndeshjen ndaj të kuqve. Nga ana tjetër, në pikëpyetje të madhe është edhe malazezi Radusinoviç. Ky i fundit ka një hematomë në këmbën e djathtë, e cila i shkakton dhimbje, megjithëse u pa njëfarë përmirësimi i gjendjes së tij. Lajmi i mirë është që Ndreka do të luajë dhe përkrah tij mund të luajë në krahun e djathtë shijakasi Kelmendi, që ndaj Besës bëri një paraqitje të mirë. Në krahun tjetër, nëse konfirmohet plotësisht mungesa e Radusinoviçit, mund të luajë Alban Hasani, i ardhur së fundi nga Teuta.
Posted: Sat, 29 Oct 2005 , 12:18
by Kuq3Blu
Formacioni, tre brazilianët në fushë
Nisur nga ajo çfarë mësohet nga burime pranë skuadrës shkodrane, bëhet e ditur se në formacionin e sotëm të Vllaznisë do të jenë edhe tre futbollistët brazilianë. Bëhet fjalë për Leandron, Zheraldinjon dhe Rinaldon. Kjo do të jetë hera e parë që ata do të luajnë njëkohësisht në fushë që prej ardhjes së tyre. Ajo që e ka kushtëzuar këtë ka qenë natyrisht forma jo e mirë fizike, megjithatë ajo në ditët e fundit është përmirësuar ndjeshëm dhe kjo u pa edhe në ndeshjen ndaj Besës. Leandro e Zheraldinjo do të luajnë në mesfushë, ndërsa Rinaldo do të përbëjë sërish dyshen e sulmit me Sinanin.
Posted: Sat, 29 Oct 2005 , 13:45
by vllaznia1919
Edhe kti Kapaj po i duket vedja si Ronaldo tesh a????
Posted: Sat, 29 Oct 2005 , 16:53
by Admin
vllaznia1919 wrote:Edhe kti Kapaj po i duket vedja si Ronaldo tesh a????
Naqe , nuk asht puna se ca i duket vetja , por kur nje lojtar nuk gjen hapsirat e duhuna ne nje skuader pse te mos ikë (per te miren e futbollistit , jo skuadres ) . Un personalisht nuk jam i mendimit qe ai te largohet edhe se deri tani nuk ka paraqit ndonje vlere te vecante , por te mas harrojme se kampionati eshte i gjate dhe qe nje skuader te pretendoje duhet te kete edhe nje stol te mire !!!
Mora vesht qe jan rikthy disa lojtar shkodran tek Vllaznia dhe ma saktesisht jane tre : A. Hasani , R. Beka , A. Volumi .
Sa i takon Hasanit nuk e njoh edhe se kam pa ndojhere tu lujt u nuk te them se , cfare lojtari asht e nqs ja vlen qe asht kthy tek Vllaznia !!
Rudi Beka asht nje lojtar i ri ku para 2 vjetesh , u cilsu si nje talent bashke e Salihin , nuk e di pse por me aq sa di un e largunen nga Vllaznia (ndoshta gabohem !!!) , me te degjume , asht lojtar i mire dhe duhet te jete jo me shum se 22 vjec !!!!
Alban Volumi , mmmmmmmmmm .......... , kete Dedja me duket se e ka marr per Shanc pasi ka disa vite qe po lun sa andej kendej edhe nuk ka ba hajr si lojtar ....., por me than te drejten Volumi asht nje nder lojtaret qe na ka dhan titullinkampion ne '98 , ku ka lujt shum pak por ka shenu shum here ne minutat e fundit per Vllaznine , edhe thuhej (me humor) qe Volumi asht shanci i Dedjes , ishalla asht prep por Vllaznia , ne vend qe ti harxhoj ato lek per Shanc , ma mir te blej ndonje lojta cilsor si psh Xhafa qe u perjashtu nga Dinamo , qe per mendimin tem asht lojtar cilsor !!!
Habitem me Dedjen qe thet jena hala pretedent per Titull Kampion , sdi a e ka pa mire klasifikimin dhe a e ka pa mire kalendarin , pasi ndeshjen e radhes e kena kunder Tiranes ne Tirane :S , pasi nuk duhet te pretendohet se fitove 2 ndeshje rresht dhe je skuadra ma e mire , duhet te jemi edhe pak objektin e jo subjektiv !!!!
E kuptoj qe Dedja ka dasht e don me motivu sa ma shum skuadren , por kshu rrezikon te zhgenjeje tifozerine e Zjarrte Shkodrane qe me shum se te gjithe e enderrojne nje titull kampion dhe qe e cila kohet e fundit po zhgenjehet shum nga kjo Vllazni !!!
Ishalla koha ka me i dhan te drejte Presidences dhe Dedjes !!
Shendet e pare e Mos te harrojme :
Gjithmon forca Vllaznia
Posted: Sun, 30 Oct 2005 , 13:52
by vllaznia1919
Volumi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Me cilen lagje ka kene tuj lujte ky???
Posted: Sun, 30 Oct 2005 , 17:47
by Admin
vllaznia1919 wrote:Volumi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Me cilen lagje ka kene tuj lujte ky???
Hhahahha naqe , tashi asht gjynah me e paragjyku Volumin kur nuk e sheh tu lujt !!!!
Sezonin e vjetshem ka pas lujt me Eganatian nqs nuk e kam gabim , masandej ka pas lujt edhe me Apolonin , kurse tashi nuk e di mire se me ke ka lujt ...
Posted: Mon, 31 Oct 2005 , 14:28
by vllaznia1919
Ne kjoft njaj Volum qe ka kene me Vllaznine dikur nuk me duket nej lojtar kushedi se qa!