Page 1 of 1
iku rrapaPatushi
Posted: Tue, 04 Oct 2005 , 22:28
by kuqeblu4ever
sipas lajmit me te fundit nga top channel:
Futbollisti Saimir Patushi nuk do te aktivizohet me ne ekipin e Vllaznise. Sipas tij, rezultatet e deritanishme te shkodraneve nuk i pershtaten ambicjeve te tij profesionale. Ne bisedimet me drejtuesit e ekipit ai ka rene dakort qe te huazohet ne nje skuader tjeter te superliges. Patushi ka deklaruar se destinacioni i tij do te jete ekipi qe do te ofroje me shume per Vllaznine. Transferta ne forme huazimi behet pasi eshte e pamundur qe futbollisti te aktivizohet me te drejta te plota deri ne merkaton e dimrit.
I vetmi lojtare qe ka ba diferencen tek Vllanzia bashke me Sinanin po ik.

Rrofte Presidenca

Posted: Wed, 05 Oct 2005 , 13:35
by vllaznia1919
Hajt ne ....... i kjofte.Tu na ba si me kene ronaldoja edhe ky.Nuk e ve ne dyshim qi asht lojtar i mire por i fije ma kadal mar Rrapatush.
Posted: Wed, 05 Oct 2005 , 13:42
by Admin
Pershendetje !!!
Asht pak e veshtire qe Patushi te largohet pasi per momentin ai ka nje kontrate te rregullt me Vllaznine deri ne fund te vitit , vetem nqs Presidenca don , vetem ateher Patushi mund te largohet !!!
Lexoni ketu dicka me shume :
http://www.fkvllaznia.net/main/lajme/pr ... 1128511969
Hysen Dedja Tranjeri i ri i Vllaznise !!!
Posted: Wed, 05 Oct 2005 , 13:50
by vllaznia1919
Çela: Patushi te Vllaznia, ose pa luajtur!
Natyrisht që zhgënjimi është i madh në radhët e drejtuesve të Vllaznisë, teksa mësojnë se Patushi po bën çmos të rikthehet te Tirana. Në lidhje me këtë çështje, presidenti i klubit shkodran, Agron Çela, është shprehur dje i vendosur për të mos lejuar largimin e këtij lojtari nga Shkodra. Që do të thotë se nuk do të ketë as prishje të kontratës dhe as huazim të lojtarit. "Patushi nuk ka pse të kërkojë të largohet. Jemi treguar shumë korrekt me të në marrëdhëniet financiare, prandaj duhet të zbatojë kontratën që ka me ne. Ai nuk do të mund të largohet në asnjë mënyrë nga Vllaznia. Kontratën me të nuk do e prishim, por njëkohësiht nuk do pranojmë as huazimin e tij te një ekip tjetër. Vendi i Patushit është vetëm te Vllaznia, ose të rrijë pa luajtur,"ka thënë presidenti. Nga ana tjetër, lojtari për të tretën ditë me radhë vazhdon të mungojë në stërvitje, prandaj dhe klubi shkodran ka bërë gati edhe masat ndëshkimore për të. "Nëse ai vazhdon të mos paraqitet në stërvitje, natyrisht që për të do të ketë edhe masa ndëshkimore, por shpresojmë që të mos ndodhë kështu dhe lojtari të bashkohet me ekipin në stërvitje, për të vazhduar deri në fund kontratën që ka me klubin tonë,"sqaron Çela.
Posted: Wed, 05 Oct 2005 , 14:26
by Admin
Ne kete rast jam plotesisht dakort me presidentin !!!
Ne asnje menyre nuk duhet te lejohet te largohet nje lojtar i tille aq me shum qe do te shkonte tek Tirana kundershtare e jona !!!
Posted: Thu, 06 Oct 2005 , 13:25
by vllaznia1919
Me vjen keq qi ka vetem nji vjete kontrate se un e kisha lane pa lujte nja tri kater vjet.
