Tifozat "Vip" te Vllaznise
Posted: Thu, 29 Sep 2005 , 16:20
Vllazni, ta falim humbjen, por jo fyerjen!
Kur iu kërkua lidhja nga stadiumi "Loro Boriçi", komentatori që komentonte ndeshjen Vllaznia-Besa, tha: "Po më befason rezultati i ndeshjes 2-0 për Kavajën, prandaj dhe miku im Osmani, kur e mori vesh rezultatin, iku nga lokali shumë i fyer, por rrugës duhet ta ketë marrë vesh edhe të tretin..."
Është e vërtetë se, ashtu si unë, duhet të jenë mërzitur edhe një pjesë e madhe e tifozerisë shkodrane, mërzi që po shkon në rritje, pothuajse u bë rrugë dhe, sa më tepër e përkrahim ekipin, aq më tepër po na zhgënjen ai. Dikush mund të thotë: Ishte Milani 3-0 dhe u rrah në pjesën e dytë, jo më Vllaznia jote. Po, është e vërtetë se në futboll kjo ndodh, por në këtë rast Vllaznia po humbet traditën, po rrihet shpesh dhe fare kollaj, bile në shtëpi të vet. Nuk ke siguri se merr një pikë sa kalon Urën e Baçallëkut, sepse i dridhen këmbët kur vjen në Tiranë, që rrihet nga një ekip që sa ka ardhur nga kategoria e parë.
Ekipi nuk manifeston shpirt gare, elegancën, burrërinë dhe forcën për të përmbysur rezultatin. Ky ekip të lë me zemër të ngrirë edhe kur je në avantazh, ku pas tri humbjesh fiton një ndeshje 8-0, rezultat që nuk i duhet askujt. Hutohen dhe mbartin një ndjenjë inferioriteti, një kavalierllëk gjoja në emër të spektaklit, duke e ditur që i duhen tri pikët. Kavaleirllëkun lëre në "Kafe të Madhe", sipas traditës, ndërsa në fushë lufto! Hutohen në mbrojtje, edhe pse i ka mbrojtësit dy metra, duke i sjellë vërdallë një sulmues, dhe kryesorja duke harruar shpirtin, pikërisht atë që duhet manifestuar në 85 vjet karrierë, një klub i mbështetur nga një publik model, i zjarrtë dhe shumë realist.
Për këtë jam i shqetësuar dhe besoj jo vetëm unë, por shumë dashamirës, sepse ekipi ka humbur forcën, idenë e të fituarit, shpirtin e sakrificës, të bashkuar dikur me elegancën braziliane të Sabah Bizit, Zmijanit dhe të Ferid Ragamit, mençurinë e Din Zhegës dhe Astrit Hafizit. Kujtoni ndeshjen Vllaznia-Austria e Vjenës.
Ç'janë këto formacione që ndërrohen çdo ditë, kur vijnë 7 e ikin 8 pa lënë asnjë gjurmë? Me aq shumë futbollistë shkodranë që luajnë në Shqipëri dhe të mos dish të menaxhosh?!...
Futbolli është luftë sportive dhe jo balet, se po të ishte ashtu, akademia e dancit do të ishte hapur në Shkodër.
A lihet Salihi? Vetëm ai të mbush gjysmën e stadiumit dhe me çmimin e biletës mund të rritësh të ardhurat. Futbolli është biznes. Por kur humbet rregullisht edhe publiku nuk të vjen, se nuk i ka gjetur paratë rrugës dhe kur nuk ke siguri se fiton në fushën tënde, si do të kesh garanci për ndeshjen ndërkombëtare? Dikush thotë: Mbase edhe i shesin, unë nuk e di. Mos e dhëntë Zoti!
Uluni dhe shikojeni situatën me gjakftohtësi! Rifitoni shpirtin e humbur, stërvituni jo për ne, po për vete si ai djaloshi 7-vjeçar që studion 10 orë violinë. Futbolli duhet të marrë shembull nga sportet e tjera në Shkodër, si boksi, kaq vite kampion kombëtar. Futbolli është profesion i vështirë. Për të duhet të sakrifikosh tamam në rini. Atëherë do ta shihni veten mirë, do të gëzoni Shkodrën dhe do të meritoni respektin e një qyteti që futbollin e ka si bukën.
Osman MULA-regjizor/kompozitor