Page 1 of 2

Shah

Posted: Tue, 13 Sep 2005 , 13:33
by vllaznia1919
Të rinjtë në kampionatin europian

Skuadra përfaqësuese e shahut femra dhe meshkuj nga mosha 12-18 vjeç do të niset sot në Hercegnovi të Serbi & Mali i Zi për t'u përfaqësuar në Kampionatin Europian të Shahut. Sipas zëdhënësit të shtypit në Federatën e Shahut, Kristaq Andoni, kampionati europian i moshave do të zhvillohet nga 14-23 shtator. Shorti i europianit i ka vënë shahistët tanë përballë rivalëve të fortë, prandaj dhe
ndeshjet, sipas zëdhënësit Andoni, parashikohet të jenë të vështira. Një psikozë e tillë është krijuar dhe tek vetë sportistët, të cilët janë pa përvojë në përfaqësimet ndërkombëtare. Sipas specialistëve të sportit të shahut, mendohet që një aktivitet i tillë më tepër do t'i shërbejë rritjes së përvojës të ekipit në ndeshjet ndërkombëtare. Në këtë aktivitet, shahistët nisen fill pas përfundimit të kampionatit individual, i cili u zhvillua për disa ditë në kryeqytet.


Shahistët pjesëmarrës
Femra
R. Pasku (Apolonia)
S. Çaushi (Partizani)
F. Çaushi (Partizani)
Meshkuj
A. Hyka (Tirana)
F. Ashiku (Vllaznia)

Re: Shah

Posted: Mon, 13 Apr 2009 , 14:36
by Skodrinon
Përcaktohen finalistët, sot radha e “Blicit”

Kanë përfunduar dje në sallën qendrore të Federatës Shqiptare të Shahut gjysmëfinalet e kampionatit të 65-të kombëtar me pjesëmarrjen e 62 shahistëve. Aktiviteti u zhvillua me 9 ture me sistem zviceran. Në fund të garave të drejtën për në finalen e kampionatit kombëtar të 2009-ës e fituan Ilir Seitaj, Ilir Karkanaqe, Robert Draçi, Llambi Pasku, Harrallamb Boshku, Dritan Zeka, të cilët grumbulluan 6.5 pikë si dhe Franc Ashiku, Petraq Dhame, Lime
Mihasi, Artur Zarka, Saimir Shabanaj, Muhamet Çelaj, Fatos Omari dhe Bimi Meta me nga 6 pikë. Gjysmëfinalet u gjykuan nga Shkëlqim Lazaj (gjyqtar ndërkombëtar), Jemin Dhëmbi (kategoria e parë), Arjan Bllaca (kategoria e parë), Çlirim Guxho (kategoria e parë) dhe Trifon Sevo (kategoria e dytë). Federata Shqiptare e Shahut do të vijojë kalendarin e saj sot me kampionatin kombëtar të “Blicit”, ku pritet të marrin pjesë 30 shahistë

Re: Shah

Posted: Mon, 13 Apr 2009 , 22:28
by GOLDIAN
ke kena te mire ne shah na shkodranet

Re: Shah

Posted: Tue, 14 Apr 2009 , 14:48
by Skodrinon
Harrallamb Boshku, kampioni i “Blicit”

Vetëm 24 orë pasi preu biletën për në finalen e kampionatit kombëtar, shahisti i Teutës, Harrallamb Boshku, është shpallur dje fituesi i kampionatit të “Blicit” për 2009-ën. Boshku grumbulloi 10 pikë pas 9 fitoreve dhe 2 barazimeve. Kampioni u nderua me kupë, të cilën ia dorëzoi sekretari i përgjithshëm i FSHSH-së, Sabri Bejleri. I dyti me 0.5 pikë më pak se Boshku u rendit talenti shkodran Franc Ashiku, ky është finalisti më i ri në moshë dhe favoriti për muajin shtator. Vendi i tretë shkoi për konkurrentin e Butrintit, Ilir Seitaj me 7.5 pikë. Ekipi sarandjot do të përfaqësohet në finalet e kampionatit kombëtar me katër shahistë Ilir Seitaj, Ilir Karkanaqe, Lime Mihasi dhe Petraq Dhame. Kryegjyqtari i garave të zhvilluara në sallën qendrore të Federatës Shqiptare të Shahut ishte arbitri ndërkombëtar, Shkëlqim Lazaj. Në aktivitetin e djeshëm morën pjesë 32 shahistët, të cilët u ndanë në 4 grupe. Tre më të mirët e çdo grupi vazhduan më pas garën për trofeun.

Shahisti F H B P
Harrallamb Boshku 9 0 2 10 pikë
Franc Ashiku 9 1 1 9.5 pikë
Ilir Seitaj 5 0 5 7.5 pikë
Robert Draçi 6 3 2 7 pikë
Lime Mihasi 5 3 3 6.5 pikë
Llambi Pasku 5 5 1 5.5 pikë
Sotiraq Pasku 5 5 1 5.5 pikë
Leonard Mikeli 4 6 1 4.5 pikë
Dritan Zeka 2 5 4 4 pikë
Roela Pasku 2 7 2 3 pikë
Arbër Qesja 1 8 2 2 pikë
Muhamet Çela 1 10 0 1 pikë

Re: Shah

Posted: Tue, 14 Apr 2009 , 14:53
by Skodrinon
GOLDIAN wrote:ke kena te mire ne shah na shkodranet
jena prap ma gold. franc ashiku i dyti. per gjyse piket ja paska marre ky harrallambi.....

Re: Shah

Posted: Tue, 14 Apr 2009 , 19:57
by GOLDIAN
ju prifte e mara ashikut

Re: Shah

Posted: Mon, 04 May 2009 , 21:33
by Skodrinon
Llambi Pasku, kampioni i Rapidit

Ka përfunduar dje në sallën qendrore të Federatës Shqiptare të
Shahut, kampionati kombëtar i Rapidit, me pjesëmarrjen e 21 shahistëve.
Fitues u shpall kampioni i të rinjve dhe finalisti i kampionatit të
65-të kombëtar individual, Llambi Pasku. I riu Pasku me shumë perspektivë
i ekipit të Roskovecit grumbulloi në fund të finaleve 5.5 pikë.
Pas shahistit Pasku u renditën Gëzim Noka, Bimi Meta dhe Harrallamb
Boshku me 4.5 pikë. Aleksandër Paci dhe Ndriçim Hoxha e mbyllën
garën me 2.5 pikë. Ndërsa dyshja Sotiraq Pasku dhe Xhezair Elezi
nuk arritën dot të merrnin më shumë se 2 pikë. Ky ka qenë trofeu i
dytë për 2009-ën për ekipin e Roskovecit pas fitimit të Kupës së
Shqipërisë të zhvilluar më 14-18 shkurt. Kalendari i aktiviteteve të
Federatës Shqiptare të Shahut vijon sot me kampionatin kombëtar të
shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit që do të zgjasë 6
ditë. Sipas sekretarit të federatës, Sabri Bejleri, çdo shkollë do të
përfaqësohet me 2 vajza e 2 meshkuj.

Re: Shah

Posted: Mon, 11 May 2009 , 19:01
by fpjalmi
Seniorët, Skuqi mban
ritmin e kampionit
Ka startuar në sallën qendrore të Federatës Shqiptare të Shahut
kampionati kombëtar për seniorë. Në aktivitetin që do të zgjatë
deri më datë 17 maj marrin pjesë shahistët: Robert Harito, Foti
Tasellari, Lefter Shabanaj, Medi Bejleri, Zija Keta, Leonard Mikeli,
Fatos Omari, Osman Limanaj, Uran Skuqi, Vangjel Adhami dhe
Mendi Veizaj. Kampion në fuqi për seniorë është Uran Skuqi.
Me fitore bindëse e nisën turin e parë shahistët Harito, Skuqi,
Omari dhe Mikeli. I vetmi takim i mbyllur në barazim ishte ai mes
Limanajt dhe Shabanajt. Seniorët kanë vijuar dje me turin e
dytë, ku u arritën këto rezultate: Veizaj-Mikeli 0-1, Omari-Keta
1-0, Limanaj-Bejleri 1-0, Skuqi-Shabanaj 1-0. Më të lehtë nga të
gjithë konkurrentët në turin e dytë e pati Tasellari, duke fituar
aforfe ndeshjen me Vangjel Adhamin. Pas humbjes ditën e parë,
Adhami u tërhoq nga gara kombëtare për arsye personale.
Sipas gjyqtarisë së kampionatit, favorit për t’u shpallur kampion
për edicionin e 2009-ës janë shahistët Skuqi, Omari dhe Mikeli.
Seniorët do të luajnë sot turin e tretë të Kombëtarit.
TURI 1
Robert Harito-Vangjel Adhami 1-0
Foti Tasellari-Uran Skuqi 0-1
Fatos Omari-Medi Bejleri 1-0
Osman Limanaj-Lefter Shabanaj 0.5-0.5
Leonard Mikeli-Zija Keta 1-0
Mendi Veizaj pushim
TURI 2
Mendi Veizaj-Leonard Mikeli 0-1
Fatos Omari-Zija Keta 1-0
Osman Limanaj-Medi Bejleri 1-0
Uran Skuqi-Lefter Shabanaj 1-0
Vangjel Adhami-Foti-Tasellari (fiton aforfe)
Robert Harito pushim

Re: Shah

Posted: Tue, 12 May 2009 , 18:31
by Skodrinon
Skuqi e Mikeli bëjnë “tris”
Kampionati kombëtar i shahut për seniorë ka vijuar me turin e 3-të në sallën qendrore të Federatës Shqiptare të Shahut. Edhe në takimet e djeshme nuk ka pasur ndonjë surprizë. Skuqi dhe Mikeli siguruan fitoren e tretë, këtë herë ndaj Bejlerit dhe Omarit. Shabanaj ka përfituar nga mungesa e Adhamit për ta fituar aforfe, duke u ngjitur kështu në kuotën e 1.5 pikëve. Zija Keta ka arritur fitoren e parë në kampionat ndaj Limanajt. Uran Skuqi dhe Leonard Mikeli mbajnë kreun e renditjes në kuotën e 3 pikëve.

EMRI N F H B P
U. Skuqi 3 3 0 0 3
L. Mikeli 3 3 0 0 3
R. Harito 2 2 0 0 2
F.Tasellari 2 1 1 0 2
F. Omari 3 2 1 0 2
O. Limanaj 3 1 1 1 1.5
L. Shabanaj 3 1 1 1 1.5
Z. Keta 3 1 2 0 1
M.Veizaj 2 0 2 0 0
M.Bejleri 3 0 3 0 0
V. Adhami 3 0 3 0 0

Re: Shah

Posted: Wed, 13 May 2009 , 19:42
by Skodrinon
KAMPIONATI KOMBËTAR I SHAHUT

Leonard Mikeli
merr kreun e seniorëve
Turi i katërt i kampionatit kombëtar të seniorëve ka sjellë
ndryshimin e parë në kreun e renditjes. Ndryshe nga
Leonard Mikeli, që ka vijuar serinë pozitive në kampionat,
kësaj radhe ndaj Limanajt, kampioni në fuqi, Uran
Skuqi, ka bërë hapin e parë fals. Skuqi u mund dje nga
shahisti Zija Keta. Pas fitores së djeshme Mikeli u ngjit
në kuotën e katër pikëve dhe rezultatet e arritura dje
ishin këto: Leonard Mikeli-Osman Limanaj 1-0, Uran Skuqi-
Zija Keta 0.5-0.5, Medi Bejleri-Vangjel Adhami 1-0,
Robert Harito-Foti-Tasellari 1-0 dhe Fatos Omari-Mendi
Veizaj 1-0. Takimet e kampionatit kombëtar të seniorëve
kanë nisur më datë 9 maj dhe do të vazhdojnë deri më 17
maj në sallën qendrore të Federatës Shqiptare të Shahut.

TURI 5
SOT
F. TASELLARI-M. VEIZAJ
L. SHABANAJ- R. HARITO
Z. KETA-V. ADHAMI
L. MIKELI-U. SKUQI
F. OMARI-O. LIMANAJ
MEDI BEJLERI PUSHIM

Re: Shah

Posted: Fri, 15 May 2009 , 17:41
by Skodrinon
Mikeli bën “ligjin” te seniorët
Shahisti Leonard Mikeli nuk di të ndalet në kampionatin
kombëtar të seniorëve. Gjashtë takime të luajtura, po kaq
edhe fitore të arritura. Në turin e pestë Mikeli nuk ka kursyer
as kampionin në fuqi, Uran Skuqi, ndërsa turin e 6-të e
mbylli me fitore në tavolinë pas mungesës të kundërshtarit
Adhami. Aktualisht Mikeli ndodhet në krye të klasifikimit në
kuotën e 6 pikëve. Shahisti Skuqi është ndalur për të dytën
herë në këtë kampionat. Në turin e luajtur dje në sallën
qendrore të Federatës Shqiptare të Shahut, Skuqi u mund
nga Fatos Omari. Ky i fundit nuk gaboi edhe një ditë më
parë në tavolinë ndaj Limanajt. Rezultatet e arritura në
turin 5 dhe 6 janë këto: F. Tasellari-M. Veizaj 1-0, L. Shabanaj-
R. Harito 1-0, Z. Keta-V. Adhami 1-0, L. Mikeli-U.
Skuqi, 1-0, F. Omari-O. Limanaj 1-0 dhe M. Veizaj-O.
Limanaj 0-1, U. Skuqi-F. Omari 0-1, V. Adhami-L.
Mikeli 0-1, R. Harito-M. Bejleri 0-1, F. Tasellari- L. Shabanaj
0-1. Pas tërheqjes së Adhamit nga gara kombëtare është
tërhequr dje edhe Mendi Veizaj.

Re: Shah

Posted: Wed, 20 May 2009 , 19:36
by Skodrinon
Mikeli, kampioni i seniorëve

Leonard Mikeli ka shkruar përsëri emrin e tij në Librin e Artë të kampionëve të seniorëve. I kurorëzuar për
të gjashtën herë kampion, Mikeli grumbulloi 7 pikë në përfundim të aktivitetit të organizuar nga Federata Shqiptare
e Shahut në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimit Sportiv. Po 7 pikë grumbulloi Fatos Omari i vendit të dytë, por fitorja direkte e kampionit Mikeli të arritur në turin e 3-të i dha të drejtën të ngrinte lart trofeun e 2009-ës. Në vend të tretë me 5 pikë u rendit Zija Keta. Në garën kombëtare të seniorëve morën pjesë shahistët: Robert Harito, Foti Tasellari, Lefter Shabanai, Medi Bejleri, Osman Limanaj, Uran Skuqi, Vangjel Adhami dhe Mendim Veizaj. Kampionati kombëtar u mbajt në sallën qendrore të Federatës Shqiptare të Shahut. Në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit u shpërndanë diploma për 3 vendet e para si dhe për koordinatorin e agjencisë, Mustafa Tukseferi, për ndihmesën e tij
në mbarëvajtjen normale të aktivitetit.

Re: Shah

Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 23:01
by Skodrinon
Llambi Pasku, kampion i të rinjve

Në sallën qendrore të Federatës Shqiptare të Shahut ka
përfunduar ditën e djeshme kampionati kombëtar për të rinj
e të reja, ku morën pjesë 32 shahistë meshkuj dhe 9 femra,
përfaqësues nga Saranda, Durrësi, Akademia Tirana, Shkodra,
Laçi, Berati, Partizani. Për të katërtin vit radhazi,
Llambi Pasku është shpallur kampion i të rinjve. Ndonëse
në turin e 7-të e të fundit barazoi me shahistin e Butrintit,
Erald Mihasi, edhe ky një talent, Pasku nuk e dorëzoi kreun.
Në vend të dytë u rendit Franc Ashiku me 6 pikë. Dje
shkodrani fitoi ndaj Donald Ndreut. Për femra kampione u
shpall para pak ditësh Bruna Tuzi, e ndjekur nga Suzana
Kerçiku e vendit të dytë dhe dyshja me shumë perspektivë
e Butrintit me trajnerë Petraq Dhame, Jeta Çepani e Ledia
Isaj. Gara e të rinjve e të rejave u zhvillua nën drejtimin e
Federatës Shqiptare të Shahut dhe Agjencisë së Shërbimit
të Sporteve.
REZULTATET E TURIT 7
Erlad Mihasi-Llambi Pasku 0.5-0.5
Franc Ashiku-Donald Ndreu 1-0
Gleni Caku-Arjan Lleshi 1-0
Diamand Yzeri-Franc Mërkuri 0-1
Klevis Molla-Sami Xhima 1-0
Olti Prifti-Alban Selala 0-1
Emanuel Zonja-Arges Hoxha 1-0
Jurgen Gjonaj-Mikele Myftiu 1-0
Endri Zykollari-Xhulio Myftari 0-1
Idriz Verzillari-Fation Tarazhi 0-1
Gent Gjika-Endri Lulja 1-0
Ervis Ramadani-Mario Keputa 0-1
Armando Biba-Erdit Ndreu 0-1
Paolo Doksani-Dhimitër Sinjari 0-1
Kevi Çepani-Dejvis Gjergji 0-1
Gjergj Islami-Dejvid Lulja s’u luajt
Klasifikimi i përgjithshëm:
Llambi Pasku 6.5 pikë,
Franc Ashiku 6 pikë,
Gleni Caku 5.5 pikë, Erald Mihasi dhe Franc
Merkuri 5 pikë, Donald Ndreu, Klevis Molla, Alban Selala dhe
Emanuel Zonja 4.5 pikë, Jurgen Gjonaj, Arjan Lleshi, Xhulio
Myftari 4 pikë, Diamand Yzeiri, Olti Prifti, Arges Hoxha, Gent
Gjika, Sami Shima, Fation Tarazhi, Mario Keputa 3.5 pikë,
Mikele Myftiu, Endri Zykollari dhe Erdit Ndreu 3 pikë, Idriz
Verzillari, Ervis Ramadani dhe Endri Lulja 2.5 pikë, Armando
Biba, Kevi Çepani, Paolo Doksani, Dhimtër Sinjari dhe Dejvis
Gjergji 2 pikë, Endri Lulja dhe Gjergj Islami 1 pikë.

Re: Shah

Posted: Mon, 22 Jun 2009 , 23:03
by Skodrinon
Franc Ashiku mirboll paska dale ne vend te dyte me gjyse piket ma pak.

Re: Shah

Posted: Tue, 23 Jun 2009 , 23:03
by beltasor
Skodrinon wrote:Llambi Pasku, kampioni i Rapidit

Ka përfunduar dje në sallën qendrore të Federatës Shqiptare të
Shahut, kampionati kombëtar i Rapidit, me pjesëmarrjen e 21 shahistëve.
Fitues u shpall kampioni i të rinjve dhe finalisti i kampionatit të
65-të kombëtar individual, Llambi Pasku. I riu Pasku me shumë perspektivë
i ekipit të Roskovecit grumbulloi në fund të finaleve 5.5 pikë.
Pas shahistit Pasku u renditën Gëzim Noka, Bimi Meta dhe Harrallamb
Boshku me 4.5 pikë. Aleksandër Paci dhe Ndriçim Hoxha e mbyllën
garën me 2.5 pikë. Ndërsa dyshja Sotiraq Pasku dhe Xhezair Elezi
nuk arritën dot të merrnin më shumë se 2 pikë. Ky ka qenë trofeu i
dytë për 2009-ën për ekipin e Roskovecit pas fitimit të Kupës së
Shqipërisë të zhvilluar më 14-18 shkurt. Kalendari i aktiviteteve të
Federatës Shqiptare të Shahut vijon sot me kampionatin kombëtar të
shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit që do të zgjasë 6
ditë. Sipas sekretarit të federatës, Sabri Bejleri, çdo shkollë do të
përfaqësohet me 2 vajza e 2 meshkuj.
pershendetje te gjitheve,

Une jam Gezim Noka, ka ca vite lojtare i vllaznise ne shah. Kam marre pjese ne shume gara me ngjyrat e vllaznise
perfshire ate te Kampionatit Ekipor ku ekipi Vllaznia doli kampion shqiperie ne shah PER HERE TE PARE NE HISTORI TE VET dhe nuk e kuptoj perse nuk cilesohet me lart emri im per rapidin, apo eshte vetem per shkodranet llafi.

Re: Shah

Posted: Tue, 23 Jun 2009 , 23:28
by beltasor
GOLDIAN wrote:ke kena te mire ne shah na shkodranet
pershendetje,
Po nqoftse thua ne perbamje te ekipit mund te them qe ke Aleksander Pacin me origjin nga Puka eshte lojtare i mire, nen kampion i vitit 2007 dhe 4 per 2008 si dhe lojtare olimpiadet i kombetars. Pastaj jane Ashiku , Noka, Temali dhe veteran si Muhamet Cela qe eshte edhe trajneri i ekipit. Behet fjale per ata qe jane aktiv aktualisht.

Re: Shah

Posted: Wed, 24 Jun 2009 , 14:13
by Skodrinon
mire se erdhe beltasor.
kto lajme i kena marre te panorama sport e nuk di pse nuk asht emni jot. nuk bahet fjale vetem per shkodrane.

Re: Shah

Posted: Sun, 28 Jun 2009 , 00:56
by GOLDIAN
beltasor mire se na ke ardh e flm per infot
ta prifte zoti te maren e sa ma shume suksese pacsh si ti si vllaznia

Re: Shah

Posted: Wed, 15 Jul 2009 , 20:42
by veselin
faleminderit te gjitheve, shpersojme te dali edhe kete vit kampion!!!

Re: Shah

Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 21:57
by fpjalmi
Shah, Kasparov mposht serish Karpov
25/09/2009 17:50

Garry Kasparov i jep goditjen e dyte pas 25 viteve rivalit te tij ne shah, Anatoli Karpov.

Shahisti rus, nje nga me te miret qe ka njohur historia e ketij sporti, ka ndalur serish rivalin e tij pas fitores legjendare ne Moske gati cerek shekulli me pare. Rezultati perfundimtar i perballjes eshte 9-3, ndersa takimet u ndoqen nga 129 shtete live nepermjet internetit.

“Takimi i Valencias ishte nje publicitet shume i mire per sportin e shahut”, eshte shprehur Kasparov, ndersa Karpov ka lene te hapur mundesine e revanshit. Kasparov eshte nje nga shahistet me te mire te botes pasi ate nuk ka mundur ta mposhte asnje shahist qe pas shpalljes kampion bote, perjashto ketu vetem kompjuterin “Deep Blue” te IBM-se.