Page 1 of 12
Lojtaret e mundeshem te kombetares
Posted: Sat, 06 Aug 2005 , 16:49
by vllaznia1919
Greqia "nën" këmbët e 18 vjeçarit shqiptar
Këto ditë, shtypi grek nuk ka në qendër të vëmendjes lojtarët e kalibrit të madh, si Rivaldo apo Konseisao. Shtypi grek nuk ka në qendër të vëmendjes as Figon, Zagoraqisin apo Karagunisin. Media vendëse e ka zhvendosur disi vëmendjen edhe nga Portiljo e Dani. Ai që i ka hipnotizuar të gjithë është një 18 vjeçar, siç shkruan "Goal News", me rrënjë nga Shqipëria.
Që Kone është nga Shqipëria e vërteton edhe gazetari i njohur grek, Themis Sinanoglu. Ai e pohon këtë pas një interesimi të gjerë. Sinanoglu flet me superlativa për shqiptarin, të cilin e ka ndjekur që kur ka qenë fëmijë dhe luante me Olimpiakosin. Ai ishte ndër të parët, që pat shkruar për lëvizjen e Konesë drejt Nansit të Francës. I pyetur nga gazeta "Sporti shqiptar", zoti Sinanoglu sqaron që Kone është një talent i madh i ardhur nga Shqipëria. I vogli që u bë tepër i madh, quhet Panajotis Kone, i cili më 26 korrik mbushi plot 18 vjet.
Mjafton të shikosh shtypin e përditshëm të mbushur me fotografitë e futbollistit, ose të lexosh ato çfarë shkruan shtypi grek për të kuptuar madhështinë e këtij talenti të madh. "Po lind një yll", shkruan "Goal News" dhe vazhdon: "Panajotis Kone është një yll që sapo ka lindur në galaktikën "verdhezi". "Kone përbën një futbollist teknik, veçanërisht të aftë", shkruan "Sport Day". "Kone është një futbollist i madh , i cili vjen për të bërë ndryshimin" shkruan gazeta tjetër sportive "SCORE". "Kone përbën një yll të ri tek AEK-u" shkruante një gazetë tjetër. "Kone e ka çuditur vërtet Demi Nikolaidhin". "Panajotis Kone mund të jetë një ndër talentet më të mëdhenj në Greqi". Me këto superlativa për Konenë nuk shprehen vetëm drejtuesit e specialistët e AEK-ut, por edhe ata të Olimpiakosit.
Në një shkrim të botuar këto ditë në gazetën e përditshme sportive "Foz to Sport", thuhet: "Tek Olimpiakosi janë të shqetësuar me futbollistin e talentuar dhe përfundimin e çështjes së tij. Në Pire kanë thënë edhe më parë, por thonë edhe tani, se bëhet fjalë për talentin më të madh që ka nxjerrë Olimpiakosi dhe se kjo është meritë e tyre." Këto e të tjera nuk janë thënie miqsh apo dashamirësish, por janë fjalë të njerëzve të panjohur më parë me njëri tjetrin. Ai që i ka lidhur është vetëm futbolli.
AEK Kone, enigma e lidhjes
Në një deklaratë prej jo më shumë se 20 fjalësh, AEK-u bëri të ditur marrjen e Panajoti Kones, lojtarit që mund të jetë ndër talentët më të mëdhenj të Greqisë. Marrëveshja mes këtij klubi dhe lojtarit shqiptar ishte gati qysh në dimër, atëherë kur edhe ishte provuar për herë të parë në Thrako Makedonas, qendra stërvitore e AEK-ut. Dhe qysh atëherë ai kishte lënë përshtypje mjaft të mira. Por marrja e Konesë nuk u deklarua, sepse ai duhej të rritej edhe pak. Dhe u bë 18 vjeçar pikërisht me 26 korrik. Kone ishte aktivizuar më parë me ekipe zinxhirë të Olimpiakosit dhe bënte pjesë në akademinë e tij. Më pas, Kone shkoi në Francë, ku u aktivizua për një sezon me skuadrën e të rinjve të Lensit. Panajotis Kone është i ditëlindjes 26 korrik 1987 dhe është i gjatë 184 cm.
Shkëlqimi i Konesë
"Vlerat e Panajotis Konesë,- shkruan "Goal",- u dukën që në stërvitjen e parë me AEK-un. Thonë se futbollisti i madh lind dhe bëhet. Futbollisti i klasit u dallua që në vështrimin e parë. Kone luajti me lojtarë që nuk u njihte as me emër, por ajo çka bëri ndryshimin e madh ishte talenti i asit 18 vjeçar. Ai ishte një lojtar, i cili me veprimet e tij tregoi cilësi dhe klas. Tek Kone u panë të dhënat e një drejtuesi të madh, që erdhi për të bërë ndryshimin. Ndoshta këto janë superlativa,- thotë "Goal",- por ky është realiteti. Panajot Kone është një yll që sapo lindi në galaktikën verdhezi dhe është në dorë të tij dhe të trajnerit portugez Fernando Santos, që të bëjnë ndryshimin e madh."
Kone, tjetër klas
Santos e la Konenë me ekipin e parë. E vendosi në rolin e mesfushorit dhe e la të "notojë". Përfundimet ishin entuziaste. Asi 18 vjeçar tregoi se bëhet fjalë për një lojtar të veçantë. Kërkonte vazhdimisht topin, merrte iniciativën, ishte i shpejtë dhe rezultativ në lëvizjet e tij. Ai luan me kokën lart, ka një teknikë të përkryer dhe një shpejtësi për t'u admiruar në lëvizjet e tij. Në një rast, pasi mori topin nga kundërshtari, ai dribloi dy kundërshtarë dhe kaloi atje ku ai deshi. Kone luan kryesisht me këmbën e djathtë, por ai përdor me mjaft lehtësi edhe këmbën e majtë. Nuk ngurron të gjuajë nga çdo pozicion dhe luan mjaft lirshëm. Kone ka një gjuajtje "brisk" dhe bën triblime edhe në një vend shumë të vogël, siç është kabina telefonike. Ai tregoi se mund të luajë rolin e magjistarit në stadium.
Veçanësitë e 18 vjeçarit
Ajo që në të vërtetë të bën përshtypje në lojën e mesfushorit 18 vjeçar është se hyri menjëherë në formacionin e skuadrës së parë dhe u duk sikur luante me këtë ekip prej shumë kohësh. U përshtat menjëherë dhe arriti të tregojë të dhënat e një futbollisti modern. Kone tregoi një zotësi të shkëlqyer. Me këmbët "e ëmbla" e çonte topin ku të donte, tamam ashtu siç kërkonte edhe trajneri Santos. Kone përbën një yll të ri tek AEK-u, ndaj njerëzit e AEK-ut shpejtuan për t'i dhënë një shtëpi në lagjen e njohur "Kifisias".
Kërkoi numrin 10 dhe e mori
Asi i ri i AEK-ut, Panajotis Kone, pas dy muajsh që stërvitej vetë, u bashkua këto ditë me pjesëtarë të tjerë të ekipit dhe kërkoi të marrë numrin 10, të cilin ia dhanë menjëherë. Mësohet se tekniku portugez i AEK ut, Fernando Santos, ka mbetur i kënaqur nga djaloshi 18 vjeçar, por ai i bëri edhe disa vërejtje të vogla, në mënyrë që të jetë gjithnjë ashtu siç duhet. Kone ishte lojtari i fundit, me të cilin AEK-u nënshkroi një kontratë 5 vjeçare. Ndërkohë që gjithçka është bërë nën vëzhgimin e specialistëve të AEK-ut, të gjithë ish-futbollistë të njohur, por që kanë veshur më parë fanellën verdhezi. Presidenti i AEK-ut, Demis Nikolaidhis, një nga ish-futbollistët më të mirë grekë të viteve të fundit, ka mbajtur pranë tij kolegët e vet, të cilët kanë lënë gjurmë në karrierën e tij sportive. Pranë presidentit verdhezi janë Ilia Iviç, Toni Savevski, Niko Kostenoglu dhe Kristoforos (Bledar) Kola.
AEK: Kone, yni. Olimpiakosi kërkon "atësinë"
Në një shkrim të botuar në gazetën sportive "Foz to Spor" duket qartë shqetësimi i kampionëve për çështjen "Kone". Tek Olimpiakosi janë të shqetësuar me futbollistin e talentuar dhe përfundimin e çështjes së tij. Në Pire kanë thënë edhe më parë, por thonë edhe tani, se bëhet fjalë për talentin më të madh që ka nxjerrë Olimpiakosi dhe se kjo është meritë e tyre. "Kone duhet të kthehet tek Olimpiakosi, sepse ka dalë nga radhët tona,"- thonë në Pire. "Pas kthimit nga Franca, në vend që të vinte tek Olimpiakosi, që iu afrua përsëri, Kone shkoi tek AEK-u, sepse atje kërkonte i ati me pretekstin se atje ka mundësi më të mëdha të shquhet dhe të ecë në karrierën e tij." Ndërsa akuzojnë AEK un për moszbatim të rregullave në regjistrimin dhe lidhjen e kontratave, ata kanë thënë se do ta ndjekin çështjen ligjërisht.
Debatet kanë vazhduar edhe sot në shtypin grek. "Foz" shkruan se "Kone është yni". Ndërsa "Sport Day" ka vënë në krye thënien e futbollistit të talentuar: "Jam i ligjshëm". Por çështja "Kone" duket se do të shkojë gjatë. Olimpiakosi ka vendosur t'i drejtohet për këtë jo vetëm EPO s, Federatës Greke të Futbollit, por edhe FIFA s, duke ndjellë frikë tek AEK-u.
Të gjithë flasin për Konenë. Vetëm Shqipëria hesht. Eshtë një heshtje "vetëvrasëse".
Posted: Tue, 23 Aug 2005 , 13:17
by vllaznia1919
Besian Idrizaj, shqiptari i Liverpulit
Ëndrra e shumë fëmijëve që e godasin topin çdo ditë nëpër fusha të futbollit është ta veshin një ditë fanellën e ndonjë klubi të madh europian të futbollit. Besian Idrizajt i është realizuar ëndrra në moshën 17-vjeçare, kur para atij janë hapur dyert e Liverpulit.
"Marrëveshja është arritur, më lajmëruan sot. Vetëm se çdo gjë pritet të bëhet zyrtare të hënën, siç është paralajmëruar," - ka thënë në një bisedë telefonike Besian Idrizaj. Lidhja e mesfushorit sulmues me fituesin e fundit të Ligës së Kampionëve, Liverpul, kishte filluar qysh në kampionatin e fundit europian të grupmoshës U-19.
"Paraqitja e mirë në Kampionatin Europian mendoj se ndikoi shumë. Pastaj, Liverpuli më ftoi në provë dhe unë shkova. Më ka pëlqyer shumë klubi dhe çdo gjë atje, kam kaluar shumë mirë, ndërsa kryesorja është se edhe drejtuesit e Liverpulit mbetën të kënaqur me mua. Në ditën e parë të stërvitjeve mbeta i befasuar me çdo gjë, pastaj e kisha më lehtë," - shton Idrizaj, i cili ishte kthyer në Austri para se të fluturonte të hënën (dje) drejt Anglisë për ta nënshkruar zyrtarisht kontratën.
Idrizaj thotë se është tifoz i Liverpulit dhe njëkohësisht i ka përcjellë rregullisht të gjitha ndeshjet e kombëtares shqiptare, ku dallon fitoren ndaj Greqisë. "I kam përcjellë ndeshjet e kombëtares shqiptare. Endërroj që mbase një ditë të jem edhe unë pjesë e saj, sepse kam gjak shqiptari. Mbase mund të isha provuar një herë nga trajneri gjerman i kombëtares shqiptare, por ende nuk më ka ftuar njeri. E dua Shqipërinë, sepse unë e kam zemrën shqiptare. Idhuj të mi janë Lorik Cana dhe Ervin Skela," - pohon Idrizaj, i cili thotë se kishte ardhur rregullisht në Kosovë deri para dy vjetësh, ku ka takuar shumë të afërm.
I njohur për driblingun, teknikën dhe shpejtësinë, Idrizaj nuk ngutet të debutojë te "Reds". "Nuk e di, mund të kaloj një muaj, dy apo më tepër, por do të angazhohem të debutoj sa më herët," - tha Idrizaj, i cili të shtunën kishte luajtur vetëm 5 minuta për LASK Linzin në përballjen me Kufstein (0-0), që mund të jenë minutat e fundit me këtë skuadër.
Në lidhje me transferimin e Idrizajt te Liverpuli, menaxheri i lojtarit, Jurgen Ëerner, ka pohuar: "Na mbeten vetëm detajet të precizohen, si p.sh. familja që do ta mbajë Besiainin, pasi ky është një i mitur, apo provimi i patentës së shoferit e gjëra të tjera të ngjashme."
Një angazhim të madh në gjithë arritjet e Besianit zë prindi i tij Sadiku, dikur lojtar i ekipit të Lugut të Baranit, "Rilindja". "Kur luaja vetë, babai më thoshte lëre topin se nuk ia sheh njeri hajrin, megjithatë duke qenë adhurues i futbollit jam angazhuar shumë për Besianin, ndonëse janë edhe dy djemtë e tjerë që luajnë futboll," - thotë Sadiku, babai i Besian Idrizajt.
Idrizaj është përforcimi i nëntë për këtë stinor në "Anfield", që ka bërë trajneri spanjoll i Liverpoolit, Rafa Benitez.
Idrizaj, golashënuesi më i ri në Austri
Mesfushori, edhe pse i ri, tashmë ka ç'të tregojë. Idrizaj është golashënuesi më i ri në historinë e futbollit austriak, sepse në moshën 16-vjeçare kishte shënuar gol për ekipin e LASK Linzit, kampionatin e kaluar. Ai ka lindur në një qytezë pranë Vjenës, më 12 tetor 1987, vetëm një vit më vonë pasi babai i tij, Sadiku, kishte emigruar nga fshati Kotradiq i Lugut të Baranit afër Pejës. Ai kishte filluar të merrej me futboll në një klub të vogël afër Linzit. Ekipi LASK Linz për shkak të krizës financiare garon në Ligën e dytë austriake në vitet e fundit dhe transferimi i Idrizajt do ta mbushë arkën e zbrazët të klubit, që është në kërkim të famës së humbur. LASK e kishte angazhuar Idrizajn në klubin e tij që 13 vjeç, ndërsa kur i mbushi të 16-tat, i kishte ofruar kontratë profesionale. Talenti me prejardhje nga Kosova po ashtu ka qenë pjesë e ekipeve përfaqësuese të Austrisë, si U-17 dhe U-19. Para Liverpulit, sipas tij, interesim kishte shprehur edhe Borusia e Dortmundit, Werder Bremen, Arsenal dhe Inter i Milanit. Këtë vit Idrizaj është shpallur futbollisti më i mirë i ri në Austri.
Posted: Thu, 25 Aug 2005 , 13:10
by vllaznia1919
Prej disa kohësh, në Greqi, shtetin fqinj ku ndodhen shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë, Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur një zyrë për të ndjekur dhe kataloguar të gjitha talentet shqiptare që luajnë në tokën helene. Për këtë madje, komiteti ekzekutiv ka caktuar edhe një punonjës, që në rastin e Greqisë është ish futbollisti shqiptar Petro Ruci. Ky i fundit ka qenë dje në federatë për t'i paraqitur sektorit të ekipeve kombëtare emrat e parë, të cilët ia vlen që të vëzhgohen nga trajnerët e moshave të Shqipërisë. "Deri tani, puna ka ecur shumë mirë. Kemi bërë disa grumbullime me shumë lojtarë shqiptarë që jetojnë në Greqi. Gjithsej kemi parë rreth 90 futbollistë nga të gjitha moshat. Janë djem të talentuar dhe ia vlen të punosh me ta. Por nga ana tjetër, talente ka shumë. Janë rreth 3.500 të rinj shqiptarë të dokumentuar që luajnë nëpër ekipe," është shprehur Ruci. Ndërkohë, përgjegjësi i zyrës së talenteve në Greqi ka pohuar se qëllimi i ardhjes në Tiranë është evidentimi i të paktën 9 lojtarëve të moshave që luajnë në Greqi. "Në sektorin e ekipeve kombëtare solla emrat e 9 futbollistëve, të cilët mund të vëzhgohen nga FSHF ja. Po punojmë që të kemi edhe të tjerë, të cilët mund t'u vlejnë shumë kombëtareve tona. Këta futbollistë që kam sjellë sot shumë mirë mund të luajnë me ekipet kuqezi. Sidomos ata të datëlindjeve '89, '90 dhe '91 janë shumë të mirë. Shumica e këtyre të rinjve luajnë me ekipet-zinxhir të Panathinaikosit, Olimpiakosit dhe ekipeve me zë të Greqisë."
Ruci gjithashtu është shprehur se puna në Greqi për evidentimin dhe stërvitjen e lojtarëve ka shumë probleme, pasi dihet që nuk ka fusha dhe vendësit nuk janë shumë bashkëpunues. Nga ana tjetër, përgjegjësi i zyrës në Greqi, Petro Ruci, është shprehur se aktualisht janë dy të rinj, të cilët janë shumë premtues edhe për ekipin e parë kombëtar. Bëhet fjalë për Andrea Drenovën dhe Panajot Konen. I pari është i njohur, ndërsa i dyti është një talent shumë premtues, me të cilin, sipas Rucit, po bëhet përpjekje që të veshë fanellën kuqezi. Ndërkohë, në fund të bisedës, Ruci ka pohuar se ka një projekt që në të ardhmen të ndërtojë një skuadër përfaqësuese të moshave me lojtarë që luajnë në Greqi. Kjo skuadër do të përbëhet nga 23 24 futbollistë shqiptarë të datëlindjeve '89, '90 dhe '91 dhe do të shërbejë që të evidentojë më së miri të gjithë futbollistët premtues.
Posted: Fri, 26 Aug 2005 , 14:02
by vllaznia1919
Cana: Talentë, bashkohuni me Kombëtaren!
Sa i përket angazhimit të futbollistëve të rinj shqiptarë që janë duke e dëshmuar talentin e tyre në Evropë, Lorik Cana shton se ata duhet të bashkohen me kombëtaren shqiptare. "Më vjen mirë për Idrizajn. Dëgjova se është bashkuar me Liverpulin. Po ashtu më vjen mirë që kam qenë model për të. Shpresoj të mos e dëshpëroj dhe i uroj shumë suksese, duke shpresuar se do të luajmë së bashku në kombëtaren shqiptare. Në momentin aktual është e nevojshme për ta siguruar një gjeneratë të re për kombëtaren, duhet mbledhur të gjithë talentet që janë në Europë. Unë mund të flas me eksperiencën time: kam pasur mundësi të luaj për Francën para Shqipërisë, por edhe sikur ta fitoja kupën e botës me Francën, nuk do ta ndjeja atë që ndjej kur e vesh fanellën kuqezi. Eshtë një eksperiencë që nuk mund ta përshkruash me fjalë, vetëm kur ta veshësh fanellën kuqezi e di se je duke e përfaqësuar kombin tënd shqiptar, që të jep nder," - tha Cana.
Posted: Wed, 14 Sep 2005 , 13:40
by vllaznia1919
FSHF këmbëngul për talentët shqiptarë
Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar një mësymje për të veshur kuqezi disa nga talentet shqiptare që luajnë në Europë. Fjala është për 3 lojtarë, Bekim Kastratin, Valon Behramin dhe Besian Idrizajn. Të tre këta lojtarë duket se do të jenë shënjestra e FSHF-së për të veshur fanellën e ekipit kombëtar shqiptar. I pari që duket edhe më pranë ekipit kombëtar konsiderohet Bekim Kastrati. Kosovari është gati të marrë pasaportën shqiptare. Lajmi është bërë i ditur dje nga shefi i sektorit të ekipeve kombëtare, Besnik Çela. Kështu, sipas këtij të fundit, Kastrati, i cili luan në Gjermani me ekipin e Bundesligës Borusia Mynsheglabah, e ka plotësuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar ng FSHF-ja dhe e ka dërguar në federatë. "Pasi i dërguam dokumentacionin për të marrë shtetësinë shqiptare, Bekimi i plotësoi të gjitha dokumentet dhe i ka kthyer në FSHF. Ne i kemi noterizuar dhe së shpejti do t'ia kalojmë në Ministrinën e Kulturës për të përshpejtuar procedurat për të marrë pasaportën shqiptare. Mund të them se Kastrati është shumë afër marrjes së pasaportës, pasi i ka plotësuar të gjitha dokumentet,"është shprehur dje Çela.
Lojtari i dytë që është në shënjestër të FSHF-së është Valon Behrami. Ky futbollist në fakt prej shumë kohësh është nën vëzhgimin e FSHF-së. Por mosvendosja e tij për të ardhmen ka bërë që të gjithë të jenë disi të turbullt për zgjedhjen përfundimtare të kosovarit. Por pas mbërritjes së Tares në Romë tek Lacio, gjërat duket se kanë ndryshuar. Behrami duket se ka ndryshuar mendje dhe kërkon të marrë pasaportën shqiptare dhe të luajë me Shqipërinë. Me këtë çështje po merret vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Të paktën kështu shprehen burime të sigurta pranë presidentit Armand Duka. Në bazë të informacionit, Duka ka komunikuar personalisht me babanë e Valonit për çështjen e kombëtares që do të zgjedhë mesfushori kosovar. Mësohet se familja Behrami është pro aktivizimit të Behramit me Shqipëri. Duka mësohet se ka porositur Igli Taren që ta bombardojë dhe "indoktrinojë" me idenë kuqezi mesfushorin Valon Behrami. Ditët në vazhdim do të jenë shumë decizive për Behramin dhe zgjedhjen e tij.
Në fund, një vend të veçantë në axhendën e FSHF-së në lidhje me talentet do të ketë edhe i riu Besian Idrizaj. Kosovari që vetëm dy muaj më parë firmosi një kontratë dyvjeçare me Liverpulin është vënë në vëzhgim nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Për të po bëhen të gjitha përpjekjet që ai të luajë për Shqipërinë. Eshtë një djalë shumë i talentuar, i cili që tani ëshë në listën e futbollistëve të talentuar që trajneri i Liverpulit, Benitez, mund të afrojë tek Redsat. Idrizaj ka shtetësi austriake, por FSHF mendon se ai është një talent shqiptar që duhet të luajë për kuqezinjtë.
Posted: Wed, 14 Sep 2005 , 13:42
by vllaznia1919
Behrami: Zgjedhja ime është Shqipëria
Në kampionat kundër Mesinës nuk është se arriti të jepte maksimumin. Vetë kosovari me pasaportë zvicerane e pranon një fakt të tillë. Pas ndeshjeve me ekipin përfaqësues U-21 të Zvicrës duket se është kthyer me atë dëshirë për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. Madje ai shprehet se e ka gjetur formën e sportive pas një nisjeje jo të mirë të Serisë A.
Behrami, çfarë ka mbetur nga debutimi juaj në Serinë kundër Mesinës?
Mbeten vetëm 3 pikët shumë të rëndësishme që Lacio mori në atë 90-minutësh. Kur të kujtoj debutimin tim në Serinë A, do të më vijë në mendje fitorja e skuadrës sime. Më 28 gusht nuk isha në maksimum të formës sportive dhe këmbët nuk ecnin ashtu siç doja unë. Pas dy ndeshjeve me U-21 ndihem shumë mirë fizikisht dhe kam gjetur formën dhe besimin.
Mendoni se e keni paguar kapërcimin e kategorisë, pasi keni luajtur në një stadium si "Olimpiko"?
Mendoja se kisha një formë më të mirë sportive, por nuk ishte ashtu. Nuk besoj se ka ndikuar negativisht efekti "Olimpiko", ose kapërcimi i kategorisë. Sigurisht, ritmi i Serisë A është shumë më i madh dhe kualiteti i lojës më i madh, por nuk pagova presionin psikologjik.
Kur do ta shohin tifozët Behramin e vërtetë?
Kur të buzqesh, atëherë do të thotë se kam arritur formën më të mirë. Futbolli për mua në radhë të parë është dëfrim. Nëse një lojtar nuk kënaqet me atë që bën, nuk mund të japë maksimumin në fushën e lojës.
Në këto dy ndeshje me U-21 e Zvicrës keni luajtur si mbrojtës i katërt...
Me ekipin kombëtar luaj shpesh në këtë pozicion. Ndihem mirë, por në Serinë A është shumë e komplikuar të luash. Sulmuesit janë vrasës dhe nuk të lejohet të gabosh në asgjë. Unë jam një lojtar ofensiv dhe kam pasur mundësi ta tregoj në të kaluarën.
Ju keni dy pasaporta. Keni bërë zgjedhjen tuaj se për kë do të luani?
Për momentin mund të luaj me ekipin U-21 të Zvicrës. Nuk e kam akoma në dorë pasaportën shqiptare, që do ta marr shumë shpejt. Duke pasur në dorë pasaportën shqiptare, zgjedhja ime do të ishte Shqipëria.
Çfarë prisni nga ky sezon?
Nuk jemi një ekip që mund të fitojmë kampionatin, por nuk mund të jemi as të kënaqur vetëm nëse arrijmë të shpëtojmë.
Posted: Fri, 16 Sep 2005 , 13:36
by vllaznia1919
Kastrati: Unë kuqezi, që ndaj Ukrainës
Bekim Kastrati mund të debutojë shumë shpejt me kombëtaren kuqezi. Procedura e pajisjes së tij me pasaportën shqiptare tashmë është në fazën finale. Madje, nëse bën paraqitje të mirë në ndeshjet e radhës në Bundesligë, Kastrati ka shans të ftohet edhe në ndeshjet që kombëtarja kuqezi do të zhvillojë kundër Ukrainës dhe Turqisë.
"Kam kontaktuar me FSHF-në, më saktësisht me Besnik Çelën. Kanë kërkuar nga unë disa dokumente që më është dashur t'i nxjerr në Kosovë. U kam dërguar gjithçka që më është kërkuar dhe tani jam duke pritur. Më kanë premtuar se do të mundohen që me kohë të ma rregullojnë pasaportën, në mënyrë që të jem i gatshëm për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Turqisë. Bëhet fjalë të jem i gatshëm, po pastaj varet nëse ftohem nga trajneri Brigel, apo jo. Por, unë duhet të luaj në Bundesligë për ta arritur një gjë të tillë, andaj po angazhohem për një gjë të tillë",- tha Kastrati, pasi kishte përfunduar stërvitjen e paradites me skuadrën e tij.
"Kam biseduar edhe me ndihmëstrajnerin e kombëtares, Aksel Ros, i cili do të vijë për të ndjekur ndeshjen e së shtunës kundër Këlnit, ku jam i grumbulluar në 18-she dhe ku besoj se do të luaj",- shtoi më tej Bekim Kastrati.
Sulmuesi kosovar pret që në ditët e ardhshme ta vazhdojë kontratën profesioniste me klubin, me të cilën do ta ketë të sigurtë vendin në skuadrën e parë të Borusia Munshengladbahut.
"Disa skuadra të Bundesligës së parë dhe të dytë kanë shfaqur interesim për mua. Kontrata me Munshengladbahun përfundon pas një viti, por skuadra është e interesuar ta vazhdojë atë. Aktualisht jam i përqendruar te Munshengladbahu dhe kombëtarja shqiptare",- tha ai. Kastrati deri më tani i ka zhvilluar dy ndeshje me Munshengladbahun në Bundesligë, ku është aktivizuar si zëvendësues, ndërsa ka qenë titullar në një ndeshje të Kupës, ku edhe ka shënuar gol.
Posted: Fri, 07 Oct 2005 , 13:22
by vllaznia1919
Xhemali Seferi, talenti që ka idhuj kuqezinjtë
12-vjeçari po shkëlqen në një klub të Hamburgut
Mediat lokale të Hamburgut kanë folur ditën e fundit për një 12-vjeçar që po spikat si një talent i padiskutueshëm. Fakti ka rënë më parë në sy të specilalistëve gjermanë të futbollit, të cilët interesohen për pasardhësit e 11-shes gjermane që në moshat e vogla. Që këtu mund të kuptohet lehtësisht diferenca mes përzgjedhjes dhe mënyrave që përdoren në vende të ndryshme të Botës. Lista e lojtareve të përzgjedhur nga menaxherët gjermanë përbëhej edhe nga shumë emra shqiptarësh. Një prej tyre quhet Xhemali Seferi dhe është vetëm 12 vjeç. Në fushën ku stërvitet ky djalosh të interesuarit nuk mungojnë asnjëherë, shumica prej tyre janë specialistë që i ndjekin me vëmendje talentet që në moshë të vogël. Klubi ku militon Seferi quhet “HT-16 E- JUGEND” dhe është i njohur në Hamburg. Xhemali Seferi ka rënë në sy të të gjithë atyre që e kanë parë të luajë. Ndonëse është vetëm 12 vjeç ai duket do të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë të së ardhmes. Seferi zotëron një teknikë të jashtëzakonshme, duke patur parasysh moshën, mbi të gjitha ka një shpirt luftarak dhe një grintë që spikat. “Unë quhem Xhemali, jam shqiptar”- është fraza që del nga goja e djaloshit nga Tetova, sapo dikush e pyet mbi emrin apo origjinën. Që në këtë moshë të mitur, Xhemaliu është i bindur për atë që do të bëhet në të ardhmen, një mbrojtës i Kombëtares Shqiptare. Djaloshi është i vendosur mbi këtë, ndikuar edhe nga familja e tij, e cila i ka ushqyer ndjenja patriotike. Idhujt e tij janë Fatmir Vata, Ervin Skela dhe Erjon Bogdani. Si ky djalosh ka edhe te tjerë në Hamburg dhe në të gjithë Evropën.
Posted: Wed, 14 Dec 2005 , 14:57
by vllaznia1919
Henri Shiba, i datelindjes 1988, jeton prej vitesh ne Itali.
Qe ne moshe te vogel kishte nje lidhje te vecante me lojen e futbollit. Ne Itali eshte aktivizuar ne klube te ndryshme, ku zhvillonte fizikun e tij dhe profesionalizmin si "qendersulmues". Kohet e fundit eshte i aktivizuar ne shpresat e ekipit Regina, ku ne pozicionin e qendersulmuesit, cdo ndeshje behet protagonist kryesor i fitoreve te ketij ekipi.
Tre muaj me pare ne Spanje, ne nje kampionat te Serise A per shpresat, Shiba i jep ekipit te Regina fitoren e kupes. Nder 8 ekipe spanjolle, Regina sfidon dhe fitorja mban vulen e shqiptarit te talentuar. Sfidat e fundit te futbollisitit te ri ishin ne Gjermani, ku shenoi edhe me ngjyrat e ekipit te te rinjve te Shqiperise. Tri javet e fundit ka shkelqyer ne loje me kater gola kunder skuadrave te Catania, Catanzaro dhe Potenzia. Henri Shiba mban numrin 36 ne ekipin e Regina, numer qe fakton rrjedhen elitare te Henrit ne klubin e shpresave Italiane.
Ne kontaktet tona me trajneret e klubit Regina, mesuam se Shiba premton shume per te ardhmen e futbollit. Duke mesuar nga sukseset e ketij futbollisti, na shkon mendja tek e ardhmja e kombetares tone. A i duhen asaj te tille talente?
Posted: Wed, 04 Jan 2006 , 16:30
by vllaznia1919
Gjendja e futbollistëve shqiptarë në Suedi
Anembanë Europës, ligat e futbollit janë në mes të sezonit. Por kjo nuk u takon të gjitha shteteve, sepse në vendet veriore të Europës sezonet futbollistike vetem sa kanë përfunduar. Edhe pse liga ndërkombëtare e Skandinavisë, "Royal League", nuk ka përfunduar, sezoni i rregullt është përmbyllur. Ndërsa për transferimet e lojtarëve ka ende shumë për punë, edhe pse disa skuadra i kanë përforcuar ekipet me emra te rinj. Patjetër që tifozat.com i kanë përcjellë të gjitha transferimet gjatë këtyre javëve të fundit që nga mbyllja e sezonit.
Në krye, do të parashikojmë lojtarët në superligën dhe ligën e dytë të Suedisë me origjinë shqiptare. Besohet se viti i ardhshëm do të sjellë më shumë talente se viti i kaluar.
Së pari, po lokalizojmë një zv.trajner shqiptar nga Kosova në ekipin Kalmar FF. Ky është Albert Bunjaku nga Prishtina, i cili vitin e kaluar ka qenë zv.trajner në ekipin Degerfors IF. Ky po ashtu është edhe ndihmës i FSHF-së dhe i FFK-së për sa i përket lokalizimit të talenteve shqiptare në Skandinavi. Bunjaku, përveç përvojes së mëparshme të trajnimit, gjithashtu është diplomuar në shkollën e lartë të futbollit në Orebro, Suedi.
Në të njëjtën skuadër luan edhe Shpëtim Hasani, ndoshta lojtari më i suksesshëm shqiptar vitin e kaluar. Hasani, me origjinë nga Gjilani dhe ish lojtar i Dritës, ka ardhur në Suedi vite më parë dhe ka nënshkruar kontratë me Kalmar FF. Por pasi Kalmar FF ka qenë ekip me shumë lojtarë me pasaportë jokomunitare ka vendosur ta dërgojë Shpëtimin në ligën e dytë me huazim tek ekipi Degerfors IF, i cili arriti të shpëtojë në ligën e dytë në vitin e parë të saj në po atë divizion. Lojtar kyç ka qenë patjetër Shpetim Hasani, i cili arriti të shënojë 5 gola në 10 ndeshje. Kalmar FF arriti vendin e tretë, çka do të thotë se vitin e ardhshëm do të kenë të drejtën për të lozur jo vetem në Kupën Intertoto, por edhe në Royal League (edicioni sapo ka filluar). Hasani ka debutuar për Kalmarin në ndeshjen kundër Lillestromit në Royal League dhe ka marrë lëvdata të hershme nga media suedeze dhe nga trajneri.
Ndërsa lojtarët që janë larguar nga liga e parë janë:
Xhevdet Llumnica, ish lojtari i kombëtares kosovare dhe KF Prishtinës. Xhevdeti, vitin e kaluar, ka pasur probleme me dëmtime të ndryshme dhe gjithashtu ka vuajtur nga moszgjedhja e trajnerit. Llumnica në fakt është transferuar te Huskvarna IF në ligën e tretë dhe do të luajë së bashku me Kemajl Avdiun (bashkatdhetar nga Kosova) në sulm.
Arianit Bunjaku, lojtar i Osters IF, ekipi që këtë vit arriti të inkuadrohet në ligën e parë, por talenti i ri u transferua tek ekipi i liges të tretë Rydsholm.
Fidan Syla, 22 vjeçari që luante tek Orgryte IS, është transferuar tek liga e tretë, pasi nuk ka luajtur fare me ekipin e parë në këtë sezon.
Në ligën e dytë gjejmë disa lojtarë shqiptarë, veçanërisht nga Kosova dhe shumica prej tyre talente të reja. Njëri prej këtyre është Jetullah 'Toni' Bahtiri. 17 vjeçari nga Mitrovica momentalisht është në pushim, pasi është provuar me ekipin holandez Herenveen. Bahtiri ka qenë i shkëlqyeshëm në Holandë, por ka preferuar të luajë në Suedi edhe disa vite. Vitin e ardhshëm besohet se do të ketë shumë kohë në ekipin e parë, pasi në lojërat e fundit të sezonit ka qenë titullar. Gjithashtu, në këtë skuadër luajnë talentet Fisnik Shala, Haris Berisha, Xhezair Idrizi etj., por besohet se shumicën e kohës do të luajnë me ekipin e dytë. Ndërsa nga ky ekip do të largohet prishtinasi Alban Jusufi.
Nga ekipi Atvidabergs FF është larguar Arsim Gashi nga Prishtina, i cili ka nënshkruar për ekipin Ëismal në ligën e tretë të Gjermanisë. Edhe pse ekipi Atvidaberg arriti të kualifikohej për Kupën UEFA, Gashi preferoi Gjermaninë para Suedisë. Kujtojmë se këtë vit Gashi arriti të zërë vendin e dytë në Kupën e Suedisë.
Posted: Thu, 09 Mar 2006 , 14:46
by vllaznia1919
Jahmir Hyka, "Maradona" qe firmos per Rosenborg-un
Tashme eshte e perfunduar. Jahmir Hyka, lojtari 18-vjeCar shqiptar, do te luaje per ngjyrat e klubit me te madh te Norvegjise, Rosenborg. Mesfushori shtatshkurter, por shume i talentuar, ka kaluar me sukses dy prova ne klubin norvegjez dhe gjate ketij muaji do te udhetoje per ne vendin skandinav, per t'u bashkuar me skuadren e tij te re.
Burime prane lojtarit bejne te ditur se Hyka ka fituar proven dhe shtyrja e nenshkrimit te kontrates ka ardhur vetem per efekt te moshes. "Hyka eshte tashme lojtar i Rosenborg-ut, - thote ky burim, - ai e ka fituar proven, me vleresim shume te larte, por sipas rregullave nuk mund te nenshkruaje kontrate profesioniste pa mbushur moshen 18 vjeC. Kete moshe ai e arrin me 8 mars (pikerisht sot), dhe vetem pas kesaj date mund te udhetoje per ne Rosenborg".
Nga trajnere te futbollit qe e kane ndjekur nga afer, Hyka cilesohet si nje "Maradone". "Ai eshte lojtar teper i talentuar, - thote zv.trajneri i U19-es, Luan Zengla, - une e kam ndjekur, e kam pasur edhe ne ekip, ku trajner eshte Edmond Gezdari, dhe shoh disa levizje tek ai, qe i kane vetem lojtare te kalibrit te Ronaldinho-s. Problemi i vetem i tij ishte ambientimi dhe skemat e lojes, pasi ai ishte me i vogel ne moshe sesa lojtaret e tjere te ekipit".
Hyka ishte ne proven e fundit te Rosenborgu, ne fillim te muajit shkurt, ashtu siC ka njoftuar edhe faqja zyrtare e klubit ne internet. Se bashku me te kane qene dy afrikane nga Bregu i Fildishte, Barry Kader dhe Alex Somian, te dy 20-vjeCare. Hyka ka qene me i vogli nder keta lojtare te proves, por ka mundur te dale me mire sesa afrikanet. Shqiptari ka qene ne prove edhe tetorin e kaluar ne Norvegji, dhe klubi pohon se ne ate periudhe ka lene pershtypje shume te mira. Ai hyri si zevendesues ne ndeshjen ndaj rivaleve lokale nga Rosenborgu, Nidelv, dhe luajti shume mire.
"Ne e kemi ndjekur Hyken mjaft kohe vitin e kaluar, - tha Rune Bratseth, - dhe duam qe ta kemi prane. Ai eshte skajshmerisht teknik, me ekuiliber te mire dhe shpejtesi te madhe. Ai cilesohet si lojtari me i mire i moshes se tij ne Shqiperi".
Skeda
Emri: Jahmir; Mbiemri: Hyka; Ditelindja: 08.03.1988; Kombesia: Shqiptare; Shtatlartesia: 1.68 m; Pesha: 57 kg; Roli: Mesfushor
Posted: Tue, 14 Mar 2006 , 14:31
by vllaznia1919
Labinot Haliti dhe Genc Mehmeti janë dy kosovarët e tjerë të cilët janë të gatshëm për tu pajisur me shtetësi shqiptare. Kështu sipas shefit të ekipeve kombëtare Çela për këta dy lojtarë federata ka filluar procedurat për tu pajisur me shtetësi shqiptare. Ndërkohë për Debatik Currin dhe Bekim Kastratin gjith]ka është e përfunduar.
Posted: Sat, 15 Jul 2006 , 12:22
by vllaznia1919
Besart Berisha: Jetoj me ëndrrën kuqezi
Pasi e ka nënshkruar kontratën e re trevjeçare profesionale me Hamburg SV, Besart Berisha tregon se qëllimi i tij i ardhshëm është të veshë fanellën kuqezi, të kombit të tij. I veshur me një "look" mjaft urban dhe me flokë të lyer, pas gjithë atij ferri që kishte kaluar nëpërmjet ngritjes deri te Hamburg SV, pastaj largimit nga Gjermania, mbetjes në Kosovë dhe rifillimit të jetës së futbollistit në Danimarkë, para se ta nënshkruante kontratën e re me ekipin e Bundesligës, Berishës sikur i ishte kthyer buzëqeshja. Ne e takuam ditët e fundit të Botërorit në Hamburg, gjatë një kohe pushimi të shkurtër, pasi ishte i angazhuar maksimalisht me fazën përgatitore të Hamburgut, dhe biseduam për shumë gjëra me të. Madje, gjatë kësaj kohe ai thirret në telefon, jo për të parën herë, nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili kishte dashur ta takonte direkt Besartin kur gjendej në Gjermani, por për arsye objektive nuk kishte mundur. Numri një i futbollit shqiptar vijon interesimin e tij për ta bërë pjesë të kombëtares kuqezi kosovarin e Hamburgut, gjë e cila e bën me krahë vetë futbollistin e ri dhe shumë të talentuar. Sapo përfundon bisedën telefonike me presidentin Duka, Besarti fillon dhe rrëfehet: "Kurrë nuk kam menduar të largohem nga futbolli, por dua të pranoj se muaji që e kalova në Prishtinë, duke pritur pasaportën dhe ndalesa që më bëhej të hyja në Gjermani, vërtet ka qenë diçka e vështirë. Tani këto vështirësi kanë kaluar dhe gjërat kanë ecur për mirë. Jam rikthyer tek Hamburgu, pas këmbënguljes së stafit teknik të skuadrës, dhe jam riambientuar lehtë. Stërvitjet kanë filluar me intensitet, por po i përballoj pa asnjë problem. Dua të marr maksimumin në këtë fazë përgatitore, që kur të fillojnë ndeshjet zyrtare të jem në kulmin e formës sime. Sa i takon Hamburgut, me të cilin do të luaj në Bundesligë, mendoj se është një ekip me mentalitet fituesi. Deri më tani kam punuar edhe vetë për të qenë më i përgatitur në fazën para kampionatit. Aktualisht jam sulmuesi i tretë në ekip, por besoj se do të më jepet rasti gjatë ndeshjeve të kampionatit që ta tregoj veten. Për këtë moment mendoj se jam më i përgatitur edhe psikologjikisht se sulmuesit e tjerë, pasi di ta kontrolloj presionin," - tha Berisha, i ulur në kafenenë "Sturbucks", në qendër të Hamburgut.
Ai pranon se ekipi i tij do të garojë në Ligën e Kmpionëve dhe kjo do të jetë sfidë e madhe për të. "Do të luajmë një ndeshje para grupeve dhe dëshiroj të na bjerë me Zvezdën e Beogradit. Dëshiroj të shkoj dhe të shënoj gola atje, në mes të Beogradit. Dëshiroj ta shkyej Zvezdën," - thotë plot optimizëm dhe mllef njëherazi Besart Berisha. Ky i fundit, para se të kalonte në futbollin profesionist, kujton se si fëmijë i ka ndjekur nga afër lojërat e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Ervin Skela, i cili e ka mahnitur. "E kam përcjellë si fëmijë dhe më ka pëlqyer mënyra e tij e lojës. Mendoj se kombëtarja shqiptare ka edhe të tjerë lojtarë të njohur, si Tare, Cana, Bogdani dhe të tjerë". Ndërkohë, i pyetur nëse ka dëshirë të luajë edhe ai për ngjyrat kuqezi, Besart Berisha të përgjigjet me pyetje: "Pse, a ka futbollist me gjak shqiptari që nuk dëshiron ta veshë fanellën kuqezi. Si mund të mos e ëndërroj edhe unë këtë ditë. Madje, jam kontaktuar nga vetë presidenti Duka, i cili më ka kërkuar të plotësoj dokumentacionin e duhur për nënshtetësi shqiptare dhe për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare. Kjo gjë më ka lumturuar pa masë dhe më ka bërë të stërvitem akoma më shumë. Ky është rasti më fatlum i jetës sime dhe kurrsesi nuk dua ta humbas." Pra, sulmuesi 20 vjeçar ritheksoi kandidaturën e tij për një fanellë kuqezi. "Këto ditë kam qenë në bisedime të rregullta me zyrtarët dhe me vetë kryetarin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, i cili është interesuar për rastin tim, që unë të pajisem me pasaportë shqiptare. Shumë shpejt do ta kompletoj dokumentacionin e kërkuar dhe do t'ua dërgoj zyrtarëve të FSHF-së. Pastaj, me të marrë pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të luaj me kombëtaren kuqezi, për të cilën të shënoj sa më shumë gola. Kjo është ëndërra më e madhe e jetës sime, e cila më duket se do të realizohet jo shumë larg," - thotë në fund Besart Berisha, në sytë e të cilit duket qartë gëzimi që i jep oferta për t'u veshur kuqezi.
Posted: Sun, 16 Jul 2006 , 13:12
by GOLDIAN
besart berisha ka lujt edhe ne ndeshjen e fundit miqesore ku HSV fitoi 7-0
ka lujt si titullar dhe u zevendesu ne pjese te dyte.nuk shenoi gol por po pelqehet shume dhe nga trajneri DOLL.une kisha ken i mendimit se duhet mu provu si dyshe bashke me bogdanin.curri qe luan ne kategori te dyte me AUE po shenon rregullisht ne ndeshjet miqesore.kurse per kastratin qe sipas kosovareve eshte nje super talent i padiskutueshem per kombetaren ai po humb vendin ne formacion pasi ne ndeshjen e fundit ai eshte aktivizuar vetem ne pjesen e dyte te ndeshjes.
Posted: Thu, 10 Aug 2006 , 21:20
by GOLDIAN
Sa po ka mbaruar ndeshja Brann Bergen 3 - 3 Atvidaberg
tek skuadra norvegjeze bran aktivizohet dhe sulmuesi korcar memelli ku sonte ka realizuar te tre golat per skuadren e tij.AI po kalon nje forme te shkelqyer dhe e meriton te thirret ne kombetare perpara disa futbolisteve qe ende skane skuader.
Posted: Fri, 11 Aug 2006 , 20:13
by GOLDIAN
Sulmuesi i komtares sone edmond kapllani e ka filluar me kembe te mbare sezonin e ri.ne ndeshjen e sapo perfunduar ku kalsruhe ka fituar 4-0 jashte fushe futbollisti yne ka qene autor i golit te trete.kapllani eshte aktivizuar ne formacionin baze dhe ne ka luajtur per 83 minuta.
pas memelit nje tjeter sulmues po shkelqen ishalla po lulzojne dhe me kombetaren
Posted: Sat, 09 Sep 2006 , 15:54
by GOLDIAN
edmond kapllani shenon gol tani ne ndehsjen qe po luhet per kupen e gjermanise ku pjesa e pare
tebe berlin-kalsruhe 0-2
goli i dyte nga kapllani
Posted: Sun, 10 Sep 2006 , 13:58
by vllaznia1919
Posted: Sun, 10 Sep 2006 , 14:58
by GOLDIAN
mfal naqe po une se kam pa tu lujt pa nese ma
falja pranohet.
Posted: Mon, 11 Sep 2006 , 02:26
by Admin
Ppapaap sa i kujdeshem je maj naqe, slen gja me ik