Page 1 of 1

Largimi i Abilios

Posted: Tue, 26 Jul 2005 , 14:10
by vllaznia1919
Shfaqet Abilio, braziliani luan në Greqi

Në një lajm mikroskopik, të botuar në një gazetë greke, kemi arritur të gjejmë emrin e brazilianit të Vllaznisë, Abilio, i cili është aktivizuar për disa vjet në kampionatin shqiptar, duke llogaritur edhe vitet me Partizanin. Diagoras ka barazuar 1?1 me skuadrën që mban emrin Hajdari. Por më shumë sesa ky barazim, apo edhe vetë kjo ndeshja, në formacionin e skuadrës nga Rodosi, "Diagoras", binte në sy emri i sulmuesit Abilio. Të çudit fakti sesi ky futbollist arrin të luaj me Diagorasin, kur ka ende një vit kontratë me Vllazninë, e cila është firmosur në fillim të qershorit nga vetë braziliani, para se ai të largohej për në Brazil. Ai i kishte premtuar klubit shkodran se do të kthehej para fillimit të fazës së përgatitore, madhe do të vinte edhe me një brazilian tjetër, Leandron, që u largua po në mënyrë të mistershme. Sesi një futbollist arrin të nënshkruajë edhe me Vllazninë, edhe me Diagorën, skuadrën që merr pjesë kategorinë "G" të Greqisë, është krejtësisht e pakuptueshme, ashtu siç është edhe e paligjshme. Eshtë njësoj sikur një burrë të mbajë dy gra të ligjëruara njëkohësisht, gjë që është e ndaluar edhe në Shqipëri, por edhe në Greqi. Nëse ai kërkon të ndahet me Vllazninë dhe të "martohet" në Rodos, duhet të kërkojë "divorc" me shkodranët. Nëse nuk ndodh kështu, Vllaznia ka të drejtë ta kërkojë lojtarin, sepse ai është i ligjshëm vetëm duke qenë lojtar i tyre, kjo deri në qershor të vitit 2006. Pas këtij viti, mund të bëhet ashtu siç mendon Abilio. Vllaznia duhet të insistojë në këtë drejtim, për ta marrë, ose dënuar futbollistin e saj, i cili ka ikur tinzërisht për të luajtur me një ekip tjetër, kur ende ka kontratë me Vllazninë. Në rast të kundërt, shkodranët duhet të bëhen një shembull i mirë, duke mos e lejuar që futbollisti të shfrytëzojë në mënyrën më bastarde interesimin dhe dashurinë që kanë treguar tifozët e zjarrtë shkodranë për futbollistin, që duhet pranuar se u ka dhënë kënaqësi atyre, por edhe drejtuesit e klubit, të cilët i kanë dhënë Abilios statusin e lojtarit më të shtrenjtë. Dhe pikërisht në kohën më të bukur, në prag të fillimit të kampionatit, ai i braktis ata. Në fakt shkodranët klubi shkodran ka premtuar se do t'i shkojë deri në fund kësaj çështje. Tani që kuqeblutë kanë marrë vesh adresën e tij, me siguri do të bëhet edhe relacionin përkatës, që mund të jetë gjobë e madhe, ose rikthim në Shkodër. Ju kujtojmë se kartoni i brazilianit ndodhet akoma te Vllaznia. Abilio dhe të tjerët duhet ta kuptojnë se Shqipëria nuk është një han pa porta, ku hyn, del dhe nuk paguan.

Posted: Wed, 27 Jul 2005 , 12:09
by Admin
Çela: Për Abilion do të vendosim më vonë




Lajmi i djeshëm, i botuar në gazetën "Sporti shqiptar", sipas të cilit më në fund zbulohej vendndodhja e brazilianit Abilio, nuk ka kaluar pa komente nga ana e drejtuesve të klubit të futbollit "Vllaznia". Ata në një farë mënyre e kanë ditur se sulmuesi i tyre është duke bërë përpjekje për të firmosur dhe luajtur në Greqi, por kanë pritur zyrtarisht reagimin e lojtarit dhe të klubit që dëshiron ta ketë pjesë të tij, për të vendosur më pas se çfarë do të bëhet me të.
Sipas presidentit të klubit Agron Çela, do të priten edhe disa ditë për të mësuar më konkretisht sesi do të veprohet. "Tashmë që e kemi marrë vesh që Abilio është duke u përpjekur të firmosë në Greqi, do të presim edhe disa ditë për të vendosur se çfarë do të bëjmë. Natyrisht, nëse lojtari dëshiron të prishë kontratën që ka me klubin tonë deri në qershor të vitit 2006, atëherë ne do të vendosim edhe masën e gjobës që do të kërkojmë për prishjen e kësaj kontrate. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që ky lojtar të mos na përfilli fare dhe për rrjedhojë, ose të kthehet të zbatojë kontratën që ka me ne, ose do t'i duhet të paguajë një shumë të konsiderueshme për t'u larguar," ? ka thënë presidenti i klubit shkodran.

Gjergj Kola

Posted: Tue, 09 Aug 2005 , 13:28
by vllaznia1919
Asnjë lëvizje për çështjen "Abilio"

Klubi i futbollit "Vllaznia", ende nuk ka bërë asnjë lëvizje sa i takon çështjes që ka të bëjë me futbollistin brazilian, Abilio. Ky i fundit, siç është bërë e ditur, prej disa kohësh është duke u stërvitur në Greqi me një ekip të Rodosit, ndërkohë që ka një kontratë ende në fuqi me klubin shkodran. Ajo skadon në qershor të vitit 2006 dhe, duke qenë kështu, presidenti Çela dhe stafi i tij, para disa ditësh u shprehën publikisht se nuk do ta lejonin sulmuesin në fjalë të prishte kontratën që kishte me ta. Pra, Abilio nuk do të lejohet nga shkodranët të aktivizohet me skuadrën greke. Por përveç paralajmërimit, ata asgjë nuk kanë bërë, madje as kërkesën në federatën tonë për të ndërhyrë tek homologia e saj greke. Burime pranë klubit "Vllaznia" bëjnë të ditur se e gjithë kjo heshtje vjen nga fakti që drejtuesit janë duke pritur edhe disa ditë të tjera për kërkesën e dokumentacionit nga klubi i Rodosit apo dhe vetë Abilio. Në këtë rast, edhe Vllaznia do të kishte të drejtë të vinte "gjobën" e duhur për ta bërë dalje këtë futbollist. Në të vërtetë, largimi i Abilios ka prishur shumë plane të kuqebluve. Trajneri Haxhiosmanoviç e kishte fjetur mendjen sa i takon sulmit me dyshen Sinani-Abilio, ndërkohë që tashmë po provohen çdo ditë sulmues të rinj dhe ende nuk është gjetur dot zëvendësuesi i brazilianit. Vetëm për këtë sorollatje, ia vlen që gjoba në adresë të Abilios të jetë e rëndë.

Posted: Wed, 31 Aug 2005 , 14:05
by vllaznia1919
Abilio e Leandro i detyrohen Vllaznisë

Të dy brazilianët, që nuk janë paraqitur në Shkodër edhe pse janë nën kontratë, duken pranë kalimit të tyre në kampionatin grek Vërtet mund të quhet një telenovelë çështja e dy futbollistëve brazilian, përkatësisht të Abilios dhe Leandros, gjatë kësaj periudhe verore, ku është folur shumë gjatë për ta. Të dy këta futbollistë kanë qenë pjesë të skuadrës së Vllaznisë sezonin e kaluar, ku në fund të tij, gjithnjë sipas drejtuesve të kuqebluve, Abilio firmosi edhe një kontratë njëvjeçare me ekipin shkodran. Ndërsa Leandro, që ishte nën kontratë për një vit, u largua në janar të këtij viti nga ekipi shkodran, duke mos zbatuar deri në fund kontratën e nënshkruar në mes të dylëve. Gjatë dy muajve të fundit është folur, por edhe është vërtetuar, se Abilio ka kaluar në kampionatin grek të kategorive inferiore, duke pretenduar që luajë këtu. Por ditët e fundit është marrë vesh se Leandro është duke kaluar një provë në një nga këto kategori, ku është shumë pranë nënshkrimit. Megjithatë, duke ditur se Abilio vazhdon të jetë nënkontratë me Vllazninë, ne u interesuam pranë këtij klubi për të marrë ndonjë informacion më të hollësishëm për këtë çështje. Ishte sekretari i klubit të Vllaznisë, Ismet Hoxha, i cili në prononcimin e tij theksoi edhe një herë se kjo çështje po ndiqet me vëmendje nga drejtuesit e klubit, duke u shprehur se vetëm Abilio, por edhe Leandro, kanë detyrime ndaj klubit shkodran, prandaj më parë do të zgjidhin këtë problem, pastaj do të mund të luajnë ku të dëshirojnë ata. Më konkretisht Hoxha u shpreh: “Jemi në dijeni të këtij problemi. Ne nuk do të nxitohemi në këtë çështje, e cila po ndiqet me vëmendje nga ana jonë përmes njerëzve tanë në Greqi. Për këtë çështje ne kemi vënë në dijeni edhe FSHF-në, duke i paraqitur gjithë dokumentacionin e nevojshëm, por që tregon qartë se të dy futbollistët kanë detyrime ndaj klubit tonë.” Më tej sekretari i klubit shkodran sqaroi: “Abilio ka një kontratë të firmosur me ne deri me 10 qershor të 2006-s, ndërsa Leandro ka pasur një kontratë me klubin shkodran deri në gusht të këtij vitit. Kështu që për rastin e parë, futbollisti vazhdon të jetë nën kontratë me ne edhe një vit, prandaj në Evropë ai nuk mund të luajë pa shlyer detyrimet ndaj klubit të Vllaznisë, meqë dëshira e tij është për të luajtur në Greqi. Por në të njëjtën kohë as Leandro nuk mund të luajë në Evropë, pasi ka detyrime ndaj klubit shkodran, pasi nuk e ka përfunduar plotësisht kontratën me ne, duke e prishur atë në mënyrë të njëanshme. Kështu, në të dyja rastet kartonat e këtyre dy futbollistëve i disponojmë ne, dhe se katë kartona futbollistët në fjalë mund t’i marrin vetëm nëse ata shlyejnë detyrimet që kanë për klubin e Vllaznisë. Për këtë, siç e thashë edhe më parë është në dijeni edhe FSHF-ja”, - ka përfunduar sekretari i klubit të Vllaznisë Ismet Hoxha. Kështu, të dy këta futbollistë kanë detyrime ndaj klubit shkodran dhe pasi t’i kenë shlyer këto, mund të lujanë në Evropë.

Posted: Fri, 09 Sep 2005 , 13:30
by vllaznia1919
Abilio dhe Leandro, rikthim te Vllaznia?

Për skuadrën shkodrane duket se lajmet e mira kanë ardhur në momentin jo të mirë që ajo po kalon. Dy humbjet e pësuara në dy javët e para të kampionatit e kanë vështirësuar shumë pozitën e Vllaznisë, e cila, çuditërisht, pas 180 minutash, e sheh veten në vendin e fundit të renditjes, pa asnjë pikë. Kuptohet, një situatë e tillë nuk është aspak e pëlqyeshme, megjithëse nga presidenca e klubit janë bërë shpenzime të mëdha në merkaton e verës për të ndërtuar një ekip pretendent për fitimin e të dy trofeve. Jo më shumë se 4-5 ditë më parë, në një shkrim kemi evidentuar një problem që ekziston te skuadra kuqeblu. Tetë blerjet e bëra nga presidenca e klubit nuk mjaftonin për të ndërtuar atë skuadër që dëshironin të gjithë. Defektet kryesore të lojës së shkodranëve ishin dy pika të formacionit: krahu i djathtë i mesfushës dhe partneri i Sinanit në sulm. Edhe dy ndeshjet e para të kampionatit të ri evidentuan pikërisht këto probleme. Por ndërkohë në këto momente pak të vështira për skuadrën ka mbërritur edhe lajmi më i mirë që mund të pritej. Abilio e Leandro, dy brazilianët e talentuar, kanë shfaqur dëshirën për t'u rikthyer te Vllaznia. Lajmi nuk konfirmohet nga drejtuesit e Vllaznisë, megjithatë përflitet në ambientet shkodrane. Sipas burimeve tona, pranë klubit shkodran bëhet e ditur se dy brazilianët janë bërë vetë "të gjallë". Një telefonatë e Abilios në adresë të drejtuesve kuqeblu ka bërë të ditur kërkesën e bashkëpatriotit të tij, Leandro, për t'u rikthyer në Shkodër. Pas disa kohësh, edhe vetë sulmuesi thuhet të ketë bërë të njëjtën kërkesë për t'u kthyer te klubi me të cilin ka ende një kontratë të firmosur. Ky kthim, nëse bëhet realitet, kuptohet që është edhe fryt i këmbënguljes së drejtuesve të Vllaznisë për të mos i lejuar këta dy lojtarë të luajnë në Greqi, ku thuhet të jenë vendosur kohët e fundit. Lajmet që qarkulluan pak ditë më parë bënin fjalë se dy brazilianët kishin firmosur me ekipe greke të kategorive inferiore. Por ndërkohë, shkodranët, edhe përmes FSHF-së, natyrisht që kanë këmbëngulur që këta dy lojtarë nuk mund të luanin në shtetin fqinj, pasi ishin nën kontratë me ta. Abilio, siç dihet, u largua nga Shkodra në fund të sezonit që shkoi, duke premtuar se do të kthehej në korrik, kur ekipi do të fillonte stërvitjen. Kjo ngaqë ai ishte nën kontratë deri në qershor të vitit 2006 me Vllazninë. Nga ana tjetër, edhe Leandro, i larguar nga kuqeblutë për pushimet e fundvitit të kaluar, e theu kontratën me shkodranët, duke mos u paraqitur më në ekipin e tyre. Gjithsesi, kartoni i transferimit ka vazhduar të jetë në zyrat e klubit "Vllaznia", drejtuesit e të cilit kanë këmbëngulur në kthimin e këtyre dy lojtarëve.

Posted: Wed, 14 Sep 2005 , 13:47
by vllaznia1919
Mrame kane mrrite ne Shkoder Abilio dhe Leandro!Hajt ishalla po fillojne me lujte se do te ishim mire edhe me ta!

Posted: Wed, 14 Sep 2005 , 21:42
by vvvllaznia
a je i sigurt naqe?aj leandro nuk me pelqen hiq, gjynah ne krah te djatht nuk kemi kerkend.ta po i duhen nja 1 muaj me u kthy ne form se kushedi se çfar stervitje do te ken ba ne kategorin zh te kargreqis

Posted: Thu, 15 Sep 2005 , 13:30
by vllaznia1919
Po naqe jam i sigurt.Me kane thane prej Shkodret.As un nuk e di se ne qfare gjendjet jane por mendoj se jane dy lojtar te vlefshem per Vllaznine.

Posted: Thu, 15 Sep 2005 , 13:35
by vllaznia1919
Leandro vjen nesër, Abilio më vonë

Lajmet që kanë qarkulluar në lidhje me dy brazilianët Abilio e Leandro, që pritet të vijnë tek Vllaznia, kanë qenë vërtet kontradiktore. Dikush thoshte që vijnë sot, diku tjetër lexohet që do të vijnë të dy. E vërteta e gjithë kësaj çështjeje, sipas burimeve pranë klubit shkodran, është se dy brazilianët nuk do të vijnë së bashku. I pari që vjen është Leandro. Sipas konfirmimit të vetë atij, nisja nga Brazili do të jetë sot, ndërkohë që mbërritja në Rinas është parashikaur të bëhet nesër, më datë 16 rreth mesditës. Kaq për të parin, ndërkohë që për Abilion ende nuk ka asgjë të përcaktuar në lidhje me datën e mbërritjes së tij.

Posted: Thu, 15 Sep 2005 , 13:36
by vllaznia1919
Shife qa thote gazeta!!!!!!!!!!!!!
Kush i merr vesht kta pune,mu me thane prej Shkodret qi kan mrrite. :!: :?: :? :?

Posted: Thu, 15 Sep 2005 , 21:18
by vvvllaznia
Ishallan vijn e jan ne form se Tirana morri edhe Duron e simjet e kena me e pas prap te veshtir.At Leandron e kem pa nje ndeshje e hiq nuk me ka pelqy por ishalla ke drejt ti :D

Posted: Fri, 16 Sep 2005 , 13:26
by vllaznia1919
Tan puna asht me ardhe nji here,manej ishalla jane ne forme.Per sa i perket Leandros ma merr menja qi nuk asht lojtar ikeq meqi trajnerat e drejtusat po ngulmojne kaq shum me e pase ne ekip.

Posted: Sat, 17 Sep 2005 , 12:44
by vllaznia1919
Leandro nuk vjen, veniten shpresat

E kishin pritur të vinte dje në Shqipëri dhe më pas në Shkodër futbollistin brazilian Leandro da Silva, por në të vërtetë kjo nuk ka ndodhur. Mesfushori që ka luajtur edhe më parë me Vllazninë kishte deklaruar dëshirën e tij për t'u rikthyer në radhët e kësaj skuadre me të cilën kishte një kontratë të ndërprerë në mes dhe pas kontakteve me drejtuesit shkodranë, kishte bërë të ditur se do të mbërrinte dje në mesditë në Rinas. Kjo ndërkohë nuk ka ndodhur dhe Leandro nuk ka ardhur.

Posted: Tue, 27 Sep 2005 , 12:40
by vllaznia1919
Një lajm edhe për Abilion

Braziliani, i cili siç thuhet ka një kontratë të papërfunduar me Vllazninë, është shfaqur dje në stadiumin e Apollon të Athinës, duke zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare me Diagorën. Siç duket braziliani ka qenë me fat në këtë ndeshje të parë, sepse skuadra e tij ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Apollon të Athinës. Duhet thënë se braziliani kësaj here nuk kishte përballë portierin Julian Gjeloshi, i cili dihet tashmë se bën pjesë në formacionin e Apollon të Athinës.

Posted: Fri, 19 Jan 2007 , 20:10
by GOLDIAN
mane ne mend abilion kur te vijne mas 2 vjetsh te ne e te na thojne kthehem per tifozet e mrekullueshem shkodran