Page 1 of 1

Kupa 2015-2016

Posted: Fri, 02 Oct 2015 , 16:48
by futbollist
E kaluam turin e pare me Pogradecin pas fitores 4-0. Kur hidhet shorti per turin e dyte?

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Fri, 02 Oct 2015 , 21:53
by Admin
Asht i hedhun shorti, ne menyre automatike deri ne gjysem finale jane te caktume ndeshjet.
Ndeshjen e rradhes e kena me Apolonine, ndeshjen e pare ne Fier.

Ktu ke skemen:
http://www.fkvllaznia.net/lajme/1470-hi ... iftet.html" onclick="window.open(this.href);return false;

Nqs kalojme Apolonine, ne cerekfinale na takon me lujt me Skenderbeun ose Sopotin :)
Per gjysem-finale hedhet short

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Sat, 10 Oct 2015 , 01:04
by futbollist
Ti marrim avash avash 1 ndeshje njihere. Shyqyr qe na paska ra Apollonia e jo direkt Skenderbeu se nuk di a kena shance me ja dale.

Ta shohim si po shkon kjo pune po edhe kupa i don do pune....ishalla rritet pak niveli i skuadres deri sa te vijne koha me lujt me skenderbeun :roll:

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Sat, 10 Oct 2015 , 12:52
by Admin
Skena force ne per me pretendu ne Kupe. Skenderbeu na mun edhe me ekipin e dyte.
Objektivi i vetem i Vllaznise duhet me kene mos me ra prej kategorise si edhe me shporr disa prej drejtusave e me fillu procedurat per kalimin tek privati.

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Mon, 19 Oct 2015 , 11:18
by Admin
Te merkuren kena ndeshjen e pare kunder Apolonise.
Ndeshja e pare asht ne Fier.
Ishalla me nji rezultat pozitiv.

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Mon, 19 Oct 2015 , 14:03
by futbollist
Hajt ishalla mbare e mire me Fierin e marrim nji rezultat pozitiv e na rrite motivimin me ece perpara. Kjo ka me vlejt ndoshta dhe per vazhdimsine e skuadres se presim Tiranen ne fundjave. :roll:

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Tue, 20 Oct 2015 , 14:19
by Admin
Duket sikur ndeshja me Apolonine asht shty pasi te enjten ne Loni Papuçiu ka me lujt komtarja e femrave kunder Greqise.
Te shohim se hala nuk ka nji njoftim zyrtar per kete gja...

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Wed, 21 Oct 2015 , 09:15
by Admin
Zyrtarisht ndeshja kunder Apolonise asht shty per me u lujt me date 28 Tetor.
Ma mire kshu qe te pergatitena per ndeshjen kunder Tiranes.

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Wed, 21 Oct 2015 , 15:51
by futbollist
Hajt meshkujt po a cohen femnat me lujt ne kshi lloj stadiumesh me garderoba skandal, higjena 0. Habitem pse nuk i losin kto ndeshje ne Elbasan Arena te pakten aty ka pasterti e permbushen kushtet ma mire.

Admin wrote:Duket sikur ndeshja me Apolonine asht shty pasi te enjten ne Loni Papuçiu ka me lujt komtarja e femrave kunder Greqise.
Te shohim se hala nuk ka nji njoftim zyrtar per kete gja...

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Wed, 21 Oct 2015 , 23:04
by Admin
Stadiumi i Fierit asht i mire edhe me aq sa di une ka kushte te mira.
Ne ate stadium U-17 e U-19 kane zhvillu disa ndeshje nderkombtare.

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Sun, 25 Oct 2015 , 13:36
by futbollist
Nuk asht se i kam pa stadiumet keto vitet e fundit por kam mendu qe niveli asht bajagi i dobet. Kur ne Qemal Stafa u ankoshin skuadrat mike per garderoben disa here qe e kam lexu ne media thosha kushedi si do jete ne stadiume te tjera skandal.

Sidoqofte shpresoj te jene rregullu nji pjese e mire, por gjendja er pergjithshme ne stadiume prap asht e dobet ne ambientet e brendshme. Don zoti e ven dor pak FSHF ne shqiperi ne stadiumi qe te rritet pak kualiteti....sikur 12milione eurot e europjanit qe do i futen ne konto per kualifikim 8milion ti perdorin me nga 1 milion ne 8 stadiume, do kishin kry pune boll besoj...

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Sun, 25 Oct 2015 , 15:00
by GOLDIAN
futbollist mos i nderhy dukes te 12 shja milionave se i di ai ku i con
logjika jote ashte e drejte por por por

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Sun, 25 Oct 2015 , 16:25
by Admin
Tesh kushtet nuk besoj se kushedi se ca se as une nuk i kam pa edhe ka da kohe qe nuk shkoj ne stadiumet shqiptare (pervec Loro Boriçi dhe Qemal Stafa).
Di qe stadiumi i Fierit asht sistemu kto kohet e fundit (para 2 viteve me duket) edhe kushtet per lojtaret jane bajagi te mira.

Se kuptoj pse nuk jane kriju kushtet per ata qe e jetojne stadiumin ata qe shpenzojne per me ndjek ato 22 lojtare.
Impianti ma i mire ne Shqipni, Elbasan Arena nuk ka kushtet minimale per tifozat, pa banjo, bar , etj etj.

Ishalla i bjen ne mend qe stadiumi Loro Boriçi te kete kushtet minimale edhe per tifozat!!

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Thu, 17 Dec 2015 , 13:50
by futbollist
GOLDIAN wrote:futbollist mos i nderhy dukes te 12 shja milionave se i di ai ku i con
logjika jote ashte e drejte por por por
Harrova qe i asht vjetru Bentley qe ka...i ka ardhe koha me marre model te ri :mrgreen:
Njerez si Duka jane ma te veshtire me u heke nga postet se sa politikant qe kena ne pushtet...duhet me prite ndonje fatkeqi shendetsore me ike kto njerez bllokus.

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Sat, 16 Jan 2016 , 11:09
by futbollist
Me 23. janar u vendos qe do luhet ndeshja Vllaznia - Skenderbeu, pse thote nji lajm qe do luhet me 24 a kane fillu me nderru data tesh?

Vllaznia duket me pak shance ne kyt ndeshje por qe duhet me e pa ca do bahet. Akoma jena me mangesi lojtaresh dhe aktualisht eshte afru Endri Vrapi qe do i bashkohet ekipit qe sot. Me bahet qefi qe Cungu asht selektiv dhe nuk afron do ke do ne ekip...degjova dhe intervisten e tij qe tha lojtare qe nxejne stolin vijne me pretendime te medhaja sa i perket anes financiare.Vllaznia nuk ka nevoje per kshi lojtaresh. Duhet te shohim kush mund te vijne ne ditet ne vazhdim, pritet kryesisht Tafili me nenshkru. Le te shpresojme dhe qe Cungu te arrije te afroje dhe ndonje lojtare nga Laci.

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Sun, 17 Jan 2016 , 14:14
by Admin
Asht zyrtare qe ndeshja luhet te dilen me date 24 janar ne oren 14:00.
2 ndeshja luhen te shtunen dhe 2 tjera te dilen.

Asht e veshtire ndeshja por ishalla edhe Skenderbeu vjen pak i lodhun prej fazes pergatitore ne Spanje.
Sdq duhet me u mundu mas me hanger gol ne fushen tone.
Pervec Tafilit thuhet qe edhe Meto ish lojtar i Lacit mund te afrohet me Vllaznine.

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Tue, 16 Feb 2016 , 23:58
by futbollist
A luhet neser ndeshja me Skenderbeun?Nqs po cfare oret?

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Wed, 17 Feb 2016 , 23:22
by Edmond-Cela
asht lujt sot kena humb 2-1

Re: Kupa 2015-2016

Posted: Thu, 18 Feb 2016 , 16:40
by futbollist
Nuk arrita me e pa ndeshjen. Kush mundet me na thane pak nqs e ka pa per nivelin e skuadres. Me vjen mire qe kena ba nji gol jashte fushet gjithsesi pavarsisht rezultatit te ndeshjes. Tani duhet me u fokusu ne kampionat e me punu fort me marre sa ma shume pike.