Page 1 of 5
Kampionati Shqiptar dhe formula ekzistuese.
Posted: Wed, 04 May 2005 , 18:41
by piero
Si ju duket formula e ketij kampionati me 4 faza?A eshte ajo e lodhshme per lojtaret?Sipas jush cila do te ishte idea per kampionatin e ardhshem?Shprehni disa mendime mbi kete.
Posted: Wed, 04 May 2005 , 19:17
by kristian
Hajt me 4 faza por un nuk e kuptoj pse e kan ba me 10 ekipe, plus mandej me 4 faza veq ne shqiperi bahen kto pune, un pervedi jam kunder pse me u taku ekipet 4 here ne vit se tan bota 2 here e ka, ciao.
Posted: Thu, 05 May 2005 , 13:42
by vllaznia1919
Edhe ne Skoci me duket se asht nji gja e tille,por edhe per mendimin tem eshte formule e gabuar.
Posted: Thu, 05 May 2005 , 16:51
by piero
Natyrisht qe formule ma te gabume s'kane mujte me gjete.4 faza jane shume.E para kampionati bahet shume monoton se ekipet takohen nga 4here me njeni tjetrin.Mandej nuk ka fare bukuriet se kjo pune nuk ndodhe ne asnje vend te Europes.Por ca asht e drejta nuk kena si me shtu ekipe ne Superlige perderisa nuk kena fusha futbolli.Infrastruktura eshte ne gjendje te mjerueshme.Stadiume si ai i Vlores,Korces.Pogradecit,Krujes etj,etj jane turp me i pa kush.Vetem "Loro Borici"(per mu asht edhe ma i mire se i Tiranes),"Qemal Stafa","Niko Dovana"dhe Ruzhdi Bizhuta" jane te gatshem per me prite ndeshje te kampionatit se per Europe s'jane as ata kerkund.Pra drejtuesit e Federates duhet ta gjejne nje menyre ma te mire,nje formule ma te sakte.Ka ardhe koha qe kjo formule te nderrohet se nuk ecet ma keshtu,se edhe futbollistat njerez jane kane te drejte edhe ata me pushu.Vetem nje gja vini re.Ne faze trete ekipi i pare shkeputet e hajde xene ma.Mandej te gjithe lojtaret jane te lodhun fizikisht dhe nuk jane ne gjendje ma te dhurojne ata pak ndeshje te bukura.Sistemi duhet te nderrohet te behet ma i pershtatshem per tane ne menyre qe futbolli jone te fitoje dicka e jo vetem te humbin.Sa pagujne Brigelin me miliona ma mire njata leke ti shpenzojne me ba nje kompleks te ri.
Re: Kampionati Shqiptar dhe formula ekzistuese.
Posted: Thu, 05 May 2005 , 18:51
by Admin
piero wrote:Si ju duket formula e ketij kampionati me 4 faza?A eshte ajo e lodhshme per lojtaret?Sipas jush cila do te ishte idea per kampionatin e ardhshem?Shprehni disa mendime mbi kete.
Pershendetje !!!
Kete lloj formule perdoret edhe ne vende te tjera si Skocia , Zvizrra , Austria .
Kur eshte bere kjo lloj formule eshte bere per faktin qe kampionati Shqiptar te behet me kompetiv , dhe per arsye financiare sepse ulen kostot e kampionatit si edhe te skuadrave ne pergjithsi .
Un nuk mundoj se kjo formule eshte e gabuar apo jo , por gjithsesi edhe me 2 faza nuk eshte gje pasi shum skuadra nuk kane Stadiume , dhe nuk do kishte shum kompetivitet .
Per medimin tem nuk asht e keqe edhe kjo menyre por sidicofte ka gjithmone vend per permirsime .
Posted: Fri, 06 May 2005 , 13:45
by vllaznia1919
Tani jane 10 skuadra,dhe perveq Laçit te gjitha kane stadjume.Mbeten 9 skuadra.Duhen edhe 5 per te bere formulen me 14 skuadra(qe do te ishte me e drejta per mua)Skenderbeu,Besa,Apollonia,Tomorri,Flamurtari.Besoj se keto skuadra nuk jane pa stadjume.Megjithate ka te drejte Piero kur thote qe infrastruktura duhet permiresuar teper.
Posted: Fri, 06 May 2005 , 14:56
by Ks-Besa
Edhe une mendoj se Superliges i duhen 14 ekipe por mendoj qe te fusin 2 ekipe kete vit , dmth ta ndryshojne gradualisht.
2 ekipet e para ne Ligen e pare ngjiten automatikisht.
Ndersa 2 ekipet e fundit te Superliges ndeshen ne Playoff me vendin e 3-te dhe te 4-rt ne Ligen e pare qe i bie te jene Tomorri dhe Apollonia
Egnatia dhe Laci jo vetem qe nuk kane infrastrukture por nuk kane as tifozeri dhe histori
T'iu rikujotj se para ketij kampionati Rrogozhinasit me dekada vinin ne Kavaje e benin tifozllik per Besen
Do doja me gjithe qejf qe Egnatia te qendronte ne Superlige se i thuhet 2 ekipe te Kavajes , njesoj si ishte Teuta me Erzenin dhe shpresoj qe te rrij aty por duhet ndryshuar struktura pak.
Sic u tha dhe me lart , arsyet ishin gjithashtu financiare por sikur nuk ka lezet te luash kundra Partizanit 4 here ne vit
Ia prish shijen them une rivalitetit
Apollonia kishte formuar ekip cilesor kete vit por prape mesa shihet nuk do shkoje ne Superlige (megjithese asgje nuk eshte perfunduar)
Posted: Tue, 25 Apr 2006 , 05:08
by Admin
Pakti, kampionat me 14 skuadra
Kjo nuk është vetëm një ide. Terreni për ta bërë sa më të besueshëm këtë mekanizëm, ka filluar të vërtitet prej kohësh dhe tani në fund të kampionatit presioni po intensifikohet. Kampionati shqiptar i futbollit në sezonin e ardhshëm, sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë me 12 skuadra, siç është propaganduar nga FSHF-ja por me 14 skuadra dhe me dy faza klasike me sistem vajtje-ardhje. Një gjë të tillë e kanë kërkuar hapur edhe klubet e Superligës, pasi në një rast të tillë, asnjë nga skuadrat që aktualisht luajnë në kampionat nuk do të prekej nga kjo gjë.
Versioni zyrtar
Burime shumë konfidenciale brenda Federatës Shqiptare të Futbollit, bëjnë të ditur se në një prej mbledhjeve të ardhshme me të, KE-ja me kërkesën e disa klubeve do të shqyrtohet një hipotezë e tillë dhe të gjithë anëtarët e KE-së, të parapërgatitur do të pranojnë një manovër të habitshme. Në fund të kampionatit mendohet që të mos ketë asnjë skuadër që do të dalë, ndërkohë që në të kundërt, normalisht do të ketë 4 skuadra që do të ngjiten. Zëdhënësi i federatës, Lusien Nurishmi është treguar shumë i kujdesshëm në lidhje me këtë çështje: “Nuk besoj se do të ketë ndryshime nga vendimi me 12, megjithatë asnjëherë nuk mund të parashikosh se çfarë do të ndodhë”. Nurishmi është zënë ngushtë, kur ka rikujtuar edhe ai vetë se skema zyrtare e edicionit të ri ende nuk është bërë publike: “Po diskutohet, – ka thënë në mënyrë konfuze, – të shohim në fund të kampionatit”.
Dyshimet
Një ndryshim i papritur i rregullores, megjithëse nuk prek direkt interesat e asnjë klubi, mund të irritojë disa presidentë. Këta të fundit kanë shpenzuar shuma të mëdha, që skuadra e tyre të qëndrojë në Kategorinë Superiore dhe një ndryshim i tillë mund t’i bëjë ata të ndihen të keqardhur, se përse kanë hedhur para për një verdikt të paracaktuar tashmë. Gjithashtu, klubet që kanë luftuar gjithë këto javë, për të qëndruar në Superiore mund të shpërthejnë në rritim, kur të kuptojnë se energjitë e tyre dhe shpenzimet e bëra nuk paskëshin pasur asnjë vlerë logjike. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë, pasi pista më e mundshme është që vetë presidentët po e kërkojnë me ngulm nën rrogoz një format të ri.
Alibia
Alibia që mund të paraqitet për këtë ndryshim të konceptimit të garës në futbollin shqiptar, nuk duket se është një problem për drejtuesit e federatës. Një burim brenda FSHF-së, ka thënë për Gazetën se: “Presidentët po vuajnë shumat e mëdha financiare dhe nën pretekstin, se nuk kanë fuqi të madhe financiare për të përballuar kampionatin, do të kërkojnë uljen e numrit të ndeshjeve. Federata nga ana e saj, si një faktor që ruan ekuilibrat e futbollit në vend nuk do ta ketë të lehtë të vendosë vetë, duke qenë se aktiviteti në vend është kryekëput i varur nga presidentët dhe nga vetë klubet, të paktën deri në momentin sa të krijohet Liga e Futbollit”.
E shkuara
Fakti që në të shkuarën formati i kampionatit shqiptar të futbollit ka ndryshuar, përgjithësisht në mënyrë jo konstante dhe gjithnjë në varësi të interesave apo dëshirave të disa klubeve të caktuara, bën që askush të mos habitej nga një ndryshim edhe këtë radhë. Rregullorja përcakton qartë, që çdo ndryshim në sistem duhet të bëhet dy edicione më parë, por pothuaj kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe gjithnjë vera e bujshme ka qenë ajo që i ka orientuar politikat e futbollit.
* Flamurtari
Rikthim i bujshëm i vlonjatëve në Superligë. Skuadra e famshme shqiptare ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe pritet që tani të rikthejë famën mes më të mirëve.
* Apolonia
Ka investuar shumë në këto dy vjet dhe pritet që të kthehet bindshëm në Superligë. Avantazhet e kësaj skuadre janë të lidhura me infrastrukturën.
* Gjirokastra
Prej vitesh i mungon futbolli i më të mirëve. Fusha është e rikonstruktuar dhe fakti që është qytet i madh, e bën interesant këtë rikthim në Superiore.
* Kastrioti
Ende nuk e ka zyrtarizuar rikthimin, por ka gjasa që të ndodhë. Mendohet se do të jetë një fushë e vështirë për skuadrat aktuale në Superligë.
Posted: Tue, 25 Apr 2006 , 13:53
by vllaznia1919
Nuk me duket e drejte qe dy skuadrat e fundit te Superliges te pshtojne.Ma mire te bajne nji plej of me te pesten e te gjashten e kategorise te par.
Posted: Tue, 25 Apr 2006 , 23:30
by redbluboys
Posted: Thu, 27 Apr 2006 , 13:40
by vllaznia1919
Posted: Thu, 27 Apr 2006 , 22:13
by redbluboys
Posted: Fri, 28 Apr 2006 , 13:23
by vllaznia1919
E din ti qa kam me thane un.
Ta kam thane edhe ty gojarisht!Hahahahahahahaha
Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 01:40
by Admin
F$HF-ja po mendon prep me ndryshu formulen e kampionatit shqiptar.
Per mendimin tem ma mire te bahet me 3 faza si kyt por ne fazen e trete 6 te parat te luftojne per titull ndermjet tyne me sistem vajtje ardhje, kurse 6 te dytat te luftojne per me qendru ne kampionat po me sistem vajtje ardhje.
Si mendoni??
---------------------------------
Formule e re per kampionatin
Federata Shqiptare e Futbollit do te marre ne konsiderate ndryshimin e formules se kampionatit te ardhshem te Kategorise Superiore, nese klubet do t’ia kerkojne kete. Sezoni i fundit me tre faza solli e pakta pakenaqesi per nje pjese te mire te klubeve por edhe shume akuza per ndeshje te fiksuara. Burime prane Federates thane dje se faza e trete ne fuqi mund te zevendesohet me dy minifaza ku gjashte skuadrat e para ne renditje pas dy fazave te para do te diskutojne mes tyre titullin kampion dhe pjesmarrjen ne Kupat e Evropes, ndersa gjashte skuadrat e fundit te tabeles do te luftojne per mbijetesen ne Kategorine Superiore. Drejtuesit e Federates po kerkojne edhe formula te tjera te ngjashme ne vende ku numri i ekipeve qe marrin pjese ne kampionat eshte 12. “Heperhe nuk mund te thuhet se eshte prioriteti i Federates ndryshimi i formules se kampionatit. Ne jemi ende ne fazen e analizes se sektoreve per sezonin qe eshte mbyllur. Pas saj do te nxjerrim konkluzionet mes te cilave mund te jete edhe ndonje ndryshim i formules. E gjithe kjo do te ndodhe brenda fundit te ketij muaji”- u shpreh dje zv.presidenti i Federates, Bujar Kasmi. Anetari i Komitetit Ekzekutiv qe mbikqyr sektorin e garave Skender Hyka thote se: “Nese do te kete ndonje propozim nga klubet ne do te jemi te gatshem t’a analizojme ne Komitet. Tani per tani kjo çeshtje eshte thjesht nje diskutim jo formal mes sektoreve te FSHF-se”. Formula me tre faza u vendos vitin e kaluar, pasi numri i skuadrave ne Kategorine Superiore u rrit nga 10 ne 12. Me pare per dy sezone me rradhe u luajt me kater dhe 36 ndeshje, gje qe solli pakenaqesi te klubet per shkak se fundi i sezonit ishte “thjesht sa per ta shtyre”, pasi fatet e kampionatit vendoseshin shume me pare. Formula me tre faza u mor e gatshme nga kampionatet e Kroacise dhe te Maqedonise, te cilat kane gjithashtu te njejtin numer skuadrash. Fundi i kampionatit sipas kesaj strukture duhet te jete i jashtezakonshem pasi ne javet permbyllese ndeshen skuadra te ngjitura me njera tjetren ne renditje, si ne luften per titull ashtu edhe ate per mbijetese. Sidoqofte per disa per klubet kjo formule favorizoi kryesisht “llogarite” e klubeve me njera tjetren, per te arritur synimet e tyre. Nje kampionat qe ndahet ne dy grupe pas perfundimit te dy fazave te para, mund te beje te mundur zhvillimin e me shume ndeshjeve rivalizuese ne pjesen e fundit te sezonit dhe me pak mundesi per favore, pasi kryesisht ndeshen ekipe qe luftojne per te njejtat objektiva.
Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 03:26
by Ultras Kuqeblu
Une per medimin tem thom qe seshte keq, thom se bahet kampionat me kompetitiv dhe me i angazhuar nga ana e skudrave se ndoshta slane pike rugash ,ndoshta e marrin me serioz dhe me 3 faza behet kampionat me i forte ,gjithmone flas per skuadrat qe kane pikesynime.
Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 09:22
by PARTIZANI
s'eshte ide e keqe kjo por sipas meje me mire me 16 skuadra dhe te futen ne superiore dhe skuadrat e qyteteve te medha se lam nam keto vitet e fundit me shkumbinin,egnatian etj
Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 12:33
by Man in Redblue
geniale kjo idea me paketen e cigares, hallall.
Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 13:52
by vllaznia1919
PARTIZANI wrote:s'eshte ide e keqe kjo por sipas meje me mire me 16 skuadra dhe te futen ne superiore dhe skuadrat e qyteteve te medha se lam nam keto vitet e fundit me shkumbinin,egnatian etj
Ke te drejte por duhet te hyjne ato ekipi qe e MERITOJNE!
Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 14:19
by Admin
Une sjam dakort qe me u lujt me 16 skuadra pasi ekipet tona e F$HF-ja skane buxhet te majftushem per tane kta ekiper e fillojne pazaret per me nxjerr lekt e sezonit...
Posted: Tue, 19 Jun 2007 , 15:17
by GOLDIAN
as une sjam dakord per 16 skuadra
une them 8 skuadra dhe pike me shume skemi mundesi