Page 1 of 1

Flamurtari-Vllaznia

Posted: Sun, 14 Sep 2014 , 18:05
by Skodrinon
Pjesa e pare paska maru 0-0
Na jepni ndoi lajm kush asht tu e pa.

Re: Flamurtari-Vllaznia

Posted: Sun, 14 Sep 2014 , 19:27
by sidrit
Ndeshja mbaroi 0 me 0. Kena ba loje te kujdesshme dhe ma shumë të përqendrum në mbrojtje. Vetëm 2 gjujtje në portë kena ba tanë lojën.
Megjithatë, të mjaftueshme për të marrë një pikë. Lojtari ma i mirë për ne, për mendimin tem, ishte Selimaj.
Ndigjova intervistën e trajnerit mas ndeshjes. Duket shumë elokuent dhe me kambë në tokë.
Tu pasë parasysh se tana ndeshjet e fundit në Vlonë i kena humb lehtësisht, kjo e sotmja duhet qujtë sukses.

Re: Flamurtari-Vllaznia

Posted: Wed, 17 Sep 2014 , 12:41
by Skodrinon
Fakti qi Selimaj paska kene ma i miri n'fushe flet vete
Hajt vec, per ket ekip qi kena pike e mire asht

Re: Flamurtari-Vllaznia

Posted: Wed, 17 Sep 2014 , 23:59
by fpjalmi
Ne vlone e ne durres , edhe kur kena pas ekip te mire , kena pas cdo here probleme dhe rradh kena marr edhe pike. Perveq portierit qe asht hero , edhe tranieri po me duket fantastik. Ndoshta asht shpejt me than , por me aq gjana qe kuptoj , nese vazhdon me kete rritem deri ne fund , po na del tranieri ma i mire qe kena pas , duke pa lojtaret . Tranier i mire nuk asht josa ose shaqiri ose magani qe kan yje dhe prap nuk ia kan idene. Tranier i mire asht ai qe ka futbollista te lire dhe i merr shpirtin skuadrave me yje . Deri tash Ranieri po me mrekullon