Page 1 of 2

Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sun, 04 May 2014 , 19:14
by fpjalmi
Me 10 maj lot Vllaznia Teuta , Vllaznia qe rrezikon akoma qe i duhet se sban 1 pike me e siguru qendrimin , dhe teutes qe i duhet fitorja me hi ne kupat e europes.

Mund te tham qe vuajtjen e fundit me besen e kalume , dhe mendoj se me teuten ne Shkoder do ta kena ma te lehte per arsyen se per mendimin tem , besa asht ma nelt se teuta , dhe e dyta asht lozim para tifozave qe do jene ne stadium njisoj sikur vllaznia te dilte akoma kampion .

Humbja larg qoft me teuten ne4 Shkoder , 100% do na zbriste ne kategori te pare , sepse asht e vdekun qe Tirana ia len ndeshjen beses , veq vllaznia me ra ne kategori te pare .

Tashti varet nga ne vete , qendrimi ne superlige sepse tifozi do jete ne stadium duke te dhan zemer , njisoj si me te dhan zemer ne stadium zoti :P

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sun, 04 May 2014 , 20:02
by Admin
Duhet mobilizim maksimal e me Teuten kena me e pas 2 fish ma veshtire se me Besen !!

Teuta asht shume shume ma nelt se sa Besa e se sa disa ekipe tjera, kshu qe nuk kena me e pas hic te lire.

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sun, 04 May 2014 , 22:29
by GOLDIAN
nje ndeshje teper e veshtire asht
teuta do luftojne per tre piket per europen
ne pacin b*** ta meritojne superligen te fitojne ket ndeshje

ishalla dhe te ashtequajturit Ultras po kthehen ne stadium

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sun, 04 May 2014 , 23:20
by fpjalmi
Admin wrote:Duhet mobilizim maksimal e me Teuten kena me e pas 2 fish ma veshtire se me Besen !!

Teuta asht shume shume ma nelt se sa Besa e se sa disa ekipe tjera, kshu qe nuk kena me e pas hic te lire.
Admin , kot me te pyt tash . Pse Teuta keka ma mire se besa . E e din ti se me njata 6 pike qe besa I fali tiranes dhe asaj tjetres sa lujten ne Shkoder , kishte ken sot me pike te barabarta me teuten . Me fol ndershmerisht , pavaresisht qe smund ti shoh me sy mergjyshin dhe bizhdilin , beses kan tash 8 ndeshje rresht qe I hajn hakun ku I hangren albitrat edhe fitoren sot sepse ishte penallti sade , dhe per mendimin tem , me njata pike qe I kan hanger beses , besa kishte me ken pa frike ne vendin e kukesit sot ( nenkampione ) dhe kete gja e dijn tan. Asht e vertete qe me teuten e kena shum te veshtire dhe nji humbje na qon te ada , por nuk asht njisoj si me lujt me nji ekip qe asht per jete a vdekje ne transferte ku asht dal prej superliges sesa me nji ekip qe po lufton per Europe dhe lun mrend .

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Mon, 05 May 2014 , 10:04
by Skodrinon
Nqs nuk jena te zott me marre nji barazim ne Shkoder me Teuten, dmth qi nuk e meritojme Superligen.
Le te bajne ca te dojne te tjeret. Zero justifikime.

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Mon, 05 May 2014 , 12:10
by Skodrinon
Si ka mundsi qi nji drejtus qi ka lujt 20 vjet futboll me ba ksi deklaratash idiote? Ne vend qi me i kariku lojtart mos me nenvleftsu kundershtarin e ban fakt te kryem mbijetesen. Kena edhe ekip per me nenvleftsu kend na...

Grima e bën fakt: Më vjen keq për Besën

“E kam thënë disa herë që Shkodra dhe Kavaja janë qytete me kulturë, që i besojnë vetëm fushës. Si Vllaznia ishte disi me fat e siguruam mbijetesën. Vlerësoj tifozërinë e Kavajës për kulturën që treguan, kur në asnjë çast nuk pati fyerje, megjithëse në stadium kishte mbi 100 tifozë shkodranë. Më vjen keq që Besa bie nga Kategoria Superiore, sepse me ekipin që ka meriton të qëndrojë ashtu si edhe Vllaznia”, – ka thënë drejtori teknik i Vllaznisë. Kujtojmë që drejtuesit shkodranë gjatë gjithë kohës kanë qenë të kujdesshëm me deklaratat e tyre, një ndër të cilët ka qenë pikërisht Grima. Ky i fundit vazhdimisht i ka anashkaluar thumbimet që kanë ardhur nga kampi kavajas se po favorizoheshin në disa forma për të qëndruar në Superiore

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Tue, 06 May 2014 , 21:49
by Edmond-Cela
as une nuk e kuptoj. pse merremi ne me hallet e Beses. duhet fitore ose barazimi me teuten, ne ndeshje Tirana besa dihet rezultati...

me te vertet se te vjen keq me pa Vllaznian ne ket gjendje, por kur jan njerz si grima qe e drejton e meriton renjen nga kategoria

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Thu, 08 May 2014 , 11:34
by Skodrinon
Beqiri: Gafë, nëse do nënvlerësojmë Teutën

Barazimi i arritur në takimin me Besën ka rritur ndjeshëm adrenalinën në Shkodër, kur vjen fjala te mbijetesa. Por kjo nuk duket se ndodh në kampin kuqeblu. Kapiteni Elvin Beqiri kërkon që skuadra të jetë e vëmendshme deri në takimin e fundit të sezonit, pasi matematikisht asgjë nuk ka përfunduar. “Tani natyrisht që jemi më të qetë. Kemi marrë një pikë tejet të vyer ndaj Besës dhe kemi bërë një hap të madh përpara përsa i përket mbijetesës. Shanset tona për mbijetesë tani janë të mëdha. Na duhet matematikisht vetëm një pikë ndaj Teutës për të mbyllur një nga sezonet më të vështira që ka përjetuar në këto vitet e fundit kjo skuadër. Shumëkush mendoi se pas atij barazimi me Besën, çështja e mbijetesës mori fund, por unë do të thosha që nuk duhet ta mendojmë të lehtë këtë përballje të fundit. Gjithçka mund të ngjasë dhe gjithçka mund të prishet në vetëm 90-të minuta. Prandaj duhet të bëjmë kujdes në këtë takim dhe vetëm në fund të tij të themi lirshëm se jemi në Superiore”, shprehet fillimisht Beqiri. Përballja me Teutën do të jetë sfida e fundit e këtij sezoni. Një sfidë që për shkodranët do të kishte vlerë edhe fitimi i një pike të vetme. Megjithatë kapiteni, duke vlerësuar edhe kundërshtarin, është optimist se do të bëjë së bashku me shokët mbylljen e duhur e këtij sezoni. “Nuk e kemi të lehtë me Teutën. Durrsakët do të kërkojnë që të ruajnë atë pozicion që kanë në tabelën e klasifikimit. Kjo do të na vështirësonte shumë punën tonë për të arritur më të mirën në këtë përballje. Kemi të bëjmë me një skuadër që jo pa meritë ndodhet në atë pozicion në tabelë. Duhet të bëjmë shumë kujdes, në mënyrë që të mos ndëshkohemi, duhet të marrim maksimumin. Unë jam optimist se ndaj Teutës do të arrijmë të bëjmë më të mirën dhe të marrim tri pikët”, ka vijuar Beqiri. Kapiteni, i cili sot mbush 34 vjeç, ka folur edhe për të ardhmen e tij me ekipin shkodran dhe për më tepër për vazhdimësinë e karrierës së tij në futboll. “Nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëj. Në radhë të parë jemi totalisht të fokusuar te takimi i radhës me Teutën. Më pas do të shikoj me kujdes për të ardhmen time dhe me atë që do të bëj. Ka kohë për atë punë”, ka përfunduar Elvin Beqiri.

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sat, 10 May 2014 , 17:00
by Skodrinon
Perpara mendojsha qi tifozat e ekipeve qi nuk pretendojne kurre per trofe e kane ma te lehte. Zero objektiva zero tensione. Sot e kuptoj qi e paskam pase gabim. Me luftu per mbijetese kenka e tmerrshme. Sidomos kur ekipi jot asht Vllaznia e Shkodres. Hala jam ne dileme, me e pa a mos me e pa ndeshjen se nuk di a perballoj.
Pa llogarit qi ket here faji asht vetem i joni. Nuk ka ekipe ministrish qi na marrin me dhune lojtare. Ka vetem bisnesmen shkodrane qi nuk levizin e nji bashki me nji kryetar qi nuk i inetereson futbolli e Vllaznia (rast i rralle ky nder shkodran)
Shpresojme te perfundoje gjithcka pa dame te pariparueshme.
Forca djem mos na koritni

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sat, 10 May 2014 , 17:28
by Skodrinon
Ca jane kto fjale qi sapo lexova? Besa nuk shkon me lujt ne Tirane?
A din kush gja ma shume?

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sat, 10 May 2014 , 18:35
by Edmond-Cela
as une nuk e marr vesht pse nul luan besa sot. po tifozat ton ultras pse nuk jan ne stadium

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sat, 10 May 2014 , 18:40
by Edmond-Cela
gol teuta 1-1

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sat, 10 May 2014 , 18:48
by Skodrinon
1-2
Une kam frike qi asht nji kurth
Gjithesesi turp nqs e tolerojne Teuten

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sat, 10 May 2014 , 19:16
by Edmond-Cela
teater I vertet kuksi fiton kupen laci teuta ne europaleague

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sat, 10 May 2014 , 19:20
by Edmond-Cela
turp Vllaznia turp dhe faq te zez tifozat nuk duheshit qe ta lashim lojen ta vazhdoj. brrovo A DUKA te lumt per zoten se asnjeri nuk asht I zoti te dal perpara..

ky asht futboll skandaloz.

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sat, 10 May 2014 , 19:42
by vvvllaznia
Mbarimi i nje kampionati te deshtum qe ne fillim. Ne kohen e xhaxhit ka pas ma shume vler ky kampionat. me ta shpif metaman

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sat, 10 May 2014 , 19:43
by Admin
Paska mbaru ndeshja 3-1 per Teuten e me sa pa lexoj keka ba teater ne Loro Boriçi !!

Turp Turp Turp !!!

Ma mire Besa te kishte lujt sot edhe kto tont kishin "lujt" ma me frike e ndoshta skishte ba kaq shume teater !!

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sat, 10 May 2014 , 19:49
by vvvllaznia
Admin wrote:Paska mbaru ndeshja 3-1 per Teuten e me sa pa lexoj keka ba teater ne Loro Boriçi !!

Turp Turp Turp !!!

Ma mire Besa te kishte lujt sot edhe kto tont kishin "lujt" ma me frike e ndoshta skishte ba kaq shume teater !!
ma mire me sha Januazajn e Shaqirin sepse keshtu i rregullojm problemet e futbollit shqiptar na.

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sat, 10 May 2014 , 20:03
by Admin
Hhahhaha naqe :)

Une e mendoj pak ma ndryshe per to :)

Ky kampionat, si shumica e kampionateve te viteve te fundit skandal mbaroj prep !!

Gjynah qe kjo tifozeri e kto sportdashes me u neperkam prej atyne qe drejtojne futbollin dhe ekipet shqiptare!!

Re: Vllaznia-----Teuta , java e fundit

Posted: Sat, 10 May 2014 , 20:22
by sidrit
Pershendetje miq te forumit!
Ky asht postimi i parë për mu ne kyt sezon. Me sa duket edhe i fundit.
Kishim nji vllazni te sëmurë rande kyt sezon. Forcat e ''mbinatyrshme'' e shpetunen!
T'ia dime per nder se te tjere shkun per ne.Vecse ka nji problem se Vllaznia shiti shpirtin, vdiq miq iku per lesh!
Zombi te kategorise se super ligë. Kshtu jena na e Tirana, Vlona e tane tjeret me zotin Duke dreqin ne kry.
Besa ra por Bizhdili ja bani si burrat.
Te tjeret shpetun por ja banen si ku***.
Vllaznia vdiq miq, rrofte vllaznia!