Page 1 of 1
Java 4-te: Lushnja - Vllaznia
Posted: Sat, 21 Sep 2013 , 14:05
by Admin
Sot ne oren 14.00 (dmth ka fillu) luhet ndeshja Lushnja - Vllaznia e vlefshme per javen e 4-te te superliges.
Vllaznia vjen mas fitores kunder Tiranes e euforia asht ne maksimum.
Te shpresjme qe te bajne nji ndeshje te bukur e te marrim rezultat pozitiv.
Forca Vllaznia!!
Re: Java 4-te: Lushnja - Vllaznia
Posted: Sat, 21 Sep 2013 , 14:09
by Miri
Ne 15 sekondat e pare lushnja per pak futi gol por vujadinovic ishte aty,ndeshje mesatare po luhet min 10` 0-0
Re: Java 4-te: Lushnja - Vllaznia
Posted: Sat, 21 Sep 2013 , 14:14
by Admin
Goool nga Tafili.
Vllaznia kalon ne avantazh!!
Re: Java 4-te: Lushnja - Vllaznia
Posted: Sat, 21 Sep 2013 , 14:17
by Skodrinon
Vllazni
Vllazni
Vllazni
Re: Java 4-te: Lushnja - Vllaznia
Posted: Sat, 21 Sep 2013 , 14:18
by Miri
Fitore sot dhe neser jena me Kuksin qe tkapim vendin e pare
Re: Java 4-te: Lushnja - Vllaznia
Posted: Sat, 21 Sep 2013 , 14:46
by Skodrinon
Na thoni ndoi gja per ndeshjen ne qi nuk jena tuj e pa
Re: Java 4-te: Lushnja - Vllaznia
Posted: Sat, 21 Sep 2013 , 14:48
by Miri
per marshallah jane 1-1 pj1 tesh te shofim te 2-ten ishalla bajn gja se lushnja asht ka lun ma mire,Vujadinovic me karton te verdhe per vones loje.
Re: Java 4-te: Lushnja - Vllaznia
Posted: Sat, 21 Sep 2013 , 17:02
by Edmond-Cela
Re: Java 4-te: Lushnja - Vllaznia
Posted: Mon, 23 Sep 2013 , 15:17
by Skodrinon
Deklarate per shtyp
Drejtuar: Presidentit të FSHF-së, z.Armando Duka, Sekretarit të Përgjithshem, z.Ilir Shulku, Sektorit të Arbitrimit pranë FSHF-së.
Bashkia Shkodër dhe Klubi i Futbollit “Vllaznia Sh.A.”, janë të shqetësuar në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në ndeshjen e djeshme Lushnja- Vllaznia, e vlefshme për javën e katërt të Superligës, por edhe për ndeshje të tjera, sa i takon gjykimit të tyre. Duke u ndalur tek ndeshja e djeshme dhe konkretisht, tek gjyqtari kryesor, z.Lorenc Jemini, konstatojmë se ky gjyqtar ka në vazhdimësi dashakeqësi në vendimet e tij ndaj skuadrës së futbollit Vllaznia, shoqëruar me mohimin e 5 pikëve në dy ndeshje të këtij kampionati, atë me Flamurtarin në javën e parë dhe këtë me Lushnjën në javën e katërt. Ky gjyqtar po luan jo vetëm me djersën e futbollistëve dhe punën e stafit drejtues, por po tallet me tifozët e shumtë shkodranë, po tallet me investimet tona si Bashki që janë paratë e taksapaguesve shkodranë. Gjykime të tilla bëjnë që tifozët shpeshherë t’i tejkalojnë ndjenjat e tyre dhe kjo mund të ketë pasoja më të rënda. Ajo çfarë kërkojmë nga Ju zotërinj dhe nga Komisionet përkatëse të FSHF-së, është dënimi maksimal i gjyqtarit Lorenc Jemini. Përveç kësaj, kërkojmë që atmosferën të cilën gjyqtarët gjejnë në Shkodër, ku ndjehen komodë edhe në rast humbje të Vllaznisë, ta gjejnë edhe në stadiume të tjera të vendit. Nëse në botë, kjo është një lojë argëtuese, futbolli në Shqipëri po bën shumë armiq në mes tifozërive të skuadrave të ndryshme, në mes qyteteve të ndryshme dhe shkaktarët kryesorë në shumicën e rasteve janë gjyqtarët.
Bashkia Shkodër dhe Klubi i Futbollit “Vllaznia Sh.A.” do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë për të kërkuar të drejtën e tyre. Përveç kësaj deklarate, hapi tjetër do të jetë dërgimi i ankesës tonë bashkë me pamjet filmike të ndeshjes së fundit me Lushnjën, në Komisionet përkatëse të FSHF-së. Nuk mund të pranojmë gjykime të tilla. Kur e bën këtë gjë arbitri që konsiderohet më i miri në Shqipëri, llogarit pastaj të tjerët. Nuk mund të lëmë këtu pa përmendur edhe një 11-metërsh të padhënë në favorin e Vllaznisë edhe në ndeshjen e javës së tretë me Tiranën. Në rrethana të tilla, me gjykime të tilla kundër skuadrës sonë në tre nga katër ndeshjet e zhvilluara, mendojmë se ka diçka që nuk shkon.
Federata duhet të heqë dorë nga mbështetja e disa skuadrave dhe penalizimi i disa të tjerave, një ndër të cilat po shohim se është Vllaznia. Ajo çfarë kemi kërkuar gjithmonë ka qenë vetëm DREJTËSI në gjykim, asgjë më shumë. Në opinionin sportiv shqiptar, por edhe të arbitrave të futbollit, mund të jetë krijuar një ide e gabuar se Vllaznia është një “skuadër pa zot”, ngaqë nuk ka në krye të saj një presidenti- biznesmen. Ju kujtojmë, të nderuar zotërinj, se kjo është një ide mëse e gabuar. Vllaznia e ka një zot, që është Bashkia Shkodër, por në fakt, kjo skuadër i takon taksapaguesve shkodranë dhe me ta s’mund të tallet askush.
Prandaj, lutemi të merrni masat e duhura dhe t’i jepni Vllaznisë të drejtën e saj, asgjë më shumë. Kjo është ajo që kërkojmë ne.
Bashkia Shkodër: Klubi i Futbollit “Vllaznia Sh.A.”
1: “Konstatojmë se ky gjyqtar ka në vazhdimësi dashakeqësi në vendimet e tij ndaj skuadrës së futbollit Vllaznia, shoqëruar me mohimin e 5 pikëve në dy ndeshje të këtij kampionati, atë me Flamurtarin në javën e parë dhe këtë me Lushnjën në javën e katërt”
2: “Nuk mund të lëmë këtu pa përmendur edhe një 11-metërsh të padhënë në favorin e Vllaznisë edhe në ndeshjen e javës së tretë me Tiranën. Në rrethana të tilla, me gjykime të tilla kundër skuadrës sonë në tre nga katër ndeshjet e zhvilluara, mendojmë se ka diçka që nuk shkon”
3: “Në opinionin sportiv shqiptar por edhe të arbitrave të futbollit, mund të jetë krijuar një ide e gabuar se Vllaznia është një “skuadër pa zot” ngaqë nuk ka në krye të saj një presidenti- biznesmen. Ju kujtojmë të nderuar zotërinj, se kjo është një ide mëse e gabuar. Vllaznia e ka një zot, që është Bashkia Shkodër, por në fakt kjo skuadër i takon taksapaguesve shkodranë dhe me ta s’mund të tallet askush”
Re: Java 4-te: Lushnja - Vllaznia
Posted: Mon, 23 Sep 2013 , 18:28
by Admin
Gjynah qe mas me marr 3 pikshin.
Sdq une jam i knaqun me kete ecuri edhe ishalla vazhdojme kshu.
Qe eshe nji vidio ku jane vu pak ne dukje rastet e 2 golave te anullum nga Jemini