Page 1 of 6
Kampionati Francez
Posted: Fri, 22 Apr 2005 , 19:03
by kristian
Renditja e fundit e kampionatit francez
1 Lyon 66 33 +25
2 Lille 55 32 +21
3 Marseille 52 33 +7
4 Monaco 51 32 +11
5 Rennes 48 33 +5
6 Auxerre 47 32 +6
7 Sochaux 46 33 +4
8 Toulouse 46 32 0
9 Saint-Etienne 45 33 +11
10 PSG 44 33 -2
11 Lens 42 33 +3
12 Bordeaux 40 33 0
13 Strasbourg 39 33 -1
14 Metz 39 33 -10
15 Nantes 38 33 -3
16 AC Ajaccio 38 33 -6
17 Nice 38 33 -7
18 Caen 33 33 -26
19 Bastia 32 33 -16
20 Istres 26 33 -22
Posted: Fri, 22 Apr 2005 , 22:02
by kristian
Eshte luajtur ndeshja Paris Saint Germain kunder Nices dhe ka mbaruar me rzultatin;
PSG 3-1 Nice
Lorik Cana nuk ka marrur pjese ne kete ndeshje.
Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 09:31
by kristian
France, Bartez skualifikohet gjashtë muaj 23-04-2005
Portieri i Francës dhe Olimpikut të Marsejës, Fabian Bartez, është dënuar për gjashtë muaj, tre nga të cilët do të jenë muajt e verës, për shkak se ka pështyrë një gjyqtar futbolli. Ky ka qenë vendimi i marrë nga komisioni i disiplinës pranë Federatës Franceze të Futbollit. Bartezi do të ketë kështu mundësi të luajë për kombëtaren franceze në ndeshjet e 3 dhe 7 shtatorit ndaj Ishujve Faroe dhe Irlandës, dhe në ndeshjet e 8 dhe 12 tetorit ndaj Zvicrës dhe Qipros.
Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 09:38
by kristian
France, Lakomb: Lë Gen do të qëndrojë te Lioni
Drejtori teknik i Lionit, Bernard Lakomb, beson se klubi i tij do të ketë edhe sezonin e ardhshëm shërbimet e trajnerit Pol Lë Gen. Kjo deklaratë erdhi pas zërave të dala në shtypin francez në bazë të së cilave Lë Gen, sezonin e ardhshëm do të kalonte te Paris Sën Zhermeni. Lakomb tha: "Mendoj se do ta mbajmë edhe një vit atë. Me 85% të mundësive, sezonin e ardhshëm Lë Gen do të jetë trajneri i Lionit. Në vitin 2006 kemi ambicie të jashtëzakonshme, më të mëdhatë e historisë së klubit tonë dhe Lë Gen sigurisht do të jetë pjesë e tyre. Duam të fitojmë, si askush më parë, titullin e pestë rradhazi kampion në Francë dhe të arrijmë të paktën në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Unë kam biseduar me Polin, por dua ta lë të qetë. E ka vetëm ai në dorë të ardhmen e tij." Lë Gen mori drejtimin e Lionit në vitin 2002 pas largimit të Santinisë. Në drejtimin e tij skuadra franceze ka fituar dy tituj kampion në dy sezonet e fundit të kampionatit francez."
Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 22:08
by kristian
Ndeshjet e kampionatit francez
Monaco 2 - 1 Toulouse
Ajaccio 0 - 0 Bordeaux
Caen 0 - 1 Bastia
Istres 0 - 2 Rennes
Lens 3 - 2 Sochaux
Nantes 2 - 2 Marseille
Saint-Etienne 0 - 0 Metz
Strasbourg 1 - 2 Lille
Te dielen
21:00 Auxerre ? - ? Lyon
Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 23:35
by kristian
Marsejë, gati stafeta e trajnerëve
Ish-trajneri i kombëtares japoneze, Filip Truzie, i cili mori pak muaj më parë drejtimin e Olimpikut të Marsejës, duket se i ka ditët e numëruara te skuadra e Francës jugore, e cila përgatitet për të disatën herë të ndërrojë trajner për të dalë nga kriza e rradhës. Truzie, i cili u mendua se do të ishte "shpëtimtari" i Marsejës, ka grumbulluar vetëm një pikë në pesë javët e fundit, i pyetur nga gazetarët për të ardhmen u shpreh: "Vendimin tim jam kam bërë të ditur atij që duhet. Por nuk se cilat janë planet e klubit." Kantidati krysor për të marrë vendin e Tuziesë, është ish-trajneri i Marsejës në vitin 1999, Roland Kurbis. Trajneri aktual i Ajaços u shpheh: "E njoh mirë ambientin. Do të pranoja me kënaqësi të rikthehesha në punën time në Marsejë."
Posted: Sun, 24 Apr 2005 , 15:58
by kristian
Gjysme-finalet e kupes se Frances .
Monaco - Sedan (L2) 10Maj
Auxerre - Nîmes (Nat) 11Maj
Posted: Mon, 25 Apr 2005 , 11:21
by kristian
Ndeshja e fundit e javes
Auxerre 0-3 Lyon
Renditja e fundit
1 Lyon 69 34 +28
2 Lille 58 33 +22
3 Monaco 54 33 +12
4 Marseille 53 34 +7
5 Rennes 51 34 +7
6 Auxerre 47 33 +3
7 PSG 47 34 0
8 Saint-Etienne 46 34 +11
9 Sochaux 46 34 +3
10 Toulouse 46 33 -1
11 Lens 45 34 +4
12 Bordeaux 41 34 0
13 Metz 40 34 -10
14 Strasbourg 39 34 -2
15 Nantes 39 34 -3
16 AC Ajaccio 39 34 -6
17 Nice 38 34 -9
18 Bastia 35 34 -15
19 Caen 33 34 -27
20 Istres 26 34 -24
Posted: Mon, 25 Apr 2005 , 18:58
by kristian
Eshte perjashtuar tranjeri i Nices Gernot Rohr per shkak te rezultateve te dobta te ekipit te tij te cilet ndodhen ne vendin e 17-te te renditjes se kapionatit francez
Posted: Tue, 26 Apr 2005 , 01:01
by vllaznia1919
Posted: Thu, 28 Apr 2005 , 19:58
by kristian
Posted: Thu, 28 Apr 2005 , 19:59
by kristian
Do te luhet te shtunden qe vjen Finalja e Kupes Se Frances
Strasbourg - Canne
Posted: Fri, 29 Apr 2005 , 16:16
by piero
Trajneri francez përgënjeshtron zërat për një konflikt me presidentin Diuf
Truzie heq dorë: Do të rri në Marsejë
Trajneri i Olimpikut të Marsejës, Filip Truzie, ka deklaruar se nuk ka një prishje të marrëdhënieve të tij me presidentin e kësaj skuadre, Papa Diuf. Shtypi francez ka hipotezuar disa herë një largim të Truziesë nga Marseja, por, në një konferencë për shtyp, ish-trajneri i kombëtares japoneze ka hedhur poshtë gjithçka. Truzie ka pohuar se me presidentin Diuf ka relata të mira pune, por pranoi se ky i fundit nuk është i kënaqur nga paraqitja e skuadrës në ndeshjet e fundit. Trajneri francez tha: "Dua të flas haptazi, marrëdhëniet e mia me presidentin Diuf nuk kanë ndryshuar aspak pas rezultateve të fundit të skuadrës. Nuk ka pasur asnjë konflikt ndërmjet meje dhe Papes. Kam si detyrë të drejtoj Olimpikun e Marsejës deri në fund të sezonit dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Jam shumë i shqetësuar nga fakti se kohët e fundit kanë dalë disa fjalë, sipas të cilave unë dhe Diufi nuk kemi më dialog me njëri-tjetrin. Po punoj me dëshirë tek Olimpiku dhe më vjen shumë keq që ka njerëz që kërkojnë të hapin probleme në këtë skuadër. Ka ndodhur edhe në raste të tjera që një episod banal i ndodhur në stërvitje, të publikohet në të gjitha mediat. Gjithçka që ndodh te kjo skuadër, për 24 orë e di e gjithë Marseja. Kështu po shkelet personaliteti im si trajner dhe i skuadrës që drejtoj." Në fund, Truzie tha se nuk ka bërë plane për të ardhmen: "Deri më 30 qershor jam një trajner i Marsejës, më pas nuk e di ç'do të ndodhë, ndoshta edhe mund të qëndroj, por edhe mund të largohem. Marseja është një klub i madh dhe vendimin përfundimtar do ta marrë vetëm në fund të kampionatit."
Posted: Sun, 01 May 2005 , 00:43
by kristian
Ndeshjet
Sochaux 2 Metz 1
PSG 1 Bastia 0
Nice 2 Monaco 1
Nantes 2 Strasbourg 1
Marseille 1 Istres 1
Lyon 3 Saint-Etienne 2
Lille 0 Rennes 0
Bordeaux 2 Caen 2
Auxerre 3 Toulouse 2
AC Ajaccio 0 Lens 0
Renditja
1 Lyon 69 34 +28
2 Lille 58 33 +22
3 Monaco 54 33 +12
4 Marseille 53 34 +7
5 Rennes 51 34 +7
6 Auxerre 50 34 +4
7 PSG 47 34 0
8 Saint-Etienne 46 34 +11
9 Sochaux 46 34 +3
10 Toulouse 46 34 -2
11 Lens 45 34 +4
12 Bordeaux 41 34 0
13 Metz 40 34 -10
14 Strasbourg 39 34 -2
15 Nantes 39 34 -3
16 AC Ajaccio 39 34 -6
17 Nice 38 34 -9
18 Bastia 35 34 -15
19 Caen 33 34 -27
20 Istres 26 34 -24
Posted: Sun, 01 May 2005 , 12:19
by kristian
Fiton Strasboug kupen e liges se Frances kunder Caen
Posted: Mon, 02 May 2005 , 14:05
by vllaznia1919
Urime Strasburgut!
Posted: Mon, 02 May 2005 , 15:56
by piero
Strasburgu fiton Kupën e Francës
Ekipi francez i Strasburgut "shpëtoi" një sezon të dështuar deri diku, duke fituar Kupën e Francës, pasi mundi ekipin modest të Kanës në finale, me rezultatin 2-1, pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar saktë, në minutat e fundit, nga mbrojtësi Kristof Devoks. Në minutën e 78-të, Devoksi shënoi golin e fitores për ekipin e Strasburgut, i cili ndodhet në vend të 14-të në kampionat, duke i dhënë një biletë për në Kupën UEFA. "E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. E kisha thënë edhe para se midis dy ekipeve nuk kishte ndonjë ndryshim të madh. Kjo fitore nuk na "shpëton" sezonin, por na jep një kënaqësi për sezonin e ardhshëm," - deklaroi trajneri i Strasburgut, Dugueperouks. Ndeshja e luajtur në "Stade de Prince" filloi me një ritëm të lartë dhe në minutën e 39-të, sulmuesi Mamadou Niang shënoi golin e parë për Strasburgun. Kana, e dyta nga fundi në kampionat, u përgjigj pas katër minutash, duke shënuar golin e barazimit, me anë të sulmuesit Sebastien Mazure, i cili shënoi pas një goditjeje shumë të fortë nga 30 metra larg portës. Në kampionat, Strasburgu kishte fituar ndaj Kanës me rezultatin 5-0, por në ndeshjen e së shtunës të dyja ekipet dukeshin të vendosura për ta fituar takimin. "Ishte një ndeshje e mirë dhe mund të kishte përfunduar ndryshe. Jam krenar për lojtarët e mi, pasi treguan se dinë të luajnë me zemër. Kjo është mënyra se si duhet të luajnë në ndeshjet e mbetura në kampionat," - deklaroi trajneri i Kanës, Patrik Remi. Kjo ishte hera e dytë që Strasburgu fitoi Kupën e Francës, pas suksesit të vitit 1997.
Posted: Tue, 03 May 2005 , 10:53
by kristian
Shkarkohet presidenti i PSG-së
Presidenti i PSG-së, Fransis Graile u shkarkua ditën e dielë nga posti i tij, pas një vendimi të marrë nga bordi drejtues i klubit francez. Vendi i tij u morr nga Pier Blajau. Këtë lajm e bëri të ditur vetë klubi kryeqytetas, i cili deklaroi: "Bordi nuk ishte dakort me planet për të ardhmen të ish presidentit Graile." Pas këtij lajmi Grailae deklaroi: "Lajmin e morra vesh vetëm në mëngjesin e sotëm. Më vjen keq, por ky është vendimi i bordit dhe unë e respektoj atë."
Posted: Thu, 05 May 2005 , 17:05
by piero
Trajneri i Lionit përgënjeshtron zërat për një largim nga ekipi
Lë Gen: Asnjë kontakt me Parisin
Trajneri i ekipit të Lionit, Pol Lë Gen, ka mohuar zërat për një kalim të mundshëm për tek ekipi i PSG-së. Francezi përsëriti se do të vendoste për të ardhmen, vetëm në fund të këtij sezoni. Kampionët në fuqi të Lionit, janë pranë fitimit të titullit të katërt radhazi kampion dhe ndodhen 11 pikë para ekipit të Lilës. Me gjithë suksesin e viteve të fundit, Lë Gen pritet të largohet nga Lioni në fund të këtij sezoni dhe është folur shumë për një afrim për tek ekipi i PSG-së. Ndërsa Lë Gen mohoi zërat për PSG-në, presidenti i ekipit kryeqytetas u shpreh se trajneri Lë Gen e kishte marrë një vendim dhe do ta bënte të ditur vetëm në fund të këtij sezoni. Trajneri Lë Gen deklaroi: "Mohoj çdo kontakt me drejtuesit e PSG-së. Tani për tani jam i lidhur me klubin e Lionit dhe do të vendos për të ardhmen vetëm kur të kemi siguruar titullin. Kur të vijë koha, do t'u përgjigjem të gjitha pyetjeve. Tani nuk dua të ndryshoj stilin tim të të punuarit. Qëllimi im dhe i klubit është titulli i katërt radhazi dhe kjo do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për ne. Kjo është e vetmja gjë e rëndësishme për momentin," - përfundoi tekniku francez. Një pikë në javën e ardhshme ndaj Ajaços do të ishte mëse e mjaftueshme për Lionin për t'u shpallur kampion, më pas Lë Geni do t'u bëjë të ditur drejtuesve të klubit, vendimin e tij për të qëndruar ose për t'u larguar në sezonin e ardhshëm. Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, Lioni po shkon drejt fitimit të trofeut të vetëm të këtij sezoni. Në Francë, përveç Lë Genit, kanë qenë vetëm dy trajnerë, të cilët kanë arritur të fitojnë Ligën 1, për katër herë radhazi.
Posted: Sat, 07 May 2005 , 22:33
by kristian
Ndeshjet
Marseille 2 - 3 Caen
Bastia 2 - 0 Istres
Lille 1 - 0 Paris S.G.
Metz 1 - 1 Lens
Nice 0 - 0 Nantes
Rennes 0 - 0 Monaco
Sochaux 1 - 2 Strasbourg
Toulouse 0 - 2 Saint-Etienne
Bordeaux 0-0 Auxerre
Lyon - AC Ajeccio ( neser )
Renditja
1 Lyon 69 34 +28
2 Lille 61 35 +21
3 Monaco 58 35 +14
4 Marseille 53 35 +6
5 Rennes 52 35 +7
6 Auxerre 51 35 +4
7 Saint-Etienne 49 35 +13
8 PSG 47 35 -1
9 Lens 46 35 +4
10 Sochaux 46 35 +2
11 Toulouse 46 35 -4
12 Bordeaux 42 35 0
13 Strasbourg 42 35 -1
14 Metz 41 35 -10
15 Nantes 40 35 -3
16 AC Ajaccio 39 34 -6
17 Nice 39 35 -9
18 Bastia 38 35 -13
19 Caen 36 35 -26
20 Istres 26 35 -26