Page 1 of 2

Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Mon, 20 Aug 2012 , 19:32
by Miri
Kampionati i ri 2012/2013 fillon ne Loro Borici me derbin Vllaznia- Skenderbeu diten e premte 24 gusht ora 19:00.
Vllaznia fillon e para rrugen e gjate drejt titullit kampion ne nje perballje me Korçaret e Skenderbeu,mbremjen e se premtes ora 19:00 Shkodranet zbresin ne Loro Boriçi per te arritur piket e para te sezonit te ri ne nje perballje mjaft te veshtire me kampionet ne fuqi Skenderbeun.
Urojme skuadres tone fillim te mbare futboll te bukur dhe te ndershem.

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Mon, 20 Aug 2012 , 21:10
by fpjalmi
Ma ne fund erdhi edhe koha te shohim Vllaznine e re, ku ne krye te skuadres asht padyshim tranieri ma i mire ne shqipni Duro qe e krijoj skuadren nga rrenjet dhe duke ba nje merkato ashtu siq donte ai . Perballe do te kemi Skenderbeun e Korces, skuadren kampione te shqipnise , dhe kja do ta bajn ndeshjen edhe ma kurioze , qe do te thote qe ne ndeshjen e pare te kemi kampionet e shqipnise , dhe kuptohet se asht tamam testi ma i bukur me pa Vllaznine tone dhe ta kuptojme qe ne ndeshjen e pare nese a jena pretendent apo ja.

Un per Vedi mendoj se ndeshja do perfundojn 2-0 per ne , ku shenuesit e golave do jene Dragoi dhe sulmuesi kosovar Rexha. Le te shohim si do shkojne ngjarjet

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Tue, 21 Aug 2012 , 18:04
by Ujku
urime Vllazni
me fat temen e par miri
ket sezion kena nji Vllazni te re si emra por me lojtar me eksperienc, plot 11 blemje si asnji her tjeter
te gjitha blemjet qe ka dasht tekniku Duro tesh presim rezultate e lojna te bukura
Sa per neshjen me Skenderbeun kishte me ken nji start i mir per ne me fitu por e shaf te shtir per menimin tem
korca asht ma nelt se ne edhe simjet me ca pash ne neshjen per superkup skenderbeu asht nji ekip shum solid pavarsisht se tr fitoi korca ishte shum ma nelt metet me pa paraqitjen ne fush manej noshta shtohet optimizmi.

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Wed, 22 Aug 2012 , 09:04
by Ledi1920
Suksese ne kampionatin e ri qe po starotn edhe ju uroj ta nisni me fitore.

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Fri, 24 Aug 2012 , 15:03
by shv13
Ishalla e nisim me kambe te mbare kyt kampionat.
Merkatoja per here te pare mbas shume vitesh asht ba ne kohe te duhun e jo ne minutat e fundit.
Financiarisht nuk jena n gjendje me u perballe as me skenderbeun as me tiranen, por skuadra kyt vit duket e ndertume mire.
Flm Ledi e urime edhe ju, ta marrin ma i miri e ma i forti kyt kampionat e jo kush ban sa ma shume pazare e poshtersi.
Para Vllaznia!!

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Fri, 24 Aug 2012 , 21:31
by fpjalmi
mbaroi ndeshja Vllaznia skenderbeu 1-3 . Deri ne minuten e 19 qe skenderbeu bani golin hapsoit kena lujt shum ma mire se miqte. Mbas golit hapsoit qe bani Skenderbeu, marume komplet dhe skuadra u demoralizu.
Duhet pranu se tek lojtaret qe shpresoshim ma shum sidomos ne mbrojte ku cdo njeri mendote se mbrojtjen e kena te mire tek osmani dhe beqiri , ishin komplet pertoke dhe fajtoret kryesore per humbjen e vllaznise, ku nuk lihet pa permend as delic qe nuk ishte kerkund ne mesfushe por edhe tek nallbani qe ishte komplet pertoke , dhe kuptohet se nese mbrojtja dhe sidomos mesfushasha jan pertoke dhe sulmi nuk merr topa nga mesfusha , atehere kuptohet qe skuadra nuk funksionon. Kurse per sulmuesin kosovare Rexha mund te them se edhe pse nuk mori asnji top nga mesfusha , me aq sa tregoi , per mendimin tem asht nji sumues me vlera.

Diferencen e lojes e bani vetem Pejiq , ku ne 3 raste qe pati , te tre rastet i shnderroi ne gola ku padyshim ishte qelesi i takimit.

Me kete ndeshje tregume se nuk jena kerkund per kampion dhe shpresoj tek nji vend i trete , ku padyshim duhet me ia hap krahun skenderbeut dhe flamurtarit

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Fri, 24 Aug 2012 , 21:40
by GOLDIAN
Pjalm faleminders qe na analizove ndeshjen se une itash erdha prej punet .
mire qe hupme e te rrime me kam ne toke se u mesume tu fluturu me presh si gjithmone
ka maru shkodra krejt edhe pse sdona me e pranu
mani admini qe keni ken ne stadium na thoni nej gja

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Fri, 24 Aug 2012 , 22:03
by Ujku
Me sapava un repartet qe gabun ma shum ishin
1- PORTIERI
2 -MBRJTJA
3-MESFUSHA
4- SULMI qe nuk ishte ne loj hic
na kan ba zhele ne cdo aspekt edhe ne fillim qe fillume i pak presion kurrgja interesante Beqiri ma mir te kishte nejt atje ne azerbaxhan u harrova se nuk mujti me gjet ekip atje ather erdhi te veni i te skarcumve Duro ka afru ne ekip lojtar pa vlera para disa kohsh kam than ishalla dalin lojtar mesatr ata te pelqymit e Duros por jo paskam gabu nadhbani vjet te Trepca majti stolin xet e vjen ne shkoder e lun titullar se kshtu ka dasht dybyli Grima bbBega qe ka pru Duro nuk ban as me cu ne Drisht me mledh qep Delic i pa fuqishem me organizu Rexha per faqe te zez nuk kishte ide me dal i zbulum vetem i bite topit me kry pa e dit drejtimin ku shkon topi,per mu sot ne loj ishin Hajdari e Smajli me vjen keq per kta dy edhe per at tifzedhek qe ishte ne stadium qe ishin edhe shum te zhurmshem taman ne nivel tifozash
o se harrova fajet i ka Rudi qe e kishte pa ndeshjen ne tv.
pak fjal vllaznia asht ba nji klub mercenarsh pa zemer e te pagum pre shkodranve .

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Fri, 24 Aug 2012 , 22:33
by sidrit
Pas ndeshjes se sotme, krijohet nji fare ideje se ku jena edhe pse asht prap heret me fole.
Mendimi jem asht qe ishim fute ne loje me idene per te fitu e per te dominu dhe u bane gabime elementare. E fillume mire por nje gabim i Deliç ne mesfushe, i dha mundesine e kudersulmit Skenderbeut. Dallohet qarte mungesa e kordinimit ne mbrojtje ku smajli e beqiri lujn per ofsajt kurse osmani ndalet shume vone.
E njejta gja per golin e dyte, top i humbun dy here ne mesfushe pa kene nevoja dhe kyt radhe a Smajli qe mbane ne loj Pejiç.
Golin e trete se pash hiç se isha tu pi cingare ne ballkon! Normal!!!!
Kjo skuader ka pune per te ba, nuk ka te sigurte asgja perderisa ban gabime elementare. Duro ka hisen e vet te fajit per sot, nuk pashe organizim. U lujt gjithmone ose gati, vetem me top te nalte per Regjen. Kujtojne se kane marre Gomez 2 metra ne sulm. Harrojne se Bici ishte edhe nji kry ma nelt. Rexha ishte i mire per me mbledhe topat. Shehi nuk di a e vuni nji here topin vete te zona e vogel.
Pejic ka ba ca kishte qejf vete. S ishin te zot me ja vu njenin pulle postet kur nuk dine me lujt ndrysh?!
Nejse, shohim ndeshjet e ardhshme. Ndoshta zoti e ban mire.

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Sat, 25 Aug 2012 , 13:12
by Miri
Prsh djema:
Kjo ishte ndeshja e pare dhe kampionati asht shume i gjate,vllaznia ka deklaru qysh ne fillim se objektivi kryesor asht kupat e evropes pra sa i perket kesaj ala asht heret tesh problemi asht se bani 3-4 miqsore ku fitoj me shkumbinin e menunen se jan per titull.
Sa i perket ndeshjes se djeshme fajin ma te madh e ka DURO se mire lojtaret jan cop cop te tan ky si tranjer a nuk i shef me sy qe osi ti nderrojne vene osi ti cojn ne stol Nallbani Begaj Osmani ishin marre me i pa njeri ne fushe,ne pjesen e dyte qe bani zevendesimet vllaznia qarkulloj topin shume mire ku meriten ma te madhe e ka SEMINA SMAJLI DRAGOI por edhe shtubina per aq pak sa lujti mire ishte kurse sa i perket portierit per mendimin tem sezonin e kalum edhe kyt qe tesh sa filloj po e shkatrron vllaznin.

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Sat, 25 Aug 2012 , 16:43
by ultraskuqeblu1
Ne rradh te pare nuk jena njerz! Mir se nuk e mbeshtesin skuadren e hajn fara tan lojen, po edhe me sha Duron qysh ndeshjen e pare, e me sha Nallbanin e Dragoin te vetmit qe erdhen me pershendet tifozat... Kjo ishte kulmi qe kam pa dje prej faraxhive...
Si dojn me prit rrezultat kto "tifozat" prej ekipit kur jo qe nuk i mbeshtesin hic po edhe i demoralizojne tan lojen edhe vec e denojn ekipin, tu gjujt ne fush shishe ujit deri 1.5 litershe... Nqs jane kaq trima te shkojn mbas ndeshjet ti dalin para, ti rrahin edhe nuk i bajn dam ekipit edhe e kryjn taman ate obligimin per t'cilin kan ardh ne stadium....
Masanej kerkojm loj kur bertasim per Josen e shajm Duron, pa pik lidhjet... Na jena kundrapetal me tan boten, tan i presin me fishkellima kundershtart me i ba presion, e na i presim ato me duartrokitje e i bajm presion ekipit ton :cry: :cry: duhet da kohe mu ba njerz iher masanej me pretendu per Kampion...me ca kam pa dje njata tifoza ma mire mas me ardh hic ne stadium se dreqit 1 lek nuk i duhen....

SportiEkspres => Dhe në fund, ashtu siç nuk e kishim menduar, në fushë u hodhën një mori shishesh plastike nga tifozët që ishin akomoduar në tribunën përballë dhe nëse arbitri anësor do t’i kishte mbledhur pas ndeshjes, padyshim që do të kishte bërë ndonjë lek, por t’i çonte në pikën e grumbullimit.

Sharjet ndaj Duros!
Trajneri Shpëtim Duro është sharë në mënyrë sistematike nga persona të veçantë në tribunën kryesore dhe nuk ka qenë e bukur t’i dëgjoje nga TV e jo më të ishe në stadium
Tifozë, të fjetur!
Përjashto grupimin Ultras, pjesa tjetër e tifozerisë shkodrane ishte thjesht shumë e fjetur. Kontestime ndaj gjyqtarit dhe skuadrës së tyre por jo ndihmë ekipit
Shishe të hedhura
Vllaznia rrezikon një gjobë të majme për hedhje shishesh në pjesën e dytë të ndeshjes. Tifozët nuk pajtoheshin me rezultatin dhe krijuan mini incident që mund ta vuajnë shumë në të ardhmen.

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Sat, 25 Aug 2012 , 17:09
by GOLDIAN
Ultras te njejtin mendim ndaj me ty dhe pse ndoshta mund te me kesh keqkuptu se mund te jem shpreh me fjale tjera
me dhemb shpirti tek mendoj si kena perfundu
te pershendes

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Sat, 25 Aug 2012 , 18:28
by Ujku
Fajin e ka klubi qe largon lojtart e vet e plotson tekat doros me largu hasanin e me marr hysen difernc ktu nuk shaf
me pru osmanin e me lan ne stol seminen diferenc nuk kishte
me pru begen e me largu tjetrin pra kta i ka afru duro e me qe jan ble asht dasht me ba diferencen por ne ket ndeshje ban ma te keqen prep ishte ken ma mir me afru vucajn se delicin do ishte ken ma mir me fillu titullar shtubina e me ken rezerv nadhbani pra kto ti majn per dhogari te vet duro se ai e ka ba formacionin se me pa fitu tifozat e kishin pershnet ka hup se ka gabu tifozat e kan sha njat pun kan tifozat ktu nuk asht munges kulturet se ne stadium njata gjana jan gjithmon, kan hedh shishe ne fush se arbitri ka gabu shifni golin e par asht hopsajt pejic maej kur tifozat e irritun ne ven me i dhan karton lojtari te korcs per faull i jep karton belishs per protest normal qe klubi ka me pagu per shishet qe u hedhen ti pagujn ma mir gjoba .
Ne fund te fundit ne stadiume nodhin kto gjana qetsi ka vec ne biblotek ne stadiume tjera ne shqipri hyn e rrahin lojtart ne fush e nuk e ban kush te madhe.

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Sat, 25 Aug 2012 , 21:05
by VOJO KUSHI
Vllaznia mbahet me lekt e popullit shkodran te taksapagusve shkodran.
Shpetim Duro merr 4 mij euro ne muj prej lekve te shkodranve.
Fut ktu edhe cmimet e biletave nga 5 mij lek dhe 4 mij lek edhe te shkosh e te rrahesh si fmija mrenda ne Shkoder pa pik turpit 0-3 per 45 minuta kjo asht katastrof.
Qa duhet me ba tifozat me duartrokit Duron a ?
Kena pa ne tan boten se fishkellehen Kapelo e Morinjo e shum vipa tjer kur ekipi nuk lun mire trajneri duhet me marr masa me drejtu situaten mas me i ik ndeshja prej kontrollit me u shperfytyru ekipi.
A me kallxon kush ndrrimin qe bani Duro , heku DELIQIN futi SEMINEN kur rez ishte 0-3 ?!!
Apo desht me forcu mbrojtjen kur jena 0-3 hek mesfushor e fut mrojc ?!
Pse u la HYSA ne loj 90 minuta kur ishte bloz krejt ?!!
Trajnerin nuk e kan vu kot aty per te bukur po me drejtu futbollistat

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Sun, 26 Aug 2012 , 00:25
by ultraskuqeblu1
Ujku wrote: Ne fund te fundit ne stadiume nodhin kto gjana qetsi ka vec ne biblotek ne stadiume tjera ne shqipri hyn e rrahin lojtart ne fush e nuk e ban kush te madhe.
Sa per qetsi, asnjeni prej njatyne si kan gjujt shishe nuk ka ba ma shume zhurme se une, e me i marr tan bashke nuk kan ba ma shume zhurme se grupi ku baj pjese...E di shume mire se nuk asht biblotek se ba me ken biblotek nuk kisha shku per cdo jave me çjerr zanin, ok? Por duhet me dit me ba tifozllek, duhet me dit kur me sha e duhet me dit kur me kundershtu klubin... Kur kena organizu Protesten para Bashkise jane ba 100 e sa komente PRO ne facebook, e kur ka ardh puna me dal ne veprim kena ken vec 35 veta (32 kan ken prej grupit tone)
Ku jane kto te fortit qe kundershojne ekipin e klubin??? Kur vjen puna me dal aty ku duhet e hajn turpin me buk...
Nqs ti je dakort me hedh stola,shishe me sha lojtart e trajnerin e me duartrokit Josen qe ti bani 3 gola e festoj si i çmendun midis tan tifozave, athere jena tu fol kot bashke...
VOJO KUSHI wrote: Qa duhet me ba tifozat me duartrokit Duron a ?
Ja ma ta marrsha duhet me duartrokit Josen... :oops:
Nuk mundesh me kritiku ekipin qysh ndeshjen e pare, se nuk dihet si vjen rrjedha Kampionatit, ndoshta iky ekip mas disa ndeshjes bahet ipathyshem, ne kena 11 futbollista te ri ne ekip edhe duhet me prit sa te harmonizohen se ka ken ndeshja e pare zyrtare qe losin bashke, Skenderbeu ka rujt boshtin kane tesh 3 vjet qe lozin bashke... Me njata veprime na vec i kena demoralizu pa fillu mir Kampionati, asigja t'mir skena ba...
Nqs goli u ba kur u nderru Delici, kjo dmth se ndrrimi ka funksionu apo jo???

(Kyt e kam ne pergjithsi(jo personale) me ato qe i mbrojn kto gjestet.)
A mundeni me m'than pervec denimit te fushs e gjobave ne lek, ca ka pozitive ne kto veprime se sinqerisht nuk jam tu e kuptu??? A jena kunder administrimit te klubit, hajdeni mor shkojme ta rrahim Shaben e kush asht fajtor per ikyt situat, po pse dona mi ba dam Vllaznis kyt se kuptoj?! :roll:

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Sun, 26 Aug 2012 , 09:43
by fpjalmi
Sot e kam pa tan ndeshjen e vllaznise edhe 1 here prej fillimit sepse nji kusheri i jemi e ka rregjistru, dhe kuptohet se asht ma e kiart kur e shef ndeshjen per heren e dyte , sepse shifen tan gamimet e lojtareve.

Kuptohet se kena humb dhe kur humb nuk shifen rastet por golat , por duke marr parasysh 3 rastet te pastra qe jan dasht me ken gola per ne ne 19 minutat e para, mund te tham qe kena ken komplet pa fat sepse sigurish loja do te kishte marr rrjedh tjeter.

Dicka tjeter, dihet qe goli e demoralizon skuadren por gjaja ma e poshter asht qe kur goli asht hapsoit dhe ia ban muuuu ku ishte ma shum se 1 meter hapsoit , kuptohet qe lojtarit dhe skuadren e shkaterron nervash , dhe prej shkaterrimit te nervave kuptohet se han ma shum gola dhe nuk te ban as kama me pasu dhe sigurisht han edhe golin e dyte.

Ne regjistrim e vuna re se na kan hanger edhe 1 penallti te rregullt, dhe per te dyten here qe e pashe ndeshjen mund te them qe kena ken pa fat dhe ne 90 minuta loje kena humb 9 raste komplet te pastra, ku vetem 3 raste i ka humb hysa ku 2 kan ken te pafalshme per nji sulmues , ku sado i keq te jete asht dasht me i ba sepse me port bosh nuk humbet 2 here dhe nuk i bihet topit hurq 2 here. Kam vu re se Skenderbeu nuk ka pas raste pervec golave te kroatit , dhe kam vu re se ne qarkullimin e topin nuk kena ba gabime ma shum se skenderbeu.

Josa ne interviste ka than se ishim me fat qe nuk u ndershkuam qe ne fillim dhe ishim me fat qe Vllaznia nuk shfrytezoj rastet ne pjesen e dyte , kurse kroati Pejic ka than qe do ta shifni kur skuadrat pretendente do vijn ne shkoder sa do vujn , sepse kemi vuajtur edhe ne.

Ndoshta nese secili prej nesh nese do ta shifte ndeshjen per here te dyte te perseritun , do te nxirrte nje mendim tjeter per ndeshjen. Un nuk du me than qe kena humb raste dhe kena ken pa fat dhe skenderbeu 3 raste pati dhe 3 gola bani pa asnji rast , nuk du me than qe na kan hanger penallti te rregullt sepse asht e vertete , nuk du me than qe na kan ba golin hapsoit se asht e vertete, por du me than qe njashtu si kena ba ne gabime ne pasime , gabime ne pasime kan ba edhe ata , mos me than ma shum , dhe nese ne gabimet ne pasime i kena ba sepse na ka qorodit goli dhe falen , mund te tham se edhe ato raste qe ishim pa fat prap falen. Qysh se hini shtubina , semina qe asht mbrojtes dhe mesfushor dhe ai mbrojtesi shkodran veteran dhe spo me kujtohet emri, loja ndryshoi komplet .

Mendimi jem asht se qysh ne momentin qe pash ndeshjen e perseritun , kam besim shum tek kja vllazni dhe nuk i dihet se cfare ndodh. Nuk asht qudi fazen tjeter me i marr gjak ne vetull skenderbeut mrend ne korce . Grupi ka nevoje edhe ma shum me u njoft me lojen e Duros . Ndoshta mbas 3 ose 4 javesh nuk mund te kete ekip qe na del para mrend dhe jashte .

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Sun, 26 Aug 2012 , 12:59
by Ujku
Ultraskuqeblu

Dihet qe ultrasit jan ma te zhurmshem ne stadium dhe i japin bukuri e kuptim tifozdhekut dhe ju jeni ata per Vllaznin
bravo ju qoft.
Un kam than qe kan sha Duron dhe nuk po tham se asht mir me sha por prep po tham prej pa knaqsis ndodhin kto
besoj se je dakort se ne ket ndeshje Duro ka gabu e tifozaat e kan vu re, edhe arbitri gaboj e kam shkru manelt ku gaboi te goli i par edhe te rasti tjeter por edhe te goli i jon e ka pohu gol nja 2 min me vones ti e din ma mir se ke ken aty dhe normal tif ne keto raste revoltohen, ca mas me sha Duron po ti ae pe si ju shperftyru skuadra ne fush ai asht tranieri e pergjisia asht e ti ma vlla,morme 3 gola per 47 min loj mor burr po ktu edhe ata tif qe nuk paskan ba shum zhurm prej hadhit kan shperthy ne xheste jo te mira sa per protest qe keni ba te bashkia te kuptoj por shumica e atynve
qe nuk kan ardh besoj me shpirt jan ken me ju un per vedi jam i pa knaqun me duron me tif jam ok.

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Sun, 26 Aug 2012 , 16:20
by ultraskuqeblu1
Po Duro nuk asht magjistar mor burre, tesh mos te kerkojme t'pamujtunen, kto lojtar nuk i kan ba hala as 1 muj qe losin bashke... Ma shume fitore kena me ba jashte sesa ne Shkoder, kan me pas frike lojtart me lujt ktu mas tan atyne veprimeve...

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Sun, 26 Aug 2012 , 19:30
by Ujku
ultraskuqeblu1 wrote:Po Duro nuk asht magjistar mor burre, tesh mos te kerkojme t'pamujtunen, kto lojtar nuk i kan ba hala as 1 muj qe losin bashke... Ma shume fitore kena me ba jashte sesa ne Shkoder, kan me pas frike lojtart me lujt ktu mas tan atyne veprimeve...
Duro asht trnier u dote me ba punen si tranier mas me lan skuadren me marr i hemarogji golash per pak minuta gola te shenum prenji sulmusit pejic te tan prej nji pozicionit e duro u dote me mbydh at bir se nuk pret kush magji prej ti por
skuadren duhet me dit si me e menaxhu edhe gjat lojs se per njat pun paguhet edhe mir biles.
NJi muj kan kta lojtar qe lujn e sterviten bashk vertet asht shpejt por me u turpru nat far menyret nuk asht justifikim puna e kohs siperfundim mas me u zgjat ma ne ket muhabet pavarsisht se duro dan kohen e vet me e stabilizu grupin pra me e lidh me loj per ket ndeshje asht tregu i pa zoti e tif jan ba te pa knaqun pa na nuk jena terbuni mar burr me ardh e me narrah kush te doj ne shkoder biles me difernc golash, ti thu se ta pa fitoj ma shum neshje jasht dmth qe asht problem presioni qe sjellin tifozat ne shkoder mas gabosha por duro e lojtart jan profesionist mar burr e duuhet me u msu me presion megjithse un tham te kundertet nuk kan beth me lujt ma shum.
Nuk kam ne men me u zgjat ma ne ket tem por po te tham prep Duro ka gabu gjat ndeshjes.

Re: Vllaznia - Skenderbeu java 1-e

Posted: Mon, 27 Aug 2012 , 09:38
by Ledi1920
Sinqerisht mendoja se do dilnit me rezultat poziiv. Neshjen se pash se nuk kisha mundesi. Ndoshta boj gabim qe flas por per muhabet po them dhe une ca menoj.

Qe eshte e dhimshme te rrifesh neshjen e pare mrena ne fushen tende me tre gola ne nje pjese eshte por jane gjera qe ndodhin. Perpos antipatise qe kam per Korcen duhet me pranu qe jane ekip i mire dhe kane organike te mire lojtaresh. Ne ne superkupe fitum me shonc,mbase qe dite bajromi dhe zoti na boni noj dhurate se me loje ata ishin superior. Kshuqe dhe humbja nuk eshte kaq e papranueshme, ne futboll ndodhin te gjitha. Masanej neshja pare e kampionatit eshte nuk eshte se ishte neshja funit.

Sa per reagimin e tifozeve eshte turp. kudo ne cdo fushe qe te ndodhe duhet denuar fusha se perndryshe do kthehet ne ritual te zakonshem. Ne Berat u hodhen shishe,sa Cota edhe kur po dilte me ambulance nga stadiumi u gjujt me shishe. Dmth kulture sportive zero. Kto jane veprime zakonisht qe ndodhin prej ultrasve dhe jo prej faraxhive.Qe gjith kohen hajn fara dhe ne fund te neshjesh gjujn me shishe. Nqs je kaq tifoz mer shallin ,cohu ne kom dhe gerthit gjith neshjen me beshtet ekipin.

Vetem tek ne ndodhin kto gjera.Spajtohem me rezultatin dhe gjuj me shishe. Ka te tjera forma proteste. Milani dje humbi brenda ne san siro. Asnje shishe su hudh. Mos dhe ata se dun ekipin e tyne si ne.(flas per te gjith,jo vetem per tifozat e vllaznis). Mund te fishkellesh,mund edhe te shash...ose me e bukra mund te cohesh dhe te ikesh...Ket kulture kena ose ne shqiptaret nuk e pranojm humbjen se ska menyr tjeter justifkimi. Ne fund te funit sport esht edhe jo lufte.

Kto xheste nuk i bojn mire as klubit,as ekipit as vete tifozave. Kshuqe as nuk duhen justifikuar dhe as nuk duhen inkurajuar. Une neshje kampionati shqiptar ne shpi nuk shof. Se gjith kohen ndigjohen te shame...te Q**** motrn,ekiin,fisin etj etj.