Vdes Legjenda e Vllaznise & Kombetares, MEDIN ZHEGA
Posted: Tue, 12 Jun 2012 , 17:36
Ndërron jetë ish-trajneri i Kombëtares Zhega, prej 1 viti në gjendje të rëndë
TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-futbollisti dhe trajneri i Kombëtares Medin Zhega. Ai ndodhej prej më shumë se një viti në gjendje shumë të rëndë, pas një incidenti në Kanada, ku ai theu një prej rruazave të shtyllës kurrizore. Ky incident bëri që ish-tekniku i ekipit kombëtar dhe një prej figurave më të njohura të sportit në vend, të ishte në një gjendje thuajse të paralizuar. Ai u soll nga Kanadaja me një avion special pak muaj më parë dhe qëndronte në gjendje të rëndë në spitalin numër 5 në Tiranë. Sot ai ka ndërruar jetë, duke bërë që miqtë, të afërmit dhe futbolli shqiptar të humbasin një prej figurave më të shquara.
Medin Zhega lindi në vitin 1946 në Shkodër dhe në vitet 60-70 ishte një prej lojtarëve më të njohur të Vllaznisë e më pas të Dinamos. Zhega luajti edhe në ekipin kombëtar, duke qenë një prej sulmuesve më të njohur. Në vitet 90’ ai nisi karrierën si zyrtar dhe si trajner, ndërsa për pak kohë ishte edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në vitin 2000, ai mori drejtimin e kombëtares, të cilën e drejtoi për edicionin e eliminatoreve të Botërorit 2002, duke u zëvendësuar më pas nga Sulejman Demollari. Medin Zhega ka qenë edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës për një periudhë të gjatë.