Page 1 of 3

Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Fri, 23 Sep 2011 , 15:22
by Skodrinon
Vllaznia U-19, për kampion edhe me Ilir Dibrën

Pas largimit të Samuel Nikajt tek Ada, Ilir Dibra ka marrë timonin e skuadrës

Largimi i trajnerit Samuel Nikaj për tek Ada, ka bërë që vendi i trajnerit të të rinjve të Vllaznisë të mbetej bosh për një periudhë të caktuar kohore. Stërvitja u drejtua nga zëvendëstrajneri Ilir Dibra, i cili më pas mori edhe votëbesimin e drejtuesve të klubit për të qenë ai trajneri i këtij ekipi. Ardhja e Dibrës në krye të pankinës ka sjellë një reagim të mirë nga futbollistët që ai ka drejtuar së bashku me teknikun Nikaj, por edhe frytet e para erdhën në javën e parë të kampionatit, në fitoren 4-1 ndaj Adës.

Pasi është zgjidhur problem i trajnerit, ka mbetur për t’u përcaktuar edhe ndihmësi i tij. Pas kryerjes së seleksionimit të lojtarëve, ka nisur puna me përgatitjet për vazhdimin e edicionit të ri. Kuptohet që puna do jetë e madhe për të ruajtur titujt kampion që janë fituar në dy vitet e fundit. Janë larguar një grup i mirë lojtarësh që sot janë tek Vllaznia e të rriturve, Ada apo ekipe të tjera.

Megjithatë, janë afruar një pjesë e mirë e lojtarëve të ekipit të Vllaznisë U-17, të cilët gjithashtu u shpallën kampionë sezonin e kaluar. Ka ardhur edhe një lojtar tjetër, si Jubani, me të dhëna shumë të mira nga ekipi i Vllaznisë amatore, me trajner Ferid Borshin. Skuadra duket e kompletuar dhe e ka nisur tashmë kampionatin e ri. Ai startoi këtë fundjavë me një derbi Vllaznia-Ada 4-1.

Përballë ekipit të Ilir Dibrës u vendos skuadra velipojake me trajner Brikeno Bizin, e cila e humbi këtë derbi. Për kuqeblutë e rinj kuptohet që objektivat gjithnjë janë madhorë, megjithatë duhet parë mënyra se si do të vazhdojë kampionati dhe si do të shkojnë gjërat në vijim.

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Fri, 23 Sep 2011 , 15:31
by Skodrinon
Alban Noga, nis punë tek Akademia Vllaznia

Që nga dita e djeshme, ish-futbollisti dhe kapiteni i Vllaznisë së viteve ’90 Alban Noga ka nisur
punë tek Akademia Vllaznia. Drejtuesit e klubit vazhdojnë të ofrojnë pranë ekipeve të kësaj
Akademie figura të njohura të futbollit shkodran dhe si një prej tyre, Noga nuk mund të
mungonte. Detyra që i është caktuar është ajo e zëvendëstrajnerit të ekipit të 19 vjeçarëve
teksa do punojë sëbashku me trajnerin Ilir Dibra. Noga ka marrë liçensën UEFA B por kjo do
jetë përvoja e parë e tij si trajner ndërkohë që të gjithë shpresojnë që ai të jetë po aq serioz dhe
i aftë siç ka qenë edhe në fushën e lojës si futbollist

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Fri, 23 Sep 2011 , 15:35
by Skodrinon
suksese e ishalla kampion edhe ket vit
e paskan fillu me fitore

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Fri, 23 Sep 2011 , 19:24
by GOLDIAN
edhe mu me bahet qejfi per keto dy figura
me vjen mire qe ilir dibra po vleresohet se asht nje djal fantastik

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Fri, 30 Sep 2011 , 15:23
by Skodrinon
kena fitu 1-0 me flamurtarin e kena hup ne durres 5-3
kane pse shume mungesa po prap, me na ba teuta 5 gola :shock:

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Sat, 08 Oct 2011 , 11:17
by Skodrinon
vazhdojne me pase probleme. kan barazu 2-2 me elbasanin ne shkoder.
ma shume me vjen keq per dibren e nogen, se ka me i met faji ktyne mos me ec mire

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Sat, 08 Oct 2011 , 11:38
by Admin
Skodrinon a din gja cfare lojtarsh ka U-19 ne organike?

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Sat, 08 Oct 2011 , 12:19
by Skodrinon
Admin wrote:Skodrinon a din gja cfare lojtarsh ka U-19 ne organike?
emnat e lojtarve thu a?

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Sat, 08 Oct 2011 , 12:32
by Admin
Pa naqe, se deshta me pa a jane pak a shume te njejtit lojtar te viti te kalum si edhe sa U-17 kane kalu tek 19-vjecart.

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Sat, 08 Oct 2011 , 12:40
by Skodrinon
formacioni qi ka lujt me aden

curri, nikshiqi, bala, lekaj, pelingu, hepaj, dema, jubani, ymeri, idrizi, guri. kan hi si zevendsus tafa, ujkaj, mujeci.

a thu bardulla, erkoci, gjini, karakaçi, shaba qi kan lujt me ekipin e pare simjet nuk aktivizohen ma me u-19 a?

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Sat, 08 Oct 2011 , 12:47
by Admin
Ja ja nuk aktivizohen ma me U-19.

Ne fakt boshti i ekipit ka ndryshu bajagi, kshu qe nuk kane me e pas te leht, se duhet edhe pak kohe qe te ambjentohen elementet e rinj.

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Sun, 09 Oct 2011 , 19:07
by Skodrinon
lushnja-vllaznia 1-1

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Mon, 31 Oct 2011 , 20:09
by Skodrinon
Goleadë e shodranëve

Vllaznia – Skënderbeu 5-1


Vllaznia: Curri, Nikshiqi, Lekaj, Balaj, Ujkaj, Dema, Tafa, Jubani, Guri, Markolaj, Mujeci (u aktivizuan Idrizi, Kruja, Halili). Trajner: I. Dibra

Skënderbeu: Qyqja, Buleci, Fortuna, Topulli, Miho, Ropa, Jaupllari, Xhafka, Emini, Kame, Rapo. Trajner. D. Kushe

Shënues: Guri 22’, Markolaj 37’, Dema 51’, 75’ (11m), Mujeci 90’/ Rapo 57’

Gjyqtarë: R. Çokaj, A. Pici , E. Hamiti (Lezhë)



Nëse do të bëhej fjalë për përballjen e superiors, sigurisht që ky rezultat do të kishte bërë përshtypje. Por në një ndeshje të rinjsh nuk mund të bëjë përshtypje, sepse te Vllaznia dukshëm punohet më mire, ose edhe nga fakti që në Shkodër talentët në futboll janë më të shumtë. Kjo u reflektua qartë edhe në takimin e djeshëm. Autor i golit të pare, që zhbllokon rezultatin është sulmuesi shtatlartë Guri.

Vllaznia e kthen në stërvitore, duke gola të tjerë me autorë Markolajn, Demën (që do shënonte dopietë) dhe Mujecin. Golin e vetëm për miqtë e shënon Rapo, por që natyrisht ishte shumë pak për korçarët, të cilët u treguan shumë inferiorë ndaj shkodranëve.

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Wed, 16 Nov 2011 , 01:19
by Skodrinon
Vllaznia ka shkatërruar 3-0 Dinamon, ndërsa Tirana nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 me Adën në Velipojë. Befason Besa, që mund në transfertë Shkëndijën Tr.



Dema, 3 gola për 3 pikë

Vllaznia – Dinamo 3-0


Vllaznia: Curri, Lekaj, Balaj, Ujka, Demaj, Kruja, Jubani, Markolaj, Guri, Mujeci, Beluli (u aktivizuan: Halili, Vecaj, Spahija). Trajner: I. Dibra.

Dinamo: Laço, Naska, Çuçi, Turtulli, Selenica, Mjekaj, Keta, Bozhanaj, Matraku, Lubonja, Bajaziti (u aktivizuan: Sulioti, Manerkolli, Bejdo). Trajner: D. Mehmeti.

Shënues: Dema 18’, 21’ (11-m), 33’

Karton i verdhë: Turtulli

Gjyqtarë: B. Ziri, E. Veseli, E. Borgu (Fushë-Krujë)



Vllaznia ka arritur një fitore të pastër 3-0 ndaj Dinamos, duke e dominuar në të gjitha drejtimet takimin. Ndeshja është mbyllur që në pjesën e pare, kur janë shënuar të tre golat e saj, madje në një hark kohor prej 15 minutash. Çka është më e rëndësishmja, protagonist i këtyre golave për shkodranët është i njëjti futbollist: kapiteni Bekim Dema. Në golin e parë ka gjuajtur fort nga jashtë zone dhe topi i devijuar nga një mbrojtës dinamovit përfundon në rrjetë.

Në të dytin, Mujeci pengohet në zonë në mënyrë të parregullt nga Turtulli dhe gjyqtari Ziri akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë Dema është i saktë, ndërsa në të tretin ky futbollist do të ekzekutonte bukur një goditje dënimi nga jashtë zone dhe topi do të prehej në rrjetë. Skuadra e Dinamos tregoi se nuk është ajo e vjetshmja pretendente për titullin kampion, ndërsa Vllaznia me këtë fitore të pastër duket se kthehet në formën e saj më të mirë.

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Wed, 23 Nov 2011 , 16:25
by Skodrinon
Teuta e qetë, humbasin Tirana dhe Vllaznia

Shkëndija Dr. – Vllaznia 2-1

Shkëndija Dr.: Qypi, Tataveshi, Gashi, Muho, Hodo, Rezi, Demalija, Teku, Xhixha, Hoxha, Lusha (u aktivizuan: Hasani, Baba). Trajner: A. Kërçova

Vllaznia: Curri, Nikshiqi, Pasha, Lekaj, Ujkaj, Dema, Kruja, Jubani, Markolaj, Ymeri, Mujeci (u aktivizuan: Vecaj, Idrizi, Spahia). Trajner: I. Dibra

Shënues: Muho 5’, Pasha 50’(aut) / Ymeri 44’

Kartonë të verdhë: Hodo, Xhixha, Hoxha, Demalia

Karton i Kuq: Demalija

Gjyqtarë: E. Ruci, E. Begaj, H. Trokaj (Fier)



Pas humbjes së thellë me Kamzë një javë më parë, Shkëndija e Durrësit rikthehet te fitorja, duke mposhtur kampionen në fuqi, Vllazninë. Ndeshja ka nisur me shumë ritëm, me vendësit që marrin më shumë iniciativë drejt portës kundërshtare. Pa kaluar shumë minuta nga vërshëllima e parë e gjyqtarit, durrsakët kalojnë në avantazh me Muhon, i cili asistohet nga Rezi, që është pika e referimit e sulmit të Shkëndijës. Vllaznia dalëngadalë e merr veten në fiton terren. Pikërisht në fund të pjesës së parë shkodranët gjejnë golin e barazimit me Ymerin, duke e rihapur ndeshjen.

Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me nga një pikë në xhep. Shkëndija e nis me vrull pjesën e dytë, ushtron më shumë presion në fushën kundërshtare dhe arrin të kalojë në avantazh falë një autogoli, pas presionit të ushtruar nga sulmuesi Rezi. Skuadra e Ilir Dibrës nuk pajtohet me rezultatin dhe hidhet në sulm. Demalija i Shëndijës merr kartonin e dytë të verdhë dhe detyrohet të braktisë fushën, por me gjithë presionin e ushtruar, Vllaznia nuk arrin ta gjejë golin e barazimit

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Wed, 23 Nov 2011 , 16:27
by Skodrinon
nuk i vehet fort faj ekipit u-19 se çdo jave ekipi i pare i merr 6-7 ma t'miret

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Wed, 23 Nov 2011 , 17:26
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:nuk i vehet fort faj ekipit u-19 se çdo jave ekipi i pare i merr 6-7 ma t'miret
edhe une mendimin tend kam
une e shoh pozitive se keshtu dhe u19 merr nga u17 e sa me shume pervoje aq me mire per te rinjt
sikur te ishte nje dore e forte ne akademi mendoj se ky asht nje brez i arte ku mund te perfitohet shume per te ardhmen apo jam gabim

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Thu, 24 Nov 2011 , 14:24
by Admin
Deri tesh Akademia Vllaznia e Vllaznia U-19 e ka arrit objektivin e vet, ku te pakten 7-8 lojtare kane kalu tek ekipi i pare.

Ishalla vazhdohet me kete rritem, edhe nqs nuk arrijne me marr trofe kete sezon e randsishme asht qe te furnizojne ekipn e pare me lojtare cilsore.

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Tue, 06 Dec 2011 , 19:47
by Skodrinon
Tirana U-19 mposht Vllazninë dhe merr hakun e 17-vjeçarëve, ndërsa Dinamo ngec para elbasanllinjve. Befason Kamza, që mposht thellë 4-1 Shkëndijën e Tiranës.



Tirana i falet penalltisë

Tirana – Vllaznia 1-0




Tirana: Çali, Habibi, Shala, Taku, Saliasi, Cenaj, F. Njebza, Bogdani, Gjeçi, Ibrahimi, Leventi (u aktivizuan: Hysenbelliu, Kaçuli, Gjasula): Trajner: A. Kola

Vllaznia: Spahija, Lekaj, Jubani, Hepaj, Pelingu, Ymeri, Kruja, Nikshiqi, Ujka, Idrizi, Mujeci (u aktivizuan: Vocaj, Haliliaj). Trajner: I. Dibra.

Shënues: Ibrahimi 74? (11-m )

Gjyqtarë: K. Shahini Xh. Rada, A. Demiraku (Durres



Të rinjtë e Tiranës, të drejtuar nga Agustin Kola, kanë fituar ndaj bashkëmoshatarëve të tyre. Pavarësisht rasteve që kanë shpërdoruar në pjesën e parë të takimit si bardheblutë ashtu edhe shkodranët, goli ka ardhur në pjesën e dytë. Kanë qenë vendasit ata të cilët kanë shënuar por nga pika e bardhë. Ibrahimi është treguar gjakftohtë përballë portierit mik Spahija dhe ka kaluar Tiranën në avantazh, duke i dhënë kështu tri pikë të çmuara ndaj një skuadre me lojtarë cilësorë, siç është Vllaznia.

Shkodranët, që drejtohen nga një ish-mbrojtësi i dalluar, Ilir Dibra, dje e kanë kërkuar barazimin me ngulm, por vetëm kanë shpërdoruar raste, sepse nuk e kanë gjetur dot rrugën e rrjetës. Të dy trajnerët bënë ndërrime për të përmirësuar lojën, por deri në fund të ndeshjes mbeti në fuqi goli i

shënuar nga mesfushori dhe zv.kapiteni i të rinjve kryeqytetas, Ibrahimi.

Re: Under 19 - Superliga 2011-12

Posted: Mon, 12 Mar 2012 , 18:06
by Skodrinon
U-19: Durrës-Elbasan, “luftë” për kreun

Përmbysje e Elbasanit
ELBASANI – VLLAZNIA 2-1


GOLAT: Toçi 60? (11-m), Uruçi 80?/ Idrizi 30?
ELBASANI: Gurra, Ozuni, Gjorga, Cani, Bylykbashi, Hila, Broshka, Bezhani, Xhardja, Lleshi, Lamçia. (U aktivizuan: Toçi, Uruçi). Trajner: A.Kila
VLLAZNIA: Spahija, Lekaj, Jubani, Hepaj, Pelingu, Ymeri, Kruja, Nikshiqi, Ujka, Idrizi, Mujeci. (U aktivizuan: Vocaj, Haliliaj). Trajner: I.Dibra
GJYQTARË: K.Kola, J.Xhaja, A.Shkreta (Tiranë)

Ka qenë një spektakël i vërtetë përballja midis Elbasanit dhe Vllaznisë. Verdheblutë triumfuan 2-1, por fillimisht shënuan miqtë me anë të Idrizit në minutën e 30-të. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për shkodranët. Në 45 minutat e dyta ndryshoi gjithçka. Fillimisht Toçi barazon shifrat me një 11-metërsh, ndërsa 10 minuta nga fundi është Uruçi që kalon në avantazh Elbasanin.