Kick Boxing
Posted: Fri, 05 Aug 2011 , 13:46
Zeneli dhe Lekaj, medalje ari në Ballkan
Shqipëria ka marrë dy medalje ari në Kik-boks në Kampionatin Ballkanik të verës, i quajtur ndryshe “Samer Kup”. Rikardo Lekaj dhe Elton Zeneli janë fituesit e këtyre medaljeve. Ky turne i rëndësishëm u zhvillua të shtunën në Ulqin të Malit të Zi. Të dy këta sportistë kanë konkurruar në peshën 65 kg dhe 70 kg. Në këtë turne merrnin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit. Aty kanë garuar sportistët më të mirë të Kik-Boksit në rajon. Aktiviteti është zhvilluar nën patronazhin e presidentit të Federatës Ballkanike të Kik-Boksit, Borislav Peleviç, që është njëkohësisht zëvëndëspresident i Federatës Botërore. Në peshën 70 kg ka garuar për Shqipërinë, shkodrani Rikard Lekaj, i cili takimin final e ka fituar me KO që në raundin e parë. Madje koha prej 32 sekondash me të cilën ka fituar ndeshjen ka habitur të pranishmit. Në ndeshjen finale, Lekaj është ndeshur me një serb, ndërsa në të parën ka fituar përballë një kundërshtari nga Sllovenia. Edhe kësaj here, Lekaj ka treguar klasin e tij të lartë në Kik-Boks. Shkodrani po ecën me ritme pozitive, brenda dhe jashtë vendit, dhe rritja e tij me hapa të shpejtë vërehet mjaft qartë. Medalja e arit, në Kupën Ballkanike të Verës, është e katërta radhazi në këto gjashtë muaj në turnetë që Shqipëria zhvillon jashtë vendit. Por Lekaj është i padiskutueshëm në Kupën dhe kampionatin vendës. Ky rezultat është për t’u vlerësuar, sepse në Shqipëri janë të paktë sportistët, të cilët koleksionojnë medalje ari në garat ndërkombëtare. Ndërkohë që medalisti tjetër për kuqezinjtë e Kik-Boksit është tiranasi Elton Zeneli, i cili edhe ai u rendit në vendin e parë në peshën 65 kg. Ai ka fituar ndaj një kosovari dhe në finale ndaj një malazezi. Një meritë të madhe për rezultatet e arritura ka padyshim Arbis Vjerdha, që drejton Vllazninë dhe Kombëtaren e Shqipërisë në Kik-boks. Tashmë është duke u menduar për Kampionatin Botëror, i cili zhvillohet në tetor.