Page 1 of 4

Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Fri, 15 Jul 2011 , 09:52
by Admin
Te enjten e ardhshme luhet ndeshja e kthimit kunder Thun.
Ne barazimin qe Vllaznia ka marr ne ndeshjen e pare, asht e mujtun qe me pak kujdes e me pak shanc me arrit kualifikimin historik :)

Ndeshja luhet me date 21 ora 19:30.

Do ma kishte qejfi qe me ik me pa ndeshjen e jam interesu per me marr me qera nji autobuz.
Kam dergu disa kerkesa e jam tu prit pergjigje mbi preventivat.
Nisja te bahet prej ne Milano paradite e kthimi direkt mas ndeshjes.

Nqs arrina me u ba 50 vete i bjen qe prej Milano ne Thun me kushtu max 25 euro vajtje plus bileten per ne stadium.

Sdq jam tu prit pergjigje per bileta si edhe per preventive te tjera ne menyre qe me pagu sa ma pak per njiri.

Nqs njifni ndonji tjeter qe ka qejf me ik me pa Vllaznine me thoni qe te organizona si grup.

Forca Vllaznia!!!

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Fri, 15 Jul 2011 , 12:03
by GOLDIAN
merre manin mos e harro se asht ba gati tash dy jave :D
mu e mirin sna lajne grate :mrgreen:

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Fri, 15 Jul 2011 , 12:28
by Admin
goldi lene grun ne shpi se ska gja.
Mani vjen pa une te du ty ne stadium :D

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Fri, 15 Jul 2011 , 15:22
by GOLDIAN
une vij kur te losim ne palermo

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Fri, 15 Jul 2011 , 16:05
by Admin
Hhahhaa Goldi, asht ma lerg Palermo :)

Kurse nqs Tirana kualifikohet do te lujne kunder Levski Sofies.

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Fri, 15 Jul 2011 , 21:40
by Admin
Djema kam fol me nji kompani ktu ne Milano qe na garanton udhtimin nga Milano ne Thun dhe kthim.
Nisja mendohen ne oren 11:00 nga Milano Centrale arritja ne Thun nga ora 16:00 me nji ndalese (dreka), vizite e shpejt ne Thun max 2 ore, masandej ne stadium ka ora 18:30.
Rinisja nga Thun max ne oren 23:00 nga Thun e mberritja ne Milano rreth ores 4:30 -5:00.

Kostoja totale per nji autobuz 50 vendsh asht 810-850 euro.
Nqs bahena 50 kostoja asht tek 18-20 euro vatje - ardhje.
Problemi asht me u ba sa ma pare kto 50 vete si edhe duhet me ba parapagimin ma pare.

Me aq sa kam marr info deri tesh bileta e stadiumit duhet te jete falas.

Per info mundeni me me kontaktu ne nr e tel: 3420482243 (Jetmiri).

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Sat, 16 Jul 2011 , 11:41
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:merre manin mos e harro se asht ba gati tash dy jave :D
mu e mirin sna lajne grate :mrgreen:
ba me ja ba gruja at pune si tham daj ma.

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Sat, 16 Jul 2011 , 13:51
by Admin
ku i kena kta tifozat qe rrin ne Itali ??

Asnjeni nuk bahet? I takon me shku e me ardh mrenda dite me 20 euro prej ne Milano!!

Mrb a ma kryve ate porosine§?

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Sat, 16 Jul 2011 , 14:28
by Edmond-Cela
Admin wrote:ku i kena kta tifozat qe rrin ne Itali ??

Asnjeni nuk bahet? I takon me shku e me ardh mrenda dite me 20 euro prej ne Milano!!

Mrb a ma kryve ate porosine§?
per zoten njaq me ban rruga me shku te puna. edhe mas me ken tifoz kisha shku per qef.

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Sat, 16 Jul 2011 , 14:31
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:merre manin mos e harro se asht ba gati tash dy jave :D
mu e mirin sna lajne grate :mrgreen:
shka mar ti andej. me palermon jena une e admini, ty ne te lashim me shku ne fazen e grupeve je mire.

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Sun, 17 Jul 2011 , 13:21
by Admin
Tjeta juj, deri tesh nuk jane ba personat per me ik me pa ndeshjen e me duket se nuk realizohet.
Kam marr pergjigje prej disa tifozave te Thun ku me kane thane qe biletat jane falas per te tane edhe per tifozat miq.
Biletat shperndahen ne oren 17:00 tek stadiumi!!!

Sic e kam shkru ma nelt kostoja e qerase te autobuzit (50 vendsh) asht 810 euro, kurse e nji autobuzi 30 vendsh asht 770 euro.
Nqs bahena tek 30 na bjen me pagu 26-27 euro per kry vajtje ardhje.
Nqs bahena tek 50 vete na bjen me pagu 17-18 euro per njiri vajtje-ardhje !!!
Ku jane tifozat qe jetojne ne itali, Shv13, Shkelzeni, etj etj .... :)

Nqs dona me u ba te hanen masdite ose max te marten nade duhet me dhane konfirmimin kompanise si edhe me ba pagesen!!

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Mon, 18 Jul 2011 , 03:59
by fpjalmi
Bahet fjale qe shuma qe fushaj do shperblej vllaznine do të kalojë 50 mijë eurot nese kualifikona.

Cdo barazim me gola ,do te thote kualifikim .

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Tue, 19 Jul 2011 , 10:59
by Ujku
pershendetje djema, ishallan po ke nafat e kualifikohna per mu thuni nuk esht ekip i pa kalushem
me vjen keq qe nuk mund ta shof neshjen direkt ne stadjum tu ken ne zvicerr por sot nisem per shkoder e kisha bileten e rezervume e nuk mujta me shty i her me erdhi vllaznia ktu e nuk pata fatin me e pa por si do qoft per ne ka ranci me u ba ekipi i par shqiptar qe kalojm dy turne ne evrop.

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Tue, 19 Jul 2011 , 14:22
by Admin
Si perfundim autobuzi nuk bahet per ne Thun, une noshta shkaj me makine pa sma merr mendja!!!
VL ksaj pune.

Thun ka lujte dilen ndeshjen e pare te kampionatit kunder Servette, ku ka fitu jashte me rezultatin 2-1.
kane shenu 2 gola te shpejt ne fillim te ndeshjes.
Ne kete ndeshje nuk asht aktivizu Rama, Junior, si edhe Demiri ka hi 10 min e fundit te cilet ndeshjen e pare ne shkoder kan kene titullar.

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Tue, 19 Jul 2011 , 16:12
by blun
Ujku wrote:pershendetje djema, ishallan po ke nafat e kualifikohna per mu thuni nuk esht ekip i pa kalushem
me vjen keq qe nuk mund ta shof neshjen direkt ne stadjum tu ken ne zvicerr por sot nisem per shkoder e kisha bileten e rezervume e nuk mujta me shty i her me erdhi vllaznia ktu e nuk pata fatin me e pa por si do qoft per ne ka ranci me u ba ekipi i par shqiptar qe kalojm dy turne ne evrop.
urime VLLAZNISE te kaloj thunin ! do jete fantastike! po nuk eshte hera e pare qe kalohet turi dyte. flamurtari eleminoi wismud aue, pastaj partizan beograd, pastaj ne tur te trete e eleminoi barcelona 1-1, 0-0 ! ju uroj nje rezultat 1-1 !

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Tue, 19 Jul 2011 , 19:22
by Man in Redblue
Admin te falenderoj per punen qi ke ba per me organizu udhetimin per ne Thun. (ta kam cu nji mail sot ne lidhje me porosine)
Gjynah qi nuk u realizu. Kjo tregon - me e than haptazi - se na diaspora shqiptare jena te organizume dobt (perfshij edhe vedi ktu qi nuk mujta me ardh).

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Tue, 19 Jul 2011 , 20:09
by GOLDIAN
nuk asht nej gja e vecante ajo qe thu man po e tregojme vedin vit per vit
shyqyr se kena benzat mu hap rrugeve te shkodres

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Wed, 20 Jul 2011 , 07:53
by Admin
Ne fakt gjithmone e kena vujt pak organizimin por kyt rradhe pak ndikon edhe koha e shkurt si edhe periudha asht pak e keqe se nji pjese kane marr pushimet.

Me duket i cuditshem fakti qe nuk ka ma bileta per tifozat miq!!
Nuk e di nqs ishte dasht me i ba kerkese klubi Vllaznia apa ja per rezervime te biletave.
Me aq sa di une nji sektor apa nji numer i caktum biletash duhet me kene te rezervume per tifozat miq ......

Sa i takon ndeshjes konfirmohet denimi i tranjerit te Fc Thun, i cili nuk ka me u leju me kene afer skuadres.

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Wed, 20 Jul 2011 , 16:23
by Admin
Tjeta juj djema.

une neser me ndihm te zotit kam me ken ne stadium :) :wink: :P :P

Bileta per ndeshjen ka boll e nuk asht problem sepse asht i caktum nji sektor per tifozat miq.
Stadiumi ka me kene plot e biletat per vendsit kane mbaru qysh dje paradite.

Ishalla Vllaznia pa na e shperblen te pakten me nji loje te bukur :)

Shperndarja e biletave bahet tek stadiumi ne oren 18:00.

Ndeshjen nuk e trasmeton asnji TV zvicerran kurse nuk e di nqs ka me e trasmetu ndoj Tv shqiptar...

Re: Europa Lige: Fc Thun - Vllaznia

Posted: Thu, 21 Jul 2011 , 17:07
by Miri
Cfar lesh tv shqiptar po kta nuk e transmetunen ne shkoder :evil: :evil: