Page 1 of 3

Salihi kthehet tek Vllaznia

Posted: Sat, 16 Apr 2005 , 12:24
by vllaznia1919
Salihi, gati "divorci" me Panioniosin

Lajmi krejt i papritur erdhi mbrëmë nëpërmjet telefonit celular: "I dashur mik, unë po iki!" Pa m'u prezantuar, njoha zërin e Hamdi Salihit, bashkëqytetarit tim, të vetmit shkodran, që është aktivizuar në kampionatin grek pas Lulëzim Bërshenit dhe Arvit Hoxhës. Ishte vërtet një lajm-surprizë për mua, por edhe për mbarë opinionin sportiv. Tashmë më duken të largëta fjalët që kam thënë jo më shumë se dy muaj më parë për një nga futbollistët më të talentuar shqiptarë. Sidoqoftë, ato janë një kujtim i bukur dhe ia vlen për t'i ripërsëritur, jo për nostalgji sesa për domosdoshmëri. Ndoshta për të kuptuar deri diku edhe këtë largim të shpejtë të Hamdi Salihit nga kampionati grek. Pra, çfarë kam shkruar pikërisht dy muaj më parë?: Nën titullin "Salihi me fanellën e Panioniosit" kam shkruar: "Ai është ulur i ndrojtur në stolin e Panioniosit. Janë të ligjshme emocionet në një rast të tillë, jo vetëm për moshën e re të Salihit, por edhe pse ai vesh për herë të parë fanellën e një klubi të huaj. Por shkodrani, i cili mban në shpinë numrin 38, ka pranë një lider të madh, siç është Foto Strakosha. Edhe qenia pranë portierit tonë të madh, për Salihin është diçka e veçantë. Ashtu siç është e veçantë për talentin shqiptar pjesëmarrja në përbërjen e skuadrës së tij Panionios me kampionët rekordmenë të Greqisë dhe kryesuesit e kampionatit të tanishëm, Olimpiakos. Vërtet ishte mjaft shpejt për t'u aktivizuar, kur vetë Salihi vetëm 1 ditë është stërvitur me skuadrën vendëse. Duket se procedurat për ta bërë të vetin Salihin kanë qenë tepër të shpejtuara. Sidoqoftë, sot ai veshi për herë të parë fanellën e një klubi të huaj..." Pra, një interesim i jashtëzakonshëm i vendësve për ta bërë pronë të tyre talentin shqiptar. Një nënshkrim kontrate në orët e vona të ndërrimit të viteve dhe Salihi u bë lojtar i Panioniosit, skuadrës, ku kanë kanë luajtur më parë edhe Bërsheni, Hoxha, Demollari, Bellai dhe Strakosha. Dhe ndeshja e tij e parë daton më 14 shkurt. Është një ndeshje ndaj një prej skuadrave më të mira të kampionatit grek. Sulmuesi shkodran luan që në fillim të lojës, duke qenë pa dyshim surpriza e asaj ndeshjeje. Ai nxori një lojë të shkëlqyer, që u pëlqye nga të gjithë, aq sa Bledar Kola në një bisedë shoqërore më pat thënë: "Më ka mahnitur Salihi. Kjo tregon që Shqipëria ka talente të mëdhenj." Por më vonë, trajneri Bazakas nuk është treguar edhe aq dashamirës me futbollistin shkodran. Për këtë flasin edhe këto fakte: Nga java e 18-të deri në javën e 25-të, që u luajt të dielën, ai e ka aktivizuar gjithsej vetëm 316 minuta, duke mos i dhënë mundësi për t'u aktivizuar për asnjë minutë në javët e 22-të dhe të 24-t. Siç duket, kjo ka qenë mërzia e madhe e shkodranit sedërli. Ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë, ashtu siç thotë edhe vetë, nuk ka pranuar ofertën që i është bërë për uljen e parave në kontratë. Madje kjo e fundit ka qenë edhe fakti më domethënës, që Salihi ka kërkuar divorc me ekipin, kur ende nuk ka përfunduar sezoni i tanishëm. "Kam kërkuar ta prishë kontratën, - tha mbrëmë goleadori shkodran, që vazhdon të jetë "mbret" i golave në Shqipëri dhe "ushtar" në Greqi. - Nuk dua të vazhdoj më. Kam kërkuar që të më japin letrat. Për këtë më ka ndihmuar shumë edhe Foto Strakosha, i cili ka zhvilluar një bisedë urgjente edhe me presidentin e klubit. Vërtet më kanë dhënë një makinë të mirë dhe kushte ideale për të jetuar, por unë do të kthehem në Shqipëri. Kam shumë dëshirë të luaj të mërkurën për kupë në ndeshjen Vllaznia-Tirana. Më kanë premtuar se do të m'i japin të gjitha letrat brenda një afati të shkurtër, por më kanë kërkuar që të rri edhe në këtë ndeshje. Nesër (sot) do të luajmë me Iraklisin dhe presidenti më ka thënë që të jem në dispozicion të ekipit." Kaq foli Hamdi Salihi dhe ne e lamë të takohemi për t'u ndarë si miq e bashkëqytetarë të mirë. Fjalët e largimit janë thënë në mënyrë konfidenciale, por nesër me siguri ato do të jenë objekt i medias vendëse. Salihi, i cili nënshkroi një kontratë 6-mujore me të drejtë shtyrjeje edhe për 3 vjet, nuk dëshiron të rrijë më në klubin grek. Ai ka kërkuar prishjen e kontratës, duke e zgjidhur gjithçka me mirëkuptim. Ndarja e Panioniosit me Salihin nuk do të jetë e lehtë. Klubit më të vjetër grek i largohet në qershor edhe sulmuesi i njohur Manxhios, i cili që tani është blerë nga Panathinaikosi, dhe Hamdi Salihi ka qenë shpresa e vetme e kuqebluve. Sidoqoftë, tani gjithçka ka përfunduar. Radhën tani e ka Strakosha. Vetëm autoriteti i tij mund të bëjë që Salihit t'i jepet kartoni blu, që është edhe viza e qarkullimit për një klub tjetër. Me siguri që legjendari shqiptar, i cili nuk do të luajë sot ndaj Iraklisit për arsye dëmtimi, do ta bëjë një gjë të tillë. Ai i ka ndenjur gjithnjë pranë futbollistit shkodran gjatë gjithë kësaj kohe të qëndrimit të tij në Greqi. Hamdi Salihi ishte i grumbulluar mbrëmë në një nga hotelet më luksoze të Greqisë në Glifadha, por ai më shumë mendon për vajtjen në Shkodër, sesa për ndeshjen e sotme me Iraklisin.

Posted: Sat, 16 Apr 2005 , 12:27
by vllaznia1919
Mendoni se do te realizohet ky kthim i mbrekullueshem?Dhe sa mund ti vlejne Vllaznise kthimi i Salihit?

Posted: Mon, 18 Apr 2005 , 13:29
by vllaznia1919
Salihi sot në Shkodër, Tirana gati ofertën

Ajo që u deklarua dy ditë më parë, sot do të bëhet realitet. Hamdi Salihi, talenti i futbollit shqiptar i ka dhënë lamtumrinë skuadrës së tij, Panionios, dhe do të kthehet në Shqipëri. Burime pranë lojtarit e konfirmojnë këtë, ndërsa quhet fakt i kryer marrja e leje?kalimit nga klubi grek. Dy ditë më parë, për "Sportin shqiptar", vetë futbollisti i ekipit tonë kombëtar Shpresa do të shprehej se në Greqi nuk mund të vazhdonte më. Disa polemika me trajnerin e Panioniosit dhe më pas edhe propozimi i drejtuesve të klubit për të ulur rrogën, ka bërë që ish?futbollisti i Vllaznisë të mendojë rikthimin e tij në Shkodër, aq më tepër kur te skuadra ku luan edhe Strakosha aktivizimi i tij nuk ka qenë i vazhdueshëm. Në këtë kontekst, lojtari ka kërkuar të prishë kontratën me ekipin e tij, me të cilin kishte firmosur për 6 muaj fillimisht. Kjo kërkesë e shkodranit nuk është pritur mirë nga krerët e Panioniosit, të cilët, megjithatë, i kanë kërkuar të luante edhe ndeshjen e së shtunës kundër Iraklisit e më pas do të lihej i lirë të largohej. Ndërkohë, pas humbjes me skuadrën e Fortuzit, trajneri i Panioniosit, me të cilin Salihi kishte polemika, është shkarkuar nga detyra dhe presidenti i klubit i ka propozuar Salihit të qëndrojë për të zbatuar kontratën, sepse edhe pagesa financiare do të rritej sërish në shifrat që ka qenë. Por golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar ka qenë i bindur në largimin e tij. Dje paradreke, ai ka pasur një tjetër takim me presidentin e klubit grek dhe në fund është arritur ndarja përfundimtare. Sipas njerëzve pranë lojtarit shkodran, sot paradite, në orën 9:00, Salihi do të paraqitet në zyrat e klubit grek për të marrë edhe lejekalimin përkatës. Me të ndodhur kjo, autori i 16 golave në kampioantin tonë do të fluturojë menjëherë drejt Shqipërisë, për të qenë në orët e drekës në Shkodër. Ndërkohë, lajmi i dhënë dy ditë më parë për kthimin e Salihit ka entuziazmuar së tepërmi tifozërinë shkodrane. Të shumtë janë ata që kanë menduar se, po të kishte qenë numri 14 në radhët e Vllaznisë gjatë kësaj periudhe të largimit drejt Greqisë, rezultatet e kuqebluve do të kishin qenë më ndryshe. Megjithatë, sot, lojtari më i talentuar i viteve të fundit në futbollin tonë do të kthehet. Te Vllaznia e presin krahëhapur, aq më tepër që ai është larguar po në ditën e ndeshjes me bardheblutë. Por lajmi më i fundit është se Tirana ka shfaqur interes për këtë lojtar, ashtu si dhe në fillim të sezonit. Se ku do të luajë në vazhdim të sezonit Hamdi Salihi, kjo është një pyetje që përgjigjen do ta marrë shpejt. E rëndësishme është që kampionatit shqiptar po i kthehet sërish një nga emrat më të spikatur të tij.

Posted: Mon, 18 Apr 2005 , 13:57
by Admin
vllaznia1919 wrote:Mendoni se do te realizohet ky kthim i mbrekullueshem?Dhe sa mund ti vlejne Vllaznise kthimi i Salihit?
Ishalla na vjen Salihi se siç e ka tregu veten asht nji lojtar shum i vlefshem per Vllaznine .
Shpresoj qe Salihi te mos pranj oferten e Tiranes , meqe Tirana i ka bere nje Oferte . :roll: :!:

Posted: Tue, 19 Apr 2005 , 00:28
by vllaznia1919
Ishalla si ka lujt truni me pranu oferten e tyne.Se manej i duhet me u transferu per gjithmone ne Tirane! :D

Posted: Tue, 19 Apr 2005 , 13:27
by vllaznia1919
Salihi pelqen Vllaznine, por ka oferte nga Elbasani

Hamdi Salihi eshte kthyer dje ne Shkoder, duke i dhene fund "emigracionit" per te Panionios i kategorise se pare greke. Futbollisti ka deklaruar se ka mbyllur gjithcka me greket, ndersa ka vizituar dje ish-skuadren e tij te Vllaznise, ne mbyllje te seances stervitore. Burime nga Shkodra bejne te ditur se e ardhmja e tij nuk eshte krejtesisht e qarte. Keto burime flasin per nje oferte te Elbasanit per Salihin, ndersa vete lojtari i Shpresave te Shqiperise pohon se do te parapelqente te luante serish per Vllaznine. Po nga Shkodra, behet e ditur se edhe Tirana ka bere nje oferte per futbollistin, gje qe nuk komentohet zyrtarisht nga klubi kryeqytetas.

Posted: Tue, 19 Apr 2005 , 13:35
by vllaznia1919
Laze: Salihi, te ne për kupat europiane

Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, ka nxituar menjëherë kur ka marrë vesh se Hamdi Salihi është kthyer në shtëpi. Laze i ka bërë një ofertë talentit shkodran, duke e joshur financiarisht dhe duke i përmendur faktin se Elbasani do të luajë në Kupën UEFA. "Jam i bindur që Salihi do ta pranojë ofertën dhe do të luajë për ne, të paktën për kupat europiane," - shprehet Laze, i cili ka hyrë në kontakte me disa lojtarë cilësorë që tani, duke i joshur ata me kontratën që afron.

Posted: Thu, 21 Apr 2005 , 13:29
by vllaznia1919
Salihi: Akoma s'e kam vendosur të ardhmen

Hamdi Salihi është akoma në mëdyshje për skuadrën që do të luajë sezonin e ardhshëm. Janë disa skuadra që e kërkojnë talentin shkodran. Megjithëse ai shpesh ka deklaruar se Vllaznia mbetet zgjedhja e parë, tani si duket ka kaluar në plan të dytë, ndoshta dhe të tretë. Kjo për faktin se Vllaznia tashmë nuk do të luajë në ndonjë kompeticion europian dhe ambiciet e goleadorit janë më të larta. Dje, në fakt, ka pasur një takim mes presidentit të Elbasanit, Arben Laze, dhe Salihit, por thjesht është biseduar. Laze ka bërë ofertën e tij, madje joshëse, duke i përmendur edhe faktin se Elbasani do të luajë në UEFA, por Salihi nuk nxiton. "Eshtë e vërtetë që kam pasur disa oferta, por kësaj radhe do të mendohem mirë. Kam biseduar edhe me presidentin e Elbasanit dhe bisedimet janë të hapura, por nuk përjashtohet edhe kryeqyteti. Vllaznia humbi një shans sot dhe ambiciet e mia dihet që janë për më lart, por kjo nuk do të thotë se pista e Vllaznisë është përjashtuar nga planet e mia. Duke parë dhe duke bërë. Nuk nxitoj më në zgjedhjet e mia," - ka pohuar dje golashënuesi më i mirë i kampionatit tonë, Hamdi Salihi.

Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 09:59
by Ks-Besa
Hamdi Salihi beri gabim qe shkoi ne kampionatin grek dhe e parashikova qe do kthehej prape ne Superlige brenda vitit.
Ai eshte talenti me i mire nga lojtaret qe kemi dhe Brigeli duhet ta kishe ftuar para shume kohesh ne Kombtare
Te jesh golashenuesi me i mire ne kampionat ne moshe kaq te re tregon se je talent dhe qe e meriton Kombtaren por kemi trainer gjerman dhe ai se njeh fare futbollin shqiptar dhe talentet qe ai ka
Megjithate , do i vij koha Salihit te tregoj aftesite e tija dhe mendoj se brenda vitit do aktivizohet ne formacionin baze te Kombtares

Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 10:02
by kristian
te lumte goja kf-besa por nuk e kuptoj ala ku ka shku Salihi tesh tek vllaznia apo ku ?

Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 10:07
by Ks-Besa
Nuk e di
Gazetat nuk e kane konfirmuar

Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 10:11
by kristian
OK ishalla si kan plas syt me shku kund tjeter se ne shkoder me vllaznin

Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 10:23
by Ks-Besa
Po ta marri Sk.Tirana? :lol:

Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 10:28
by kristian
ishalla jo :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:

Posted: Sat, 23 Apr 2005 , 16:02
by Admin
Pershednetje !!

SA i takon te ardhmes se futbollistit te talentuar Salihi akoma nuk eshte e sigurte se ku do te luaje .
Skuadrat te cilat jane te interesuar dhe kane bere oferten e tyre siç dihet jane Tirana , Elbasani si edhe Vllaznia .

Sot per sot flitet se Elbasani eshte me afer Salihit e cila e do fillimisht per kupat Europiane , por edhe Tirana nuk asht ma pak kembngulse dhe te qe do te ishte nje shanc i mire per te qe te kete ne gjirin e vet nje lojtar te talentuar si Salihi.
Sa i perket Vllaznise zgjidhja kondicionohet nga pjesmarrja e kesj te fundit ne kupat Europiane , ku siç dihet per Vllaznine shanci i fundit eshte vendi i trete ne kampionat ku ka mundesine te marri pjese ne kupen Intertoto .
Nqs presidenca e Vllaznise nuk ben projekte te qarta , ne menyre qe Vllaznia te jete sa me kompetitive do jete pak si e veshtire qe Salihi te jete ne gjirin e klubit kuqeblu .
Te shohin cdo te ndodhe ne javet e ardhshme per te pare se cila do te jete e ardhmja e Salihit .
Shpresoj qe te jete Vllaznia ......

Posted: Sun, 24 Apr 2005 , 04:39
by Ks-Besa
Dhe dicka tjeter ne lidhje me Salihin
Salihi duhet patjeter te aktivizohet ne Kombtare pasi sulmuesat qe kemi aktualisht jane bloze fare
Rraklli eshte plak dhe duhet te iki vete
Tare eshte kot fare , si trung peme eshte , sulmues pa fantazi
Bogdani eshte shume sulmues mesatar
Bushi asqe nuk duhet aktivizuar fare ne Kombtare

Une e ftoj Skerdi Currin ne kombtare , eshte 29 vjec dhe per mendimin tim do japi me shume se Bogdani
Salihin sigurisht qe Po
Pastaj fut Vangjel Milen e Lushnjes , shume i talentuar edhe ky
Ndersa sulmuesin e katert fus Sinanin qe eshte dhe vazhdon te jete golashenues i provuar

Une kete sulm e kisha futur para eliminatoreve te Boterorit jo me tani qe asqe nuk duhet vene ne diskutim

Posted: Sun, 24 Apr 2005 , 11:04
by kristian
Salihi do bej kerkes FSHF-s per te luajtur me komtaren e Brigelit

Posted: Tue, 26 Apr 2005 , 19:08
by kristian
Salihi: Deri në qershor nuk ka firmë


Hamdi Salihi, deri në qershor nuk do të hedhë asnjë firmë për ndonjë skuadër shqiptare apo të huaj. Këtë e ka deklaruar vetë sulmuesi shkodran në prononcimin për "Sportin shqiptar", ku megjithatë thotë se Tirana mbetet ekipi i parë në Shqipëri ku mund të luajë sezonin e ardhshëm. "Nesër (sot) do të filloj stërvitjen me ekipin e Tiranës, sipas një marrëveshjeje që kam bërë me donatorët e klubit. Nuk kam firmosur ende. Bëhet fjalë për një kontratë njëvjeçare, madje kemi folur edhe për pagën, por firma mund të hidhet vetëm në qershor. Tirana mbetet zgjedhja ime e parë, megjithatë duhet të pres pak më shumë se një muaj. Edhe pse në përqindje të vogël, nuk përjashtohet mundësia të zgjedh ndonjë skuadër tjetër, kuptohet nëse kontrata do të jetë më e leverdishme," - është shprehur talenti shkodran, i cili kaloi një periudhë jo shumë të mirë në Greqi me Panionisin, madje ai u largua pa u mbyllur sezoni. Salihi, si duket, preferon të luajë më mirë në Shqipëri sesa jashtë vendit, nisur ndoshta edhe nga eksperienca e hidhur.

Posted: Fri, 06 May 2005 , 13:54
by vllaznia1919
Si mar iku me Tiranen.Duhet me ja hjeke nenshtetesin shkodrane. :D

Posted: Fri, 06 May 2005 , 14:28
by kristian
Qa mas me ik maj naqe kur nuk ka pare me i dhan shkodra, ti thuj pse ka ik me Tiranen, me ja hek me ja hek edhe me i dhan nenshtetsin ped... :D