Bosnje - Shqipni
Posted: Sun, 29 May 2011 , 15:34
Kuzhe “fryn” listën ndaj Bosnjës
Tre portierë, tetë mbrojtës dhe katër sulmues për një ndeshje të vetme.Kjo është lista që ka publikuar ditën e djeshme trajneri i Kombëtares shqiptare për ndeshjen ndaj Bosnjës. Josip Kuzhe ka grumbulluar Isli Hidin, por edhe Arian Beqajn për të mbrojtur portën, Debatik Currin por edhe Endri Vrapin, për repartin divensiv, si dhe Elis Bakajn e Edmond Kapllanin për sulmin, ndërkohë që me gjasë asnjëri prej tyre nuk do të jetë në fushën e lojës ndaj Bosnjës më 7 qershor. Duket se Kuzhe ka dashur “t’u bëjë qejfin” të gjithëve, duke shpallur një listë “të fryrë”, teksa dihet se për takimin në Zenika ndaj boshnjakëve, pesë futbollistë nga të grumbulluarit do të jenë të detyruar të ulen në pankinë. Është e çuditshme në fakt kur e mendon se homologu boshnjak, Safet Sushsiç, edhe pse ka program dy ndeshje për të luajtur (ndaj Rumanisë më 3 qershor dhe Shqipërisë më 7 qershor), ka grumbulluar vetëm 21 futbollistë.
Mbrojtja – Tekniku kuqezi i ka kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes, përderisa ka thirrur tetë mbrojtës, ndërkohë që do luajnë vetëm katër prej tyre (dy e shumta mund të shkojnë në pankinë). Është rikthyer Debatik Curri, i cili vjen nga një dëmtim i gjatë, si dhe Armend Dallku. Mbrojtësi i Vorskla Poltavës nuk ishte në takimin ndaj Bjellorusisë për shkak kartonësh, ndërsa pritet që të zërë vend në formacionin titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ndërkaq, me gjasë mëngjarashi i Karabakut, Ansi Agolli, do të spostohet në mesfushë, duke i lënë vendin në repartin difensiv, Kristi Vangjelit.
Sulmi – Duke qenë një ndeshje mjaft e rëndësishme për fatet e kualifikimeve të skuadrës sonë, parashikohet se Kuzhe në Bosnjë do të luajë me një sulmues të vetëm. Por, paradoksi qëndron në faktin se çuditërisht ka grumbulluar 4 sulmues, nga të cilët e shumta një do të ulet në pankinë. Pra, duke marrë të mirëqenë faktin se Bogdani dhe Salihi janë pjesë e formacionit titullar, Elis Bakaj ose Edmond Kapllani do detyrohen të ulen në tribunë. Stërvitjet e Kombëtares, sipas programit të publikuar dje, do të rifillojnë nesër në ora 10:00 dhe në total janë parashikuar shtatë seanca në 5 ditë, si dhe një ndeshje miqësore (kontrolli) me Olimpikun e Tiranës.
Lista e Kombëtares
Portierë: Arjan Beqaj (Ermis Aradipu, Qipro), Samir Ujkani (Novara, Itali), Isli Hidi (Pa skuadër)
Mbrojtës: Andi Lila (SK Tirana), Debatik Curri (Gençerbirligi, Turqi), Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrainë), Kristi Vangjeli (Aris Selanik, Greqi), Ansi Agolli (Karabak, Azerbajxhan), Admir Teli (Karabak, Azerbajxhan), Lorik Cana (Galatasarai, Turqi), Endri Vrapi (Skënderbeu)
Mesfushorë: Ervin Bulku (Hajduk Split, Kroaci), Altin Lala (Hanover, Gjermani), Klodian Duro (Lask Linz, Austri), Gilman Lika (SK Tirana), Emilian Vila (Dinamo), Ervin Skela (Arka Gdinia, Poloni), Jahmir Hyka (SK Tirana), Gjergj Muzaka (Skënderbeu)
Sulmues: Erjon Bogdani (Çezena, Itali), Hamdi Salihi (Rapid Vjenë), Elis Bakaj (Dinamo Bukuresht, Rumani), Edmond Kapllani (Paderborn, Gjermani).