Page 1 of 2
Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Wed, 20 Oct 2010 , 14:56
by Skodrinon
Vllaznia ka frikë, e plotë sot në Pukë
Shkodranët do të luajnë me formacionin më të mirë sot përballë Tërbunit në Kupë
Ndaj Tërbunit në ndeshjen e sotme pritej të ishte mundësia e lojtarëve të pankinës së Vllaznisë, për t’i treguar trajnerit Mojash Radonjiç sesa vlejnë. Por në fakt ky i fundit duket se nuk ka ndër mend t’u japë një shans atyre futbollistëve që nuk kanë luajtur shumë deri tani. Kjo shpjegohet më së miri edhe me faktin se për takimin e sotëm, ndonëse konsiderohet i lehtë në letër, trajneri kuqeblu ka marrë me vete në Pukë të gjithë kontigjentin e lojtarëve që ka në dispozicion, duke përfshirë këtu edhe ata më me emër.
Me ekipin nuk do të udhëtojnë vetëm Kaçi, Smajli dhe Djepaxhia, që kanë probleme me dëmtimet. Situata e krijuar, teksa pas çdo ndeshjeje ka shumë zhurmë, duket se e ka bërë trajnerin Radonjiç të mendohet mirë për këtë sfidën e sotme. Ai ka dashur t’i dalë para çdo të papriture të mundshme dhe, për rrjedhojë, do të marrë me vete gjithë futbollistët që ka në dispozicion.
Do të udhëtojnë drejt Pukës të gjithë pa përjashtim, duke nisur nga portierët Vujadinoviç e Grima, për të vazhduar me të gjithë mbrojtësit, mesfushorët dhe sulmuesit që ka pasur të gatshëm, përfshi këtu edhe kapitenin Sinani. Në fakt, duket paksa jashtë logjike kjo gjë, sepse në fund të fundit, luhet ndaj Tërbunit, një skuadër inferiore. Në ndeshje të tilla kupe, aq më tepër kur ka edhe një të kthimit, gjithmonë ka vend për ata lojtarë që nuk luajnë në rregullisht në kampionat.
Për më tepër, këtë herë do të ishte mundësia më e mirë për të luajtur lojtarë të tillë, si Grima, Kraja, Semina, Danaj, Belisha, Shtubina, Nallbani etj., që nuk kanë gjetur shumë hapësirë deri më tani. Mbase mund të luajnë këta dhe të tjerët të jenë në stol, megjithatë marrja e të gjithë titullarëve deri në Pukë tregon se stafi ka frikë.
Jo shumë nga kundërshtari, por më tepër nga situata në të cilën ndodhet skuadra. Prej ditësh është vënë në dyshim pankina për Radonjiçin dhe në opinion nga momenti në moment presin që ai të shkarkohet. Madje shumëkush pret ndeshjen e radhës për të parë se si do ndahet Vllaznia dhe më pas, për të parë nëse largohet apo jo trajneri. Ndoshta një ide e tillë ekziston edhe për ndeshjen e sotme.
Luhet përballë një Vllaznie B, siç është Tërbuni i Pukës, i përbërë nga lojtarë shkodranë dhe ata do të kërkojnë të tregojnë vlerat e tyre. Vlerësimi në kampin kuqeblu për këtë arsye duket maksimal. Ekipi i Vllaznisë do të niset mesditën e sotme drejt qytetit të Pukës. Futbollistët do të grumbullohen në orën 10:30 te hotel “Meteor”, ku do të hanë edhe drekën dhe rreth orës 12:00 më pas do të marrin rrugën drejt qytetit ku do të luhet ndeshja e turit të parë të kupës.
Kuqeblutë, “infermieria” e mbushur plot
Infermieria e Vllaznisë është e mbushur plot. Janë disa futbollistë të saj të cilët po kalojnë probleme dëmtimesh. Në sallën e fizioterapisë kanë qenë të pranishëm tre futbollistë dhe pikërisht Kukaj, Kaçi dhe Jovanoviç. Të tre ata kanë ndierë shqetësime të ndryshme muskulore. Probleme ka pasur edhe Djepaxhia, i cili u largua në ndeshjen e fundit me Teutën që në minutat e para nga fusha. Edhe Smajli ndërkohë vazhdon të ndiejë shqetësime në shpinë, ashtu si para ndeshjes me Teutën.
s.sh
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Wed, 20 Oct 2010 , 14:58
by Skodrinon
si s'kam hap nji dyqan panolinash afer shpise radonjiçit. isha ba bos der tash
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Wed, 20 Oct 2010 , 14:59
by Skodrinon
gol sinani
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Wed, 20 Oct 2010 , 17:31
by fpjalmi
Luzi 2008 – Dinamo 0-2
Skrapari – Tirana 0-1
Tomori – Flamurtari 0-0
Vlora – Shkumbini (s’u zhvillua)
Bilisht Sport – Kastrioti (e shtyrë)
Besëlidhja – Bylis 1-3
Ada – Apolonia 2-1
Partizani – Kamza 0-1
GRUPI B
Sopoti – Besa 0-3
Memaliaj – Laçi 1-0
Tërbuni – Vllaznia 1-1
Mamurrasi – Teuta 1-2
Burreli – Skënderbeu 1-2
Gramshi – Elbasani 0-0
Luftëtari – Gramozi 0-0
Pogradeci – Lushnja 1-0
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Wed, 20 Oct 2010 , 17:33
by fpjalmi
na paskan korite
nuk e di qa dojn me ba ket kampionat
o tapo bajm nje skuader te mire ,o ta po bijm poshte .
mos me arrit me fitu me turbinin do te thote se jena ne nivelin e terbunit ,me skuadrat e kategorise ma poshte
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Wed, 20 Oct 2010 , 20:53
by Man in Redblue
gjithmone e ma posht jena tu u fundos...
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Thu, 21 Oct 2010 , 13:33
by Skodrinon
hajt se ba me u mrojt mire ndeshjen e kthimit e marrim nji 0-0 e kalojm turin
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Thu, 21 Oct 2010 , 13:47
by Skodrinon
Vllaznia “sakatohet” në Pukë, tre të dëmtuar
Lojtarët e Tërbunit kanë luajtur rëndë dje në Kupë, madje Semina ka përfunduar në spital
Takimi i luajtur dje në Pukë me Tërbunin vendas duhej të ishte thjesht një takim eliminator i luajtur ndaj një skuadre të një kategorie më poshtë, por për Vllazninë ka rezultuar krejt ndryshe. Tre futbollistë të saj kanë pësuar dëmtime jo të vogla, madje njëri prej tyre, Semina, ka përfunduar edhe në spital. Këto kanë ardhur si pasojë e lojës shumë të rëndë të disa prej futbollistëve të Tërbunit. Duket paksa e çuditshme kjo gjë, sepse futbollistët e të dy ekipeve janë nga Shkodra dhe ndeshja nuk ishte e ndonjë rëndësi të madhe.
Megjithatë, ajo çfarë ka ndodhur në fushë ka qenë vërtet alarmante. Pas ndeshjes ka reaguar në lidhje me këtë çështje edhe vetë presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i cili ka deklaruar: “Për mua, është vërtet e pashpjegueshme ajo çfarë ndodhi. Në vend që kjo ndeshje të kthehej në një festë, pamë një lojë shumë të ashpër të futbollistëve vendas.
Rajoviç u dëmtua, por për fat të mirë, jo aq keq sa u mendua fillimisht. Nimani ka dëmtuar kaviljen, ndërsa më i rëndë është dëmtimi i Seminës në gju, i cili përfundoi në spital, sepse ka dëmtuar rëndë gjurin. Përveç tyre, ka pasur ndërhyrje të rënda edhe ndaj Vajushit, Gocajt e Hasanit, por për fat të mirë, jo me dëmtime. Më duket e pabesueshme ajo që ndodhi. Futbollistët e Tërbunit janë të gjithë nga Shkodra, rrinë gjithë ditën bashkë me futbollistët e Vllaznisë, por në fushë tjetërsohen.
Kështu na ndodhi edhe me futbollistët shkodranë që luajnë për Teutën në ndeshjen e fundit. Një lojë e rëndë, e paarsyeshme. Nuk dua të mendoj se ka qenë e qëllimshme, por kjo që pashë në Pukë është e patolerueshme.” Nga shkallët e stadiumit “Ismail Xhemali” qëndrimi i tifozërisë pukjane ka qenë përgjithësisht korrekt, megjithëse ka pasur edhe individë të veçantë që janë sjellë jo mirë, megjithatë në fushën e lojës gjërat kanë qenë shumë më ndryshe.
Ndërhyrje të qëllimshme vetëm e vetëm për të dëmtuar futbollistët e Vllaznisë. Këtë e thotë presidenti Fushaj, i cili nga ana tjetër premton se do ta çojë këtë ndeshje në Komisionin e Disiplinës. “Ndërhyrjet e futbollistëve të Tërbunit nuk ishin në kuadrin e lojës së fortë. Ato ishin dukshëm të qëllimshme për të dëmtuar futbollistët tanë. Edhe qëndrimi i gjyqtarit të takimit nuk ishte ai i duhuri, sepse nuk i ndëshkoi këto ndërhyrje, përkundrazi, i lejoi duke na prishur jo pak punë.
Duke qenë kështu, klubi ynë do ta çojë këtë ndeshje në Komisionin e Disiplinës, për të dënuar qoftë lojtarët që bënë ndërhyrje të tilla, qoftë edhe për të parë problemin e gjyqtarit të kësaj ndeshje. Dëmi që na është shkaktuar është jo i vogël, prandaj të tilla veprime duhen dënuar,” ka thënë Fushaj. Në fakt, me dëmtimet e Seminës, Nimanit dhe Rajoviç, problemet shtohen, sepse me probleme janë edhe Kaçi, Smajli, Jovanoviç, Jumiç dhe Djepaxhia. Çka do të thotë se për ndeshjen e radhës me Shkumbinin problemet për stafin drejtues të Vllaznisë do të jenë të mëdha.
s.sh
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Thu, 21 Oct 2010 , 17:53
by fpjalmi
Skodrinon wrote:hajt se ba me u mrojt mire ndeshjen e kthimit e marrim nji 0-0 e kalojm turin
nese hajm gol ,kam frike se do tronditna dhe hajm edhe te tjere
tamam si me dinamon
ishalla nuk skualifikona se me u skualifiku do te thote ,mos me pasobjektiva ket vit
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Thu, 21 Oct 2010 , 23:48
by Skodrinon
fpjalmi wrote:Skodrinon wrote:hajt se ba me u mrojt mire ndeshjen e kthimit e marrim nji 0-0 e kalojm turin
nese hajm gol ,kam frike se do tronditna dhe hajm edhe te tjere
tamam si me dinamon
ishalla nuk skualifikona se me u skualifiku do te thote ,mos me pasobjektiva ket vit
ti japi valteri nei lek arbitrit me ken t'sigurt
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Fri, 22 Oct 2010 , 07:12
by fpjalmi
Skodrinon wrote:fpjalmi wrote:Skodrinon wrote:hajt se ba me u mrojt mire ndeshjen e kthimit e marrim nji 0-0 e kalojm turin
nese hajm gol ,kam frike se do tronditna dhe hajm edhe te tjere
tamam si me dinamon
ishalla nuk skualifikona se me u skualifiku do te thote ,mos me pasobjektiva ket vit
ti japi valteri nei lek arbitrit me ken t'sigurt
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Fri, 22 Oct 2010 , 07:18
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Vllaznia “sakatohet” në Pukë, tre të dëmtuar
Lojtarët e Tërbunit kanë luajtur rëndë dje në Kupë, madje Semina ka përfunduar në spital
Takimi i luajtur dje në Pukë me Tërbunin vendas duhej të ishte thjesht një takim eliminator i luajtur ndaj një skuadre të një kategorie më poshtë, por për Vllazninë ka rezultuar krejt ndryshe. Tre futbollistë të saj kanë pësuar dëmtime jo të vogla, madje njëri prej tyre, Semina, ka përfunduar edhe në spital. Këto kanë ardhur si pasojë e lojës shumë të rëndë të disa prej futbollistëve të Tërbunit. Duket paksa e çuditshme kjo gjë, sepse futbollistët e të dy ekipeve janë nga Shkodra dhe ndeshja nuk ishte e ndonjë rëndësi të madhe.
Megjithatë, ajo çfarë ka ndodhur në fushë ka qenë vërtet alarmante. Pas ndeshjes ka reaguar në lidhje me këtë çështje edhe vetë presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i cili ka deklaruar: “Për mua, është vërtet e pashpjegueshme ajo çfarë ndodhi. Në vend që kjo ndeshje të kthehej në një festë, pamë një lojë shumë të ashpër të futbollistëve vendas.
Rajoviç u dëmtua, por për fat të mirë, jo aq keq sa u mendua fillimisht. Nimani ka dëmtuar kaviljen, ndërsa më i rëndë është dëmtimi i Seminës në gju, i cili përfundoi në spital, sepse ka dëmtuar rëndë gjurin. Përveç tyre, ka pasur ndërhyrje të rënda edhe ndaj Vajushit, Gocajt e Hasanit, por për fat të mirë, jo me dëmtime. Më duket e pabesueshme ajo që ndodhi. Futbollistët e Tërbunit janë të gjithë nga Shkodra, rrinë gjithë ditën bashkë me futbollistët e Vllaznisë, por në fushë tjetërsohen.
Kështu na ndodhi edhe me futbollistët shkodranë që luajnë për Teutën në ndeshjen e fundit. Një lojë e rëndë, e paarsyeshme. Nuk dua të mendoj se ka qenë e qëllimshme, por kjo që pashë në Pukë është e patolerueshme.” Nga shkallët e stadiumit “Ismail Xhemali” qëndrimi i tifozërisë pukjane ka qenë përgjithësisht korrekt, megjithëse ka pasur edhe individë të veçantë që janë sjellë jo mirë, megjithatë në fushën e lojës gjërat kanë qenë shumë më ndryshe.
Ndërhyrje të qëllimshme vetëm e vetëm për të dëmtuar futbollistët e Vllaznisë. Këtë e thotë presidenti Fushaj, i cili nga ana tjetër premton se do ta çojë këtë ndeshje në Komisionin e Disiplinës. “Ndërhyrjet e futbollistëve të Tërbunit nuk ishin në kuadrin e lojës së fortë. Ato ishin dukshëm të qëllimshme për të dëmtuar futbollistët tanë. Edhe qëndrimi i gjyqtarit të takimit nuk ishte ai i duhuri, sepse nuk i ndëshkoi këto ndërhyrje, përkundrazi, i lejoi duke na prishur jo pak punë.
Duke qenë kështu, klubi ynë do ta çojë këtë ndeshje në Komisionin e Disiplinës, për të dënuar qoftë lojtarët që bënë ndërhyrje të tilla, qoftë edhe për të parë problemin e gjyqtarit të kësaj ndeshje. Dëmi që na është shkaktuar është jo i vogël, prandaj të tilla veprime duhen dënuar,” ka thënë Fushaj. Në fakt, me dëmtimet e Seminës, Nimanit dhe Rajoviç, problemet shtohen, sepse me probleme janë edhe Kaçi, Smajli, Jovanoviç, Jumiç dhe Djepaxhia. Çka do të thotë se për ndeshjen e radhës me Shkumbinin problemet për stafin drejtues të Vllaznisë do të jenë të mëdha.
s.sh
kekena pergjysmu ,me gjithe lojtaret qe kekan vra ne pune ,ku ndeshja me puken ,po na qon ne shumbin pa 6 titullare.
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Tue, 02 Nov 2010 , 17:58
by fpjalmi
Ndaj Tërbunit, dilema se kush do të luajë
Në ndeshjen e nesërme të Kupës ndaj Tërbunit të Pukës, ende nuk është shumë e qartë se cilët futbollistë do të luajnë. Josa ka lënë të kuptohet se do të jenë të gatshëm të gjithë futbollistët. Mbase ndonjëri prej tyre do të qëndrojë pushim, por të tjerët që kanë pretendime për formacionin, natyrisht që do të jenë në fushë, sepse sipas trajnerit, forma e tyre nuk vjen duke qëndruar pa luajtur.
Megjithatë, në kampin shkodran nuk duan t’ia kenë shumë besën pukjanëve, nisur nga vetë rezultati i ndeshjes së parë, që është mbyllur në barazim 1 1. Drejtuesit e Tërbunit kanë deklaruar se do të bëjnë një lojë të hapur, pse jo, të kërkojnë kualifikimin. Duke qenë kështu, por nisur edhe nga fakti tjetër se ky ballafaqim mes këtyre skuadrave konsiderohet një derbi, atëherë mund të presësh gjithçka prej tij. Trajneri Josa ka jo pak dilema në këtë drejtim, megjithatë nesër do të vendosë për gjithçka.
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Tue, 02 Nov 2010 , 18:00
by fpjalmi
nuk e mendosha kurre qe drejtusart e terbunit enderrojn per kualifikim .
edhe ata vete duke pare qe vllaznine tone po e rrahin skuadrat binshem ,sigurisht jan kenaqur sepse 1 gol i tyne kualifikon terbunin ,ku shum shkodran luajn ne ate skuader
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Tue, 02 Nov 2010 , 20:39
by GOLDIAN
mire kekena da marshalla
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Wed, 03 Nov 2010 , 16:09
by fpjalmi
a dihet gja sa jena nda
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Wed, 03 Nov 2010 , 16:26
by fpjalmi
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Wed, 03 Nov 2010 , 16:31
by fpjalmi
urime per fitoren e vllaznise
ne keto ndeshje ka vetem nje surprize ,ku apolonia e superliges eleminohet nga nje skuader e kategorise se pare
po kush mund te jete kja
urime Ades per kualifikimin
jam gezu ma shum per aden sesa per vllaznine
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Wed, 03 Nov 2010 , 16:46
by Skodrinon
urime vllaznise per fitoren historike kunder pukes se madhe
p.s
pjalm
apolonia asht ne te njejten kategori me aden
Re: Kupa e Shqipnis: Terbuni - Vllaznia
Posted: Wed, 03 Nov 2010 , 17:17
by Ujku
Urime Vllaznis te Valos qe arriti te mposht Puken e pathyshme