Page 1 of 2

Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Mon, 04 Oct 2010 , 18:44
by Skodrinon
Vllaznia pa mëshirë ndaj Adës, merr 3 pikët e para

Ada ? Vllaznia 2?5

Ada: Koleci, Ujka, Hoti (Dritarja 46?), Tota (Tyli 52?), Osmani, Perlesi, Dobreja, Papa, Lushaj, Rexhepi, Salihi (Agai 75?). Trajner: B. Bizi.

Vllaznia: Tola, Beluli, Hotaj, Lekaj, Demiraj (Guri 55?), Tafa (Harusha 80?), Karakaçi, Dema, Shaba, Erkoçeviç, Puka (Markolaj 46?). Trajner. S. Nikaj

Shënues: Shaba 20?, Erkoçeviç 26?, 59? 68?, Hotaj 35?/Rexhepi 40?, 63?

Gjyqtarë: M. Metohija, E. Muça, E. Bajrakurti (Lezhë)



Vllaznia, kampione në fuqi e vendit, ka arritur të marrë një fitore të merituar ndaj ekipit të Adës. Një takim që është zotëruar plotësisht nga ekipi i të rinjve shkodranë, që drejtohet këtë sezon nga dyshja Nika-Dibra. Loja në fitoren 5?2 ndaj Adës, që drejtohet nga shkodari tjetër Brikeno Bizi, është administruar që nga fillimi e deri në fund nga të rinjtë e akademisë “Vllaznia”, paavrësisht se pjesa e parë e takimit ka qenë mjaft e bukur dhe me raste të diskutueshme për ekipin vendas të Adës. Vllaznia ka hapur serinë e golave pas një gjuajtjeje të bukur nga mesfushori Stivi Shaba. Ky lojtar ka konktributin e vet dhe në golat e tjerë të skuadrës së tij. Mës pas shkodranët kanë shënuar sërish me anë të golashënuesit të tyre Erkoçeviç, një nga lojtarët që ka spikatur më tepër në këtë takim. Ai ka shënuar edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë të takimit. Për shkodranët nuk ka munguar të shënojë edhe mbrojtësi Hotaj, i cili, me sa duket, ka treguar para teknikut të parë Radonjiç që nuk di vetëm të mbrojë mirë. Rexhepi ka qenë autor i dy golave të Adës, por duhet vlerësuar edhe loja e mirë e Lushajt, Ujkës e Pepës.

s.sh

Renditja, pas javës 2-të
1. Tirana 2 0 0 11-0 6
2. Vllaznia 1 1 0 6-3 4
3. Shkëndija T. 1 1 0 3-1 4
4. Elbasani 1 1 0 2-0 4
5. Dinamo 1 1 0 1-0 4
6. Shkëndija D. 1 1 0 3-3 4
7. Besa 1 0 1 5-2 3
8. Bilisht Sporti 1 0 0 2-0 3
9. Flamurtari 1 0 0 3-2 3
10.Partizani 1 0 1 2-2 3
11.Lushnja 0 1 1 2-3 1
12.Laci 0 1 1 2-6 1
13.Pogradeci 0 1 1 1-10 1
14.Teuta 0 0 2 0-4 0
15.Shkumbini 0 0 2 2-5 0
16.Ada 0 0 2 2-6 0

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Mon, 04 Oct 2010 , 22:54
by fpjalmi
kena me pas shum talenta ne te ardhmen.

shpresoj ada mos te bijn 1 kategori ma poshte se me te vertete asht dobt

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Mon, 18 Oct 2010 , 15:17
by Skodrinon
Flamurtari - Vllaznia 1 3

Flamurtari: Dergjini, Koçani, Hysi, Deraj 50?, Gjonbrati, Kuçi, (Lamaj 52?), Veshaj, Xhelili (K. Hitaj 63?), Qejvani, (B. Hitaj 72?), Nelaj (Stara 70?), Shehu, Tahiri. Trajner: A.Behari
Vllaznia: Tola, Beluli, Lekaj, Hotaj, Demiraj (Demaj 46?), Tafa, Karakaçi, Bardulla, Shaba (Beqiri 82?), Puka (Guri 75?), Erkoçeviç. Trajner: S. Nikaj.
Shënues: Puka 5?, Erkoçeviç 10?, Qejvani 20?, Karakaçi 67?
Kartonat: Veshaj, Xhelili, Shaba
Gjyqtarë: E.Ruci, I.Llupi, M.Abazaj (Fier)

Skuara e 19-vjeçarëve të Vllaznisë edhe këtë sezon ka shfaqur ambiciet e saj për titullin kampion për këtë grup-moshë. Këtë e tregon më së miri fitorja në transfertë me Flamurtarin, që nuk ka mundur t’u rezistojë cilësive të shkodranëve. Përballë janë vënë skuadrat e dy qyteteve futbolldashëse, që gjithmonë kanë nxjerrë talente nga ekipet e moshave. Ndeshja ka nisur e shpejtë nga të dyja skuadrat, por miqtë nga Shkodra do të shënonin brenda 5 minutave me autor Pukën.

Sikur të mos mjaftonte ky avantazh i shpejtë, miqtë kanë shënuar golin e dytë në minutën e 10-të, duke dhënë përshtypjen e një goleade. Futbollistët e Ardi Beharit vetëm pas një çerek ore lojë kanë reaguar si duhet. Shkurtimi i diferencës do të vijë në minutën e 20-të me anë të Qejvanit, gol ky që ndezi shpresat e vendësve për barazimin e rezultatit.

Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e miqve nga Shkodran, ndërsa e dyta e gjen vendësit në kërkim të golit të barazimit. Mirëpo atëherë kur pritej goli i vlonjatëve, Vllaznia ka shënuar golin e sigurisë me anë të Karakaçit në minutën e 67-të, duke i prerë shpresat e Flamurtarit për të marrë qoftë një pikë. Duhet pranuar se skuadra e Vllaznisë ka qenë ndër më cilësoret që ka luajtur në Vlorë.

s.sh

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Mon, 18 Oct 2010 , 15:21
by Skodrinon
Renditja, pas javës 4

1. Vllaznia 3 1 0 14-4 10
2. Shkëndija T. 3 1 0 12-3 10
3. Dinamo 2 2 0 4-0 8
4. Tirana 2 1 0 14-3 7
5.Elbasani 2 1 1 4-2 7
6. Bilisht Sporti 2 1 1 5-5 7
7. Besa 2 0 2 9-9 6
8. Partizani 2 0 2 4-5 6
9. Flamurtari 2 0 2 5-8 6
10.Shkëndija D. 1 2 1 6-7 5
11.Ada 1 1 2 3-6 4
12.Teuta 1 0 3 3-6 3
13.Lushnja 0 2 2 3-5 2
14.Laci 0 2 2 3-10 2
15.Pogradeci 0 2 2 4-14 2
16.Shkumbini 0 0 3 3-9 0

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Tue, 19 Oct 2010 , 10:43
by Admin
Urime 19 vjecarve , si gjithmone jane tu na nderu.

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Fri, 29 Oct 2010 , 23:50
by Skodrinon
Vllaznia shkatërron Partizanin në shtëpinë e tij

Partizani - Vllaznia 1-5


Partizani: Dobi, Llakaj, Hiso, Marku, Mumajezi, Berberi, Sula, Sina, Peposhi, Lubonja, Buçpapaj (u aktivizuan: Meçani, Fufi, Mata, Kalaveri). Trajner: M. Pilinxhi
Vllaznia: Tola, Beluli, Beqiri, Lekaj, Demiraj, Tafa, Karakaçi, Bardulla, Shaba, Erkoçeviç, Puka (u aktivizuan: Hyseni, Guri, Halili, Dema). Trajner: S. Nikaj
Shënues: Meçani 70?/ Puka 14?, Erkoçeviç 37?, 65?, Shaba 50?, Tafa 62?
Gjyqtarë: E. Zhuli, J. Kruja, N. Bregasi ( Tiranë )
Karton i kuq: Karakaçi

Të rinjtë e Vllaznisë arritën dje një fitore të thellë, 5-1, ndaj Partizanit, që luante në shtëpinë e tij. Humbja e të kuqve ka qenë shkatërrimtare, pasi shkodranët kanë qenë superior në të gjithë aspektet. Partizani ka pasur kontestime për gjykimin në rastin e golit të parë të shënuar nga Puka, pasi pretendohet për një pozicion të dukshëm jashtë loje.

Në minutën e 37-të Erkoçeviç shënon golin e dytë dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Shkodranët e nisin furishëm pjesën e dytë, pasi arrijnë të shënojë edhe tre gola të tjerë, njëri më i bukur se tjetri me autorë Shaba, Erkoçeviç dhe Tafa. Partizani arrin me anë të Meçanit të shënojë golin e nderit, i cili në minutën e 70-të shënon një gol mjaft të bukur nga një goditje standarde. Miqtë e mbyllin takimin me 10 veta, pasi Karakaçi ndëshkohet me karton të kuq.

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Sat, 30 Oct 2010 , 00:04
by Skodrinon
Renditja, pas javës 6

1. Vllaznia 5 1 0 21-5 16
2. Shkëndija T. 5 1 0 18-4 16
3. Bilisht Sporti 4 0 2 12-9 12
4. Tirana 3 1 0 19-3 10
5. Besa 3 0 3 11-12 9
6. Flamurtari 3 0 2 6-8 9
7. Shkëndija D. 2 2 2 11-10 8
8. Dinamo 3 1 2 9-6 7
9. Elbasani 2 1 1 4-2 7
10.Partizani 2 0 4 5-11 6
11.Teuta 2 0 4 5-8 6
12.Laci 1 2 3 6-13 5
13.Ada 1 1 4 3-14 4
14.Shkumbini 1 0 4 7-15 3
15.Lushnja 0 2 4 5-12 2
16.Pogradeci 0 2 2 4-14 2

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Sat, 30 Oct 2010 , 17:02
by Admin
Urime djelmoshave se po na nderojne.
Ky Erkoceviç per cdo ndeshje shenon, duhet me u majt nen vezhgim nga skuadra e pare.

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Mon, 01 Nov 2010 , 21:14
by Skodrinon
U-19: Vllaznia kampione s’lëshon rrugë!

Puka i jep 3 pikët Vllaznisë

Vllaznia-Elbasani 1?0


Vllaznia: Tola, Beluli, Hotaj, Beqiri, Lekaj, Demiraj, Tafa, Dema, Bardulla, Shaba, Erkoçeviç, Puka. (u aktivizuan: Halili, Guri). Trajner: S.Nika

Elbasani: Ruçi, Cani, Xh.Jaupi, Ozuni, Kapja, Xhardja, Toçi, F.Jaupi, Hila, Broshka, Krekosi. Trajner: A.Kila

Shënues: Puka 65?

Gjyqtarë: R.Pjetrushi, E.Bajrakurti, P.Simoni (Lezhë)

Tri shtylla, shumë raste dhe vetëm një gol për Vllazninë kampione në fuqi, në ndeshjen ndaj Elbasanit. Ka menduar sulmuesi Puka, për t’i dhënë fitoren skuadrës kuqeblu. Shkodrnaët e kanë dominuar lojën, kanë patur shumë raste, por në tre prej tyre goli është mohuar nga shtyllat. Pavarësisht kësaj, ka shënuar Puka dhe Vllaznia, me këtë 3-pikësh të marrë, vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje, edhe pas kësaj jave, duke treguar se mbetet një nga kandidatët më të fortë për ta fituar titullin kampion edhe këtë sezon.

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Mon, 01 Nov 2010 , 21:23
by Skodrinon
Renditja, pas javës 7-të

1. Vllaznia 6 1 0 22-5 19
2. Shkëndija T. 5 2 0 20-6 17
3. Bilisht Sporti 5 0 2 13-9 15
4. Tirana 4 1 0 21-3 13
5. Besa 4 0 3 13-12 12
6. Flamurtari 4 0 2 7-8 12
7. Shkëndija D. 2 3 2 13-12 9
8. Dinamo 3 1 3 9-7 7
9. Elbasani 2 1 2 4-3 7
11.Teuta 2 1 4 6-9 7
13.Ada 2 1 4 7-15 7
10.Partizani 2 0 5 5-13 6
12.Laci 1 2 4 6-15 5
15.Lushnja 0 3 4 6-13 3
14.Shkumbini 1 0 5 8-19 3
16.Pogradeci 0 2 3 4-15 2

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Fri, 19 Nov 2010 , 07:38
by jeti
Vllaznia e rekordeve,8 gola Pogradecit

Liqenorët”, humbje të turpshme nga Vllaznia

Pogradeci - Vllaznia 1-8

Pogradeci: Mukollari, H. Shkullaku, Kuqo, Xhangolli, Kllogjeri, Hajdaraj, Shyti, Hysenllari, G. Shkullaku, Zguro, Hoxhallari (u aktivizuan: Pere, K. Shkullaku, Duraku). Trajner: A. Mahmutaj
Vllaznia: Tola, Hotaj, Beqiri, Lekaj, Demiraj, Tafa, Karakaçi, Berdulla, Shaho, Erkoçeviç, Puka (u aktivizuan: Dema, Beluli, Çela). Trajner: S. Nika.
Shenues: Demiraj 9?, Lekaj 12?, Erkoçeviç 30?, Shabaj 33?, Puka 47?, Berdulla 50?, Karakaçi 57?, Beqiri 71?, Hoxhallari 80?
Gjyqtarë: E. Bodeci, F. Xhemalaj, E. Sinanaj (Elbasan)

“Liqenorët” pësojnë një humbje të turpshme me shifra shumë të thella në fushën e tyre në takimin me Vllazninë. Shifrat e larta të humbjes treguan se “liqenoret nuk arritën ta përballojnë furinë shkodrane. Kampionët në fuqi shënuan 4 gola në çdo pjesë, duke treguar forcë dhe lojë bindëse, njëkohesisht vlerat e një “fidanishteje” të vërtetë futbolli. Vendasit, edhe pse u munduan ta ndalin sadopak këtë furi shkodrane, përsëri u mundën thellë në fushën e tyre.

Serinë e golave për miqtë e hapi Demiraj, kur nuk ishin mbushur ende 10 minuta loja nga vërshëllima e parë e kryesorit. Goli i tij pasohet nga rrjeta e Lekajt vetëm tri minuta më pas. Serinë e vijon Erkoçeviç, Shabaj, Berdulla, Puka, Karakaçi e Beqiri, ndërsa për vendësit golin e nderit e shënon Hoxhallari.

Vlen për t’u përmendur fakti që për shkodranët kanë shënuar 8 futbollistë të ndryshëm, çka tregon se forca e kësaj skuadre nuk varet thjesht nga individët. Vllaznia ka nxjerrë shumë lojtarë cilësorë vitet e fundit dhe duket qartë që kjo prodhimtari do të jetë e suksesshme edhe vitet e ardhshme. Shkodranët duhen marrë shembull për mënyrën sesi punojnë me moshat.


Renditja U-19

U-19, Superiore

Renditja, pas javës 9

1. Vllaznia 8 1 0 31-7 25

2. Tirana 7 1 0 28-3 22

3. Bilisht Sporti 7 0 2 16-10 21

4. Shkëndija T. 6 2 1 21-7 20

5. Besa 5 0 4 16-15 15

6. Elbasani 4 2 4 10-11 14

7. Dinamo 5 1 3 15-10 13

8. Shkëndija D. 3 3 3 15-14 12

9. Flamurtari 4 0 3 8-10 12

10.Teuta 3 1 5 10-12 10

11.Laci 2 2 5 10-17 8

13.Ada 2 1 6 8-18 7

13.Shkumbini 2 0 6 10-21 6

14.Partizani 1 1 7 6-20 4

15.Lushnja 0 3 5 6-14 3

16.Pogradeci 0 2 6 8-30 2

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Tue, 23 Nov 2010 , 07:45
by jeti
Vllaznia e pëson nga mendjemadhësia


Vllaznia Lushnja 2 2

Vllaznia: Tola, Hotaj, Beqiri (Dema 65?), Lekaj, Demiri (Çela 46?), Tafa (Guri 70?), Karakaçi, Bardulla, Shaba, Erkoçeviç, Puka. Trajner: S. Nikaj
Lushnja: Haremi, Çepa, Bakiasi, Zela (Kateshi 55?), Sharko, Naçi (Hatija 46?), Leka, Sula (Qole 73?), Isufi, Sharka, Ikonomi. Trajner: A. Duri.
Shënues: Erkoçeviç 41? (11 m), 66? (11 m) / Isufi 28?, Sula 70?
Kartona të verdhë: Isufi
Gjyqtarë: E. Hoxha. R. Çokaj, E. Bajrakurtaj

Mendjemadhësia e futbollistëve të Vllaznisë u ka kushtuar jo pak në ndeshjen e djeshme ndaj Lushnjës. Ajo është mbyllur në barazim 2 2 dhe duhet t’u shërbejë 19-vjeçarëve shkodranë si mësim për të ardhmen. Ata e kishin marrë të lehtë këtë sfidë dhe u krijua përshtypja se do ta fitonin thellë ndeshjen, por ka rezultuar ndryshe.Lushnjarët jo vetëm janë mbrojtur mirë, por kanë kundërsulmuar duke shënuar dy gola.

Pjesën tjetër të lojës miqtë e kanë shfrytëzuar për t’i lënë larg sulmuesit e Vllaznisë, qoftë edhe me lojë të ashpër sportive. Në mosarritjen e fitores sigurisht që ka ndikuar qenia jo në formën e duhur e dy lojtarëve të mesit të fushës, Karakaçit dhe Bardullës, nga këmbët e të cilëve nisen të gjitha aksionet. Përfundimisht 2 2 dhe dy pikë të lëna për kuqeblutë, të cilat mund t’i kushtojnë jo pak në të ardhmen.

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Tue, 23 Nov 2010 , 07:46
by jeti
U-19, Superiore
Renditja, pas javës 10

1. Vllaznia 8 2 0 33-9 26

2. Tirana 8 1 0 33-6 25

3. Bilisht Sporti 8 0 2 20-11 24

4. Shkëndija T. 6 3 1 22-8 21

5. Dinamo 6 1 3 17-10 16

6. Besa 5 0 5 16-17 15

7. Elbasani 4 2 4 10-11 14

8. Shkëndija D. 3 4 3 18-17 13

9. Flamurtari 4 1 3 11-13 13

10.Teuta 3 1 6 13-17 10

11.Laci 2 2 6 11-21 8

12.Shkumbini 2 1 6 11-22 7

13.Ada 2 1 6 8-18 7

14.Partizani 2 1 7 7-20 7

15.Lushnja 0 4 5 8-16 4

16.Pogradeci 0 2 7 8-31 2

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Tue, 23 Nov 2010 , 07:49
by jeti
Ky barazim i ka zbrit me kam ne tok. besoj se u-19 shpallet kampion edhe kete vit.

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Mon, 11 Apr 2011 , 15:47
by Skodrinon
Tirana-Vllaznia, “dhëmb për dhëmb” për titullin

Barazimi në Lushnjë kënaq kryeqytetaset

Lushnja - Vllaznia 0-0


Lushnja: Kaloshi, Sharka, Sharko, Orhani, Dërka, Mahmutaj, Ikonomi, Bakiasi, Gjyla, Isufi, Sula. Trajner: A. Durri
Vllaznia: Dushkaj, Beqiri, Rusi, Lekaj, Hyseni, Tafa, Karakaçi, Bardulla, Shaba, Erkoçeviç, Ruka
u aktivizuan: Baballëku, Saraci, Demiri/ Bashaj, Demiraj, Ujka
Gjyqtarë: A. Kamberaj, Q. Shehaj, G. Velçani

Skuadrat e të rinjve të Lushnjës dhe Vllaznisë nuk kanë shkuar më tej sesa një barazim i thatë pa gola në stadiumin “Roza Haxhiu”. Shkodranët, pretendentë për titullin kampion në këtë sezoni nuk mundën t’i kalojnë verdhejeshilët, të cilëve u ka munguar fare pak që të arrinin te fitorja.

Rastet kanë qenë të shumta gjatë gjithë takimit për të dyja skuadrat, por asnjëra prej tyre nuk pati fatin ta tundë rrjetën e kundërshtarit. Lushnjarët, me një skuadër nga ndeshja në ndeshje me rritje, madje dhe me furnizim mjaft të mirë për skuadrën e parë, u kanë bërë ballë më së miri miqve pretendentë.

Gjithçka e bukur në Lushnjë me skuadra që kultivojnë futbollin dita-ditës dhe përgatisin talentet e ardhshme për skuadrën e parë. Barazimi i djeshëm i ka prishur shumë skuadrës së Vllaznisë, e cila nuk është më e shkëputur në garën për titullin kampion. Aq më tepër që në takimin e radhës do të ndeshet me Dinamon, edhe ajo pretendente për titullin.

s.sh

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Mon, 11 Apr 2011 , 16:19
by fpjalmi
17 vjecaret jan ma te mire se u 19 vjecaret edhe pse te dyja jan ne vend te pare .

U 19 ka me u ba super sezonin e ri se tan ma te miret e u 17 kan me kalu te u 19 vjecaret

randesi ka qe vllaznia vazhdon e prodhon

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Tue, 19 Apr 2011 , 15:41
by Skodrinon
“Harakiri” i Vllaznisë, e parakalon Tirana

Bardheblutë janë të parët falë golaverazhit, gjithçka mbetet e hapur për javët në vazhdim

Vllaznia gabon rëndë, rrezikon titullin kampion

Vllaznia - Dinamo 1-2


Vllaznia: Dushaj, Rusi, Hyseni, Lekaj, Beqiri, Karakaçi, Bardulla, Puka, Guri, Tafa, Erkoçeviç (u aktivizuan: Bushaj, Demiri, Ujkaj). Trajner: S.Nika.
Dinamo: Lika, Xhezani, Dita, Marku, Kacollja, Berberi, Pinari, Bozhanaj, Imami, Guzja, Delia. Trajner: D.Mehmeti
Shënues: Erkoçeviç 32? / Guzja 20?, Pinari 41?
Gjyqtarë: A.Koçi, E.Vela, E.Çiftja (Durrës)
Karton i kuq: Dushaj 80?

Vllaznia kryesuese e kampionatit U-19 gabon në Shkodër, teksa është mundet 2-1 nga Dinamo, duke e vënë në dyshim vendi e parë në momentet më decizive të kampionatit. Pritej të ishte një përballje e fortë dhe e tillë ka rezultuar për shkodranët.

Pjesa e parë dhuron tre golat e këtij takimi dhe mjaft çaste emocionuese. Miqtë kalojnë të parët në avantazh me Guzjen në të 20-ën minutë. Shkodranët zgjohen dhe kërkojnë të baraspeshojnë shifrat. Kjo ndodh në minutën e 32 të, teksa Bekim Erkoçeviç kthen baraspeshën.

Vllaznia kërkon shumë gjatë kësaj pjese loje, por nuk arrin të shënojë golin e dytë, që mund të sillte qetësinë. Atë që nuk e bëjnë shkodranët e bëjnë miqtë me anë të mesfushorit Pinari, i cili realizon golin e avantazhit. Pjesa e dytë është duel i vazhdueshëm i sulmit shkodranë me mbrojtjen mike.

Loja e mirë e ish kampionit me ekipin e Vllaznisë një sezon më parë, Antonio Markut, dhe e mbrojtësve Dita, Xhezani e Kacollja bëri sulmet e kuqebluve të ishin të pavlera.

10 minuta para përfundimit portieri Dushaj ndëshkohet me të kuqe për dhunë ndaj një sulmuesi dinamovit, që qëndronte i shtrirë në fushë (shkodranët pretendojnë për vonimin e lojës). Vërshëllima e fundit e gjyqtarit i shokoi shkodranët, që renditen me pikë të barabarta me Tiranën.

s.shqiptar

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Thu, 21 Apr 2011 , 15:07
by Skodrinon
Nikaj: Tiranë, shihemi pas tri javësh!

Trajneri i Vllaznisë U-19, Samuel Nikaj, kujton se Tiranën e ka mundur 3 herë, me golaverazh 11-1


Humbja të dielën në Shkodër ndaj Dinamos i ka prishur jo pak punë Vllaznisë dhe i ka dhënë mundësi Tiranës ta barazojë me pikë. Çka do të thotë se skuadra kampione do të përcaktohet në ndeshjen direkte pas tri javësh në kryeqytet.

Por më shumë sesa ky fakt, trajnerin e të rinjve të Vllaznisë e shqetësojnë disa faktorë të tjerë. Kampionatizmi i theksuar, elementet dytësore që përdoren në këto ndeshjet e moshave. Samuel Nikaj, pas ndeshjes me Dinamon, mendoi dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të tij.

Ai ka shpjeguar për “Sportin shqiptar” gjithë ndodhitë e fundit dhe arsyet pse mendoi largimin. “Si trajner nuk kam pasur ndonjë kusht nga drejtuesit e klubit për të dalë me çdo kusht kampion, jam brenda objektivave.

Por mua si trajner më shqetësojnë disa faktorë të tjerë. Trajneri i Tiranës, ekipit tonë rival, Bedri Omuri, del në gazetë dhe thotë se Vllaznia fiton në mënyrë të pandershme. Unë nuk e di ku kam fituar në mënyrë të pandershme. Edhe nëse aludon për ndeshjen në Kavajë, i vë në dispozicion kasetën e ndeshjes dhe ta shohë me vëmendje.

Përpos kësaj, ky trajner nuk mund të thotë se skuadra e tij është fituesja morale e këtij kampionati, sepse mjafton t’i kujtoj që në tri ndeshjet e fundit e kam mundur tri herë dhe e dini sa është golaverazhi? 11 1!

Përpos kësaj, në ndeshjen e fundit me Dinamon, në mënyrë të pakuptimtë caktohen me qëllim gjyqtarë nga Durrësi. Përpos kësaj, në fushën sportive ku u zhvillua ndeshja, kemi parë me dhjetëra policë joshkodranë, që duket se kishin ardhur nga Tirana për të shoqëruar Dinamon.

Ky tension dhe ky ambient sigurisht që dha ndikimin e vet te lojtarët, të cilët nuk dolën në lojën e tyre. Nëse gjyqtari ka 20% të fajit, 80% për qind është i lojtarëve të mi.

Nuk duhet të shfajësohemi për këtë gjë, megjithatë e përsëris, unë u mërzita së tepërmi nga mënyra si ishte organizuar ndeshja që nga Tirana,” shprehet Samuel Nikaj, trajneri i Vllaznisë U-19. Mendimi për t’u larguar nga pankina nuk ka gjetur mbështetjen e drejtuesve të akademisë, të cilët janë shumë të kënaqur me punën e këtij trajneri.

Sigurisht që duhet të nxjerrë mësime nga humbja e fundit. Mendja e të gjithëve është përqendruar te sfida e pas tri javëve me Tiranën. “S’do t’i lëmë kurrsesi pas dore dy ndeshjet e radhës, por mendoj se titulli kampion do zgjidhet në ndeshjen me bardheblutë.

Madje, më bëhet qejfi që punët shkuan kështu, sepse në fushë do të shihen më së miri vlerat e të dyja skuadrave dhe se kush e meriton të dalë kampion.”

Dy trajnerë të akademisë, për specializim në Turqi

Entri Çaku, trajneri i Vllaznisë U 17, dhe Luan Zmijani, trajner i Vllaznisë U 12, qysh nga e hëna kanë nisur një specializim triditor në Antalia të Turqisë. I organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, një kurs i tillë pritet të rritë edhe më tej njohuritë e këtyre trajnerëve, që njëkohësisht dallohen edhe për punën e mirë që bëjnë me ekipet e tyre tek akademia “Vllaznia”.

s.shqiptar

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Thu, 21 Apr 2011 , 21:45
by fpjalmi
edhe pse u ba ky gabim ,prap mendoj qe e rrahim tiranen ne ndeshjen direkte te fundit .

pozitat e tiranes dhe e vllaznise ne u19 asht njisoj si e skenderbeut dhe e flamurtarit ne superlige dhe ndeshja e fundit zgjidh cdo gja

duke pa qe kena fitu 3 here me tiranen dhe golavarazhi asht 11 gola te shenum dhe 1 te psum po ne 3 ndeshjet direkte me tiranen ,mendoj qe vllaznia do ta rrahin si 3 here te tjera .

me vjen mire qe shof tiranen konkurente me vllaznine ,duke dit qe gjithmone keta 2 ekipe i kan dhan tonin futbollit shqiprare .

duke pa 19 vjeqaret e vllaznise dhe tiranes qe po shkelqejn,do te thote qe edhe ne superlige shum shpejt do shohim keto 2 ekipe me djelmosha te ri ,qe mund te bahen kampion ne te ardhmen

Re: Under 19 - Superliga 2010/11

Posted: Thu, 21 Apr 2011 , 22:19
by Skodrinon
fpjalmi wrote:duke pa 19 vjeqaret e vllaznise dhe tiranes qe po shkelqejn,do te thote qe edhe ne superlige shum shpejt do shohim keto 2 ekipe me djelmosha te ri ,qe mund te bahen kampion ne te ardhmen
19 vjecaret tone bashke me ata te tiranes do t'dalin kampion me ekipin e pare...... te tiranes :mrgreen: :mrgreen:
rrofte valteri