Page 1 of 5
Vllaznia----Dinamo
Posted: Wed, 22 Sep 2010 , 16:11
by fpjalmi
Ndeshja e rradhes per vllaznine do jete ne shkoder ne stadiumin loro boriqi .
Do te ndeshena me kampionet aktual te shqipnise ,Dinamon .
Kuptohet qe vetem fitorja kryen pune .
Do jete shum e veshtire te fitojm,por ama fitorja duhet per 2 menyra
E para , duke rrah dinamon ,do jena tamam favorit
kurse e dyta
Fitorja duhet gjithashtu ,per ti tregu kampionatit shqiptare qe ishte nje aksident dhe nje dite e keqe ,humbja me korcen .
te fitosh me dinamon do te thote , te jesh nder 3 skuadrat ma te mira te kampionatit shqiptare .
Te fitosh me dinamon do te thote , vllaznia skenderbeu dhe dinamo pretendente me fitu kampionatin .
Fitorja me dinamon Do te thote me i qu moralin skuadres .
Le te shpresojm per nje fitore
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Wed, 22 Sep 2010 , 16:16
by Miri
Fpjalmi favorit te leshit do jena.
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Wed, 22 Sep 2010 , 16:20
by fpjalmi
Miri wrote:Fpjalmi favorit te leshit do jena.
Duke pa ,qe komplet skuadrat shqiptare jan dobt ,pervec dinamos flamurtarit dhe skenderbeut ,pse mos te shpresojm Miri ,qe te jena ma te fortit e skuadrave te dsobta
Ne fund te fundit ,Po lozim ne shkoder .
Ishalla nuk po na zhgenjejne
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Wed, 22 Sep 2010 , 16:22
by fpjalmi
Shkodranët, me Dinamon dy përurime
Ndeshja e kësaj jave mes Vllaznisë dhe Dinamos do të luhet ditën e shtunë. Nga sa merret vesh, kjo ndeshje nuk do të luhet në orarin e zakonshëm, por pak më vonë, sepse pjesa e dytë e ndeshjes do të luhet me projektorë. Ideja dhe planifikimi është që takimi të nisë në orën 17:30. Përveç kësaj, mendohet që po ditën e shtunë të priten edhe dy shirita.
I pari në stadiumin “Loro Boriçi” për tapetin e tij të ri dhe i dyti do të jetë shiriti i inaugurimit të fushës së stërvitjes, siç njihet ndryshe, fusha e lëkurë këpucëve, e cila është shtruar me bar sintetik. Në këto dy ceremoni pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i FSHF së, Armand Duka, ai i Vllaznisë, Valter Fushaj, si dhe drejtues të pushtetit lokal
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Wed, 22 Sep 2010 , 17:07
by Skodrinon
Vetem n'Shqipni qujm perurime ndrrmin e tapetit. Javen e kalume feste e madhe me fishekzjarre n'Peqin per fushen e re. Rrofte Ylli Ndroqi.....
Ishalla na i kursejne n'Shkoder kta paljaçolleqe.
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Thu, 23 Sep 2010 , 03:10
by fpjalmi
Skodrinon wrote:Vetem n'Shqipni qujm perurime ndrrmin e tapetit. Javen e kalume feste e madhe me fishekzjarre n'Peqin per fushen e re. Rrofte Ylli Ndroqi.....
Ishalla na i kursejne n'Shkoder kta paljaçolleqe.
shum e drejte skodrinon
Veq kur bahet stadiumi i ri ,bahen kta gjana
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Fri, 24 Sep 2010 , 02:23
by shkelzen
Jam plotesisht me ju kur thoni se qar lesh perurimit? fusha po tapeti nderrohet ne tan boten dhe sban kush festa, per perurime mund ti bajme kur te ndertohet anesoria e stadiumit, menoj se asht marre me e lane ate stadium ashtu, si nuk u gjetkan lek me e perfunu? une per vedi nuk e besoj at gja... Stadiumi jone mund te bahet ma i miri, kujt i kujtohet dhomat si kane ken kur u ndertu, ka pase lezet me i pa, tesh lesht ka maru krejt i kane vjell edhe tullat, une kam ken fmi dhe thyshim sifonat si kan ken dikur aty.
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Fri, 24 Sep 2010 , 03:39
by fpjalmi
Sinani, Shtubina, Belisha, Nallbani, Kraja, Kukaj dhe Grima, këto lojtarë kaq shumë të lakuar gjatë periudhës së fundit, njëri më i mirë se tjetri, të cilët secila nga skuadrat e superiore do t’i kishte zili për t’i pasur në gjirin e saj, që të gjithë pritet të jenë në stolin e rezervave për ndeshjen e radhës.
http://albania-sport.com/mat.php?idm=15727
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Fri, 24 Sep 2010 , 13:03
by Miri
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Fri, 24 Sep 2010 , 17:51
by Ujku
Ishalla i fitore ket her me Dinamon
He ma fpjal e kape edhe i her temen e ndeshjes tesh mas e lsho ma deri ne fund te fazes se par
Perurimet bahen kur bahet nji investim afatgjat qe jeton me dekada po cfar perurimit per tapet bajn kta po tapeti
nuk zgjat ma shum se 5 vjet po kshtu jan gjanat ne shqipri ne ver bahet perurimi per nji rrug ne dimen prishet ne
pranver e ndertojn prep e fill i bajn prep me ner me than perurimin e njerzit dalin tu rrah shplak se demek dikush po
investoka.
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Sat, 25 Sep 2010 , 04:22
by fpjalmi
Ujku wrote:Ishalla i fitore ket her me Dinamon
He ma fpjal e kape edhe i her temen e ndeshjes tesh mas e lsho ma deri ne fund te fazes se par
Perurimet bahen kur bahet nji investim afatgjat qe jeton me dekada po cfar perurimit per tapet bajn kta po tapeti
nuk zgjat ma shum se 5 vjet po kshtu jan gjanat ne shqipri ne ver bahet perurimi per nji rrug ne dimen prishet ne
pranver e ndertojn prep e fill i bajn prep me ner me than perurimin e njerzit dalin tu rrah shplak se demek dikush po
investoka.
muaji shkurt mars e prill asht shansi jem ujk
,por ishalla nuk me shkon dam tema
meqe kena preruru fushen ishalla me 1 fitore
Meqe jumiq nuk luka per 4 muaj a ma shum ,sinani ishalla po na nderon .
kam shum shprese te vajushi e te djepaxhia.
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Sat, 25 Sep 2010 , 09:40
by shv13
zakonisht ekipi nuk hup per faj t nji lojtarit po marrinat e rajovicit me korcen ndikunen shume ne rezultat. Ishalla sot losin mire e na napin nji fitore t bukur se kena kohe pa e pa nji fitore qe na knaq edhe me loje.
Humbja n korce nuk asht tragjike per renditjen se fundja 3 pike larg asht vendi i pare. Tesh ti shterngohen dinamos e ta shtrydhin deri qi t ja qesin ujin e zi...PARA VLLAZNIA!!!
ps: pse mor me drita kta soj njerezish...gjithmone terc kane kene
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Sat, 25 Sep 2010 , 13:30
by Skodrinon
Vllaznia e nis me Sinanin kundër Dinamos
Pritet që ndaj kampionëve “Ujku” të jetë nga minuta e parë, çka do t’i afronte edhe tifozët
Në fillim ka pasur pak dyshime, por më pas ka ndryshuar mendje. Trajneri i Vllaznisë, Mojash Radonjiç, do ta hedhë nga minuta e parë në fushë kapitenin dhe golashënuesin e mirënjohur Vioresin Sinani. Ky është vendimi që malazezi ka marrë, pasi është konsultuar edhe me pjesëtarë të tjerë të stafit të tij. Nëse të mërkurën në ndeshjen e kontrollit është provuar dyshja Kaçi Jovanoviç në sulm, një ditë më pas gjërat kanë ndryshuar.
Në stërvitjen e së enjtes, në vend të serbit, është aktivizuar shkodrani i mirënjohur, “gjahtari” i vërtetë i golave, Vioresin Sinani. Por ky ndryshim nuk ka qenë i vetmi, sepse janë vërejtur edhe dy të tjera, përveç tij. Kështu, në qendër të mbrojtjes pritet të luajë dyshja Kraja Semina. Fillimisht trajneri ka menduar që Sykaj të ishte në prapavijë, por planet kanë ndryshuar më pas.
Ky lojtar do të kalojë në mesfushë, ku do të luajë në qendër të saj së bashku me Nimanin, ndërkohë që 18-vjeçari Hasani përfundon në stol. Në këtë mënyrë, formacioni anti Dinamo pak a shumë është i projektuar tashmë. Do të jenë ata 11 lojtarë që u provuan në stërvitjen e së enjtes. Trajneri Radonjiç po e bën rrugë që formacionin e së mërkurës, që mendohet gjithnjë si titullar në ndeshjen e radhës, ta ndryshojë një ditë më pas.
Aktivizimi i Sinanit, mbi të gjitha, duket se do të kënaqë tifozët kuqeblu. Ata e shohin këtë lojtar ende si idhullin e tyre. Pavarësisht vlerave të Jovanoviçit, goleadori shkodran mbetet sërish më i preferuari. Ndërkohë, dje, ekipi ka zhvilluar seancën e fundit në tapetin e stadiumit “Loro Boriçi”, edhe për t’iu përshtatur më mirë fushës. Para fillimit të seancës, trajneri i Vllaznisë ka folur për mediat, duke thënë: “E kemi vlerësuar në maksimum këtë ndeshje.
Për ne është shumë e rëndësishme, pasi luajmë në fushën tonë dhe ndaj ekipit kampion. Natyrisht, objektivi është për ta fituar këtë ndeshje, megjithatë duhet të luajmë me shumë kujdes. Loja jonë nuk do të jetë shumë sulmuese, edhe për efekt të lojtarëve që kemi në dispozicion. Do të luajmë me kujdes, sepse Dinamo ka në radhët e saj dy lojtarë që janë pjesë e kombëtares shqiptare dhe ndaj tyre duhet të tregohemi të vëmendshëm.
” Mbase nisur nga vlerat e Bakajt dhe Muzakës, trajneri Radonjiç ka menduar një mesfushë të kujdesshme dhe për këtë arsye ka kaluar Sykajn në këtë repart. Megjithatë, aktivizimi i këtij lojtari është në pikëpyetje, sepse ai ka dëmtuar edhe kaviljen tjetër dhe është nën kujdesin e fizioterapistit Haxhaja. Ky i fundit po bën të gjitha përpjekjet për ta bërë gati atë dhe gjasat janë që Sykaj të jetë në fushë.
s.shqiptar
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Sat, 25 Sep 2010 , 13:55
by Miri
ishtu rrejten edhe javen tjeter e nfund as zevendesim nuk lujti,tesh mvret zoti por ishalla pa demtohet edhe hajvanoviç
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Sat, 25 Sep 2010 , 13:58
by shkelzen
Nadja e mire tanve! desha me dite a thu po fitojme sot? nese asht dhe e mundur me e pa sot ketu ne Tv Vllaznia.
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Sat, 25 Sep 2010 , 14:02
by Miri
Ba me e dit rrezultatin e kishim lujt ne skedina
ndersa sa i perket Tv Vllaznis tham qe po do e transmetojme.
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Sat, 25 Sep 2010 , 14:50
by Miri
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Sat, 25 Sep 2010 , 15:24
by shkelzen
Une po rrezikoj po e ve 1 dhe se shenohen ma hsume se 3 gola ne kete ndeshje... Flm Miri dhe tane te tjereve per mundesine qe na jep me pa ndeshjen live ketu..
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Sat, 25 Sep 2010 , 17:08
by Miri
hej dreq hej po ja dhjesim vedit para ndeshjes
Re: Vllaznia----Dinamo
Posted: Sat, 25 Sep 2010 , 17:32
by Miri
Sinani ne stol