Page 50 of 86

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 21:55
by Ujku
Miri wrote:Dita ne dite po i afrohemi vendit te pare :D
Venit t par me ba me qyr mrapsht :lol:

Posted: Wed, 14 Jan 2009 , 21:59
by Miri
vllaznia1919 wrote:Pa pa at krah flej.
zakonisht flej ne shpine gjat dimrit :D

Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 00:19
by fpjalmi
Renditja FIFA, Shqipëria e nis me lajme të mira






Shqipëria e futbollit e nisi me një lajm të mirë vitin 2009, duke u ngjitur edhe tri vende të tjera në renditjen botërore të FIFA-s për muajin janar 2009.

Tani jemi në vendin e 78-të, nga i 81-ti që renditeshim në muajin dhjetor 2008, duke bërë “kërcimin: më të madh nga gjashtë skuadrat e Grupit 1 eliminator të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”.

Duke parë të gjitha renditjet gjatë muajit janar, që nga fillimi i vitit 1993, vendi i 78-të është i dyti më i mirë, pas atij të vitit 2001, kur në janar të atij viti renditeshim në vendin e 74-t.

Në renditjen specifike evropiane Shqipëria renditet po në vendin e 36-të, ashtu si në muajin dhjetor, duke lënë pas plot 17 vende nga 53 federata që aderojnë në UEFA.

Nga kundërshtarët e tjerë të eliminatoreve të Botërorit 2010, Portugalia ndodhet e 11-ta në FIFA, Suedia ka ngjitur 1 vend, tani e 31-ta në FIFA; Danimarka e 36-a në FIFA (+1 vend); Hungaria nuk ka lëvizur dhe ndodhet në vendin e 47-të.

Malta kundërshtari ynë i radhës në ndeshjen zyrtare të 11 shkurtit ka zbritur 1 vend, dhe tani është e 148-a në FIFA dhe e 49-të në renditjen e UEFA-s.

Renditja botërore dhe ajo evropiane kryesohet nga Spanja (1663 pikë), Gjermania (1381 pikë) e Holanda (1338 pikë).

Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 23:02
by fpjalmi
Han: Barazimi me Maltën, një tragjedi






Trajneri i Kombëtares, Ari Han, u shpreh entuziast për sfidën me Maltën. Gjatë një interviste dhënë të përditshmes sportive “Sport Ekspres”, holandezi tha: “Malta është një pengesë, që duhet kaluar. Sepse në të kundërt do të ishte një tragjedi. Nuk mund t’i lejojmë vetes një hap fals në një sfidë të tillë. Edhe një barazim do të ishte tragjedi. Në letër jemi ne favoritët”.

Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 23:28
by fpjalmi
KOMBËTARJA


SHQIPËRIA “GJYSMAKE
Han shqetësohet një javë para ndeshjes në Tiranë
Dëmtime dhe rezerva,
bilanc alarmant
i kuqezinjve


Për Shqipërinë fitoret
nuk janë asnjëherë
të lehta, prandaj
kundër Maltës duhet të bëjmë
maksimumin, nëse duam tri
pikët”. Fjala e kapitenit Altin
Lala. Ai, më mirë se kushdo
tjetër, e ka të qartë se edhe
skuadrat e vogla janë problem
për kuqezinjtë. Malta,
kundërshtari i radhës i përfaqësueses
sonë, cilësohet si
rivali më i dobët (të paktën në
letër), por edhe skuadra shqiptare
nuk është në formën
e saj më të mirë, përkundrazi,
pjesa dërrmuese e lojtarëve
janë jashtë formës së tyre.
“Kemi edhe një muaj e gjysmë
kohë para ndeshjes me
Maltën dhe jam i bindur se
deri atëherë, të gjithë lojtarët
do të jenë në formë të mirë”,
deklaroi me doza optimizmi
Ari Han gjatë vizitës së fundit
të tij në Tiranë pak ditë
para se të mbyllej viti 2008.
Në fakt, gjërat nuk kanë shkuar
ashtu siç shpresonte
tekniku dhe tifozët e Kombëtares.
Një pjesë e lojtarëve
kyç vijnë pas dëmtimeve,
ndërsa disa prej tyre, po kaq
të rëndësishëm në organikën
e kuqezinjve, gjatë fazës së
parë, nuk kanë lënë thuajse
asnjë gjurmë. Padyshim, në
qendër të vëmendjes mbetet
reparti i sulmit. Për Bogdanin,
Kapllanin, Salihin dhe
Berishën, faza e parë nuk ka
qenë aspak pozitive, ndonëse
midis tyre ka nga ata që e kanë
nisur mirë sezonin (Hamdi
Salihi dhe Arjan Beqaj), por
më pas, janë ndalur për shkak
të problemeve fizike.
Ari Han, i shqetësuar
Trajneri ka vendosur të
vijë në Tiranë një javë para
ndeshjes me Maltën. Ai do të
shohë nga afër gjendjen e
disa futbollistëve të kampionatit
shqiptar dhe kërkon të
informohet deri në detaje për
ecurinë e tyre. Ndërkohë,
burime pranë Federatës dhe
stafit kuqezi, bëjnë të ditur se
tekniku holandez po “monitoron”
me laps në dorë ecurinë
dhe paraqitjet e disa prej
legjionarëve që luajnë jashtë.
Tekniku po projekton të
JETMIR HALILAJ
grumbullojë lojtarët më në
formë, ata që deri tani kanë
pasur një ecuri konstante në
skuadrat e tyre, por nuk i dalin
llogaritë, sepse me përjashtim
të Duros, Skelës, Agollit
dhe Hidit, pjesa tjetër e
skuadrës nuk po kalon ditët
më të mira.
Dëmtimet
Kapiteni i Kombëtares shqiptare,
Altin Lala, ka shumë
gjasa që të mungojë kundër
Maltës, ndonëse teorikisht, ka
ende shanse që ai të rikthehet
në fushë para datës 11 shkurt.
Shkatërruesi që luan te Hanoveri
iu nënshtrua një operacioni
në shpinë për shkak të
një hernie diskale dhe tani
është në fazë rikuperimi. Vetë
lojtari ka pohuar se është e
vështirë të luajë në atë ndeshje.
Arjan Beqaj, portieri kuqezi
është gjithashtu, në fazë rikuperimi.
Ai e nisi shkëlqyeshëm
këtë sezon, duke bërë paraqitje
shumë të mirë, por një
dëmtim i dyfishtë (në shpatull
dhe në gju) në fund të muajit
tetor, e detyroi të qëndrojë
jashtë. Edhe ai është në fazë
rikuperimi, ndonëse ka
shumë më tepër shanse se
Lala për të qenë në fushë më
11 shkurt. Hamdi Salihi, e nisi
fuqishëm sezonin, duke
shënuar katër gola në kampionatin
austriak, në shtatë javët
e para, por një problem në
kavilje, jo vetëm që e detyroi të
mos luante rregullisht te Riedi,
por e privoi edhe në Kombëtare
në ndeshjet kundër
Hungarisë dhe Portugalisë.

Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 23:31
by fpjalmi
lojtaret me ne forme


Duro
Mesfushori që aktivizohet te qipriotët
e Omonias, është padyshim
futbollisti më në formë i Kombëtares
shqiptare. E mbylli sezonin
me katër gola të shënuar
në dy ndeshje dhe më pas e nisi
vitin 2009 me tre asiste për gol.
Është titullar i padiskutueshëm i
Omonias. Portieri Isli Hidi ka luajtur
rregullisht te Alki Larnaka



Skela
Fantazisti kuqezi i Energi Kotbusit
e nisi me ritme të ngadalta
sezonin, por gradualisht arriti të
përmirësohej dhe në javët e
fundit të Bundesligës tregoi
qartë se gëzonte një formë
shumë të mirë. Ndërkohë, sipas
medias gjermane, Skela ka
treguar në fazën përgatitore një
formë të shkëlqyer fizike.


Agolli
Ansi Agolli dhe Endri Vrapi, dy
mbrojtësit kuqezi që aktivizohen
në kampionatin shqiptar, përkatësisht
te Tirana dhe Elbasani,
kanë treguar një formë
të mirë. Ata janë titullarë të padiskutueshëm
në ekipet respektive
dhe gëzojnë një formë të mirë.
Të dy lojtarët kanë spikatur në
javët e fundit të Superiores



SULMI
Transferta ndaj Maltës pritet të jetë një
shans për Kapllanin, i cili gëzon një
formë të mirë fizike, madje dy ditë më
parë shënoi dy gola ndaj Fortuna
Dyseldorfit në miqësore. Durrsaku pritet
të luajë titullar.

Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 23:32
by fpjalmi
Shqipëria ngjit tri vende
në klasifikimin botëror
Shqipëria e ka nisur mjaft mirë vitin 2009, duke u ngjitur edhe tri
vende të tjera në renditjen botërore të FIFA-s për muajin janar
2009. Tani jemi në vendin e 78-të, nga i 81-ti që renditeshim në
muajin dhjetor 2008, duke bërë “kërcimin” më
të madh nga gjashtë skuadrat e Grupit 1 eliminator
të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut
2010”. Duke parë të gjitha renditjet gjatë muajit
janar, që nga fillimi i vitit 1993, vendi i 78-të
është i dyti më i mirë, pas atij të vitit 2001, kur
në janar të atij viti renditeshim në vendin e
74-t. Ky është klasifikimi më i mirë i kuqezinjve
gjatë kohës që drejtohen nga trajneri Ari
Han. Në renditjen specifike evropiane, Shqipëria
renditet po në vendin e 36-të, ashtu
si në muajin dhjetor, duke lënë pas plot 17
vende nga 53 federata që aderojnë në UEFA.
Nga kundërshtarët e tjerë të eliminatoreve të
Botërorit 2010, Portugalia ndodhet e 11-ta në
FIFA, Suedia ka ngjitur 1 vend, tani e 31-ta në
FIFA; Danimarka e 36-a në FIFA (+1 vend);
Hungaria nuk ka lëvizur dhe ndodhet në vendin
e 47-të. Malta, kundërshtari ynë i radhës
në ndeshjen zyrtare të 11 shkurtit, ka zbritur
1 vend dhe tani është e 148-a në FIFA dhe e 49-të në renditjen e
UEFA-s. Renditja botërore dhe ajo evropiane kryesohet nga Spanja
(1663 pikë), Gjermania (1381 pikë) e Holanda (1338 pikë).

Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 23:33
by fpjalmi
Malta cilësohet si kundërshtari
më i lehtë për të mundur
në Grupin 1, por një rezultat
tjetër veç fitores në këtë takim
mund të tronditë pozitat e trajnerit.
Kjo është edhe arsyeja
që ai as që e çon ndërmend të
eksperimentojë në këtë takim.
Holandezit dhe skuadrës i duhen
pikët më shumë se çdo
gjë tjetër, ndaj zbehet mundësia
që të provohen skema dhe
lojtarë të rinj.

Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 23:34
by fpjalmi
Jahmir Hyka, mesfushori i
talentuar i përfaqësueses, ka
luajtur shumë pak te Mainci
dhe përveç kësaj, shpeshherë
është përballur edhe me probleme
fizike të bezdisshme,
ndonëse jo të rënda. Lorik
Cana gjithashtu, ka pësuar një
dëmtim pasi është kthyer nga
pushimet dimërore. Ai do t’i
mungojë Marsejës edhe dhjetë
ditë të tjera, por nuk rrezikon
që të mungojë ndaj
Maltës. Edhe ish-sulmuesi i
Partizanit, Elis Bakaj, pati
probleme fizike gjatë fazës së
parë, por u rikthye dhe tani
gëzon një formë të mirë.
Ata që s’luajnë
Janë shumë. Bogdani është
aktivizuar shumë pak te
Kievo. Kapllani nuk ka luajtur
rregullisht te Karlsruhe.
Vangjelit i është dashur të
qëndrojë në stol në pjesën
më të madhe të kohës tek
Arisi. Besart Berisha e nisi
me një dygolësh te Rozenborgu,
por më pas edhe ai u
abonua me stolin. Hyka ka
luajtur fare pak te Mainci,
madje disa ditë më parë u
përfol për një largim të
mundshëm të tijin në formë
huazimi, për shkak se nuk
gjente hapësira.

Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 23:36
by fpjalmi
LALA
Sipas të gjitha
gjasave do të
mungojë ndaj
Maltës. Nuk është
rikuperuar ende pas
operacionit.

BEQAJ
Nuk luan që nga
fundi i tetorit.
Portieri i Anorthosisit
është ende në fazë
rikuperimi pas
dëmtimit.

BOGDANI
Ka luajtur shumë
pak gjatë fazës së
parë te Kievo për
shkak të dëmtimeve.
Nuk ka mundur të
shënojë asnjë gol.

SALIHI
E nisi mirë sezonin
te Riedi, por
problemet në
kavilje e detyruan
të qëndronte disa
javë jashtë fushave.

HYKA
Është aktivizuar me
pikatore këtë sezon
te skuadra e tij,
Mainc 05 dhe përveç
kësaj, ka pasur edhe
probleme fizike.

BERISHA
Një start i
pabesueshëm te
Rozenborgu, ku
debutoi me dy gola.
Pas kësaj u abonua
me stolin e rezervave.

VANGJELI
Gëzon një formë të
mirë, por s’i mjafton
që të luajë rregullisht
të Arisi, përkundrazi,
pjesën dërrmuese të
kohës ka qenë në stol.

Posted: Thu, 15 Jan 2009 , 23:39
by fpjalmi
Më 11 shkurt synojmë
vendin e parë në grup




Më 11 shkurt përfaqësuesja shqiptare do të
ndeshet kundër Maltës dhe nëse arrin të marrë tri
pikët në këtë transfertë, do të ketë mundësi që të
ngjitet në krye të Grupit 1. Shqipëria renditet në
vendin e katërt me pesë pikë (aq sa edhe Portugalia
e vendit të tretë) me dy pikë më pak se Danimarka
dhe Hungaria e vendit të parë. Në këtë datë nuk
luan asnjë nga ekipet e tjera të Grupit 1 dhe nëse
kuqezinjtë do të mund të fitojnë, deri në fund të
muajit mars, do ta kryesojnë vendin e parë. Shqiptarët
mund të vazhdojnë të ëndërrojnë për t’u
kualifikuar në Botërorin e ardhshëm “Afrika e Jugut
2010”, vetëm nëse skuadra jonë përfaqësuese do të
arrijë ta fitojë ndeshjen e radhës, që në letër, cilësohet
si një nga takimet ku kuqezinjtë duhet të marrin
patjetër tri pikët. Ndeshjen e parë, atë të luajtur
në Tiranë më 6 shtator, Shqipëria e fitoi me rezultatin
3-0, por megjithëse e dominuan krejt takimin,
dy golat që vulosën përfundimisht suksesin u
shënuan pas minutës së 80-të.


Skuadra ND B H G+ G- P
Danimarka 3 2 1 6 2 7
Hungaria 4 2 1 4 2 7
Portugalia 4 1 2 6 3 5
Shqipëria 4 1 2 3 2 5
Suedia 3 1 2 2 1 5
Malta 4 0 0 0 11 0

Posted: Sun, 18 Jan 2009 , 01:02
by fpjalmi
Malta “ngujon” Ari Hanin një javë në Tiranë


Autori: editor
Data: 17/01/2009
Version Print
Një javë në Tiranë dhe më pas direkt për në La Valeta, kryeqytetin maltez, ku fitorja e çon Shqipërinë në krye të grupit 1. Trajneri i kombëtares, Ari Han, do të “ngujohet” bashkë me ndihmësin e tij, Vim Surbier. Rëndësia e ndeshjes eliminatore me Maltën, që do të luhet më 11 shkurt, ka bërë që gjithçka të bëhet në interes të kombëtares, teksa do të spostohet edhe kalendari i kampionatit. FSHF-ja do të plotësojë kështu kërkesën e trajnerit Han. “Dua të shikoj sa më shumë. Duke parë problemet që mund të hasim deri në prag të ndeshjes me Maltën, më nevojitet të vëzhgoj disa lojtarë. Pra, duhen vëzhguar dy-tri ndeshje të kampionatit.” Eshtë kjo kërkesa e holandezit të kuqezinjve, drejtuar institucionit të futbollit. Dhe në kuadër të kësaj, sektori i garave menjëherë ka spostuar një ndeshje. Për javën e 19-të të kampionatit, ndeshja Tirana-Shkumbini do të luhet një ditë më pas, jo sipas kalendarit, që është i programuar për më 4 shkurt. Lajmi konfirmohet për “Sportin shqiptar” nga vetë shefi i sektorit të garave në FSHF, Ilir Shulku. “Duke qenë se trajneri i kombëtares ka kërkuar të shikojë më shumë se një ndeshje, menduam që atë midis Tiranës dhe Shkumbinit ta shtyjmë për të enjten, jo të mërkurën, kur do të luhen përballjet e tjera, sipas kalendarit,”- sqaron Shulku. Më parë është bërë e ditur se trajneri kuqezi do të vizitonte për herë të fundit kryeqytetin, me synimin për të ndjekur ndeshjen derbi, Dinamo-Tirana, që është më 31 janar. Por gjërat ndryshuan, dhe për Hanin është më mirë që të jetë në Shqipëri sa më afër ndeshjes me Maltën. Gjithçka është e qartë: stafi teknik i kombëtares e ka marrë shumë seriozisht vëzhgimin e lojtarëve të klubeve shqiptare. Kjo është e detyruar, pasi ka probleme për disa lojtarë që janë pjesë e kombëtares. Ata vijnë pas dëmtimeve dhe nuk dihet nëse do të jenë të gatshëm apo jo për Maltën. Shto këtu edhe mungesën gati të sigurt të kapitenit Altin Lala, i cili po vazhdon terapinë pas operacionit në muajin nëntor, për stafin kuqezi bëhet e vështirë. Trajneri Han, bashkë me ndihmësin e tij, Vim Surbier, do të mbërrijnë në Tiranë më 3 shkurt. Një ditë më pas, kur luhen ndeshjet e superiores, dy drejtuesit e kombëtares pritet të ndahen: njëri të shikojë ndeshjen Partizani-Dinamo dhe tjetri atë midis Vllaznisë kryesuese dhe Besës. Ndërsa më 5 shkurt, dy holandezët do të ndjekin Tiranën, ku bëjnë pjesë disa lojtarë kuqezinj. Në këto ekipe, Hani do të shikojë për herë të fundit formën e atyre që ka pikasur, për të vendosur më pas se cilin do të përfshijë në listën e 20 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e 11 shkurtit.

Jorgis MEMO



Mesfushori i kombëtares dëshiron të luajë edhe për dy-tri vite

Skela: Karrierën dua ta mbyll te Kotbusi

Në verë mbaron kontrata e mesfushorit të kombëtares, Ervin Skela, me klubin gjerman, Energia Kotbus, por 32-vjeçari dëshiron ta mbyllë karrierën me këtë skuadër. Specialisti i goditjeve të lira e ka shprehur hapur këtë dëshirë, në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”. Për planet e së ardhmes, ja si u shpreh fantazisti kuqezi:

- Keni ndonjë ofertë për rinovimin e kontratës me Kotbusin?

- Bisedimet e para me klubin i kemi pasur në tetor dhe tani që jemi këtu në Qipro, dëshironim të diskutonim detajet. Deri tani nuk e kemi bërë një gjë të tillë, por ka kohë.

- Doni të qëndroni te Kotbusi?

- Unë ndihem mirë në këtë qytet, edhe në ekip. Meqenëse është kontrata ime e fundit, duhet që çdo gjë të jetë e përshtatshme, në veçanti kohëzgjatja. Unë do të dëshiroja edhe dy vjet kontratë, pra të mbyllja karrieren time tek Energie Kotbus.

- Edhe në qoftë se Kotbusi përfundon në Bundsligën 2?

- Parimisht po, por nuk mendoj as edhe një sekondë që do të biem në Bundesligën 2. Unë e di që këto 17 ndeshjet e mbetura, ndoshta janë shansi im i fundit në Bundesligë, prandaj do të bëj gjithçka që ekipi të qëndrojë në ligën e parë. Eshtë diçka e jashtëzakonshme. Kjo qëndron me gjithë fuqitë e mia të 32 vjetëve, që të paktën edhe 1 sezon tjetër ta shijoj Bundesligën.

- Sezonin e fundit ishit golashënuesi më i mirë, me 7 gola, ndërsa tani keni shënuar vetëm një herë…?

- Kam shënuar edhe 2 gola në kupë, por e kthye çdo gjë mbrapsht. Ndoshta jam një futbollist i betejave të fundit.

- Çfarë janë të rëndësishme, përveç golave, që Kotbusi të qëndrojë në Bundesligë?

- Ekipi ynë po tregohet i bashkuar. Tani duhet që shanset tona t’i shfrytëzojmë më mirë. Por edhe unë, me ato mundësi që më jepen. Pastaj, fitoret brenda janë vendimtare, sepse kemi bërë shumë “dhurata”. Gjithsesi, jam shumë i sigurt që do të shpëtojmë.

Jorgis MEMO



Merkato

Bogdani, hipoteza për te Lacio

Pas dështimit të bisedimeve për të çuar Erion Bogdanin te Roma në këmbim me Okakën, për sulmuesin shqiptar ka një variant tjetër. Hipotezat e çojnë 31-vjeçarin te klubi tjetër kryeqytetas, Lacio, ku drejtor sportiv është ish-futbollisti i kombëtares, Igli Tare. Sipas shtypit italian, pritet të nisin bisedimet midis dy klubeve, teksa Kievos i pëlqen nga Lacio sulmuesi Makinua dhe Inzagi. “Nëse arrihet një marrëveshje për një nga këta të fundit, me shumë mundësi Bogdani do të jetë pranë Lacios,”- ka thënë drejtori sportiv i Kievos, Xhovani Sartori

Posted: Sun, 18 Jan 2009 , 23:11
by vllaznia1919
Hajt ishalla po shkojn me mend ne kry ne Malte.

Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 03:05
by fpjalmi
nese fitojm me malten do jete rradha e dyte qe shqipnia do kryesojn.

tan historine tone jo vetem qe se kena gzu 2 here vendin e pare ,por nuk e kena gzu asnjihere.

ishalla po rikuperohen lojtaret se ka shum demtime

Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 12:00
by fpjalmi
Presidenti Duka u vë “notat” trajnerëve të kombëtares


Autori: editor
Data: 18/01/2009
Version Print
Gjatë intervistës së tij në emisionin në fjalë, presidenti i FSHF-së Armand Duka, është ndalur dhe ka folur edhe për trajnerët e huaj të kombëtares, të cilët kanë qenë një preferencë personale e “epokës” së tij në krye të FSHF-së. Pyetjes, se çfarë impresionesh i ka krijuar puna e trajnerëve të huaj, të emëruar në krye në kuqezinjve deri tani, presidenti Duka iu përgjigj pa ngurrim. Përgjigja, në njëfarë mënyre, ishte edhe një “notë” për punën dhe performacës së tyre, në drejtimin dhe orientimin e kuqezinjve tanë të futbollit, gjithnjë sipas optikës së presidentit të FSHF-së. “Shkurtimisht mund të them që Dosena ka qenë një specialist i mirë, një etalon disipline, por i ndërlikuar në aspektet kontraktuale. Brigeli, një trajner shumë i mirë, elastik, e donin në këtë skuadër dhe që rezultatet nuk i munguan. Bariç? Profesori me një të kaluar të madhe në shpinë dhe që e infiltroi edhe në kombëtaren shqiptare, vendimtar, kurajoz, guximtar në fushë. Për trajnerin aktual? Të themi të vërtetën, deri tani ka marrë më shumë pikë se paraardhësit e tij, por është trajner i kombëtares dhe që po punon shumë mirë”, - përfundon “skanimi” i tij presidentit të futbollit, Arman Duka për trajnerët e huaj të kombëtares kuqezi.



“Fitorja me Greqinë, më e bukur se pika me Portugalinë”

Eshtë fillim viti dhe presidenti Duka kthehet të rrëfejë në lidhje me futbollin shqiptar pozicionin e tij, ekipin kombëtar dhe gjithçka tjetër që lidhet me futbollin në vend. Në rrëfimin e tij për emisionin “Skaner”, të gazetarit Gerti Çarçani, presidenti, duke lënë në “fuqi” ato që preku në konferencën për shtyp, tregon ndoshta edhe më gjerë, shfaqet me optimist në lidhje me atë që quhet “paqe” projektesh me shtetin, lë të hapur portën për një trajner vendas në krye të kuqezinjve, në një kohë, që në lidhje me UEFA‑n, Johansonin e cilëson një njeri të madh. Një pjesë të këtij “soft”-i intervistues, gazeta “Sporti shqiptar” e ka zbardhur për lexuesit e saj.

‑ Zoti president, gjatë vitit 2008, kombëtarja dhe kampionati, sipas jush, kanë ecur paralelisht në aspektin trajtues nga ana e institucionit që ju drejtoni?

‑ Me bindje them që po. Sikurse e keni parë, është mbyllur vjet një kampionat me finale, me titullin të vendosur në fund. Ky vit ka sërish ngushtime në klasifikim, loja dhe gara është bërë edhe më interesante, në një kohë që mund të them fare mirë që edhe skuadra kombëtare, nga ana tjetër, ka dhënë jo pak. Jo vetëm pika në Portugali, por edhe pikët në tërësi deri tani, në një kohë që jemi përpara një sfide shumë të vështirë, me Maltën. Le të themi të ëndërrojmë, por me Maltën do të jetë shumë e vështirë. Në këtë aspekt, FSHF ka mekanizmat e saj për t’i qëndruar afër në trajtim dhe organizim si kampionatit ashtu dhe ekipit kombëtar në nivele konstante. Nuk mund të them që ka kontrast, them se kanë shkuar paralelisht.

‑ Prekët në konferencën për shtyp shuarjen e konflikteve me shtetin. Tjetër erë marrëdhëniesh…?

‑ Mund të them erë projektesh dhe linjë bashkëpunuese. Ajo që ndodhi gjatë vititi 2008, në tërësi evidentoi edhe një herë faktin që përgjithësisht shteti duhet ta lërë të paprekur autonominë e federatave, jo vetëm të futbollit. Për të mos instaluar precedentin e ndërhyrjes në çdo moment, pa bazë ligjore në një forum të zgjedhur, por duke qëndruar strikt zbatueshmërisë së ligjeve të shtetit shqiptar.

‑ Cili ka qenë momenti më delikat, zoti Duka, gjatë kësaj periudhe që flasim, në kohën kur ju dhe federata ishit nën objektivin e ashpër të shtetit?

‑ Ka qenë një periudhë përgjithësisht e ngarkuar dhe shumë intensive me zhvillime. Por ajo që më ka lënë shije të keqe dhe aspak të mirë, ka qenë ajo që një grup njerëzish janë përdorur për të manipuluar qëllimisht situatën dhe për të krijuar një tymnajë pa argument. Ata njerëz, të cilët nuk kam dëshirë t’i lakoj tani me emra, janë përdorur, dhe për këtë më vjen keq, për ta çuar federatën deri në përjashtimin e përkohshëm nga FIFA dhe UEFA, që ka qenë një goditje e rëndë. Pastaj, momentet e tjera ishin një aksion paralel, ku federata në çdo moment nuk ka luajtur kokëfortin, por thjesht ka penguar interferimin joligjor dhe jostatutor nga shteti.

‑ Mund të thuhet, zoti Duka, që ishte presidenti Topi ai që e zgjidhi këtë situatë?

‑ Jo vetëm. Ai ka luajtur një rol më se deciziv, ka qenë një interlokutor, dashamirës i sportit dhe që në një moment delikat evitoi të gjitha, mund të themi, ato “sebepe” që vinin nga ministria. Por nuk dua kurrsesi të mohoj këtu edhe kontributin e komunitetit të futbollit, ku bashkarisht zgjidhëm një çështje të tillë. Të mos keqkuptohemi, roli i zotit Topi ka qenë në momentin e duhur shumë aktiv dhe pozitiv, por në tërësi situata kaloi edhe me vullnetin e përbashkët të komunitetit të futbollit. Megjithatë, nuk dua t’i kthehem më asaj periudhe, që e konsideroj të errët, por fatmirësisht të kaluar tashmë.

‑ Kthehemi te një tjetër periudhë bezdisëse. Nervozizmi juaj në Azerbajxhan me gjyqtarët…?

‑ Shiko, ne kishim udhëtuar 2000 km për të bërë një miqësore në atë vend dhe roli dhunues i arbitrit nuk çoi në qëllimin e miqësores sonë, për të parë disa elementë‑kandidatë për në ekipin kombëtar, sepse rrjedha e lojës nuk e lejoi këtë gjë. Edhe vetë arbitrit të ndeshjes, në prani edhe të homologut tim nga Azerbajxhani, i thashë pikërisht këtë gjë: “Kemi udhëtuar dhe nuk mund të dhunosh një ndeshje të tillë, miqësore dhe në atë formë. Kurrsesi.” Lojtarët ishin shumë të irrituar dhe duhet të kuptoni edhe gjendjen e tyre, që me vështirësi dhe pasi panë e mësuan atë që ndodhi, vendosën të hyjnë në fushë. Në fakt, nuk ishte e lehtë të superoje atë moment, por mbi të gjitha të luanin një pjesë të dytë, të dhunuar nga e para.

‑ Zoti Duka, është një temë e lakuar së shumti, por, për sa kohë do të jeni president, e keni të mbyllur pistën e trajnerit vendas për pankinën e kombëtares?

‑ Absolutisht jo, aspak. Nuk ka qenë ndonjëherë e mbyllur. Unë thjesht kam bërë zgjedhjet e mia të huaja, por shanset dhe mundësitë janë edhe për trajnerë vendas, të cilët ne nuk është se nuk i kemi si kontigjent të aftë për të drejtuar një skuadër kombëtare. Po kështu, mund të them që ka edhe ish‑lojtarë, sikundër edhe në shumë vende të botës, që kanë hyrë në këtë rrugë dhe mundësitë në një të ardhme të afërt mund t’i kenë.

‑ Presidenti Duka, fitorja me Greqinë, apo pika në Portugali kanë qenë momentet më pikante të kësaj kombëtareje…?

‑ Do të thosha fitorja me Greqinë. Një situatë elektrizuese, një stadium që gëzonte atje dhe një Shqipëri që festonte nëpërmjet ekranit, pasi kishim mundur skuadrën kampione Europe në fuqi. Mund të them që deri tani është momenti më fantastik. Ka edhe ndeshje të tjera, përfshi edhe pikën me 10 futbollistë në Braga, apo edhe ndeshje të tjera. Por fitorja me Greqinë, deri tani, për mua nuk mund të zëvendësohet. Kombi u skuq kuqezi, me një fitore të merituar.

‑ Diçka, zoti Duka, nga momenti i zgjedhjes së Platinisë në UEFA dhe kontrasti me zgjedhjet në Shqipëri, ato sportive…?

‑ Për kontrastin nuk do të zgjatem, për të mos thënë që nuk ka nevojë. Zgjedhjet në UEFA? U fituan me vetëm 2 vota, humbi një burrë i madh i futbollit, si Johanson, ku në garë mund të them fare mirë që ishin dy presidentë. Shtrëngim duarsh, garë e fortë dhe etalon i jashtëzakonshëm i përcjelljes së stafetës. Johanson, edhe pse u mund me 2 vota, ishte një njeri i madh i futbollit europian dhe botëror. Një kolos.

‑ Zoti Duka, e keni menduar ndonjëherë largimin nga posti i presidentit të FSHF‑së, ose më saktë në ndonjë moment para zgjidhjes së krizës, e keni menduar këtë gjë?

‑ Jo për t’i anashkaluar pyetjes, por për të qenë më i qartë, unë jam munduar gjatë gjithë jetës dhe punës sime të respektoj impenjimet e ndërmarra së bashku, pasi puna është tërësisht në grup. Nuk kam lënë në asnjë moment hapësirë për të prishur një punë të nisur. Bashkarisht kemi nisur një punë me komunitetin e futbollit me shprehjen e vullnetit të tij dhe atë besim nuk mund ta ndërpres.

Posted: Wed, 21 Jan 2009 , 01:25
by fpjalmi
Qeveria e futbollit botëror, FIFA, për ta intriguar edhe më shumë sfidën midis dy teknikëve holandezë, Ari Hanit (Shqipëri) dhe Ervin Koemanit (Hungari) ka përcaktuar si “bilbil” një tjetër holandez, Bjorn Kuipers, për ndeshjen e 28 marsit në “Qemal Stafa”.





Shqipëri-Hungari, ndeshja e gjashtë ndërkombëtare e kuqezinjve në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut”, është e tëra një sfidë “portokalli”.

Qeveria e futbollit botëror, FIFA, për ta intriguar edhe më shumë sfidën midis dy teknikëve holandezë, Ari Hanit (Shqipëri) dhe Ervin Koemanit (Hungari) ka përcaktuar si “bilbil” një tjetër holandez, Bjorn Kuipers, për ndeshjen e 28 marsit në “Qemal Stafa”.

Lajmi është zyrtarizuar edhe nga faqja e federatës holandeze të futbollit, e ngacmuar nga ky detaj interesant.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Budapest, Shqipëria humbi 2-0, njëherësh edhe humbja e vetme në katër ndeshjet e zhvilluara.

Në katër takimet e para, Shqipëria ka fituar me Maltën (3-0) dhe barazuar me Suedinë (0-0, në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0, në Braga), duke grumbulluar 5 pikë, po aq sa Portugalia e Suedia.

Shqipëria do të përballet me Maltën (11 shkurt) dhe një fitore në “Ta’Qali” do t’i jepte kryesimin e përkohshëm Shqipërisë, dhe ndeshja me Hungarinë është shumë e rëndësishme për Kombëtaren tonë, pasi edhe një fitore me skuadrën e Ervin Koemanit, do ta çonte skuadrën tonë në kuotën e 11 pikëve, përpara se të përballej më pas me Danimarkën (2 herë), Portugalinë (në Tiranë) dhe Suedinë (në Stokholm).

Posted: Wed, 21 Jan 2009 , 01:26
by fpjalmi
e sigurume ndeshjet qysh tash.

po pergatitem me hap temen tjeter,edhe ALBITRIN e bame per vedi :lol:

Posted: Wed, 21 Jan 2009 , 21:14
by vllaznia1919
Kadale se edhe ata e kan hollandez trajnerin si dihet ke ka ma shum ne qef. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Thu, 22 Jan 2009 , 04:46
by fpjalmi
v1919 shkruan

Kadale se edhe ata e kan hollandez trajnerin si dihet ke ka ma shum ne qef. :lol: :lol:
_____________________________________________________

asht e vertete naqe ,por hani asht ujk i vjeter. :P :P

Posted: Thu, 22 Jan 2009 , 05:06
by fpjalmi
Debatik Curri : Trepikëshi ndaj Maltës hap rrugën për në botëror




“Ndaj Maltës na duhet fitorja patjetër. Do të mundohemi dhe se, do ta japim maksimumin që të arrijmë fitore ndaj Maltës”, ka thënë mbrojtësi i ekipit shqiptar, Debatik Curri






Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Debatik Curri, ka thënë të hënën se ekipi shqiptar ndaj Maltës do ta kërkojë trepikëshin. Curri, i cili këtyre ditëve gjendet në Turqi në fazën përgatitore me skuadrën e tij, “Vorskla”, është optimist se kuqezinjtë e Shqipërisë do ta mundin Maltën. Shqipëri - Maltë është ndeshja e parë për vitin 2009 dhe se, kjo ndeshje padyshim është shumë e rëndësishme për ekipin shqiptar në rrugën drejt botërorit “Afrika e Jugut 2010”.

Ekipi shqiptar i drejtuar nga tekniku holandez Arie Haan gjatë këtij edicioni të garave ka pasur paraqitje pozitive. Sipas mbrojtësit kosovar Debatik Curri, Shqipëria edhe në takimet e radhës, që do të nisin në mesin e muajit shkurt ndaj Maltës, do të synojë rezultate pozitive. Curri beson se do të arrihet trepikëshi ndaj Maltës që, sipas Currit, do të ishte edhe një hap i madh drejt botërorit.

“Ndaj Maltës na duhet fitorja patjetër. Do të mundohemi dhe se, do ta japim maksimumin që të arrijmë fitore ndaj Maltës”, ka thënë Curri. Ish-futbollisti i “Prishtinës” ka pohuar se fitorja ndaj Maltës na çon në vendin e parë të renditjes tabelore që, sipas tij, do të ishte edhe një hap progresiv drejt botërorit 2010.

“Trepikëshi eventual ndaj Maltës do të na çonte në vendin e parë të renditjes tabelore dhe se, pas Maltës, vjen Hungaria, që edhe aty do të mund t’i marrim pikët e plota, kështu që do të hapet rruga për në botëror”, ka thënë Curri.



Oferta plot, por...



Merkato e dimrit është e “nxehtë” edhe për anëtarin e Vorsklas, Debatik Currin. Në adresë të tij ka oferta nga klubet e ndryshme, mirëpo, sipas Currit, deri tash nuk është arritur asgjë konkrete në këtë drejtim.

“Kam oferta nga disa klube të ndryshme. Njëra nga ofertat duhet veçuar skuadrën turke ‘Gencerbirlig’, mirëpo transferimi im në ndonjë klub tjetër varet nga drejtuesit e skuadrës sime, Vorskla. Pikërisht drejtuesit e klubit janë ata që vendosin për të ardhmen time. Mirëpo deri në verë besoj se do të jem në ‘Vorskla’”, ka thënë Curri, i cili ka shtuar se: “Jam mirë në ‘Vorskla’, por nëse më vjen ndonjë ofertë nga ndonjë klub më i madh dhe me marrëveshjen e klubit tim do të dëshiroja të transferohem në ndonjë klub më të madh”.