Page 50 of 230

Posted: Sat, 04 Aug 2007 , 12:54
by Edmond-Cela
Shtupina e Semina stervitje me Aden
-Shtupina e Semina stervitje me Aden
Dy futbollistet e rinj qe u lane jashte skuadre nga stafi drejtues per pergatitoren e Malit te Zi, pikerisht sulmuesi Shtupina dhe mbrojtesi Semina jane stervitur gjate kesaj jave me ekipin e Ades. Ata madje kane luajtur edhe ne miqesoren e se enjtes kunder Veleçikut. Ne kete menyre ende nuk dihet nese ky bashkim i tyre me velipojaket do jete vetem per kete periudhe kur kuqeblute nuk jane duke u stervitur ne Shkoder, apo ata do luajne ne kategori te pare per gjithe sezonin qe vjen. Drejtuesit e klubit Vllaznia kane shpallur si prioritet te tyre sistemimin e disa futbollisteve qe nuk kane vend tek ekipi i pare, ne ekipe te tjera ne menyre qe atyre t’u jepet mundesia per te luajtur.
Gjergj KOLA


Vllaznia neser miqesore me Çelik te Nikshiqit
-Vllaznia neser miqesore me Çelik te Nikshiqit
Tashme eshte zyrtarizuar: Pasditen e sotme ekipi i Vllaznise do te luaje miqesoren e pare ne token malazeze. Kundershtari i saj do jete ekipi Çelik i Nikshiqit, pra njera nga dy skuadrat e qytetit ku kuqeblute jane duke zhvilluar fazen pergatitore. Ne kete miqesore pritet te vendoset edhe fati i maqedonasit Popovski i cili prej me teper se nje jave eshte stervitur me shkodranet. ai i eshte i vetmi lojtar i afruar ditet e fundit ne merkato ndonese u perfolen shume emra megjithate shanset jane qe perveç Leandros, Delain apo ndonje emri tjeter nga kampionati shqiptar, te mos kete te ardhur te tjere tek Vllaznia. Çdo gje do mesohet deri te henen kur shkodranet pritet te zyrtarizojne 3-4 levizjet e tyre te fundit ne merkato. Javen e ardhshme mendohet qe te kete edhe te tjera takime miqesore ne te cilat do shihet vertete gjendja e skuadres aq me teper kur ajo do jete me e plote dhe trajneri Josa do kete mundesi te aplikoje siç duhet skemat qe ka ne mendje

Posted: Sat, 04 Aug 2007 , 17:07
by forri
vllaznia1919 wrote:Ja maj naqe por vetem per kuriozitet se nuk i bajne ata pune. :lol: :lol: :lol:
«Kurioziteti,vret Micën!» thonë.
Kam frik se tash po na bahen aq kurioza sa,tash po bahen"dru" edhe na e knaqin kampionatin,masanejna! :lol: :P

Posted: Sun, 05 Aug 2007 , 19:47
by Edmond-Cela
Kuqeblute te marten miqesorja me Sutjesken

E planifikuar per t’u zhvilluar pasditen e djeshme miqesorja me ekipin vendas te Çelikut, ajo nuk eshte luajtur per arsye teknike. Duket se kane qene drejtuesit e Vllaznise ata qe kane hequr dore nga nje miqesore e tille ngaqe me pare kane preferuar ta mbyllin javen e pare te stervitjeve ne token malazeze me dy seanca stervitore sesa me nje perballje ndaj nje kundershtari relativisht te dobet. Kete e ka bere te ditur permes telefonit nga Nikshiqi vete trajneri Josa. Nga ana tjeter ai ka saktesuar se miqesorja e pare e skuadres se tij ne kete pergatitore do jete ajo e se martes pasdite me ekipin tjeter te ketij qyteti, Sutjesken. Niveli i kesaj skuadre eshte shume me i larte se ai i Çelikut dhe kesisoj kuqeblute do kene mundesi te testojne ashtu siç duhet veten aq me teper kur perballe do jete nje kundershtar i cili eshte nje nga skuadrat me te mira te Malit te ZI dhe njekohesisht te shtunen qe vjen nis kampionatin e vendit te saj. Ne kete miqesore te se martes pritet qe Josa te aktivizoje edhe Leandron e Delain te cilet do t’i bashkohen ne stervitje Vllaznise qe neser.

Posted: Sun, 05 Aug 2007 , 19:48
by Edmond-Cela
Perfati e Kepi
-Perfati e Kepi, te rinjte e pare drejt Nikshiqit
Bashke me Leandron e Delain, te henen drejt Nikshiqit do te udhetojne per t’u bashkuar me ekipin ne stervitje edhe dy futbolliste te ekipit te te rinjve te Vllaznise. Behet fjale per sulmuesin Perfati dhe mbrojtesin shtatelarte Kepi. Ata do te jene te shoqeruar edhe nga drejtori teknik i klubit Edi Martini, njeriu qe ka vendosur te promovoje ne shkallen maksimale elementin e ri kuqebluve.
Sipas ketij te fundit jane duke u bere perpjekje qe disa futbolliste te tjere te cilet nuk arrijne te gjejne nje vend ne 25-shen e ekipit te pare, te huazohen ne ekipe te tjera ku mund te luajne rregullisht duke i dhene nje mundesi tjeter vetes per te qene ne nje moment tjeter pjese e Vllaznise.
Gjergj KOLA

Posted: Sun, 05 Aug 2007 , 23:05
by Admin
A dihet gja se si asht nda Vllaznia te shtunen ??

Posted: Sun, 05 Aug 2007 , 23:45
by Edmond-Cela
nuk asht lujt hec maj naqe.

Posted: Mon, 06 Aug 2007 , 00:01
by Edmond-Cela
Zyrtare Delain-Leandro kan merrit ne shkoder.

Posted: Mon, 06 Aug 2007 , 00:19
by GOLDIAN
Edmond-Cela wrote:Zyrtare Delain-Leandro kam merrit ne shkoder.
shyqyr o zot
i madh je mondi
vllaznia1919 hajde naq ka nje teke raki itash se na erdhen ata

Posted: Mon, 06 Aug 2007 , 00:22
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:
Edmond-Cela wrote:Zyrtare Delain-Leandro kam merrit ne shkoder.
shyqyr o zot
i madh je mondi
vllaznia1919 hajde naq ka nje teke raki itash se na erdhen ata
ska gja maj naqe tesh ishalla edhe Belisha

Posted: Mon, 06 Aug 2007 , 10:52
by Edmond-Cela
Vllaznia: Delain e Leandro, të gatshëm për të luajtur



Sasha Delain dhe Leandro më në fund i bashkohen Vllaznisë. Drejtuesit e klubit shkodran janë shprehur shumë optimistë për këto dy blerje, të cilat cilësohen si shumë të rëndësishme për sezonin e ri futbollistik. Megjithatë, rreth dy lojtarëve ekzistojnë shumë dyshime në lidhje me aktivizimin e tyre. Kjo pas Flamurtari është kundër Delain, i cili vitin e kaluar është larguar nga skuadra pa paguar gjobën e vendosur nga drejtuesit bregdetarë. E njëjta situatë është edhe për Leandron, kundër të cilit është Partizani. Pak kohë më parë, shefi i garave në FSHF, Hito Hitaj, ka bërë të ditur se lojtarët që kanë probleme të tilla (veçanërisht dy përforcimet më të fundit të kuqebluve) nuk mund të federohen për sezonin e ri. "E kemi të qartë se Delain dhe Leandro kanë probleme të tilla, ka deklaruar drejtori teknik, Edi Martini, por ne do të ndjekim nga afër të gjitha negociatat me Flamurtarin e Partizanin, por edhe me federatën, për të zgjidhur këtë situatë dhe që lojtarët të jenë të gatshëm për të luajtur me Vllazninë". Dy lojtarët me ngjyrë i janë bashkuar skuadrës së Josës, por ata ende nuk kanë firmosur kontratat.

Posted: Mon, 06 Aug 2007 , 12:27
by iliriny
[quote="Edmond-Cela"]Vllaznia: Delain e Leandro, të gatshëm për të luajtur



Hito Hitaj, ka bërë të ditur se lojtarët që kanë probleme të tilla (veçanërisht dy përforcimet më të fundit të kuqebluve) nuk mund të federohen për sezonin e ri.

Ca asht kjo pune me ne. Si gjithmone shkojme e blejme lojtare qe kane probleme me ekipet e tjera. Masandej mos kujtoni se kena ba blemje kushedi se ca. Flamurtari e pati Delainin por shpesh here ka rezultuar te beje gabime ne mbrojtje. Persa i perket Leandros, pfff, vetem kur ka ken me Dinamon ka ba hajr, sepse ku ka shku s'ka arrit me i qit ne drit ekipet. Kapajn e kena pas edhe ma perpara dhe ma shume ka ndej ne stol. Ishalla bahet gja per ndoj lojtar tjeter se per njita ca kena marre tesh nuk jam fort entuziast. Kerkohet ma cilesi, duhet me shpenzu ma shume me dashte me ba ekip. Une jam me Josen qe thote se deri tesh me njikyt ekip nuk mund te pretendojme per trofe.

Posted: Mon, 06 Aug 2007 , 13:08
by vllaznia1919
Qa me shpenzu?????????????
A je i marre a???Ku kena pare per kampari maj naqe. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Mon, 06 Aug 2007 , 13:21
by vllaznia1919
Admin wrote:A dihet gja se si asht nda Vllaznia te shtunen ??
Luhet te marten naqe.Asht anullu per arsy teknike.

Posted: Tue, 07 Aug 2007 , 09:59
by PARTIZANI
degjova se vllaznia do me mar abilion

Posted: Tue, 07 Aug 2007 , 14:10
by forri
vllaznia1919 wrote:Qa me shpenzu?????????????
A je i marre a???Ku kena pare per kampari maj naqe. :lol: :lol: :lol: :lol:
Hë pra maj naqe!! Na për nji shishe rakije e jena tuj u mendu dy herë e jo ma për Kampari!!! :lol: :lol: :P

Posted: Tue, 07 Aug 2007 , 14:59
by Admin
Hhahaha Forri,

Qe kto dy lojtare kane ardh me Vllaznine asht, pozitive por te shohim se sa ne forme jane pasi kane kohe qe nuk lozin futboll.
Ishalla po zgjidhet edhe problemi i federimit te ketyne lojtareve.

Ilir ke te drejte per sa i takon, cilecise se lojtareve, por skena ca me ba, nuk ka lojtare te tjere cilesore.
Kapaj vjet asht paraqit mire me Teuten, te shohim se ca pa ban ket vit.
Gja e mire asht qe Belisha ka nenshkru per ne(te pakten kshu shkruhet ne gazeta).
Per Krajen spa e marr vesht, diku thuhet qe asht me Vllaznine e diku tjeter qe ja, a din gja kush ma teper??!!

Posted: Tue, 07 Aug 2007 , 19:39
by vllaznia1919
Vetem Valushi i din kta pune. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 07 Aug 2007 , 23:57
by Admin
vllaznia1919 wrote:Vetem Valushi i din kta pune. :lol: :lol: :lol: :lol:
A ok kekena ne rregull pra atehere, pa ishalla e merr se perndryshe si kena punt mire...

Posted: Wed, 08 Aug 2007 , 00:22
by Edmond-Cela
Miqesorja e pare me humbje: Sutjeska - Vllaznia 3-1
Te marten me date 7 gusht 2007, ne oren 17:00 ne Nikshiq te Malit te Zi, ekipi yne Vllaznia zhvilloi ndeshjen e pare miqesore. Ndeshja perfundoi 3-1 ne favor te vendasve, ekipit te Sutjeskes se Nikshiqit. Golin e nderit per ekipin e Vllaznise e shenoi sulmuesi Sinani. Ne kete ndeshje per ekipin tone u perfshine rreth 20 lojtare. Ekipi yne luajti ne sistemin 4.4.2. Te pranishem ne kete takim ishin dhe nje numer tifozesh shkodrane.

Posted: Wed, 08 Aug 2007 , 00:30
by Edmond-Cela
edhe kto na rrahen