Page 50 of 72

Re: Legjionaret

Posted: Tue, 24 Feb 2009 , 21:34
by jeti
Man in Redblue wrote:
jeti wrote:A din kush gja per keto 2 futbollista?

Keto ditet e fundit kam lujt me playstation 3 Fifa 2009, kjo loje ka shume opsione te ndryshme dhe nje nga keto eshte edhe manager mode d,m,th qe ti zgjell nje skuader dhe bahesh trajneri i asaj skuadre dhe mund te bash blemje - shitje futbollistash e shume gjana te tjera.
kur fillova kete loje u bana trajner i Milanit, dhe pasi fillovon me lujt me skuadren ke mundesi me shku tek
"youth academy" d,m,th te rijte e milani "17 vjecarte" dhe aty ne sezonin e pare morra nje shqiptar qe ishte me te rite e milanit emnin e ka Lleshan Maxharraj 17 Vjec

Ndersa ne sezoni e dyte qe bana parap me Milanin shkova prap tek youth academy dhe gjeta edhe nje shqiptar tjeter emnin e ka Jetan Lushi 16 Vjec

Maxharraj asht mesfushor shkatrrusm kurse Lushi asht Organiztor.

Une them se keto futbollista duhet te egzistojne ne ekipin e te rinjve te Milanit.
Na merr Hani 250000 euro tu u tall neper stadiumet e Elbasanit & Co, me dasht me gjet futbollista te hajrit i gjen edhe tu lujt playstation :D :D
Hahahaha ku ka koh Hani per Playstation, Hani asht i zanun tu numru lekt qe merr prej Gomarve t Fshf-se qe e kan vet besu si trajner.

Re: Legjionaret

Posted: Sat, 28 Feb 2009 , 15:05
by Skodrinon
Murinjo, tifoz i shqiptarit Fabio Hoxha

Sulmuesi i Interit U-17: “Pata emocione të mëdha kur më takoi”. 16-vjeçari me 16 gola është shënuesi më i mirë i zikaltërve

Image

Dash Frashëri- “Special One”, trajneri karizmatik i Interit, Hoze Murinjo, është tifoz i një talenti shqiptar, Fabio Hoxhës, goleadorit më të mirë të Interit U-17, apo “Allievi Nazionali” siç njihet në Itali.

“Murinjo më hodhi dorën në qafë dhe më tha disa herë ‘bravo’, duke më shtrënguar miqësisht e më rrahur te supet. Ishte vërtet një emocion i madh, pasi gjestin e bëri gjatë një minindeshje në stërvitjen e ekipit tonë dhe, që ishte pak ditë pas fitores 7-0 me Pizigetonen, ku unë shënova tre gola dhe dhashë dy asistë”- tregon për Albania-sport.com, Fabio Hoxha, autori i 16 golave me fanellën zikaltër në kampionatin e moshave.

Hoxha është shndërruar në një “killer” i kundërshtarëve. Gjashtë gola në tri ndeshjet e fundit, një numër i pafund asistësh, e kanë çuar emrin e tij në bllokun e shënimeve të trajnerit portugez. Murinjo, një ditë përpara ndeshjes kundër Mançesterit, pohoi se te ekipet e moshave të Interit kishte parë të rinj të talentuar, duke përmendur ekipin U-17 zikaltër.

Talenti shqiptar 16-vjeçar, për të cilin klubi i Interit paguan një rrogë mujore prej 600 eurosh, ka shënuar 16 nga 103 golat e realizuar nga zikaltërit në 23 ndeshjet pa asnjë humbje (69 pikë). Në “Allievi Nazionali” marrin pjesë 17 skuadra, midis tyre edhe Milani, Atalanta, Breshia.

“Dy golat e fundit i shënova në fitoren 5-1 kundër Pavias. Edhe në takimin e parë të fituar në transfertë 6-0, kisha shënuar një gol kundër tyre”, - tha përmes komunikimit elektronik Hoxha, i cili ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha britanike, veçanërisht Çelsit e Arsenalit. Fakt që e dinë edhe drejtuesit më të lartë të klubit të presidentit Masimo Morati.

Të gjithë specialistët e moshave te Interi e vlerësojnë gati si një fenomen shqiptarin e vogël. “Në ekip kam disa lojtarë të mirë, por mbi të gjithë dua të veçoj Oksën (Hoxhën), sulmuesin shqiptar”, - tha gjatë një interviste për Inter Channel, trajneri i Interit U-17, Paolo Tomasoni, i ftuar për të diskutuar në studiot e televizionit tematik zikaltër pas fitores 5-1 me Pavian.

Fabio Hoxha, idhulli i të cilit është lojtari më i paguar në botë, Zlatan Ibrahimoviç, vlerësohet për përdorimin e mirë të dy këmbëve, dhe për më tepër është një njohës i mirë i portës.

Gjatë një sezoni kur luante me Piacencën U-15 (2004-2005)- përpara se të blihej nga Interi për 40 mijë euro (atëherë vetëm 14 vjeç)- Fabio Hoxha shënoi 22 gola. Piaçenca në atë kohë drejtohej nga Masimo De Paoli, trajneri që zbuloi e rriti Andrea yllin aktual të Milanit, Andrea Pirlo.

“Objektivi im për këtë sezon është të shënoj më shumë se 22 gola dhe me tetë ndeshjet që na kanë mbetur deri tani, besoj se mund ta realizoj këtë synim”, - tha Fabio, i cili luan prej prej 5 vjet e gjysmë futboll në Itali, duke e nisur karrierën e tij simpatike me Firenzuola, skuadër nga e cila ka dalë edhe Luka Toni.

Shqipëria U-19 për fazën e grupeve paraeliminatore të Kampionatit Europian U-19 për sezonin 2009-2010 do të përballen me Italinë, Irlandën e San Marinon. Ndeshjet do te zhvillohen nga data 13-18 nëntor 2009 në San Marino.

“Një ftesë për në Kombëtare i bën nder cilitdo lojtar. Natyrisht, që të ndeshem me shokët e mi kundër Italisë, ku banoj e luaj aktualisht, dhe t’u shënoja gol asaj do të ishte kënaqësi e madhe”, - përfundon Hoxha, i cili mbush 17-vjeç më 7 maj dhe ka marrë pjesë më parë në testimet që Shqipëria U-17 zhvilloi në Tiranë nga data 7-9 janar 2008, ku shënoi edhe golin e fitores 1-0 të ndeshjes brenda grupit të vogël kuqezi.

FABIO HOXHA
Datëlindja: 07.05.1993
Kombësia: Shqiptare
Gjatësia: 1.76 m
Pesha: 64 kg
Roli: Sulmues
Skuadra: Inter U-17

16 gola
Fabio Hoxha ka shënuar deri tani 16 gola për Interin në kampionatin “Allievi Nazionali”. Sipas faqes zyrtare inter.it, ai është shënuesi më i mirë, ndërsa pas tij me nga 13 gola vijnë Kokuca e Mela.

Ibrahimoviç
Ylli suedez i Interit, Zlatan Ibrahimoviç, është edhe idhulli i sulmuesit 16-vjeçar shqiptar. Hoxha e admiron atë, madje në shtëpi ka dhe një fanellë të firmosur nga lojtari më i paguar në botë.

E Premte, 27 Shkurt 2009 Albania-sport

Re: Legjionaret

Posted: Wed, 04 Mar 2009 , 14:42
by GOLDIAN
ishalla po na pranon me lujt per ne ky

Re: Legjionaret

Posted: Wed, 04 Mar 2009 , 16:18
by Miri
Ky zezaku asht a?????? :D :D :D :D

Re: Legjionaret

Posted: Wed, 04 Mar 2009 , 21:27
by REINIS
Miri wrote:Ky zezaku asht a?????? :D :D :D :D
JO, ai tullaci qi rri n kom mrapa :lol: :lol: .

Re: Legjionaret

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 00:46
by Skodrinon
Miri wrote:Ky zezaku asht a?????? :D :D :D :D
Po. Ka pas nejt n'pazar. :lol: :lol: :lol:

Re: Legjionaret

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 13:11
by Miri
REINIS wrote:
Miri wrote:Ky zezaku asht a?????? :D :D :D :D
JO, ai tullaci qi rri n kom mrapa :lol: :lol: .
Qenka shum i ri mar ala nuk i kan dal flokt :P

Re: Legjionaret

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 13:11
by Miri
Skodrinon wrote:
Miri wrote:Ky zezaku asht a?????? :D :D :D :D
Po. Ka pas nejt n'pazar. :lol: :lol: :lol:
Ja ma ja ky zezaku qenka vellai i Martins :D :D

Re: Legjionaret

Posted: Sun, 08 Mar 2009 , 19:46
by GOLDIAN
pas dopietes se salihit
dopiete edhe besart berisha
ju prift e mbara te dyve

Re: Legjionaret

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 16:41
by Miri
Lazio 0-2 Chievo ne minuten e 27-te shenon bogdani gol
darsem sonte burra :D

Re: Legjionaret

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 16:45
by GOLDIAN
Miri wrote:Lazio 0-2 Chievo ne minuten e 27-te shenon bogdani gol
darsem sonte burra :D
nuk me besohet ma mir
nuk me besohet
se besoj
smund ta besoj

Re: Legjionaret

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 17:03
by Miri
GOLDIAN wrote:
Miri wrote:Lazio 0-2 Chievo ne minuten e 27-te shenon bogdani gol
darsem sonte burra :D
nuk me besohet ma mir
nuk me besohet
se besoj
smund ta besoj
Gje e mrekullueshme :D :D :D

Re: Legjionaret

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 18:23
by Skodrinon
Bani gol sa me me lan pa fitu mu 1800 euro. :evil:

Re: Legjionaret

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 18:25
by GOLDIAN
Skodrinon wrote:Bani gol sa me me lan pa fitu mu 1800 euro. :evil:
mas me cmend?????
edhe ti e paske kete smunden teme a
eshe une vjet ne fund banskela gol e une met pa fitu skedina
me vjen keq naqe per ty se e di do jesh ba tym krejt

Re: Legjionaret

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 23:25
by GOLDIAN
gooolllllllllllllllll lorik canaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
i urrym asht ne paris se iku nga aty po parisit hakut po i vjen i dyti gol qe i ban ne 5 takime
gol dhe berisha

Re: Legjionaret

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 23:50
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:gooolllllllllllllllll lorik canaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
i urrym asht ne paris se iku nga aty po parisit hakut po i vjen i dyti gol qe i ban ne 5 takime
gol dhe berisha
po me vjen mire per te dy si domos per berisha qe ti diftojn ati gjytrimit ton tranjer se e meriton te jet ne formacionin e kamtares

Re: Legjionaret

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 23:51
by GOLDIAN
Edmond-Cela wrote:
GOLDIAN wrote:gooolllllllllllllllll lorik canaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
i urrym asht ne paris se iku nga aty po parisit hakut po i vjen i dyti gol qe i ban ne 5 takime
gol dhe berisha
po me vjen mire per te dy si domos per berisha qe ti diftojn ati gjytrimit ton tranjer se e meriton te jet ne formacionin e kamtares
mas e shaj se nuk a gjytyrym po hollandez :lol: :lol: :lol:

Re: Legjionaret

Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 23:52
by Edmond-Cela
Miri wrote:Lazio 0-2 Chievo ne minuten e 27-te shenon bogdani gol
darsem sonte burra :D
ku e ka ba ma daje ne portet i tije a?

Re: Legjionaret

Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 20:44
by Miri
Edmond-Cela wrote:
Miri wrote:Lazio 0-2 Chievo ne minuten e 27-te shenon bogdani gol
darsem sonte burra :D
ku e ka ba ma daje ne portet i tije a?
Ja ma nipash ka ba gol kunder lazios ne fitoren 0-2.

Re: Legjionaret

Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 22:50
by fpjalmi
miri shkruan

Lazio 0-2 Chievo ne minuten e 27-te shenon bogdani gol
darsem sonte burra

________________________________________________________________

po me bahet qefi per bogdanin qe bani gol mbas 2 vjeteve sepse per 2 jave ke tu ba rrekord ne historine italiane si lojtari ma i keq ne histori duke thy rrekordin e 2 vjeteve pa shenu gol.

tash ketij golit duhet ti gezohet shum edhe per 2 vjet te tjera :lol: :lol: