Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by shv13 » Thu, 05 Mar 2009 , 23:36

ah medet s kane ku kapen te shkretet e rrijne e bajne klasifikime virtuale...vec n itali bahen kta gjana.

te dielen u ba ndeshje spektakel,pame 6 gola e su fol per futboll po per penalltine qe cdo arbiter ne bote do ta kishte dhane me njat vizuale prej mrapa mgjth mandej u pa se s ishte penallti ne moviole me 74 kamerat e sky.per fat t keq arbitri ka vec 2 sy.Ba me kene ashtu edhe milani fitoi derbin e pare me hapsajt po s kishte zog nanet me e pa me sy t lire.Fajin e pat interi qe nuk e meritoi me fitu at ndeshje ashtu si fajin e pat roma qe ne 3-1 nuk diti me e ngri ndeshjen.Po zati vec nji gja dijne me ba...me qa mbas ndeshjes.

ne controcampo mou foli 10 min vec per futboll,per taktike....pytja e pare e a.brandit ishte a vazhdon hija e cuditshme e arbitrave...mandej ju vjen keq se ju gerset kunjat kur e provokojne.

T kishin dashte me e i dhane fitoren interit i jepshin faul cambiassos te goli i trete edhe mbarote ajo pune.E dyshimte ishte e ta jepte s ishte skandal.
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by Miri » Sun, 08 Mar 2009 , 06:38

0-1 rrezultat i ngushte por gjithesesi ishte nje fushe e veshtire dhe me kete fitore forcojme pozitat per tu shpallur kampion FORZA JUVENTUS :wink:

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by shv13 » Sun, 08 Mar 2009 , 10:31

urime per derbin megjithse une tu kene ne torino jam gjyse granata e gjyse interist...miri i keni forcu pozitat per vendin e dyte e s ju a heke ma kush tesh... :D :D

goli s ishte i rregullt se iaquinta ishte ne hapsajt aktiv po s mund tu shifte me sy t lire.S ta po e permend kerkush neper media edhe bajne mire se na u shpif me moviole e kta italiant mbarojne per kta gjana.Ajo qe m vjen keq asht se e perdorin vetem kunder interit.
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati italian

Post by GOLDIAN » Sun, 08 Mar 2009 , 11:14

pa na romanistat ma a kena nej shans per kupe kampionesh simjet
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by Miri » Sun, 08 Mar 2009 , 15:31

GOLDIAN wrote:pa na romanistat ma a kena nej shans per kupe kampionesh simjet
Pa pa ju do perballeni me Vllaznin :P :P

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by shv13 » Sun, 08 Mar 2009 , 17:02

o goldian po a je me interin a me romen n itali?
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati italian

Post by GOLDIAN » Sun, 08 Mar 2009 , 19:00

shv13 wrote:o goldian po a je me interin a me romen n itali?
jam me tana skuadrat ku kan lujt gjerman
mirepo per momentin slun asnji e sem bahet me ba tifo per asnji
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:03

Maldini sulmon ashper trajnerin Mourinho
06/03/2009 21:10

Prej disa ditesh, futblli italian vazhdon te jete i trazuar nga deklaratat thumbuese te trajnerit Mourinho por kete here, protagoniste jane bere edhe vete futbollistet.

Kapiteni i Milanit, Paolo Maldini nuk e fsheh irritimin qe i ka shkaktuar deklarata e karizmatikut Mourinho, i cili e cilesoi skuadren kuqezi, “Milani me 0 tituj”. “Per sa me perket mua nuk e besoj se i leverdis te krahasojme trofete pasi per 1 gje qe ka fituar ai une kam fituar 5”, reagon me tone te ashpra Maldini.

Ne vijim te deklarates, kapiteni kuqezi u shpreh se nuk ka per qellim t’i kundervihet teknikut luzitan. “Gjithesesi, mendoj se Mourinho ka qene shume i ashper ne drejtim te Juventusit”, shton Maldini.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:05

Finalja e Champions-it
UEFA paralajmëron
tifozerinë verdhekuqe
Episodet e shëmtuara të racizmit gjatë ndeshjes së vlefshme
për Ligën e Kampionëve midis Romës dhe Arsenalit mund të
kenë pasoja shumë të rënda për klubin verdhekuq. Sipas të
përditshmes angleze “The Sun”, zëdhënësi i UEFA-s ka bërë të
ditur se nuk do të tolerohen kurrsesi veprimet raciste: “Presidenti
i UEFA-s, Mishel Platini, ka sqaruar se këto sjellje nuk do të
tolerohen aspak dhe nëse do të ndodhë sërish një gjë e tillë,
komisioni ynë disiplinor do të fillojë hetimet. Në të shkuarën, disa
klube janë përjashtuar nga kompeticionet tona për sjellje raciste”.
Sipas asaj që ka publikuar “The Sun”, UEFA ka paralajmëruar
verdhekuqtë e Romës, duke theksuar se çfarëdolloj
forme dhune mund të kompromentojë finalen, dhe masat që do
të merren do jenë drastike për skuadrën e Luçiano Spaletit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:07

Xhenoa, e pafuqishme
për të ndalur Interin
Zlatan Ibrahimoviç dhe Baloteli vulosin suksesin e zikaltërve
Burdiso dhe Materaci mbyllin përpara kohe takimin

Interi kalon me sukses
transfertën delikate kundër
Xhenoas, duke fituar
0-2 me gola të të rikthyerit Zlatan
Ibrahimoviç dhe Mario Baloteli.
Në këtë mënyrë, zikaltrit
do të mund të festojnë më të qetë
101-vjetorin e themelimit të klubit
(që do të festohet ditën e hënë).
Suksesi ndaj Xhenoas shfaqet
më i thjeshtë seç ishte parashikuar
përpara fillimit të takimit.
Nuk kalojnë as dy minuta lojë
dhe sulmuesi suedez shtatlartë
i kampionëve të Italisë kalon në
avantazh të tijtë, pasi me anë të
një parabole në hyrje të zonën
kalon portierin kuqeblu, Rubinjo.
Sigurisht që ky gol i minutave
të para ka prishur planet e
skuadrës së Gasperinit, që
ndonëse përpiqet të reagojë,
është shumë e lexueshme për
mbrojtjen zikaltër. Duke mbetur
te mbrojtja, Murinjo do të
ketë probleme për të ndërtuar
këtë repart për ndeshjen e së
mërkurës me Mançesterin, pasi
brenda 45 minutave të para të
takimit humbet Materacin dhe
Burdison për probleme fizike.
Në pjesën e dytë, Xhenoa
kërkon me ngulm golin e barazimit,
por Baloteli, në minutën
e 61 realizon golin e dytë dhe
vulos fitoren zikaltër

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:07

Skuadra
meriton
përgëzimet”
Çelsi i fitores? Esteban Kambiaso
nuk ka dyshime: “Kemi
qenë konkretë dhe të aftë për
të luftuar që nga fillimi deri në
fund të ndeshjes”. Mesfushori
i zikaltërve, i cili ka zëvendësuar
Burdison, është
shumë i kënaqur me rezultatin
e arritur në ndeshjen kundër
Xhenoas: “Është një rezultat
shumë i drejtë. Të gjithë kanë
luajtur shumë mirë dhe ditën
të përshtateshin me ndryshimin
taktik, që shpeshherë
mund të krijojë konfuzion. Ishim
të vetëdijshëm që nuk duhet
të lejonim që pasimet të shkonin
te Milito dhe arritëm që ta
pengonim fare mirë këtë gjë.
Jam shumë i kënaqur nga
skuadra dhe loja që zhvilluam,
tani mund të përballemi lehtësisht
me Mançesterin”.
????

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:08

Kielini bën bomberin dhe i
dhuron fitoren Juventusit
Ashtu si në fazën e parë, Juventusit i mjafton një gol në minutat
finale të takimit për të marrë në shtëpi tri pikët, por mbi të gjitha për
të mbajtur në shtatë pikë diferencën nga kryesuesit e Interit. Ndonëse
ndeshja nuk ka ofruar ndonjë emocion të madh, intensiteti i saj ka
qenë i lartë. Sereni, portieri i Torinos, tregohet reaktiv në disa sulme
të bardhezinjve, duke i mohuar Amaurit, Iakuintës dhe Xhovinkos
kënaqësinë e golit. Gjithsesi, kur të gjithë dukeshin të kënaqur në
marrjen e një pikë, mendojnë Nedved dhe Kielini për të prishur
ekuilibrat e ndeshjes. Mesfushori çek i zbritur në fushë vetëm në
pjesën e dytë, kroson nga e majta dhe Kielini kërcen mbi të tjerët në
zonën e Torinos dhe 1-0. Del Piero dhe David Trezege festojnë nga
pankina, ndërkohë që priten të jenë ata, dyshja sulmuesve që do të
kërkojë kualifikimin në Ligën e Kampioneve ndaj Çelsit, të martën në
mbrëmje. Pas takimit, Klaudio Ranieri, tekniku i formacionit bardhezi,
është shprehur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës: “Pas një
ndeshjeje kaq të luftuar, pas së cilës mendoj se e kemi merituar
plotësisht fitoren, duhet të rikuperojmë sa më shpejt forcat tona.
Pas këtij derbi duam të realizojmë një tjetër fitore edhe ndaj Çelsit,
që do të ishte dhurata më e bukur sezonale për ne. E dimë që ata
nisen favoritë kundrejt nesh, por të mos harrojmë që në Londër
krijuam 4-5 raste të pastra për shënim. Shpresojmë që në shtëpinë
tonë, të jemi më pak të turpshëm përpara portës së Çelsit dhe të
vazhdojmë më tej në Champions”, përfundoi Klaudio Ranieri

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:08

6 milionë euro për të
veshur Dekon bardhezi
ë pikësynimet e Juventusit nuk është më vetëm Diego i Verder
Bremenit. Por tashmë është rikthyer edhe një ide e vjetër për
zëvendësuesin e Pavel Nedved, Deko. Duke pasur parasysh
konkurrencën e fortë të Barcelonës për David Silvën, bardhezinjtë
po shqyrtojnë një blerje të mundshme të mesfushorit, lojtarit të
Çelsit, i cili nuk duket se ka marrëdhënie të mira me trajnerin e ri
Gus Hidnik. Sipas asaj që ka publikuar e përditshmja “The Sun”,
Çelsi është e gatshme ta shesë për shumën e 6 milionë eurove.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:09

Xhenoa
Gasperini: Goli i Ibrahimoviçit
kushtëzoi fatin e ndeshjes
Gasperini është shumë i hidhëruar pas humbjes kundër
Interit: “Ka qenë një ndeshje e vështirë, nuk patëm fat dhe
goli i parë na kushtëzoi të gjithë vazhdimësinë e lojës – ka
deklaruar trajneri i kuqebluve. – Patëm shumë raste për
gol, madje një edhe para se ata të shënonin. Goli i Ibrës na
dëshpëroi shumë dhe më pas Baloteli i vuri kapakun
sfidës”. Gasperini nuk ka bërë asnjë polemikë lidhur me
golin e Balotelit, i cili ka dalë i vlefshëm pas provës
televizive: “Nga vendi ku isha unë, nuk mund ta shikoja
nëse ishte brenda apo jashtë, por meqenëse provat
televizive kanë treguar që ka qenë i rregullt, unë s’kam
absolutisht se çfarë të them”. Trajneri i Xhenoas ka bërë një
koment edhe për ndeshjen e ardhshme të Interit me Mançesterin:
“Mendoj se kundër Mançesterit ata duhet të bëjnë një
lojë të madhe. Interi ishte shumë i vendosur dhe shumë i
saktë dhe ne nuk mundëm ta vinim në vështirësi”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:09

Zhoze Murinjo
“S’flas më për gjyqtarët,
vetëm për tri pikët”
Pas sfidës kundër Xhenoas, trajneri i zikaltërve Zhoze
Murinjo, ka deklaruar: “Pas humbjes së sfidës në Kupën
e Italisë duhet të reagonim. Ndeshja e sotme ka qenë
cilësore, zgjodha si dyshe mbrojtëse Burdison dhe Materacin,
por u dëmtuan që të dy. 75 minuta me vetëm një
zëvendësim në dispozicion nuk ishin të lehta, Ibra kishte
nevojë të dilte, Figo nuk ka qenë titullar prej kohësh,
Baloteli ka qenë fantastik me punën e tij në krah. Xhenoa
nuk kishte humbur kurrë në shtëpi prej rreth një viti
dhe kjo skuadër ka veti shumë të mëdha mbrojtëse.
Lojtarët e mi e merituan fitoren për përqendrimin që
patën dhe për mënyrën sesi luajtën. Kambiaso bëri një
paraqitje shumë të mirë, ndërsa golin e Marios nuk e
pashë mirë. Topi nuk hyri plotësisht në portë? Nuk flas
më, unë jam një trajner që bën punën e tij dhe që i lë të
tjerët të bëjnë të tyren”, ka përfunduar Murinjo.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:10

Adriano Galiani vlerëson gjestin e mesfushorit anglez për të mbyllur sezonin në Milano
“Bekham refuzoi miliona euro për Milanin”
Edhe pse mungon zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së
mesfushorit anglez, Devid Bekham, me klubin e Milanit, administratori
kuqezi, Adriano Galiani, nënvizon se gjatë tratativave
me Galaksin ka rezultuar vendimtare dëshira e lojtarit
për të qëndruar te Milani: “Bekham është një nga të paktët
futbollistë, që e shprehin pa ‘doreza’ dashamirësinë e tyre
ndaj një klubi, - tregon numri dy i klubit kuqezi. – Dua t’iu bëj
të ditur se Devid ka hequr dorë nga një thes me para për të
qëndruar te Milani, ndonëse gjatë ndeshjeve të fundit, ai nuk
është se ka shkëlqyer shumë, ashtu sikurse Milani”. Përsa i
përket krizës së skuadrës së Karlo Ançelotit, Galiani shpjegon:
“Dëmtimet e shumta na kanë kushtuar së tepërmi dhe
përballë Atalantës do të na duhet të luajmë pa 9 lojtarë titullarë”.
Një tjetër faktor që duket të ketë pezulluar kampionët
e botës në fuqi janë gabimet arbitrare, mbi të cilat administratori
i deleguar shton: “Gabimet janë gjëra që ndodhin. Jam i
bindur se ato të kryera, apo më saktë të ndodhura ndaj nesh,
nuk kanë qenë të qëllimshme. Personalisht besoj te klasa arbitrare
italiane, pasi në radhë të parë besoj verbërisht te
përzgjedhësi i arbitrave”, ka përfunduar drejtuesi kuqezi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:11

Ançeloti, i fokusuar
vetëm tek Atalanta
“Murinjo? Problemi im është gjendja e skuadrës, jo ai”
Trajneri i Milanit, i shqetësuar për dëmtimin e Sedorfit


Në prag të ndeshjes
kundër Atalantës,
trajneri i Milanit,
Karlo Ançeloti, shfaqet shumë i
shqetësuar në konferencën normale
për shtyp. Sot ndaj Atalantës
ai duhet të formojë një
skuadër, të cilës do t’i mungojnë
plot 9 lojtarë titullarë, por akoma
më shumë e shqetëson fakti
se deri përpara ndeshjes së sotme
mund të humbasë edhe të
dhjetin, Klarens Sedorf.
Mbi Atalantën – “Atalanta
nuk ka grumbulluar Donin dhe
Flokarin, të cilët janë dy lojtarë
shumë të rëndësishëm për lojën
e teknikut Del Neri, i cili nuk
do ta ketë të lehtë t’i zëvendësojë
ata. Por nga ana tjetër, edhe
ne kemi problemet tona. Përballë
bergamaskëve më duhet
ta kalibroj mirë skuadrën për të
arritur tri pikët. Jam i sigurt se
do jetë një ndeshje delikate, por
pas kësaj përballjeje do të rikuperojmë
shumë nga të dëmtuarit
tanë dhe gjithçka do të
përmirësohet. Si rrjedhojë duhet
të bëjmë kujdes ndaj Atalantës”,
shprehet drejtuesi i
stolit kuqezi.
Formacioni – “Sedorf ka
pasur disa probleme dje gjatë
stërvitjes dhe gjendja e tij fizike
do vlerësohet pas stërvitjes së
sotme. Nëse nuk e rikuperojmë
holandezin, - vazhdon Ançeloti
- atëherë Bekham do të luajë
pas dy sulmuesve, Pato dhe
Inzagi. Në këtë mënyrë, Jankulovski
do zëvendësojë holandezin
në mesfushë. Në mbrojtje
do të jenë të zakonshmit Maldini,
Zambrota dhe Bonera,
ndërkohë që në balotazh janë
Antonini dhe Senderos”.
Objektivat – “Jemi në
emergjencë totale. Kundrejt një
jave më parë, situata jonë nuk
ka ndryshuar shumë, madje
është përkeqësuar. Por për javën
që vjen, jam i sigurt se do
rikuperojmë shumë lojtarë të
dëmtuar. Për momentin duhet
të mendojmë vetëm për kampionatin
dhe pasi të konsolidojmë
vendin e tretë, të
shikojmë nëse do na jepet
mundësia për të përmirësuar
pozicionimin tonë në tabelën e
klasifikimit. Besoj akoma te titulli?
Nëse Interi dhe Juventusi
na japin ndonjë ndihmë më
shumë, atëherë mund të kandidohemi
përsëri në luftën për
titull. Në këtë pikë të kampionatit
vetëm zikaltrit mund të
humbasin”.
Bekham dhe Murinjo –
“Tani që përfundoi gjithçka,
jam i sigurt se do të kemi një
Bekham akoma më të motivuar,
- mbyll deklaratën e tij Ançeloti.
- Qëndrimi i tij te Milani do i
shërbejë si atij, ashtu edhe
skuadrës. Deklarata e trajnerit
të Interit? “Preferoj të mos i komentoj
deklaratat e Murinjos,
pasi kam mjaft probleme për të
menduar per te

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 00:11

Del Neri: Njoh
pikat e dobëta
të kuqezinjve
Në prag të ndeshjes së sotme
kundër Milanit, tekniku i Atalantës,
Xhixhi Del Neri, shpjegon teknikat
dhe armët që do të përdorë
skuadra e tij për të dalë nga “San
Siro” me ndonjë pikë të rëndësishme:
“Ndaj Milanit do aplikojmë
pozicionin jashtë loje, e në mesfushë
duhet të dublojmë çdo
lojtarë të kuqezinjve. Nëse tregohemi agresivë dhe shfaqemi të
qëndrueshëm në mbrojtje, jam i sigurt se do arrijmë një rezultat
pozitiv, edhe pse përballë do kemi një Milan të etur për pikë e për
fitore”. Ndonëse ndihet tepër optimist për takimin e sotëm, Del
Nerit do i duhet të luajë pa të dëmtuarit Flokari dhe kapitenin Kristiano
Doni: “Janë dy mungesa të rëndësishme për ne, por jam i
sigurt se zëvendësuesit e tyre do bëjnë të pamundurën që mungesa
e tyre të mos ndihet aspak”, përfundon tekniku bergamask

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by Miri » Mon, 09 Mar 2009 , 16:47

He mar Fpjalmi ska lajme shqiptare ma e tesh e ke kthy ka lajmet evropiane a? :D :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 22:30

haaaaaaaa :D :D :D :D :D

ja mar mir por nuk me ban dora me shkru lajme se te tana kunder vllaznise flasin :D :D :D

Post Reply