Page 49 of 230
Posted: Sun, 29 Jul 2007 , 21:49
by vllaznia1919
Posted: Mon, 30 Jul 2007 , 15:57
by Admin
Ppapapap ca bahet !!!!
Se marr vesht se si dojne me afru Canin ne perfundim te fazes pregatitore.
Si ka me arrit me u koordinu me shokt e tjere te ekipit... Po forma e tij sportive si ka me ken ne te njejtin nivel me shokt e ekipit!!!!
Kta kane lujt meç, me sa duket nuk paskan pas vend ne autobuz per Canin......
Gjynah per Canin si edhe per "Canat" e tjere qe Vllaznia po i "djeg" !!!!
Ma mire ti thojne qe nuk je ne planet e Vllaznise edhe shko zgjedh nji ekip tjeter se sa me e lane pa stervitje!!!!!
Ahhhhhh si nuk msunen ihere kta drejtusat tone qe kaq shume "bertasin" per modernizim dhe europianizim te futbollit shqiptar!!!!!
------------------------------
Kuqeblute, sot drejt Nikshiqit
Skuadra shkodrane do te niset sot paradite drejt Malit te Zi, per t’u sistemuar ne kampingun e Nikshiqit, ku do te pergatitet per tri jave. Ne listen e paraqitur nga Josa te ben pershtypje se ka mbetur jashte saj Nevian Cani, futbollistit i ri, per vlerat e te cilit vete tekniku ishte shprehur me fjalet me te mira gjate sezonit te kaluar. Dhe, si per ironi, ne ndeshjen e fundit stevitore, perpara nisjes per ne Nikshiq, Cani luajti mjaft mire, madje, arriti te shenoje nje dopiete dhe u duatrokit nga te pranishmit. Megjithate, nga sa thuhet, gjate diteve ne vazhdim do te kete levizje te tjera drejt Nikshiqit. Disa prej atyre lojtareve, nga kontigjenti i Vllaznise se vjetshme, qe kane mbetur ne Shkoder, thuhet se jane lene per t’u krijuar hapesire te huajve qe do te provohen, ndersa nuk perjashtohet mundesia qe ata te rithirren ne grumbullim.
Sport Ekspres
Posted: Mon, 30 Jul 2007 , 19:37
by vllaznia1919
Posted: Mon, 30 Jul 2007 , 21:58
by GOLDIAN
o valter o valter pse canin spo e merr
spo e marr se sma ndez kuadron
pres delainin me leandron
Posted: Mon, 30 Jul 2007 , 22:02
by vllaznia1919
Hahahahahahahahahahahahahahahha!
Posted: Tue, 31 Jul 2007 , 10:59
by PARTIZANI
gjynaf me i heq lojtaret e rinj

Posted: Tue, 31 Jul 2007 , 11:33
by Admin
Ehhhhhhhh maj naqe.
Ne rrijme e diskutojme per nji akademi te Vllaznise, e kta i largojne te rinjt e Vllaznise....
Aq ma teper ku para disa kohve presidenti ka shpreh interesim per moshat e Vllaznise si edhe ka thane qe tranjeret e ekipeve zingjir do te paguhen prej klubit dhe ja prej prinderve te lojtareve!!!
Posted: Tue, 31 Jul 2007 , 11:48
by Admin
Ja nji lajm interesant qe mbron interesat e ekipeve qe formojne lojtaret.
Ky rregull besoj se ka me ndihmu ne rritjen e cilesise te stervitjes se ekipeve zingjir, ka me ndihmu edhe ne interesimin e ekipit te te rritunve per te investu tek ekipet zingjir.
Nga ana tjeter ne nji fare menyre, kjo gja besoj se ka me penalizu lojtaret e rinj te cilet nuk kane me shfaq te dhana te mira, pasi nqs nuk gjen hapsire tek ekipi i te rritunve, atehere mundesi qe te trasferohet tek nje ekip tjeter do te jete me e vogel.
------------------------
Rregulli i UEFA-s për të rinjtë, klubi mëmë 900 euro për çdo lëvizje
Ky është vendimi më i fundit që ka marrë sektori i garave në Federatë, i cili bazohet në orientimet që ka dhënë UEFA në kuadër të përmirësimit të strukturës së kampionatit dhe mbarëvajtjes së futbollit në tërësi. E thënë ndryshe të gjitha skuadrat shqiptare që kanë marrë lojtarë nën 23 vjeç, duhet t'ju paguajnë klubeve ku janë formuar këta futbollistë një shumë prej 900 eurosh, ndonëse lojtarin mund ta kenë marrë nga një skuadër tjetër. Rasti më i fundit është ai i Jahmir Hykës, që u transferua te Tirana. Mesfushori i Kombëtares është formuar te Dinamo si lojtar dhe kampionët do të jenë të detyruar që t'i paguajnë bluve një shumë prej një 1.1 milionë lekësh të vjetra. Të tjera raste të ngjashme janë edhe ato të Tefik Osmanit, ku Partizani duhet t'i paguajë Skënderbeut, apo Dinamo që duhet t'i paguajë Partizanit për Sabino Plakun. Drejtuesit e nuk e kanë sqaruar në detaje këtë kërkesë, ndonëse ajo është tejet e rëndësishme për lëvizjet e kësaj vere, ku një pjesë e mirë e futbollistëve që kanë ndërruar skuadër kanë qenë nën moshën 23 vjeç.
Posted: Tue, 31 Jul 2007 , 12:04
by Admin
Posted: Tue, 31 Jul 2007 , 13:59
by vllaznia1919
Posted: Tue, 31 Jul 2007 , 14:32
by GOLDIAN
nuk i ka marr se pret me ardh da magjype se me ta tash po pshtojme
Posted: Tue, 31 Jul 2007 , 15:38
by forri
Mesa duket,kena për ta pas stolin e rezervave" Tull" sivjet!
Posted: Tue, 31 Jul 2007 , 19:32
by vllaznia1919
Posted: Thu, 02 Aug 2007 , 02:05
by Admin
Vllaznia njihet me Nikshiqin
Ekipi i Vllaznisë dje pasdite ka zhvilluar seancën e parë në qytetin malazez të Nikshiqit. Ekipi mësohet të jetë sistemuar në kushte teje komode në hotelin “Onogost” të këtij qyteti. Ajo që mësohet është që kushtet në qytetin malazez, duke filluar nga dhomat e deri te fushat e stërvitjes janë ndër më të mirat që mund të shpresoheshin për të zhvilluar një fazë përgatitore sa më të mirë. Ekipi mësohet se është akomoduar në një prej hoteleve më të mira të qytetit. Gjithçka, të paktën në ditët e para, për ekipin kuqeblu, ka shkuar sipas parashikimit. Ndërkohë, ajo që mësohet është se ekipi deri tani ka zhvilluar vetëm nga një seancë stërvitore në ditë. Ndërkohë mësohet se tekniku Josa ka dhënë e programin javor të punës së kuqebluve. Ajo që mësohet është se ngarkesa nga dita e sotme do të ketë një rritje graduale të ngarkesës. Ekipi mendohet të kryej nga dy seanca në ditë. Deri tani pranë kuqebluve atmosfera duket teje e mirë, ku gjithçka duket se po shkon pikërisht, ashtu siç është programuar nga drejtuesit e ekipit kuqeblu. Nga sa mësohet, deri tani, për këto dy ditët e para, në ekipi ende nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket afrimeve apo emrave që mund të vijnë në provë pranë ekipit.
Panorama Sport
Posted: Thu, 02 Aug 2007 , 13:16
by vllaznia1919
Posted: Thu, 02 Aug 2007 , 15:43
by forri
Mos !
Edhe kjo na duhej!!
Na mbetën në Nikshiq,më duket

Posted: Thu, 02 Aug 2007 , 16:17
by GOLDIAN
pse a ka nenji qe e pin prej tyne a

Posted: Fri, 03 Aug 2007 , 14:03
by vllaznia1919
Posted: Fri, 03 Aug 2007 , 18:29
by Admin
Të shtunën, ndeshje ndaj Sutjeskës
Ekipi shkodran ka zhvilluar këto ditë nga dy seanca stërvitore në ditë. Sipas burimeve pranë klubit kuqeblu, në qytetin e Nikshiqit ekipi po zhvillon një përgatitje në të gjitha aspektet. Gjendja e Vllaznisë në këto ditë të para të kësaj përgatitoreje është tejet e mirë. Ekipi po zhvillon seancat në fushën e blertë, por edhe vrapime në kodrat përreth. Ndërkohë, që mendohet që përveç seancave stërvitore të ketë edhe një takim miqësor, i cili mund të vlejë shumë për teknikun Josa, për të parë pikërisht aty ku duhet goditur, si edhe për të saktësuar ndoshta edhe lojtarët që mund të jenë në provë. Nga Nikshiqi bëhet e ditur se drejtuesit e kuqebluve kanë programuar një takim miqësor me një skuadër vendëse, ndonëse emri i saj nuk bëhet i ditur. Megjithatë, ka shumë gjasa që Vllaznia të përballet me skuadrën vendëse të Sutjeskës, pjesëmarrëse në ligën e parë malazeze. Ajo që vlen për t’u theksuar është mikpritja e presidentit të kësaj skuadre ndaj ekipit shkodran, e cila është vënë re që në ditën e parë që kuqeblutë kanë zbritur në Nikshiq.
Panorama Sport
Posted: Fri, 03 Aug 2007 , 21:36
by GOLDIAN
po leandro me delainin hala serdhen a
e cdojne me na shkaterru me mendt e kres
nje mije here baj be sdu me e ndjek ma ekipin po ste len zemra