Page 49 of 125
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 00:10
by fpjalmi
HALIL.
MOS IA FUT KOT SE SHIHET SHUM QARTE SE SI ASHT PUNA.
me elbasanin ne kampionat dhe kupe ,pse po te duket e quditshme kur ti e din mire se je kryesori qe ke ble ndeshjen
sa per lojtare qe ke ti te tirana dhe qe thu jan ma te miret e kampionatit mos ia fut kot se te tan e dim se cfare lojtaresh ka vllaznia
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 00:11
by fpjalmi
Trajneri bardheblu i trembet vetëm euforisë, pavarësisht se nuk shikon shenja vetëkënaqësie te futbollistët e tij
Nuk është si dy vite më parë, kur të dyja skuadrat kishin të njëjtin qëllim, fitimin e titullit kampion, megjithatë rivaliteti mbetet i njëjtë. Tirana Elbasani i ka dhënë gjithmonë tonin kampionatit, duke tërhequr vëmendjen e opinionit futbolldashës në vend. Në këtë sezon pozitat janë krejt të ndryshme: Tirana renditet e para dhe synon titullin, ndërsa Elbasani është përqendruar te Kupa e Shqipërisë. Për trajnerin Agustin Kola, Elbasani është ndeshja e radhës, që jo vetëm nuk mund të nënvlerësohet, por ka edhe një shkallë më të lartë vështirësie. “Unë i llogaris ndeshjet njëra pas tjetrës dhe nuk shikoj kundërshtarët.
Qëllimi është të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Elbasani ka lojtarë tepër cilësorë, që do të thotë se është e vështirë t’i mundësh. Kanë pasur problemet e tyre, duke pasur parasysh atë që ka ndodhur me presidentin Laze, por gjithsesi mbeten skuadër e vështirë. Unë nuk e shikoj Elbasanin nga renditja, por nga kontigjenti i lojtarëve. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ka investuar shumë për skuadrën, ka afruar disa lojtarë mjaft të mirë, prandaj e them që është një ndeshje e frikshme. Pra, për mua është po ai Elbasan që ka rivalizuar gjithmonë me Tiranën vitet e fundit”, ka saktësuar kreu i pankinës bardheblu.
Tirana vjen nga pas një fitoreje me mjaft vlera me Besën, çka tregon formën e mirë të futbollistëve. Kontigjenti është i plotë dhe nuk ka të skualifikuar apo të dëmtuar, për të mos i llogaritur për Elbasanin. Kola pranon momentin e mirë të Tiranës, por nga ana tjetër thotë se në asnjë rast nuk mund të thuhet se Tirana ka arritur formën më të mirë. Për Kolën gjithmonë ka diçka për të përmirësuar.
“E mira në një skuadër nuk ka fund. Gjendja e ekipit duket shumë e mirë, lojtarët kanë bërë maksimumin në stërvitje, por përsëri ka gjëra për të rregulluar. Pastaj, futbolli është i tillë, që mund të paraqitesh keq edhe pse mendon që je në formë të mirë. Shembulli i freskët është ndeshja e kombëtares sonë me Maltën.
Të gjithë mendonim se do ta kishim të lehtë, që do të merrnim kollaj tripikëshin, por realiteti doli ndryshe, shyqyr që nuk humbëm. Kjo është arsyeja pse duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mos mendojmë se ia hodhëm për gjithçka. Tirana nuk duhet të nënvlerësojë asnjë kundërshtar, Elbasanin jo e jo”, ka vijuar më tej Kola. Çfarë e bën Kolën të ketë frikë nga Elbasani, kur Tirana ka katër ndeshje radhazi që fiton? Asgjë, përveç euforisë: “Tirana ka bërë një hap të madh, duke kapur kreun, por duhet të jetë shumë e kujdesshme në çdo ndeshje. Ky grup futbollistësh është në formë, por merr pikët që i duhen, por nuk duhet të vetëkënaqet.
Frika ime ka të bëjë vetëm me euforinë, megjithëse te djemtë nuk shikoj vetëkënaqësi”. Trajneri bardheblu “zbulon” edhe sekretin e Tiranës së tij, që siç ka premtuar ai vetë, po e tregon veten pas fazës së janarit. “E kemi kapur kreun, sepse e kemi merituar të jemi të parët. Tirana ka punuar shumë për të arritur aty ku është. Është ekipi i vetëm që nuk ka bërë asnjë ditë pushim. Që kur jemi kthyer nga faza përgatitore, jemi stërvitur çdo ditë. Tri herë në javë kemi bërë dy seanca, pra, përveçse në “Skënder Halili”, jemi stërvitur edhe në palestër apo në fushat e kalçetos. Vendi i parë është pikërisht rezultat i punës dhe i sakrificës”, ka përfunduar Agustin Kola.
Adi Metaliu
“Ndryshimet, për të balancuar forcat”
Kola ka shpjeguar në detaje lëvizjet në formacion, qëllimin e tyre dhe rëndësinë për të bërë rotacion: “Në ndeshjen e fundit Osmani dhe Muzaka kanë qëndruar në stol, por jo sepse janë dobët. Vendimi im ka të bëjë me balancimin e forcave. Një futbollist nuk luan në një ndeshje, por do të jetë 100% i aftë për ndeshjen tjetër. Kampionati nuk është një apo dy ndeshje. Të gjithë lojtarët do të shfrytëzohen për qëllimin final, fitimin e trofeve.
Në Kavajë, në pjesën e dytë, kam hequr nga loja Xhafajn, që shënoi golin e parë, duke e zëvendësuar me Muzakën. Xhafaj po luantë shumë mirë dhe mund të shënonte përsëri, se kishte shumë minuta lojë, por mendova të aktivizoja një lojtar që do të jepte edhe ai 100% të mundësive të tij. Pra, gjithçka është bërë për të balancuar forcat, që Tirana të jetë e freskët në çdo ndeshje. Në këto raste nuk bëhet fjalë për hatërmbetje, por për të mirën e skuadrës. Dhe më vjen mirë që të gjithë çunat më kanë kuptuar. Ndeshjet e kampionatit kanë specifika të veçanta, prandaj unë mundohem t’u përshtatem kundërshtarëve me formacione të ndryshme.”
“S’heq dorë nga loja sulmuese e Tiranës”
Stafi teknik bardheblu ka befasuar me zgjedhjet që ka bërë në ndeshjen e transfertës me Besën. Ndoshta për herë të parë në këtë sezon, tekniku Kola ka lënë në stol Gjergji Muzakën, për të rreshtuar më vend të tij Devi Mukën. Në fakt, ky spostim ka qenë i kushtëzuar nga aktivizimi që nga minuta e parë e Daniel Xhafajt. Rezultati: Gol që në minutat e para dhe dominim total i ndeshjes. Mbrojtja më e mirë është sulmi dhe këtë Tirana e ka pasur traditë. Sidomos në transfertë është shumë e rëndësishme t’i imponohesh që në fillim kundërshtarit, ndryshe i jep zemër dhe mundësi për të të ndëshkuar. Tirana luajti me dy sulmues të mirëfilltë, Xhafajn dhe Memellin, të mbështetur nga Devi Muka, që e njeh po kaq mirë sa sulmuesit portën. Kola i beson filizofisë së tij, traditë që Tirana nuk duhet ta humbasë. “Që kur kam ardhur te Tirana, kam pasur presion nga të gjitha krahët për mënyrën e lojës sulmuese. Unë kam qenë dhe jam i mendimit që Tirana duhet të luajë me dy apo tre sulmues, në raste të veçanta me më shumë dhe këtë mendim askush nuk ma ndryshon.”
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 00:12
by fpjalmi
ik moj stervine e mos ban demek se asht merita jote por gezoju presidentit halili qe po fiton kampionatin me pare .
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 00:13
by fpjalmi
Elbasani i qetë, pa presion ndaj Tiranës
Autori: Ervin Sina
Data: 20/02/2009
Version Print
Verdheblutë janë të karikuar, kështu që nuk ka ardhur asnjë presion nga drejtuesit e klubit
Elbasani do të ketë një përballje të vështirë këtë javë në “Selman Stërmasi”, ku do të përballet me skuadrën që është në vendin e parë në klasifikim. Sigurisht që tani për verdheblutë çdo ndeshje ka një rëndësi shumë të madhe, por duke qenë se kësaj radhe takimi luhet në transfertë, skuadra e drejtuar nga trajneri Faruk Sejdini është disi më e çliruar nga ana psikologjike në ndryshim nga vendësit, që synojnë të mbajnë vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Drejtuesit dhe lojtarët verdheblu nuk ndihen shumë të shqetësuar para kësaj sfide, për më tepër që Tirana do të jetë një kundërshtare që do të shihet edhe në vijim në përballjet e Kupës së Shqipërisë. Megjithatë, verdheblutë janë munduar që të paktën të heqin “qafe” presionin e jashtëm, që mund ta bllokojë sërish ekipin edhe në këtë 90-minutësh. Nga drejtuesit e skuadrës nuk ka pasur dhe vështirë se do të ketë një ultimatum për këtë ndeshje dhe skuadra do të kërkojë të marrë ç’të mundet në këtë ndeshje. Me këtë ide janë edhe sponsorët e skuadrës, të cilët vazhdojnë të mos jenë pro ideve të vjetra, të cilat në rast dështimeve të ekipit, fillonin fushatën e gjobave dhe paralajmërimeve. Drejtuesit e Elbasanit kanë vendosur ta lënë të qetë kontigjentin e lojtarëve, duke i dhënë kompetenca edhe më të mëdha trajnerit Faruk Sejdini, i cili duhet të bëjë edhe vlerësimin e situatave në bazë edhe të ecurisë së ekipit dhe pikëve që do të merren nga ndeshja në ndeshje. Edhe java stërvitore deri më tani ka qenë shumë e qetë dhe skuadra thuajse është e plotë para një ndeshjeje me rëndësi si ajo në kampionat kundër Tiranës. Kuptohet, problemi i vetëm është menaxhimi i energjive të lojtarëve dhe i organikës së futbollistëve, duke qenë se të mërkurën ndeshja e parë në kupë kundër Tiranës është po kaq e rëndësishme sa edhe pikët që duhen për kampionat. Megjithatë, Elbasani ka alternativa të shumta, si në mbrojtje, edhe në sulm për të përballuar dy ndeshje kaq shumë intensive në pak ditë, edhe pse në të dy rastet është e ndaluar që stafi teknik i Elbasanit të eksperimentojë. Presioni i vetëm ndaj ekipit të Elbasanit në këto momente vjen nga tifozët verdheblu, të cilët me të drejtë pohojnë se duan një reagim të fortë kundër Tiranës, me të cilën përballjet janë më shumë një çështje krenarie sesa trampolinë për arritje objektivi. Megjithatë, duke analizuar me kujdes cilësinë e lojtarëve të Elbasanit dhe faktin se kemi të bëjmë me një numër të madh lojtarësh me eksperiencë, kuptohet që në këtë drejtim qetësia në ekip dhe ruajtja e ekuilibrave gjatë 90 minutave të sfidës është e garantuar. Një nga lojtarët verdheblu, i cili e ka provuar edhe më parë shijen e përballjeve të tilla, është edhe Toni Meglenski, i cili ndaj bardhebluve shpreson që të tregojë rritje në lojën e tij dhe një ambientim edhe më të madh me skuadrën. “Mbaj mend edhe gjatë vitit të kaluar se ndeshjet kundër kësaj skuadre mezi priteshin në Elbasan. Këtë gjë e shoh edhe tani. Motivimi është i madh. Shpresoj që edhe unë të jem në një formë të mirë, pasi deri tani ende nuk kam dhënë më të mirën në ndeshjet zyrtare,” - ka thënë maqedonasi. Parashikohet që trajneri Sejdini të bëjë disa ndryshime për këtë takim, duke qenë se disa nga lëvizjet e tij të para në ekip ndaj Vllaznisë nuk kanë dhënë efekte e duhura.
Egert Kuçi, në pritje të shansit të tij
Egert Kuçi është një nga lojtarët e shumtë të mbërritur te skuadra e Elbasanit gjatë muajit janar. Futbollisti i talentuar, i dalë nga shkolla elbasanase e futbollit, luajti për pak kohë në Ballsh, ku më pas nuk u ambientua siç duhet. Lojtari si pasojë kërkoi largimin nga Bylisi, që pas shumë vështirësive, arriti të marrë lejekalimin. Lojtari është duke u stërvitur tek Elbasani, pavarësisht se konkurrenca në skuadër është e madhe. Megjithatë, Kuçi, që luan në disa pozicione në mesfushë, kërkon të ketë një shans me skuadrën verdheblu, për më tepër që cilësitë e tij teknike nuk mund të vihen në diskutim, për më tepër që lojtari është edhe në formë të mirë fizike. Lojtari ishte në stol ndaj Vllaznisë, por nuk luajti për asnjë minutë, ndërsa cilësitë e treguara edhe në stërvitje mund t’i japin mundësi Kuçit, që pse jo, të ketë shanset e veta kundër Tiranës në kupë dhe kampionat. Në fund të fundit, është një lojtar elbasanas dhe e meriton një gjë e tillë, ashtu si edhe të rinjtë e talentuar, si Hyshmeri, Gava e Kaçuli.
5 shkrimet e fundit nga Ervin Sina
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 00:14
by fpjalmi
na fiku lazja qe ra ne burg se te kishte ken ai nuk e kishte shit ndeshjen me tiranen.
ky presidenti tjeter ka nevoje per pare
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 00:15
by fpjalmi
Kampionati kombëtar, ndeshjet të shtunën dhe të dielën
Autori: editor
Data: 20/02/2009
Version Print
Java e 21-të e Superligës do të startojë të shtunën, më 21 shkurt, por gjysma e ndeshjeve të saju do të luhen një ditë më pas, të dielën. Takimi Vllaznia-Lushnja është shtyrë për të dielën si rezultat i kushteve të vështira atmosferike në qytetin verior, ku stadiumi “Loro Borici” është mbuluar nga dëbora, që shkon në një trashësi deri në 30 cm. Duke qenë se kreu i renditjes, pas javës së shkuar, u mor nga Tirana, bardheblutë do të bëjnë cmos ta ruajnë këtë privilegj, ashtu sikurse Vllaznia do të besojë tek qëndresa e verdhebluve, për t’i ndalur 23 herë kampionët në “Selman Stermasi”. Kësisoji, kryendeshja e kësaj jave pritet të jetë Tirana-Elbasani, por nuk mbetet pas edhe Flamurtari-Dinamo, që do të luhet në Vlorë, ku blutë do të tentojnë 3 pikët, për të ruajtur pozitat e kryesuesit, ndërsa vendasit kërkojnë vetëm fitoren, ngaqë e ndiejnë zonën e ftohtë të rrezikut. Në “Qemal Stafa”, Partizani do të presë Besën e Kavajës, edhe kjo një ndeshje e ethshme për pikë nga të dyja palët, të kuqtë për mbijetesë dhe kavajasit për të qenë pranë zonën UEFA. Apolonia do të presë në Fier Shkumbinin, ndërsa Bylisi në Ballsh Teutën e Durrësit. Sikurse shihet, të gjitha ndeshjet e kësaj jave mbartin në vetvete emocione dhe luftë sportive, cka e shton interesin për t’i përcjellë ato në të gjitha format e mundëshme, ashtu sic do të bëjë, si gjithmonë, edhe sporti shqiptar online. Më poshtë janë ndeshjet e kategorisë superiore dhe asaj të parë (java e 18-të), qytetet ku do të luhen, gjyqtarët dhe dita e caktuar, bashkë me lojtarët e pezulluar.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 12:56
by Miri
fpjalmi wrote:na fiku lazja qe ra ne burg se te kishte ken ai nuk e kishte shit ndeshjen me tiranen.
ky presidenti tjeter ka nevoje per pare
Kush te tha ty naqe qe Lazja asht ala ne burg?
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 14:12
by vllaznia1919
Pse ka dale a?Se kam ndi as un.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 14:39
by Miri
Me sa di une dmth nga tv-ja u tha qe ka dal.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 16:04
by vllaznia1919
Nuk e disha naqe.Se kam ndi.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 16:30
by vllaznia1919
Tirana-Elbasani 0-0 e Partizani-Besa 1-0.Kshtu kan maru pjest e para.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 17:03
by GOLDIAN
o vllazen se halili shet e blen kete ska nevoje per shume buje
po sa te sigurte jeni ju qe e paska shit ndeshjen me tiranen se kuptoj
aq ma teper qe luhet ne tirane elbasani u rrah ne lushnje e jo ma ne tirane
NUK A MIRE ME FOL KOT PERPARA SE BO ME DAL NEJ REZULTAT TJETER ATEHERE......... te merrena me vedin
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 17:28
by Miri
Tirana 0-0 Elbasani nje rrezultat shume i mire ky per ne qe neser i kemi te gjitha mundesit te ringjitemi ne vendin e pare.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 17:29
by Skodrinon
0-0 Tirana-Elbasani
Tash e kena ne dore ne me i parakalu
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 17:41
by vllaznia1919
Teshti e kena vet ne dore kampionatin.Fitore me Lushnjen edhe fitore javen tjeter ne Durrs.
Partizani ka fitu 1-0 me Besen sot!
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 17:42
by Miri
vllaznia1919 wrote:Teshti e kena vet ne dore kampionatin.Fitore me Lushnjen edhe fitore javen tjeter ne Durrs.
Partizani ka fitu 1-0 me Besen sot!
Ne kembe e kena
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 17:46
by tironsi_tr
/
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 17:54
by shv13
po tesh ca ka me thane valoja ne gazete?...u ngut me fole...ato jane muhabete tifozash neper lokale e forume po jo presidentash neper gazeta...
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 18:04
by Miri
tironsi_tr wrote:Kundershtoj
ELBONI po lun per ju!!!
Shum mire ban qe lun per ne
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 18:22
by tironsi_tr
/