Page 49 of 87

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 03:49
by fpjalmi
Kaka i paprekshem, Bekham deri ne fund te sezonit


Autori: moderator
Data: 02/03/2009
Version Print
Duket se Galiani e ka kaperdire me ne fund humbjen me Sampdorian ne Xhenova. Ne nje prononcim te tij per “Milan Channel”, Adriano Galiani ka bere te ditur se Devid Bekham do te qendroje me Milanin deri ne fund te sezonit, ndersa Kaka, pavaresisht zerave te perhapura, nuk preket. “Shpresoj t’ia dal mbane per ta mbajtur Bekhamin te pakten deri ne perfundim te ketij sezoni. Ndersa per sa i perket ceshjtes “Kaka” kam thene vetem qe Florentino Perezin e kam mik.” Galiani ka edhe nje shpjegim per rezultatet e fundit. “Nesta, Kalandze, Borrielo, Gatuzo, Kaka…besoj jane shume. Kjo eshte arsyeja pse nuk kemi luftuar per titullin kampion ne Itali.”

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 03:50
by fpjalmi
miri shkruan

E paska henger prep sot Milani

_________________________________________

e paska hanger nga samdoria :D :D :D :D

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 03:51
by fpjalmi
Toldo zgjat kontraten, me Interin deri me 2011


Autori: moderator
Data: 02/03/2009
Version Print
Francesco Toldo ka vendosur ta zgjate per me tej aventuren e tij me bluzen zikalter. Drejtuesit e Interit kane bere te ditur zgjatjen e kontrates se Toldos edhe per dy vite te tjera. Pra, deri ne vitin 2011 Toldo do te luaje per Interin. “Eshte dicka qe me ben te ndihem krenar, pasi asnje portier i meparshem i Interit nuk ka rinovuar kontraten per dy vite te tjera ne moshen 37-vjecare. Dua t’i falenderoj te gjithe ketu te Interi per besimin qe kane shfaqur ndaj meje. Do te vazhdoj te punoj edhe me shume, qe t’ua shperblej sapo te me jepet rasti. Mendoj qe do ta perballoj fizikisht dhe menderisht kete sfide. Grupi i futbollisteve me ben te ndihem me i ri dhe gjithmoine fitues”, - eshte shprehur Toldo.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:04
by fpjalmi
Roma shpërdoron,
Interi merr një pikë
Përfundon 3-3 klasikja e sezoneve të fundit të Serisë A
MARINO Dopieta e Balotelit dhe Krespo shmangin humbjen zikaltër



Sfida klasike e katër
viteve të fundit të
Serisë A, ndërmjet Interit
dhe Romës përfundon në
barazim 3-3, pas 90 minutave
të mbushura me emocione dhe
gola spektakolarë. Zikaltrit
marrin një pikë në “San Siro”
ndaj verdhekuqve, por humbasin
dy kundrejt Juventusit,
që tashmë ngushton në shtatë
pikë diferencën nga kreu.
Gjithsesi, Murinjo dhe skuadra
e tij mund të qëndrojnë të
qetë për javët në vazhdim, pasi
diferenca mbetet ende shumë
e madhe për t’u ngushtuar nga
ndjekëset. Ashtu si në vitet e
fundit, kryefjala e përballjes
mes kampionëve dhe nënkampionëve
të Italisë është spektakli.
Pavarësisht mungesave
të rëndësishme si Toti, Perrota
e Juan, Luçiano Spaleti
hedh në fushë një skuadër të
mirorganizuar, e cila kap në
befasi Interin dhe brenda 30
minutave kalon në avantazh
të dyfishtë. Fillimisht kapiteni
De Rosi me një goditje me
kokë dhe më pas Rise mposhtin
Hulio Sezarin, episode më
të cilët do të mbyllet edhe pjesa
e parë. Në 45 minutat e dyta,
këshillat e Murinjos duken t’i
kenë vlejtur kampionëve të
Italisë në fuqi, pasi Baloteli shkurton
diferencën në minutën
e 50-të. Euforia e këtij episodi
lëshon përpara zikaltrit, që
prapa lënë shumë hapësira.
Nga një gjë e tillë do të përfitojë
mesfushori i romanëve,
Mateo Brigi dhe 1-3. Kur çdo
gjë duket e përfunduar, Baloteli
do të fitojë dhe realizojë
saktësisht një 11-metërsh të
akorduar nga gjyqtari Ricoli,
ndonëse verdhekuqtë e kanë
kontestuar shumë atë. Por
nuk mbaron këtu... Roma fillon
ta ndjejë shumë lodhjen,
ndërsa Interi është më i freskët
dhe fillon të fitojë metra në
gjysmëfushën e skuadrës së
Spaletit. Minuta e 77-të, Murinjo
nxjerr jashtë fushe Dejan
Stankoviçin për veteranin
Hernan Krespo. Argjentinasit
i mjaftojnë vetëm 60 sekonda
për të gjetur ritmin e lojës dhe
golin e barazimit zikaltër.
Figo kroson dhe Hernan Krespo
është i pafalshëm me
kokë përballë portierit brazilian
të Romës, Doni. Por
s’ka mbaruar këtu, pasi në
finalen e takimit, Menez dhe
De Rosi gjejnë forcën për të
luftuar, por shpërdorojnë dy
raste të rëndësishme përpara
Hulio Sezarit. Përfundimi,
Interi humbet dy pikë ndaj
ndjekëses më të afërt, Juventusit,
ndërsa Roma, që meritonte
fitoren në mbrëmjen e
djeshme, gjithsesi ka arritur të
fitojë një pikë të rëndësishme
kundrejt Milanit, për të vazhduar
për të ndjekur objektivin
e vendit të katërt, që të çon në
Ligën e Kampioneve.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:05
by fpjalmi
DANIELE DE ROSI
“Interi tall b... me ne”



Daniele De Rosi nuk e pranon barazimin e arritur mbrëmë ndaj Interit dhe shprehet shumë polemik kundrejt
favorizimeve që gjyqtarët kanë ndaj zikaltërve: “Ne nuk zbresim në fushë për t’u tallur dhe aq më pak që të
tjerët të tallin b... me ne. Tashmë janë një seri episodesh që na dëmtojnë, dhe gjithmonë kundrejt zikaltërve.
Nuk ka ndodhur kurrë që gjyqtari të më japë shpjegime në fund të ndeshjes, por Ricoli fillimisht akordoi një
faull timin të paqenë në arastin e penalltisë së Balotelit, dhe në fund të takimit më deklaroi se nuk isha unë ai
që e kisha prekur po Mota. Interi nuk ka gisht në këtë çështje? Si mund ta them një gjë të tillë kur gjithmonë janë
vetëm ata që favorizohen. Nëse vazhdojmë kështu, Roma nuk do ta fitojë kurrë titullin kundrejt Interit, pasi kjo
gjë ndodhi fare qartë edhe në sezonin e kaluar...”, shprehet nervoz kapiteni verdhekuq, Daniele De Rosi.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:06
by fpjalmi
TRAJNERËT
MURINJO
“Fituam një
pikë të artë”
“Një pikë e artë”. Ka qenë
kjo analiza e trajnerit të Interit,
Zhoze Murinjo, në përfundim
të ndeshjes me
Romën. “Skuadra vinte nga
një ndeshje shumë e rëndësishme
si ajo me Mançesterin
në të cilën shkëlqyem,
por ndërkohë nënvlerësuam
një kundërshtar si Roma. E
pranoj faktin se pas pjesës
së parë mendova humbjen,
por skuadra u tregua e jashtëzakonshme
dhe arriti të
rikuperojë një sfidë, që nisi
shumë keq për ne. E
përsëris, ky barazim ndaj
Romës na ka dhuruar një
pikë të artë për të ardhmen
e kampionatit. Krespo, heroi
fatlum i ndeshjes? Me të
vërtetë që ka qenë me fat
sot në mbrëmje, pasi nëse
Ibrahimoviç do të ishte në
gjendje të luante, Hernan
nuk do ta kishte ndjekur këtë
sfidë nga tribuna, por
ndërkohë zbriti në fushë dhe
na dhuroi barazimin”, përfundon
Zhoze Murinjo.



SPALETI
“Interi na
vodhi 2 pikë”
Trajneri i skuadrës së
Romës, Luçiano Spaleti,
është shprehur shumë polemik
mbi arbitrimin në favor
të Interit dhe sulmon ashpër
gjyqtarin Ricoli, por në
mënyrë indirekte edhe zikaltrit:
“Unë e pashë qartë që
në momentin e penalltisë
Baloteli ishte hedhur në
zonë, ndërkohë që gjyqtari
nga shumë pranë akordoi
11-metërshin. Të gjithë kanë
televizor në shtëpi dhe
mund ta konfirmojnë këtë gjë.
Më vjen shumë keq, por këtu
duan të na marrin për injorantë
dhe sigurisht që nëse
askush nuk ngre zërin, do
të thotë se jemi me të vërtetë
të tillë. Ne e kishim mbyllur
ndeshjen, pasi Brigi na kaloi
në avantazh 3-1, por më
pas ajo penallti ndryshoi
gjithçka, pasi lodhja në këmbët
tona ishte e madhe edhe
pas ndeshjes në mesjavë.
Më vjen vërtet shumë keq,
pasi sot (dje), Interi na ka
vjedhur dy pikë të rëndësishme
për ne”.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:07
by fpjalmi
KLAUDIO RANIERI


“Fitoret në
kampionat do të
na japin forcë”


“Besojmë se kampionati do të jetë i hapur deri në
ndeshjen e fundit...”. Klaudio Ranieri dhe Juventusi
kanë ende mundësi të vazhdojnë betejën për titullin,
e cila sipas tyre do të përfundojë vetëm në sfidën e
fundit: “Edhe unë dëshiroj që kampionati të jetë i
ekuilibruar dhe ne jemi shumë të lumtur pas fitores
së të shtunës, duke pasur parasysh edhe humbjen
e sfidës në Ligën e Kampionëve. Djemtë e mi – ka
vazhduar Ranieri – kanë zhvilluar një pjesë të parë
shumë të mirë kundër Napolit, por më pas ata kanë
lënë pas nervozizmin e fillimit dhe nuk na linin hapësira.
Goli i Markizios në fund të pjesë së parë ka
qenë vendimtar, sepse mbi të ne ndërtuam fitoren”.
Xhovinko dhe Legrotalje – “Në këtë sezon ai
ka qenë i kudondodhur në fushë, por duke mos
pasur Nedved, më është dukur e arsyeshme t’i lija
atij më shumë hapësirë”. Ranieri ka bërë një koment
paraprak edhe për dëmtimin e Legrotaljes.
“Uroj që të mos ketë ndonjë gjë serioze, sepse
kemi pasur shumë të dëmtuar”.
Liga e Kampionëve – Pas dhjetë ditësh Juventusi
do të përballet sërish me Çelsin në ndeshjen e kthimit
të vlefshme për Ligën e Kampionëve: “Pavarësisht se
humbëm, ne do të japim maksimumin, sepse duhet të
dalim nga fusha e lojës të lodhur, por me kokën lart.
Vetëm kështu mund të pranojmë çfarëdolloj rezultati”.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:08
by fpjalmi
MBROJTËSI BARDHEZI

Kielini, falje
për gjestin ndaj
tifozëve të Napolit


Kielini ka kërkuar falje pas gjestit të turpshëm që
ka bërë në drejtim të tifozëve të Napolit: “Fatkeqësisht
ka qenë një ndeshje e komplikuar, me
debate të zhvilluara me arbitrat dhe kundërshtarët.
Kam gabuar dhe për këtë arsye u kërkoj
falje të gjithëve – ka deklaruar mbrojtësi i bardhezinjve
për “Sky”. – Nuk kisha ndërmend të ofendoja
asnjë. Mund ta kisha evituar këtë sjellje, edhe
pse më kishin bezdisur gjatë gjithë ndeshjes me
fishkëllimat e vazhdueshme... Doja vetëm të theksoja
se pavarësisht të gjithave, ne fituam. Më
pas mësova se dikujt i kishte ardhur keq dhe
vendosa të kërkoj falje. Në fillim të sezonit i kisha
vënë vetes si pikësynim të limitoja disa sjellje të
pahijshme, që kam bërë gjatë viteve të kaluara,
por të shtunën kanë ndodhur shumë gjëra dhe e
teprova pak. Megjithatë, dua të theksoj se këtë vit
e kam frenuar veten jashtëzakonisht”, ka deklaruar
Kielini. Më pas, mbrojtësi juventin ka komentuar
kampionatin dhe ndjekjen ndaj Interit. “E
kemi shumë përzemër fitoren e kampionatit dhe
pavarësisht se jemi pas Interit, vazhdojmë të besojmë
se kemi ende mundësi për të fituar, ose të
paktën për vendin e dytë. Fitorja me Napolin na
ndihmon shumë, sepse na jep shumë siguri për
sfidat e tjera që na presin”.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:09
by fpjalmi
Ançeloti këmbëngul:
S’jemi një ekip i plakur
“Ndihem fajtor për situatën, por mungesat kanë ndikuar”
Trajneri i Milanit konfirmon se do të qëndrojë në Milano


Karlo Ançeloti
predikon besim
dhe optimizëm,
pavarësisht paraqitjes zhgënjyese
të radhës në transfertën
e Xhenovas kundër
Sampdorias. Kjo disfatë rrit
gjithnjë e më tepër tensionin
në shtëpinë kuqezi, mbi
të gjitha edhe pas eliminimit
në mesjavë nga Kupa
UEFA. “Nuk është e vërtetë
që në skuadrën tonë nuk
funksionon asgjë. Rezultatet
na penalizojnë, gjendja e
lojtarëve nuk është nga më
të mirat, por nëse duam ta
kalojmë këtë krizë duhet të
qëndrojmë të bashkuar dhe
të qetë. Një periudhë e tillë
jam i sigurt se do të kalojë
shumë shpejt me rikthimin
e të dëmtuarve”, thekson
kreu i pankinës kuqezi.
Ndaj Sampdorias Milani
ishte inekzistent në fushë,
pavarësisht se në minutat e
fundit të pjesës së dytë u
përpoq të bënte diçka për të
barazuar rezultatin. “Ishte
një ndeshje delikate, pasi
shumë shpejt e pamë veten
në disavantazh të dy golave,
– vazhdon Ançeloti. – Në
pjesën e parë ishim më
efikasë në fushë, por padyshim
që disavantazhi na i
preu këmbët. Pësuam dy
gola me një thjeshtësi të jashtëzakonshme,
por gjithsesi
mbetem i mendimit se kjo situatë
e vështirë do të kalojë
shpejt dhe ne do të arrijmë
ta mbajmë deri në fund të
sezonit vendin e tretë”. Sigurisht,
që alibia e krizës së
Milanit janë dëmtimet e
shumta të Kakasë, Ronaldinjos
dhe Gatuzos. “Të tre
këta futbollistë kanë peshën
e tyre në skuadrën time,
megjithatë këto mungesa
nuk justifikojnë lojën tonë të
dobët. Mbase vështirësitë
tona më të mëdha janë në repartin
e mbrojtjes, ku aktualisht
një lojtar si Nesta do të
na kishte bërë shumë punë”,
thotë Karlo Ançeloti.
Dëmtimet – Flitej se Kaka
do të mungonte vetëm për
ndeshjen e derbit, mirëpo
braziliani u bë gati tri javë
që ndodhet jashtë fushave të
blerta. Po ashtu edhe për
Ronaldinjon, që nuk dihet
qartë se pse nuk stërvitet.
“Të dy këta lojtarë janë
përndjekur nga problemet
fizike, por jam shumë optimist
se të dy do të jenë në
fushë të dielën e ardhshme”.
“Do qëndroj te Milani”
– Pavarësisht situatës së
vështirë dhe zërave të
shumtë mbi largimin e tij nga
kuqezinjtë, Karlo Ançeloti
nuk e humb shpresën, por
konfirmon dëshirën e tij për
të vazhduar aventurën kuqezi:
“Mua më intereson
vetëm Milani dhe është e
kotë që media më shikon në
krye të ndonjë skuadre tjetërevropiane, apo edhe në Kombëtaren
e Bregut të Fildishtë.
Unë dua të qëndroj në
Milano. Pavarësisht situatës
së vështirë, ndihem i qetë për
sa i përket së ardhmen sime.
Këto rezultate negative nuk
më demoralizojnë, përkundrazi
më nxisin të punoj më
mirë”, përfundon tekniku i
Milanit, Ançeloti.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:10
by fpjalmi
Galiani

“Milani nuk është në shitje. Kam
biseduar me presidentin Berluskoni
dhe aksionerët mund të
rrinë të qetë: klubi nuk do t’u
shitet”. Kështu është shprehur
Adriano Galiani, administratori
i deleguar i kuqezinjve, përsa i
përket zërave që përflasin një
shtije të mundshme të klubit.
“Kam lexuar se, pas eliminimit
të së enjtes në mbrëmje, unë u
paskam thënë lojtarëve: ‘Le të
shkojmë të gjithë në shtëpi’, gjë
që nuk është aspak e vër tetë,
– ka theksuar ai. – Unë vetëm
u shpjegova atyre që për ne
është i nevojshëm kualifikimi në
ligën e Kampionëve, sepse organika
jonë është tamam për
këtë kompeticion”.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:11
by fpjalmi
Berluskoni

Ky është një moment shumë negativ
për Milanin dhe Silvio Berluskoni
e kishte parashikuar këtë
gjë, menjëherë pas eliminimit nga
Kupa UEFA, pas së cilës vjen edhe
kjo humbje me Sampdorian. “Më
vjen keq, pasi me kaq shumë
mungesa sa kemi aktualisht nuk
mund të bëjmë dot më tepër.
Fatkeqësisht, gjithë këto dëmtime
na ndodhën në një periudhë
të rëndësishme të sezonit.
Padyshim që pas kaq shumë
ndeshjesh të luajtura, të bësh
edhe pa ndihmën e një kampioni
si Kaka, bëhet tepër e vështirë.
Gjithsesi, nuk dua që kjo situatë
të shndërrohet në një ‘tragjedi’,
sepse gjatë viteve të fundit
askush nuk ka fituar sa ne”.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:11
by fpjalmi
Rajkard

Pas zërave që kanë mbizotëruar
këto ditë në “Milanelo” mbi
kontaktet e kuqezinjve me ishtrajnerin
e Barcelonës, Frenk
Rajkard, një konfirmim ka
ardhur edhe nga media spanjolle.
Sipas të përditshmes
sportive “Spor t”, tekniku holandez,
që tashmë është i papunë
që prej gati një viti, qëkur mbylli
aventurën e tij në Katalunjë,
është kandidati kryesor për të
zëvendësuar Karlo Ançelotin në
stolin e Milanit në për fundim
të këtij sezoni. Në këtë mënyrë
bie poshtë kandidatura e brazilianit
Leonardo. Kjo, mbi të
gjitha lidhur edhe me eksperiencën
e madhe të akumuluar
ndër vite nga Frenk Rajkard.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:12
by fpjalmi
ANTONIO KASANO


“Golat e mi ia dedikoj Lipit”
Asisti i katërt i Kasanos për golin e pestë të shënuar në këtë
sezon nga Pacini. Bashkëpunimi ndërmjet dy lojtarëve të Sampdorias
funksionon shumë mirë dhe dje kundër Milanit pikërisht
një pasim nga talenti barez i ka mundësuar ish-fiorentinasit
të shënojë golin e dytë. E ndërkohë Antonio Kasano, autori
i golit të parë, ka vendosur të përgëzojë shokun e tij të
skuadrës, i cili që nga momenti që ka ardhur tek Xhenoa ka
sjellë vetëm pikë dhe gola për skuadrën. “Pacini është mjaft i
zoti dhe ka shënuar shumë gola të vlefshëm për ne, – ka deklaruar
për ‘Sky Sport’. – Shpresoj që të mund të bëhet pjesë e
kombëtares, sepse është me të vërtetë shumë i mirë. Unë në
kombëtare? Nuk e di... Lipi ka deklaruar se dyert janë të hapura
për të gjithë, shpresoj që të jetë kështu edhe për mua. Nuk
është se mund apo duhet të ndryshoj, sepse unë jam kështu”.
Ish-sulmuesi i Romës dhe i Realit ka vendosur të tregojë edhe
pse i ka kërkuar fanellën Bekhamit në përfundim të sfidës me
Milanin: “Është miku im dhe është një njeri që më ka mbetur
në zemër pas Realit, kjo është e vetmja arsye”.

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:22
by fpjalmi
TË SHTUNËN
Lacio – Bolonja 2-0
Juventus – Napoli 1-0
DJE
Atalanta – Kievo 0-2
Kaljari – Torino 0-0
Palermo – Katania 0-4
Rexhina – Fiorentina 1-1
Sampdoria – Milan 2-1
Siena – Xhenoa 0-0
Udineze – Leçe 2-0
Inter – Roma 3-3

Ndeshjet e ardhshme

TË SHTUNËN
Roma – Udineze 16:00
Xhenoa – Inter 18:00
Torino – Juventus 20:30
TË DIELËN
Milan – Atalanta 15:00
Bolonja – Sampdoria 15:00
Katania – Siena 15:00
Kievo – Kaljari 15:00
Fiorentina – Palermo 15:00
Leçe – Rexhina 15:00
Napoli – Lacio 15:00

Renditja

1 Inter 26 18 6 2 47-21 60
2 Juventus 26 16 5 5 42-21 53
3 Milan 26 14 6 6 43-27 48
4 Fiorentina 26 14 4 8 38-25 46
5 Xhenoa 26 12 9 5 36-25 45
6 Roma 26 13 5 8 40-34 44
7 Kaljari 26 11 5 10 32-27 38
8 Lacio 26 11 5 10 37-37 38
9 Atalanta 26 11 3 12 31-28 36
10 Palermo 26 11 3 12 32-35 36
11 Napoli 26 10 5 11 32-30 35
12 Udineze 26 9 7 10 36-37 34
13 Katania 26 9 6 11 28-30 33
14 Sampdoria 26 8 8 10 26-30 32
15 Siena 26 7 7 12 19-26 28
16 Torino 26 5 9 12 25-39 24
17 Bolonja 26 5 8 13 27-42 23
18 Kievo 26 5 8 13 20-35 23
19 Leçe 26 4 10 12 22-41 22
20 Rexhina 26 3 9 14 21-44 18

Re: Kampionati italian

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:23
by fpjalmi
Golashenuesit

Di Vaio (Bolonja) 16
Xhilardino (Fiorentina) 15
Milito (Xhenoa) 15
Ibrahimoviç (Inter) 14
Pato (Milan) 12
Amauri (Juventus) 12
Di Natale (Udineze) 12
Mutu (Fiorentina) 12
Kaka (Milan) 11
Zarate (Lacio) 10

Re: Kampionati italian

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 05:24
by fpjalmi
Sampdoria shkaterron Interin ne kupe


Autori: moderator
Data: 04/03/2009
Version Print
Pas polemikave te shumta te trajnerit Mourinjo, Interi duhet te kishte treguar force dhe karakter ne ndeshjen e pare te Kupes se Italise me Sampdorian, por, ne fakt, deshtoi plotesisht. Ziklatrit jane mundur thelle 3-0 ne “Marassi” nga Sampdoria. Si zakonisht ka shenuar talenti Kasano, por edhe me e vlefshme ka qene dopieta e Pacinit. Ne pjesen e dyte Interi nuk ka mundur te perfitoje as nga dalje me karton te kuq te Gastaldelos.Heroi i mbremjes ka qene portieri Kastelaci, i cili e ka mbajtur te paprekur porten e tij. Me kete rezultat Interit i jane zvogeluar mundesite per te kaluar ne finale, pasi duhet te shenoje kater gola ne fushen kundershtare, sigurisht duke mos pesuar vete. Kjo eshte humbja me e thelle e Interit te Mourinjos, qe nga momenti qe ky i fundit u emerua trajner ne vend te Roberto Mancinit.

Sampdoria-Inter 3-0

Sampdoria (3-5-2): Castellazzi; Campagnaro (74’ Da Costa), Gastaldello, Raggi; Padalino, Sammarco, Palombo, Franceschini, Pieri; Cassano (85’ Bellucci), Pazzini (65? Stankevicius). Trajner. Mazzarri

Inter (3-4-3): Julio Cesar; Rivas (46? Maicon), Materazzi, Cordoba; Zanetti, Vieira, Muntari, Maxwell (60? Crespo); Mancini, Adriano, Balotelli (65? Obinna). Trajner: Mourinjo
Gjyqtar: Saccani
Shenues: 9? Cassano, 30?, 42? Pazzini
Kartone te verdhe: Cordoba, Balotelli, Materazzi, Zanetti
Karton i kuq: Gastaldello

Re: Kampionati italian

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 05:26
by fpjalmi
u ca e paska barresu samdoria interin :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

kja pra asht forca e interit :lol: :lol: ,dhe e milanit gjithashtu

Re: Kampionati italian

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 13:58
by Skodrinon
po milan ç'pune ka ktu pjalmi?
apo t'kan met hala n'mend ndeshjet e fundit te milanit me hollandezet.... :D :D

Re: Kampionati italian

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 23:13
by vllaznia1919

Re: Kampionati italian

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 23:24
by Skodrinon
e dhane edhe italiant
milan n'vend t'pare :eag: :eag: