Page 48 of 125
Posted: Sun, 08 Feb 2009 , 18:48
by vllaznia1919
Do ishte me mire qe ky veprim te behej pas ikjes se Xhanit.Sepse ajo qe po beni eshte shum gja me vlera por ne nje fare menyret perfiton edhe Xhani.
Posted: Sun, 08 Feb 2009 , 21:11
by demi
vllaznia1919 wrote:Do ishte me mire qe ky veprim te behej pas ikjes se Xhanit.Sepse ajo qe po beni eshte shum gja me vlera por ne nje fare menyret perfiton edhe Xhani.
skemi ca ti bejm vlla,se po te iki xhani sdo e benim fare se ai qe do na merrte do kishte lek vet,po zoti na denoi qa na dha xhanin president
Posted: Sun, 08 Feb 2009 , 21:30
by vllaznia1919
Hhahaha!Ishalla spo e ka shum te gjate.
Posted: Mon, 09 Feb 2009 , 02:34
by fpjalmi
Kthesa kavajase, do shihet me Tiranën”
7 Shkurt Sakaj: Na “vret” mjaft në sedër ky fillim i dobët, por Besa do t‘i rikuprojë shpejt pikët e lëna
Dy ndeshje një pikë duket një start i keq. E pohoi dje pas seancës stërvitore dhe mesfushori me përvojë vlonjat Artan Sakaj që luan të parin sezon të tij me fanellën verdhezi.
…
- Sakaj duket se ende nuk ju ka kaluar ajo mërzitje që shkaktoi humbja me Vllazninë?
Të humbësh përballë ekipit kryesues të kampionatit nuk është ndonjë “mëkat” i madh. Mëkati i vëtm që na la humbja në Shkodër është se nuk ditëm të administeronim me kujdes avantazhin e pjesës së parë, pjhesë në të cilën Besa ishte më superiore se ekipi i Vllaznisë.
- Cfarë ndikoi sipas jush te kjo humbje?
Padiskutim ajo që e “shkatërroi” përfundimisht dëshirën e Besës në Shkodër që të merte një rezultat pozitiv ishte prishja e raportit numerik për afro 25 minutat e fundit të ndeshjes. Dhe duke llogaritur edhe kushtet e vështira të terrenit, përmbysja e shifrave të rezultatit, falë edhe ngulmimit të Vllaznisë, thuajse nuk që më në “dorën” tonë.
- Dy ndeshje një pikë duken fare pak?
Eshtë një fillim vërtetë i keq po ta shohësh nga pikpamja e rezultateve. Ndërsa përsa i takon lojës, ndryshe nga ndeshja me Lushnjen që u barazua në fushën tonë 0-0, në Shkodër skuadra jonë veproi më mirë në fushë, pavarësisht atyre rrjedhimeve që përmenda më sipër mbi mënyrën se si humbëm atë ndeshje.
- Përballë një tjetër sfidë e nxehtë më 15 shkurt në Kavajë përballë Tiranës?
Eshtë padiskutim njhë nga ndeshjet që mund ta quaj “thikë me dy presa”. Por duke iu referuar ndeshjes shumë – shumë të mirë që kemi zhvilluar në fazën e parë përballë bardhebluve në kryeqytet mund të them se edhe më 15 shkurt le të mos bëjmë asgjë tjetër më shumë. Pra të luajmë me dëshirë e mobilizim maksimal për të dhënë më të mirën tonë e jam i sigurtë se kjo do të jetë tamam ndeshja e kthesës për Besën.
Posted: Mon, 09 Feb 2009 , 02:35
by fpjalmi
Posted: Mon, 09 Feb 2009 , 02:36
by fpjalmi
Shkelqim Muca, traineri i ri i Dinamos
08/02/2009 14:40
Shkelqim Muca eshte traineri qe do te zevendesoje Zlatko Dalic dhe do te drejtoje Dinamon drejt tiullit kampion.
Pas bisedimeve te shumta, drejtuesit e klubit blu kane vendosur t’ia besojne kete detyre te rendesishme nje prej figurave me te njohura te Tiranes.
Dy humbje radhazi ne derbi detyruan kroatin Dalic te largohet nga Dinamo, skuader qe tashme renditet ne vendin e trete, 8 pike larg kryesuesve te Vllaznise.
Shkelqim Muca ka drejtuar disa here skuadren e Tiranes, duke e shpallur ate kampione te Shqiperise ne sezonet 1994-1995 dhe 2006-2007.
Posted: Mon, 09 Feb 2009 , 22:33
by fpjalmi
Bardheblutë, milionerë me “xhepa të shpuar”
Problemet mes donatorëve kanë ndikuar direkt te xhepat e futbollistëve, që nuk kanë marrë rrogat e fundit
Është skuadra që ka pasur mbështetjen më të madhe financiare gjatë viteve të tranzicionit, por që nuk u është shmangur problemeve financiare për shkak të marrëdhënieve të ngrira që ekzistojnë prej muajsh mes donatorëve. “Ka pasur vonesa…”, do të shprehej Daniel Xhafaj, një nga sulmuesit bardheblu në një emision televiziv (i zënë ngushtë nga pyetja e auditorit), sikurse pranojnë nën zë të gjithë futbollistët e tjerë të Tiranës.
Futbollistët milionerë të Tiranës prej disa muajsh nuk janë paguar sipas kontratave që kanë nënshkruar dhe shkaktare e kësaj gjendjeje nuk është mungesa e financave, por kontradiktat e shfaqura kohët e fundit mes donatorëve, të cilët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për mënyrën e sponsorizimit të skuadrës.
Me sa duket, mbledhja e fundit me kryetarin e bashkisë, zotin Edi Rama, akoma nuk e ka dhënë efektin e duhur, ndërkohë që donatorët vazhdojnë të veprojnë sipas kokës së tyre. Madje njeri prej tyre, Avni Nuri, i cili nuk e ka nënshkruar kontratën me bashkinë në fillim të sezonit, ka mbetur jashtë sponsorizimit, dhe me sa duket nuk ka ndër mend të ndërrojë qëndrim për muajt e ardhshëm.
Dhe viktimat e kësaj gjendjeje të nderë janë vetëm futbollistët bardheblu, që janë paguar vetëm me një pjesë të parave që u takonin deri në këtë pikë të sezonit. Cila do të jetë zgjidhja? Vështirë te këtë konsensus mes donatorëve, të cilëve nuk u kanë mjaftuar muaj të tërë për t’i sheshuar mosmarrëveshjet.
Në lojë pritet të hyjë përsëri bashkia, që është pronare legjitime e klubi të Tiranës. Për Tiranën paratë janë: i kanë donatorët, por në rast nevoje edhe bashkia, e cila për vite të tëra ka operuar me donatorë. Problemi është si do të lëvrohen këto para. Refik Halili ka derdhur pjesën më të madhe të parave që duhen për Tiranën, por njëkohësisht ka qenë fuqiplot në vendimmarrje, gjë që ka ndikuar në zgjerimin e hendekut mes donatorëve.
Pas mbledhjes me kryebashkiakun Rama, pritej reflektimi, që jo vetëm nuk ka ardhur, por futbollistët kanë mbetur pa rroga për disa muaj. “E rëndësishme është që te Tirana nuk do të ketë krizë financiare…”, shprehje kjo e dalë nga goja e të dy donatorëve, Halili dhe Papuli, por faktet tregojnë të kundërtën.
Nëse futbollistët kanë muaj pa marrë rrogat, si mund t’ia vëmë emrin kësaj krize? Me këtë gjendje të krijuar mund t’i soset durimi Edi Ramës, kryetarit të bashkisë, i cili mësohet se u ka dhënë donatorëve që nuk do ta kishte fare problem për t’i zëvendësuar, prandaj ata duhet të gjenin konsensusin. Tirana e fushës së blertë nuk po reflekton asgjë për sa u përket përplasjeve me donatorëve. Me trajnerin Kola rezultatet kanë qenë të kënaqshme, por ndoshta jo për një kohë të gjatë, përderisa futbollistët nuk janë paguar muajt e fundit.
5 shkrimet e fundit nga Adi Metaliu
Posted: Mon, 09 Feb 2009 , 22:48
by fpjalmi
Muça: Dinamos i jap titullin dhe Kupën
“Vij te një ekip i madh, që ka objektiva të mëdha. Nuk i trembem rivalëve dhe jam gati për të nisur sfidën”, - u shpreh Muça për mediat e shumta të pranishme. Në fakt, rivalët më të mëdhenj të Dinamos nuk janë askush tjetër po Vllaznia e vendit të parë (ka 8 pikë më shumë se Dinamo) dhe ish-skuadra e Muçës, Tirana (+7 pikë nga Dinamo).
Prezantimi zyrtar i trajnerit të ri të Dinamos, Shkëlqim Muça, nuk pati një sfond 100 për qind rozë. Kjo për shkak të së kaluarës së ish-trajnerit të Tiranës. Një grup jo i vogël i tifozerisë së Dinamos, nuk e kanë pritur mirë përzgjedhjen e një njeriu nga “kampi i armiqve” të përjetshëm. Sipas tyre, Dinamo ka shkollën e saj të trajnerëve dhe nuk duhej “importuar” një teknik nga rivalët e përjetshëm kryeqytetas.
Shkëlqim Muça u prezantua në orën 15:00 të ditës së hënë në “shtëpinë blu” nga asnjë prej drejtuesve të lartë të 17-herë kampioneve, një ritual që të paktën gjatë këtij sezoni kishte ndodhur dy herë të tjera: në prezantimin e argjentinasit Marcelo Havier Zuleta e më pas me zëvendësuesin me “urgjencë” të tij, kroatin Zlatko Daliç.
Pikërisht këtij të fundit, pas 19 javëve kampionat, Shkëlqim Muça, njeriu që i dha titullin e 23-të kampion Tiranës i zuri vendin pas largimit të kroatit për shkak të dy humbjeve të dëshpëruara në derbin me Tiranën (2-4) dhe Partizanin (1-0).
Muça, i cili pas largimit nga detyra e sekretarit të Klubit të Futbollit “Tirana” (2007), kishte veshur kostumin e analistit sportiv të “Procesit sportiv” të televizonit “Top Channel”, u shpreh për mediat se kishte parë me kujdes strategjinë e Dinamos, përpara se të pranonte ofertën e presidentit Besnik Sulaj.
Në fakt, si i vetëlarguari Zllatko Daliç ashtu dhe i afruari Shkëlqim Muça, i lidh me një “fije magjike” emri i klubi të tretë kryqytetas: Partizani. Daliç u largua pas humbjes 1-0 me Partizanin (4 shkurt 2009), ndërsa Muça pas humbjes 4-1 të Tiranës po me Partizanin (2 mars 2008).
“Vij te një ekip i madh, që ka objektiva të mëdha. Nuk i trembem rivalëve dhe jam gati për të nisur sfidën”, - u shpreh Muça për mediat e shumta të pranishme. Në fakt, rivalët më të mëdhenj të Dinamos nuk janë askush tjetër po Vllaznia e vendit të parë (ka 8 pikë më shumë se Dinamo) dhe ish-skuadra e Muçës, Tirana (+7 pikë nga Dinamo).
Ish-trajneri i bardhebluve foli edhe për objektivat sezonalë të Dinamos, dy synimet madhore të kampionëve në fuqi. “Kam rënë dakord me stafin për të punuar në grup, pasi vetëm kështu mund të arrijmë objektivat tona për këtë sezon: titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Dinamo ka lojtarë të mirë dhe drejtuesit e klubit janë korrekt. Dua ta rikthej Dinamon të sukseset”.
Drejtuesit e Dinamos, me kerkesë edhe të vetë Muçës, rikonfirmuan si ndihmëstrajnerë Artan Mërgjyshin dhe Ilir Bozhiqin. Sfida e parë e Shkëlqim Muçës si trajner i Dinamos do të jetë ajo kundër Apolonisë. Skuadra fierake vjen në përballjen me bluve pas katër fitoreve rresht, çka do ta ishte një sfidë aspak e lehtë e bluve, për më tepër që Apolonia ka në stol një strateg si Esad Karishik.
E Hene, 09 Shkurt 2009
Posted: Mon, 09 Feb 2009 , 22:49
by fpjalmi
Posted: Tue, 10 Feb 2009 , 13:22
by vllaznia1919
Posted: Tue, 10 Feb 2009 , 18:30
by Skodrinon
Muça me Dinamon...... Ca bahet kshu mar vlla
Posted: Tue, 10 Feb 2009 , 20:19
by Ujku
[quote="fpjalmi"]sa i mire ku tranieri i ri i dinamos.
Po ky muca i paska marr kupen e kampionatin, per ne sla gja
ku ku cfar traniersh kane shqipri asht 9 pik mrapa e del e thot dal kampion.
Posted: Wed, 11 Feb 2009 , 00:22
by fpjalmi
Po ky muca i paska marr kupen e kampionatin, per ne sla gja
ku ku cfar traniersh kane shqipri asht 9 pik mrapa e del e thot dal kampion
________________________________________________________
ujku .hala nuk e ke kuptu ti naqe pse thote muqa ate gja A?
PO TA THAM UN PSE PRA.
don me i dal emri ne gazete si tranier i randesishem naqe se e din mir boll qe smundet me ba gja ,por don me u siguru me gjet klub tjeter kur te mbarojn kampionati se e din mire boll se deri ne fund te kampionatit asht i perjashtum nga presidenti
Posted: Thu, 12 Feb 2009 , 05:22
by fpjalmi
“Diktatori” Muça u
mbyll gojën lojtarëve
Tekniku blu do të dalë një ditë përpara ndeshjes që luhet
Dinamo/ Trajneri i ri me rregulla të reja e të forta në ekip
Trajneri i ri i Dinamos,
Shkëlqim
Muça, tashmë ka
vendosur rregulla të reja
dhe të forta në skuadrën kampione
në fuqi të Kategorisë
Superiore. Të imponuara
ndoshta nga kriza e rezultateve
të momentit, Muça,
me “diktatin” e tij, u ka
thënë “stop” intervistave të
lojtarëve në mediat sportive.
“Nuk kanë pse të dalin
lojtarët përditë nëpër gazeta,
sepse nuk përgjigjen ata
për gjendjen e ekipit. Jam
unë që përgjigjem për gjendjen
e ekipit dhe jo futbollistët,
sepse në fund të fundit,
janë punëtor. Ata nuk e
dinë se çfarë kam unë në
mendje për të bërë në stërvitje.
Kështu që nuk mund
të dalin të flasin përditë
nëpër gazeta”, ka nënvizuar
Muça për rregullat e reja në
marrëdhëniet e lojtarëve të
Dinamos me shtypin. Madje,
vetë trajneri i Dinamos,
Shkëlqim Muça, ka bërë të
ditur se do të dalë të flasë
vetëm një ditë përpara
ndeshjes, duke lënë si opsion
që do të mund të sjellë
një futbollist. Megjithatë, ky
është një lloj “diktati” ndaj
lojtarëve, të cilët jo vetëm në
periudhën e kroatit të
pankinës dinamovite,
Daliç, por edhe me trajner
të tjerë, kanë qenë të lirë për
të folur. Kanë qenë të rralla
heshtjet e shtypit, e fundit
për lojtarët pas barazimit 1-
1 me Flamurtarin. Por, edhe
pse ka krizë rezultatesh, ky
lloj stopimi i intervistave të
lojtarëve në media nuk është
zgjidhje. Të paktën te Tirana,
në kohën e trajnerit
Hafizi, kishte ditë të caktuara,
ndërsa tekniku nxirrte
dy lojtarë për të folur dhe më
pas dilte vetë për t’u deklaruar
për mediat sportive.
Ndoshta kjo do të ishte më
ideale jo vetëm për dinamovitët,
për të mos thënë nesër
që iu mbyllën dyert medieve
sportive (nuk janë pak, por
katër të përditshme sportive
që shkruajnë për Dinamon;
“Panorama Sport”, “Sport
Ekspres”, “Sporti Shqiptar”
dhe “Metropolsport”), por
edhe për vetë punën e
gazetarëve sportivë, të cilët
janë të përhershëm në klubin
blu. Duke e njohur dhe
për korrektësinë e tij ndaj
mediave, sidomos asaj
vizive, kjo zgjidhje e Muçës
për t’i thënë “stop” intervistave
të lojtarëve duket se
nuk i shkon për shtat si trajner.
Sepse nuk bëhet fjalë
për një klub dosido, por për
një Dinamo, që ka histori në
futbollin shqiptar. Tifozeria
blu ka nevojë të dijë se çfarë
thonë lojtarët e jo të lexojë
shkrime të përgjithshme.
Mbetet që klubi “Dinamo”
ta rishikojë këtë vendim,
sepse s’ka arsye që futbollistëve
t’u ndalet e drejta për
të folur në mediat sportive,
aq më tepër që askush nuk
ka ndërmend të pyesë më
shumë sesa për ndeshjen që
është luajtur e atë që pret
këtë ekip, gjithnjë në bazë të
kalendarit.
Posted: Thu, 12 Feb 2009 , 05:25
by fpjalmi
ky muca tamam duket tamam diktator ne fytyre.
ka njena ane nuk e ka keq me ken diktator qe lojtaret te zbatojn urdhnat.
krahesoni tranierin muca te dinamos me tranierin josa
si me ken dreqi me engjellin
Posted: Thu, 12 Feb 2009 , 22:55
by demi
Presidenti i Shkumbinit, hyrje falas per tifozet e Partizanit
Diten e enjte, grupi nismëtar “I love Partizani” ka zhvilluar nje tubim tjeter promovues, para universitetit te Tiranes, ne sheshin “Nene Tereza”, ku kane marre pjese edhe tifoze te kuq. Ne kete tubim jane shperndare simbole te Partizanit,si logo “I love Partizani”, flamuj te vegjel dhe te mëdhenj te Partizanit, shalle te kësaj skuadre, por edhe fanella te kuqe, ne te cilat ishte e shkruar logoja e nismes te ish-lojtareve dhe tifozëve te skuadres se kuqe, “I love Partizani”. Sipas pjesetareve te grupit nismëtar, ky takim kishte karakter sensibilizues, por edhe organizues per tifozet e Partizanit, qe te ikin te organizuar te dielen drejt Peqinit, ne mbështetje te skuadres ndaj Shkumbinit. Ocelli dhe Mance pohuan mes te tjerash se presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, i ka dhene fjalen grupit nismëtar “I love Partizani” se per tifozet e kuq, hyrja ne stadiumin e Peqinit te dielen do te jete falas, shpenzime te cilat i merr persiper t’i paguaje vete presidenti i Shkumbinit ne arken e klubit te tij. Gjithashtu, Ismaili ka premtuar nje vend te veçante ne stadium, posaqerisht per tifozet e kuq. Nga ana e tij, grupi ne fjale, ka marre persiper te siguroje autobuse per tifozet e Partizanit, te cilet do te nisen ne menyre te organizuar nga Tirana per ne Peqin te dielen paradite, gje qe do te siguroje nje mbështetje morale dhe psikologjike per skuadren, ne nje transferte te veshtire, ne te cilen synohen piket, si e vetmja rruge e Partizanit per t’iu larguar rrezikut evident te renies nga kategoria. Nderkohe, skuadra ka vijuar normalisht përgatitjet per kete takim. Trajneri Duro, por edhe lojtare te tjere te Partizanit, jane shprehur optimiste se do te vijojne rezultatet pozitive edhe ne kete ndeshje, edhe pse pranojne veshtiresine maksimale te saj, referuar kundërshtarit, Shkumbinit, qe ka nje grup mjaft cilësor dhe qe nuk fal askend ne fushen e tij. (Sporti Shqiptar)
eshte tifoz me ne ky
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Thu, 19 Feb 2009 , 21:24
by Miri
Shqipëria do të përfaqësohet me 4 ekipe në Europë
Shqipëria duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të paraqitet me katër skuadra në kupat e Europës. Një skuadër do të marrë pjesë në Ligën e kampioneve, dhe 3 të tjera do të jenë pjesëmarrëse në Ligën e Europës (pasuesja e Kupës Uefa).
Ekipi ynë kampion do të marrë pjesë direkt në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve, kjo falë ngritjes së kampionatit shqiptar në renditjen europiane. Fituesja e Kupës së Republikës do ta fillojë garën nga turi i dytë i Ligës së Europës. Ndërsa, vendi i dytë dhe i tretë në kampionat da ta nisë nga turi i parë i Ligës së Europës.
Kupa Uefa dhe ajo Intertoto nuk do të ekzistojnë më duke filluar nga viti i ardhshëm.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 00:24
by tironsi_tr
/
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 21:04
by vllaznia1919
Se di.Kur te te arrijme qe te kemi 3 ekipe ne Champions atehere kemi bere diqka.
Re: Lajme nga Liga Superiore
Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 00:07
by fpjalmi
Halili-akuzave shkodrane: Tirana e fiton titullin me forcat e veta
Autori: editor
Data: 20/02/2009
Version Print
“Tirana nuk merret me pazare në kampionat, por akuzat që i bëhen asaj, janë pazotësi për ta konkurruar aty, në fushën e blertë. Të jeni të sigurtë se Tirana mbështetet vetëm në forcat e veta dhe nuk ka nevojë për mbështetjen apo kompromiset e të tjerëve. Një gjë është e qartë: Me këto akuza, që bëhen ndaj nesh nga drejtuesit e Vllaznisë, kërkohet të njolloset jo vetëm klubi, por edhe futbollistët, të cilët janë më të mirët e Superligës dhe po luftojnë në mënyrë të ndershme për t’u shpallur kampionë. Tirana ka në kontingjentin e saj lojtarët më të mirë të kampionatit dhe nuk është nga ato klube që merren me pazare, sepse nuk e bazon këtu suksesin e saj, por në investimin që ka bërë që në fillim të sezonit ”. Këto janë fjalët e donatorit të Tiranës, Refik Halili, në përgjigje të zërave për një marrëveshje mes Elbasanit dhe Tiranës, që verdheblutë të bëjnë lojën e 23 herë kampionëve në fuqi të Shqipërisë në kampionat, ndërsa këta të fundit t’i hapin rrugë klubit verdheblu në Kupën e Shqipërisë. Halili shton se ndihet keq, kur këto akuza vijnë nga Vllaznia, nga një qytet me kulturë të madhe dhe traditë të pasur në futbollin shqiptar. “Vllaznia është një skuadër me shumë traditë në futbollin shqiptar, e respektoj këtë klub, drejtuesit e saj dhe mbi të gjitha tifozerinë e jashtëzakonshme shkodrane. Dëshiroj t’u uroj suksese për pjesën e mbetur të sezonit, por nuk kam ndërmend të merrem më shumë me këtë çështje, e cila realisht më duket e rëndomtë. Klubi i Tiranës nuk është marrë asnjëherë me arbitrat dhe gjëra të tilla. Përkundrazi, mund të them se jemi ne ata që kemi vuajtur pasojat e presioneve nga jashtë në situata të tilla, – nënvizon Halili. - Problemi i Tiranës nuk janë këto deklarata dhe akuzat mediatike, por problemi më i madh është ai që ekziston brenda llojit. Jemi aq të zënë me këto gjëra, saqë nuk na mbetet kohë të merremi me ato që thonë rivalet tona. Pavarësisht problemeve që kemi mes veti, unë Tiranën e dua pafundësisht; kam investuar dhe do ta bëj këtë rregullisht, kemi lojtarë cilësorë dhe një grup shumë të mirë. Ndaj, kam besim se do ta fitojmë titullin, jo si pasojë e pazareve dhe kompromiseve, që të tjerët i kanë bërë vetë disa herë, por falë djemve tanë të mrekullueshëm, që po japin maksimumin në fushën e stërvitjes dhe në fushën e lojës.” Akuzat e shkodranëve kanë të bëjnë me një marrëveshje të heshtur mes dy klubeve, Elbasanit dhe Tiranës, sipas së cilës, bardheblutë do të vazhdojnë pa pengesa drejt titullit kampion, ndërsa verdheblutë do të lejohen nga Tirana të vijojnë të qetë në Kupën e Shqipërisë. Kjo del në pah në prag të ndeshjes së kampionatit, Tirana-Elbasani, që do të luhet këtë fundjavë, por edhe ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, mes këtyre dy skuadrave, mesjavën e ardhshme.