Page 47 of 86
Posted: Fri, 21 Nov 2008 , 22:37
by fpjalmi
v1919 shkruan.
Per pjalmin:Naqe kena mendime te ndryshme e skena me i pase kurr njisoj per Haanin por mos harro qe un flas per interresen e komtares e jo pse jam pro a kunder shtetit prej ka vjen trajneri._
__________________________________________________________
v1919.a po me shpjegon dicka nese mundesh.
shqipnia ka pas tranierat e huaj brigelin dhe bariqin .
atehere a mundesh me me than 4 ndeshjet e para qe ka ba shqipnia kur ka ken brigeli dhe bariqi.nese nuk mund te me kthesh pergjigje atehere me kthe .pjalmi te thote qe 4 ndeshjet e para qe brigeli dhe bariqi kan ba ,rezultatet jan keto .kur brigeli ishte tranier ne 4 ndeshjet e para qe kena ba kena ken mbas rusise e vendit te pare 7 pike e kena ken ne vend te parafundit. kurse me bariqin kena ken 8 pike larg vendit te pare qe ka ken rumania e kena ken ne fund dhe keto jan ne 4 ndeshjet e parta.
kurse me hanin je 2 pike larg vendit te pare hungarise e ndeshjen tjeter shkon ne vend te pare direkt.
atehere kush nga 3 tranierat jan ma te mire.
v1919.un po flas realitetin naqe dhe ti po e kupton shum mire se ky asht realiteti.nuk asht puna qe un jam hollandez dhe po flas mire per hari hanin ,por ky asht realiteti naqe.
ne mund ta lajm si te dush ti v1919,por ky asht realiteti naqe.
mandej se qa fut tranieri asht puna e tij dhe ma mire se ai nuk e din kerkush.ai e sheh ma mire se ti se cfare kualitetit ka LOJTARI E ASHT MA SPECIALIST SE TI UN MAN IN READ BLU E TE TAN NAQE,SEPSE SHIHEN REZULTATET E TIJ.
shqipnia me ndeshjen me malten po shkon ne vend te pare direkt me 8 pike per here te dyte naqe,dhe kja asht e vdekun.atehere me thuaj kush nga tranierat ka ba ma shum naqe.
naqe fol me fakte e ja ne tym.
e pash qe kishe shkru qe un e ti nuk bim dakort sepse ti urren hanin ,por ama prano realitetin naqe,se nuk po flas nej fjale te pabaze por jan vetem fakte.
te gjithe i kan ba hanit kritika per futbollistat qysh ndeshjen e pare me suedine ,po 99 perqind e tyne kan ndryshu mendim shum shpejt sepse eksperienca e tij e ka vertetu se sa nalt e ka qu shqipnine.
un e pritsha ket gja qysh se e mori hani kombetaren ,sepse tranierat hollandez kudo qe kan shku kan kualifu shtete dhe dihet se tranierat hollandez jan tranierat ma te mire ne bote naqe.
ti ke mendimin tand dhe gte rrespektoj mendimin
Posted: Sat, 22 Nov 2008 , 15:48
by vllaznia1919
Ok ok edhe un e rrespektoj te tanin.Praneju thashe qe secili ka te vetin.Ishalla don zoti e bahna kampiona botet me te.Un do te isha ma i gzumi ne bote e sme interreson prej ka asht trajneri.
Posted: Sat, 22 Nov 2008 , 16:02
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Ok ok edhe un e rrespektoj te tanin.Praneju thashe qe secili ka te vetin.Ishalla don zoti e bahna kampiona botet me te.Un do te isha ma i gzumi ne bote e sme interreson prej ka asht trajneri.
ne cfare sportit
une them po fitume me malten
gjithcka asht e mujtun
Posted: Sun, 23 Nov 2008 , 07:37
by fpjalmi
V1919.Mu nuk me besohet se shqipnia mund te kualifikohet sepse jena mesu me deshtimet e shqipnise edhe pse shqipnia gezon nji vend me ma te mirat e botes portogaline suedine dhe danimarken.
ne kete periudhe gjithmone e kena pas shqipnine ka fundi e ka parafundi sepse asht realitet dhe e dime te gjithe,dhe gjithmone kena than qe mbas 4 a 5 ndeshjesh i kena hek shpresat para kohet.
duke pa qe per here te pare mbas 4 a 5 ndeshjesh ne keto eliminatore jena ne nje pozicion si ky e duke pa qe ne ndeshjen e 5 shqipnia mund te shkojn per here te dyte ne vend te pare pse mos te shpresojm.
e thash edhe ma perpara qe 5 ndeshjet e para nuk kena pas shpresa atehere do te ishte dicka shum e bukur qe edhe nese nuk mund te kualifikona ,te pakten te dalim me nder si nji shqipni e permiresuar mjaft .
pjalmi e din shum mire qe shqipnia nuk ka shum shpresa me u kualifu edhe pse mund te gezojm vendsin e pare perseri me malten ,sepse dihet qe ndeshjet e fundit jan bomb.
ndeshjen qe vjen e kena me malten qe mund te maRRIM 3 PIKE .mandej kena hungarine qe nese mund te fitojm edhe me ta ,atehere shpresat shkojn ne 75 perqind per kualifikim,dhe atehere mud te kena edhe ma shum shpresa,dhe nuk mund te tham qe do e kena leht kualifikimin,sepse do lozim 2 ndeshje me danimarken mrend e jasht,e do lozim mrend ne suedi ,dhe do kemi portogaline ne shqipni qe do jene 4 ndeshje bomb,dhe padyshim qe te tan do shpresojm sepse danimarka portogalia hungaria do ndeshen te tana me njena tjetren dhe padiskutim qe te tana do lajn pike,dhe barazimet di ishin fantastike per ekipipin tone sepse do na interresonte.
nese ma perpara nuk kena pas shpresa me 5 ndeshjet e para me cdo tranier ,atehere do ishte shum fantastike qe edhe nese nuk kualifikona ,te pakten te jete ndeshja e fundit diqizive per shipnine ,dhe kur te hedhet shorti tjeter te jena me nje grup te lehte dhe jo bombe sikur na bjen gjithmone,sepse grupi bomb qe na bjen gjthmone asht sepse jena ne 2 vendet e fundit gjithmone.
duhet me shpresu deri ne fund sepse jena ma mire se asnji here tjeter edhe pse grupi jon quhet grupi i vdekjes,mund te jena ne surpriza e kualifikuese.te shpresojm te marrim 6 pike me malten dhe hungarine dhe atehere kena rrugen e hapur dhe mundesite padyshim do jene shum te medhaja
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 14:46
by Miri
Performanca, Shqipëria e 28-a në Evropë
Kemi mbledhur 50% të pikëve të mundshme në 2008-ën, më mirë se Portugalia e Suedia
Shqipëria rezulton mes Kombëtareve të suksesshme sa i përket progresit të bërë në lidhje me performancën e mirë gjatë 2008-ës, pasi këtë herë renditet në një pozicion më të kënaqshëm në krahasim me vitet e tjera. Kriteri i kësaj renditjeje, të botuar në faqen sportive portugeze në internet "Maisfutebol.iol.pt", është bërë në bazë të përllogaritjes së përqindjes së pikëve në krahasim me pikët maksimale të mundshme për të gjitha ndeshjet e luajtura gjatë 2008-ës. Duke parë rezultatet e të 53 skuadrave evropiane në këtë vit, Kombëtarja jonë është pozicionuar e 28-a me 50% të pikëve në shtatë ndeshje, ku ka shënuar dy fitore, tre barazime dhe dy humbje. Tabela pa dyshim është dominuar nga Spanja e vendit të parë me 97% në 15 ndeshje pa asnjë humbje (14-1-0). Pas saj, vjen Anglia e dyta dhe Holanda e treta.
Grupi 1 - Një fakt shumë i kënaqshëm për skuadrën shqiptare është se ka lënë pas saj dy nga kundërshtarët e mëdhenj në grupin 1 të eliminatoreve të Botërorit 2010: Portugalia dhe Suedia kanë pasur një ecuri më të keqe se Kombëtarja jonë për sa i përket rendimentit në vitin 2008. Portugalia ka arritur të marrë vetëm 46% të pikëve në 13 ndeshje gjatë kësaj periudhe dhe renditet e 29-a (pesë fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje). Edhe më keq ka shkuar për suedezët, të cilët renditen të 35-ët me 39% të pikëve të koleksionuara nga 14 ndeshje të zhvilluar në hapësirën e këtij viti. Suedia ka arritur vetëm katër fitore, tre barazime dhe një humbje. Një pozicion të mirë ka Hungaria: e 14-a me 60% të pikëve në dhjetë ndeshje (4-4-2). Jo keq për Danimarkën, që pozicionohet e 22-a me 56% të pikëve në nëntë ndeshje (3-4-2). Poshtë vetes kemi lënë edhe kundërshtarin e fundit në grupin 1, Maltën, e cila rezulton me një rendiment prej 18% të pikëve në 11 ndeshje (2-0-9).
Renditja e FIFA-s - Por krejt ndryshe figuron Shqipëria në renditjen e përmuajshme që publikon organi më i lartë i futbollit në botë, FIFA. Sipas renditjes së fundit, të bërë të njohur më 12 nëntor 2008, përfaqësuesja jonë shihet e pozicionuar e 86-a (410 pikë) mes Kombëtareve të së gjithë botës anëtare të FIFA-s. Po bazuar në këtë renditje, sa i përket Kombëtareve evropiane, Shqipëria pozicionohet e 38, ku i duhet të ngushëllohet se pas saj renditen vende si Austria, Gjeorgjia, Qipro, Mali i Zi, Kazakistani, Luksemburgu, San Marino, Estonia, Azerbajxhani, Malta, Andorra etj. Ky vlerësim bëhet në bazë të kritereve të tjera. Ndërsa nëse do të merrnim në konsideratë një vlerësim në bazë të kriterit: rendimenti i pikëve për ndeshje, ashtu si ai i botuar në median portugeze, Shqipëria do të mund t‘i afrohej vendit të 70, mes 100 të parëve të renditjes së FIFA-s.
Grupi 1
Sa u përket kundërshtarëve të grupit 1 të eliminatoreve të Botërorit 2010, vetëm Hungaria (e 14-a me 60% të pikëve) dhe Danimarka (22-a me 55%) renditen më mirë se ne. Pas nesh vijnë Portugalia (29-a me 46%), Suedia (e 35-a me 39%) dhe Malta (e 48-a me 18%)
Grupi 1 eliminator
14. Hungaria (60%): 10 n (4-4-2)
22. Danimarka (55%): 9 n (3-4-2)
28. Shqipëria (50%): 7 n (2-3-2)
29. Portugalia (46%): 13 n (5-2-6)
35. Suedia (39%): 14 n (4-3-7)
48. Malta (18%): 11 n (2-0-9)
Kombëtaret evropiane në 2008-ën
1. Spanja (97%): 15 n (14-1-0)
2. Anglia (85%): 10 n (8-1-1)
3. Holanda (80%): 15 n (11-2-2)
4. Ukraina (78%): 9 n (6-2-1)
5. Gjermania (75%): 16 n (11-2-3)
6. Kroacia (69%): 13 n (7-4-2)
7. Izraeli (69%): 8 n (4-3-1)
8. Turqia (66%): 16 n (8-5-3)
9. Rusia (65%): 13 n (8-1-4)
10. Italia (65%): 13 n (6-5-2)
11. Bullgaria (64%): 7 n (3-3-1)
12. Uellsi (60%): 10 n (6-0-4)
13. Letonia (60%): 10 n (5-2-3)
14. Hungaria (60%): 10 n (4-4-2)
15. Lituania (59%): 12 (6-2-4)
16. Rumania (59%): 11 n (5-3-3)
17. Zvicra (58%): 13 n (7-1-5)
18. Franca (57%): 14 n (6-4-4)
19. Greqia (57%): 14 n (7-2-5)
20. Irlanda (56%): 8 n (3-3-2)
21. Mali i Zi (56%): 8 n (3-3-2)
22. Danimarka (55%): 9 n (3-4-2)
23. Rep. Çeke (54%): 12 n (5-3-4)
24. Polonia (53%): 15* (6-4-5)
25. Islanda (50%): 12 n (5-2-5)
26. Serbia (50%): 10* (4-2-4)
27. Bosnje Hercegovina (50%): 9 n (4-1-4)
28. Shqipëria (50%): 7 n (2-3-2)
29. Portugalia (46%): 13 n (5-2-6)
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 18:24
by Man in Redblue
Miri wrote:Performanca, Shqipëria e 28-a në Evropë
Kemi mbledhur 50% të pikëve të mundshme në 2008-ën, më mirë se Portugalia e Suedia
...por me keq se Uellsi, Serbia, Greqia, Mali i Zi , bosnja..
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 18:26
by Man in Redblue
Milani e bëri Abrahamin të kërkuar
Menaxheri Mançe: Ka shumë oferta, shpejt mund të ikë
Gëzim Mançe, menaxheri i mbrojtësit nigerian të Tiranës,
Abraham Alechenu, u shpreh dje se lojtari ka pasur dhe
ka oferta nga shumë kampionate të huaja dhe një rol të
rëndësishëm për këtë luajti ndeshja që bardheblutë zhvilluan
ndaj Milanit, më 14 tetor, në “Qemal Stafa”. Sipas
tij, nigeriani shkëlqeu në këtë sfidë dhe kasetën e
ndeshjes po e ndjekin shumë klube evropiane. Me fjalë
të tjera, ai la të hapur mundësinë që mbrojtësi të lëvizë
në merkaton e janarit, pasi edhe vetë Mançe siguroi që
kontrata e tij e lejon të kalojë në çdo klub tjetër, mjafton
që ai të paguajë një qindarkë më shumë. Kuptohet, lëvizja
në këtë rast mund të bëhet duke dëmshpërblyer Tiranën.
Edhe pse Abraham është nën kontratë deri në
fund të sezonit me bardheblutë, menaxheri siguroi që
ai mund të lëvizë edhe në janar, nëse oferta është
joshëse. Ndërkohë, i pyetur në lidhje me lëvizje të tjera
që mund të bëhen në merkaton e janarit, Mançe pohon
se do të sjellë disa futbollistë, ndaj Tirana, e cila ka
nevojë urgjente për lojtarë, mund të përfitojë. Gjithsesi,
ai mohoi të ketë kontakte me drejtuesit bardheblu, edhe
pse pranoi qetësisht se ishte në “Skënder Halili” për të ndjekur jo vetëm Abrahamin.
Njeri korrekt, futbollist cilesore, mrojtes klas...do ti duhej kombetares shqiptare
Posted: Thu, 27 Nov 2008 , 20:02
by Miri
Ari Han ndodhet në Kinë për të vëzhguar Nevil Deden
Ari Han mësohet se ndodhet në Kinë për të vëzhguar nga afër mbrojtësin Nevil Dede, i cili luan prej dy sezonesh në këtë kampionat. Hani ka ndjekur nga afër Deden, i cili luante me skuadrën e tij ndeshjen e parafundit të kampionatit.
Sipas burimeve pranë lojtarit, mësohet se ai nuk ishte fare në dijeni të pranisë së teknikut të kombëtares në ndeshjen që ai po zhvillonte. Lojtari është vënë në dijeni për këtë fakt pas përfundimit të takimit nga menaxheri i Changsha Ginde, ekipi me të cilin ai luan.
Paraqitja e “ish-lojtarit” të kombëtares shqiptare në këtë takim ishte e pëlqyeshme. Tani që përfundon sezoni në Kinë, Dede përflitet se do të kalojë në kampionatin shqiptar, ku skuadrat më të mundshme për të marrë shërbimet e tij janë Elbasani dhe Besa.
Posted: Fri, 28 Nov 2008 , 08:00
by jeti
Hani ne Kine do kete shku per ndonje kieze se jan te mira shejtanet...
I rren k'to te Federates, qe po shkoj ne Kine per Futboll.
Tan e dijem se Nevil Dede nuk ban ma per Komtare, se ka ra fizikisht (Mosha ban te veden), e asht dobsu shume koheve te fundit, se hala nuk ka mesu se si hahet orizi Kinez me shkopinj...
Posted: Fri, 28 Nov 2008 , 13:50
by Miri
Rezulton i suksesshëm operacioni i Altin Lalës
Operacioni i kapitenit të kombëtares shqiptare, Altin Lala, përfundoi me sukses. Lojtari pati shfaqur probleme ne diskun e poshtëm kurrizor. Ndërhyrja kirurgjikale është kryer nga Prof. Dr. Volfgang Lanksh në Institutin Internacional të Neuroshkencës në Hanover.
Sipas burimeve pranë lojtarit gjithçka ka kaluar pa komplikacione. Altin Lala mendohet se do të qëndrojë jashtë fushave deri në përfundim të këtij sezoni.
Posted: Fri, 28 Nov 2008 , 13:56
by Miri
Kombëtarja, Ari Han i hap derën rikthimit të Dedes
Tekniku holandez vëzhgon mbrojtësin në kampionatin kinez
Nevil Dede duket fare pranë rikthimit në Kombëtare. Trajneri Ari Han ka vëzhguar nga afër mbrojtësin 33-vjeçar, që militon në kampionatin kinez, me Çangsha Ginden. Përpara ndeshjes, drejtuesi i stolit kuqezi ka biseduar me menaxherin e klubit aziatik, duke i konfirmuar se ndodhej në stadium, për të parë gjendjen fizike të ish-lojtarit të Tiranës. Gjithsesi, në përfundim të 90-minutave, Dede dhe Han nuk janë takuar, madje lojtari nuk dinte asgjë për prezencën e tij si "spektator". "Nuk e dija që Han ndodhej në stadium dhe po më vëzhgonte. Menaxheri i klubit më njoftoi vetëm pasi u kthyem nga transferta me Pekin Guoan", tha mbrojtësi për "albaniasoccer".
Udhëtimi - Vizita e Ari Han në Kinë nuk ka pasur si qëllim në vetvete vëzhgimin e Nevil Dedes. Sipas njerëzve të afërt me teknikun "tulipan", ai e kishte planifikuar prej kohësh një udhëtim në shtetin gjigand të kontinentit aziatik. "Trajneri vëzhgoi Deden? Nuk dimë asgjë rreth kësaj. Që përpara ndeshjes miqësore me Azerbajxhanin, trajneri Han na kishte konfirmuar se do të shkonte në Kinë për punë personale", pohuan burimet. "Duke qenë se nuk ishte një çështje pune, askush nuk është interesuar për itinerarin gjatë qëndrimit të tij në këtë vend. Madje, as ai vetë nuk ka thënë se do ta shfrytëzonte këtë rast për të vëzhguar lojtarë për ekipin përfaqësues". Kjo është hera e parë që Ari Han sheh në aksion mbrojtësin "veteran": ai ka udhëtuar edhe më parë drejt Kinës, por asnjëherë nuk ishte interesuar për Deden.
Kombëtarja - Pasi ka mbetur i zhgënjyer nga survejimet në Kategorinë Superiore, nuk përjashtohen mundësitë që Han të mendojë rikthimin e lojtarit 33-vjeçar në Kombëtare. Kjo duke parë edhe periudhën shumë delikate të Kombëtares përpara sfidës së 11 shkurtit me Maltën. Tri pikët në këtë përballje janë të detyrueshme, por Shqipëria rrezikon të paraqitet me formacion të përgjysmuar. Shkak janë bërë dëmtimet e disa prej lojtarëve titullarë. Altin Lala është operuar nga hernia diskale dhe prezenca e tij është në dyshim, Arjan Beqaj ka probleme të vazhdueshme me gjurin, ndërkohë që forma fizike e Erjon Bogdanit nuk ofron garanci. Vëzhgimi i Nevil Dedes lidhet edhe me një ndryshim në taktikën e skuadrës kuqezi, ku Debatik Curri mund të spostohet në mesin e fushës. Kualiteti i 24-vjeçarit në këtë repart u konfirmua në miqësoren me Azerbajxhanin. Megjithatë, përpara se Currit t‘i lihet "rrugë e lirë", që të kontribuojë në fazën ofensive, më parë duhet gjetur një zgjidhje për plotësimin e qendrës së mbrojtjes. Këtu futet në skenë Dede, që me kualitetin dhe eksperiencën e tij, mund të rreshtohet përkrah shkodranit Elvin Beqiri.
Posted: Fri, 28 Nov 2008 , 18:37
by GOLDIAN
e per ca i duhet rikthimii dedes keij gamarit tone
ne vend me gjet nej talent den me marr deden ne kampioant kine
e tmerrshme
Posted: Fri, 28 Nov 2008 , 18:49
by jeti
Hani shkon ne kin per qef, Dede i ka la durt me Komtaren.
Posted: Fri, 28 Nov 2008 , 19:07
by Admin
O fajin se ka Haan po e ka fajin Federata jone me ne kry Duken !!!
Para disa javeve Duka dhe Dede kane shkemby mesazhe urimit si edhe i kane ba elozhe njeni-tjetrit!!! ku Duka ishte shpreh qe Dede nuk asht lane ne harrese!!!
ktu gjeni lajmin:
http://albaniasoccer.com/al/Lajme/legji ... njeri.html
Posted: Fri, 28 Nov 2008 , 20:49
by jeti
Jemi miljiona vjet Diriti larg, per sa i perket te managjimit profesional ne ekipin Kombtar.
Keto veprime "Amatore" na kan Demtu gjithmone si ekip kombetar, dhe kjo eshte edhe arsyeja se pse nuk mund te ecin perpra Kombtarja.
Posted: Fri, 28 Nov 2008 , 21:49
by Man in Redblue
nuk begenis me dal nbahce t'hollandes, ne gjermani me pa Mavrajn, e niset nkine me pa nji lojtar qe esht ne fund te karrieres...
turp ti vijn Hanit, FSHF e te tan atyne qi kan gja ne dore dhe nuk hapin gojen perpara ksaj poshtersije dhe tallje me ndjenjat e tifozave kuqezi dhe me paret, qi merr nga taksat e shqiptareve qi lajn jeten neper minierat e bulqizes.
Pjalmi, kisha pas deshire qe njihere ta kritikosh Hanin,
OK asht tranier i madh, dhe ka arrit rezultate sensacionale me kombetaren, por asht gjithashtu arrogant, dhe i paftyre dhe ne kyt menyre po i ban dem kombetares ne planin afatgjate.
Posted: Fri, 28 Nov 2008 , 22:19
by GOLDIAN
lene mar pjalmin
po vllaznia 1919 qe asht ba si bodiguard i haanit
as nuk e shan ma hic
o v1919 si te duket dede per ne malte
Posted: Fri, 28 Nov 2008 , 23:10
by Admin
Haan shkan atje ku i thet FSHF-ja .......
Ne kete rast sma merr mendja se e ka fajin komplet Haan...
Posted: Sat, 29 Nov 2008 , 03:36
by fpjalmi
man in read blu shkruan
Pjalmi, kisha pas deshire qe njihere ta kritikosh Hanin,
OK asht tranier i madh, dhe ka arrit rezultate sensacionale me kombetaren, por asht gjithashtu arrogant, dhe i paftyre dhe ne kyt menyre po i ban dem kombetares ne planin afatgjate.
_____________________________________________________
man in read blu .asht e vertete qe asht shkru njashtu por jane gazeta naqe.nuk ma han mendja kurr qe han do ta marrin deden ne mbrojtje .
han po ban ekip te ri e nuk me shkon mendja kurr qe do ta marrin deden.
gazetat jan rrena naqe ,e nese te kujtohet se qa pat shkru per zadrin dhe mavraj dhe han doli kundra qe nuk i kam than un por tha da njerez te fshf jan shpif.
pra red blu nuk ke pse me i besu ma gazetave se gazetaret jan te paftyre dhe besoj se i njohim te tan rrenat e gazetareve.
nese me kombetaren do ta shohim deden ,atehere do ti tham shum gabim dhe do ta kritikosha shum ,kurse lajmeve nuk i besoj aspak naqe ,po nuk e pash me syte e mi.
Posted: Sat, 29 Nov 2008 , 22:16
by vllaznia1919
Dede ka me u kthy naqe ne komtare ta siguroj un.Edhe tregon se qfare pislleqesh bahen ne komtaren tone te dashtun.