Page 47 of 125

Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 21:15
by vllaznia1919
Liridon Leci ka mohu qe e kan perjashtu.
Nji pytje kam:Pse ka lujt sot Tirana????? 8) 8) 8) 8)

Un pashe pjesen e pare vetem dhe bashkohem me mendimi qe ishte neshje e but shum.

Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 21:27
by GOLDIAN
shv13 wrote:tirana fitoi sot po ishte ma se e pritun kjo fitore...te dyja javen tjeter kane ndeshje t vshtira jashte ne elbasan na e tirana ne kavaje...ne kto jave qe kane mbete s ma merr mendja t kene ma shkputje t mdhaja po te dyja do jene afer...ishalla s ka me pase matrapazlleqe e t bahet lufte sportive e paster...e n fund mandej ishalla e fusim n xhep kampionatin per t 10-en here...PARA VLLAZNIA!!
per ca e ka tirana ndeshjen e veshtire ne kavaje ma vlla?????
ata na akuzune ne se fitume me 9 lojtare po harrojne se ita dy qe dolen me te kuq skane me i lujt kunder tyne
dhe jane dy lojtare me peshe ne ekip
MANCAKU DHE VELIAJ
na ne elbasan e kena te veshitre sidomos tash qe ata hupen ne lushnje
ku ka mundesi te ikun josa
dhe trajneri i ri qe do vijne kuptohet ne premiere ndaj kryesusve den ma te miren
kunder ndehsjes me peqinin e kam dhane pergjigjen teme qysh dje skam nevoje me e komentu sot

Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 21:30
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote: Nji pytje kam:Pse ka lujt sot Tirana????? 8) 8) 8) 8)
nese kam drejte mu pergjigje po pergjigjem
puna komtares ne vend me lujt nje dite para me ken lojtar me pas nje dite ma shume pushim losin nje dite mrapa :shock:

Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 21:34
by Skodrinon
fpjalmi wrote: Bosi i Besës gjobiti edhe me 50.000 lekë mesfushorin sulmues Bledar Mancaku, ky i fundit shënoi golin e vetëm për Besën, por dhe u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari i takimit Lorenc Jemini.
Sa t'lezetshem kta drejtusat e Beses. Dalin ne tv tu u anku se simas tyne i ka nxjerr kot me karton te kuq arbitri 2 lojtar, masanej i gjobisin.
Nqs i ka nxjerr jashte arbitri padrejtsisht, dmth se uk kan faj. Pse po i gjobit pra?
Kta nuk din as me ba demek mar zot

Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 21:36
by GOLDIAN
KKB e ka ba ate pune me kriju rremuje qe ta et tirana gati ndeshjen javen qe vjen

Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 21:44
by vllaznia1919
A ka nevoje me ju thane qe keni te drejte ne ata qe that????

Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 21:48
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:A ka nevoje me ju thane qe keni te drejte ne ata qe that????
thuje cili ka ma drejte se KKB sme beson se une kam ma drejte :lol:

Posted: Thu, 05 Feb 2009 , 21:52
by vllaznia1919
I treti. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 07 Feb 2009 , 16:02
by Miri
Shkarkohet nga detyra Mirel Josa

Mirel Josa nuk do të jetë më trajneri i ekipit të Elbasanit. Vendimi për lirimin e tij nga detyra është marrë nga Asambleja aksionere e Klub Futboll Elbasanit e cila ka bërë të ditur vendimin për media.

Edhe pse ende asgjë nuk është bërë e ditur zyrtarisht, shkak i largimit nga detyra të Josës duke se mbetet humbja e Elbasanitme Lushnjën. Josa firmosi për Elbasanin në Gusht të vitit 2008.

Posted: Sat, 07 Feb 2009 , 16:06
by Miri
Tesh po gjeni tranjer ma te mire se Josa po hajt se e keni per terezi.

Posted: Sat, 07 Feb 2009 , 16:07
by Miri
AAAAA paskeni marr Farukun aaaa
:( :(

Posted: Sat, 07 Feb 2009 , 16:28
by vllaznia1919
:lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 07 Feb 2009 , 18:06
by fpjalmi
me vjen keq per josen .

me ca flitet tranieri i ish partizanit qe spo me kujtohet emri doka me e marr.

Posted: Sat, 07 Feb 2009 , 18:33
by fpjalmi
“Nuk doja të ikja nga Elbasani... dua Dinamon”
7 Shkurt “Nëse më ofrohet një shans te kampionët, nuk do e refuzoja”

Mirel Josa rrëfen divorcin e imponuar me skuadrën verdheblu



Një ditë pasi trajnerit të mirënjohur, Mirel Josa, i ishte komunikuar lirimin nga detyra e trajnerit të Elbasanit ai është rishfaqur i qetë në ambientet e klubit verdheblu. Josa si zakonisht është takuar me sekretarin e këtij klubi dhe menaxherin e ekipit, me të cilët ka shkëmbyer mendime rreth zhvillimeve më të fundit në ekipin e Elbasanit. Në një intervistë për gazetën "Sport Ekspres", Mirel Josa, tregon peripecitë që shoqëruan atë në punën si traner i verdh e bluve dhe prapaskenat që e larguan nga ky post. Ai tregon se pengu i vetëm që ka si ish trajner i Elbasanit është fakti që, ai gjatë kohës që ishte në krye të verdhebluve nuk mori asnjë lloj kënaqësie në punën si trajner për një kohe të gjatë. Gjithashtu, Josa, ka shprehur edhe gadishmërinë e tij për t’u bërë trajneri i Dinamos, pas dorëheqjes së trajnerit Zllatko Daliç. Ai është shprehur i gatshëm për t’u bërë dinamovit, në rast se do të ketë kontakte nga presidenca e Dinamos.

...

- Në mënyrë krejt të papritur ka ardhur lirimi juaj nga detyra që u ishte besuar në fillim të këtij edicioni. Cili është komenti juaj pas këtij “divorci” të imponuar...?

- Nga detyra e trajnerit të Elbasanit jam liruar në një moment kyç për të ardhmen e këtij ekipi. Por, dua të theksoj në mënyrë të qartë për të gjithë opinionin sportiv që lirimi im nga kjo detyrë ka ardhur pas një vendimi të marrë nga drejtuesit e skuadrës dhe asnjëherë si rezultat i një kërkese për dorëheqje nga ana e ime. Ky largim i imi nga detyra e trajnerit të verdhebluve erdhi pikërisht atëherë kur ishte zhvilluar një merkato cilësore. Për mendimin tim pikërisht atëherë kur Elbasani pati një farë hopi në drejtim të nivelit të lojës. Zhvillimi i një merkatoje të shoqëruar me emra të njohur të futbollit shqiptar i riktheu ekipit jo vetëm qetësinë e humbur, por edhe ambicien për të guxuar të synonte për rezultate sa më pozitive. Puna ime gjatë kësaj kohe ishte e ndërtuar pikërisht mbi bazë të prurjeve të reja në ekip dhe është me rëndësi që të theksoj se ky kontigjent futbollistësh, ende nuk kishte arritur atë formë që ne pretendonim. Mirëpo, vetëm e vetëm sepse në Shqipëri i kërkojnë arritjet me imponim dhe në mënyrë të menjëhershme, ne mbetemi këtu ku kemi mbetur. Një gjë të tillë mesa kuptohet e kanë kërkuar edhe nga unë, pavarësisht se Elbasani u rindërtua pothuajse nga e para. Në një moment kur të gjithë për herë të parë që nga fillimi i kampionatit e ndjenim veten të çliruar nga ankthi dhe stresi, që na ishte krijuar për shkak të problemeve që kaloi ekipi, vjen “divorci” i imponuar. Kjo nuk është ndonjë hata e madhe pasi për mua është hera e pestë që lirohem nga detyra e trajnerit të një ekipi të Superligës.

- Cili është pengu juaj në mbylljen e parakohshme të karrierës si trajner i Elbasanit?

- E para që dua të them, është fakti se puna për një kohë të gjatë tek Elbasani nuk ka qenë e lehtë, për vetë problemet që kaloi klubi gjatë gjysmës së parë të këtij kampionati. E dyta që mendoj se ka rëndësi ta evidentoj, është mungesa e kohës së mjaftueshme për të punuar me grupin e ri të Elbasanit, grup ky që u krijua vetëm para pak ditësh. Ndërsa pengu im më i madh është që nuk arrita të marr kënaqësinë e duhur gjatë kohës që isha trajner i Elbasanit. Të vetmet gëzime që kam përjetuar në stolin e Elbasanit ka qenë fitorja dinjitoze në javën e dytë me Flamurtarin në Vlorë, dhe ajo me Tiranën në fushën e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”. Ndërsa zhgënjimet kanë qenë të shumta, përfshi këtu edhe mënyrën sesi erdhi lirimi im nga posti i trajnerit. Më e keqja është se jam larguar nga posti i trajnerit pas një humbjeje që vinte në një ndeshjeje transferte që pasonte një fitore jashtë fushe tri ditë më parë. Futbolli dihet që është i mbushur me të papritura, prandaj nuk duhet që vendimet të merren po në një formë të tillë.

- Ju gjykoni se mund të ketë qenë e përgatitur situata për largimin tuaj nga ky post...?

- E mira është që të mos e paragjykojmë një veprim të tillë. Nëse do të ketë qenë i përgatitur, atëherë do të ishte e turpshme për ata që e kanë gatuar një gjë të tillë. Gjithsesi kjo nuk ka ndonjë vlerë. Ajo që do mirë është që nga fillim java nuk jam më trajner i Elbasanit. Unë erdha në Elbasan me pikësynime të qarta dhe po iki në mënyrën e duhur nga ky ekip. Ky qytet është mësuar që të ketë një ekip elite dhe gjendjen jo të mirë të tij në këtë kampionat e ka vuajtur shumë. Për këtë i jam borxhli Elbasanit sa s’ka ku të vejë.

- D.m.th te Elbasani ka pasur edhe ka probleme që nuk janë zgjidhur ashtu sikurse thuhet nga zyrtarët e klubit verdh e blu...?

-Nuk kam ndërmend të bëj komente rreth një pyetjeje të tillë por për sa i përket meje dhe klubit. Mund të them se për momentin nuk ka ndonjë problem serioz. Në vazhdimësi nuk e di se çfarë mund të ketë mes meje dhe këtij klubi. Megjithatë gjykoj se nuk ka arsye që të ketë probleme mes klubit verdh e blu dhe personit tim në të ardhmen sepse fundja e fundit unë kam një kontratë ku çdo gjë është e sanksionuar qartë dhe zbatimin e saj me korrektësi unë do ta kërkoj deri në fund.

- Diçka për Elbasanin e rindërtuar gjatë merkatos së dimrit...?

- Te Elbasani, rindërtimi i ekipit u bë me një shpejtësi të madhe. Afrimi i futbollistëve u bë në një kohë që, situata nga ana tjetër kërkohej të përmirësohej me urdhër të “peshkut” edhe pse dihet mirë që në futboll gjërat nuk mund të rregullohen kurrë kështu. Ndryshimi rrënjësor i formës së një ekipi mbi të gjitha varet nga shumë kushte e nga shumë faktorë. Për të mirën e ekipit të Elbasanit, për futbollistët e tij dhe për mua do të kishte qenë më mirë që të mos pritej me shumë entuziazëm humbja me Lushnjën, por të ishin marrë vendimet që u morën pa rifilluar kampionati. Edhe trajneri që do të më zëvendësojë nuk mund të bëjë mrekullinë që kërkojnë drejtuesit e Elbasanit që më larguan nga posti i trajnerit. Atij që do të më pasojë më gjithë shpirt do ti uroja punë të mbarë dhe sa më shumë suksese.

- Diçka rreth largimeve kaq të shpeshta të trajnerëve nga ekipet që ata drejtojnë?

- Në kampionatin shqiptar kjo është bërë e modës dhe për mua e ripërsëris është hera e pestë që largohem nga drejtimi i një ekipi. Largimi nga posti për trajnerët është kthyer në një fenomen normal por ky problem e ka burimin te mungesa e një strategjie afatgjatë të fuqizimit të ekipeve shqiptare. Uroj që në të ardhmen kjo dukuri të mos jetë më kaq e shpeshtë sepse vetëm e dëmton futbollin.

- Tani që keni ndërprerë marrëdhëniet si trajneri i Elbasanit, është përfolur edhe për një lëvizje të mundshme tuajën për tek ekipi i Dinamos, pas dorëheqjes së trajnerit Daliç. A keni pasur ndonjë kontakt deri tani nga drejtuesit e Dinamos?

- Deri tani nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtuesit e Dinamos. Megjithatë, i falënderoj drejtuesit e Dinamos për konsideratën që kanë për mua, duke më zgjedhur si një mundësi për pankinën blu. Nga ana tjetër, për mua ky është një nder, duke pasur parasysh që Dinamo është një ndër ekipet elitare të Superligës.

- Po në rast se do të kishit ndonjë kontakt nga presidenca blu...?

- Jam i gatshëm t’i shërbejë Dinamos. Ditën e sotme, unë do të ndërpres përfundimisht marrëdhëniet me klubin e Elbasanit dhe pastaj jam i lirë si trajner. Nëse nga drejtuesit e Dinamos do të kem kontakte, unë jam i gatshëm t’u përgjigjem dhe bisedoj për këtë detyrë. Gjithsesi, edhe në rast se unë nuk do të bëhem trajneri i Dinamos, i falënderoj drejtuesit dhe ata që kanë menduar që unë mund të jem trajneri i pankinës së Dinamos.

Posted: Sat, 07 Feb 2009 , 19:14
by fpjalmi
Sejdini, një elbasanas për stolin
“Xhaxhi” zëvendëson Josën te verdheblutë. Emërohet ditën e 59-vjetorit të lindjes
Elbasani/Drejtuesit e klubit nuk humbasin kohë dhe zgjedhin trajnerin e njohur


Nuk ka qëndruar 48
orë bosh stoli ver
dheblu, pas largimit
të trajnerit Mirel Josa, i cili u
shkarkua nga drejtuesit e klubit
të Elbasanit si pasojë e rezultateve
të dobëta. Që dje,
drejtuesit verdheblu kanë
zgjedhur pasuesin e tij. Ai
është një emër mjaft i spikatur
në botën e futbollit shqiptar.
Quhet Faruk Sejdini,
një trajner me shumë eksperiencë
dhe që ka drejtuar
shumë e shume klube në Shqipëri,
ku mund të përmendim
Dinamon, Shkumbinin,
Bylisin, Besën, Apoloninë, etj.
Akordi mes “Xhaxhit”, siç e
thërrasin të gjithë, është arritur
në orët e pasdites së
djeshme në kryeqytet, ku ka
mjaftuar një takim disaorësh
me kryebashkiakun Sejdini,
i cili shoqërohej nga shefi i
klubit Kovaçi dhe Dritan
Çepa, për të gjetur gjuhën e
përbashkët që Sejdini të marrë
drejtimin e ekipit të Elbasanit
në vijim të kampionatit.
Bisedimet
Në fakt, për të bindur
“Xhaxhin” që të drejtojë
ekipin e Elbasanit nuk ka qenë
ALDI KOZARIA
e lehtë, sepse trajneri i njohur
fillimisht ka dëgjuar kërkesat
dhe objektivat që kanë pasur
drejtuesit e klubit verdheblu,
për të vendosur më pas nëse
është apo jo dakord. Ka qenë
kryebashkiaku Sejdini, ai që
ka nisur t’i tregojë “Xhaxhit”
se çfarë synimesh ka skuadra
e Elbasanit në vijim të kampionatit.
Kryebashkiaku i ka
thënë teknikut të njohur se
qëllimi i skuadrës është të
ngjitet sa më lart në renditje
dhe të fitojë Kupën e Shqipërisë
këtë sezon. Pas një
momenti pauze dhe reflektimi,
Faruk Sejdini e ka miratuar
menjëherë kërkesën e bërë
nga Qazim Sejdini për të drejtuar
ekipin e Elbasanit. Pas
kësaj gjërat kanë nisur të fliten
hapur në tavolinën e kafes, ku
është diskutuar e vendosur
emri që do të drejtojë Elbasanin
në vazhdim. Trajneri Sejdini
menjëherë u ka kërkuar
drejtuesve të klubit t’i bëjnë një
përmbledhje të situatës në
ekip, me qëllim që ai sot ta ketë
edhe më të lehtë për të marrë
situatën në dorë.
Ana financiare
E vetmja gjë për të cilën as
që është biseduar fare është
ana financiare. Paksa e çuditshme
kur mendon për këtë
pikë, por nëse do të analizojmë
me kujdes se kush është
Faruk Sejdini, atëherë
mund të kuptohet fare lehtë
se për këtë nuk ka pse diskutohet
shumë. Faruk Sejdini
është një njeri i lidhur ngushtë
me futbollin, pavarësisht
se në vitet e fundit, teksa ka
drejtuar ekipet e Kategorisë
Superiore dhe asaj të Parë,
nuk ka mundur të fitojë trofe.
Sejdini ka të ardhura të konsiderueshme
dhe kur flitet
për anën financiare, kjo është
një çështje krejtësisht pa
vlera. Gjithsesi, Sejdini tek
Elbasani do të përfitojë një
shumë të konsiderueshme
ose ndryshe një rrogë mujore,
e cila pritet të jetë diçka më
shumë se 1000 euro.


Kush eshte Faruk SEIDINI

Faruk Sejdini ka lindur më datën 7 shkurt 1950. Ai rrjedh nga
një familje e vjetër dhe autoktone elbasanase. Faruk Sejdini
rrjedh nga një familje bejlerësh në Elbasan. Ai është i biri i
Fejzi Sejdinit, ndërsa nga nëna e tij Hedija, është trashëgimtar
i familjes së madhe të Biçakxhinjve, e njëkohësisht i afërm i
familjes së Aqif Pashë Elbasanit (Biçakxhiu), njeriut që ngriti
flamurin më 25 nëntor 1912 në qytetin e Elbasanit.

Koincidenca me mbiemrin

Trajneri i ri i skuadrës verdheblu ka të njëjtin mbiemër me kryebashkiakun
e qytetit dhe që të dy janë nga Elbasani. Shumëkush mund të
mendojë se ata janë kushërinj, por në fakt Faruk Sejdini nuk ka
asnjë lidhje farefisnore me Qazim Sejdinin. Bëhet fjalë vetëm për
një koincidencë. Vendimi për të sjellë “Xhaxhin” në pankinën verdheblu
nuk është ndikuar nga njohjet mes palëve, por nga karriera e
pasur që ka trajneri i njohur elbasanas, Faruk Sejdini

Posted: Sat, 07 Feb 2009 , 19:34
by GOLDIAN
faruku ishte dikur po sbesoj te jete ma ai i frikshmi
gjithsesi uroj suksese
si dhe joses suksese nese shkon te dinamo

Posted: Sat, 07 Feb 2009 , 19:56
by fpjalmi
Josa: Nuk e prisja një largim të tillë


Autori: Ervin Sina
Data: 07/02/2009

Trajneri Mirel Josa ka mbetur i habitur nga shkarkimi në krye të stolit të Elbasanit

Pas tetë muajsh në krye të skuadrës së Elbasanit, ai nuk do të ketë më mundësinë që të vazhdojë ëndrrën e tij për të fituar një trofe me skuadrën verdheblu. Mirel Josa ka ndjekur të premten shembullin e trajnerit kroat të Dinamos, Zlatko Daliç. Si një profesionist i vërtetë, Josa ka mbërritur rreth orës 13:30 në ambientet e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” dhe me një qetësi të admirueshme ka hyrë në dhomat e zhveshjes, ku ka qenë e gjithë skuadra në pritje për të dëgjuar fjalët e fundit të njeriut që nuk mundi t’i udhëheqë dot drejt sukseseve.

“Bashkë kemi kaluar periudha të mira dhe të këqija, megjithatë të gjitha janë pjesë të lojës së futbollit. Unë kam besim se forca e këtij grupi lojtarësh është më e madhe, prandaj ju uroj suksese!” Këto kanë qenë disa ndër fjalët me të cilët u është drejtuar lojtarëve që stërviste Mirel Josa, i cili më pas u ka shtrënguar dorën të gjithë futbollistëve mes një ndarje vërtet shumë emocionuese. Pasi ka bërë gati të gjitha sendet e tij, duke mbushur me shumë se tri çanta, Josa nuk mund t’i shpëtonte një kafeje mjaft miqësore në lokalin e stadiumit me sekretarin e klubit, Artin Kovaçi, dhe menaxherin Ferdinand Lleshi. I kontaktuar nga gazeta “Sporti shqiptar”, Josa u shpreh:

“Më vjen shumë keq për këtë ndarje, sepse gjatë 8 muajve patëm synime të tjera për të arritur dhe tani largohem me disa pengje të mosarritjes së objektivave të deklaruara, për arsye që ju i dini më mirë sesa unë dhe që nuk ia vlen t’i thuash. Ndryshe u nis dhe ndryshe u kris.

Nuk është hera e parë që unë largohem në situata të tilla nga një klub, por do të kishte qenë më mirë për të dyja palët që gjërat të kishin marrë rrugën që në fund të muajit dhjetor, kur u mundëm nga Besa, në mënyrë që edhe trajneri i ri të kishte kohë të punonte me skuadrën edhe më mirë.” Josa la të nënkuptohej se krisja mes tij dhe drejtuesve më të lartë të ekipit ka nisur shumë kohë më parë. “E thashë këtë gjë, sepse u kuptoka tani që, nëse do të kisha humbur në Durrës, mund të isha larguar që atje. Po them gjithashtu se është vendim i asamblesë së klubit dhe asnjëherë vendimi im.

U thashë edhe lojtarëve që bashkëpunimi duhet të kishte vazhduar, por kështu paska qenë e thënë,” - u shpreh Josa, i cili zbardh edhe disa nga prapaskenat e fundit të bisedave mes palëve, të cilat çuan në largimin e tij. “Dje në mesditë kam folur në telefon me Gentian Çërragën, i cili ishte i autorizuar për të më komunikuar zgjedhjet që ishin bërë në këtë rast. Njëra ishte ndërprerja e marrëdhënieve si trajner dhe vazhdimi si drejtor teknik, tjetra ishte dorëheqja ime dhe e fundit ishte një afat që mund të më vihej deri në takimin me Vllazninë dhe, nëse nuk do të kishte gjë pozitive, unë duhej të ikja vetë. Nuk pranova asnjë nga këto zgjedhje, sepse unë kisha kontratë si trajner me këtë ekip dhe klubi duhet të më paguajë deri në fund për këtë. Për më tepër që binte edhe autoriteti dhe prestigji im, duke mos lënë mënjanë faktin se një trajner nuk mund të punojë në trysninë e të qenit sot ose nesër pranë shkarkimit,” - deklaroi trajneri Mirel Josa në fund.

Josa: U jam borxhli tifozëve elbasanas

Pasi ka diskutuar në lidhje me të gjitha situatat që e shqetësonin, trajneri Josa ka thënë dy fjalë për skuadrën që ka lënë pas dhe faktin që kurrë nuk mundi t’i dhurojë një kënaqësi të madhe publikut të mrekulllueshëm elbasanas. “Pas kësaj që ndodhi, rëndësi ka që unë me drejtuesit e kësaj skuadre do të mbetem sërish mik dhe, nëse në të ardhmen do të më vinte prapë një ofertë, do ta pranoja. Këtë ekip unë do ta dua, sepse u mbetem borxhli mbi të gjitha tifozëve të shkëlqyer elbasanas për mosarritjen e objektivave,” - u shpreh ish-trajneri i Elbasanit.

Josa mohon kontaktet me Dinamon

Mirel Josa nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me skuadrën e Dinamos. Të paktën kjo ka ndodhur deri në orën 15:00 të ditës së premte, siç ka pohuar vetë ish-trajneri i Elbasanit, i cili për momentin është i papunë. “Deri në këtë moment që po flasim bashkë, telefoni im nuk ka rënë asnjëherë dhe asnjë nga Dinamoja nuk ka komunikuar me mua. Megjithatë, jam i nderuar që, nëse një gjë e tillë është e vërtetë, drejtuesit e Dinamos kështu më vlerësojnë si figurë. Do ta shqyrtoja një gjë të tillë nëse do të ndodhte,” - tha Josa.

Bejzade e Kacollja nuk stërviten me ekipin

Skerdi Bejzade dhe Mardian Kacollja kanë qenë dy mungesat e skuadrës së Elbasanit në seancën stërvitore të ditës së premte. Stërvitja është zhvilluar në ambientet e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” dhe ka qenë më shumë një seancë me karakter atletik, e drejtuar nga zv/trajneri Ilirian File. Me grupin e lojtarëve nuk janë stërvitur në kohë të plotë Ahmataj dhe Qorri, të cilët kanë probleme të vogla, ndërsa me ta është stërvitur edhe Dorian Bylykbashi.

Posted: Sun, 08 Feb 2009 , 16:19
by vllaznia1919
te Dinamoja flitet shum per Muçen.
Edhe kti te tonit ka fillu me i ardhe era shum. :wink: :wink: :wink: :wink:

Posted: Sun, 08 Feb 2009 , 16:43
by Edmond-Cela
une nuk arrije te kuptoj drejtusit e skuadrave qe i nderrojn keshtu tranjerat si mas qefin kjo per mendimin tem prun vetem dobesi ne skuader qe nuk mund ta zhvilloj kurr nje skuader futbolli. sa mrapa botet jena o shqiptar

Posted: Sun, 08 Feb 2009 , 17:04
by demi
Ledi1920 wrote:
vllaznia1919 wrote:I lumte por ne kete menyr po ndihmojne edhe Xhan matrapazin perveq ekipit.

Per veprimin hallall, por fushata duhet te quhet: Ndihmoni Xhanin dhe jo ndihmoni Partizanin.Me ket qe jane tu bo jan tu i thone Xhanit Rri :D :D :D
kjo mund te jet dhe nje jet zgjatje per xhanin,por ne nuk po e bejm per te por per fanelen e partizani,se na dhemb shpirti kur e shikojm ne kte gjendje