Page 47 of 87

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 18 Feb 2009 , 04:43
by fpjalmi
Përballë Verderit me
Bekham, por pa Shevën e Kakan
arashikohet një periudhë e vështirë për Milanin dhe Karlo Ançelotin.
Ajo humbje në derbi duhet përtypur shpejt, meqenëse të
mërkurën Milanit i duhet të luajë në Kupën UEFA ndaj gjermanëve
të Verder Bremenit. Trajneri kuqezi rikuperon David
Bekhamin, i cili doli duke çaluar ndaj Interit, por nga ana tjetër
humbet Andrij Shevçenkon, i cili vazhdon të ketë probleme
muskulore. Duket sikur muskuli i këmbës së majtë të sulmuesit
kuqezi nuk është rikuperuar totalisht. Si rrjedhojë, Ançeloti nuk
e ka grumbulluar ukrainasin për transfertën e së mërkurës
ndaj Verderit. Ndërkaq vazhdojnë problemet me Rikardo Kakan,
i cili të dielën, nga tribuna e "San Siros" ka bërë të ditur "që
nuk e di akoma kur do kthehet". Milani në përballjen me gjermanët
shkon mes dyshimeve. I pari mbi të gjithë është mbrojtësi
Kakaber Kaladze, i cili ndaj Interit tregoi se nuk gëzon një
formë të mirë fizike. Por edhe kapiteni Paolo Maldini ndihet
tepër i lodhur fizikisht. Pra, me pak fjalë, Milani po i drejtohet
sfidës kundër Verderit me lojtarë jashtë forme dhe mungesa të
shumta. Por pas asaj humbjeje ndaj Interit, që praktikisht i dha
fund ëndrrës për titull, Kupa UEFA shndërrohet në një objekt
kryesor për klubin kuqezi. Kjo është lista e plotë e lojtarëve që
ka grumbulluar tekniku Karlo Ançeloti për Kupën UEFA:
Portierë: Abiati, Dida, Perukini; Mbrojtës: Antonini, Bonera,
Darmian, Favali, Jankulovski, Kaladze, Maldini, Senderos, Zambrota;
Mesfushorë: Ambrosini, Bekham, Flamini, Pirlo; Sulmues:
Sedorf, Inzagi, Pato, Ronaldinjo.

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 18 Feb 2009 , 04:45
by fpjalmi
“Juve nuk dorëzohet,
na intereson Kasano”
Shpresa e Koboli Xhilit: Me Champions ndryshon gjithçka
Presidenti bardhezi zbulon edhe prapaskenën e merkatos

Juventusi e sheh Inter
in gjithmonë e më larg,
por nuk ka ndërmend
të dorëzohet. Presidenti
Koboli Xhili provon të
mbajë të gjallë shpresën e
skuadrës së Ranierit,
megjithëse distanca nga
kreu ka mbërritur në
kuotën -9 pikë. “Mendoj se
Interi ka bërë një hap të
madh përpara, por asgjë nuk
është e mbyllur. Siç është
shprehur edhe vetë Murinjo,
duhet të mbledhë edhe 33
pikë të tjera për të ardhur siguria
matematike e titullit. Interi
ka treguar se është është
një skuadër shumë e vështirë
për t’u mundur, por ne
shpresojmë, që megjithëse në
rolin e ndjekësit, do të fitojmë
gjithmonë”. Shpresat e Juventusit
duket se janë të
lidhura me rinisjen e Ligës
së Kampionëve, që mund të
shpërqendrojë kryesuesen
nga kampionatit: “Interi
është shumë i strukturuar,
zotëron shumë elementë me
vlerë dhe me cilësi të mëdha
teknike. Prandaj mund të ecë
përpara, duke përballuar
problemet e kampionatit
dhe të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, prova e së
vërtetës për të gjithë nis javën
e ardhshme. Do të fillohet
të luhet në intervale
shumë të shkurtra dhe natyrisht
do të ketë lodhje dhe
shumë të papritura, që mund
të ndodhin në të tilla raste.
Prandaj mund të ndodhë
gjithçka. Kampionati nuk
është i humbur. Historia tregon
se janë të mundshme
edhe rikuperimet e vështira”.
Duke folur për Juven e së
tashmes dhe atë të së
ardhmes, presidenti bardhezi
ka përgëzuar Xhovinkon
dhe Tiagon: “Sebastian është
një kampion i vogël, që po
rritet. Ndërsa portugezi po
tregon më në fund se është
lojtar i madh i rigjetur, pasi
për një farë kohë ishte zhdukur”.
Ndërsa, duke folur
për merkaton, Xhili ka rrëfyer
se synon shumë te të
rinjtë: “Juve ka ndërmend të
bëjë blerje me klas.
Akuliani? Nuk është e
vërtetë. Duhet të vazhdojmë
ingranimin e të rinjve në
programet tona. Elementët e
freskët po përgjigjen në
mënyrë shumë të mirë.
Shfrytëzuan Serinë B dhe
tani po bëhen një pjesë e
rëndësishme e skuadrës.
Por sigurisht që Juve duhet
të mendojë për 2-3 përforcime
të rëndësishme, në
mënyrë që të rritë nivelin
cilësor gjatë sezonit të
ardhshëm”. Dhe një prej
tyre mund të jetë Kasano:
“Antonio është një djalosh
që po bëhet simpatik dhe dëfryes.
Bëhet fjalë për një
lojtar të shkëlqyer. Më duket
se drejtori ynë sportiv, Alesio
Seko, ka folur për blerjet
tona dhe Kasano konfirmoi
se është një emër mbi të cilin
po arsyetojmë”.
Fasheti
Euxhenio Fasheti, ishteknik
i Barit, ka sponsorizuar
talentin barez: “Jam i
lodhur duke dëgjuar gjithmonë
kritika mbi Kasanon.
Nuk mund të vendoset
gjithmonë në diskutim një
talent i tillë. Antonio është
gati për të veshur fanellën
e Juventusit dhe besoj se ka
qenë gjithmonë. Ai është
vendimtar dhe mund të jetë
i tillë edhe me fanellën
bardhezi. Në këtë kampionat
Juventusi po bën maksimumin,
edhe pse disponon
një kontigjent më
inferior se i Interit. Dhe
mosfitimi i ndeshjeve si ajo
ndaj Sampit, është një shenjë
e keqe”.

Re: Kampionati italian

Posted: Wed, 18 Feb 2009 , 04:45
by fpjalmi
“Humbja me
Atalantën, në arkiv”
“Disfata e pabesueshme e Romës me rezultatin
3-0 ndaj Atalantës ishte vërtet e
shëmtuar dhe duhet harruar sa më shpejt.
Tani jemi të detyruar të ‘përveshim mëngët’,
sepse pas ndeshjes me Sienën në kampionat
është ajo e Champions ndaj Arsenali,
ku duhet të mbërrijmë në formë sa më të
mirë”. Këto janë fjalët e drejtorit teknik të
klubit verdhekuq, Bruno Konti. Duke folur
për ndeshjen kundër “topçinjve”, Konti ka
vërejtur: “E dimë rëndësinë e kësaj sfide dhe
përtej kësaj përvoje të keqe me Atalantën,
mund të them që skuadra është shumë mirë.
Rezultatet negative të bëjnë të reflektosh dhe
duhet të dimë të reagojmë, gjë që djemtë e
kanë bërë gjithmonë me grintën e duhur”.
Ndërsa, për çështjen “Panuçi”, drejtori
teknik verdhekuq ka shpjeguar: “Kristian e
ka kuptuar sjelljen e tij, megjithatë nuk është mirë që t’i kthehemi
një diskutimi të tillë, pas humbjes në Bergamo”.
ROMA
LACIO
Shifra për rënie
nga kategoria
Dy pikë në gjashtë ndeshjet e fundit,
dhjetë në 13 të fundit. Vetëm një gol në
270 minuta kampionat dhe tre në 5
ndeshje të luajtura në fazën e dytë. Shifrat
dëshmojnë për një Lacio në krizë dhe
një realitet vërtet negativ për skuadrën e
Rosit. Për më tepër, në nëntor Lacio ishte
e katërta në renditje me 22 pikë, dy pikë
larg Interit kryesues. Më e keq paraqitet
situata, nëse fokusohemi vetëm te faza e
dytë, ku Lacio është praktikisht e fundit,
me vetëm 1 pikë në 5 ndeshje. Për t’u rinisur,
trajneri Rosi duhet që para së gjithash
të rikuperojë lojtarët. Zarate ka vuajtur
skualifikimin të dielën dhe do të jetë
ndaj Leçes, ndërsa për Ledezmën rikthimi
duket i vështirë, por jo i pamundur.
Gjithashtu, tekniku duhet të punojë
shumë edhe në aspektin psikologjik, sepse shifrat e ecurisë së
deritanishme frikësojnë vërtet.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:11
by fpjalmi
Galiani: Optimist për Bekhamin
“Gjatë orëve të fundit kemi bërë hapa përpara në arritjen e marrëveshjes me Galaksin”
Pritet që më datë 24-shkurt mesfushori anglez të firmosë kontratën me Milanin


Milani vazhdon
bisedimet me
drejtuesit e Los
Anxhelos Galaksi. Administratori
i kuqezinjve, Adriano
Galiani, shprehet tepër optimist
mbi transferimin përfundimtar
të Bekhamit në Milanelo.
Ndërkaq, tifozët e klubit
kalifornian kontestojnë
largimin e mesfushorit anglez
në drejtim të Milanos.
Galiani, përballë gazetarëve
është shprehur tepër optimist
mbi mbylljen e marrëveshjes
dhe qëndrimit të mesfushorit
anglez në kampin kuqezi:
“Gjatë këtyre orëve
kemi bërë hapa përpara dhe
besojmë akoma më shumë në
arritjen e kësaj marrëveshjeje,
megjithatë gjatë ditëve në
vazhdim, kur të takojmë drejtuesit
amerikanë, do t’i kemi
idetë më të qarta përsa i përket
të ardhmes së Bekhamit.
Për mua më i rëndësishëm
është fakti që vetë lojtari
dëshiron të qëndrojë me ne.
Unë si drejtues i Milanit do
bëj të pamundurën për të
plotësuar dëshirën e lojtarit
dhe të gjithë tifozëve kuqezi”.
Kur dëgjon deklaratat e Adriano
Galianit mbi Devid
Bekhamin, gjithçka të bën të
mendosh se anglezi është
gjithmonë e më pranë Milanit.
Ndërkaq, nga burime
pranë klubit kuqezi mësohet
se dita vendimtare për transferimin
e “Spice-Boy”-it do
jetë 24 shkurti. Edhe pse nga
Kalifornia, trajneri i Los
Anxhelos Galaksi, Brus Arena,
pohon: “Për momentin
asgjë nuk është vendosur”.
Ndërkohë në Los Anxhelso
kanë filluar protestat e tifozëve,
të cilët pasi e kanë
quajtur Bekhamin “mercenar”,
shprehen pro largimit
të tij nga Galaksi. Madje, ka
edhe nga ata tifozë që kanë
realizuar bluza mbi të cilat
shkruajnë “Let Bekham Go”
(lëreni Bekhamin të ikë).
Tashmë katër ditë na ndajnë
nga data e firmosje së celebrimit
të Devid Bekhamit
me Milanin. Në përfundim
administratori kuqezi komenton
edhe barazimin e
regjistruar nga djemtë e Karlo
Ançelotit në fushën e vështirë
të Verder Bremenit: “Për
kualifikimin do mund të
flasim vetëm javën e ardhshme,
pas ndeshjes së kthimit.
Deri tani gjithçka është e
hapur. Ndaj Verderit kemi zhvilluar
një ndeshje të mirë për
70-80 minuta dhe Inzagi mbetet
një lojtar i madh. Për
ndeshjen e kthimit shpresojmë
të kemi edhe Kakanë, i cili do
na jepte një dorë me shumë
në fazën sulmuese”.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:23
by fpjalmi
Ançeloti
“Kualifikimin,
në ‘San Siro’”
Trajneri i Milanit, Karlo
Ançeloti, ndihet i kënaqur
me barazimin e marrë nga
skuadra e tij në fushën e
Verder Bremenit. Ndërkaq,
tekniku kuqezi shpreson se
për ndeshjen e ardhshme,
me rikuperimin e lojtarëve
të dëmtuar, Milani do arrijë
të kualifikohet për 1/8 e
Kupës UEFA: “Barazimi me gola është një rezultat
pozitiv për ne. Nëse do ta kalonim këtë turn, do ishim
gjithmonë e më pranë arritjes së objektivit tonë. Kundër
Verderit kemi vuajtur topat e tyre të gjatë, të cilët përshkonin
mbrojtjen tonë dhe pak a shumë e njëjta gjë
siç ndodhi në përballjen me Interin. Goli i realizuar
nga Diego ishte një fotokopje e atij të shënuar ndaj
nesh në derbi nga Dejan Stankoviç. Megjithatë, jam i
kënaqur me lojën e djemve dhe me rezultatin e marrë
në Gjermani”. Për takimin e kthimit, tekniku Ançeloti
duket sikur ia ka gjetur pikat e dobëta kundërshtarit:
“Mbrojtja e tyre ishte e ngadaltë, e linte shumë hapësira.
Shpresojmë në rikuperimin e Patos dhe Kakasë,
pasi shpejtësia e tyre në fushë do i nxirrte shumë probleme
mbrojtjes gjermane për ndeshjen e kthimit”.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:26
by fpjalmi
Duhet të mësojmë nga gabimet”
“Më vjen keq që traversa e goditur nga Filipo Inzagi nuk përfundoi në
rrjetë. Në atë moment do të kishim dyfishuar shifrat e ndeshjes dhe
qoftë fitorja në Gjermani, ashtu edhe çështja e kualifikimit mund të quhej
e mbyllur”. Janë këto fjalët e shprehura nga mesfushori holandez, Klarens
Sedorf, pas barazimit me Verder Bremenin. “Kemi zhvilluar gjithsesi
një lojë të pëlqyeshme, - vazhdon ai – kundër një skuadre të fortë,
por sërish, minutat e fundit të takimit konfirmohen të mallkuara për ne.
Është e disata herë që gabojmë në këtë mënyrë, ndaj shpresojmë që
në të ardhmen të mësojmë nga gabimet tona”, përfundon Sedorf.
KLARENS SEDORF



Sulmuesi
Inzagi ia vë
fajin mbrojtjes
Filipo Inzagi me të mbërritur
në “Milanelo” i është
drejtuar sallës së konferencave
për shtyp i karikuar
në maksimum. Kjo për faktin
se “Pipo” tani ka marrë
sërish vendin e parë si golashënuesi
më i mirë në
Evropë me 66 gola. Sulmuesit
kuqezi nuk i ka
munguar edhe një herë tjetër goli, mbi të gjitha në
ndeshjet përballë skuadrave gjermane, ndaj të cilave
ka shënuar 12 gola. “66 gola në Kupat Evropiane?
Po, është një faktor i rëndësishëm për mua, por më e
rëndësishmja ishte që Milani ta kishte fituar përballjen
në Gjermani. Ndaj Verderit luajta mirë, por kisha
dhimbje muskulature për 65 minuta. Megjithatë, ndihem
i lumtur për golin dhe rezultatin e ndeshjes, pasi
jemi të bindur se kualifikimin do ta arrijmë në ‘San
Siro’”. Në përfundim Inzagi i kërkon mbrojtjes së Milanit
më shumë vëmendje: “E dimë mirë që si ndaj
Interit, ashtu edhe me Verderin, mund t’i kishim evituar
ato gola dhe shpresoj që mbrojtja të përmirësohet
sa më shumë. Tani duhet të përveshim mëngët e të
mendojmë për ndeshjen e ardhshme në kampionat


“Milani është një skuadër e plakur”
Ish-sulmuesi i Milanit, Marko Van Basten, aktualisht
trajneri i Ajaksit tregon se Milani i holandezëve nuk
ka asnjë të përbashkët me këtë skuadër. Njëkohësit
Marko tregon kontaktet me drejtuesit italianë: “Milanin
e kam ndjekur gjatë derbit. Më është dukur një
skuadër interesante, që të kënaq me lojën që bën,
por kam përshtypjen se është disi e plakur. Ky Milan
është komplet ndryshe nga ai i holandezëve, sepse
skuadra e atëhershme komandonte kampionatet,
ndërsa tani kampionatin e komandon Interi. Duhet ta
pranojmë këtë fakt”. Përsa i përket një të ardhmeje
të tij të mundshme në krye të pankinës së Milanit,
Marko Van Basten tregon: “Kam folur disa herë me
drejtuesit kuqezinj, por asnjëherë nuk kemi diskutuar
seriozisht. Personalisht kam nevojë për disa vite
eksperiencë, e më pas do isha i nderuar nëse do
më jepej mundësia për të drejtuar Milanin. Gjithashtu,
për momentin nuk kam aspak ndërmend të
largohem nga Ajaksi”. Me këto fjalë, të cilat lënë
shumë për të kuptuar, listës së gjatë të kandidatëve
për të zëvendësuar Ançelotin sezonin që vjen i
shtohet edhe emri i holandezit, Marko Van Basten.
Ançeloti


“Kualifikimin,
në ‘San Siro’”
Trajneri i Milanit, Karlo
Ançeloti, ndihet i kënaqur
me barazimin e marrë nga
skuadra e tij në fushën e
Verder Bremenit. Ndërkaq,
tekniku kuqezi shpreson se
për ndeshjen e ardhshme,
me rikuperimin e lojtarëve
të dëmtuar, Milani do arrijë
të kualifikohet për 1/8 e
Kupës UEFA: “Barazimi me gola është një rezultat
pozitiv për ne. Nëse do ta kalonim këtë turn, do ishim
gjithmonë e më pranë arritjes së objektivit tonë. Kundër
Verderit kemi vuajtur topat e tyre të gjatë, të cilët përshkonin
mbrojtjen tonë dhe pak a shumë e njëjta gjë
siç ndodhi në përballjen me Interin. Goli i realizuar
nga Diego ishte një fotokopje e atij të shënuar ndaj
nesh në derbi nga Dejan Stankoviç. Megjithatë, jam i
kënaqur me lojën e djemve dhe me rezultatin e marrë
në Gjermani”. Për takimin e kthimit, tekniku Ançeloti
duket sikur ia ka gjetur pikat e dobëta kundërshtarit:
“Mbrojtja e tyre ishte e ngadaltë, e linte shumë hapësira.
Shpresojmë në rikuperimin e Patos dhe Kakasë,
pasi shpejtësia e tyre në fushë do i nxirrte shumë probleme
mbrojtjes gjermane për ndeshjen e kthimit”.
UEFA: “Më vjen keq që nuk arrita
ta shikoja ndeshjen, për shkak të
impenjimeve të shumta që kam në
botën e politikës, por ritransmetimin
e saj nuk mund ta humbisja. Pjesa
e parë më pëlqeu shumë, pasi
skuadra ishte e pozicionuar mirë
në fushë. Më vjen keq që Milani
nuk po arrin t’i mbyllë dot ndeshjet.
Një skuadër me klas si ne, e
cila ka kaq shumë kampionë në
organikën e saj, nuk mund t’ia lejojë
vetes të rrezikojë të humbasë
takimin në minutat finale. Shpresoj
që skuadra së bashku me teknikun
të ketë nxjerrë mësimet e
duhura nga ndeshja kundër Verderit.
Ky është barazimi ynë i
pestë gjatë minutave finale për
këtë sezon. Tashmë gabime të tilla
janë të patolerueshme”. Në përfundim,
Silvio Berluskoni, ka


MARKO VAN BASTEN


“Milani është një skuadër e plakur”
Ish-sulmuesi i Milanit, Marko Van Basten, aktualisht
trajneri i Ajaksit tregon se Milani i holandezëve nuk
ka asnjë të përbashkët me këtë skuadër. Njëkohësit
Marko tregon kontaktet me drejtuesit italianë: “Milanin
e kam ndjekur gjatë derbit. Më është dukur një
skuadër interesante, që të kënaq me lojën që bën,
por kam përshtypjen se është disi e plakur. Ky Milan
është komplet ndryshe nga ai i holandezëve, sepse
skuadra e atëhershme komandonte kampionatet,
ndërsa tani kampionatin e komandon Interi. Duhet ta
pranojmë këtë fakt”. Përsa i përket një të ardhmeje
të tij të mundshme në krye të pankinës së Milanit,
Marko Van Basten tregon: “Kam folur disa herë me
drejtuesit kuqezinj, por asnjëherë nuk kemi diskutuar
seriozisht. Personalisht kam nevojë për disa vite
eksperiencë, e më pas do isha i nderuar nëse do
më jepej mundësia për të drejtuar Milanin. Gjithashtu,
për momentin nuk kam aspak ndërmend të
largohem nga Ajaksi”. Me këto fjalë, të cilat lënë
shumë për të kuptuar, listës së gjatë të kandidatëve
për të zëvendësuar Ançelotin sezonin që vjen i
shtohet edhe emri i holandezit, Marko Van Basten.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:27
by fpjalmi
SHKURT
KARIM BENZEMA
“Bukur të luaj
për Interin, ose Milan”
“Te Lioni ndihem shumë mirë, por do të më pëlqente të luaja në një
klub të madh të huaj si Barcelona, Real Madrid, Inter ose Milan”. Ylli
i Lionit, Karim Benzema, do të vendosë fatin e tij pas sfidës së
Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës dhe aventura e ardhshme
futbollistike për sulmuesin mund të jetë në Spanjë, ose në Itali.
“Idealja do të ishte të fitoja Ligën e Kampionëve me Lionin – ka
shpjeguar ai për të përditshmen “Le Progres”, – por për momentin
nuk mendoj që të largohem. Megjithatë, mendoj se do të jetë shumë
vendimtar projekti sportiv”. Më pas sulmues ka shtuar: “Largimi im
nuk diskutohet aspak në këtë moment. Unë luaj për një skuadër të
madhe, por do të shohim se çfarë do të ndodhë pas dy ndeshjeve
kundër Barcelonës. Vitin e ardhshëm është edhe Botërori dhe
unë nuk dua ta humbas këtë mundësi”.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:27
by fpjalmi
INTER
Riaftësohen Materaci,
Vieira dhe Kivu
Vazhdojnë përgatitjet e Interit në prag të transfertës së të shtunës
kundër Bolonjës. Grupi pas nxemjes ka qëndrime të ndryshme në
fushë për të zhvilluar më së miri ushtrimet taktike. Punë individuale
në fushë dhe në palestër për Kristian Kivu (i dëmtuar në këmbën
e majtë) dhe Mrko Matëraci (dëmtim i lehtë në një kofshën e djathtë).
Kundër kuqebluve të Sinisa Mihajloviç, Murinjo mund të vendosë
për t’i dhënë disa ditë pushim Samuel dhe Maikon, në mënyrë
që Santon dhe Maksuell të kenë më shumë hapësirë në krah, duke
bashkëpunuar me Kordobën dhe Materacin në qendër. Ndër të
tjera, po përgatiten për të zbritur në fushë që në fillim të ndeshjes
edhe Figo si gjysmësulmues në vend të Stankoviçit dhe Vieirasë.
Në sulm pritet të mbetet e pandryshueshme dyshja Ibrahimoviç-
Adriano, me Kruz dhe Balotelin të gatshëm në pankinë.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:28
by fpjalmi
ROMA
Spaleti humbet edhe
Vuçiniçin e Akuilanin
Janë shtuar vështirësitë për skuadrën e Romës në prag të sfidës
kundër Sienës, për shkak të skualifikimit të De Rosit dhe Perrotës.
Vuçiniç dhe Akuilani nuk janë rikuperuar dhe do të jenë në fushë
vetëm për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit. Malazezi
është dëmtuar në gjurin e djathtë, ndërsa Akuilani ka pësuar një
ndrydhje në kaviljen e djathtë. Rrezikon edhe kapiteni i verdhekuqve,
Françesko Toti, i cili ka ndërprerë stërvitjen për shkak të një
dhimbjeje në kaviljen e majtë. Por i është fashuar këmba çka ka
lejuar të përfundojë fazën stërvitore. Përsa i përket Rise dhe Sisinjos,
tashmë të rikuperuar nga dëmtimet përkatëse, Luçiano Spaleti,
i cili më përpara mendonte që të mos i bënte pjesë të formacionit,
ka mundësi të aktivizojë të paktën brazilianin.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:28
by fpjalmi
BOLONJA
Mihajloviç paralajmëron
Interin dhe Murinjon
Të shtunën do të luhet ndeshja Bolonja-Inter. Por nëse zikaltrit e
shikojnë këtë sfidë si një pengesë të vogël para takimit me Mançesterin,
nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kuqeblutë e Mihajloviç, të
cilët po kërkojnë sa më shumë pikë për qëndrimin në Serinë A. Sipas
trajnerit të Bolonjës, kjo ndeshje do të ketë një shije të veçantë:
“Është shumë speciale, sepse tek Interi unë kam përfunduar karrierën
time si futbollist dhe kam filluar karrierën time si trajner – ka
treguar Mihajloviç. – Për Bolonjën është një ndeshje shumë e rëndësishme,
sepse kemi nevojë për tri pikët, por duhet të theksoj se do të
përballemi me një nga skuadrat më të forta në Itali dhe në botë”.
Trajneri serb e inkuadron kështu sfidën: “E njoh mirë ambientin Interit
dhe jam i bindur që ata do të mendojnë shumë për këtë ndeshje,
sepse në këtë pikë të sezonit, ajo është vendimtare. Duhet të fitojnë
titullin, por duhet të mendojnë edhe për Ligën e Kampionëve. Kjo do
të thotë që nuk do të jenë shumë të përqendruar ndaj nesh, megjithatë
varet edhe nga mënyra sesi do të bëjmë ne lojën tonë”. Për
Mihajloviç do të jetë përballja e parë me pasardhësin e Mançinit:
“Murinjo si trajner është shumë i mirë, por si njeri nuk e njoh. Mendoj
se nuk është ai që hiqet, sepse i përgjithëson gjithmonë gjërat”.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:29
by fpjalmi
“Dua të bëhem pjesë
e historisë juventine”
Trezege ëndërron një karrierë si ajo e Zidanit dhe Platinisë
Sulmuesi dhe drejtori i përgjithshëm rikujtojnë skandalin

E përditshmja franceze
“Le Figaro” ka pub
likuar dje në faqet e saj
një shkrim të gjatë për Juventusin
dhe historinë e tij, duke
intervistuar ndër të tjerë edhe
drejtorin e përgjithshëm të
klubit bardhezi, Zhan-Klod
Blank dhe sulmuesin David
Trezege.
Ringjitja – Blank tregon
rënien dhe ringjitjen e klubit
bardhezi në vitin 2006:
“Kishim 100 ditë për të vendosur.
Duhet t’i merrnim
vendimet për një kohë shumë
të shkurtër. Duhet të vendosnim
një buxhet të ri pa Ligën
e Kampionëve, të negociojmë
sërish me sponsorët,
“Nike” dhe “Sky”, të bindim
lojtarët më të mirë të
skuadrës që të qëndronin,
pavarësisht rënies në Serinë
B. Më duhet të theksoj që kam
shumë respekt për lojtarë si
Bufon, Del Piero dhe Nedved.
Kishin mundësi të largoheshin
në cilëndo skuadër të
donin, por pranuan të përjetonin
një aventurë të re krejtësisht
njerëzore”.
Kursi i ri – Blank ka shtuar,
shumë i kënaqur, se disa
njerëz mendonin që “Zonjës
së Vjetër” do t’i duheshin
dhjetë vjet për ta rimarrë veten:
“Jam shumë i kënaqur që
i zhgënjyem të gjithë ata që
mendonin se do të na duhej
një dhjetëvjeçar për ta marrë
plotësisht veten dhe për t’u
rikthyer bujshëm në Serinë A.
Ne i treguam që e kishin gabim”.
E përditshmja franceze
ka treguar projektin e një stadiumi
të ri dhe drejtori i
përgjithshëm i bardhezinjve
ka shpjeguar kursin e ri juventin:
“Modeli ‘dy kampionë
për çdo fanellë’ ishte Juventusi
i tre viteve më parë.
Kushton shumë dhe ne duam
një klub që të ecë me këmbët e
tij. Që këtu na ka lindur
dëshira e formimit të lojtarëve
të rinj, të cilët kanë aftësi për
të ardhmen, për t’i marrë më
pas në skuadrën e parë. Pas
tre ose katër vitesh do të
humbasim lojtarë si Bufon,
Trezege dhe Del Piero, pran-
Përgatiti: KLEJDA HOXHA
daj kemi nevojë të shpejtojmë”.
“Trezegol” – Sulmuesi
francez (“golashënuesi më i
mirë i huaj në të gjithë historinë
e Juventusit”, thekson
“Le Figaro”), i gatshëm tashmë
për të sfiduar shokët e
skuadrës për një vend si titullar
pas dëmtimeve të shumta
fizike, pranon: “Të jesh
pjesë e historisë së Juventusit
si Platini, ose Zidan është një
nder dhe një gjë me të cilën
mund të krenohesh. Kjo
skuadër është si një familje
për mua. Është një ndër klubet
më të rralla në Evropë, në
të cilin ka futbollistë që luajnë
prej dhjetë vitesh”. Përsa u
përket perspektivave me bardhezinjtë,
Trezege shpjegon:
“Përfundimi i karrierës sime
në Torino është një mundësi,
por pas dëmtimeve të shpeshta
të kohëve të fundit, mendoj
se është më mirë të mos bëj
plane. Kontrata ime – ka përfunduar
ai – skadon në vitin
2011. Megjithatë, nuk kam fiksuar
ndonjë datë të qëndrimit
tim këtu, pasi ndihem shumë
mirë te Juventusi”.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:30
by fpjalmi
KIMENTI
Sezoni ka filluar të hyjë në fazën e nxehtë dhe
Antonio Kimenti ëndërron një dyshe historike:
“Kampionatin apo Ligën e Kampionëve? Të dyja”.
Portieri i tretë i bardhezinjve është i vetëdijshëm
se arritja e Interit, pas fitores së derbit kundër
Milanit është shumë e vështirë, por megjithatë
vazhdon të shpresojë në një sukses të Juves në
sfidat e ardhshme. “Distanca me Interin është e
madhe, por kanë mbetur ende disa ndeshje për
t’u luajtur dhe mendoj se gjithçka mund të ndodhë.
Deri në momentin që matematikisht s’do të kemi
më asnjë mundësi, ne do të vazhdojmë të provojmë.
Liga e Kampionëve, apo Kampionati? Unë
do të preferoja më shumë të parën, sepse nuk e
kam fituar kurrë, por nëse do të arrijmë t’i fitojmë
të dyja, atëherë do të jetë një gjë e shkëlqyer”. Të
shtunën Juventusi do të përballet me Palermon
dhe pastaj do të përqendrohen të gjithë në sfidën
e vlefshme për Ligën e Kampionëve kundër Çelsit.
“Do të japim maksimumin tonë për t’i mundur. Kam
besim, sepse kur na presin sfida shumë të vështira,
ne jemi shumë të përqendruar dhe gjithmonë
e gjejmë mënyrën për t’i përballuar me sukses ato”.
Në fund portieri i tretë i bardhezinjve ka bërë një
batutë për Diegon: “Ai me siguri është një lojtar i
mirë, por nuk e di nëse na duhet”.
“Sivjet mund
të fitojmë
çdo trofe”

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:31
by fpjalmi
Goditje të papritura
për Fioren e Marsejën
Ajaksi fiton në Firence, kurse Tvente triumfon në Francë
Surpriza holandeze në mbrëmjen e djeshme evropiane


Ajaksi “bën gjëmën”
në Firence, duke
vendosur në vështirësi
skuadrën e Prandelit
për ndeshjen e kthimit, që do
të luhet të mërkurën e ardhshme.
Holandezët e drejtuar
nga ish-sulmuesi i Milanit,
Marko Van Basten, s’po
kalojnë një periudhë të mirë
në kampionat, megjithatë
mbrëmë ia kanë dalë të përmbushin
me sukses të paktën
90 minutat e para të 1/16 të
Kupës UEFA. E të thuash që
në “Artemio Franki” vinin
me probleme të shumta formacioni,
pasi janë detyruar
të bëjnë pa 9 lojtarë.
Van Basten
Gjithsesi, Van Basten ka
ditur të përballojë si duhet
dyshen e rrezikshme të sulmit
vjollcë, Mutu-Xhilardino,
që e ka mbajtur në presion
të vazhdueshëm formacionin
e ri të Ajaksit.
Megjithëse, që në minutat e
para, rumunit ju anullua një
gol për pozicion milimetrik
jashtë loje. Më vonë, Montolivo
e Xhila kanë humbur raste
të shumta shënimi. Ndërsa
të rrezikshëm janë
shfaqur disa herë edhe
miqtë, sidomos me Suarez,
por Frei ka neutralizuar
mrekullisht. Kanë qenë
vjollcët, të cilët janë dukur
më dominues, vetëm se nuk
kanë ditur të kenë konkretizim
përpara Stekelenburgut.
Por nëse nuk realizon e pëson
dhe kështu ka ndodhur
në të 60’, me Bakirkioglu, i
cili pas një aksioni ngulmues
të holandezëve, ka
lëshuar një gjuajtje duke
mposhtur Frein. Reagimi i
italianëve ka qenë ai i duhuri,
ndonëse për pasaktësi të
Xhilardinos s’ka ardhur
goli i shumëpritur. Ndërkohë
që Suarez, në dy raste për
pak se nuk i ka dhënë përfundimisht
goditjen finale
shpresave të italianëve për
kalimin e turit.
Marseja
Humbjen tjetër surprizë
në fushën e tyre gjatë
mbrëmjes së djeshme e kanë
fiksuar francezët e Olimpikut
të Marsejës. Ajo që ka festuar
ka qenë një tjetër skuadër
holandeze, si Tvente, trajneri
i të cilës, Stiv MekLaren që
në fillim dukej se kishte
ardhur për fitore, kur ka
hedhur në fushë një formacion
me skemën 4-3-3. E
menjëherë, guximi ka sjellë
rezultatin, kur në të 22’, austriaku
i ri as 20-vjeçar, Arnutoviç
ka zhbllokuar shifrat.
Tekniku i Marsejës,
Geretes ka marrë masat,
duke hedhur në fushë yllin
e ri, Ben Arfa, fillimisht të
lënë në stol. Por rezultati s’ka
ndryshuar, me Tventen që
është kthyer në Holandë me
një fitore të papritur dhe
tepër shpresëdhënëse për
kualifikimin.

Re: Kampionati italian

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:33
by fpjalmi
:D :D :D :D :D :D :D :D :D :D


:aja: :aja: :aja: :aja: :aja: :aja: :aja: :aja:

Re: Kampionati italian

Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 00:44
by fpjalmi
Galaksi: 15 milione për Bekhamin


Autori: moderator
Data: 20/02/2009
Version Print
Tim Leike, 51 vjeç, është presidenti dhe admistratori i deleguar i AEG-ut, shoqëria e shoubiznesit që zotëron Los Anxheles Galaksi. Me pak fjalë njeriu me të cilin duhet të bëjë llogaritë Adriano Galiani nëse do të mbajë Devid Bekhamin përtej skadencës së kontratës aktuale, e caktuar më 8 mars. Drejtuesi amerikan ka mohuar se marrëveshja ma Milanin është shumë afër. “Nuk jemi aspak afër mbylljes së operacionit. Para dy javësh Milani na ka bërë një ofertë qesharake, të cilën e kam refuzuar pa u menduar gjatë. Me atë shifër (3 milion dollarë) ekipi i Galaksi nuk do të kishte mundësi të mbyllte as dëmin e shkaktuar nga shitja e munguar e fanellave. Më pas nuk na ka ardhur më asnjë lajm. Dhe nuk kemi organizuar asnjë takim”. Ndërsa, në Itali flitet se gjithçka do të mbarojë shumë shpejt. “Kam vendosur të flas pikërisht, sepse kam lexuar shumë lajme të pavërteta. Pas asaj oferte qesharake, Milani nuk është bërë më i gjallë. Kanë kontaktuar me njerëz të tjerë, nga presidenti i federatës amerikane të futbollit tek përfaqësuesit e Devidit, por jo me ne. Që jemi dhe pronarët e kartonit të lojtarit…”. Ndoshta drejtuesit kuqezinj mendojnë se vullneti i Bekhamit për të qëndruar tek Milani i vë në një pozicion të favorshëm, por Leike nuk është dakord: “Gabohen rëndë. Nuk kuptojnë se pas kësaj historie ka tifozë që kërcënojnë të heqin dorë nga abonimet, televizione që duhet të programojnë ndeshjet që do të transmetohen, sponsorë që kërkojnë dëmshpërbilme dhe skuadra kundërshtare që kanë të drejtën të dinë nëse Galaksi do të luajë në stadiumin e tyre me apo pa Bekhamin. Pa harruar këtu se merkatoja tek ne tashmë është mbyllur me kohë. Nëse Devid nuk kthehet, me kë do ta zëvendësojmë? Nëse Milani është kaq i vendosur për ta mbajtur, përse e zgjat kaq shumë çështjen? Besojnë se në këtë mënyrë ne do të kënaqemi me më pak parà? Gabohen. Kam lexuar për një udhëtim të Gandinit në ditët e ardhshme. Kam një marrëdhënie të mirë me Umberton dhe do të vazhdoj ta kem. Nëse vijnë apo thjesht na marrin në telefon nuk ndryshon asgjë. Ajo që ka rëndësi është që të na bëjnë një ofertë “të vërtetë”". Dhe duket se oferta “e vërtetë” duhet të jetë shumë herë më e lartë se ajo fillestare. “Preferoj të mos flas për këtë, por të paktën lidhur me këtë në shtypin amerikan kam lexuar shifra afër realitetit”, ka thënë Leike. Pra, rreth 10 ose 15 milion dollarë.

Re: Kampionati italian

Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 00:45
by fpjalmi
Adriano: Mourinjo më shpëtoi karrierën


Autori: Erion Abule
Data: 20/02/2009
Version Print
Sulmuesi i Interit rrëfen, se pas rilindjes së tij ndodhet portugezi: Nuk jam grindur kurrë me të

Rilindja erdhi ashtu siç ishte parashikuar. Regjim, stërvitje, disiplinë, korrektësi. Tri javët pezullim për një goditje me grusht në stomak ndaj një kundërshtarit kundër Sampdorias, e bënë të reflektojë shumë. Përveç qetësisë, Adriano rigjeti edhe buzëqeshjen, teksa shënoi kundër Milanit dhe u paraqit shkëlqyeshëm. Por meritë ka edhe Hoze Mourinjo, që i besoi dhe i dha një tjetër mundësi “shpëtimi”.
LUMTURIA - Tani braziliani nuk rrezikon të shitet më siç flitej në nëntor. Ai është i lumtur dhe falënderon trajneri portugez: “Do të qëndroj tek Interi dhe kjo situatë është më e mira për mua, - tha “Perandori”. - Luaj në një skuadër që e adhuroj dhe dua ta ndihmoj, duke shënuar shumë gola. Për mua është folur shumë. Pse kam bërë ndonjë gabim më shumë? Jam 26 vjeç dhe si të gjithë të rinjtë dua të zbavitem. Dhe nuk është e vërtetë që kam mbërritur në një stërvitje i dehur: vetëm gjysma e atyre që shkruhen për mua është e vërtetë. Nuk jam një pijanec. Ka ndodhur në të shkuarën, por tashmë… ka kaluar”.


“MOURNJO, MË I MIRI” - Marrëdhënia me Mourinjon është sheshuar. “Nuk jam grindur asnjëherë me Mourinjon, - pranon Adriano. - Kemi biseduar shumë dhe unë kam gabimet e mia. Ai më ka kuptuar, duke shpëtuar karrierën time. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, sepse është një trajner i madh dhe i trajton të gjithë në të njëjtën mënyrë. Është vërtet një “I Veçantë”.

Për sa i takon modulit, sulmuesi i Interit është i kënaqur: “E dua skemën 4-4-2, që trajneri po e zbaton. Të luash me Ibrahimoviçin, është e lehtë, sepse është një një fenomen, më i miri që kam parë në karrierë time. A do ta kisha lënë Interin, nëse qëndronte Mançini në stol? Ishte vetë Mançini që u largua… Mançini është një trajner i madh, por Mourinjo është më i plotë. Objektivat tona? Titulli dhe Championsi. Mourinjo do të na ndihmojë t’i fitojmë”.

ADRI DHE KONTRATA - Vetëm një muaj më parë dukej një hap larg lamtumirës dhe rikthimit në Brazil, por tani po kërkohet çdo mënyrë për t’u mbajtur patjetër. Adriano duket vërtet një lojtar i rilindur, problemet në fillim të sezonit, janë tashmë pas shpine. Ka rifituar besimin e Mourinjos dhe në derbi, përveç golit, ishte një një rrezik i madh për mbrojtjen e Milanit, por ka akoma edhe një problem.

Kontrata e brazilianit skadon në 2010-ën dhe pavarësisht nga shumë sforcime të deritanishme, nuk është arritur akoma pranë mbylljes së bisedimeve mbi rinovimin. Menaxheri i tij Rinaldi, i ka refuzuar gjithnjë ofertat e propozuara nga Branka, edhe pse duke vazhduar kështu, Adriano nuk do ta ketë problem të marrë oferta nga klube të tjerë të mëdhenj me më shumë se 5 milionë euro rrogë në vit.

A ekziston rreziku për ta lënë Milanon? Tani “topi” kalon te Masimo Morati, që paska vendosur të zbresë në “fushë” personalisht. Presidenti zikaltër e adhuron Adrianon dhe është gati të bëjë një sakrificë, me kusht që braziliani të mos ripërsërisë gabimet e së shkuarës. Ndërkohë, edhe heroi tjetër i derbit, Dejan Stankoviç, duket se ka një problem, edhe pse të një natyre tjetër. Mesfushori serb, i dalë i stërlodhur nga sfida me Milanin, i paska kërkuar një ndeshje pushim Mourinjos. Trajneri portugez mund ta lërë në tribunë Dekin ndaj Bolonjës për ta pasur në kushte të mira për sfidën e Championsit kundër Mançester Junajted.

Re: Kampionati italian

Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 00:47
by fpjalmi
Lipi: Finalja e Championsit, Inter-Barça


Autori: moderator
Data: 20/02/2009
Version Print
Marçelo Lipi në 360 gradë. I stimuluar nga Xhianluka Viali dhe Paolo Rosi, në emisionin sportiv “Kujdes nga ata të dy”, trajneri i kombëtares italiane ka folur për skuadrat italiane të Champions Ligës, për kombëtaren e tij, Del Pieron, Ibrahimoviçin, Santonin dhe momentin që po kalon Juventusi.

CHAMPIONSI - Fillohet pikërisht nga Champions Liga që Lipi e ka fituar në vitin 1996 në drejtim të Juventusit, duke mundur në finale Ajaksin pas ekzekutimit të penalltive. “Ajo që më kujtohet më mirë nuk janë penalltitë, por ato 120 minuta të shkëlqyera, - ka thënë Lipi. - Ndërsa momenti që më vjen shpesh në mend është vendosmëria që kanë treguar lojtarët, duke ardhur drejt meje, donin të gjithë të gjuanin penalltitë. Zakonisht pesë lojtarët që do të shkojnë tek pika e bardhë caktohen para ndeshjes, por, më pas, duhen llogaritur edhe ata që zëvendësohen ose dëmtohen gjatë ndeshjes. E njëjta gjë më ka ndodhur edhe në finalen e Botërorit, të gjithë kanë ardhur drejt meje. Ndërsa, në finalen tjetër të Champions Ligës, atë që kemi humbur kundër Milanit, e kuptova menjëherët se gjërat nuk do të shkonin mirë”. Sipas Lipit e vetmja skuadër që ka karakteristikat e Juventusit, fitues në 96-n “është Mançester Junajted. Ne luanim me tre sulmues dhe të shohësh Runin që ndjek mbrojtësin deri tek vija fundore, më pas ndryshon pozicion dhe nuk ndalet asnjë moment, më kujton shumë sjelljen e Vialit dhe të Ravanelit”. Por në tetëshe Interi do të përballet pikërisht me Mançesterin. “Tek lojtarët e Interit dhe tek trajneri i tyre duket qartë besimi që kanë në forcat e tyre. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe jam i bindur se do të kualifikohet Interi. Skuadrat italiane kanë diçka më shumë në krahasim me të tjerat kur bëhet fjalë për përballje me eleminim direkt. Sigurisht, nëse nuk janë në maksimumin e formës, atëherë gjithçka ndryshon”.

IBRA ? Ylli i zikaltërve është Zllatan Ibrahimoviç, i cili kërkon të konfirmohet edhe në Europë. “Atij thjesht i mungon një fitore e madhe në nivelin ndërkombëtar, - ka vazhduar Lipi. - Nëse do të arrijë të fitojë Championsin me Interin sezonin e ardhshëm do të fitojë Topin e Artë. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të fortë në botë, është i frikshëm për kundërshtarët. Nëse deri tani nuk ka arritur të fitojë shumë, nuk besoj se kjo varet nga paraqitja e tij. Besoj se është një nga futbollistët më të mirë në botë”. Nga Interi tek Juventusi, që ka pasur një rënie në ndeshjet e fundit. “Problemi më i madh është se ka pasur shumë lojtarë të dëmtuar për një kohë të gjatë. Shpërndarja e duhur e shpenzimit të enrgjive është përcaktuese për një skuadër. Interi është në maksimum, sepse tani të gjithë janë pjesë e një projekti, luajnë të gjithë, ndihen të gjithë të rëndësishëm. Mourinjo mund t’i lejojë vetes të përdorë rotacionin. Tani edhe Juventusi ka më shumë lojtarë në dispozicion”. Ndërkohë, Roma do të përballet me Arsenalin. “Jam i bindur se kualifikimi i tre ekipeve italiane varet vetëm nga ne: nëse ne paraqitemi në formën maksimale psikologjikisht, teknikisht, nëse jemi në 100 përqind kualifikohemi, edhe kundër Mançesterit”. Për Lipin finalja do të luhet “midis Barcelonës dhe fitueses Mançester-Inter. Barcelona nuk bën asnjëherë llogari, luan gjithmonë në maksimum”.

KOMBETARJA ? Nga Champions Liga tek kombëtarja e Italisë. “Kam deklaruar se do të largohesha nga kombëtarja para se të fitoja Botërorin, kemi fituar, jam larguar, por mbas disa muajsh e kuptova gomarllëkun që kisha bërë dhe, sapo më është dhënë mundësia për t’u rikthyer, jam vënë në dispozicion. Ka qenë mënyra ime për të shpërblyer federatën, pasi kuptova se largimi nga kombëtarja në atë moment nuk ishte një gjë shumë normale”. Miqësorja me Brazilin nuk e ka lejuar të vendosë rekordin e ri botëror për numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar humbje me një ekip kombëtar. “Ajo me Brazilin ishte një ndeshje që ishte organizuar prej kohësh. Ne kemi nevojë të përballemi me skuadra të rëndësishme. Në këtë moment ata janë një ekip shumë i motivuar: luanin kundër kampionëve të botës, tani ata janë më të fortë se ne, por nuk është e thënë që të jetë kështu edhe pas një viti e gjysëm”. Ndërkohë projekti i tij vazhdon: “Duhet të jem i kujdesshëm që të mos heq dorë shumë shpejt nga lojtarët e rëndësishëm, që ndoshta kanë ndonjë vit më shumë, por që kanë aftësi, teknikë, urtësi, dhe para se të hiqet dorë nga këta duhet treguar kujdes. Ndërkohë i duhet krijuar mundësia të fitojnë eksperiencë ata që nuk kanë, ka mundësi që duke luajtur me Rusinë ose Finlandën, ndoshta paraqiten ndryshe. Dy vite më parë kemi luajtur me Hollandën dhe Gjermaninë, pas një viti e gjysëm punë, këtë herë pas gjashtë muajve, kundër Brazilit, kështu që humbja më duket e pranueshme. Ka shumë lojtarë të tjerë që po luajnë mirë si Flokari, Di Vaio. Unë i ndjek, por nuk mund t’i thërras të gjithë. Santon është një lojtar që më pëlqen shumë, më duket i përzgjedhur nga fati, më kujton Maldinin kur ishte i ri”.

5 shkrimet e fundit nga moderator

Re: Kampionati italian

Posted: Sat, 21 Feb 2009 , 00:47
by fpjalmi
Morati, 500 mijë euro për Champions-titull


Autori: moderator
Data: 20/02/2009
Version Print
Fitorja në Champions dhe në kampionat? Me sa duket lojtarët e Interit kanë një arsye më shumë për t’ia dalë mbanë, 500 mijë euro. Kjo mësohet të jetë shifra që Morati u ka premtuar futbollistëve të tij në rast se arrihet “dyshja”. Prej kohësh Championsi është objektivi kryesor i Masimo Moratit që, pasi ka fituar gjithçka në Itali, nuk ka arritur asnjëherë të ngrejë lart kupën me veshë të mëdhenj. Prej këtu ka ardhur dhe idea e superçmimit që të mos heqë vëmendjen edhe nga objektivi tjetër i sezonit: kampionati. Ai që nuk do të mund të përfitojë nga ky çmim do të jetë Roberto Mançini. Në fakt kontrata e ish-trajnerit zikaltër ka një klauzolë që parashikon përfitimin e të gjitha çmimeve pas çdo objektivi të arritur, por vetëm nëse këto arrihen me Mançinin si trajner

Re: Kampionati italian

Posted: Sun, 22 Feb 2009 , 13:23
by GOLDIAN
zor interi me ba hajr ne champions lig

Re: Kampionati italian

Posted: Sun, 22 Feb 2009 , 17:00
by vllaznia1919
:roll: :roll: :D :D