deshta me i kujtu man in read blus gazetarin qe tha ma perpara dhe ishalla po me jep linkun se ku e ka lexy.
man in red blu .paska harru ai gazetari me than qe goli asht hapsoit.ja per gja por se paska pa ndeshjen ashtu siq se kena pa ne.
ka harru me than qe goli i tyne ka ken hapsoit.
pra vllaznia 1919 dhe man in read blu shqipnia e paska fitu lojen.
lexojeni ma mire albania soccer.com
heren tjeter shpresojm me pa ndeshjen te tan se shum njerez po ia fusin ne tym tu marr edhe gazetarin e famshem qe man in read blu paska gjet.
____________________________________________
Debatik Curri: “Goli ofsajd, gjyqtari e ktheu ndeshjen në komedi”
Qëndërmbrojtësi i Kombëtares, Debatik Curri, e konsideroi skandoz gjykimin e arbitrit gjeorgjian , madje duke e vlerësuar si më të paaftin që ai kishte parë. "Malta? “Mendoj se do të marrim rezultat pozitiv, pasi do të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion”
Qendërmbrojtësi i Kombëtares, Debatik Curri, e konsideroi skandaloz gjykimin e arbitrit gjeorgjian , madje duke e vlerësuar si më të paaftin që ai kishte parë. “Gjyqtarët ishin skandali i asaj ndeshje, - tha ai për “Albania-sport.com”, - kurrë në jetën tim, sa kam luajtur futboll të tillë gjyqtar nuk kam parë ndonjëherë. Dhe mendoni se ishte i FIFA-s. Gjyqtari prishi takimin”. Pas barazimit në miqësoren me Maltën, në shkurtin e vitit të ardhshëm Shqipëria do të luajë ndeshjen zyrtare kundër Maltës: “Mendoj se do të marrim rezultat pozitiv, pasi do të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion”. Futbollisti i Vorskla Poltavës foli edhe për debutimin e Ahmed Januzit në fitoren e ekipit Shpresa me Maqedoninë. “Ishte shumë i kënaqur me aktivizimin, edhe pse ishte ndeshja e parë e tij. Mendoj se është një lojtar, që i shërben së ardhmes së futbollit shqiptar.
Debatik, një barazim me Azerbajxhanin (1-1) në transfertë, por i shoqëruar edhe me shumë polemika në lidhje me gjykimin. Tani, 24 orë pas përfundimit të saj, si e gjykoni ndeshjen në tërësinë e saj?
Mendoj se ishte një ndeshje shumë e vështirë, duke pasur parasysh edhe kushtet në të cilat u zhvillua ajo. Unë mendoj, se me mungesën e dhe të disa lojtarëve titullarë, nuk mundëm të tregonim atë lojë që dimë ta luajmë dhe kemi treguar në ndeshjet e fundit.
U fol shumë për golin e Azerbajxhanit se ishte në pozicion jashtë loje. (Subashiç në minutën e 4-t). Sipas jush si ishte ai?
Po, unë mendoj se goli ishte 100 për qind në pozicion jashtë lojë, pasi së paku lojtari kundërshtar ishte gati 2-3 metra jashtë loje. Unë nuk e kam parë në televizion, por nga përvoja ime si mbrojtës e gjykoj të tillë.
Gjykimi ishte një tjetër temë e nxehtë. Vlerësimi juaj?
Gjyqtarët ishin skandali i asaj ndeshje. Kurrë në jetën tim, sa kam luajtur futboll të tillë gjyqtar nuk kam parë ndonjëherë. Dhe mendoni se ishte i FIFA-s.
Pas pushimit të pjesës së parë formacioni shqiptar hyri me vonesë në fushë. U fol edhe se pati ndonjë mendim për të mos e luajtur pjesën e dytë. Si qëndron e vërteta?
Po pati edhe një mendim për të mos hyrë në fushë, por më pas vendosëm të luanim dhe të jepnim maksimumin, e për të mos e humbur takimin, pasi për të fituar as që behej fjalë, me atë që bëri arbitri.
Çfarë ju tha trajneri Ari Han në pushim të ndeshjes dhe pas saj?
Po çfarë të thoshte. Të gjithë e panë që ishte një komedi e jo një ndeshje futbolli, në të cilën arbitri dha edhe një karton të kuq, pa kurrfarë arsye.
Presidenti i Federatë së Futbollit, Armand Duka, protestoi gjatë ndeshjes, madje u ul në bankinën e ekipit gjatë pjesës së dytë. Cili ishte reagimi i tij pas saj?
Presidenti Duka na uroi për ndeshjen që zhvilluam dhe përgëzoi djemtë e rinj, pasi ishin ata që dhanë maksimumin në atë takim. Për gjykimin, edhe ai kishte vërejtjet e veta, të gjithë e pamë se ishte katastrofë.
A ndjetë shumë mungesën e lojtarëve titullarë si Cana e Lala?
Normalisht, që po. Ndihet mungesa e lojtarëve titullarë, por dhe ata që luajtën u munduan për të dhënë maksimumin, edhe në pozicione që janë ndoshta jo të përshtatshme për ta. Këtu ndikoi edhe terreni. Ishte shumë i keq dhe shumë i fortë. Më të keq nuk kam parë prej kohësh.
Si u sollën lojtarët azerbajxhanas me ju gjatë ndeshjes. A pati ndërhyrje të ashpra?
Futbollistët ishin shumë të sjellshëm, nuk pati teprime nga ana e tyre, thjesht bënë lojën e tyre. Edhe ne nuk kemi asgjë kundër ekipit të Azerbajxhanit, tifozëve dhe popullit të tyre, por e kishim me arbitrin, i cili e prishi lojën komplet.
Sipas jush, cili ishte lojtari më i rrezikshëm nga azerbajxhanasit?
Përgjithësisht ishin lojtarë mesatarë, nuk kishin shumë vlera, por numri 10, ai që bëri dhe goli (Subashiç) ishte më i miri i
Pas këtij takimi miqësor, vjen Malta në ndeshjen e pestë zyrtare për eliminatoret e Kampionatit Botëror, ku me një fitore mund të rimarim kreun e grupit 1. Si e vlerëson përballjen me Maltën në La Valeta, kur kemi fituar në Shqipëri me rezultatin e thellë 3-0?
Mendoj se deri në shkurt, kemi kohën e mjaftueshme edhe të pushojmë e të marrim veten nga ana fizike, pasi kampionatet janë në fundet e fazave të para. Shumë lojtarë janë dhe të lodhur me aktivizimet e shumta. Unë për veten time mendoj se do të marrim rezultat pozitiv, pasi do të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion.
Një tjetër lojtar kosovar dhe për më tepër shoku juaj te Vorlska Poltava, Ahmed Januzi bëri debutimin me fanellën kuqezi të Shpresave në fitoren 3-0 kundër Maqedonisë. A keni folur me të për përshtypjet e para të tij?
Po fola dhe dje (të mërkurën) në mbrëmje dhe sot. Ishte shumë i kënaqur me aktivizimin, edhe pse ishte ndeshja e parë e tij. Është gjithmonë pak e vështirë kur paraqitesh për herë të parë nj një kolektiv të ri e me shokë me të cilët nuk ke luajtur kurrë më parë. Mesa u informova kishte bërë një paraqitje të mirë. Mendoj se është një lojtar, që i shërben së ardhmes së futbollit shqiptar.
Në kampionatin ukrainas Vorskla juaj vazhdon me paraqitjet e mira.
Të dielën fillon edhe faza e dytë. Kemi ndeshjen kundër FC Harkov të dielën, e pas kësaj edhe një tjetër e kampionati ukraianas ndërpritet, për t’u rikthyer në muajin mars.
Në Kupën e Ukrainës jeni për herë të parë në gjysmëfinale, a mendoni dhe finalen?
Do të luajmë, më 4 mars kundër Metalist në Harkov, e nëse ndeshja del barazim, atëherë do të luhet edhe ajo e kthimit në shtëpinë tonë. Nëse fitojmë ne, kalojmë direkt në finale, pasi luhet zakonisht një takim. Do Zoti fitojmë.
____________________________________________________