Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 19 Nov 2008 , 23:20

shvk.

ti flet ne tym naqe.

tana gazetat kan than njata qe thashe un edhe pse se kam pa ndeshjen.

pse nuk permend kartonin e kuq ise faulat fallco qe u jepshin prej albitit qe ishte vete gjeorgjian.

pse nuk permend kartonat e verdhe.

pse nuk per mend lojtaret qe kan dasht me e lan fushen e lojes qe ne pjesen e pare dhe i ka fut perseri tranieri han se kerkujt6 nuk iu bate me lujt.

naqew ,duhet me fol se si asht pastertia dhe realiteti ,e ja ashtu si flet ty tu ia fut tym gjanave.

me qa pash un albitri ishte skandal.

nuk po e thenm un por e kan that tana gazetat ,biles edhe kanali fcs sport i anglise.

me vjen tamam inat kur dikush flet e nuk thote realitetin,sepse njata gjana qe ke than ti gjithkush qe se ka pa ndeshjen i merr prej mend.

duhet me fol realitetin naqe,e ja me sha hanin,sepse iku han asht nja 100 shkalle ma nalt se stervina brigel.

un nuk e di qa permend portogaline naqe ,se barazimi ne portogali me 10 lojtare e ma teper jasht ne transferte asht dicka qe sahqipnia kurr nuk e ka fitu.

megjithate vazhdo ne rrugen tqande\.

nuk du me shkaterru nervat me ty naqe.

han asht tranieri ma i keq ne bote.

a je i knaqun tash.

tana te mirat e rrespekte

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 19 Nov 2008 , 23:25

sepse kan lujt me nji lojtar mangut naqe ,dhe aja ka ken arsyja .

pse se ke permend kartonin e kuq e 3 kartonat e verdh naqe.

fol realitetin.naqe lojtaret kan ken te shkaterrrum nervash nga albitrimi dhe paskan ken tu lan ndeshjen.

nuk e di a e ke pa ndeshjen a ja ,se un nuk e kam pa naqe,por pash aksionet te alsati dhe te kanali anglez.

kur futbollistat kan ken tu lan ndeshjen kan ken te shkaterrum nervash dhe kur lojtaret jan te shkatteruum nervash nuk mund te lozin futboll.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 20 Nov 2008 , 02:18

Mesfushori shqiptar denon gjykimin e ndeshjes nga gjyqtari Gjeorgjian

Mesfushori i kombetares shqiptare Ervin Bulku e denon plotesisht gjykimin e njeanshem te gjyqtarit Gjeorgjian. "Ishte nje gjykim i njeanshem dhe skandaloz. Arbitri ngeli duke stopuar takimin duke i rene bilbilit vend e pa vend. nese UEFA do ta shikonte gjykimin e tij, une ju siguroj se ai gjyqtar do te denohej dhe karshi tij do te merreshin masa. Une nuk kam asgje per skuadren e Azerbajxhanit, por e kam me gjyqtarin e takimit i cili e shkaterroi lojen duke harruar qe ishte nje ndeshje miqesore", u shpreh per

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 20 Nov 2008 , 02:23

Berti Vogst: Ishte loje e kenaqshme deri kur ndodhi incidenti

Pas incidentit qe ndodhi nga arbitri gjeorgjian ne takimin miqesor Azerbajxhan - Shqiperi, gjithkush priste me interes te degjonte se cfare do te thonin te dy trajneret ne Konferencen per shtyp.

Trajneri i Shqiperise Arie Haan, megjithese i indinjuar per ate qe ndodhi, ruajti diplomacine: "Megjithe ate qe ndodhi, Berti Vogst vazhdon te jete miku im", citoi trajneri shqiptar, i cili do te shtonte: "Pas asaj qe ndodhi ne e vetmja gje qe nuk pame ishte ndeshje", theksoi trajneri shqiptar i cili ne fizionomine e tij e tregonte dershperimin per ate qe ndodhi.

Nga ana tjeter, trajneri gjerman i Azerbajxhanit, Beri Vogst me i qeshur,i cili perpara Konferences per shtyp pati nje takim me trajnerin e kombetares tone, holandezin Arie Haan ishte me pak realist por me teper favorizues i lojes dhe ne paraqitje ndryshoi imazhin e vet menjehere pas pyetjeve te gazetareve: " Ishte nje loje e barabarte dhe cdo gje u prish nga gjyqtari, me pas nuk kishte kuptim asgje" theksoi trajneri gjerman i cili ne ate pike do ti permbahej asaj qe tha trajneri Haan.

Holandezi, i pyetur rreth bojkotimit te ndeshjes nga lojtaret kuqezi u shpreh: "Gjithkush kishte nje mendim te tij pas perfundimit te pjeses se pare, por e rendesishme ishte qe te luanim futboll dhe ju e pate ate qe ne vendosem te dalim, ndonese me vonese", theksoi trajneri Haan, skuadra e te cilit luajti me 10 lojtare gjate gjithe pjeses se dyte, fale nje gabimi skandaloz te gjyqtarit Gjeorgjian i cili nxorri Beqirin me karton te kuq pa asnje arsye. Kjo situate solli irritimin e futbollisteve tane qe deshen te bojkotonin lojen

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 20 Nov 2008 , 02:27

Elvin Beqiri: Une nuk e shava arbitrin!


Nga Fatjon Pandovski

Futbollisti Elvin Beqiri i cili u ndeshkua me karton te kuq ne castet e fundit te pjeses se pare e mohoi kategorikisht qe kishte ofenduar gjyqtarin e ndeshjes. "Une pata polemika me fjale te renda me lojtarin kundershtar Subashic qe shenoi edhe golin per ekipin e Azerbajxhanit, jo me gjyqtarin. Arbitri kur degjoi fjalet qe une thashe me nxorri direkt karton te kuq sepse kujtoi se une shava ate. ne te vertete deri ne ate moment une i kisha qartesuar pozicionin tim dhe te lojtarit kundershtar pasi folem. Gjyqtari, megjithate, vazhdonte te kujtonte se une e kisha me te. Nuk kishte lidhje fare me arbitrin, por ai u nxitua dhe shkaterroi lojen", u shpreh posacerisht per Albaniasoccer.com, mbrojtesi shqiptar rreth incidentit qe ndodhi ne fund te pjeses se pare, qe i shtyu lojtaret e skuadres perfaqesuese shqiptare deri sa te beheshin gati te bojkotonin ndeshjen.

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Thu, 20 Nov 2008 , 02:30

Edhe une e pash, kroniken (highlights) them se ndeshja nuk ngjasote me ndeshje miqsore, sepse kishte shume tension ne fushe e gjith kjo ka ardh si rezultat i vendimeve te nje anshme te arbitrit.

Mendoj se nuk ja vlen per me debatu Brigeli apo Han...

Te gjithe kan meritat dhe vlerat e veta si trajner apo ish trainer Brigeli,Hani, apo baric.

Te dy si brigel apo han kane te njejtin mentalitet fitues, si dhe te prodhimit te nje futbolli bashkohor, ku Shqiperia mund te luaj si e barabarte me te gjitha, si me Rusin apo Portogalin etj.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 20 Nov 2008 , 14:21

Puppupu qfare eksperimentesh bani Haani.
O pjalm mas e mro naqe ske ku kapesh me e mru.Siq u tha edhe ma siper Sukaj ne min 85 dhe Muzaka ne min 92.Lika rreth minutes 75..................!
Kta jane lojtart e ri qe don me gjet ky?????
Mu vazhdon mas me ma mush menen hiç.Pavarsishtqa ka nodhe me albitrin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Thu, 20 Nov 2008 , 15:32

shifni formacionin titullar qe ka fillu ndeshjen...asnji debutus...apo ia kishin thane para ndeshjes se arbitri do ta mbante keq ndeshjen.Ama gomarllekun me portugezet e bani,teli titullar per here te pare ne portugali mbrende edhe e pame si shkoi,,po s kishte faj teli po trajneri.

Na plasi ne me fitu miqesoren me azerbaixhanin.Per ca e ka kerku ndeshjen?Po s fitove lojtare ne ndeshje qe s vlejne ku don me i fitu?Ishte e domosdoshme me fute skelen?Pse mos me lane berishen me sukajn ne pjese te pare e mandej me fute muzaken per sukajn?

Futbolli i magjishem sulmus i hanit asht me e fillu ndeshjen pa asnji sulmus te mirefillte..T pakten mos te xjerrin kunjin me shqiptaret neper intervista.

une se di se ku e ka lexu pjalmi qe une du brigelin ose kam thane qe ai asht trajneri ma i mire qe kena pase se asht gjerman.Ai ka ba gabimet e veta,han asht tu ba gabimet e veta po meqe asht hollandez i falet cdo gja.Une s jam as per njenin as per tjetrin.
Ma i miri qe kena pase ka kene hafizi e mbas tij zhega...kto tjeret s kane arrite rezultate t jashtezakonshme..ka pase rritje normal po jo per aftesite e tyne po per faktin se jane tu i detyru tane me dale jashte per me i marre ne kombtare.
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 20 Nov 2008 , 16:01

Shansi i humbur i Arie Haan


Trajneri i kombetares cuditerisht i trembet edhe ndeshjeve miqesore .Per Arie Haan rendesi kane piket

Nga Nertil Agalliu

- Ndaj Azerbaxhanit nuk humbem vetem “dy pike” edhe pse ishte ndeshje miqesore ,por kemi humbur edhe mundesin per te pare edhe lojtare te rinj. Trajneri i kombetares cuditerisht i trembet edhe ndeshjeve miqesore .

Per Arie Haan rendesi kane piket. Trajneri i njohur gjerman i Azerbaxhanit Berti Vogst vertetë është super i paguar në krahasim me Han,por kur mori drejtimin e kombëtares se “vogel” azere u tregua realist teksa u shpreh se kishte ardhur ne Baku,jo per te shkuar ne nje kampionat boteror por per te hedhur themelet per te ardhmen.

A nuk vlen e njetja gje edhe per kombëtaren ton dhe trajnerin Arie Haan?.A nuk ishte rasti me i mirë Azerbaxhani per te provuar lojtare te rinj? Per cfare na duhesh fitorja ne Baku?Por, Han mund te justifikohet me te drejtë për gjykimin e takimit pasi ndeshjen edhe mund ta kishim fituar dhe Han do të ishte me siguri i qetë dhe do të merrte notën maksimale,por në këtë rast hani me loje doli I fituar në Baku, por nuk fitoi lojtarët e rinj.

Lika me minutat e aktivizuara tregoi cilësi dhe premtim për të ardhmen, Sukaj nuk mundi të futej në lojë pasi kishte shumë pak minuta ndërsa Muzaka duhet të kënaqet me sekondat si debutues . Gjithsesi në fund të fundit hani ishte ai që doli më i humbur në këtë mes pasi nuk mundi të fitoi asnjë lojtar me përjashtim të Vrapit që duket se holandezi e ka rikonfirmuar si një titullar në të ardhmen dhe mbrojtësi jep garanci falë lojës në Portugali,por edhe ndaj Azerbaxhanit tregoi maturi edhe pse jo në rolin e tij. Jemi ende të varfër në sulm vuajmë shume edhe pse deri diku holandezi na ka larguar nga sindroma e vjetër e mbrojtjes, shembulli më I mirë ishte Portugalia ku kombëtarja jon nxori në pah problemet që ka në sulm dhe jo më në prapavijë. Tani Han duhet të veprojë dhe mundësinë e ka ,elementët nuk I mungojnë,por duhet të guxosh mister Han ....




Shume shkrim i bukur i ktij gazetarit, BRRAVO!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 20 Nov 2008 , 16:05

shv13 wrote:
une se di se ku e ka lexu pjalmi qe une du brigelin ose kam thane qe ai asht trajneri ma i mire qe kena pase se asht gjerman.Ai ka ba gabimet e veta,han asht tu ba gabimet e veta po meqe asht hollandez i falet cdo gja.Une s jam as per njenin as per tjetrin.
Ma i miri qe kena pase ka kene hafizi e mbas tij zhega...kto tjeret s kane arrite rezultate t jashtezakonshme..ka pase rritje normal po jo per aftesite e tyne po per faktin se jane tu i detyru tane me dale jashte per me i marre ne kombtare.
Sa ka ken Brigeli edhe une e kam kritiku boll, se do te me majt kujin me Fatmir Vaten, Bogdanin etj, Baric vonoi shume me thirr Bushin, nderkohe qi ky ishte sulmuesi ma ne forme, Hani do me majt kuj me Mavrajn, Bylykbashin, nuk thrret futbollista qe lujn ne evrope por Muzaken, Lilen e Vrapin... Tkishte ken i mire kishte ba hajr Lila ne greqi e Muzaka ne france...

UNE JAM DEFINITIV PER NJI TRANJER SHQIPTAR !

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 20 Nov 2008 , 23:58

azerbagjani ndodhet ne vendin e 183 ne bote
se kam pa ndeshjen dhe smund te flas
jam mundu boll mas me shkru ju lutem mas mi merrni fjalet per ofendim
kam pa ndeshjen e gjermaneve
ku kishte te anglia shume lojtar debutues dhe te gjermania lujti si titullar COMPER lojtarir i ri ne rradhet e hoffenheim
ne te dyten lujti dhe marcel schafer shtatshkurter nga volfsburgu
pra löw pa dy lojtare
te austria lujti okotie nga fillimi debutan dhe ky ashtu si dhe portieri qe ishte debutant
te shtojme dhe stankovicin ne pjese te dyte u bane tre
asht kja
po trajneri jone(pak rendesi ka nga vjen kush asht)ca pau
duke aktivizu shume pak liken sukajn e muzAken???????????
une do dosha dyshen berisha sukaj ne sulm
me liken ne mesfushe
a mos valle asht agolli i tiranes ma imire se gilmani
KURREEEEEEEEEEEEEEEEE
po me thoni vllazen pse haani i beson agollit e likes jo?????????????????
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 21 Nov 2008 , 03:37

shvk.

ne ndeshjen me portogaline ,teli ka ken ma i miri naqe e mos e shif nese ka lujt nej here titullare apo jo,sepse han ka ba xhan ma te mire qe ka fut telin ne kombetare dhe me ndeshjen me portogaline ishte lojtari ma i mire i skuadres edhe p[se mori karton te kuq ,pasi fitote gjithmone dy luftimet me kundershtarin .shihi 35 minutat qe ka lujt teli ndaj portogalise e mandej flasdim prap.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 21 Nov 2008 , 03:55

Sa ka ken Brigeli edhe une e kam kritiku boll, se do te me majt kujin me Fatmir Vaten, Bogdanin etj, Baric vonoi shume me thirr Bushin, nderkohe qi ky ishte sulmuesi ma ne forme, Hani do me majt kuj me Mavrajn, Bylykbashin, nuk thrret futbollista qe lujn ne evrope por Muzaken, Lilen e Vrapin... Tkishte ken i mire kishte ba hajr Lila ne greqi e Muzaka ne france...

UNE JAM DEFINITIV PER NJI TRANJER SHQIPTAR !
______________________________________________________

man in read blu .

jan ndeshje eksperimentale maj naqe.

per mavraj nuk jam dakort me te than te drejten sepse asht pordhac e ka injoru tranierin dhe shqipnine ne ndeshjen miqesopre me polonine ,dge ew dyta nuk po lun as me ekipin e pare titullare ,dhe mendoj se nuk duhet.

man in read blu.sa per tranier shqiptare asht shum heren me fol sepse ari han 4 ndeshje ka zhvillu shqipnia dhe jena mjaft mire ne grup ,ose ma mire me than qe shqiperia me hanin kan dhan shum rrekorde ,pasi shqipnia asht ne grup e renditun mjaft mire ,dhe jam i sigurte se as ti e as un e as njeni tjeter se ka pa shqipnine ne renditje ma mire.

nese ti e ke pa shqipnine ne renditjne ma mirer ne kohen e hafizit atehere me thuj ,sepse sa di un me hafizin kena mbledh 9 pike gjithseit ,ne 12 ndeshje dhe me sa di un kena perfundu te fundit,por ajo qe kena arrit me afizin asht lojtaret qe ka fut ai person per here te pare ,tu u nderru kombetarja 100% dhe ndeshje mjaft e bukur me norvegjine ku norvegjezt ne 10 min e fundit barazuan rezultatin tu ba ne 10 min 2 gola ,.

man in red blu.ti ke mendimin tand naqe,por merndimi jem asht me e pa qa do ndodhin nga han se deri tashti asht shkelqyshem.

jam dakort me shoket dhe ty qe the qe ka aktivizu shum pak lojtaret e rij ,por do jene edhe 2 miqesore te tjera besoj dhe kush e di qa ka hani ne kry.

lene ti perfundojn 8 ndeshjet qe i kan men naqe ,dhe nese vazhdon shqipnia ne kete rruge tu lujt si me portogaline ,atehere jena te kualifikum

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 21 Nov 2008 , 04:01

Shansi i humbur i Arie Haan


Trajneri i kombetares cuditerisht i trembet edhe ndeshjeve miqesore .Per Arie Haan rendesi kane piket

Nga Nertil Agalliu

- Ndaj Azerbaxhanit nuk humbem vetem “dy pike” edhe pse ishte ndeshje miqesore ,por kemi humbur edhe mundesin per te pare edhe lojtare te rinj. Trajneri i kombetares cuditerisht i trembet edhe ndeshjeve miqesore .

Per Arie Haan rendesi kane piket. Trajneri i njohur gjerman i Azerbaxhanit Berti Vogst vertetë është super i paguar në krahasim me Han,por kur mori drejtimin e kombëtares se “vogel” azere u tregua realist teksa u shpreh se kishte ardhur ne Baku,jo per te shkuar ne nje kampionat boteror por per te hedhur themelet per te ardhmen.

A nuk vlen e njetja gje edhe per kombëtaren ton dhe trajnerin Arie Haan?.A nuk ishte rasti me i mirë Azerbaxhani per te provuar lojtare te rinj? Per cfare na duhesh fitorja ne Baku?Por, Han mund te justifikohet me te drejtë për gjykimin e takimit pasi ndeshjen edhe mund ta kishim fituar dhe Han do të ishte me siguri i qetë dhe do të merrte notën maksimale,por në këtë rast hani me loje doli I fituar në Baku, por nuk fitoi lojtarët e rinj.

Lika me minutat e aktivizuara tregoi cilësi dhe premtim për të ardhmen, Sukaj nuk mundi të futej në lojë pasi kishte shumë pak minuta ndërsa Muzaka duhet të kënaqet me sekondat si debutues . Gjithsesi në fund të fundit hani ishte ai që doli më i humbur në këtë mes pasi nuk mundi të fitoi asnjë lojtar me përjashtim të Vrapit që duket se holandezi e ka rikonfirmuar si një titullar në të ardhmen dhe mbrojtësi jep garanci falë lojës në Portugali,por edhe ndaj Azerbaxhanit tregoi maturi edhe pse jo në rolin e tij. Jemi ende të varfër në sulm vuajmë shume edhe pse deri diku holandezi na ka larguar nga sindroma e vjetër e mbrojtjes, shembulli më I mirë ishte Portugalia ku kombëtarja jon nxori në pah problemet që ka në sulm dhe jo më në prapavijë. Tani Han duhet të veprojë dhe mundësinë e ka ,elementët nuk I mungojnë,por duhet të guxosh mister Han ....




Shume shkrim i bukur i ktij gazetarit, BRRAVO!


man in read blu .thuj ktij gazetare qe shqipnia nuk ka humb e para ,dhe ka barazu jasht me nji lojtare ma pak dhe asht normale mos me fitu si shkoi ndeshja .

un mendoj se gazetari kur ka shkru ket ka ken pishem :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: ,ose e paska marr shkollen e gazetaRISE TU I DHAN PROFESORAVE PARE E RAKI :lol: :lol: :lol: :lol:

A MUND TA DI KU E KE LEXU KET NAQE.

DESHTA ME DIT SE KU KEKA KY GAZETARE BOXHOLE E KUSH GAZETE E PASKA FUT MENDIMET E TIJ ,JO PER GJA ,POR TE PAKTEN ATE GAZETE MOS TA LEXOJ MA , :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

PO PATE MUNDESI LINKUN MAN IN READ BLU.

U MUNDOVA ME E GJET NE TE TANA GAZETAT KET SHKRIM POR NUK E GJETA TE ASNJENA.MEGJITHATE ME TREGO LINKUN NAQE

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 21 Nov 2008 , 04:14

V1919.

Ashtu si shkoi loja ti thuj shyqyr qe u futen futbollistat me lujt prap.

nuk jamm tu e mbrojt hanin naqe ,por shihet qarte klasifikimi i mister hanit se si asht shqipnia.

te thote pjalmi dicka dhe maje mend.

me ndeshjen qe do bajm me malten shqipnia do ta gezoj prap vendin e pare.

ma thuj kush asht tranier qe e ka nxjerr 2 here shqipnine ne vend te pare.

mendoju ifije dhe gjej kur shqipnia me kater ndeshje asht radhit ma mire.

naqe shih realitetin e mos ia fut gjanave ne tym ,sepse ne 4 ndeshje qe kena ba jena aq mire sa asht surprize qe shqipnia asht aty si kurr ndonjehere ,e mos harro qe grupi i vdekjes i botnorit asht ketu ku asht shqipnia.

as kur ka ken hollanda ne grup e as kur ka ken greqia e as kur ka ken gjermani nuk kena pas nje grup si ky.

asht gtrupi i vdekes naqe ,dhe jena te rradhitur aq mire sa sta merr mendja.

per shkronjat e vogla qe kishe shkru ma perpara nuk mund ti dalloj se jan shume te vogla :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

naqe nuk kam qa me fol ma se ne ata shkronja e kuptova shum qart se qa mendon megjithate po ta tham edhe nji here

edhe nese shqipnia do kualifikohet prap nuk ke me fol mire p-er hanin sepse do thuash nuk e morem kupen er botes.

besoj se e kupton shum mire qa donjn me than rreshtat e fundit.
:lol: :lol: :lol:

respekte naqe

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 21 Nov 2008 , 04:32

deshta me i kujtu man in read blus gazetarin qe tha ma perpara dhe ishalla po me jep linkun se ku e ka lexy.
man in red blu .paska harru ai gazetari me than qe goli asht hapsoit.ja per gja por se paska pa ndeshjen ashtu siq se kena pa ne. :lol: :lol: :lol:

ka harru me than qe goli i tyne ka ken hapsoit.

pra vllaznia 1919 dhe man in read blu shqipnia e paska fitu lojen.

lexojeni ma mire albania soccer.com
heren tjeter shpresojm me pa ndeshjen te tan se shum njerez po ia fusin ne tym tu marr edhe gazetarin e famshem qe man in read blu paska gjet. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

____________________________________________
Debatik Curri: “Goli ofsajd, gjyqtari e ktheu ndeshjen në komedi”

Qëndërmbrojtësi i Kombëtares, Debatik Curri, e konsideroi skandoz gjykimin e arbitrit gjeorgjian , madje duke e vlerësuar si më të paaftin që ai kishte parë. "Malta? “Mendoj se do të marrim rezultat pozitiv, pasi do të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion”





Qendërmbrojtësi i Kombëtares, Debatik Curri, e konsideroi skandaloz gjykimin e arbitrit gjeorgjian , madje duke e vlerësuar si më të paaftin që ai kishte parë. “Gjyqtarët ishin skandali i asaj ndeshje, - tha ai për “Albania-sport.com”, - kurrë në jetën tim, sa kam luajtur futboll të tillë gjyqtar nuk kam parë ndonjëherë. Dhe mendoni se ishte i FIFA-s. Gjyqtari prishi takimin”. Pas barazimit në miqësoren me Maltën, në shkurtin e vitit të ardhshëm Shqipëria do të luajë ndeshjen zyrtare kundër Maltës: “Mendoj se do të marrim rezultat pozitiv, pasi do të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion”. Futbollisti i Vorskla Poltavës foli edhe për debutimin e Ahmed Januzit në fitoren e ekipit Shpresa me Maqedoninë. “Ishte shumë i kënaqur me aktivizimin, edhe pse ishte ndeshja e parë e tij. Mendoj se është një lojtar, që i shërben së ardhmes së futbollit shqiptar.



Debatik, një barazim me Azerbajxhanin (1-1) në transfertë, por i shoqëruar edhe me shumë polemika në lidhje me gjykimin. Tani, 24 orë pas përfundimit të saj, si e gjykoni ndeshjen në tërësinë e saj?

Mendoj se ishte një ndeshje shumë e vështirë, duke pasur parasysh edhe kushtet në të cilat u zhvillua ajo. Unë mendoj, se me mungesën e dhe të disa lojtarëve titullarë, nuk mundëm të tregonim atë lojë që dimë ta luajmë dhe kemi treguar në ndeshjet e fundit.

U fol shumë për golin e Azerbajxhanit se ishte në pozicion jashtë loje. (Subashiç në minutën e 4-t). Sipas jush si ishte ai?

Po, unë mendoj se goli ishte 100 për qind në pozicion jashtë lojë, pasi së paku lojtari kundërshtar ishte gati 2-3 metra jashtë loje. Unë nuk e kam parë në televizion, por nga përvoja ime si mbrojtës e gjykoj të tillë.

Gjykimi ishte një tjetër temë e nxehtë. Vlerësimi juaj?

Gjyqtarët ishin skandali i asaj ndeshje. Kurrë në jetën tim, sa kam luajtur futboll të tillë gjyqtar nuk kam parë ndonjëherë. Dhe mendoni se ishte i FIFA-s.

Pas pushimit të pjesës së parë formacioni shqiptar hyri me vonesë në fushë. U fol edhe se pati ndonjë mendim për të mos e luajtur pjesën e dytë. Si qëndron e vërteta?

Po pati edhe një mendim për të mos hyrë në fushë, por më pas vendosëm të luanim dhe të jepnim maksimumin, e për të mos e humbur takimin, pasi për të fituar as që behej fjalë, me atë që bëri arbitri.

Çfarë ju tha trajneri Ari Han në pushim të ndeshjes dhe pas saj?

Po çfarë të thoshte. Të gjithë e panë që ishte një komedi e jo një ndeshje futbolli, në të cilën arbitri dha edhe një karton të kuq, pa kurrfarë arsye.

Presidenti i Federatë së Futbollit, Armand Duka, protestoi gjatë ndeshjes, madje u ul në bankinën e ekipit gjatë pjesës së dytë. Cili ishte reagimi i tij pas saj?

Presidenti Duka na uroi për ndeshjen që zhvilluam dhe përgëzoi djemtë e rinj, pasi ishin ata që dhanë maksimumin në atë takim. Për gjykimin, edhe ai kishte vërejtjet e veta, të gjithë e pamë se ishte katastrofë.

A ndjetë shumë mungesën e lojtarëve titullarë si Cana e Lala?

Normalisht, që po. Ndihet mungesa e lojtarëve titullarë, por dhe ata që luajtën u munduan për të dhënë maksimumin, edhe në pozicione që janë ndoshta jo të përshtatshme për ta. Këtu ndikoi edhe terreni. Ishte shumë i keq dhe shumë i fortë. Më të keq nuk kam parë prej kohësh.

Si u sollën lojtarët azerbajxhanas me ju gjatë ndeshjes. A pati ndërhyrje të ashpra?

Futbollistët ishin shumë të sjellshëm, nuk pati teprime nga ana e tyre, thjesht bënë lojën e tyre. Edhe ne nuk kemi asgjë kundër ekipit të Azerbajxhanit, tifozëve dhe popullit të tyre, por e kishim me arbitrin, i cili e prishi lojën komplet.

Sipas jush, cili ishte lojtari më i rrezikshëm nga azerbajxhanasit?

Përgjithësisht ishin lojtarë mesatarë, nuk kishin shumë vlera, por numri 10, ai që bëri dhe goli (Subashiç) ishte më i miri i

Pas këtij takimi miqësor, vjen Malta në ndeshjen e pestë zyrtare për eliminatoret e Kampionatit Botëror, ku me një fitore mund të rimarim kreun e grupit 1. Si e vlerëson përballjen me Maltën në La Valeta, kur kemi fituar në Shqipëri me rezultatin e thellë 3-0?

Mendoj se deri në shkurt, kemi kohën e mjaftueshme edhe të pushojmë e të marrim veten nga ana fizike, pasi kampionatet janë në fundet e fazave të para. Shumë lojtarë janë dhe të lodhur me aktivizimet e shumta. Unë për veten time mendoj se do të marrim rezultat pozitiv, pasi do të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion.

Një tjetër lojtar kosovar dhe për më tepër shoku juaj te Vorlska Poltava, Ahmed Januzi bëri debutimin me fanellën kuqezi të Shpresave në fitoren 3-0 kundër Maqedonisë. A keni folur me të për përshtypjet e para të tij?

Po fola dhe dje (të mërkurën) në mbrëmje dhe sot. Ishte shumë i kënaqur me aktivizimin, edhe pse ishte ndeshja e parë e tij. Është gjithmonë pak e vështirë kur paraqitesh për herë të parë nj një kolektiv të ri e me shokë me të cilët nuk ke luajtur kurrë më parë. Mesa u informova kishte bërë një paraqitje të mirë. Mendoj se është një lojtar, që i shërben së ardhmes së futbollit shqiptar.

Në kampionatin ukrainas Vorskla juaj vazhdon me paraqitjet e mira.

Të dielën fillon edhe faza e dytë. Kemi ndeshjen kundër FC Harkov të dielën, e pas kësaj edhe një tjetër e kampionati ukraianas ndërpritet, për t’u rikthyer në muajin mars.

Në Kupën e Ukrainës jeni për herë të parë në gjysmëfinale, a mendoni dhe finalen?

Do të luajmë, më 4 mars kundër Metalist në Harkov, e nëse ndeshja del barazim, atëherë do të luhet edhe ajo e kthimit në shtëpinë tonë. Nëse fitojmë ne, kalojmë direkt në finale, pasi luhet zakonisht një takim. Do Zoti fitojmë.





____________________________________________________

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 21 Nov 2008 , 13:54

Linku per pjalmin:
http://www.albania-sport.com/mat.php?idm=9741

Gazetari e qorton Hanin se nuk ka aktivizu lojtare4 te ri dhe jo per rezultatin, ma i knaqun do te kisha kene me pa humb 1-3 dhe me pa aktivizu 6-8 lojtare te ri, rezultati nuk ka rendesi...

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 21 Nov 2008 , 13:57

Te albaniasport.com po bin dekun kuqezit tu akuzu arbitrin sikur te ishte ndeshje per finalen e boterorit,
edhe nqs goli ka ken abseits dhe lici a ndeshku me pa te drejte-ca jka randsi, ata kan shku ne azerbaixhan me testu forcen e vet dhe jo me marr rezultat

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 21 Nov 2008 , 15:12

Beqiri noshta???????????? :lol: :lol: :lol: :lol:
Per pjalmin:Naqe kena mendime te ndryshme e skena me i pase kurr njisoj per Haanin por mos harro qe un flas per interresen e komtares e jo pse jam pro a kunder shtetit prej ka vjen trajneri. :wink: :wink: :wink: :wink:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 21 Nov 2008 , 15:29

vllaznia1919 wrote:Beqiri noshta???????????? :lol: :lol: :lol: :lol:
beqiri po, se sa her flitet per nai karton te kuq me shkon mendja automatikisht te Lici :lol: :lol:

Post Reply