Page 46 of 230
Posted: Mon, 02 Jul 2007 , 14:36
by GOLDIAN
pash zoten me difotni pse ka than dedja e njoh kete skuadren slaven belupo qe nga koha vllaznise
une e di qe kena lujt me sllaven bratislava
Posted: Mon, 02 Jul 2007 , 14:46
by Miri
ka ngatrru emrat slaven per sllaven.
Posted: Mon, 02 Jul 2007 , 15:33
by kuqeblu4ever
GOLDIAN wrote:pash zoten me difotni pse ka than dedja e njoh kete skuadren slaven belupo qe nga koha vllaznise
une e di qe kena lujt me sllaven bratislava
Jo taman e ka than Dedja se me Slaven Belupo kena lujt per intertoto, kam ken ne stadium me pa ndeshjen dhe patme humb kot se slaven belupo nuk ishte ndonje skuader gja po ekipi jone nuk e kishte mendjen te intertoto ne ate kohe.
Posted: Mon, 02 Jul 2007 , 18:56
by Admin
Asht e vertete aja qe thet Kuqeblu4ever
Vllaznia ka lujt me Slaven Belupo ne sezonin 2004.
Ne turin e pare kena kalu skuadren izraeliane Hapoel Beer-Sheva, ku ne ndeshjen e pare kena hup me rezultatin 1-2, kurse ne ndeshjen e dyte na asht dhane ndeshja ne tavoline 3-0 sepse izraeliant kane aktivizu nji lojtar te pafederume.
Ne turin e dyte jena ndeshe me Slaven Belupo, ku ne ndeshjen e pare kena hup 2-0 e ne te dyten kena fitu 1-0 me gol te Abilio ne minuten e 7'.
Ne ate periudhe tranjer ka kene Gzim Mustafaraj dhe ja Dedja.
Ne ndeshjen e pare jane aktivizu kta lojtare:
Shehi - Brahja (40. Hoti), Teli, Kapaj (55. Doci) - Osja, Cungu (65. Ahi), Belisha, Kaçi - Salihi - Ziambo, Abilio.
Kurse ne ndeshjen e dyte jane aktivizu kta lojtare:
Shehi - Teli, Kraja, Doci - Ahi (69’ Beqiri), Hoti, Salihi, Belisha, Kaçi - Ziambo ( 77’ Mashi), Abilio.
Posted: Mon, 02 Jul 2007 , 20:16
by vllaznia1919
Brahjen se makam men te Vllaznia.
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 01:32
by Edmond-Cela
Delegati i Uefas: Luftoni per te humbur
Tuesday, 03 July 2007
3korrik-07.Ekskluzive Sport.Besi Bekteshi.Delegati UEFA-s: “Luftoni për të humbur në Shkodër”.“Vllaznia” nën presion për të humbur.Tashmë është bërë pronë e shtypi jo vetëm sportiv mënyra e çuditëshme e interpretimit të rolit të tij nga delegati i UEFA-s në takimin “Vllaznia-NK Zagreb” e zhvilluar në Shkodër mbas fitores së kroatëve dy me një në fushën e tyre. Lojrat e fjalëve me “shitje apo blerje” djhe me koifiçentë të basteve gati sa nuk kanë dëmtuar në lojë ekipin shkodran. Për të sqaruar plotësisht ndodhinë zyrtare dhe të çuditëshme për gazetën “SOT” ka folur në mënyrë ekskluzive njeriu i cili në fakt ka komunikuar zyrtarisht me përfaqësuesit të qënësishëm zyrtarë të organizmit më të lartë futbollistik europian që është UEFA.
Kështu Agim Medja që është “Sekretari i FC Vllaznia” ka qënë edhe personi me të cilin zyrtarët e dërguar të UEFA-s së delegati dhe vëzhguesi kanë komunikuar për “kujdesin” që duhet të bënte ekipi për lojë të kujdesëshme.Medja tregon se: Se që në orën shtatë pa një çerek, përpara se futbollistët të dilnin në nxemje delegati i UEFA-s ka kërkuar të takohet me ne si drejtues për të komunikuar me skuadrën përpara filimit të ndeshjes. Ne konkretisht nuk dinim se për çfarë do të bisedonte, por ajo që më befasoi dhe jo vetëm mua por edhe të gjithë futbollistët sëbashku me stafin ishte se në prezantimin e tij të parë tha: Kam sinjalizim nga UEFA që ndeshja është e trukuar dhe për të është vënë pare e madhe. Ai me qartësi na deklaroi, thotë Medja, se ky trukim konsiston në fitoren e skuadrës vëndase, pra të “Vllaznisë”.Në këtë kuadër vazhdon sekretari i “Vllaznisë” delegati porositi të luhet një ndeshje e ndershme. Por akoma më shumë ai sqaroi se ndeshja do të jetë nën monitorim dhe ajo do të analizohet nga grupi përkatës në UEFA.Me të mbaruar ky lloj komunikimi lojtarët patën një shpërqëndrim dhe shikuan njëri tjetrin në sy, gati ndofta për të bërë edhe pyetje. Megjithatë në dhomat e zhveshjes ekipi mblodhi veten, duke lënë mbas shpine këtë porosi të delagatit të UEFA-s.Ne thotë Medja, jemi dëshmitar të zhvillimit të ndeshjes, të angazhimit, të mbështetjes së publikut për të përmbysur një rezultat i cili si teorikisht dhe praktikisht i mundëshëm që në shifrat dy me një, jep shumë shpresa për tu kualifikuar. Ajo që është më tepër shqetësuese thotë Medja është thirrja e delegatit të UEFA-s që në dhomën e zhveshjes përkthehej në “luftoni për të humbur”.Pra idea është vazhdon Medja që “ ju luftoni për të humbur sepse janë vendosur baste dhe ju duhet të jeni pjesë e prishjes së basteve”.Kjo më duket krejtësisht e pa pranueshme dhe e pa zakontë në futboll i mëshon mendimit të tij sekretari i Vllaznisë. klubit më të vjetër në vënd. Natyrisht përfaqësuesit e organizmit të respektuar të UEFA-s, mund të gjejnë mënyrat e komunikimit dhe të paralajmërimeve, por në asnjë mënyrë si kjo në dhomat e zhveshjes.Imagjinoni vazhdon Medja sikur “Vllaznia” të ishte eleminuar. Të gjitha bateritë do ti shkarkoheshin atij personi zyrtar për influencimin negativisht, në tempin e ulur të lojës, shpirtin e garës, në futjen në dyshime, në përçarje që natyrisht mund të shpreheshin në fushën e lojës.Pra do të gjindesh një motiv për të justifikuar, po të ndodhte edhe humbja e “Vllaznisë”. Megjithatë lojtarët e kapërdinë këtë moment dhe rezultati ishte shumë i merituar dhe loja po ashtu. Kjo duket edhe në fjalët e dy trainerëve, por edhe të vetë Brezheviç i cili i konsideroi heronj futbollistët shkodranë.Natyrisht thotë Medja ndeshja do të monitorohej ashpër dhe delagati ka kërkuar kasetën e ndeshjes të cilën unë vetë, ja kam dorëzuar personalisht atij në dorë në aeroport përpara se të largohej nga Shqipëria. Ky delegat shumë shpejt mbas ndeshjes ka kërkuar duke më thënë “ju lutem dorëzoni kasetën sepse në rast të mos dorëzimit ka mundësi që fitoria ti kalohet NK Zagrebit” dhe unë pikërisht këtë gjë kam bërë me përfaqësuesin e UEFA-s. Sigurisht edhe ky prononcim i tij të lë shumë në dyshim dhe aspak në shije të mirë thotë Agim Medja, jo vetëm përfaqësuesi më i lartë zyrtar mbas presidentit të Vllaznisë, por edhe një nga specialistët më të mirë shkodran të futbollit. Natyrisht se kaseta është një pronë e tyre dhe kanë të drejtë për ta analizuar ashtu sikundër e kanë parë dhe analizuar edhe vetë tifozët e “Vllaznisë” jo vetëm në stadium, por edhe të transmetuar disa herë në TV-të lokale.Sigurisht që ky episod burrokratik në mes të UEFA-s dhe klubit, nuk ka zbehur aspak fitoren dhe kualifikimin e “Vllaznisë”, por prania e basteve dhe lekëve për shitje dhe blerje ndeshjes, nuk ka lënë shije të mirë në Shkodër. Aq më shumë në rastin absurd ku normalisht konsiderohet bast i marrë fitoria dhe jo humbje e ekipit të Vllaznisë në fushën e saj.Skuadra dhe lojtarët në përgjithësi kanë mbajtur tensionin, por gjithsesi ato që kanë parë edhe lojën e kuptojnë qartë se vetëm Grima si një nga heronjtë për të cilët flet edhe traineri kroat, ka ndalur topin e skuadrës mike pa realizuar “bastin” e humbur të përfaqësuesit delegat të UEFA-s. Po të kishte lënë topin me rrjetën e tij ndoshta delagati i UEFA-s do të ishte kënaqur me rezultatin, por si Grima dhe Norra, por edhe të tjerët, nuk kanë qënë shumë dakort të humbin ndreshjen se dikush ka dijeni për baste dhe para të supozuara që “Vllaznia” t’ju serviri këtë “humbje të ndershme” sipas delagatit me origjinë belge, tifozëve të zjarrtë shkodranë. Vllaznia ka dashur kualifikimin dhe jo se e ka bashkuar atë me fantazamagoritë me baste, por se duan patjetër të fitojnë për qytetin sportiv dhe sportëdashës që është Shkodra.
infoshkodra.com[/url][/list][/list][/code][/quote][/u]
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 03:22
by Kirasjani
ek nuk e dan kush shqiptar mar jo! tan na kan i nat njat ndeshje e kena vitu me shpirt po lene qa hajn mut kta beth##### meqe ra fjala ndeshjen ku mund ta shaf video a e ka nxjerr kush?
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 09:29
by PARTIZANI
nuk eshte e drejte kjo se sa here jane eleminuar ekipet shqiptare(dhe ne menyre te dyshimte)nuk ka ndodhur gje ndersa kur nje ekip shqiptar kualifikohet perpiqen te nxjerrin sa me shume budalliqe por keshtu eshte kur kemi nje federate pler qe nuk mbron(ose nuk do te mbroje)nje ekip shqiptar

Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 09:46
by forri
Po mirë!Një gjë më sqaroni.Mirë FSHF qënka plehër,po drejtusit tonë pse nuk protestuan?!!! Sepse jam i mendimit se këto deklarata mbas ndeshjes më duken shumë të dyshimta pasi edhe po të kishte ndodhur diçka e tillë,duhej mbajtur e fshehtë dhe jo të botohej në gazetë.
Si mendoni ju se do reagojë vëzhguesi Belg mbas kësaj.
Fjalimi mbas kuvëndit s'ka pikë vlere për mendimin tim.O të bëhej denoncim pran UEFA-s ose të mbahej heshtje e plotë.
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 09:50
by PARTIZANI
dje te lajmet e vizion plusit doli fushaj dhe tha qe jane vetem aludime
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 10:49
by vllaznia1919
Djema mas i besoni edhe fort lajmeve te gazetave shqiptare se vetem marrina shkrujne.Xhafen e bane lojtar te Rapidit kurse ata as qe nuk e dishin kush asht Xhafa.Qejt lehin karvani ec perpara.
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 11:44
by Man in Redblue
albaniasoccer shkrun se Kraja dhe Lila do te largohen nga Iraklisi, ishalla arrijme me marr Krajen, se ateher do ta kishim mbrojtjen top, dhe edhe ba me u largu dabulla sdo tna prishte pune shume.
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 11:54
by kuqeblu4ever
forri wrote:Po mirë!Një gjë më sqaroni.Mirë FSHF qënka plehër,po drejtusit tonë pse nuk protestuan?!!! Sepse jam i mendimit se këto deklarata mbas ndeshjes më duken shumë të dyshimta pasi edhe po të kishte ndodhur diçka e tillë,duhej mbajtur e fshehtë dhe jo të botohej në gazetë.
Si mendoni ju se do reagojë vëzhguesi Belg mbas kësaj.
Fjalimi mbas kuvëndit s'ka pikë vlere për mendimin tim.O të bëhej denoncim pran UEFA-s ose të mbahej heshtje e plotë.
Kjo qe thote forri eshte shume e drejte, pse tani dalin me deklarata pasi dolen fjale per kete ndeshje e jo me perpara?
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 17:12
by futbollist
Kujt po ja ndin fort ca thojne rendesi ka qe ne jena ne raundin e dyte dhe ska gja qe e kthen kyt pune mrapa

Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 17:13
by sportist_shkodran
Po shof ktu qe po flitet per ndeshje te trokume,pa na prej tyne i kena msu kta pislleqe.
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 21:02
by vllaznia1919
Uefa e ka mylle ket.Dmth ska pase asnji problem e Vllaznia mun te losin turin e dyte normalisht.
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 21:11
by kuqeblu
Te Uefa.com nuk asht shkru asisen per kyt pun. Nqs UEFA e ka vezhgu kyt rast kishte me e publiku ne websit.
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 22:27
by futbollist
Nji lajm per skuadren e trabzonsporit
Turqve mund t’u largohet kapiteni
Skuadra ruse e Rubinit mund të jetë shumë afër lojtarit turk Husein Kismir, i cili njëkohësisht është edhe kapiteni i skuadrës së Trabzonsporit. Kalimi duke ju referuar agjensive turke të lajmeve është thjesht çështje dite dhe ndoshta futbollisti do të mungojë në dy ndeshjet kundër Vllaznisë.
Posted: Wed, 04 Jul 2007 , 22:43
by futbollist
Nji lajm tjeter....
Sulmuesi i njohur i Trabzonsporit Ibrahim Yattara ka pase grindje me trajnerin e skuadres sepse ky i pari asht kthy me vonese nga vendlindja e tij per me vazhdu stervitjen me ekpin dhe si rrjedhoje lojtari eshte largu prej stervitjet i merzitun.Ishalla don zoti e nuk let te dielen,se jam kam ifije frigen atij kodoshit.
Posted: Fri, 06 Jul 2007 , 10:03
by PARTIZANI
degjova se vllaznia te shtunen do luaj me te njejti formacion qe fitoi me nk zagreb